zoom

Day ArchiveLukashenko paralajmëron: Sanksionet e Perëndimit po e shtyjnë Kremlinin në Luftën e Tretë Botërore

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko bëri ​​sonte një kërcënim, duke thënë se sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë po e shtyjnë Kremlinin në një Luftë të Tretë Botërore, pasi Vladimir Putin vendosi forcat bërthamore në “gatishmëri”.

“Tani po flitet shumë kundër sektorit bankar, gazit, naftës, SWIFT,” tha Lukashenko. ‘Është më keq se lufta. Kjo po e shtyn Rusinë në një Luftë të Tretë Botërore. Këtu duhet të jemi të përmbajtur që të mos futemi në telashe. Sepse lufta bërthamore është fundi i gjithçkaje.’

Komentet e Lukashenkos erdhën pasi Kievi dhe Moska ranë dakord të zhvillonin bisedime paqeje në kufirin me Bjellorusinë – megjithëse Volodymyr Zelensky pranoi se nuk ishte i sigurt për një zgjidhje pozitive, duke shtuar se ai i detyrohej popullit të tij që të paktën të përpiqej dhe të angazhohej.

Këtë mbrëmje, BE-ja zbuloi gjithashtu një paketë të re sanksionesh kundër regjimit të Putinit, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët rusë dhe duke ndaluar mediat propagandistike të Kremlinit, Russia Today dhe Sputnik. Në përgjigje të masave, transportuesi rus Aeroflot tha se po pezullonte të gjitha fluturimet drejt Evropës.

Zelensky e përshkroi diskutimin e tij me Lukashenkon si “shumë thelbësor”, duke shtuar se ai e kishte bërë të qartë se nuk donte që trupat të lëviznin nga Bjellorusia në Ukrainë dhe Lukashenko “e siguroi atë për këtë”.

Ai shtoi: “Unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le të përpiqen, në mënyrë që më vonë asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshime se unë, si president, u përpoqa ta ndaloja luftën”.

Në vitin 2023, Shqipëria pritet të ketë borxhin më të lartë publik në rajon

Shqipëria po ecën më ritme më të ulëta sesa fqinjët në drejtim të konsolidimit fiskal, që nënkupton uljen e ngadaltë të borxhit publik në një të ardhme afatmesme.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian për vendet kandidate, në vitin 2023 vendi pritet të ketë një nivel të borxhit publik prej 73.9% të prodhimit të brendshëm Bruto (PBB), që vlerësohet se është më i larti në rajon, duke ia kaluar dhe Malit të Zi, që deri tani mbante rekordin.

Në vitin 2020, kur pandemia goditi botën, të gjitha vendet e rritën borxhin pblik, teksa qeveritë rritën shpenzimet për të kompensuar humbjet që sollën në ekonomi kufizimet e rrepta me qëllim frenimin e virusit.

Në rajon, nivelin më të lartë të borxhit e arriti Mali i Zi, në 105.3% të PBB-së, e ndjekur nga Shqipëria, në rreth 76% të PBB-së.

Ndonëse vendi ynë kishte borxhin e dytë më të lartë publik në rajon dhe rritje me rreth 10 pikë përqindje në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, sërish ndihma për bizneset dhe individët në raport me madhësinë e ekonomisë, ishte më e ulëta në Europë, në rreth 1% të PBB-së, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar FMN).

Pas kalimit të fazës emergjente të shkaktuar nga Covid-19, të gjitha vendet po rendin drejt konsolidimit fiskal, që nënkupton frenimin e shpenzimeve jo të domosdoshme dhe përmirësimin e rendimentit të të ardhurave.

Mali i Zi parashikon që të ulët borxhin publik në vitin 2023, në 71.7% të PBB-së, duke e reduktuar me ritme më të shpejta sesa Shqipëria. Shtetet e tjera të rajonit ndërkohë janë në një pozicion më komod, pasi kanë borxhe më të ulëta, si Kosova 22% e PBB-së, Bosnjë Hercegovina 35%, Serbia 54% dhe Maqedonia e Veriut 58%, sipas pritshmërive për vitin 2023, publikuar nga Komisioni Europian.

FMN e ka këshilluar vazhdimisht qeverinë që të jetë e kujdesshme me shpenzimet dhe të përshpejtojnë procesin e konsolidimit fiskal. Sipas deklaratave t FMN-së, në periudhën afatshkurtër, politika fiskale duhet të vazhdojë të mbështesë rimëkëmbjen nëpërmjet masave të përkohshme dhe të mirëshënjestruara, që duhet t’i nënshtrohen transparencës dhe përgjegjshmërisë.

Sipas Fondit, do të ishte e këshillueshme që të moderoheshin investimet publike tepër ambicioze të financuara me burime të brendshme për të mbrojtur shpenzimet prioritare për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor (sidomos vaksinimin), dhe rindërtimin nga tërmeti si dhe për të rritur kontingjencën.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, përvese e ka konsideruar borxhin e ri të ekzagjeruar dhe kërkoi qeverisë të zbatojë një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat sa më shpejt.

Shqetësimi i institucioneve financiare ka qenë dhe borxhi i fshehur, që rrjedh si nga partneritetet publike private (PPP), detyrimet e të cilave regjistrohet vetëm për vitin korent ashtu dhe nga detyrimet e prapambetura dhe faturat e arbirtrazhit (humbjeve gjyqësore ndaj kompanive me të cila qeveria ka pasur konflikte.

Në vitin 2021, borxhi publik i vendit tonë theu rekordin historik në vitin 2021 duke arritur nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë, në 78.1 për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Stoku në vlerë i borxhit arriti në 1,38 triliardë lekë me një rritje 1,5 miliardë lekë (1.3 miliardë euro) në raport me vitin e kaluar. Ky është zgjerimi vjetor më i lartë i ndërmarrë nga qeveritë shqiptare ndër vite.

Në fund të vitit 2021, çdo shqiptar kishte 3,850 euro “borxh” (treguesi i borxhit për frymë).

Burimi: Komisioni Europian (2022-2023, parashikim), Ministria e Financave e Shqipërisë për vitin 2021/ Monitor.al

Barcelona i jep leksione futbolli Bilbaos, shkëlqen Dembele

Barcelona ka fituar bindshëm përballë Athetic Bilbaos me rezultatin e thellë 4-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të La Liga-s.

Skuadra katalanase ishte dukshëm superiore ndaj kundërshtarit dhe arriti të finalizonte mjeshtërisht rastet për shënim. Aubameyang shënoi në minutën e 37-të duke i dhënë epërsinë miqve në pjesën e parë, ndërsa maratona e golave vazhdoi në pjesën e dytë me Dembele në të 73-tën, i inkuadruar në fushë në minutën e 67-të. I njëjti autor shërbeu për sulmuesit Luuk de Jong (90′) dhe Depay (90’+3), për rezultatin përfundimtar 4-0.

Tre fitore rradhazi për Barcelonën, përfshirë atë në Europa League me Napolin, me një statistikë të frikshme të golavarazhit, ku blaugranët kanë shënuar 12 dhe kanë pësuar vetëm 3.

Momentalisht, skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez renditet e katërta në klasifikim me 45 pikë të grumbulluara, një pikë më pak se vendi i tretë dhe 9 më pak se vendi i dytë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

/E.S

FIFA refuzon përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës 2022

FIFA refuzon të përjashtojë Rusinë, pas thirrjeve të federatave të Polonisë, Suedisë dhe Çekisë për të bojkotuar ndeshjen përballë tyre. Organi më i lartë i futbollit, nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka shtruar kushtet, sipas të cilave Rusia do të lejohet t’i zhvillojë ndeshjet në muajit e ardhshëm.

“Për të adresuar çështjet e lidhura me futbollin dhe në koordinim me UEFA-n, Byroja e Këshillit të FIFA-s – duke përfshirë Presidentin e FIFA-s dhe gjashtë Presidentët e Konfederatës – ka vendosur njëzëri të marrë masat e para të menjëhershme, në përputhje me rekomandimet e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). ) dhe kjo do të jetë e zbatueshme deri në një njoftim të dytë:

“Në lidhje me kualifikimet e ardhshme të Kupës së Botës FIFA 2022, FIFA ka marrë parasysh qëndrimet e shprehura përmes mediave sociale nga Federata Polake e Futbollit, Federata e Futbollit të Republikës Çeke dhe Federata Suedeze e Futbollit dhe tashmë është angazhuar në dialog me të gjithë. të këtyre shoqatave të futbollit.

“FIFA do të mbetet në kontakt të ngushtë, për të kërkuar së bashku të gjejmë zgjidhje të përshtatshme dhe të pranueshme. Mendimet e FIFA-s mbeten me të gjithë të prekurit nga kjo situatë tronditëse dhe shqetësuese.”

I menjëhershëm ka qenë reagimi i presidentit të Polonisë, i cili e quan të papranueshme këtë vendim të FIFA-s dhe konfirmon qëndrimin e tij duke refuzuar të marrë pjesë në një ndeshje përballë Rusisë.

“Fjala jonë e fundit është kjo. Kombëtarja e Polonisë NUK do të LUAJË me Rusinë, nuk ka rëndësi se çfarë emri ka ekipi”, tha Kuleszka.

Today’s FIFA decision is totally unacceptable. We are not interested in participating in this game of appearances. Our stance remains intact: Polish National Team will NOT PLAY with Russia, no matter what the name of the team is.

— Cezary Kulesza (@Czarek_Kulesza) February 27, 2022

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar dhe shefi i gazetës “The Times”:

“FIFA ka gjak në duart e saj. Infantino duhet t’i kundërvihet Putinit dhe jo ta qetësojë atë. Krejt pa kurriz nga FIFA, për të lejuar Rusinë të vazhdojë të konkurrojë në kualifikimet e Kupës së Botës vetëm me një emër tjetër. Ndërsa ukrainasit trima vdesin. #Pushtimi i Ukrainës. /e.s

FIFA has blood on its hands. Infantino should stand up to Putin not appease him. Utterly spineless from FIFA to let Russia continue competing in World Cup qualifying just with a different name. While brave Ukrainians die. #UkraineInvasion 🇺🇦

— Henry Winter (@henrywinter) February 27, 2022

Kosova kërkon nga SHBA bazë të përhershme ushtarake, anëtarësim më të shpejtë në NATO

Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend.

“Duhet të përshpejtojnë integrimin e saj në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia”, tha të dielën ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj.

Shtetet e Bashkuara kanë tashmë 635 ushtarë për të ruajtur paqen  si pjesë e një misioni paqeruajtës të NATO-s.

“Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe pasja e një baze të përhershme të forcave amerikane është një nevojë imediate për të garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Mehaj në faqen e tij në Facebook.

Kosova i është bashkuar vendeve të tjera në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Mehaj ka thënë se qeveria e tij ishte e gatshme t’i ofronte ndihmë Ukrainës për çdo operacion ushtarak, nëse kjo do të kërkohej nga Uashingtoni.

Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht vende perëndimore, por jo nga Serbia apo aleati i saj tradicional Rusia. Katër anëtarë të NATO-s refuzojnë gjithashtu të njohin pavarësinë e Kosovës.

FOTO/ Spezia solidarizohet me Ukrainën

Spezia solidarizohet me Ukrainën, pas shpërthimit të luftës si shkak i agresionit rus. Me një mesazh të stampuar në fanellë me shkrimin “Jo Luftë”, futbollistët e skuadrës italiane kanë dalë në nxemje për të mbështetur shtetin ukrainas në këtë moment të vështirë që po kalon.

Kënga “Vonë” e Yll Limanit bëhet virale me pamjet e luftës në Ukrainë

Shumë fytyra publike kanë mbështetur Ukrainën, një nga ta edhe motra e Kim, Kourtney Kardashian.

Ajo ka publikuar në storien e saj një video ku shihen dy çifte që përshëndetën me njëri-tjetrin përpara se ushtarët të nisen për luftë, por në prapavijë tërhoqi vëmendje kënga e Yll Limanit me titull “Vonë”.

Kjo video nuk i ka ikur as vetë Yllit, këngëtari nga Kosova postoi atë në InstaStory, madje edhe etiketoi yllin e “Keeping Up With Kardashians” në postim.

“Kjo video zemër thyese është bërë virale me këngën time “Vonë”, ka shkruar Ylli në mbishkrimin e postimit.

Pas Kourtneyt video e njëjtë u publikua edhe nga Kendall Jenner.

Oriola Marashi riposton fotot me veshje ushtrie: Nëse unë do të isha ukrainase…

Modelja shqiptare e cila përherë është në qendër të vëmendjes as sot nuk ka shpëtuar që të mos jetë fokus i mediave rozë.

As Oriola nuk ka qëndruar indiferente në lidhje me situatën e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Së fundmi ajo ka ripostuar fotot ku shfaqet me veshje ushtrie dhe armë që kanë plumba me ngjyrë dhe përdorën për sportin Paintball.

“Kjo është një lodër, unë jam arma”, kishte shkruar modelja nga Shqipëria në mbishkrimin e fotove që publikoi në tetor të vitit të kaluar.

Kurse sot ajo postoi të njëjtat imazhe në InstaStory, sipër të cilave ka shkruar: “Nëse unë do të isha ukrainase”.

Olti Curri me fjalë të rënda për Fjolla Morinën

Olti Curri njihet për transparencën e tij e që nuk mungoi as mbrëmë.

Blogeri, tekstshkruesi dhe gazetari shqiptar Olti Curri mbrëmë ishte i ftuar në “Oxygen” të Besim Dinës.

Hapja e emisionit nga ana e Oltit i cili me të hyrë në studioi filloi ironizimet kundrejt këngëtares kosovare Fjolla Morinës.

“Në bibël e para thuhet e para ishte fjala, lerë ca thotë bibla, ca themi ne shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës – kush ishte e para? E para ishte Fjolla, po po Fjolla, Fjolla Morina. Ishte hera e parë që një njëri pa fijen e zërit u bë këngëtare bënte klipe bënte edhe koncerte, pe dijmë gjith është një vajzë që kur këndon duket sikur flet në telefon. Por megjithatë është ngjitur në skenën e festivalit duke qenë në një rresht me Aurela Gacen, Irma Libohoven e Ledina Çelon”, u shpreh Olti në emisioni.

Por jo vetëm, tutje ai ka ironizuar edhe me vëmendjen që i kushtohet Fjollës nga portalet shqiptare.

“Kur lexonim në revistat e huaja psh që këngëtarja seksi… dhe shikonim në foto aty Adriana Limen femer 2 metra ,shala 1.50 kusur ishte trupi. Ndërkohë në revistat shqiptare shikonim këngëtarja seksi… hapnim revistën dhe ishte Fjolla, ne e njohom të gjithë Fjollen, Fjolla është e gjatë sa një çader shiu, por ishte e para që hapej gazeta me këto tituj, ishte e para, para Kardashiankave e këtyre tjerave”, tha ndër të tjera Olti Curri.

Ukraina ka mbledhur 8 mln dollarë kripomonedha nga donacionet

Qeveria e Ukrainës ka arkëtuar pothuajse 8 mln dollarë vlerë në kriptomonedha pasi kërkoi të tilla nëpër rrjete sociale.

Faqja zyrtare e Ukrainës në Tuiter bëri thirrje për donacione me Bitcoin gjatë të dielës duke publikuar portofolët digjitalë aty.

Ministri i transforimit digjital në Ukrainë shkruajti  “Tani pranojmë donacione në kripto”.

Dhurimet u rritën teksa rusët po merrnin Kharkiv-in dhe shkatërruan instalacionet e naftës dhe gazit në sulmin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore.

Portofolët që u publikuan, deri në orët e mesditës arkëtuan 7.9 mln dollarë nga 11.500 dhurime.

Fondacionet me kriptomonedha janë të paprecedenta. Ndonëse vende si El Salvador e kanë përqafuar atë. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe nuk është e qartë se pse Kievi kërkon fonde.

Burimi:Reuters