Aplikacion
Policia ka dalë me një deklaratë sa i përkët aksidentit të sotëm në Shkodër. Uniformat blu thonë se në aksident u përfshinë dy makina dhe se nga përplasja vdiq një 20 vjeçar dhe u plagosën tre të tjerë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.
Sii pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë.
Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.
Vinicius-Benzema e drejton Real Madridin drejt fitores ndaj Vallecanos së BalliutRayo Vallecano e bëri shumë të vështirë për Real Madridin, pasi kryesuesit e La Liga Santander vuajtën shumë për të marrë tri pikët në “Estadio de Vallecas”.
Vinicius dhe Karim Benzema u bashkuan në minutën e 83-të për të thyer mbrojtjen e vendasve, me golin e Benzema që i dha fitore 1-0 “Los Blancos”.
Mbrojtësi i kombëtares Ivan Balliu luajti 90 minuta, duke zhvilluar një performancë pozitive, teksa u ndëshkua me karton të verdhë.
Carlo Ancelotti mbetet optimist pavarësisht se pa skuadrën e tij duke luftuar për të kapërcyer një Rayo Vallecano, që insistoi fortë për barazimin.
“Jam shumë i kënaqur me punën, përkushtimin dhe intensitetin e dhënë në lojë. Ishte një ndeshje që na tregoi se duhet të jemi konkurrues në shumë mënyra. Është një vend i vështirë për të luajtur për shkak të atmosferës, për shkak të fushës, por ne bëmë shumë mirë. Unë nuk mendoj se shumë skuadra kanë fituar këtu, veçanërisht jo me lehtësi”, tha Ancelotti.
Ndonëse në letër ishte një kundërshtar i lehtë trajneri i “Los Blancos” edhe njëherë theksoi se nuk ka sfida të lehta.
“Mund të gaboj, por sot nuk shoh ndonjë gjë negativ, jam shumë i lumtur. Ndonjëherë dështon, por e rëndësishme është të provosh dhe ne provuam gjithçka që mundëm sot. Mund të themi se kjo lojë ishte si një finale, sepse Real Madridi zakonisht fiton finalet. Mendova se ekipi kishte shumë energji dhe ishim të lumtur që kishim një javë për t’u stërvitur mirë. Jemi në formë të mirë. Unë jam shumë i lumtur”, shtoi tekniku italian.
Presidenca ndriçohet me ngjyrat e flamurit ukrainas
Shqipëria qëndron në krah të Ukrainës e cila po përballet me një luftë me Rusinë. Presidenti Ilir Meta, ka shprehur solidaritetin me popullin e Ukrainës.
Mbrëmjen e sotme, institucioni i Presidencës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit të Ukrainës.
“Nga Tirana, solidaritet dhe mbështetje për Ukrainën!” – shkruan Meta.
Dua Lipa krenare për origjinën e sajFrom Tirana, solidarity and support for #Ukraine! ????? #WeStandWithUkraine @ZelenskyyUa @UKRinALB pic.twitter.com/Vc0n5OL4vp
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) February 26, 2022
Ylli i muzikës, shqiptarja Dua Lipa e shpreh gjithmonë krenarinë për origjinën e saj. Në çdo dalje televizive këngëtarja nuk nguron të promovojë bukurinë e territorit shqiptar.
Së fundmi, Dua ka dhënjë një intervistë për “Financial Times” ku ka folur ndër të tjera për lidhjen e ngushtë me Shqipërinë. Dua Lipa ka thënë se Shqipëria dhe jugu i saj është vendi ku ajo mezi pret të shkojë.
Isha për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Po përpiqem të nxis sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë sepse dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre për këto vende”, ka thënë Dua.
Këngëtarja gjithashtu shprehet se Tirana ka një vend shumë të veçant në zemrën e saj.
Bindet edhe Gjermania, Rusia nxirret jashtë sistemit “Swift”
BE, Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara sapo kanë lëshuar një deklaratë të koordinuar që dënon pushtimin rus.
“Ndërsa forcat ruse lëshojnë sulmin e tyre ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera të Ukrainës, ne jemi të vendosur të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto që do ta izolojnë më tej Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe nga ekonomitë tona,” thonë ata.
Masat që do të zbatohen në ditët në vijim përfshijnë heqjen e “bankave të zgjedhura ruse nga sistemi i Sëift”.
“Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe të dëmtojë aftësinë e tyre për të operuar globalisht.”
Sëift është arteria financiare globale që lejon transferimin e qetë dhe të shpejtë të parave përtej kufijve.
Halili flet për titullin: Tirana ime nuk ndaletPresidenti i Tiranës, Refik Halili, e shijoi në maksimum fitoren e bardhebluve 4-1 ndaj Laçit në “Air Albania”. Duke analizuar ndeshjen, Halili tha se skuadra e tij ka sulmin më të mirë dhe jo më kot është në krye.
TRIUMFI ME LAÇIN – “Shpresoja shumë te skuadra që do të bënte ndeshje të mirë. Sot treguan jo vetëm që kanë vlera si lojtarë. Falenderoj stafin, gjithë klubin, tifozët për mbështetjen dhe nuk kam çfarë të them tjetër”.
SULMI – “Është gjë e mirë të shënojmë, siç thoni ju e specialistët, sulmi është i frikshëm. Sot treguan që me të vërtetë që kemi futbollistë shumë të mirë siç janë Seferi e Xhixha, pa harruar të tjerët deri te portieri. Derisa jemi në vend të parë, jemi skuadra më e mirë e kampionatit, të shohim çfarë do të bëjmë në të ardhmen”.
TITULLI KAMPION – “Stafi thotë t’i marrim ndeshjet një nga një. Çdo ndeshje tre pike vlen, kjo ishte fitore me shumë vlerë se kishim përballë një skuadër që ka bërë mirë gjatë gjithë kampionatit dhe sot e mposhtëm. Tregon që jemi mirë dhe shpresojmë të bëjmë të njëjtën gjë edhe me skuadrat e tjera”.
Rëndohet bilanci i aksidentit në shkodër, 1 i vdekur dhe 3 të plagosurRëndohet bilanci i aksidentit që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se si pasojë e përplasjes së dy makinave ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë.
Burimet bëjnë të ditur se viktima është Arif Bajrami.
Çiljeta, hyrja më e re në Përputhen“Përputhen” një prej emisioneve më të ndjekura vijon të presë hyrjet e reja. Djem dhe vajza me karaktere të ndryshme janë aty për të njohur dashurinë e jetës.
Sonte në Përputhen Prime Ka hyrë Çiljeta. Ajo është mama e një vajze. 25 vjeçarja e cila e ndan jetën e saj mes Shqipërisë dhe Italisë thotë se gjëja më e rëndësishme për të është vajza, e më pas vjen njeriu i zemrës, të cilin Çiljeta shpreson ta gjejë në Përputhen. AD
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur para pak ccastesh në Shkodër. Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin Koplik-Shkodër dhe si pasojë e përplasjes një person dyshohet se ka humbur jetën.
Prekëse/ Dy futbollistët ukrainas në “Premier League” nuk mbajnë lotët
Lufta në Ukrainë ka solidarizuar një botë të tërë, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë të sportit. Një episod emocionues është shënuar në ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Everton në Premier League. Dy lojtarët e të dyja skuadrave, me kombësi ukrainase janë përqafuar në mes të fushës, në vazhdën e zhvillimeve që po ndodhin në Ukrainë.
Futbollistet që u përqafuan ishin Oleksandër Zinchenko i Manchester Cityt dhe Vitaly Mykolenko i Everton.
Mbrojtësi i majtë i Cityt nuk ishte në gjendje t’i mbante lotët ndërsa i gjithë Goodison Park nuk i ndali ovacionet në shenjë solidariteti me Ukrainën.
Ukrainian players Zinchenko (City) and Mykolenko (Everton) before their match at Goodison ❤️ ?? pic.twitter.com/PiAxZ99snv
— Rachel Wearmouth (@REWearmouth) February 26, 2022