zoom

Day ArchiveMbani shënim! Kjo është sallata e Jennifer Aniston-it te “Friends”

Fansat e “Friends” mund ta dinë se Jennifer Aniston hante të njëjtën sallatë gjatë xhirimeve, për dhjetë vjet, çdo ditë e çdo ditë: Të njëjtat barishte, perime dhe drithëra.

Pavarësisht se “Friends” përfundoi gati 18 vjet më parë, fansat e saj e kanë dashur prej kohësh recetën për sallatën e mbushur me proteina.

Receta për të ashtuquajturën “Sallata Jennifer Aniston” është përshtatur herë pas here gjatë viteve. Tani ajo po bën xhiron e rrjetit përsëri nëpër platformat e rrjete sociale, duke përfshirë Instagramin dhe TikTokun – sepse një sallatë kaq e famshme duhet të provohet nga të gjithë.

Për shkak se receta origjinale është zhdukur, është e vështirë të konfirmohet prejardhja e recetës aktuale që është bërë virale. Sidoqoftë, duket e shijshme!

Sallata Jennifer Aniston

– 3.5 filxhanë grurë bulgur të gatuar
– 2-3 kastraveca të vegjël të copëtuar
– ½ filxhan majdanoz të grirë
– ½ filxhan nenexhik të copëtuar
– pak qepë të kuqe të copëtuar
– ½ filxhan fëstëkë të copëtuar
– 1 filxhan çaji me qiqra, të kulluara dhe të shpëlara
– lëngu i 1 limoni
– ¼ filxhan me vaj ulliri ekstra të virgjër
– kripë dhe piper
– ½ filxhan me djathë

Amarda Toska rrëfen se si u bë pjesë e “Portokallisë”: Kam pasur presion

Amarda Toska, ose siç njihet ndryshe me emrin Ami ka treguar për herë të parë historinë se si u bë pjesë e emisionit humoristik “Portokalli”.

Gjatë një interviste për “Ëndërrtjerrësit”, ajo është shprehur se nuk e kishte menduar asnjëherë që do t’i jepej mundësia për të qenë prezantuese.

Në momentin që arriti në audicionin final, Amarda tha se ka pasur edhe një lloj presioni, pasi sipas saj, ajo vinte nga shkolla e baletit, pa eksperienca.

“Gati-gati e pabesueshme. Kur m’u propozuar dhe kur kam shkuar për audicion, realisht nuk e mendoja. Ishte një gjë që m’u tha edhe nuk e besoja që do më jepej mundësia që ta bëja. Edhe kam shkuar disi pa emocione, sepse e dija që nuk do ishte gjëja ime në fund të fundit. Pastaj kur më thirrën për herë të dytë, ka diçka që do më çoj më tej. Mirëpo nuk e besoja deri në momentik kur ishte audicioni final. Aty kam pasur edhe një lloj presioni. Ishte emër i madh, peshë e madhe të mbaje atë pozicion. Unë vija nga baleti, kisha eksperienca sporadike, fare të papërfillshme për të mbajtur emrin e Portokallisë”, u shpreh Ami

Java nis me reshje! Të martën rrebeshe dhe dëborë

Mbrëmja e kësaj të diele ka sjellë reshje shiu, kryesisht në zonat malore të vendit.

Ndërkohë sipas sinoptikanëve, java do të nisë me reshje të dendura shiu, që do të përfshijnë të gjithë territorin.

Parashikohet që ditën e martë të shtohen sasitë e reshjeve, ndërsa në zonat malore do të rikthehen reshjet e dendura të dëborës. Reshjet e shiut do të sjellin edhe ulje të ndjeshme të temperaturave me disa gradë.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Barcelona triumfon në Valencia dhe rimerr vendin e katërt në La Liga

Duket se Barcelona ka gjetur sulmuesin që dëshironte. Aubameyang shënoi dy gola në fitoren 1-4 të Barçës në fushën e Valencias. Një fitore me shumë vlera, teksa katalanasit rimarrin vendin e katërt në La Liga.

Katalanasit mbyllin një pjesë të parë model në fushën andaluze 0-3, ku veç dy golave të ish-kapitenit të Arsenalit, Aubameyang është edhe ai i Frenkie de Jong që nga Xavi shihet si lojtari i të tashmes dhe të ardhmes së Barcelona-s.

Herën e fundit në Mestalla kishte shënuar 3 gola dhe duket se ky stadium sjell mirë për Pierre Aubameyang, që sot ishte i papërmbajtshëm ndaj Valencias. Nga fanella e Arsenalit tek ajo e Barcelona-s, muzika nuk ndryshon për gabonezin.

Soler ngushtoi në 1-3, duke rihapur në një farë mënyre takimin, por Pedri dhjetë minuta më pas çon shifrat në 1-4 dhe në fushë pastaj miqtë vetëm qarkullojnë topin, ashtu si në kohët e vjetra.

Interi zhgënjen sërish, humbet 0-2 përballë Sasuolos

Interi humbet një mundësi shumë të mirë për të marrë sërish kreun e Seria A.

Pas barazimit të djeshëm të Milanit përballë Salernitanës, zikaltërit kanë dështuar sot në mbrëmje përballë Sasuolo në “San Siro”, duke humbur 0-2.

Në këtë mënyrë, Interi ndodhet dy pikë larg Milanit kryesues, por ka një ndeshje më pak.

U bllokua nga dëbora, hapet aksi rrugor Qafë Thore-Theth

Aksi rrugor Qafë Thore-Theth tanimë është i kalueshëm.

Këtë e ka bërë të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaq edhe momente nga aksioni i pastrimit të dëborës.

Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth.

Tashmë qarkullimi kryhet pa probleme.

Ra nga ballkoni i shtëpisë, ndërron jetë ambasadorja italiane

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, pasi ambasadorja italiane në Australi Francesca Tardioli u gjet e vdekur para banesës së saj.

Ndodhia e tmerrshme ndodhi në Foligno, rajoni Umbria. Sipas hetimeve të policisë, ajo ra nga ballkoni i shtëpisë në katin e tretë. Policia po heton ngjarjen dhe deri tani nuk dihen ende arsyet e kësaj vdekjeje.

56-vjeçarja Tardioli ishte ambasadore e Italisë në Australi që prej shtatorit 2019. Ajo komunikonte shumë mirë në anglisht dhe frëngjisht, si dhe njihte gjermanishten e spanjishten.

Që prej vitit 1991, Francesca Tardioli punonte në Shërbimin Diplomatik Kombëtar.

Si e detyroi banda shqiptare një anëtar të vetëvritej, iu zbulohet e shkuara e errët në Shqipëri

Detaje të reja janë zbuluar pas shkatërrimit të një grupi kriminal shqiptar që kryente vjedhje në stacionet dhe mjetet e transportit publik në Greqi. Pjesëtarë të bandës të përbërë nga anëtarë nga Saranda, Fieri, Gjirokastra, Berati e Vlora janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera, ku më e rënda është ajo e shtyrjes drejt vetëvrasjes të një personi që u detyrohej 10 mijë euro.

Operacioni për goditjen e grupit ka nisur në tetor 2021, ku policia greke i ka filmuar, fotografuar e përgjuar hajdutët gjatë veprimtarisë së tyre. Nëngrupi i parë drejtohej nga Klodjan Zeneli, 37 vjeç nga Saranda, i njohur në Greqi me pseudonimin “Klodi”, ndërsa në vendlindje si “Klodi Xhepos”. Nën drejtimin e tij ishin rreth 10 persona, Gimi 23-vjec, Turi 44-vjec (Artur Bashimi), Celo 35-vjec, Mini ose Mine 37-vjec, Coli 33-vjec aktualisht ne burgun e Korfuzit si dhe tre shqiptare 31, 43 dhe 52-vjec.

Nengrupi i dyte drejtohej nga Aldo Bramellari, 32-vjec nga Tirana, i njohur ne Greqi me pseudonimin “Martin”. Nen drejtimin e tij ishin rreth 14 persona, shqiptaret Mandi, Niku, Nari dhe Miri, 45-vjecari Armando, 42-vjecari Turi (Artur Dinaj), 27-vjecari Eltjon, 52-vjecari Mondi, nje bullgare me emrin Maria, kater shqiptare 42, 43, 53 dhe 63-vjec dhe nje rumun 20-vjec.

Nengrupi i trete drejtohej nga 43-vjecari Dilaver Alushi nga Gjirokastra, i njohur ne Greqi me pseudonimin “Laveri” ndersa ne grup ishin edhe dy shqiptare, njeri prej te cileve ende i paidentifikuar me pseudonimin “Blendi”.

Grupi i “xhepistave” vidhte portofola, celulare, dokumenta e cte gjente. Viktima te tyre ishin kryesisht te moshuar, vajza te reja dhe turista. Anetaret e grupit niseshin ne mengjes me makina, motorra ose ne kembe dhe shkonin neper stacione nderkohe qe zgjidhnin oraret 06.00-12.30 dhe 17.00-21.00.

Marsel Bashimi, 35-vjec nga Gjirokastra akuzohet se ka plagosur me thike nje shtetas gjeorgjian, i cili punonte delivery, gjate nje zenke per perparesine e kalimit te mjeteve ne rruge. Ai u pergjua pas ngjarjes teksa i kerkonte anetareve te tjere te grupit te deklaronin te vjedhur mjetin e tij dhe te ndryshonin targat. Te nesermen e plagosjes policia e Athines e zbuloi ku ndodhej dhe e arrestoi.

Nje tjeter ngjarje e rende e zbuluar eshte nje vetevrasje. Nje anetar i grupit i njohur si “Lame” kreu vetevrasje pasi detyrohej 10.000 euro dhe presionohej nga drejtues te grupit qe t’i jepte. Teksa banda kishte planifikuar qe ta rrihte me qellim qe te jepte parate, i riu nuk e duroi presionin dhe vrau veten. U gjet i varur ne nje dhome hoteli ne “Omonia”.

Nje bisede e pergjuar mes Klodjan Zenelit dhe Marsel Bashimit eshte si vijon:

Bashimi: Atje eshte Lame.

Klodjan: Jo * erdhi ketu i dehur.

Bashimi: Pse nuk e mbajte.

Klodjan: Mora Turin por Turi me tha qe hante. Ca ka bere *

Bashimi: Ceshtja eshte qe mua me detyrohet ca para dhe ka bere pune 10.000 euro **

Klodjan: Sa ka bere

Bashimi: 10.000 euro ore vella. Ishin 17, 7 i moren ata, 10 i mori Lame

Klodjan: Kur i ka bere ore vella

Bashimi: Para dy ditesh ore vella ai me tha mua qe beri nje pune 300 lek (e pakuptueshme) tek kush dha 50 lek

Klodjan: Ai me tha mua kam bere nje pune 300 lek (e pakuptueshme) 50 lek

Bashimi: Kujt ja dha 50 lek

Klodjan: 17.000 lek

Bashimi: 7.000 dhe ato i moren te tjeret dhe 10.000 lek Lame.

(Lek perdoret si kod per te nenkuptuar Euro, ndersa me * jane shenuar fjale fyese)

Madje nje bisede te dates 21.11.2021 mes nje prej drejtuesve te grupit dhe nje shqiptari te paidentifikuar pas vetevrajes se Lames vijon si me poshte:

I panjohur: E more vesh per Lamen.

Drejtuesi: Aa…

I panjohur: Vajti ne… te motres vdiq

Drejtuesi: E di

I panjohur: U var, e gjeten te varur

Drejtuesi: Ku e gjeten te varur

I panjohur: Ne hotel ishte bashke me… E gjeti ai te varur

Nga dosja hetimore jane zbuluar edhe dy emra te tjere shqiptaresh te cilet nuk jane bere publik ne emrat e identifikuar nga policia per publikun, konkretisht shtetasit Agim Stroka dhe Erion Muhamet Jakupi.

Madje ne nje bisede, Stroka flet me nje shqiptar te paidentifikuar lidhur me kontrollet e policise dhe gjate bisedes zbulohet se ky i fundit ka me vete nje arme zjarri.

Megjithate avokatet Dimitris Mpeldekos dhe Giannis Glikas, qe mbrojne nje prej drejtuesit e grupit, jane shprehur per mediat greke: “Sot hetuesja me pëlqimin e prokurores ka liruar klientin tonë duke pranuar pjesërisht argumentet tona ligjore dhe faktike. Jemi shumë të kënaqur me këtë zhvillim dhe presim që të përcaktohet gjyqi për të vërtetuar pafajësinë e tij të plotë”.

“Xhepistat” me precedente edhe ne Shqiperi.

1. Marsel Bashimi, 35-vjec nga lagjia “Manat” Gjirokaster, ka qene i arrestuar edhe ne nentor 2014 per vjedhjen me dhune te nje 20-vjecareje ne Lazarat. Ai i grabiti celularin nen kercenimin e thikes, gjate kohes qe e reja kthehej nga varrezat.

2. Aldo Bramellari, 32-vjec nga Tirana, ka qene i arrestuar ne tetor 2016, pasi ka bërë kallëzim shtetasi F.S, vjeç 35, banues në Prishtinë Kosovë, se në stadiumin e Shkodres, gjate ndeshjes Kosove – Kroaci, dyshonte se ky shtetas i ka vjedhur një aparat celular “Iphone”, portofolin dhe disa dokumente, të cilat i janë gjetur këtij shtetasi.

3. Artur Dinaj, 43-vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, Fier, i dënuar më parë për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prishje të qetësisë publike”. Per here te fundit arrestuar ne Shqiperi ne qershor 2017 ne Fier per “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” lidhur me disa te shtena me arme zjarri ne lokal “Gjermani” ne Seman, Fier ne 21.06.2017.

RENEA arreston me urdhër të SPAK, “Reqin e Korçës”! Roli i tij në vrasjet e bujshme në 2005

Forcat Renea kanë arrestuar me urdhër të SPAK, Elton Goskovën, ose siç njihet ndryshe si ‘Reqi i Korçës’. Burime bëjnë me dije se Gosokova është arrestuar një ditë më parë në Tiranë, në kuadër të operacionit ‘Asgjë nuk harrohet’, ndërsa dyshohet se 48-vjeçari ka bashkëpunuar me grupet e atentatorëve që vranë në 2005 Vajdin Lamajn, Klodian Saliun dhe Artan Arsi. SPAK dyshon se Elton Gosokova po manipulonte provat dhe dëshmitarët e procesit.

Pak ditë më parë SPAK dërgoi për gjykim Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe 5 të tjerë. Elton Goskova është i njohur nga policia për një sërë aktivitetesh kriminale. Operacioni është drejtuar nga SPAK ndërsa kontrollet janë ushtruar në Korçë, Pogradec si dhe Tiranë.

Inteligjenca amerikane: Avionë, bombardues e ushtarë, 75% e forcave ruse në kufi me Ukrainën

Inteligjenca amerikane në përditësimet e fundit të tyre sa u përket tensioneve Rusi-Ukrainë, kanë dalë në përfundimin se afro 75% e forcave ruse, janë të vendosura në kufi me Ukrainën.

Përqendrimi i forcave brenda distancës goditëse të Ukrainës është shumë i pazakontë dhe pjesë e arsyes që SHBA beson se Rusia është gati për të sulmuar, tha zyrtari.

Pra 120 nga 160 grupet taktike të badalionëve BTG, janë të pozicionuara vetëm 60 km larg Ukrainës, sipas zyrtarit.

Zyrtarët amerikanë kanë raportuar se trupat ruse të kombinuara me forcat separatiste mund të jenë deri në 190,000 trupa të dislokuara rreth Ukrainës.

Rreth 35 nga 50 batalionet e njohura të mbrojtjes ajrore janë vendosur kundër Ukrainës. Përveç kësaj, SHBA vlerëson se rreth 500 avionë luftarakë dhe bombardues janë brenda rrezes së Ukrainës, si dhe 50 bombardues të mesëm dhe të rëndë.

Së bashku, forcat ruse tani janë shumë më të mëdha se forcat ushtarake ukrainase, sipas vlerësimit të ekspertëve, shkruan CNN.