Day ArchiveRita Ora shkëlqen në kopertinën e “Elle”!
Rita Ora, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme, “Elle” të edicionit spanjoll. Ajo do të jetë pjesë e numrit të ri të muajit mars të revistës në fjalë, ku ka folur në një intervistë të gjatë për karrierën e saj në muzikë dhe modë.

Rita Ora dhe moda e re është titulluar intervista në fjalë, e cila do të jetë e gatshme për audiencën spanjolle në muajin në mars.

Vetë këngëtarja me rrënjë shqiptare publikoi disa fotografi të kopertinës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku dukej e mrekullueshme. “Dritat, kamera, aksion. Faleminderit shumë ‘Elle Spain’ që më lejuat të jem pjesë e kësaj reviste të mrekullueshme”, shkroi 31-vjeçarja në Instagram.
Rita ndodhet në Australi, ku është e angazhuar me edicionin e ri të “The Voice Australia” si anëtare e jurisë.

“Diçka e shenjtë mes dy njerëzve”, Jennifer Lopez kundër propozimeve publike!
Jennifer Lopez ka folur së fundi në emisionin radiofonik “Heart FM”, ku zbuloi se është kundra propozimeve publike.
Aktorja 52-vjeçare tha, “Më pëlqejnë shfaqjet publike. Nuk e di nëse do të më pëlqente një propozim në publik, mendoj se kjo është një gjë më private mes dy njerëzve, diçka e shenjtë që duhet të jetë vetëm midis dy njerëzve. Kur jeni gati t’i premtoni jetën njëri-tjetrit, kjo është një gjë e madhe”.

Ndoshta ky propozim mund të vijë për Jennifer-in në një të ardhme pasi një burim i tha së fundmi “ET” se ajo dhe Affleck janë të hapur ndaj mundësisë për t’u fejuar dhe martuar.
Kujtojmë që Jennifer ka marrë së fundmi një surprizë të ëmbël nga partneri i saj, përpara festës së Shën Valentinit. Ben kishte krijuar një video muzikore të personalizuar ku u përfshin pamje të ndryshme të Affleck dhe Lopez, nga marrëdhënia e tyre e parë nga viti 2002 dhe deri në 2004 e deri te videoklipi origjinal i Lopez për “On My Way”, i cili u shfaq premierë në dhjetor.
Kombinimi i zakonit të shëndetshëm të gjumit me humbjen në peshë
Të bërit më shumë gjumë mund të jetë një mënyrë e dobishme për të hequr kilogramët e tepërt, sugjeron një studim i ri. Ekspertët zbuluan se shtimi i një ore ose më shumë gjumë në natë mund të reduktojë rreth 270 kalori nga dietat ditore të njerëzve, ekuivalent me rreth tre biskota me çokollatë.
Gjatë tre viteve, kjo mund të çojë në një humbje peshe prej 11.8 kilogramësh, thjesht duke fjetur më shumë, thanë studiuesit. Një ekip nga Universiteti i Chicagos zbuloi sesi gjumi ndërvepron me obezitetin dhe ndërsa kreu një provë klinike me 80 të rritur.
Ata zbuluan se të rriturit e rinj, mbipeshë, të cilët zakonisht flinin më pak se 6.5 orë në natë, ishin në gjendje të shtonin 1.2 orë gjumë shtesë në natë pasi iu nënshtruan këshillave për të përmirësuar zakonet e tyre të gjumit, transmeton Top Channel.
Rezultatet treguan se të bërit më shumë gjumë reduktonte sasinë e përgjithshme të ushqimeve me një mesatare prej 270 kalori në ditë, ku disa njerëz konsumonin 500 kalori më pak.
Dr. Esra Tasali, nga qendra e gjumit e Universitetit të Chicagos, tha se studimi nuk kishte për qëllim të shqyrtonte humbjen e peshës. “Por brenda dy javëve, ne kemi përcaktuar prova që tregojnë një rënie në marrjen e kalorive dhe një bilanc negativ të energjisë, sasia e kalorive të marra është më e vogël se kaloritë e djegura”, tha ajo.
“Nëse zakonet e shëndetshme të gjumit mbahen për një kohë më të gjatë, kjo do të çonte në humbje të peshës me kalimin e kohës”.
“Shumë njerëz po bëjnë përpjekje për të gjetur mënyra për të ulur kaloritë e tyre për të humbur peshë, por vetëm duke fjetur më shumë, ju do të jeni në gjendje ta reduktoni atë ndjeshëm”, ka thënë Tasali.
“Ju vidhni, ne jemi të çuditshëm?” Plas sherri mes Shehajt dhe Ndrecës!
Çështja e inceneratorëve nuk kaloi pa përplasje edhe këtë të enjte në studion e Opinion. Protagonistë ishin deputeti demokrat Agron Shehaj dhe avokatit Plarent Ndreca…
Agron Shehaj: SPAK-u thotë…
Plarent Ndreca: Po atëherë pse pyet meqenëse e di, vazhdo thuaje cila është.
Agron Shehaj: Unë s’të pyeta në fakt.
Plarent Ndreca: Jo jo ti pyete drejtuesin, drejtuesi më pyeti mua.
Agron Shehaj: Të lutem një sekondë… Po kjo përgjigje që dhe ti është një përgjigje për të justifikuar.
Plarent Ndreca: Pse jeni kaq kështu, se jeni të çuditshëm fare. Unë referoj faktet, ju…
Agron Shehaj: Ju vidhni ne jemi të çuditshëm, se kuptoj…
Plarent Ndreca: Ç’i keni këto histori, ju vidhni. Ore kush je ti që të thuash ju vidhni more? Ç’i keni këto histori? Si e nxirrni nga goja, a keni fytyrë ju apo nuk keni fytyrë. Ore si e thua ti, po më drejtohesh mua more zotëri. Si mund ta thuash këtë fjalë kaq kollaj, më ke përballë.
Agron Shehaj: Fytyrë nuk ke ti, që mbron të korruptuarit jo unë, mos më thuaj mua ashtu. Ore SPAK-u thotë që ai që po mbron ti ka vjedhur..
Plarent Ndreca: Ore kë po mbroj?
Agron Shehaj: Këtë po mbron.
Plarent Ndreca: Ti e dëgjon veten kur flet?
Agron Shehaj: Unë e dëgjoj shumë mirë. Ti e dëgjon, e kupton?
Blendi Fevziu: Ju po ziheni kush është hajduti, po prit ore… Stop-stop-stop-stop
Plarent Ndreca: Të pyeti zotëria tha si ka mundësi që SPAK nuk e ka bërë këtë, më pyete ma shpjego. Fillova ta shpjegoj, e dika. Atëherë meqenëse e di zotëri unë u tërhoqa. Tani ça ishte kjo ishte historia që ti po mbron këtë? Kë po mbroj?
Agron Shehaj: Me qetësi me qetësi…
Plarent Ndreca: Jo more ça qetësie, sepse ju nuk të lini të qetë. Sepse e ktheni personale.
Agron Shehaj: Ti the një përgjigje me të cilën nuk isha dakord.
Plarent Ndreca: O i dashur, unë nuk jam zëdhënësi i SPAK.
Beniada provokon me kërcime sensuale, si po e kalojnë banorët natën e fundit në shtëpi
Katër finalistët po shijojnë momentet e fundit, ndërsa janë të emocionuar për spektaklin e nesërm, ku do të zgjidhet fituesi mes Donald Veshajt, Beniada Nishanit, Ilir Shaqirit dhe Einxhel Shkirës.

Pas valleve me veshje popullore, Beniada e ka vazhduar mbrëmjen me disa këngë ritmike. Modelja kërcen në mënyrë sensuale, ndërkohë që Donaldi e shoqëron dhe nuk heziton ta ngacmojë.
Vendimi i Metës/ Bushati: Gjykata vepron në trysninë e një regjimi që ka kapur gjithçka
Bushati tha se nuk mund të besojë në një drejtësi ku dhe Gjykata Kushtuese është në trysninë e një regjimi që ka kapur gjithçka.
“Edhe mua nuk më duket vendimi perfekt, por nuk më duket perfekt se e shoh si organ të drejtësisë së re, që gjithsesi është në trysninë e një regjimi që ka kapur gjithçka. Të arrijë kjo gjykatë të justifikojë në parlament që ka bërë procedura banditësh, me një komision që nuk e dimë akoma a ishte hetimor apo jo.
Pra, një gjykatë serioze s’do i hynte fare çështjes a ka bërë Meta çështje por do reduktohej në një Kuvend që është sjellë si bandë e organizuar. Kjo gjykatë ka legjitimuar komisionin e parlamentit, kjo tregon që është hallkë e drejtësisë së re, që i trembet Ramës e Rilindjes”, tha Bushati.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi të mos e shkarkojë presidentin Ilir Meta.
Në njoftimin e saj Gjykata Kushtetuese shpjegon se “pasi verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për ngritjen e komisionit hetimor, garantimin e së drejtës së Presidentit për t`u dëgjuar dhe për t`u mbrojtur dhe duke mbajtur në konsideratë pavarësinë organizative të Kuvendit, në tërësi konstatoi se nuk ka pasur shkelje kushtetuese gjatë kësaj procedure”.
Gjatë procesit, këshilltarët ligjorë të Kreut të Shtetit e mbështetën në mënyrë të veçantë mbrojtjen e tyre, pikërisht te shkeljet e rënda që sipas tyre ishin kryer nga parlamenti që nga momenti i shqyrtimit të kërkesës së deputetëve që vunë në lëvizje parlamentin, deri në marrjen e vendimit.
Nga ana tjetër, shkeljet e pretenduara nga përfaqësuesit e shumicës socialiste, për Gjykatën Kushtetuese nuk mund të konsiderohen si shkelje të rënda të Kushtetutës.
Greqia lehtëson masat anti- Covid
Heqja e pjesshme e masave në lidhje me pandeminë e koronavirusit, përfshirë kufizimet në vendet e argëtimit, në udhëtimet shkollore dhe ngjarjet sportive do të hyjë në fuqi më 19 shkurt në Greqi.
Ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris theksoi se ”komiteti i ekspertëve të shëndetësisë pas kërkesës së qeverisë vendosi që të heqë disa kufizime” dhe se “puna në distancë do të jetë e kufizuar në 20% të stafit të sektorit publik dhe privat”.
Plevris tha se komiteti do të diskutojë edhe kërkesat specifike. Detajet për heqjen e kufizimeve të sipërpërmendura do të detajohen me një vendim ministror të qeverisë që pritet në fund të javës, ndërsa masat do të hyjnë në fuqi të shtunën e ardhshme.
Disa shtete europiane kanë lehtësuar tashmë masat anti Covid, ndërsa fokusi është vendosur te vaksinimi i popullsisë.
Lëkurë e thatë? Ja vitaminat që duhen për ta luftuar!
Askush nuk preferon një lëkurë të thatë të plasaritur apo të skuqur dhe kjo nuk ka diskutim. Ajo çfarë kërkon vëmendjen e duhur janë mënyrat se si njerëzit zgjedhin të përballen me këtë problem. Shpesh me kremra, kura natyrale apo duke u mbrojtur nga kushtet atmosferike. Por në të vërtetë kurimi i vërtetë i problemit fillon nga brenda, me marrjen e suplementëve të duhur, thote AgroWeb. Vitamina, minerale e çdo ushqyes i nevojshëm që ndikon në hidratimin e mirë të lëkurës janë zgjidhja më afatgjatë që mund t’i dhuroni trupit tuaj. Në këtë artikull do ju tregojmë disa prej tyre të cilat mund t’i përdorni menjëherë.
Vitamina C
Lëkura përmban nivele të larta të vitaminës C nga 64 miligramë në 100 gramë në zonën e epidermës. Kur nivelet e kësaj vitamine bien nën këto norma lëkura fillon të mos jetë me shumë e hidratuar dhe shëndetshme. Një studim i vitit 2017 zbuloi se suplementet e vitaminës C mund të rrisin funksionin e barrierës mbrojtëse së lëkurës.
Duke ndihmuar kështu në hidratimin e mirë të lëkurës dhe parandalimin e tharjes së saj. Mjafton vetëm pak miligramë të cilët ndihmojnë në mbajtjen e ujit, duke parandaluar kështu lëkurën e thatë. Ndërsa në një tjetër studim të vitit 2016 ku u trajtuar 152 gra me vitaminë C, tregoi se me vetëm 54 miligramë në ditë ndihmoi në luftën kundër tharjes së lëkurës.
Vitamina D
Vitamina D është e tretshme në yndyrë duke rritur kështu rritjen e qelizave të mira në lëkurë. Marrja e vitaminës D ndihkon ndjeshëm në rritjen e elasticitetit dhe hidratimit të lëkurës. Në një studim të vitit 2013 u gjet një lidhje konkrete mes kësaj vitamine dhe hidratimit të lëkurës. Kshtu që mundohuni të merrni më shumë diell të kosnumoni më shumë peshk, mish apo vezë si dhe të përdorni produkte të pasura me vitaminë D.
Vitamina E
Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm me shumë përfitime anti-inflamatore. Konsumimi i saj në formën e tabletave mund të ndihmojë në shërimin e plagëve, në luftimin e akneve dhe parandalimin e kancerit të lëkurës. Një studim i vitit 2015 zbuloi se Vitamina E në formën e tabletave që merrën nga goja është shumë efektive në trajtimin e ekzemës, një gjendje e lëkurës që shkakton thatësi, skuqje dhe kruajtje.
Ajo ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë ndaj rekomandohet ta shtoni në dietën tuaj të përditshme. Mund ta gjeni natyrshëm në shumëushqime si arra, fara, fruta dhe perime. Duke përfshirë gjalpë kikiriku, fara luledielli, spinaq, speca të kuq dhe avokado.
Vaji i Peshkut
Vaji i peshkut një burim i madh i omega-3 dhe përmban acid DHA dhe acid EPA. Të dy këta acide yndyrore që ndihmojnë në uljen e inflamacionit dhe ndihmojnë në shërimin e trupit. Një dietë e pasur me vaj peshku ndihmon në hidratimin e mirë të lëkurës si dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj.
Vaji i peshkut gjithashtu mund të ndihmojë në trajtimin e psoriazës, një sëmundje kronike e inflamatore e lëkurës që shkakton njolla të thata dhe irritime në lëkurë. Ekspertët rekomandojnë marrjen ditore të vajit të peshkut për një periudhë nga 6 javë deri në 6 muaj për të përmirësuar lëkurën tuaj.
Sondazhi, ja kush kandidat i fiton zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit
Nëse zgjedhjet për Bashkinë e Durrësit do të mbaheshin sot ato do të fitoheshin nga kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako.
Sipas sondazhit të zhvilluar nga Euroneës, kandidatja socialiste do të merrte 41 për qind të votave.
Në vend të dytë do të renditej kandidati i Koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Ardian Muka me 24.9 për qind të votave.
Ndërkohë që në vend të tretë do trë renditej kandidati i Partisë Demokratike, Luan Hoti me 11.6 për qind të votave.
Sicc edhe shihet nga rezultati, të dy kandidatët e opozitës në këto zgjedhje nuk arrijnë të fitojnë së bashku më shumë se kandidatja socialiste.
Sondazhi
Emiriana Sako 41%
Ardian Muka 24.9%
Luan Hoti 11.6%

A do të jetë Beatrix në finalen e madhe të “Big Brother VIP”?!
Beatrix Ramosaj ka qenë në qendër të vëmendjes pasi refuzoi të hynte brenda “Big Brother VIP” spektaklin e kaluar ku ish-banorët hynë në shtëpi për të darkuar me banorët finalistë.
Shkak për mungesën e këngëtares u bënë disa hatërmbetje, ndaj kurioziteti nëse ajo do të jetë në finale është i madh.

Burime pranë “Prive” raportojnë se këngëtarja do të jetë e pranishme në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet më 18 shkurt, për të pritur nëse i dashuri i saj do të fitojë.
Kujtojmë që katër finalistët janë Donaldi, Einxhel, Iliri e Beniada, ku një prej tyre do të fitojë çmimin e madh prej 115 mijë euro.
