Aplikacion
Në kopertinën e Vogue për muajin mars, manjatja 40-vjeçare dhe nëna e katër fëmijëve flet për ndryshimet në jetën e saj.
“Për kaq shumë kohë, bëja gjithë çfarë i bënte të tjerët të lumtur dhe mendoj se në dy vitet e fundit vendosa që të bëja veten të lumtur,” tha ajo. “Dhe është shumë ndjesi e bukur. Edhe nëse kjo krijoi ndryshime dhe shkaktoi divorcin, mendoj se është e rëndësishme të jesh e sinqertë me veten për atë që të bën vërtet të lumtur.”
Kim paraqiti një kërkesë për divorc nga Kanye “Ye” West në shkurt të vitit 2021.
Duke vënë në dukje se të 40-at e kanë bërë që të mendojë për veten, Kim thotë se ka në plan të “ushqehet mirë, të stërvitet, të argëtohet më shumë” dhe “të kalojë më shumë kohë me fëmijët dhe njerëzit që e bëjnë të lumtur”.
Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëprindërimit me Kanye West. “Mund të jesh shumë e lënduar ose e zemëruar me ish-in tënd, por mendoj se përpara fëmijëve duhet të thuash gjithmonë ‘Babai yt është më i miri.’ Sigurohuni që të nxisni bashkëprindërimin, pavarësisht se çfarë jeni duke përjetuar personalisht,” tha Kim për qasjen e saj.
Ndonëse ajo nuk ka folur kurrë publikisht për situatën e Kanye-s me fëmijët, javën e kaluar dha një deklaratë të rrallë publike pasi reperi pretendoi se vajza e tyre 8-vjeçare, North, ka një llogari në TikTok pa miratimin e tij.
“Sulmet e vazhdueshme të Kanye-s nëpër intervista dhe rrjete sociale lëndojnë më shumë se gjithçka që North poston në llogarinë e saj të TikTok-ut. Si prindi të cilit i është dhënë përgjegjësi e plotë për t’u kujdesur për fëmijët tanë, unë po bëj më të mirën për të rritur dhe mbrojtur vajzën tonë, duke i dhënë asaj mundësinë të shprehet dhe të krijojë: gjëra që e bëjnë të lumtur,” tha Kim. “Divorci është mjaftueshëm i vështirë për fëmijët tanë dhe fiksimi i Kanye-s për të kontrolluar dhe manipuluar situatën po krijon dhimbje për të gjithë.”
Menjëherë pas publikimit të intervistës dhe kopertinës, Kanye postoi në Instagram fotot e Kim me fëmijët duke shkruar, “Zot, të lutem bashkoje familjen tonë.”
Mikesha ime i ndërron meshkujt çdo javë, Armina Mevlani: E frikshmeNë ditët e sotme shumë çifte po gjejnë dashurinë e tyre online, e ndërsa po shtohen edhe aplikacionet e njohjes.
Tinder është kthyer në një aplikacion takimi! Në këtë aplikacion ju vendosni vendndodhjen tuaj për të parë cilët njerëz keni pranë dhe pasi bisedoni vendosni nëse dëshironi të takoheni!
Kjo është tema për të cilën u fol në studion e ‘Goca dhe Gra’ mbrëmjen e sotme, ndërsa moderatorja Armina Mevlani i sheh këto aplikacione si ‘të frikshme’, ndërsa tregon edhe historinë e mikeshës së saj që jeton jashtë!
Armina: Personalisht më duket e frikshme që të hysh në një aplikacion dhe të njohësh partnerin e jetës! Nëse është thjesht për një natë është tjetër gjë! Kam një mikeshën time dhe thotë që javë për javë me një nga të ndryshëm në Tinder! Si s’kanë frikë kjo më çudit! Sepse shkon te shtëpia e një personi që nuk njeh dhe ndoshta ke të bësh me një pervers! Jam totalisht kundra!
Çfarë është mjalti i bardhë, përfitimet që i fal organizmitTë gjitha format e mjaltit përmbajnë natyrshëm lëndë ushqyese dhe enzima, të cilat kanë një sërë përfitimesh shëndetësore.
Ka lloje të ndryshme mjalti dhe shija, ngjyra apo përmbajtja e lëndëve ushqyese varet nga vendi ku bletët e kanë mbledhur atë. Gjithashtu në cilësinë e tij ndikojnë edhe llojet e luleve.
AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me mjaltin e bardhë dhe përfitimet e tij në organizëm.
Mjalti i bardhë është një lloj shumë i rrallë mjalti.
Në përgjithësi ai ka një shije më të butë në krahasim me mjaltin e errët.
Lulet që e bëjnë këtë mjaltë janë: sherebela, jonxha, tërfili i bardhë dhe bari i zjarrit.
Ngjyra e tij qelibare është shumë e lehtë ose ai mund të ketë edhe një ngjyrë pothuajse të qartë e të bardhë si uji.
Ekziston gjithashtu një formë e rrallë mjaltit të bardhë, i cili vjen nga pemët kiawe në Hawaii.
Ai mblidhet si lëng dhe kristalizohet natyrshëm. Struktura e tij përhapet lehtë si gjalpi dhe shitet i papërpunuar.
Mjalti i papërpunuar mund të përkufizohet si mjalti që vjen direkt nga kosherja, që paketohet dhe konsumohet pa shtuar nxehtësi.
Prodhuesit e përpunojnë shumicën e mjaltit që gjeni në dyqanet ushqimore.
Ngrohja e mjaltit ndihmon në përmirësimin e ngjyrës dhe strukturës dhe largon çdo kristalizim të padëshiruar.
Por shumë nga antioksidantët dhe bakteret e dobishme shkatërrohen gjatë procesit.
Këtu janë disa nga përfitimet shëndetësore që ofron mjalti i bardhë i papërpunuar.
Mjalti i papërpunuar përmban antioksidantë të quajtur flavonoidë dhe komponime fenolike.
Antioksidantët ndihmojnë në mbrojtjen e trupit tuaj nga dëmtimi i qelizave për shkak të radikaleve të lira.
Radikalet e lira kontribuojnë në procesin e plakjes dhe gjithashtu mund të shtojnë rrezikun tuaj për sëmundje si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
Mjalti mund të përdoret si frenues i kollës por edhe si një ilaç për dhimbjen e fytit.
Herën tjetër që do të keni kollë ose ftohje, provoni t’i shtoni mjaltë çajit të nxehtë me limon.
Ju gjithashtu mund të konsumoni 1 ose 2 lugë çaji mjaltë të papërpunuar.
Fitonutrientët janë komponime që gjenden tek bimët dhe që i mbrojnë ato nga insektet, sëmundjet dhe nga rrezatimi i ashpër UV.
Këto komponime kanë veti antioksiduese dhe anti-inflamatore dhe mund të kenë një efekt pozitiv në shëndetin tuaj.
Mjalti përbëhet nga bimët dhe përmban shumë fitonutrientë. Këto lëndë ushqyese janë unike por ato shkatërrohen kur mjalti përpunohet shumë.
Mjalti është përdorur gjatë historisë si një mënyrë për të shëruar plagët e lëkurës.
Sot e gjeni edhe si përbërës në produktet e bukurisë.
Studimi tregon se mjalti i papërpunuar mund të vrasë bakteret dhe kërpudhat e dëmshme.
Historikisht, mjalti është përdorur për të trajtuar problemet me tretjen.
Marrja e 1 deri në 2 lugë çaji mjaltë me stomak bosh thuhet se qetëson dhimbjen dhe ndihmon në procesin e shërimit./AgroWeb.org
Anglia do të heqë karantinën, Boris Johnson: Nga 21 shkurti nuk do të izolohen të infektuaritMë 21 shkurt, Johnson do të shpallë strategjinë e qeverisë për pandeminë. “Me kusht që tendencat inkurajuese e të dhënave të vazhdojnë.
Mendoj se do të jemi në gjendje t’i japim fund kufizimeve përfshirë dhe detyrimin ligjor për t’u izoluar kur je pozitiv, besoj se mund ta marrim këtë masë një muaj më herët” se sa ishte parashikuar.
Propozimi i tij për t’i dhënë fund pandemisë më herët do të duhet të votëbesohet në parlament.
Në Mbretërinë e Bashkuar, infeksionet vazhdojnë të jenë të larta, por nga ana tjetër shtrimet në spital vazhdojnë të ulen dhe vdekjet e përgjithshme janë në mesataren e atyre të regjistruara në të kaluarën në periudhën e dimrit. përfundimi i detyrimit të izolimit do të eleminojë edge testet, të cilat mund të kërkohen vetëm në shtëpitë e pleqve dhe spitale.
Tërmet në Elbasan, ja ku ishte epiqendraMbrëmjen e saj të mërkure është regjistruar një tërmet në qarkun e Elbasanit. Tërmeti është shënuar me madhësi 3.2 të shkallës Rihter.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte në Qarrishtë.
Nuk ka të dhëna për dëme materiale.
I biri në burg për shpërdorim detyre, flet babai i Saimir Tahirit: Unë jam …Bashkim Tahiri, babai i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të djalit të tij. Në një intervistë të dhënë për “5 pyetjet.al” ai shprehet se ndihet keq, pasi sipas tij ish-ministri Tahiri nuk i ka hyrë në hak askujt.
“Si çdo prind, ndihem keq. Është fare logjike kjo punë, çdo prindi edhe sikur t’i rrëzohet fëmija në trotuar do të ndihet shumë keq. Kjo ka edhe një gjë pastaj, unë jam me kokën lart, se në fund të fundit, ai ka punuar dhe sakrifikuar shumë, nuk i ka hyrë asnjë njeriu në hak.
Nuk ka shkelur njeri në kallo, nuk ka vjedhur njeri, nuk ka vrarë njeri. Absolutisht nuk është marrë me këto veprimtari negative. Kështu që ashtu sikur ndihem keq, ndihem edhe krenar, pasi nuk i kemi bërë keq asnjë njeriu. Dhe aq më tepër që ai ka kontribuar shumë si për PS-në dhe policinë”, – tha ai.
Pas dërgimit në qeli, Bashkim Tahiri tha se ka pasur komunikime me djalin, i cili i ka kërkuar familjes që të ruajnë qetësinë.
“Po, kam komunikuar. Duhet të ruajmë veten që t’i ngremë moralin atij”, tha ai.
Ai shton gjithashtu se ish-kolegët e Saimirit në Partinë Socialiste e kanë marrë personalisht në telefon, ndryshe nga heshtja mediatike që kanë treguar për arrestimin e ish-ministrit.
“Mua më kanë marrë deputetë individualisht”.
Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i Tahirit përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.
Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e tij, por nuk kishte prova të mjaftueshme. Në Mars, organi i akuzës zhvilloi seancën përballë Komisionit të Mandateve ku kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit.
Në Maj të vitit 2018, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll në vitin 2019.
Vendimi u ankimua dhe Gjykata e Apelit, në Qershor të vitit 2020, e riktheu për rishqyrtim në Shkallë të Parë. Ankimimi i këtij vendimi në Gjykatën e Lartë, pasoi vitin e kaluar, me prishjen e atij vendimi për shkak të “shkeljeve procedurale” gjatë procesit, dhe rikthimin e çështjes sërish në Apel me një tjetër trupë gjykuese, e cila u shpreh të premten.
Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut, Basha mbledh deputetët para votimitDitën e nesërme pritet që deputetët të votojnë në parlament zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.
Para nisjes së seancës, kryetari i PD, Lulzim Basha do të zhvillojë në orën 09:00 një mbledhje të grupit parlamentar, ku duket se do të jap direktivat për qëndrimet e PD në Kuvend lidhur me votimin.
Mësohet se sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu iu ka dërguar një mesazh deputetëve demokratë, ku kërkon që ata të jenë të pranishëm në seli në orën 09:00.
“Pershendetje! Neser ne oren 09:00 do te kemi mbledhje grupi ne seli! Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.
Rama: Aeroporti i Vlorës më i madh se i RinasitKryeministri Edi Rama ka folur për aeroportin e Kukësit dhe projekteve të tjera për ndërtimin e aeroporteve në vendin tonë, siç është ai i Vlorës dhe i Sarandës.
Rama tha në emisionin “Opinion” se Aeroporti i Vlorës ka një afat 3 vjeçar për të përfunduar punimet dhe se do të jetë më i madh se ai i Rinasit.
Për aeroportin e Sarandës, Rama tha se ai do të jetë vetëm sezonal, duke theksuar se jugu i vendit është një ndër destinacionet e rëndësishme të turistëve.
“Areoporti i Kukësit krijon premisa për një zhvillim të rëndësishëm ekonomik në të gjithë zonën. Ndërkohë që Vlora është në kantier. Vlora e ka afatin e vet për 36 muaj ne do mundohemi të jetë pak më përpara, në mënyrë që brenda këtij mandati ne të fillojmë operimin. Vlora do jetë baza e Air Albania. Projekt tjetër është Saranda, aeroporti ka tjetër natyrë sepse është vetëm sezonal. Vlora do jetë gjatë gjithë vitit dhe do të jetë më i madh dhe se ai i Tiranës se përfshihet edhe kargo. Më i madh dhe si pistë”,-tha Rama.
Rita Ora realizon ëndrrën e fëmijërisë, bëhet pjesë e filmit të njohurRita Ora është shprehur se “po ndihet sikur po jeton një film të Disneyt” pasi ka marrë një rol ëndrrash për të luajtur në filmin “E bukura dhe bisha”.
Ylli festoi duke shpërndarë një fotografi të fëmijërisë së saj e veshur si heroina e historisë, Belle. Ora do të luajë së bashku me Luke Evans dhe Josh Gad në serialin Disney+.
Ajo tha: “Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit prequel të Bukuroshja dhe Bisha! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja Beauty and the Beast me familjen time pa pushim dhe menjëherë rashë në dashuri me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore.”
VIDEO/Broja është i pandalshëm, shënon edhe ndaj TottenhamI can’t keep the secret any longer! I’m beyond excited to be be joining the cast of the Beauty and the Beast prequel series! As a child, I remember watching Beauty and the Beast with my family over and over and immediately falling in love with the music and characters. pic.twitter.com/30RWLwAUlV
— Rita Ora (@RitaOra) February 7, 2022
Armando Broja nuk ndalet. Ai ka luajtur sot si tutullar ndaj Tottenham duke shënuar edhe golin e barazimit.
Rezultati ishte 1 – 0 për Tottnham kur sulmuesi i kombëtares shfrytëzoi një top të ardhur në zonën kundërshtare dhe për të barazuar shifrat në 1-1. Ky është goli I gjashtë I Brojës në kampionatin anglez të futbollit.
Gjithsesi Tottenham është duke kryesuar ndeshjen me rezultatin 2-1.