zoom

Day ArchiveKryemadhi: Meta, i vetmi njeri që nuk ka bërë asnjë gabim politik. Nuk largohem nga LSI

Për Monika Kryemadhin, Presidenti Ilir Meta është i vetmi njeri që nuk ka bërë asnjë gabim politik dhe i ka dalë gjithmonë fjala. Gjatë emisionit “Opinion”, drejtuesja e LSI-së tha se në zgjedhjet e 25 Prillit dështoi sepse i besoi Bashës. Pasi u pyet se çfarë do të bëjë për këtë fakt, Kryemadhi tha se do të shikojë që LSI të marrë drejtim tjetër. Ajo u pyet nëse do të largohet nga LSI-ja, dhe u përgjigj se nuk do të largohet dhe do të jetë pjesë suportuese e një strukture të re të krijuar nga të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Marsela Karapanço: Jeni gati të bëni rotacion me zotin Meta?

Monika Kryemadhi: Nuk është çështje rotacioni. Unë kam dështuar më 25 Prill. I besova zotit Basha. Basha ishte si ajo viktima që të troktet në derë dhe të bie derës fort dhe të thotë hape derën se po më vijnë të vrasin. Ti i hap derën për ta strehuar dhe për t’i shpëtuar kokën dhe ai të ngul kokën pas shpine. Unë besova tek dikush që mendoja se me një shkollë jashtë, elitë, të shkolluar, por nganjëherë elitat janë më të varfra shpirtërisht dhe politikisht se sa një që është edhe analfabet.

Blendi Fevziu: Çfarë do bëni për këtë zonja Kryemadhi?

Monika Kryemadhi: Unë do të shikoj që LSI të marrë komplet drejtim tjetër. Dhe LSI ka marrë

Blendi Fevziu: Do të largoheninga kryesimi i LSI-së?

Monika Kryemadhi: Nga LSI nuk largohem. Do të jem pjesë e LSI. Do të jem pjesë suportuese e një strukture të re që kanë krijuar vetë profesionistët e rinj të LSI-së që është gen, që është ekipi gjeneratës së re për ndryshim.

Blendi Fevziu: A do jeni apo jo kryetare e LSI-së?

Monika Kryemadhi: Kanë krijuar një iniciativë që është për t’u vlerësuar. Deri në momentin që do jetë LSI e gatshme për të zgjidhur procesin e hapjes së partisë.

Marsela Karapanço: Apo deri në momentin që zoti Meta mund të ketë shkarkim apo të përfundojë mandatin e Presidentit?

Monika Kryemadhi: Nuk mendoj që do hyjmë në këtë histori sepse Meta është kalkuluesi më i mirë me thënë të drejtën dhe është i vetmi njeri që nuk ka bërë asnjë gabim politik dhe i kanë dalë gjithmonë fjalët.

Inceneratorët/ Kryemadhi: Dosje tjetër në SPAK, u abuzua me 2.5 mld lekë

Kryetarja LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se ka gati një tjetër dosje për të dorëzuar në SPAK që sipas saj, dëshmon korrupsionin për inceneratorët.

Në emsionin “Opinion”, Kryemadhi tha se disa kompani kanë bërë evzion fiskal për inceneratorin e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit që kapin shofrën prej 2.5 miliardë lekë.

“Sot kam marr një përgjigje nga AZHBR, ku kam kërkuar informacione, në baz të ligjit të informimit për deputetët, përsa i përketë dy projekteve që kapin shifrën e 2.5 miliardë lekëve që janë para që i janë dhënë kompanive fiktive që kanë bërë evazion fiskal me inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. 2.2 milionë euro i janë dhën këtyre kompanive që nuk janë të ndërtuara dhe përgjigja ishte që ne nuk i kemi të sekretuara. Unë do të vazhdoj procesin “Shën Bazilika” dhe kompanitë e Jurgen Dashit. Unë do tia çoj SPAK, se unë e kam dosjen. Skema e inceneratorëve është skem pastrimi parash e mirëfillt”,-tha Kryemadhi.

VIDEO/ Vdekja e futbollistit shqiptar në fushë, publikohen pamje nga momenti tragjik

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e sotme në Greqi! Futbollisti 21-vjeçar shqiptar, Aleksandër Lambi, humbi jetën në fushën e lojës, teksa ra pa ndjenja në minutën e parë të sfidës.

Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u sensibilizuan për t’i ardhur në ndihmë. I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë.

Mediat greke kanë arritur të publikojnë së fundmi, disa sekuenca nga moment tragjik i vdekjes së futbollistit shqiptar, teksa në fushë shikohet ambulance duke i ardhur në ndihmë shqiptarit, por pa mundur t’i shpëtojë jetën.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis. Së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që militon në kategorinë e 3 të kampionatit grek.

Inflacioni në BE rekord prej 5.1 %

Bashkimi Evropian në janar regjistroi rekordin e inflacionit prej 5.1 për qind.

Çdo gjë është më e shtrenjtë se një vit më parë në zonën Euro, veshjet, ushqimet, aparatet shtëpiake dhe sigurisht energjia.

Sipas Eurostat, në 19 vendet që ndajnë monedhën e përbashkët, çmimet e energjisë janë shkaku kryesor për këtë situatë.

Ato janë 28.6% më të shtrenjta nga sa ishin në 12 muajt e fundit.

Por situata është shumë ndryshe nëse e shohim nga vendi në vend. Lituania, Estonia, Sllovakia, Belgjika dhe Letonia janë në krye të listës, ndërsa Luksemburgu, Malta, Portugalia, Finlanda dhe Franca janë në fund.

Të gjithë i kanë kthyer sytë tek mbledhja e së enjtes e Bankës Qendrore Evropiane.

Analistët thonë se tregjet do të shohin nëse do të ketë ndonjë ndryshim në parashikimin e bankës.

Një prej tyre është rënia e inflacionit gjatë këtij viti dhe në vitet 2023-2024, kur do të bjerë në 1.8 për qind.

Sejko: Rritja e çmimeve, më e fortë nga sa pritej

Guvernatori Gent Sejko thotë se rritja e çmimeve po rezulton më e fortë nga sa pritej duke bërë që inflacioni të shkojë në 3.7% në Dhjetor të 2021. Megjithatë Banka e Shqipërisë i mbetet parashikimit për zbutjen e tij që në mes të këtij viti.

“Inflacioni gjendet në çmimet e gjithë artikujve të shportës së konsumit. Përshpejtimi i tij u diktua nga rritja e ushqimeve të përpunuara dhe çmimeve të naftës. Ky normalizim pritet të fillojë në muajt në vijim dhe të vijojë në mënyrë graduale gjatë horizontit afatmesëm”, tha Sejko.

Objektivi i Bankës së Shqipërisë është që inflacioni të kthehet në 3% në vitin 2023. Sejko nënvizoi se ekonomia po rimëkëmbet pozitivisht pas goditjeve nga tërmeti dhe pandemia.

“Projeksionet tona për të ardhmen mbeten pozitive. Ekonomia shqiptare parashikohet të ndjekë një trajektore rritëse gjatë viteve në vijim. Analizat tona tregojnë se aktiviteti ekonomik në vend ka kaluar nivelin e tij të para tërmetit dhe para pandemisë”.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 0.5% duke shtyrë edhe për pak kohë stimulin monetar për ekonominë./Tv Klan

12 persona gjenden të vdekur nga i ftohti në kufirin Greqi-Turqi

Ministri turk i Brendshëm akuzoi rojet greke të kufirit se i kanë rikthyer në territorin turk.

Seleyman Soylu në një postim në Twitter tregon se ata u gjetën pa këpucë dhe pa rroba të trasha.

Ministri turk e ka shoqëruar postimin me disa foto që tregojnë trupat e emigrantëve në rrugë.

Zyrtari turk akuzon BE se po tregohet “e dobët dhe e pandjeshme”, ndërsa nga ana tjetër sipas tij tregohet simpati ndaj gylenistëve (FETO).

 

? 02.02.2022
? Greece Ipsala Border

12 of the 22 migrants pushed back by Greek Border Units, stripped off from their clothes and shoes have frozen to death.

EU is remediless, weak and void of humane feelings.

Greek border units thug against victims, tolerant towards FETO pic.twitter.com/EP1TOqsGCB

— Süleyman Soylu (@suleymansoylu) February 2, 2022

Ministri grek i Emigracionit, Notis Mitarachi e cilëson ngjarjen tragjedi por mohon që forcat greke të kenë shtyrë emigrantë drejtë tokës turke.

Ai e cilëson propagandë false pretendimin e palës turke duke shtuar se po dështojnë parandalimin e emigrantëve në kufi.

 

The deaths of 12 migrants on the Turkish border near Ipsala is a tragedy. Any suggestion that they were pushed back into Turkey is patently false. pic.twitter.com/X2YoROekHg

— Νότης Μηταράκης – Notis Mitarachi (@nmitarakis) February 2, 2022

Turqia vazhdimisht ka akuzuar Greqinë se ilegalisht po kthen emigrantë që kërkojnë të shkojnë në Evropë.

Me 3.7 milionë refugjatë sirianë, Turqia është pika më e madhe e kalimit të emigrantëve nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika për në BE.

Shumica kërkojnë të kalojnë në Greqi përmes kufirit tokësor apo me barka përmes detit.

Së fundmi, trafikantët po përdorin jahte për të udhëtuar nga Turqia në Itali ndërsa me dhjetëra persona kanë vdekur në Mesdhe muajin e kaluar.

Publikohen pamjet e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoji në 2019

Një ngjarje e rëndë do trondiste Durrësin dhe gjithë opinionin publik në 1 nëntor të vitit 2019.

Pranë mbikalimit të Shkozeit iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoji, i cili mbeti i plagosur, ndërsa shoferi i tij do të humbiste jetën pak ditë më pas në spital.

Emisioni “Shënjestër” publikoi sot pamje nga ndjekja që autorët i kanë bërë makinës me të cilën udhëtonte Ndoji në autostradë.

 

1 nëntor 2019, pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, ku të plagosur rëndë do të mbeteshin prokurori Arian Ndoji në sediljen e parë të automjetit, Pëllumb Muharremi i njohur si ‘Rrumi’ që qëndronte në sediljen e pasme të makinës tip ‘Benz’ me targa AA 333 ZD, si edhe shoferi i prokurorit Ndoji, Andi Maloku, i cili humbi jetën 7 ditë më pas në spital.

Sipas dinamikës së ndërtuar të ngjarjes, mesditën e atentatit, prokurori Arian Ndoji po drekonte me mikun e tij Enver Shala dhe një të njohurin e këtij të fundit, në një restorant në lagjen Nr. 13 në Durrës

Vetëm pak minuta pasi kishin kryer porosinë, në tavolinë me ta bashkohet edhe Pëllumb Muharremi, i njohur ndryshe si ‘Rrumi’.

Menjëherë sapo përfunduan së drekuari, prokurori Ndoji dhe ‘Rrumi’, pasi u përshëndetën me grupin tjetër në tavolinë, dolën nga restoranti dhe u ngjitën në makinën e drejtuar nga Andi Maloku, i cili ishte punësuar si shofer i familjes Ndoji. Ndërkohë, që në ndjekje, pas tyre vinte edhe makina e ‘Rrumit’, e drejtuar nga Stiven Mziu, shoferi i këtij të fundit.

Është ky momenti, kur siç shikohet nga pamjet sapo makina me prokurorin Ndoji në vendin e parë të pasagjerit dhe Rrumin në sediljen e pasme, futet në autostradë me drejtim Ura e Dajlanit-Mbikalimi i Shkozetit, pas tyre vihet në ndjekje automjeti i autorëve.

Fillimisht automjeti i autorëve e ndjek për afro 1 kilometër automjetin e shënjestrave të atentatit.

Pasi i arrin, automjeti i autorëve futet në mes të makinave të drejtuara nga shoferi i prokurorit Ndoji dhe atij të drejtuar nga shoferi i ‘Rrumit’.

Është ky çasti kur nga sedilja e pasme e makinës së autorëve hapet zjarr ndaj makinës ku udhëtonin prokurori Ndoji dhe ‘Rrumi’.

Automjet i cili pasi bën një zigzage të fortë, del në krahun e kundërt të makinës, nga ana e pasagjerit të viktimave të atentatit, duke i qëlluar për afro 100 metra, derisa makina e drejtuar nga Andi Maloku, ku ndodheshin prokurori Ndoji dhe Rrumi, del nga rruga dhe përfundon në anë të mbikalimit të Shkozetit.

View this post on Instagram

A post shared by Balkanweb (@balkanweb_official)

I zbulohet lidhja me kolegen e punës, jep dorëheqjen shefi i CNN

Zucker ka punuar për rrjetin televiziv  gjatë nëntë viteve të fundit, raporton cnn.

Zucker tha se ai pranoi se ishte pjesë e një hetimi ndaj Chris Cuomos, një ish-prezantues i CNN-it, i cili u pushua nga puna pasi u zbulua se po ndihmonte vëllanë e tij, guvernatorin e atëhershëm të New Yorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai ishte nën hetim për ngacmimet seksuale.

“Ata më kërkuan të them se kur filloi gjithçka, por unë nuk e bëra. E kisha gabim”, shkroi Zucker, duke shtuar se do të kishte preferuar që mandati i tij të kishte përfunduar ndryshe, por se “e gjitha ishte një përvojë e mahnitshme dhe se e donte çdo minutë të punës së tij”.

Allison Gollust, një ish-zëdhënëse e ish-guvernatorit të New York-ut Andrew Cuomos, ka konfirmuar se është në një lidhje me Zuckerin.

“Jeff dhe unë kemi qenë miq të ngushtë dhe partnerë profesionistë për më shumë se 20 vite. Kohët e fundit, gjatë pandemisë, natyra e marrëdhënies sonë ndryshoi”, tha Gollust.

 Zucker dhe Gollust filluan të punonin së bashku në NBC në vitin 1998. Ata u ngritën në rangun e rrjetit së bashku dhe kur Zucker iu bashkua CNN-it, Gollust ishte ndër të punësuarit e tij të parë.

Pak para se të vinte në CNN, Gollust kishte punuar për një kohë të shkurtër si drejtor komunikimi për Andrew Cuomon. Ajo aktualisht është nënkryetare ekzekutive dhe shefe e marketingut në CNN. 

Tenderi 400 mijë dollarësh i FSHZH, Salianji: Thellohet skandali, i përfshirë djali i drejtorit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me skandalin e tenderit prej 400 mijë dollarësh që i është dhënë kuzhinierit Alfio Rrotani nga kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

“Pak ditë më parë denoncuam se si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë 500 milionë lekë për përgatitjen e një menuje trandicionale. Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave” dhe realizimin e një dokumentari. Për këtë tender janë paguar plot 500 milion lekë dhe i përzgjedhur nga FSHZH është kuzhinieri Alfio Rrotani.”-shprehet Salianji.

Salianji, deklaron se pak ditë më parë kanë denoncuar FSHZH-në se ka dhënë 500 mln lekë për përgatitjen e një menuje tradicionale, por sipas tij skandali thellohet akoma më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djalit të vetë drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli i cili ka bërë tenderin.

“Përvec tenderit të ekzagjeruar, skandali thellohet edhe më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i vetë drejtorit FSHZH Dritan Agolli që ka bërë tenderin. Sot kjo çështje është marrë nën hetim nga SPAK dhe qytetarët shqiptarë presin transparencë për kostot e dyshimita të tenderit, për procedurën e ndijekur, e cila ka favorizuar kompaninë me ofertën më të lartë, dhe sidomos për lidhjet që drejtuesi i këtij institucionit ka me fituesin e tenderit.”-thotë ai.

Sakaq, Salianji thotë se shqiptarët presin transparencë nga SPAK për kostot e dyshimta të tenderit, për procedurën e ndjekur, e cila ka favorizuar kompaninë me ofertën më të lartë,  dhe sidomos për lidhjet që drejtuesi i këtij institucionit ka me fituesin e tenderit.

“Përtej justifikimeve të vonuara të drejtuesit të këtij institucioni, kjo listë gatimesh prej 500 milionë lekësh, për qytetarët shqiptarë përfaqëson një shuplakë përballë një relaiteti ekonomik të vështirë, e për një pjesë të madhe të papërballueshëm, deri në kushtet e mbijetesës. Sepse ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me me skema të tilla si kjo menu 500 milionëshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vujanë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët dhe jo qytetarët, siç ishte rasti dramatik i zonjës që humbi jetën pak ditë më parë në qarkun e Fierit, e cila kishte 1 vit pa energji elektrike. Kjo ndarje gjithmonë e më e thellë midis shumicës dërrmuese të njerëzve që jetojnë ndershmërisht dhe një pakice makute, përherë e më të vogël, që pasurohet duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve, është ilustrimi më i qartë se si korrupsioni, që shkon nga një listë gatimesh me vlerë prej 500 milionë lekësh, deri të megaskandali i inceneratorëve, është kthyer në armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve.  Ndaj ne përshëndesim vendimin e SPAK për të nisur verifikimet për këtë tender skandaloz dhe i inkurajojmë t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje. Lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kombëtar, si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë që kanë për detyrë të mbrojnë mirëqenien e qytetarëve përballë një pushtetit arbitrar dhe klientelist që vepron në mëyrë të paligjshme. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-deklaron Salianji.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vënë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollin, pas zbulimit të skandalit se i dha tenderin 400 mijë dollarë kuzhinierit që punon me djalin e tij, Alfio Rrotanit. Mësohet se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

SPAK ka sekuestruar dosjen e këtij tenderi dhe ka urdhër bllokimi për bankat për të kaluar transfertën dhe nuk dihet nëse 400 mijë dollarëshi është kaluar apo është vetëm vlera e tenderit. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te Rrortani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli.

AKM gjobit një tjetër kryetar bashkie për mosmenaxhim të mbetjeve

Një tjetër kryetar bashkie është gjobitur për mos menaxhimin e mbetjeve në terren, të hedhura në mënyrë të jashtëligjshme vend e pa vend. Pas ndëshkimit të kryetarit të Malësisë së Madhe, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur me 500 000 lekë, kryetarin e bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Gjoba ndaj kryetarit të bashkisë parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i cili është miratuar që në vitin 2011.

‘Grupi i inspektimit, pasi realizoi inspektimin, e hartoi procesverbalin e inspektimit në datë 01/02/2022 dhe e njoftoi në datë 01/02/2022 . Në bazë të procesverbalit të inspektimit dhe kontestimeve të subjektit të inspektimit rezultuan këto shkelje të kërkesave ligjore: Ligji Nr 10463 , date 22.09.2011 ” Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve ” Neni 21 Pika 12.’- njofton AKM.

Adriatik Zotkajt, bëhet i dyti kryetar bashkie, i cili është gjobituar nga AKM, pas ndëshkimit të kreu të bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinajt, për keqmenaxhimin e mbetjeve. Prej fillimit të muajit nëntor në të gjithë territorin vazhdon Plani i Pastrimit Kombëtar, në koordinim me prefektët e qarqeve dhe të gjitha institucionet qendrore dhe vendore. Në të gjitha takimet e hapura të organizuara me kryetarët e bashkive, Kryeministri Rama dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro kanë kërkuar që bashkitë të buxhetojnë me prioritet pastrimin e territorit, pasi në të kundërt nuk do t’u miratohen buxhetet për vitin 2022, ndërsa mbetjet do të depozitohen vetëm në pikat fundore të licensuara.