zoom

Day ArchiveMattarella/Erion Braçe ‘thumbon’ Metën: Kur s’ke president gëzohesh për fqinjin

Deputeti socialist Erion Braçe teksa ka komentuar rizgjedhjen e z. Mattarella edhe për një mandat si presidenti i Italisë për të thumbuar edhe një herë Presidentin e vendit tonë, Ilir Meta.

 

“Italia mban me forcë Presidentin Mattarella. Ditë të humbura kot nga politika, kur italianët votëbesonin në shumicë super presidentin. Dhe kur nuk ke President, gëzohesh doemos me zgjedhjen e fqinjit! Italia është shumë për ne për shkak të qindra mijë shqiptarëve atje; për ekonominë tonë të përbashkët, për sigurinë e drejtësinë për Evropën”, shkruan Braçe.

Beniada kërkon të bëjë dy vajza, Arjola ngacmon: Bëji me Romeon

Banorët e Big Brother Vip sot janë kujdesur për Einxhel e cila u rikthye në shtëpi pas incidentit që pësoi duke u rrëzuar.

Ata kanë qëndruar të gjithë së bashku në dhomën e gjumit duke hapur tema të ndryshme për të diskutuar.

Gjatë bisedës me vajzat Beniada shprehë dëshirën e saj për t’i pasur në të ardhmen dy vajza. Arjola nuk ka hezituar duke e ngacmuar teksa i thotë “Bëji me Romeon”.

Kjo pasi që kur Romeo hyri në BBV u shprehë hapur se i pëlqen Beniada.

Pas këngës, Beatrix bën një tjetër veprim të bukur për Donaldin

Edhe pse u fol shumë se lidhja e tyre ishte vetëm për lojë, këngëtarja Beatrix Ramosaj vijon të jetë ende e dashuruar me Donaldin.

Trixa para dy ditësh i ka dedikuar një këngë historisë së dashurisë së tyre. Por nuk është ndalur me kaq. Meqë Donaldi është në nominim me Tanin për të qëndruar akoma në shtëpi, ajo sonte ka bërë publike se ka votuar partnerin e saj.

Prag lufte/ Trump: Kriza Ukrainë-Rusi është një problem europian, jo i SHBA-ve!

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump tha se kriza ukrainas-ruse është një problem evropian dhe se Rusia, siç tha ai, zotëron Gjermaninë për shkak të gazsjellësit Nord Stream 2.

Rusia tashmë e disa kohë ka vendosur mbi 100 mijë trupa në kufirin me shtetin e Ukrainës.

“Evropa duhet të përfshihet plotësisht. Gjermania ka rënë dakord me Rusinë për gazsjellësin dhe Nord Stream 2 dhe kjo është një katastrofë”-pohoi republikani.

Sipas Trump, ai projekt është gjëja më budallaqe që ka parë ndonjëherë. Ai pretendon se Gjermania do të marrë të paktën 70 për qind të energjisë së saj nga Rusia, raporton businessinsider.

“Kjo do të thotë se Rusia i kontrollon ata, Rusia zotëron Gjermaninë. Ata marrin energji nga Rusia, kështu që Rusia ka kontroll të plotë mbi Gjermaninë dhe Gjermania thotë, ‘Epo, ne nuk duam t’i luftojmë ata. Unë nuk mund t’i luftoj ata”-tha ai.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzoi presidentin aktual, Joe Biden për inkurajimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Megjithatë, ai nuk mendon se pushtimi do të ndodhë, por se bëhet fjalë ekskluzivisht për negociata. Trump tha në fillim të kësaj jave se kriza ruso-ukrainase nuk do të ishte përshkallëzuar nëse do të ishte president.

Biden ka pohuar se Rusia do ta pëson rëndë në rast të një sulmi ndaj Ukrainës.

Nga vëllai i vrarë nga Cosa Nostra te lufta në Kosovë, kush është Sergio Mattarella

Sergio Mattarella është zyrtarisht Presidenti i 13-të i Italisë. Një figurë që gjeti mbështetjen e të gjithëve palëve politike, 80-vjeçari nis kështu një mandat të dytë në krye të shtetit italian, ndonëse ai kishte kërkuar të largohej nga skena politike.

 

Por kush është Sergio Mattarella

 

Ai lindi në Palermo më 23 korrik 1941 dhe ka tre fëmijë. Sergio Mattarella është i ve. Presidenti i Republikës Italiane ishte shumë i dashuruar me bashkëshorten e tij Marisa Chiazzese, e cila u nda nga jeta në 1 qershor 2012 për shkak të një tumori. Sergio Mattarella e kujtoi atë gjatë një fjalimi publik në Ditën Kombëtare të Kërkimit të Kancerit.

Marisa Chiazzese ishte motra e gruas së vëllait të Mattarellës, Piersanti, i vrarë nga Cosa Nostra në 1980.

 

Familja e tij ishte gjithashtu aktive në politikë në radhët e kristiandemokratëve: babai i tij Bernardo ishte ministër pesë herë midis viteve pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë, ndërsa një nga vëllezërit e tij Piersanti, i cili u vra nga Cosa Nostra në 1980, mbante rolin e Presidentit. të Rajonit të Siçilisë. I diplomuar për Drejtësi në vitin 1964 në Universitetin “La Sapienza” të Romës me nota dhe vlerësime të plota, ai nisi rrugën e politikës në moshë të re.  Rruga e tij politike buron nga brenda rrymës katolike-sociale dhe reformiste të angazhimit. I zgjedhur deputet për Demokracinë Kristiane në vitin 1983 në Siçili, ai ishte anëtar i Dhomës së Deputetëve deri në vitin 2008. Në këto shtatë legjislatura ai ishte anëtar i Komisionit të Çështjeve Kushtetuese, Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Komisionit të Legjislacionit, ku ishte edhe kryetar.

Nga korriku 1987 deri në korrik 1989 ka qenë Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin. Nga korriku 1989 deri në korrik 1990 ishte ministër i Arsimit. Nga tetori i vitit 1998 ka qenë nënkryetar i Këshillit të Ministrave deri në dhjetor 1999 kur u emërua ministër i Mbrojtjes, detyrë e mbajtur deri në zgjedhjet e qershorit 2001. Aprovoi në ato vite ligjin që shfuqizoi shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Në ato vite Italia shtoi praninë në misionet paqeruajtëse të dislokuara për iniciativat e Kombeve të Bashkuara dhe kontribuoi ndjeshëm në ndërhyrjet dhe operacionet paqeruajtëse në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe në Mqedoninë e Veriut. Në zgjedhjet politike të vitit 2008 ai nuk u rikandidua dhe i dha fund veprimtarisë së tij politike. Në maj të vitit 2009 u zgjodh nga Parlamenti anëtar i Këshillit të Kryesisë së Drejtësisë Administrative, ku ishte nënkryetar.

 

VIDEO/Aksidentohet Rudina Magjistari, ja çfarë ka ndodhur

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka treguar ditën e sotme se ka pësuar në incident. Në puntatën e transmetuar sot të emisionit “Rudina”, moderatorja ka rrëfyer si ka ndodhur “aksidenti” i vogël.

Rudina Magjistari: Më gjeni ndryshe nga çdo herë tjetër. Më gjeni këtu pothuajse e pozicionuar në vendin tim sepse sinqerisht kam pasur një problem, një aksident të vogël me këmbën. Duke zbritur nga një shkallë pak e lartë pësova një tronditje të vogël dhe me taka e kam të vështirë që të eci, kështu që zgjodha më mirë të jem pranë vendit dhe t’i pres të ftuarit të hyjnë dhe të bëjnë atë hyrjen e tyre tradicionale në studio dhe sigurisht të zënë vend për të disktuar për temat që kemi zgjedhur për të diskutuar për sot.

 

Mattarella zgjidhet sërish President i Italisë

Sergio Mattarella do të jetë sërish Presidenti i Italisë. Ai u zgjodh në raundin e tetë të votimit, pasi mori 505 vota.

80-vjeçari doli si zgjedhja më popullore pas gjashtë ditësh votime, shpesh të tensionuara në Romë.

Ai kishte shprehur dëshirën për të lënë detyrën, por mediat vendase raportuan se kryeministri Mario Draghi e kishte bindur të qëndronte për “stabilitetin” e Italisë.

Duke shpallur vendimin e Mattarellas për të qëndruar në detyrë, ministrja për Çështjet Rajonale Mariastella Gelmini përshëndeti “ndjenjën e përgjegjësisë dhe lidhjen e tij me vendin dhe institucionet e ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”.

Partitë në koalicionin qeverisës të Italisë ranë dakord të rizgjedhin Mattarellan të shtunën, pasi shtatë runde votimi dështuan për të prodhuar një kandidat alternativ dhe zbuluan ndarje të thella në qeverinë e koalicionit të Draghit.

Presidenca e Italisë zgjidhet me votim të fshehtë në një kolegj elektoral prej 1009 senatorësh, deputetë dhe disa delegatë rajonalë, ku kandidati i parë që merr dy të tretat e votave shpallet fitues.

”Do të tërheq zvarrë”/ Nxënësja denoncon mësuesen që e gjeti me telefon në klasë

Një 13-vjeçare ka denoncuar mësuesen pranë Komisariatit të Policisë numër 4 në Tiranë, tha një burim policor i Gazetasi.al. Vajza, e cila është nxënëse në një shkollë të njohur, u paraqit së bashku me të ëmën dhe kërkoi një agjent për t’u rrëfyer. Së bashku me të, në tavolinë me të miturën me emrin C., u ul edhe një psikologe. Fëmija kujton se dita ishte normale deri në çastin kur pasi mbylli orën e matematikës, po bëhej gati për lëndën e anglishtes.

“Isha në bankë dhe kërkova leje për të shkuar për nevojat e mia personale në banjë, – kujton nxënësja e klasës së shtatë. – Por nuk mund ta thosha me zë të lartë, sepse i dija unë nevojat personale që kisha”. Vajza i thotë policisë se sapo kërkoi leje, mësuesja e anglishtes komentoi: “I dimë ne hallet e kësaj”. “Duke qenë se kisha hall, e ofendova: ‘përse s’më lini të shkoj në tualet, i thashë debile, i di unë hallet e mia’”, ka nxituar vajza të thotë në sy të klasës dhe sipas saj, pikërisht këtu mësuesja i ka kërkuar llogari: “Çfarë the? Me kë e kishe? Thuaje dhe njëherë?”.

Nxënësja i thotë policisë se e mërzitur, ajo ka vijuar ta ofendojë mësuesen që nuk i dha leje. Në këtë pikë, mësuesja e ka kërcënuar dhe bullizuar, sipas saj. “Më urdhëroi të shporresha nga klasa, më tha se do më tërhiqte zvarrë, por unë qëndrova në bankë e ulur dhe duke e parë, i thashë hajde”. Siç kuptohet nga denoncimi i fëmijës, ajo nuk ka lëvizur në asnjë moment dhe këtu ka ndodhur sulmi ndaj saj. Pas bullizimit, fëmija kujton se u sulmua nga mësuesja. “Ajo erdhi tek banka, më kapi për flokësh u përpoq të më tërheqë, kërkoi të dilja jashtë, më shtyu deri tek banka e dytë, duke bërtitur dil jashtë”.

Sipas policisë, pas këtij çasti, ajo është drejtuar për në banesë, ku dhe i ka treguar të ëmës se çfarë i kishte ndodhur në klasë, duke iu qarë asaj se ishte bullizuar dhe madje, se mësuesja kishte vënë dorë ndaj saj.

Policia i tha Gazetasi.al, se pas rrëfimit të fëmijës në prani të psikologut dhe të ëmës, thërriti menjëherë mësuesen. Por mësuesja ka folur për karrierën e saj, duke kujtuar se kishte shtatë vite në këtë profesion dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt. Dita e mosmarrëveshjes me fëmijën, nisi për shkak të mos vëmendjes së nxënëses.

“Ajo nuk ishte e përqendruar, luante në telefon. Në një moment, që të përqendrohej, i mora telefonin nga dora. U bë agresive dhe m’u drejtua” ‘O zyshe, o zyshe’, por s’më tha se kishte ndonjë problem. Doli në klasë dhe më ofendoi para nxënësve: ‘Kjo qenka debile fare’”. Policia përmend për Gazetasi.al, se në dëshminë e saj, mësuesja insiston se nxënësja kishte varësi nga telefoni dhe shpesh ishte munduar ta fokusonte në mësime.

“Kjo nxënëse nuk më kërkoi për asnjë moment se donte të shkonte në tualet. Aty kanë qenë të pranishëm të gjithë nxënësit e klasës. Në asnjë moment nuk e kam bullizuar dhe as e kam prekur. Është e vërtetë që i kam kërkuar të dilte jashtë derisa të qetësohej dhe këtë çështje e kam sqaruar edhe me nënën e saj”, – deklaron mësuesja. Policia i thotë Gazetasi.al, se pasi i ka dëgjuar të dyja palët, ua ka bërë të qartë se në rast problemesh të tilla, duhet të ndjekin rrugën ligjore, por cila është ajo, asnjë nga palët nuk e di./Gazeta Si

Kandidatët e Rithemelimit për 6 marsin/ Reagon PD: Farsa dhe mashtrimi i radhës i Berishës

Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni për Rithemlimin bëri sot publike emrat për zgjedhjet e 6 marsit. PD shkruan se me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale.

Sipas PD, Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e “non gratës” së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e rradhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e non gratës së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i rradhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij.”

Në prag tragjedie, “Benzi” përplaset me karburantin në Vlorë

Vlorë -Me datë 29.01.2022, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, pranë një karburanti automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin F. Xh., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me pompën e benzinatos së karburantit.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, shtetasi G. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.