Aplikacion
Dizajneri francez Manfred Thierry Mugler ndërroi jetë të dielën në moshën 73-vjeçare për “shkaqe natyrore”, njoftoi agjenti i tij.
Një ish-balerin, koleksionet e guximshme të Mugler-it ishin në krye të stilit të strukturuar, dekadent që u bë i njohur si “veshja e pushtetit”. “Ai ishte i përjetshëm dhe përpara kohës së tij,” tha supermodelja Jerry Hall – imazhi i parfumit të tij më të shitur, Angel – për stilistin në vitin 2019.

Ndonëse Mugler u tërhoq nga shtëpia e modës që mbante emrin e tij në vitin 2002, ai nuk hoqi dorë nga stilimi i rrobave. Përmendim këtu për shembull veshjet e Beyoncé-s si alter-egoja e saj Sasha Fierce frymëzuar nga fantashkenca në fund të viteve 2000. Ai gjithashtu krijoi kostume për Lady Gaga dhe Cardi B. Në vitin 2019, Mugler krijoi fustanin e Kim Kardashian në Met Gala që “pikonte” kristale.

I lindur në Strasburg në dhjetor 1948, ai shkoi në Paris në moshën 20-vjeçare dhe krijoi labelin e tij “Cafe de Paris” në vitin 1973, një vit para se të themelonte Thierry Mugler.
Komuniteti LGBTQ ishte një burim i shpeshtë talentesh dhe frymëzimi për dizajnerin. Mugler paraqiti modele trans në shfaqjet e tij që në vitet 1980. Nga fundi i viteve 1990, emri Mugler u lidh më shumë me aromën sesa me modën, falë parfumit të suksesshëm Angel.
Dizajneri do të shpallte bashkëpunime të reja në fillim të kësaj jave, tha agjenti i tij Jean-Baptiste Rougeot për Agence France-Presse.
Shpërthimi në banesën e familjes Duka, reagon MetaPresidenti Meta reagon pas ngjarjes së shpërthimit në banesën e familjes Duka, në një reagim në Facebook, ai u bën thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.
Postimi i plotë
Zbulohet mesazhi kërcënues me jetë që mori Armando Duka
Armando Duka zbuloi në Opinion mesazhin kërcënues me jetë që mori.
Në mesazh, dërguesi, i kërkon të dorëhiqet ose e presin 50 plumba në kokë.
‘Ti lun me 2 standarte. Ti kurv tallesh me lekt tona. Per 24 or jep dorheqjen ose 60 plumba i ke ne kok si kurv si je. Betimi u be e i pakthyshem ”
View this post on Instagram
Nga stresi, te meditimet dhe frymëzimi: 10+ aplikacionet më të mira për të mbajtur trurin aktiv
Pavarësisht nëse jeni duke pasur probleme me rutinën e punës nga shtëpia ose ndiheni të mbingarkuar nga stresi i përditshëm, të mbash mendjen aktive mund t’ju ndihmojë të jeni më të qetë. Qëndrimi mendërisht aktiv mund të zvogëlojë gjithashtu rrezikun për stres me kalimin e kohës.
Kur bëhet fjalë për shëndetin mendor, mbajtja e trurit aktiv është bërë më e rëndësishme se kurrë. “Qëndrimi i zënë na ndihmon të përqendrohemi ‘këtu’ dhe ‘tani’ dhe na largon nga shqetësimet tona,” tha për Healthline Dr. Divyansu Patel, një specialist i psikiatrisë.
Aplikacionet, të cilat mund të variojnë nga zgjidhjet e puzzle-ave deri te mësimi i gjuhëve të reja, mund të bëjnë një ndryshim të madh në jetën e përditshme. Sam Nabil, terapist në Naya Clinics, thotë se disa studime theksojnë se praktika e të mësuarit të një gjuhe të re kontribuon në plasticitetin konjitiv dhe përmirëson aftësinë e trurit për të përthithur informacione të reja.
Më e mira në përgjithësi: Lumosity
Më e mira për opsione falas: Duolingo
Më e mira për reduktimin e ankthit: Calm
Më e mira për forcimin e aftësive njohëse: PsychologyCompass
Më e mira për meditimet: Headspace
Më e mira për reduktimin e stresit: Ten Percent Happier
Më e mira për vetëdije: Insight Timer
Më e mira për frymëzim: TED
Më e mira për produktivitetin: Forest
Më e mira për lidhje: Words With Friends
Më e mira për puzzle-it: Chess – Play and Learn
Nga metaverse te makinat, ku po investojnë më shumë firmat e mëdha të teknologjisë në SHBAPërktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Kur shefat e korporatave duan t’u bëjnë përshtypje investitorëve, ata gjithnjë e më shumë përpiqen të kenë një staf të mirë-informuar, inteligjent dhe të përkushtuar dhe sigurisht fokusohen tek risitë. Risitë janë ato që bëjnë diferencën ndërmjet kompanive të teknologjisë dhe gjatë dekadës së fundit këto risi janë dyfishuar.
Sipas disa kritikëve, gjatë gjithë asaj dekade, sektori i teknologjisë nuk ka orfruar aq inovacione sa priteshin. Tim Cook, shefi i Apple, tha se viti 2020 ishte “viti më i mirë i inovacionit” për firmën, falë lancimit të iPhone më të ri, Mac,pajisjeve dhe shërbimeve të tjera.
Po, fuqia kompjuterike vazhdoi të shënonte rritje.
Në vitin 2020, një raport nga një nënkomitet në Kongresin Amerikan tha se dominimi i teknologjisë kishte “dobësuar inovacionin”. Një kundërargument është se konkurrenca në teknologji nuk është zhdukur. Është e vështirë të gjesh një pjesë të industrisë ku dy ose më shumë nga pesë kompanitë më të mëdha: Alphabet, Amazon, Apple, Meta dhe Microsoft nuk po konkurojnë me njëra-tjetrën, raportona abcnews.al
Një tjetër arsye është se kur bëhet fjalë për inovacionin teknologjik, konkurrenca nuk është domosdoshmërish ajo që ka më shumë rëndësi. Rob Atkinson, kreu i Fondacionit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit, argumenton se diçka e ngjashme është mëse e vërtetë sot: Big Five janë “oligopoli që përdorin fuqinë e tyre të tregut për të fituar edhe më shumë”.
Pasi janë rritur eksponencialisht, ata janë të gjithë të vetëdijshëm se mungesa e ndryshimit transformues mund t’i nxjerrë ata jashtë lojes në të ardhmen, Për të kuptuar strategjitë e tyre, The Economist ka analizuar një sërë të dhënash mbi aktivitetet e Big Five, duke përfshirë fokusin teknologjik të kompanive, profilet e punonjësve të tyre në LinkedIn dhe patentat.
Nuk ka asnjë dyshim që kompanitë më të mëdha të teknologjisë amerikane po shpenzojnë shumë të mëdha parash për kërkimin dhe zhvillimin. Në vitin 2020, shpenzimet publike dhe private të Amerikës për kërkimin dhe zhvillimin u rritën në 713 miliardë dollarë. Në vitin 2021 Big Five shpenzoi 149 miliardë dollarë, ekuivalente me një të katërtën e atij totali (megjithëse një pjesë e këtyre parave nuk shpenzohen në Amerikë).
Ky është dukshëm më i lartë se buxheti më i madh i qeverisë për kërkim dhe zhvillim. Është e vërtetë që regjimi i taksave inkurajon që shpenzimet të reduktohen si në kërkim dhe zhvillim. Por kjo vështirë se mund të shpjegojë rritjen prej 34% që nga viti 2019: regjimi tatimor ka mbetur i njejtë gjatë gjithë asaj kohe, raporton abcnews.al
Shpenzimet kapitale – janë rritur gjithashtu, në 131 miliardë dollarë në vit. Në 12 muajt e fundit, fluksi i parave të Big Five nga operacionet e investuara në kërkim dhe zhvillim dhe shpenzimet kapitale ishte 53%. Kjo krahasohet me një mesatare prej 32% për të gjitha firmat s&p500 ( Indeksi i tregut)
Një arsye për shpenzime vërtet të mëdha janë pikërisht kompanitë e mëdha. Të ardhurat e Big Five, të cilat kanë një vlerë tregu të kombinuar prej mbi 9 trilion dollarë, pothuajse u trefishuan midis 2015 dhe 2020.
Shpenzimet për kërkim dhe zhvillim u rritën me një të tretën gjatë të njëjtës periudhë, nga rreth 9% e shitjeve në 12%, dhe shpenzimet kapitale u rritën me më shumë se një të katërtën, duke u rritur me 2% në rreth 9% të shitjeve.
Por një pjesë thelbësore e saj është se ka qëllime specifike që firmat duan të arrijnë dhe që kërkojnë shumë kërkim dhe zhvillim. Apple është në kërkim të harduerit që do të bëhet iPhone i ri, qoftë makinë apo kufje e realitetit virtual (vr). Amazon po përpiqet të përmirësojë efikasitetin dhe sistemin e shpërndarjes dhe të zgjerojë gamën e industrive që po përdorin shërbimet e Uebit të Amazon.
Studiuesit në Big Five publikuan mbi 16,000 studime shkencore në pesë vite deri në vitin 2019, duke ofruar njohuri për atë që po ndodh. Si rezultat, kompania Alphabet është institucioni i katërt më i lartë i korporatës, i cili mat ndikimin e kërkimit akademik. (Roche, një firmë zvicerane e kujdesit shëndetësor, kryeson listën). Apple është shumë më i rreptë në lidhje me publikimin. Por kjo nuk do të thotë se është më pak inovative, raporton abcnews.al
Makina dhe metaverse
Analistët mendojnë se diku midis 5% dhe 20% e shpenzimeve masive të kërkimit dhe zhvillimit të gjigantëve të teknologjisë shkon drejt asaj që ne e quajmë “teknologji kufitare”: metaverse, automjete autonome, kujdes shëndetësor, hapësirë, robotikë, kripto dhe informatikë kuantike.
Ne vlerësuam blerjet, investimet dhe të dhënat e punësimit për të kuptuar interesat e secilës kompani. Gjatë tre viteve të fundit, Big Five kanë blerë 110 kompani, sipas të dhënave nga PitchBook, një grup kërkimi (këto të dhëna nuk përfshijnë blerjen prej 69 miliardë dollarësh të Activision Blizzard nga Microsoft).
Në shumicën e rasteve, marrëveshja nuk është bërë publike. Nga 40 marrëveshjet e vlerësuara, vlerësimi total ishte afërsisht 50 miliardë dollarë. Mbi një e katërta e firmave janë të specializuara në AI ose në grumbullimin e të dhënave, raporton abcnews.al
Ndoshta një e katërta e tyre po zhvillonin teknologji kufitare. Microsoft është kompania që ka shpenzuar më shumë. Në prill, kompania ra dakord të blinte Nuance Communications, një ofrues cloud dhe softuerësh i përqendruar në kujdesin shëndetësor, për 19.7 miliardë dollarë, në blerjen më të madhe për të cilën kemi të dhëna në tre vitet e fundit.
Ajo gjithashtu ka blerë startup që lehtëson shërbimet e cloud, si Mover.io, i cili ndihmon bizneset të zhvendosin të dhënat në cloud, dhe CloudKnox, një firmë e sigurisë kibernetike. Google, i cili qëndron pas Microsoft dhe Amazon bleu tre firma të veshjeve, duke përfshirë Fitbit, për të cilën shpenzoi 2.1 miliardë dollarë, duke reflektuar interesin e saj në rritje për kujdesin shëndetësor, raporton abcnews.al
Meta bleu tetë firma, duke përfshirë BigBox vr dhe Downpour Interactive. Apple bleu katër të tjera, duke përfshirë Next vr dhe IKinema. Nga 101 kompanitë në të cilat PitchBook tregoi të dhënat se cilat firma kanë investuar gjatë tre viteve të fundit, më shumë se një e treta janë aktive në teknologjinë kufitare.
Këtu bën përjashtim Apple. Marrin si shembull 5 investitorët që prodhojnë makina. Amazon investoi në dy, Aurora dhe Rivian. Kjo e fundit, në të cilën ka 20% të aksioneve, kapi vlerën e 67 miliardë dollarësh.
Për më tepër, vitin e kaluar Amazon bleu Zoox për 1.3 miliardë dollarë, i cili si Aurora fokusohet në automjetet autonome. Analistët dyshojnë se interesi i menjëhershëm i Amazon në këtë sektor qëndron në aftësinë për të qënë me efikas dhe i lirë. Google investoi gjithashtu në dy kompani të makinave: Waymo dhe Nuro, raporton abcnews.al
Apple, në vitin 2019 bleu Drive. Projekti i tij Titan synon të lançojë një automjet në vitin 2025. Këtë javë Microsoft iu bashkua garës, me një investim në Wayve, një firmë e makinave me bazë në Londër. Në përgjithësi, 9% e investimeve të bëra nga kompanitë e mëdha të teknologjisë janë në makina në krahasim me vetëm 2.4% për industrinë e kapitalit sipërmarrës.
Alphabet, Amazon dhe Microsoft gjithashtu kanë filiale të veçanta investimi. Që nga viti 2019, armët e kapitalit sipërmarrës të Alphabet (Gradient Ventures dhe gv) dhe njësia e saj e kapitalit privat (CapitalG) kanë nënshkruar 400 marrëveshje. Rreth 100 prej tyre kanë qenë për firmat që punojnë në shkencat e jetës ose kujdesin shëndetësor – një zonë që firmat e teknologjisë e shohin si interesante.
Investimet kapitale të Google përfshijnë Editas Medicine, një kompani e modifikimit të gjenomit dhe Adagio Therapeutics, një firmë për zbulimin e barnave. 45 investime të tjera nga Google kanë qenë në firma fintech si Botkeeper, një shërbim i kontabilitetit, raporton abcnews.al
Firma të tjera teknologjike kanë ndërmarrë veprime të ngjashme. Apple bleu Mobeewave, një startup në vitin 2020. Vitin e kaluar Amazon bleu Perpule, një firmë indiane fintech dhe po punon me Goldman Sachs për të zgjeruar ofertat rreth kredive të kompanisë. Perpule dhe një numër firmash të tjera fintech janë pjesë e një tendence tjetër: nga 101 firmat ku titanët e teknologjisë janë përqëndruar më shumë që nga viti 2019, 24 vijnë nga India, më shumë se çdo vend tjetër përveç Amerikës.
Amazon ka krijuar një aksion në BankBazaar, një treg financiar në internet me bazë në Chennai. Në vitin 2020 Google tha se planifikonte të investonte 10 miliardë dollarë në firmat e teknologjisë indiane gjatë pesë deri në shtatë vitet e ardhshme. Në përgjithësi, teknologjitë e mëdha duken shumë më të gatshme për të investuar në Indi sesa firmat amerikane.
Një mënyrë tjetër për të vlerësuar kompanitë është se ku dëshirojnë të punojnë pjesa më e madhe. The Economist ekzaminoi profilet LinkedIn të punonjësve në Big Five për fjalët kyçe më të përdorura. Ne zbuluam një përvojë pune me ar ose vr(realiteti virtual dhe imagjinar) në 2-4% të profileve të lidhura me punonjësit e Metës, më shumë se me çdo firmë tjetër.
Numri i të punësuarve
Sipas Thinknum Alternative Data, një firmë kërkimore, gjigantët e teknologjisë po kërkojnë të punësojnë edhe në këto fusha. Meta dhe Amazon po kërkojnë rreth 200 punonjës për momentin- një fakt i habitshëm duke pasur parasysh se Amazon punëson 20 herë më shumë punonjës sesa Meta.
Disa punësime janë të profilit të lartë. Në qershor Apple punësoi Ulrich Kranz, dikur një drejtues i lartë në njësinë e automjeteve elektrike të bmw, për të përmirësuar Projektin Titan. Ajo gjithashtu ka punësuar dy drejtues nga Tesla, raporton abcnews.al
Gjithashtu Microsoft, Amazon dhe Google kanë aplikuar së fundmi për patenta të lidhura me kompjuterin kuantik. Më shumë se gjysma e aplikimeve për patentë të Metës që nga viti 2019 kanë ar ose vr. Në lidhje me fitimet, Meta, çuditërisht, është me e fokusuar tek metaverse; Microsoft dhe Google kanë më shumë gjasa të fokusohen te AI (inteligjenca artificiale).
Asgjë nga këto nuk do të thotë se oligopoli( është një formë tregu më shitës (ofrues) të pakët në numër por të rëndësishëm, secili prej të cilëve e di që një vendim i tij ka një ndikim të madh mbi gjithë tërësinë tregut, dhe konkurrencën në të) i Atkinson po investon në një mënyrë që mund të maksimizojë vetë inovacionin, e lëre më përfitimet ekonomike dhe sociale që mund të sjellë.
Është e vështirë të mos besohet se madhësia e madhe e këtyre pushtetarëve përbën një lloj bllokimi në përpjekjet radikale për të riformuar botën. Por edhe pse çdo kompani ka interesat e saj të veçanta, tabloja jonë e prioriteteve tregon se në shumë sektorë ka vërtet konkurrencë.
Dhe pavarësisht se risia është një fjalë e lehtë për tu thënë, është shumë më e vështirë të investosh në shumë të mëdha dhe në burime. Është më pozitive që kompanitë e mëdha teknologjike të marrin përsirpër rreziqet se sa thjesht të qëndrojnë në hije dhe të rrisin qiratë e tyre.
Shpërthimi në banesën e familjes Duka, vjen reagimi i fortë i BashësKreu i PD Lulzim Basha, reagon pas ngjarjes së shpërthimit në banesën e familjes Duka, në një reagim në Twitter ai shprehet se zhvillimet e FSHF-së tregojnë degradimin e pushtetit.
Postimi i plotë
Zhvillimet rreth FSHF-së, tregojnë edhe njëherë degradimin e një pushteti të korruptuar që qëllim të vetëm ka zaptimin me çdo mjet, të çdo institucioni. Strategjia e tensionit e shpalosur ditën e sotme, që kulmoi me eksplozivin e vendosur këtë mbrëmje në banesën e familjes Duka duhet të ndërpritet me urgjencë dhe drejtësia të mos qëndrojë duarkryq.
Konflikti Rusi-Ukrainë, NATO dërgon përforcime, SHBA 8500 trupa në gatishmëriNATO-ja tha të hënën se ka vënë në gjendje gatishmërie trupat e saj dhe po dërgon anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, ndërkohë që Pentagoni tha se ka vënë deri në 8,500 trupa në gatishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë, nëse aleanca e NATO-s aktivizon një forcë të reagimit të shpejtë.
Njoftimi nga Pentagoni, i bërë i ditur nga zëdhënësi John Kirby, është sinjali më i fundit i vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara në kushtet e grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.
Zoti Kirby qartësoi se ende nuk ishte marrë një vendim nëse do të dërgoheshin trupat.
NATO-ja denoncoi Rusinë për përshkallëzim të tensioneve në lidhje me krizën në Ukrainë. Zyrtarët e NATO-s gjithashtu thanë se aleanca mund të dërgonte trupa shtesë në krahun e saj juglindor.
Duke përshëndetur një sërë dislokimesh të njoftuara nga anëtarët e aleancës ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se aleanca e NATO-s do të marrë “të gjitha masat e nevojshme”.
Vendimi është një shenjë e mëtejshme se Perëndimi po përgatitet për një sulm të Rusisë mbi fqinjin e saj, pasi Moska grumbulloi rreth 100,000 trupa në kufirin me Ukrainën.
“Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive”, tha zoti Stoltenberg përmes një deklarate.
Ai më vonë tha në një konferencë shtypi se aleanca e NATO-s mund të dërgojë përforcime shtesë në rajon.
“Ne po shqyrtojmë gjithashtu dërgimin e njësive të tjera luftarake… në juglindje të aleancës”, tha zoti Stoltenberg.
NATO-ja tani ka rreth 4,000 trupa në batalione shumëkombëshe të dislokuara në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, të mbështetura me tanke, njësi të mbrojtjes ajrore dhe njësi të inteligjencës dhe survejimit.
Rusia ka mohuar akuzat se po planifikon pushtimin e Ukrainës. Por, pasi shkaktoi krizën duke e rrethuar Ukrainën me forca nga veriu, lindja dhe jugu, Moska tani po përdor reagimin e Perëndimit si provë për të mbështetur argumentin e saj se Rusia është vënë në shënjestër dhe nuk është ajo që nxit agresionin.
Zyrtarët amerikanë thanë se Pentagoni po përfundonte përpjekjet për të identifikuar njësi specifike që mund të dislokonte në krahun lindor të NATO-s.
Një zyrtar amerikanë tha se deri në 5,000 trupa mund të dislokohen, ndërsa një diplomat i NATO-s tha se Uashingtoni po shqyrtonte transferimin gradual të një pjese të trupave amerikane nga Evropa Perëndimore në atë Lindore në javët e ardhshme.
Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një video-konferencë me udhëheqësit evropianë më vonë të hënën, si pjesë e koordinimit me aleatët për t’iu përgjigjur grumbullimit të forcave të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.
TENSIONET NE RRITJE
Danimarka, Spanja, Franca dhe Holanda po planifikojnë ose po shqyrtojnë dërgimin e trupave, avionëve dhe anijeve ushtarake në Evropën Lindore, tha NATO-ja. Ukraina ndan kufijtë me katër vende të NATO-s: Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë.
Një zyrtar polak tha se Varshava nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë.
E shqetësuar për situatën, Britania tha se po tërhiqte një pjesë të personelit nga ambasada e saj në Ukrainë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin urdhëruar anëtarët e familjeve të diplomatëve të largoheshin. Diplomatët amerikanë po lejohen gjithashtu të largohen vullnetarisht.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi Perëndimin për “histeri” dhe nxjerrje të informacioneve “të mbushura me gënjeshtra”.
“Sa i përket veprimeve specifike, ne shohim deklarata të Aleancës së Atlantikut të Veriut rreth përforcimit, tërheqjes së forcave dhe burimeve në krahun lindor. E gjithë kjo çon në faktin se tensionet po rriten,” tha ai.
“Kjo nuk po ndodh për shkak të asaj që po bëjmë ne. E gjithë kjo po ndodh për shkak të asaj që NATO-ja dhe SHBA-ja po bëjnë dhe për shkak të informacionit që po përhapin”, tha Dmitry Peskov.
Tregjet globale të aksioneve ranë nga perspektiva e një sulmi rus. Rubla arriti nivelin më të ulët në 14 muaj kundrejt dollarit dhe aksionet ruse ranë gjithashtu.
Rusia ka përdorur grumbullimin e trupave të saj për të tërhequr Perëndimin në diskutime pasi ka paraqitur kërkesat për të riformatuar hartën e sigurisë së Evropës. Ajo dëshiron që NATO-ja të mos pranojë kurrë Ukrainën si anëtare të saj dhe të tërheqë trupat dhe armët nga vendet ish-komuniste të Evropës Lindore që iu bashkuan pas Luftës së Ftohtë.
Uashingtoni thotë se këto kërkesa nuk janë pikënisje për bisedime, por është gati të diskutojë ide të tjera mbi kontrollin e armëve, vendosjen e raketave dhe masat e ndërtimit të besimit.
Rusia po pret një përgjigje me shkrim këtë javë nga Shtetet e Bashkuara pasi bisedimet të premten e kaluar – raundi i katërt këtë muaj – nuk dhanë ndonjë përparim.
“E DHIMBSHME, E DHUNSHME DHE E PËRGJAKSHME”
I pyetur nëse mendonte se një pushtim ishte i pashmangshëm, kryeministri britanik Boris Johnson u tha gazetarëve se inteligjenca ishte “shumë e zymtë në këtë pikë” por se “logjika ende mund të mbizotërojë”.
Ai përsëriti paralajmërimet perëndimore se pushtimi i Ukrainës do të ishte “i dhimbshëm, i dhunshëm dhe i përgjakshëm” për Rusinë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të kujdesshëm ndaj synimeve të Rusisë që kur ajo pushtoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore në vitin 2014, i kanë thënë Rusisë se do të përballet me pasoja të forta nëse sulmon sërisht.
Në takimin e tyre në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE-së paralajmëruan Rusinë se do të përballej me pasoja “të rënda” nëse sulmon Ukrainën, por janë të ndarë rreth asaj se sa të ashpra do të jenë masat ndaj Moskës dhe nuk dhanë hollësi në lidhje me ato.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i tha presidentit të BE-së Charles Michel me telefon se ishte e rëndësishme për Kievin që BE-ja të tregojë unitet.
“Ukraina nuk do të bjerë në provokime dhe së bashku me partnerët e saj do të qëndrojë e qetë dhe e përmbajtur”, tha zyra e presidentit.
Komisioni Evropian, propozoi një paketë ndihmash financiare prej 1.36 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të zbusë efektet e konfliktit me Rusinë.
Një burim i delegacionit rus tha se këshilltarët politikë nga Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania do të takohen në Paris të mërkurën për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainën lindore, ku që nga viti 2014 janë vrarë rreth 15,000 njerëz. Përpjekjet e mëparshme nuk kanë arritur të japin ndonjë përparim.
Disa vende, duke përfshirë Francën, Norvegjinë dhe Letoninë, kanë paralajmëruar qytetarët e tyre kundër udhëtimeve jo thelbësore në Ukrainë./VOA
Sot i tha rrotë k…, por ja si e quante Veliaj tre ditë më parë Sulejman MemënTre ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj në përpjekje për të bërë për vete anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, zhvilloi një takim informal edhe me kreun e këtij organizimi, Sulejman Mema. Ai e priti atë në zyrën e tij dhe siç e ka zakon, në fund të takimit nuk harroi të bëjë edhe disa foto me të, një prej të cilave e publikoi edhe në llogaritë e tija në rrjetet sociale. Madje për të treguar se kishte besim tek ai dhe se ai duhet të ishte në krahun e tij në betejën për FSHF-në, në një koment që shoqëronte foton në rrjetet sociale ai e quajti Memën edhe si mik të tijin.
“Me mikun e mirë Sulejman Mema që le stafetën si drejtues i Shoqatës Rajonale të Tiranës pas kaq viteve kontribut idealist në futboll !
Mirënjohje maestro! Koha që futbolli t’i kthehet idealistëve, jo llumit që shet ndeshje e vjedh fondet e fëmijëve që jep FIFA/UEFA”, shkroi Veliaj.
Por ose vet Veliaj nuk kishte ditur t’i përcillte ashtu siç duhet mesazhin e tij para votimit për zgjedhjen e drejtuesit të ri të shoqatës, ose Mema nuk ka arritur ta marrë siç duhet.
Kjo pasi dje dy ditë më pas në një takim të zhvilluar me përfaqësues të shoqatës, Veliaj nuk do të ngurronte që ta cilësonte edhe Memën si rrotë k….
Ndërkohë që Mema nuk do t’i bindej thirrjes së Veliajt dhe sot do të merrte pjesë në takimin e shoqatës duke zgjedhur Krenar Alimehmetin kryetar të ri.

Franca këshillon qytetarët: Shmangni udhëtimet në Ukrainë
Franca po këshillon qytetarët e saj që të shtyjnë udhëtimet e panevojshme në Ukrainë, ku tensionet me Rusinë fqinje po përshkallëzohen.
“Për aq sa është e mundur, rekomandohet që të shtyni udhëtimin e panevojshëm ose jo urgjent në Ukrainë,” tha Ministria e Jashtme franceze në një deklaratë duke përditësuar këshillat e saj të udhëtimit.
Tensionet mes Moskës dhe Kievit janë përshkallëzuar, ndërsa Rusia ka pozicionuar trupat ushtarake në kufi me Ukrainën.
Nga ana tjetër, SHBA dhe BE kanë kërcënuar Rusinë për sanksione të ashpra në rast se pushton Ukrainën. SHBA dhe Britania kanë nisur evakuimin e stafeve të tyre nga ambasadat në Kiev.
Shpërthimi në Tonga ishte më i fuqishëm sesa bomba atomike!Shpërthimi vullkanik në Tonga, i cili ka nxitur një cunami, ka qenë qindra herë më i fuqishëm sesa bomba atomike që Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka thënë Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA).
Shpërthimi ka “zhdukur” një ishull vullkanik në veri të kryeqytetit të Tongas, Nuku’aloda, ka thënë NASA.
Tonga ka thënë që më shumë se katër të pestat e popullsisë janë prekur nga cunami dhe hiri vullkanik.
Tre persona janë shpallur të vdekur si pasojë e cunamit.
Para shpërthimit, ishulli vullkanik ka qenë i përbërë nga dy ishuj të ndarë, të cilët janë bashkuar më 2015.
NASA ka thënë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë toka e re është zhdukur.
Sasia e madhe e hirit, gazrave dhe copëzave të shpërthimit janë kthyer në sfida të mëdha për zyrtarë të Tongas.
Pas shpërthimit vullkanik dhe cunamit, ka pasur shqetësime se burimet e ujit janë kontaminuar nga hiri, duke rritur rrezikun për kolerë dhe diarre.
Megjithatë, në testet e kryera së fundi është kuptuar se uji është i pijshëm.
Hiri vullkanik dhe emetimet vazhdojnë të përbëjnë problem.
Ekspozimi në këtë ambient mund të shkaktojë probleme në frymëmarrje, të ndikojë në sistemin kardiovaskular dhe të irritojë mushkëritë, sytë dhe lëkurën./REL