Aplikacion
Rekorde infektimesh po thuhen dita ditës në Francë ku në një ditë u identifikuan mbi 368 mijë raste të reja. Problem në këtë vend mbetet mbipopullimi i spitaleve pasi ka rreth 22 mijë të shtruar nga të cilët 3900 janë në terapi intensive.
Në Itali u raportuan të martën mbi 220 mijë raste të reja, një shifër e padëgjuar ndonjëherë gjatë pandemisë. Autoritetet raportuan edhe 294 viktima, me një rritje të lehtë në krahasim me një ditë më parë.
Edhe Gjermania tejkaloi shifrën e 80 mijë të infektuarve në 24 orë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Vetëm 1 javë më parë të prekurit ditore ishin vetëm 58 mijë dhe kjo rritje i atribuohet përhapjes së variantit Omikron. Ajo që bie në sy është numri i ulët i viktimave.
Edhe Britania e Madhe raportoi 120 mijë të infektuar në një ditë, me një rënie në krahasim me një ditë më parë.
Por pavarësisht kësaj rritjeje të shifrave alarmante Agjencia Europiane e Barnave thotë se Omikron po e transformon Covid-19 në një sëmundje endemike me të cilën njerëzimi mund të mësojë të jetojë. EMA shprehu dyshime edhe për dozën e katërt, duke shpjeguar se dozat e përsëritura nuk janë një strategji e “qëndrueshme” pasi imunizimi natyral do të jetë ilaçi më i mirë.
Princi Andrew dështon të rrëzojë padinë për abuzim seksual në SHBA
Një gjykatës amerikan ka refuzuar kërkesën e Princit Andrew të Britanisë për të rrëzuar padinë e Virginia Giuffre, e cila akuzon Dukën e Jorkut se ka abuzuar me të seksualisht kur ajo ishte 17 vjeç, si edhe thotë se është trafikuar nga financieri i ndjerë Jeffrey Epstein.
Në një vendim që u bë publik të mërkurën, gjykatësi i qarkut të SHBA, Lewis Kaplan në Manhattan tha se shqyrtimi i përpjekjeve të princit për të hedhur dyshime mbi akuzat e Giuffre ishte i nxituar, edhe pse ai do të lejohej ta bënte diçka të tillë në gjyq.
Avokatët e Andrew dhe Giuffre nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.
Andrew ka mohuar akuzat e Giuffre, e cila thotë se ai e ka detyruar të kryejë marrëdhënie me të më shumë se dy dekada më parë, në shtëpinë e ish-bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, në Londër, dhe se kishte abuzuar me të në dy prona të tjera të Epstein.
Ghislaine Maxwell është e dënuar për shkelje seksuale. Ajo u shpall fajtore në vitin 2021 për trafikim seksual të fëmijëve dhe vepra të tjera në bashkëpunim me financierin Jeffrey Epstein, të akuzuar po ashtu për abuzim seksual.
Inter fiton Superkupën përballë Juventus, Sançez shënon në minutën 121Interi ka siguruar sot SuperKupën e Italisë, duke mundur pas kohëve shtesë Juventusin me shifrat 2-1. Ekipi zikaltër ka triumfuar në një ndeshje dramatike, të vendosur nga goli i Aleksis Sançez në minutën e 121-të.
FORMACIONET ZYRTARE
Inter: Handanoviç, Skirnjiar, De Vraj. Bastoni, Dumfrajs, Barela, Brozoviç, Çalhanoglu, Perishiç, Xheko, L. Martinez.
Trajner: S. Inzagi
Juventus: Perin, De Shiljo, Rugani, Kielini, Aleks Sandro, MekKeni, Lokateli, Rabio, Bernardeski, Kulusevski, Morata.
Trajner: M. Alegri
⏱ 120+’) ⚽️ BUUUUT D’ALEXIS !!!!
INTER ? 2-1 ⚫️ JUVE#SuperCopa2022 | #InterJuve
pic.twitter.com/Q6RyAGYFfE— JOOJ (@WooTyyt) January 12, 2022
Dështon takimi NATO-Rusi, palët nuk tërhiqen nga qëndrimetAlexis Sanchez ?? wins the Supercoppa Italiana for Inter in the 121st minute against Juventus ? #InterJuve pic.twitter.com/ehKaQxxoKB
— RouteOneFootball (@Route1futbol) January 12, 2022
Teksa tensionet mes NATO-s dhe Rusisë rriten, përfaqësues nga të dyja palët u takuan të mërkurën në selinë e Aleancës në Bruksel.
Por bisedimet e vështira nuk prodhuan një rezultat domethënës dhe ngërçi mbi çështjen e Ukrainës vazhdon.
Rusia, që ka mobilizuar 100 mijë trupa në kufi me fqinjin e saj, thotë se Kievi nuk duhet të bashkohet me NATO-n. Nga ana tjetër, Organizata akuzon Moskën për sjellje agresive dhe insiston për politikën e dyerve të hapura.
“Aleatët janë dakord se i takon vetëm Ukrainës dhe shteteve anëtare të vendosin se kur ky vend është gati të anëtarësohet. Askush tjetër s’mund të vendosë dhe Rusia nuk mund të vërë veton nëse Ukraina duhet të bëhet apo jo vend anëtar”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Por ndërsa NATO fokusohet tek Ukraina, një analist në Moskë thotë se tregimi i muskujve nga Rusia në kufi duhet konsideruar si pjesë e një strategjie më të madhe të Kremlinit.
“Nga këndvështrimi rus nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën, por për mënyrën se si po strukturohet ambienti i sigurisë në Evropë. Dhe kjo ide, që mbizotëron që prej fundit të Luftës së Ftohtë, është se bërthama e sigurisë evropiane është NATO. Dhe ajo që Rusia synon në bisedime është organizimi ndryshe i këtij strukturimi”, tha Fyodor Lukyanov, gazetar.
Se çfarë do të bëjë Kremlini mbetet enigmë. Ndërsa gazetarët hedhin poshtë mundësinë e pushtimit të Ukrainës, ata thonë se Rusia ndihet e kërcënuar nga zgjerimi i NATO-s në ish-republikat sovjetike.
Megjithatë, të dyja palët kanë vendosur të vijojnë dialogun dhe të takohen sërish.
Intervista e plotë e Escobar: Kontrolli i një partie politike s’mund të merret me dhunëZv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar dënoi dhunën e fundjavës së kaluar në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike. Escobar tha për Zërin e Amerikës se mbështetja në protesta në rrugë nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje e elektoratit dhe rikonfirmoi se ka marrëdhënie të mira me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha. Në intervistën me kolegen Keida Kostreci, zoti Escobar foli edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë – Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.
Zëri i Amerikës: Zoti Escobar, situata në selinë e partisë kryesore të opozitës në Shqipëri, Partisë Demokratike u bë e dhunshme fundjavën e kaluar. Çfarë mendimi keni për atë që ndodhi atë ditë dhe në përgjithësi për atë që po ndodh në Partinë Demokratike?
Gabriel Escobar: Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike. Dhe ne e dënojmë këtë. Ne jemi të bashkuar me partnerët tanë evropianë në dënimin e (dhunës) dhe shpresojmë që të mos ndodhë më. Gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike.
Zëri i Amerikës: Ju thoni se shpresoni që të mos ndodhë më, por zoti Berisha ka thënë se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet e tij…
Gabriel Escobar: Kjo është për të ardhur keq dhe mendoj se qëndrimi ynë për zotin Berisha është tashmë shumë i qartë.
Zëri i Amerikës: A jeni të shqetësuar për fatin e Partisë Demokratike? Ishte partia e parë që u krijua pas rënies së komunizmit, që solli pluralizmin dhe tani ajo është në një pozitë tejet të dobësuar.
Gabriel Escobar: U takon votuesve të përcaktojnë se në ç’pozitë janë partitë politike në Shqipëri. Është për të ardhur keq që megjithëse ne e konsiderojmë Partinë Demokratike një partner të rëndësishëm në Shqipëri, jo gjithkush që pretendon se është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i yni në këto momente.
Zëri i Amerikës: Para përcaktimit këtë vit nga Departamenti i Shtetit i zotit Berisha si persona non grata, ai ishte praktikisht në pension politikisht. Dhe tani ka kritikë, që thonë se pas këtij përcaktimi ai është kthyer me forcë dhe i mbështetur me energji nga përkrahësit e tij, duke u bërë faktor përsëri. Cili është reagimin juaj ndaj këtyre zërave?
Gabriel Escobar: Para së gjithash, përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin. Nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve të tij apo jetën e tij politike. Dhe ne u kemi bërë thirrje autoriteteve ta luftojnë korrupsionin kudo që ta identifikojnë dhe të ndjekin penalisht përgjegjësit. Përsa i përket rikthimit, nuk jam i sigurt se është tamam ashtu. Është e mundur që ai të ketë mbështetës. Por unë do t’u tërhiqja vëmendjen atyre që mendojnë se fakti që ai mund të nxjerrë përkrahës të dhunshëm në rrugë, sinjalizon një lloj mbështetjeje elektorale. Dyshoj që të jetë kështu. Dhe shpresoj që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje në këto lloj aktivitetesh.
Zëri i Amerikës: Megjithatë, duket se mbështetësit e tij po e përkrahin fuqishëm dhe duket që ai të ketë shumë të tillë…
Gabriel Escobar: Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën. Dua të flas për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Tani Shqipëria është një nga aleatët më të fortë dhe më të rëndësishëm që kemi në rajon. Marrëdhëniet tona në të gjitha aspektet, politike, strategjike, ushtarake dhe madje edhe ekonomike po rriten më shpejt se çdo marrëdhënie tjetër në rajon. Ne duam ta mbajmë të tillë. Kjo është e ardhmja. Nëse njerëzit, përfshirë përkrahësit e tij duan të shohin prapa, u takon atyre (të vendosin). Por ne shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë se Shqipëria ka një të ardhme shumë të ndritur përpara, nëse vazhdon në rrugën që po ecën, që është një orientim i fortë euroatlantik.
Zëri i Amerikës: Në çdo vend opozita është jetike për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Dhe ka nga ata që thonë se me atë që po ndodh tani me Partinë Demokratike, nuk po i kushtohet vëmendje mbikqyrjes së qeverisë dhe kryeministrit në Shqipëri, se si po e bëjnë ata punën e tyre. A është kjo shqetësuese për ju?
Gabriel Escobar: Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje.
Zëri i Amerikës: Dhe a do të ketë përcaktime të personave të tjerë?
Gabriel Escobar: E kam thënë se nuk më pëlqen të flas për sanksionet në përgjithësi, për shumë arsye, por kryesisht për faktin se nuk është kjo mënyra se si angazhohen Shtetet e Bashkuara në rajon, veçanërisht me Shqipërinë. Kemi aq shumë rrugë pozitive angazhimi dhe do të vazhdojmë t’i përdorim ato. Megjithatë, do të ketë përcaktime të tjera në rajon.
Zëri i Amerikës: Zoti Escobar, le të kalojmë tek Kosova. Vitin e kaluar nuk pati ndonjë përparim në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Madje pati një periudhë tensionesh të larta. SHBA dhe ju vetë e keni bërë të qartë se dëshironi që të realizohet sa më shpejt normalizimi i marrëdhënieve dhe arritja e një marrëveshjeje. Si mendon Uashingtoni që kjo mund të ndodhë, në kushtet e thellimit të hendekut mes dy vendeve?
Gabriel Escobar: Mbetet për t’u parë. Ne po e fillojmë këtë vit të ri me energji të ripërtërira dhe me një theks të ri për funksionimin e dialogut. Së shpejti do të bëj një udhëtim në rajon, së bashku me zotin Lajçak për të sinjalizuar mbështetjen tonë për dialogun dhe për të shfaqur angazhimin tonë në drejtim të funksionimit të dialogut. Është një dialog i udhëhequr nga BE-ja, por ne e mbështesim fuqimisht. Dhe unë shpresoj se do të bëjmë përparim. Por më duhet të them se në këtë drejtim, çështja e Serbisë dhe e Kosovës nuk ka lidhje thjesht me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën, por edhe me kolegët tanë në rajon. Dhe në këtë drejtim do të thoja se Shqipëria ka qenë shumë e dobishme. Tirana flet me të dyja palët në mënyrë konstruktive dhe mbështet plotësisht përpjekjet tona për të krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme mes Serbisë dhe Kosovës, gjë që ne e vlerësojmë.
Zëri i Amerikës: Doja t’ju pyesja edhe për shpresat e integrimit në BE për Shqipërinë duke pasur parasysh që zgjerimi nuk është një nga përparësitë kryesore të BE-së për momentin.
Gabriel Escobar: Unë shpresoj që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në një kohë të shkurtër, pasi ka bërë shumë në këtë drejtim. Është vend evropian nga aspekti kulturor, ekonomik dhe historik. Dhe argumenti ynë për ato pak vende të Bashkimit Evropian që janë skeptikë, është se nëse marrin si shembull përvojën tone amerikane me Shqipërinë dhe NATO-n, ata duhet ta dinë që Shqipëria do të jetë një anëtare e vlefshme dhe konstruktive, sepse e ka dëshmuar këtë në NATO.
Zëri i Amerikës: Cili është mendimi juaj për problemet që Bullgaria i ka krijuar Maqedonisë së Veriut? A do të vazhdojë të jetë një proces i përbashkët integrimi për këtë vend dhe Shqipërinë?
Gabriel Escobar: Mendoj se të dyja vendet kanë fituar të drejtën për të hapur konferencat ndërqeveritare. Ne e mbështesim një gjë të tillë. Ne e mbështesim anëtarësimin e të dyja vendeve, sa më shpejt të jetë e mundur. Po shohim sinjale pozitive si nga Sofia edhe Shkupi. Kështu që po, vazhdoj të shpresoj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të lëvizin me shpejtësi në atë drejtim.
Zëri i Amerikës: Shpresat për integrimin në BE janë paraqitur si argumente për të dyja vendet që të angazhohen në mënyrë konstruktive për një zgjidhje përfundimtare. Por duke qenë se zgjerimi nuk duket të jetë në krye të axhendës në BE, a është ky një mjet efektiv?
Gabriel Escobar: Mendoj se Bashkimi Evropian ka sinjalizuar disa herë që se zgjerimi është qëllimi i tyre strategjik. Qëndrimi ynë është se duhet të jetë një proces shumë më i shpejtë.
Dhe janë të shumtë ata në Bashkimin Evropian që pajtohen me ne në këtë drejtim. Pra duhet të ndodhë. Është një prioritet strategjik.
Kjo është një pjesë e Evropës. Është një pjesë integrale e Evropës dhe mendoj se popujt e këtij rajoni duhet të kenë një vend në tryezë në Bashkimin Evropian. Pra po, kjo do të vazhdojë të jetë politika jonë dhe do të vazhdojë të jetë pika kryesore e dialogut tonë me Evropën. Dhe besoj se edhe ata e e kanë të qartë këtë.
Zëri i Amerikës: Për Kosovën dhe për rajonin, ka qenë gjithmonë e rëndësishme përfshirja e fuqishme amerikane në mëmyrë që të ketë përparim. Në këtë vit të ri, a do të përfshihen më shumë Shtetet e Bashkuara në procesin e bisedimeve dhe në zbatimin politikës së administratës amerikane për njohjen reciproke midis dy vendeve?
Gabriel Escobar: Ne do të angazhohemi intensivisht me të dyja vendet. Po, ne do të tregojmë mbështetjen tonë për dialogun edhe me hapa konkrete. Ne do të ndihmojmë, do të punojmë me partnerët tanë evropiane që të realizohet çfarëdo që të vendoset në këtë dialog, në këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Pra, po, ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, por jo vetëm në Serbi dhe Kosovë, por në gjithë rajonin dhe jo vetëm për çështjet politike, por edhe çështjet ekonomike. Ne shohim shumë mundësi për zhvillim ekonomik në rajon, veçanërisht në Shqipëri dhe Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi, kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë në të gjitha drejtimet.
Zëri i Amerikës: Cili do të ishte apeli juaj në përgjithësi për udhëheqësit e këtij rajoni që ende është më i brishti i Evropës?
Gabriel Escobar: Do të thoja se ata duhet të përqendrohen tek pajtimi multietnik, tek integrimi ekonomik rajonal, tek standarded evropiane dhe krijimi i zonave të mundësive brenda Ballkanit Perëndimor nga të cilat të përfitojnë të gjithë njerëzit. Dhe mendoj se qeveria e Shqipërisë e ka ka nisur këtë me iniciativën e Ballkanit të Hapur që ne mendojmë se është një zhvillim pozitiv në rajon, ndaj shoh një të ardhme të ndritshme për rajonin. Ne duam të jemi pjesë e këtij procesi dhe e di që edhe Bashkimi Evropian ka të njëjtin qëndrim.
Zëri i Amerikës: Ju thoni se Ballkani i Hapur është një nismë pozitive, por a mund të jetë efektive pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit?
Gabriel Escobar: Nuk mundet. Dhe ky është kushti me të cilin ne e mbështesim: Së pari që të plotësojë standardet e Berlinit që ka vendosur Bashkimi Evropian. Dhe së dyti që të jetë i hapur për të gjitha vendet Dhe praktikisht nuk funksionon pa të gjitha vendet. Nuk mund të ndërpriten tubacionet, nuk mund të ndërpriten autostradat. Nuk mund të kesh një zonë të tregtisë së lirë nëse të duhet të ndalosh diku në mes të rrugës dhe të kesh kamionë që presin në radhë për pesë orë, kështu që nisma duhet t’i përfshijë të gjitha vendet në mënyrë që standardet të jenë evropiane sepse në fund të fundit, për të pasur një zonë të tregtisë së lirë, duhet të kesh institucione që të mund t’i menaxhojnë mallrat dhe paratë në mënyrë efektive.
Pra, bëhet fjalë për standarde dhe këto janë dy kushtet: që të jetë i hapur për të gjithë dhe të ndiqen standarde dhe institucionet e duhura. Këto janë kushtet e mbështetjes sonë për këtë projekt.
Berisha: SHBA-të kanë vetëm 2 rrugë me mua pas shpalljes “non grata”Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se SHBA kanë dy rrugë sipas tij pas shpalljes non grata: “T’i kërkojnë ndjesë ose të publikojnë një fakt të vetëm”.
Në një intervistë për RTK në Kosovë, Berisha deklaroi se betejën sot e bën vetëm dhe nuk ka nevojë për askënd tjetër ndërsa shtoi se SHBA mund të jetë kombi më i madh në botë por nuk mund të jetë më i madh se e vërteta.
“Shpallja e Sali Berishës non grata është rast unik në botë. Në gjithë listën e atyre që janë shpallur non grata nuk gjen asnjë që është shpallur non grata 8 vite pasi është larguar nga lidershipi i vendit. Duke mos pasur akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij. Shpallet non grata pasi humbet zgjedhjet partia që ai mbështeti. Unë nuk kam lobuar për të ma hequr këtë. Kam zgjedhur një rrugë. Gjykatën dhe transparencën. Kur shumë miq më kanë sugjeruar të merrem.
Në atë kohë atë betejë e kam bërë veten me veten time. Edhe këtë betejë e bëj vetëm. Nuk po e përdor këtë. SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. SHBA janë vend i madh dhe vend i lirë. Ato kanë një meritë. Ata njohin gabimin. Ata korrigjojnë gabimet. Kjo është një nga faktorët që i mban ato institucione afër realitetit.
Nuk ka asgjë të më shtyjë kundër SHBA. Por e konsideroj këtë gabim. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë ose të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit dhe pasurimit tim të paligjshëm. Sali Berisha në këtë rast do ishte i gatshëm të marrë çdo vendim kundër vetes së tij. SHBA janë vendi më i madh por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta”, u shpreh Berisha.
Berisha shtoi se nëse SHBA i kërkon ndjesë do të tërhiqet nga padia.
“Nëse vij në pushtet do shpall George Soros non grata. Unë vij në pushtet me vullnet të lirë të shqiptarëve”.
Ai tregoi pse vendosi të ndryshojë qëndrimin për kandidimin e tij për kryetar të PD. Berisha tha se mbështetja që ambasada amerikane i jep Lulzim Bashës është mbështetje ndaj pluralizmit.
“Unë kam deklaruar me datën 20 maj. Një ditë pas shpallje non grata. Unë deklarova se Sali Berisha heq dorë. Pastaj mendova pse ma bënë këtë. Çfarë bëra unë. Unë në 8 vite kam luftuar korrupsionin. Me mijëra statuse dhe me mijëra deklarata.
Unë nuk kam vënë firmë për asgjë. Mendova se këtë më bënë që të hesht. Atëherë thashë ti do kthehesh Sali në mënyrë që t’u dalësh zot edhe më shumë këtyre çështjeve. Mendoj se mbështetja e ambasadës amerikane ndaj Lulzim Bashës është goditje që i jepet pluralizmit. Ky është një gabim i tmerrshëm”, – tha ai.
Kush është i riu që humbi jetën sot në aksident rrugor në KukësNjë aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Kukës, ku për pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçar.
Mësohet se nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Sadri Duraku. Policia informoi se Duraku ishte duke ecur me biçikletë, kur është përplasur nga një 47-vjeçar me makinë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura Gjashtë-metroshe”. I riu ka humbur jetën në vendngjarje.
Një faqe që shpërndan lajme nga rajoni i Kukësit ka publikuar foto të të riut, ndërsa shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tij.
Çaji i bardhë apo jeshil – Cili është çaji më i mirë për organizmin?A e dinit se çaji i bardhë dhe ai jeshil vijnë nga e njëjta bimë që quhet Camellia Sinensis me origjinë nga Azia?
Dallimi thelbësor mes të dy çajrave vjen në momentin e mbledhjes. Gjethet e çajit të bardhë mblidhen nga bima kur janë akoma të papjekura mirë. Gonxhet e vogla mblidhen në pranverë dhe dalin vetëm një herë në vit.
Emri i çajit të bardhë vjen nga pushi i bardhë që mbulon gonxhet e vogla të çajit.
Nga ana tjetër, çaji jeshil prodhohet nga gjethet e sipërme të bimës të cilat mund të mblidhen gjatë gjithë vitit.
Pas këputjes së gjetheve, të dy çajrat kërkojnë kohën e duhur për t’u përpunuar.
Gjethet e çajit jeshil i nënshtrohen një fermentimi të pjesshëm, ndërsa gonxhet e çajit të bardhë nuk janë subjekt fermentimi.
Interesi në vendet perëndimore për të dy çajrat ka qenë gjjithnjë në rritje.
Çaji jeshil është ndër pijet më popullore në të gjithë botën. Studimet mjekësore kanë treguar se çaji jeshil përmban një nivel të lartë antioksidantësh që i bëjnë mirë shëndetit tonë.
Njerëzit e ndërgjegjshëm për rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm e kanë çajin jeshil pjesë të ditës.
Megjithatë, ka njerëz të tjerë që preferojnë çajin e bardhë që ka një shije më të butë.
Çaji jeshil ka shijen e tokës, ndërsa shija e çajit të bardhë është më e pastër dhe më e ëmbël.
Të dy çajrat kanë nivele të larta antioksidantës, por kërkimet mjekësore kanë provuar se çaji i bardhë i jep organizmit tre herë më shumë antioksidantë se çaji jeshil.
Kjo sasi e lartë antioksidantësh ka lidhje me periudhën e mbledhjes së parakohshme të gonxheve.
Gonxhet e paçelura mirë ruajnë të gjithë ushqyesit e tyre dhe i çlirojnë ato në ujë.
Një tjetër aspekt që dallon të dy çajrat është vlera e tyre financiare.
Për shkak të kohës së kufizuar të mbledhjes së gonxheve manualisht, çaji i bardhë ka një çmim më të shtrenjtë.
Lajmi i mirë është se nevojiten shumë pak gonxhe për të çliruar lëngun karakteristik.
Çaji jeshil dhe ai i bardhë vijnë nga e njëjta bimë.
Çaji i bardhë mblidhet në pranverë dhe vetëm në një periudhë të kufizuar.
Gjethet e të dy çajrave përmbajnë shumë antioksidantë.
Çaji i bardhë përmban tre herë më shumë ushqyes se çaji jeshil
Çaji jeshil kushton më pak se çaji i bardhë./AgroWeb.org
Edicioni i sivjetshëm i ceremonisë prestigjioze “Oscar” do të ketë prezantues pas 3 vjetësh mungesë. Craig Erwich nga “ABC Entertainment” ka bërë të ditur se mbrëmja kur do të ndahen çmimet akademike e cila mbahet në muajin Mars, do të rikthehet pas tri vjetësh ne formatin tradicional të organizimit të ceremonisë me prezantues, edhe pse nuk e zbuloi se kush do të jetë personi që do ta ketë nderin ta drejtojë këtë eveniment të rëndësishëm.
Ceremonia “Oscar” për herë të fundit u prezantua nga Jimmy Kimmel në vitin 2018, por organizatorët nuk kanë angazhuar ndonjë personalitet tjetër në këtë rol nga rasti i tërheqjes së komedianit Kevin Hart nga kjo detyrë, si rrjedhojë e rishfaqjes në skena të disa komenteve të kaluara ku ai kishte bërë shaka homofobike. Edicioni i sivjetshëm i ceremonisë do të mbahet më 27 Mars në teatrin “Dolby” në Hollywood.
Ndërkohë që nuk janë bërë të ditura nominimet e sivjetme për çmimin më të rëndësishëm kinematografik “Oscar”, por besohet se do të ketë diversitet në mesin e filmave dhe regjizorëve të nominuar, pasi vitet e fundit ceremonitë e çmimeve Oscar në përgjithësi janë kritikuar ashpër nga publiku për anashkalimin e artistëve me meritokraci për shkaqe gjinore apo racore.
Dorëzohet Barcelona, Reali mes spektaklit siguron finalen e Superkupës
Reali i Madridit siguron finalen e Superkupës së Spanjës.
Los Blancos triumfuan 2-3 pas kohës shtesë ndaj Barcelonës, ku heroi i “El Clasico” ishte Valverde i cili realizoi golin e fitores.
Valverde did it ? pic.twitter.com/BZF1y984qT
— ESPN FC (@ESPNFC) January 12, 2022
Valverde gives Madrid the lead in extra time of El Clasico! ? pic.twitter.com/b7SqMdV0OB
— ESPN FC (@ESPNFC) January 12, 2022