Aplikacion
Ndërsa edhe vetëm një orë na ndan nga ndërrimi i viteve, bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një fotografi të familjes.
Në foto shihet Basha ndërsa luan domino me një nga vajzat e tij.
AURELA BASHA NË INSTAGRAM
“Duke pritur vitin e ri….❤️❤️?? #gezuar2022”
Lajme shokuese nga Uruguai, policët shkojnë për të arrestuar objektivin e Interit në merkatoNjë lajm i bujshëm është përhapur nëpër mediat italiane. Për mesfushorin e Kaljarit, Nahitan Nandez është dhënë një urdhër arresti.
Sipas mediave lokale, policët kishin shkuar në shtëpinë e tij në Uruguai për ta arrestuar, por ai ishte nisur në Itali në ato momente. Lojtari është denoncuar nga partnerja e tij, Sara Garsia Mauri për dhunë verbale dhe fizike.
Nandez ishte një ndër objektivat e Interit për merkaton, ku gjatë verës ishte shumë afër transferimit tek zikaltërit./PANORAMASPORT
“Tapë” në alkool, i riu hidhet nga kati i dytë në KamëzRreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pandemia zbeh shkëlqimin e ndërrimit të viteveNë shumë vende planet për festimet e natës së Vitit të Ri ose janë zbehur, ose anuluar për shkak të shtimit të rasteve me Covid.
Zelanda e Re ishte ndër vendet e para që priti Vitin e Ri me një shfaqje dritash në kryeqytetin Aukland, por shumë më të vogël se në të kaluarën.
Australia nuk i anuloi planet për festimet para Operas së famshme të Sidneit, megjithë shtimin e lartë të infeksioneve, por grumbujt e njerëzve ishin shumë më të vogla se në periudhën para pandemisë, kur në qendër të Sidneit dilnin deri në 1 milionë vetë.
Në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, ceremonia e Vitit të Ri u anulua për të dytin vit radhazi. Me përjashtim të dy viteve të fundit, ceremonia ku mblidhen dhjetra mijëra vetë, nuk ishte anuluar asnjëherë, që nga viti 1953, kur filloi të organizohej.
Në Indonezi shumica e banorëve do ta kalojnë vitin e ri në shtëpi, pasi qeveria ka ndaluar festimet. Në Xhakartë fishekzjarret dhe grumbullimet janë ndaluar, ndërsa restorantet punojnë me orar të kufizuar.
Në Vatikan, Papa anuloi daljen e tij tradicionale për natën e vitit të ri tek sheshi i Shën Pjetrit.
Në qytetet kryesore të Italisë janë anuluar koncertet jashtë të 31 dhjetorit, ndërsa vendi ndeshet me një shtim të madh rastesh. Napoli anuloi shfaqjen e fishekzjarreve për të parandaluar banorët që të mblidhen në rrugët e qytetit/VOA.
Prindërit afganë shesin vajzat e vogla për martesë që të ushqehenNë mesin e kasolleve me tulla balte në Afganistanin perëndimor, ku po strehohen njerëz të zhvendosur nga thatësira dhe lufta, një grua po lufton për të shpëtuar vajzën e saj.
Aziz Gul e shiti vajzën 10-vjeçare të martohej pa i treguar bashkëshortes së tij, duke marrë një paradhënie që të mund të ushqente familjen e tij me pesë fëmijë. Përndryshe, i tha ai më vonë bashkëshortes së tij, të gjithë do të vdisnim nga uria. Ai duhej të sakrifikonte një anëtar të familjes për të shpëtuar të tjerët.
Një numër në rritje i njerëzve të varfër të Afganistanit po marrin vendime të tilla dëshpëruese, ndërsa vendi i tyre po rrëshqet në një vorbull varfërie.
Organizimi i martesave për vajza shumë të reja është i zakonshëm në rajon. Familja e dhëndrit paguan para për të nënshkruar marrëveshjen dhe fëmija zakonisht qëndron me prindërit e saj derisa të bëhet, të paktën, rreth 15 vjeç.
Megjithatë, meqenëse shumë prej tyre nuk mund të përballojnë as ushqimin bazë, disa thonë se do t’i lejonin dhëndrit e ardhshëm të merrnin vajzat e tyre në moshë shumë të vogël, madje ata po përpiqen të shesin edhe djemtë e tyre.
Zonja Gul, në mënyrë të pazakontë në këtë shoqëri thellësisht patriarkale, të dominuar nga meshkujt, po reziston. E martuar vetë në moshën 15-vjeçare, ajo thotë se do të vrasë veten nëse i merret vajza e saj, Qandi Gul.
Kur burri më tha se e kishte shitur Qandi-n, “zemra ime pushoi së rrahuri. Doja të vdisja në atë moment, por ndoshta Zoti nuk dëshiroi që unë të vdisja”, thotë zonja Gul, me Qandi-n që ishte pranë saj duke shikuar me turp nga poshtë nën shaminë e saj bojë qielli.
Burri i saj i tha se ai shiti një anëtar familje për të shpëtuar të tjerët, duke thënë se përndryshe të gjithë do të kishin vdekur.
Zonja Gul mblodhi vëllanë e saj dhe pleqtë e fshatit dhe me ndihmën e tyre siguroi një “divorc” për vajzën e saj, Qandi-n, me kusht që ajo të paguante rreth 1000 dollarë që mori burri i saj. Ajo nuk i ka këto para.
Burri i saj iku, ndoshta nga frika se zonja Gul mund ta denonconte atë tek autoritetet.
Qeveria talebane kohët e fundit ndaloi martesat e detyruara.
Zonja Gul thotë se nuk është e sigurt se për sa kohë mund të shmangë familjen e dhëndrit të mundshëm, një burrë rreth 21 vjeç.
Në një pjesë tjetër të kampit, babai i katër fëmijëve Hamid Abdullah po shiste gjithashtu vajzat e tij të vogla në martesa të rregulluara, për shkak të nevojës për para për të trajtuar gruan e tij me sëmundje kronike, shtatzënë me fëmijën e tyre të pestë.
Ai nuk mund të shlyejë huanë që mori për të financuar trajtimet e gruas së tij. Kështu që, tre vjet më parë, ai mori një paradhënie për vajzën e tij të madhe, Hoshran-in, tani 7 vjeç, në një martesë të rregulluar me një djalë tani 18-vjeçar.
Familja që bleu Hoshranin po pret derisa ajo të rritet para se të paguajë shumën e plotë dhe ta marrë atë. Por, Abdullahut i duhen paratë tani, kështu që ai po përpiqet të rregullojë një martesë për vajzën e tij të dytë, Nazia-n 6-vjeçare, për rreth 200-300 dollarë amerikanë.
“Nuk kemi ushqim për të ngrënë”, thotë ai. Dhe ai nuk mund të paguajë mjekun e gruas së tij.
Ekonomia e Afganistanit e varur nga ndihmat nga jashtë ishte tashmë në rrëmujë kur talebanët morën pushtetin në mes të gushtit pas një tërheqje kaotike të trupave amerikane dhe atyre të NATO-s.
Komuniteti ndërkombëtar ngriu pasuritë e Afganistanit jashtë vendit dhe ndërpreu fondet, duke mos dashur të punonte me një qeveri talebane, e cila kishte reputacion për brutalitet gjatë sundimit të mëparshëm 20 vjet më parë.
Pasojat kanë qenë shkatërruese për një vend të goditur nga lufta, thatësira dhe pandemia e koronavirusit.
Punonjësit e shtetit nuk janë paguar prej muajsh. Kequshqyerja kërcënon personat më të rrezikuar dhe organizatat humanitare thonë se më shumë se gjysma e popullsisë përballet me mungesa akute ushqimore.
“Situata po përkeqësohet në këtë vend, dhe veçanërisht fëmijët po vuajnë”, thotë Asuntha Charles, drejtoreshë e organizatës humanitare Ëorld Vision në Afganistan, e cila drejton një klinikë shëndetësore për personat e zhvendosur pranë qytetit perëndimor të Heratit.
“Sot më dhëmb zemra kur shoh se familjet janë të gatshme të shesin fëmijët e tyre për të ushqyer anëtarët e tjerë të familjes”, shtoi ajo.
Blerja e djemve besohet të jetë më pak e zakonshme se sa ajo e vajzave dhe kur ndodh, duket se janë rastet e familjeve pa djem që blejnë foshnja.
Dëshpërimi i miliona njerëzve është i qartë pasi gjithnjë e më shumë njerëz përballen me urinë, dhe rreth 3.2 milionë fëmijë nën 5 vjeç përballen me kequshqyerje akute, thuhet në një raport të OKB-së.
Zonja Charles i bëri thirrje “komunitetit humanitar të ngrihet dhe të mbështesë popullin e Afganistanit”, me fonde për të cilat vendi ka shumë nevojë. /VOA
FOTO/E djegin edhe socialistët e Fierit, Balla, Subashi dhe Koçi ja marrin vallesPas socialistëve të Tiranës dhe atyre të Elbasanit, edhe ata të Fierit kanë kremtuar festat e fundvitit. Pjesë e tyre janë bërë edhe deputetët dhe zyrtarët më të lartë socialistë të Fierit, si i deleguari politikë i qarkut, Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi apo edhe kryetari i PS-së së këtij qyteti, Petro Koçi.
Natyrisht që për socialistët 2021 është një vit i suksesshëm pasi kanë fituar zgjedhjet dhe qeverisin Shqipërinë në një mandat të tretë, ndaj dhe ata kanë patur plotë arsye për të festuar me këngë e valle.



Fishekzjarret mbi lumin Chao Phraya në Bangkok, Tajlandë.
Njerëzit mbajnë maska teksa një pjesë numëron mbrapsht në një park në Pekin, Kinë.
Fishekzjarret në Hong Kong, Kinë.
Dritat në një ndërtesë 123-katëshe në kullën Lotte World, Seoul, Koreja e Jugut.
Festimet në Tokio, Japoni.
Njerëzit bëjnë foto para disa dekorimeve, Narathiwat, Tajlandë.
Studentët mbajnë qirinj teksa marrin pjesë në një marshim për t’i dhënë lamtumirën 2021-ës dhe për të mirëpritur 2022-shin në Lahore, Pakistan.
Stafi mjekësor i Spitalit dhe Kolegjit MS Ramaiah i veshur me kostume u uron njerëzve një Vit të Ri të sigurt, në Bengaluru, Indi.
Fishekzjarret shpërthejnë mbi lumin Yarra, Australi.
Fishekzjarret e Vitit të Ri ndriçojnë qiellin mbi urën e Sidneit, Australi.
Papa Françesku mban një meshë në Vatikan.
Festimet e Vitit të Ri në tempullin budist Hasedera në Kamakura, në jug të Tokios, Japoni.
Njerëzit presin fishekzjarrët e Vitit të Ri në Dubai.
Qeveria hap “thesin” për fundviti, shpërblen punonjësit për fundiviti. Ja kush përfitonKëshilli i Ministrave ka miratuar vendimin sipas të cilit 4.244 punonjësit e burgjeve të vendosur në të gjithë institucionet e vuajtjes së dënimit në vend, do të përfitojnë 100% të pagës shpërblim, ndërsa drejtuesit 80%.
Shpërblimet e punonjësve të burgjeve do të jenë 55 mijë lekë, jo më shumë se një rrogë.
Një fond prej 209 000 000 lekësh është alokuar për administratën e këtij sektori.
Pas dy dekadash, policët në burgje do të marrin shpërblim 55 mijë lekëPunonjësit e burgjeve do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Vendimi është marrë sot nga Këshillimi i Ministrave dhe shpërblimi do të përballohet nga fondi për pagat e personelit. Shpërblimet e punonjësve të burgjeve do të jenë 55 mijë lekë, jo më shumë se një rrogë. Ky shpërblim për punonjësit e policisë në burgje, vjen për herë të parë pas dy dekadash.
Xhemi Shehu pa dorashka, zbulon dëshirën për 2022: Uroj të kthehem në Top Channel!‘Efektet financiare për shpërblimin e punonjësve të sistemi të burgjeve do të përballohen nga fondi për pagat e personelit të miratuar në buxhetin e vitit 2021, në programin ‘Sistemi i burgjeve’ si dhe nga fondi rezervë i buxhetit të vitit 2021, në vlerë 209 000 000 lekë.’- thuhet në vendim.
Moderatorja Xhemi Shehu kishte disa kohë që i kishte munguar publikut shqiptar. Që pas largimit nga “Portokallia” në Top Channel, moderatorja e njohur zgjodhi që të ndiqte një jetesë jo shumë mediatike dhe t’i përkushtohej familjes. Ajo u rikthye sërish së fundmi në drejtimin e një skeptakli dhe kjo ndodhi për 3 netët e Festivalit të 60-ë të këngës, ku Xhemi ishte një nga prezantueset.
Gjatë një intervistë të dhënë, teksa i uronte shqiptarëve shëndet dhe shumë fat në vitin pasues, Xhemi ndau dhe dëshirën e saj që të rikthehet në Top Channel, televizion në të cilin u bë dhe e njohur.
“Vetes dhe dëgjuesve i uroj vetëm shëndet sepse dy vitet e fundit na kanë bërë të kuptojmë se asgjë nuk ka rëndësi përveç shëndetit. Ndërsa për veten uroj gjithashtu të kthehem në Top Channel”, tha Xhemi.