Aplikacion
Ndoc Mula është personi që humbi jetën pasditen e sotme në Malin e Munellës, teksa ishte pjesë e një grupi alpinistësh amator që po eksploronin zonën. Gjatë një stuhie dëbore, ai së bashku me Ilir Shytin kanë rënë në një humnerë. Pas disa orë kërkimesh Shyti është gjetur I plagosur dhe është dërguar në spital, ndërsa Mula është gjetur i pajetë.

Gazetari Alfred Lela në një reagim për mediat ka treguar se si ndodhi rënia nga maja e Malit të Munellës. Ai rrëfeu se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.
Në këto kushte, grupi i ekspeditës ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë. Por për fat të keq, era e fuqishme dhe ngrica i kishin fshirë gjurmët dhe zbritja nga maja, ishte tepër e vështirë.
Teksa bënin zbritjen, i pari që rrëshqet ishte gazetari Lela, e pas tij, edhe miqtë e tjerë. Gazetari tregon se për fat të mirë është mbajtur në një trung peme, që e ka ndihmuar të mos përplasej me një shkëmb aty pranë.
E FUNDIT/ U rrëzua në malet e Pukës, gjendet i vdekur alpinisti
Pas disa orë kërkimesh, alpinisti i humbur i cili ra në humnerë, u gjet i vdekur gjatë orëve të mbrëmjes.
60-vjeçari Ndoc Mulaj ndodhej së bashku me 4 persona të tjerë në Malin e Munellës në Pukë, kur rrëshqiti dhe ra së bashku me një 30-vjeçar. Ky i fundit u arrit të shpëtohej.
Policia u njoftua për ngjarjen rreth orës 16:10 nga gazetari Alfred Lela, i cili ndodhej bashkë me 4 alpinistët amatorë duke eksploruar në Malin e Munellës.
Gjatë lëvizjes në këmbë, 2 prej tyre, pikërisht 60-vjeçari Ndoc Mulaj dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, rrëshqitën duke rënë në humnerë.
Menjëherë nisën kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjesëtarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët u ndihmuan dhe nga banorë të zonës.
Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë u bë e mundur gjetja e 30-vjeçarit, i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

DETAJE/100 kg kokainë në kontejnerin me banane, si i mbajt nën vëzhgim ngarkesa nga DurrësiNdoc Mulaj
Policia e Tiranës ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të enjteje një aksion anti-drogë në zonën e Vaqarrit, ku në një kompani frutash ka gjetur e sekuestruar rreth 100 kg kokainë.
Droga ishte fshehur brenda një kontejneri me banane, ndërsa origjina e saj dyshohet se është nga Amerika Latine.
Kontejneri ishte mbajtur në vëzhgim nga policia gjatë kohës kur ishte në port dhe u gjurmua derisa mbërriti në kompaninë në Vaqarr. Në këtë moment, kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilat shoqëruan personat që po shkarkonin bananet, ku dyshohet se ishte fshehur droga.
Kontrollet e policisë vijojnë në banesat e të dyshuarve dhe në kontejnerët e tjerë të kësaj kompanie që vijojnë të jenë në port.
Komisioni i Rithemelimit: Basha është kukull e Ramës, për pak ditë e nxjerrim nga zyraKomisioni i përkohëshëm i rithemelimit të Partisë Demokratike ka akuzuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha se është kthyer në një kukull të Edi Ramës, duke vrarë shpresën e shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, komisioni e cilëson Ramën si buratini i qeverisë, ndërsa Bashën si kukull e tij.
“Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve!
Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!”, thuhet në njoftim.
Më tej komisioni nënvizon se koha e pazareve mes Bashës dhe Ramës ka marrë fund, ndërsa I bën të ditur kryedemokratit se për pak ditët demokratët do ta nxjerrin atë nga zyra.
“Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës kanë marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese.”, bën të ditur Komisioni.
Komisioni i Rithemelimit i ka dorëzuar Bashës një ultimatum për tu larguar nga zyra dhe për të lënë funksionet drejtuese në parti deri më 5 janar.
Ka paguar lekë te Basha për tu bërë deputet, Xhelal Mziu kapet me Nard Ndokën: Ka mbetur gaztorDeputeti Xhelal Mziu është përfshirë në një debat me kryetarin e Partisë Demokratike, Nard Ndoka. Ky i fundit në një intervistë për Fax News ka deklaruar se Xhelal Mziu ka paguar lekë të Basha për tu bërë deputet. Por Mziu në një reagim në media thotë se kjo është e pavërtetë dhe se do e hedhë Ndokën në gjyq për shpifje.
Statusi i Xhelal Mziut
Tregtari i partive, Nard filozof Ndoka, paska lëshuar sot një nga ato bëmat e tij filozofike duke më akuzuar mua për një gjë që e ka bërë vet prej 30 vitesh.
Nardi, është mësuar të shesë e të blejë partinë dhe tani që është katandisur me 200 vota në Shkodër (unë në Dibër realizova fitoren e 9, nga 9 beteja si drejtues politik), ka filluar të lëshojë diarenë e tij shpifëse në media e rrjete sociale.
Nardi, në gjithë karrierën e tij politike, nuk ka bërë asgjë veçse të bëjë pazar me veten e tij, partinë dhe normalisht kjo është e vetmja mënyrë që njeh të bëjë politikë. Shit parti, blej ministri, blej parti e shit dinjitetin e tij. Duke u shitur e duke u blerë, herë shkonte te majta e herë tek e djathta.
Tani që ka mbetur thjeshtë një gaztor në “birucën e matrapazit”, e ka lëshuar vetën saqë gafat e tij i beson si shprehje filozofike.
Në fakt me gaztorin e së keqes nuk vlen as të harxhosh rreshta në Facebook, e keqja është e shkuara në këtë vend.
Me filozof Nardin, do të përballem në gjykatë duke e paditur për shpifje.
U rrëzuan në malin e Munellës, gjenden 4 nga 5 alpinistëtGjenden 4 nga 5 personat e aksidentuar mbrëmjen e sotme në malin e Munellës në Pukë. Mësohet se Ilir Shyti, një prej alpinistëve është në gjendje më të rëndë.
Ndërkohë gazetari Alfred Lela, Dorien Malaj dhe Gisel Dollani janë në gjendje më të mirë. Ndërsa Ndoc Mula rezulton ende i zhdukur.
5 personat u rrëzuan gjatë ngjitjes në mal për shkak të kushteve atmosferike.
Policia me njoftim zyrtar për aksidentin ku u përfshi Alfred Lela dhe 4 alpinistë të tjerëPolicia e Pukës ka dalë me një njoftim për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Malin e Munellës, ku u përfshi edhe gazetari, Alfred Lela.
Policia bën të ditur se gjatë eksplorimit të terrenit malor dy prej alpinistëve kanë rrëshqitur në një humnerë. Pas ndërhyrjes është bërë e mundur gjetja e njërit prej tyre i cili është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa vijon kërkimi për alpinistin tjetër..
Njoftimi policisë
Policia e Pukës, shërbimet e zjarrëfikses dhe banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë disa alpinistëve.
Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.
Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit N. M.
Si ndikon mbipesha tek diabeti dhe dhjamosja e mëlçisë
Obeziteti është kthyer në një epidemi që ka një efekt domino në shëndetin e gjithëkujt.
Një nga rreziqet që i kanosen njerëzve nga obeziteti është dhjamosja e mëlçisë e cila mund ta dëmtojë atë ose mund të nxisë shfaqjen e kancerit.
Dhjamosja e mëlçisë ka lidhje të forta me obezitetin, diabetin e tipit 2, tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin jo normal të lipideve në gjak.
Studimet më të fundit paralajmërojnë se diabetikët janë njerëzit më të rrezikuar nga komplikacionet me mëlçinë.
Dhjamosja e mëlçisë mund të ndodhë si pasojë e pirjes së tepërt të alkolit por edhe të mbipeshës.
Depozitat e mëdha dhjamore nxisin inflamacionin, dëmtojnë qelizat e mëlçisë, shkaktojnë cirrozë e deri në tumor.
Tek diabetikët, këto depozita dhjamore shkaktojnë probleme madhore që shtrihen përtej mëlçisë e deri tek veshkat e truri.
Të dhënat ku AgroWeb.org bazohet, pohojnë se ndryshimet në stilin e jetesës mund të zbusin ndjeshëm rrezikun e komplikacioneve të mëlçisë.
Rënia nga pesha është e rëndësishme dhe e domosdoshme.
Diabetikët dhe njerëzit e prekur nga dhjamosja e mëlçisë duhet të humbasin të paktën 5 përqind të peshës së trupit për të pastruar disi mëlçinë nga këto depozita.
Pra nëse një person peshon 90 kilogramë, ai ose ajo duhet të humbasë të paktën 4.5 kilogramë nga pesha.
Sipas ekspertëve, rënia nga pesha mundësohet nga aktiviteti fizik dhe ushqyerja e shëndetshme.
Një nga regjimet më të mira për njerëzit që kanë probleme me mëlçinë është ai Mesdhetar.
Ky regjim rekomandon ngrënien e shumë frutave, perimeve, arrorëve, farave, drithërave të plota, peshkut dhe vajit të ullirit.
Sa i përket aktivitetit fizik, ekspertët këshillojnë aerobinë dhe trajtimet që stimulojnë rezistencën e njeriut./AgroWeb.org
FOTOT/Kërcet bërxolla dhe vallja, socialistët e djegin për festat e fundvititNdërsa në kampin e djathtë vijon lufta për drejtimin e opozitës, te socialistët ka festë. Dhe kjo në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Në të gjitha degët e PS-së deputetët socialist kanë nisur festat me bashkëpunëtorët e tyre. Diku me nga një gotë verë e pije freskuese e diku tjetër me bërxolla, rostek, birra e valle, kjo në varësi mundësive financiare që ka pasur çdo deputetet.

E më në gjendje duket se është Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Damian Gjkinuri, i cili në festën e organizuar në Elbasan e kishte “djegur”, me tavolinat plotë, këngë e valle.

Më modeste kanë qenë festat në Tiranë, ku gjithësesi nuk kanë munguar ushqimet dhe pijet.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zgjodhi të festojë me socialistët e Njësisë 7.

Ndërsa ajo e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, edhe pse duke mos respektuar masat anti-covid shtroi një darkë për bashkëpunëtorët e zonës së saj elektorale në njësinë 9 në Tiranë.

