zoom

Day ArchiveEkspertët për VOA: SHBA nuk shihet më si model i demokracisë

Shtetet e Bashkuara janë në mesin e disa demokracive perëndimore, që sipas grupeve të pavarura të të drejtave të njeriut, përjetuan një rënie graduale të institucioneve demokratike gjatë viteve të fundit. Zëri i Amerikës bisedoi me ekspertë të demokracisë rreth shkaqeve që po kërcënojnë liritë demokratike në botë dhe mënyrat e përmirësimit të situatës.

Për shumë në mbarë botën ishte e pabesueshme teksa shihnin pamjet e mbështetësve të ish Presidentit Donald Trump që sulmonin ndërtesën e Kapitolit më 6 janar për të penguar çertifikimin në Kongres të fitores së zgjedhjeve nga Presidenti Joe Biden.

Skenat kaotike brenda simbolit të demokracisë amerikane patën ndikim të madh negativ, thonë ekspertët, në një kohë kur studime të shumta tregojnë se demokracia në mbarë botën po përjeton rënie.

“Përse demokracia në Brazil po shkon prapa, ashtu si edhe në Indi? A lidhen zhvillimet në Brazil me ngjarjet në Turqi, Indi apo Shtetet e Bashkuara? Vende të ndryshme po përballen me sfida në të njëjtën kohë, por përgjithësisht për arsye të vetat. Ka një ndjesi të përgjithshme në shumë demokraci se qytetarët janë të pakënaqur me qeveritë e tyredhe se janë të gatshëm të mbështesin kandidatët që ofrojnë përmbysjen e sistemit”, thotë për Zërin e Amerikës Thomas Carothers nga Fondacioni Carnegie për Paqen Ndërkombëtare.

Sipas një studimi nga Qendra e Kërkimeve “Pew”, vetëm 17 për qind e njerëzve në vendet e anketuara thonë se ia vlen të imitohet demokracia amerikane, krahasuar me 57 për qind, që thonë se më parë besonin, se ShBA ishte një shembull i mirë.

“Diçka që shohim në sondazhet tona është se njerëzit janë vërtetë të shqetësuar për diskriminimin racor dhe etnik në ShBA. Një shumicë e sheh këtë si një problem të madh, ose deri diku serioz. Pra shumica e madhe e sheh këtë si një problem serioz në Shtetet e Bashkuara”, thotë për Zërin e Amerikës Richard Wike nga Qendra e Kërkimeve “Pew”.

Ndarjet e thella për çështje racore dhe rolin e qeverisë, kanë ekzistuar në ShBA që nga themelimi i vendit. Ndërsa polarizimi vazhdon, sipas grupit Pew, roli ndërkombëtar i SHBA-së u përmirësua shumë nga momenti kur Joe Biden u zgjodh për të pasuar Donald Trumpin.

“Njerëzit e duan Bidenin më shumë se Trumpin. Ata pëlqejnë më shumë politikat e tij. Ata duan t’i shohin Shtetet e Bashkuara të angazhuara në pjesën tjetër të botës. Ata duan qasje multilaterale të politikës së jashtme amerikane. Prandaj, kur Presidenti Biden iu rikthye marrëveshjes së Parisit për klimën, OBSH-së dhe ndërmorri politika të ngjashme, u vlerësua nga popujt e vendeve tjera”, thotë zoti Wike.

Ekspertët e demokracisë thonë se ShBA duhet të analizojë shkaqet kryesore të pakënaqësive të njerëzve, nëse duan të ndalojnë rënien globale të demokracisë.

“Në nivel botëror, ndërsa vendet janë në vështirësi me demokracinë, ShBA duhet të mendojë se çfarë po i acaron banorët? Çfarë i bën kaq të pakënaqur? Çfarë po nxit mbështetjen e tyre për udhëheqës përçarës dhe antidemokratikë në shumë raste? Nëse ata janë të zemëruar me korrupsionin, atëherë Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen që t’i ndihmojnë këto vende në luftimin e korrupsionit. Nëse ata janë të pakënaqur për shkak të gjendjes ekonomike, si në Peru ose Kili, ShBA duhet t’i ndihmojë ata në këtë drejtim”, thotë zoti Carothers.

Ekspertët thonë se përpjekjet për mbrojtjen e demokracisë, në vend dhe jashtë tij, do të jenë përparësi dhe sfidë për Presidentin Biden dhe administratën e tij më 2022 dhe më tej./VOA

Kryeministri i ri i Maqedonisë: Gjërat që do të bëj ndryshe nga Zaev dhe objektivat

“Më shumë do të përkushtohem në politikën ekonomike dhe të brendshme në shtet”, thotë kryetari i LSDM-së dhe mandatar për përbërjen e Qeverisë së re Dimitar Kovaçevski, i pyetur me cilat karakteristika do të jetë ndryshe nga paraardhësi i tij në parti dhe në Qeveri, Zoran Zaevi.

Kovaçevski, të cilit presidenti Stevo Pendarovski duhet t’ia ndajë mandatin për përbërjen e qeverisë së re, sonte në TV Sitel tha se ende nuk e ka formuar kabinetin e ri qeveritar për çfarë, siç paralajmëroi, nga dita e nesërme do të ketë bisedime dhe më pas do ta bëjë zgjedhjen.

“Është vështirë të flasësh për dallime. Kryeministri Zaev ishte fokusuar në zgjidhjen e çështjeve madhore me rëndësi për shtetin, mos të harrojmë se për ato vendime të mëdha dhe të vështira që u morën sot jemi anëtare e NATO-s dhe jemi në një hap më afër të fillimit të negociatave me BE-në.

Ky përkushtim në zgjidhjen e atyre çështjeve ka lënë një zbrazëti në udhëheqjen dhe menaxhimin e politikës së brendshme dhe ekonomike në shtet, gjegjësisht menaxhimin e kuadrove, ashtu që unë më shumë do të përkushtohem në politikën ekonomike dhe të brendshme në shtet”, tha Kovaçevski.

Ai, mes tjerash, tha se nuk ka biseduar me ish-presidentin Branko Cërvenkovskin në periudhën e fundit, si dhe se të gjitha bisedimet për udhëheqësinë e re në parti i ka udhëhequr vet.

“Në parti jam që 30 vjet dhe me të gjithë kam pasur një bashkëpunim dhe përvojë të shkëlqyer”, theksoi Kovaçevski.

Në seancën e djeshme të Këshillit Qendror të LSDM-së Kovaçevski e mori besimin të jetë mandatar i qeverisë së re, ndërsa partia zgjodhi kryesinë e re./ Koha

VIDEO/ Liverpool humb shansin t’i afrohet Man City-t, mposhten nga Liverpool

Liverpool është dorëzuar përballë Leicester. Skuadra e Kloop është mposhtur 1-0 në transfertë nga Leicester.

Të kuqtë kishin mundësi të kalonin në epërsi por Salah gaboi nga pika e bardhë në minutën e 16′.

Nga kjo përfitoi Leicester që në pjesën e dytë realizoi golin e vetëm me autor Lookman.

Me këtë humbje Liverpooli mbetet plot 6 pikë nga kreu që mbahet nga Man City. SHIKO GOLIN KETU

Interi shitet te sheikët e Newcastell! Eksperti: Do bëhet klubi më i pasur në botë

Interi kalon nga pronarët kinezë te ata sauditë të cilët kanë në zotërim tashmë edhe Njukasëllin në Angli. Lajmi i bujshëm vjen nga International Business Times, i cili ka bërë të ditur se në ditët në vijim palët do të nënshkruajnë kontratat për të bërë të mundur kalimin e klubit te sheikët për një kthesë të papritur ngjarjesh.

inter arab

I njëjti burim ka bërë të ditur se Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) është i interesuar që të zgjerojë sa më shumë hartën e pronësive të klubeve në Europë, pasi kërkon të bëhet protagonist kryesor në skenën futbollistike në kontinent. Interi është një markë shumë e njohur dhe i njëjti burim sqaron se Suning tashmë ka akord për shifrën për të cilën do të shesë klubin.

Bëhet e ditur se për Interin, fondi PIF do të shpenzojë 1 miliard euro. Interi vazhdon të humbasë rreth 15 milionë euro në muaj për shkak të problemeve post-COVID dhe për këtë arsye ka nevojë për investitorë, pasi Suning nuk përballon më dot humbjet e mëdha që po gjeneron klubi.

Sipas Andrea Zanon, ekspert finance i cili punon në Lindjen e Mesme dhe ka bashkëpunuar me qeveri të ndryshme atje, Interi do të bëhet superfuqi e futbollit. “Sapo blerja të bëhet publike, Interi do të bëhet skuadra më e fortë në botë. Përveç kësaj, nëpërmjet partneriteteve që mund të krijohen, Italia mund të rifitojë prestigjin futbollistik që ka humbur në vitet e fundit”, tha ai./PANORAMASPORT.AL

Aksidentohet e gjithë familja në Laç, fuoristrada del nga rruga, brenda saj edhe dy fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në aksin Laç – Lezhë.

Një fuoristradë ku brenda saj ndodheshin 4 pjesëtarë të familjes mes tyre edhe dy fëmijë nga Mirëdita, ka humbur kontrollin e automjetit duke dalë jashtë rruge.

Nga aksidenti ka mbetur plagosur bashkeshortja e drejtuesit të mjetit e cila është dërguar për mjekim. Shkak i aksidentit mungesa e sinjalistikës.

Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi, merret vendimi i rëndësishëm para Vitit të Ri

Një lajm i mirë për të gjithë emigrantët shqiptarë në Greqi vjen në prag të vitit të ri. Emigrantëve që iu skadon leja e qëndrimi në datën 31 dhjetor 2021, do t’u shtyhet leja e qëndrimit deri më 30 mars 2022. Lajmi është bërë me dije nga gazetari shqiptar në Athinë Shpëtim Zinxhiria.

Postimi i plotë i Shpëtim Zinxhirisës:

Ku po shkojmë, 30 vite ankth dhe shqetësime për të qenë të ligjshëm. Nuk ka më vend për dinjitet por? Një dhuratë për vitin e ri 2022 u bëhet emigrantëve nga qeveria Mistotakis, që nga ana e saj shtyn përsëri lejet e qendrimit për këtë lloj kategori emigrantësh të cilëve u mbaron leja me 31 dhjetor 2021. Mësohet se shtyhet afati Lejeve të Qendrimit deri me 30 mars 2022, kjo për të gjithe ata që ju ka mbaruar afati deri me 31 dhjetor 2021.

Nga ana tjetër ligji i sotëm me të ashtuquajturin “Kodi i Emigracionit” me 148 nenet e tij përmban një nga ligjet më të ashpra dhe antidemokratike. Në asnjë vend të botës nuk mund të gjesh një ligj të tillë që u kufizon të drejtat emigrantëve në integrimin dhe legalizimin e tyre. Për te legalizuar emigrantët qeverite e Greqise kanë nxjerrë rreth 160 ligje, qarkore dhe dekrete precidenciale dhe përfundimi është ZERO, po shkojmë atje ku e nisem me 1998. Ta gëzojmë këtë ligj me një gotë raki Skrapari.

Berisha sfidon Ramën në debat: Merre dhe Bashën me vete, unë jam 77 vjeç po nuk guxon

Lideri historik i PD, Sali Berisha ftoi Edi Ramën në debat televiziv.

Në A Show, Berisha tha se e fton Ramën dhe po të dojë ai le të marrë edhe Lulzim Bashën.

Berisha theksoi më tej se Edi Rama është i papërshtatshëm psikologjikisht për detyrën e kryeministrit.

“Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore knë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha shpërthen në ofendime kundër Lulzim Bashës

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk është përmbajtur mbrëmjen e sotme teksa fliste për kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Berisha duke kërkuar falje te qytetarët, e quajti Bashën një sylesh të cilit kryeministri Edi Rama ose ia ka hedhur, ose ka interesa të fshehta prandaj e ka degraduar opozitën në këtë formë.

Ndër të tjera, Berisha e quajti Bashën peng të Ramës dhe tha me ironi se ai nuk e njihte Bashën më parë pasi nuk egziston një radiografi për karakterin njerëzor .

“Basha më dërgoi njerëz në zyrë”, Berisha zbulon bisedën: I kam thënë që në mënyrë absolutet…

Sali Berisha ka zbuluar se ka qenë absolutisht kundër koalicionit të PD-në me Partinë Socialiste.

Gjatë një interviste për “Ora News”, Ish-kryeministri zbuloi bisedën që zhvilloi me Bashën për të cilin tha se në vitin 2017 i kërkoi dorëheqjen.

“Mund të them që në 2017 unë i kam kërkuar Bashës në zyrë dorëhqejen. Unë kurrë nuk kam ndërhyrë në vendimet e tij, as në organizimet e PD-së. Djegia e mandateve e kam thënë në një moment kur Gramoz Ruci shkeli ligjin e duke e shumëzuar me zero Parlamentin, ajo ishte një shenjë revolte e imja, por unë s’kërkova kurrë në grup parlamentar të digjen mandatet sepse janë kundër vendimit tim. Kur Basha mori vendim i thashë kjo mund të çojë në fitore por edhe në katastrofë, PD do të ketë probleme me komunitetin ndërkombëtar. Unë nuk pranoj që të shkel parimet universale. Ka pas dy gjëra që unë isha kundër, kundër koalicioneve me Edi Ramën, unë jam testuar por këtë, më kanë ardhur në zyrë njerëz të Bashës dhe më kanë pyetur çfarë mendon për koalicionin me Ramën, unë i kam thënë jam kundër, kam qenë i prerë”, tha Berisha.

Berisha zbulon ‘prapaskenat’: Ja si Lulzim Basha ankohej për mua te Yuri Kim

Sali Berisha ka hedhur akuza të forta mbrëmjen e sotme ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin thotë se ka ndikuar për shpalljen e tij non-grata.

“Mua më është thënë muaj nga Uashngtoni më parë se Basha i thoshte ambasadores Yuri Kim se çdo gjë në PD e kontrollon Berisha dhe unë jam në kontroll të njerëzve të tij. Më kanë thënë edhe burime të brendshme më vonë se e ka bërë këtë denoncim. Madje shkoi gjer në atë shkallë sa i thoshte duhet të dalim të bisedojmë në ballkon se kemi frikë se ai mund të vendosë përgjues,”-u shpreh Berisha.