zoom

Day ArchiveKërcënohet jeta e Mbretëreshës Elizabeth

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pallatin Mbretëror në Angli. Mediat britanike raportojnë se një 19-vjeçar u fut në pallat me një hark në dorë.

Ngjarja ndodhi në momentin teksa Mbretërësha Eliozabeth po fetsonte Krishtlindjen. I riu vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe po mbahet nën mbikqyrje, njoftoi policia londineze.

“Autori u mor në paraburgim dhe i është nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor, ndërsa është nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë. Pas kontrollit iu gjet një hark”, tha policia.

Mbretëresha Elizabeth, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të pandemisë Covid-19 në Kështjellën Windsor, po kalon Krishtlindjet me djalin e saj, Princin Charles, gruan e tij, Camilla, dhe një familje tjetër të ngushtë.

Adoleshenti i arrestuar përdori një litar për t’u ngjitur në një gardh metalik, sipas The Mail të dielën.

Shkeljet e sigurisë në rezidencat mbretërore janë të rralla. Më e rënda në mbretërimin e Elizabeth ndodhi në vitin 1982, kur një person u ngjit në një mur për të hyrë në Pallatin Buckingham, shtëpinë e saj në Londër dhe u fut në një dhomë, ku ajo ishte në shtrat.

Debat mes Antonelës dhe Einxhelit: Ti mëso për respektin dhe…

Antonela është një nga banoret më ngacmuese të këtij formati, teksa ka sjellë debate të forta brenda në shtëpi dhe ka nxjerrë nga vetja disa banorë.

Kësaj radhe ka qenë Einxhel ajo me të cilën ka debatuar. E gjitha ka nisur nga një hipotezë e Antonelës, që Einxhel bënë ironi gjatë spektaklit.

Pjesë nga debati:

Antonela : Edhe ti bën ironi në Prime,thua gjëra jo të vërteta

Einxhel: Me ty?

Antonela: Po edhe me mua

Einxhel : Kur kam bërë unë ironi me ty?

Antonela : Me atë që the në Prime

Einxhel: S’kam bërë ironi,kam thënë atë që mendoj

Antonela: Unë e quaj ironi

Einxhel: Epo mëso çfarë është ironia

Antonela: E di shumë mirë e dashur, mëso ti çfarë është respekti dhe miqësia

Einxhel: Ti kapesh për gjëra pa vlerë

Antonela: Ti je ajo që kapësh për gjëra kot,siç u kape me Ilirin,ke gjithë Prime që kapesh me atë

Einxhel: Shif gjërat e tua dhe kur bën një bisedë tek e tek mbaje këtu bisedën,nëse të ka ngelur hatri me ndonjë gjë thuaje

Antonela: Po më ka ngelur

Einxhel:Edhe mua më ka ngelur që një natë më përpara kur të dhashë këshillë dhe nuk e more për bazë

“Më mungon një botë e tërë”, Irma Libohova flet për bashkëshortin e saj të ndjerë

Këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova ishte e ftuar ne News 24, ku ndër të tjera foli edhe për familjen e saj.

Irma rrëfeu për marrëdhënien që ka patur me bashkëshortin e saj të ndjerë Besnik Kaso, i cili u nda nga jeta disa vite më parë pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Këngëtarja tha se nuk të mungon vetëm personi fizik, por është më shumë se kaq, “Mungon një botë e tërë. Ke një boshllëk që nuk ka gjë që e zëvendëson”.

Këngëtarja kujtoi se në çdo rast kur ishte e lodhur për shkak të punës, e cila sikurse ajo tha nuk është aq e lehtë pasi artistët kanë përgjegjësinë që të kënaqin 200 apo 500 vetë, bashkëshorti i saj i ndjerë ka qenë gjithmonë aty për ta dëgjuar dhe mbështetur.

Teksa u pyet se si është njohur me Besnikun, Irma tregoi se si fillim janë parë në një shëtitore në Tiranë dhe ajo pëlqente tek ai faktin se ai vishte rroba me ngjyra. Më pas ata janë njohur në Estradë, dhe disa kohë më vonë mësimi i frëngjishtes i bëri bashkë, nga ku lindi një dashuri e madhe.

Këngëtarja është nënë e një djali, nga i cili është bërë edhe gjyshe e një mbesë. “Ka patur gjithmonë vëmendje maksimale ndaj meje, kam edukuar një fëmijë të mirë”, u shpreh Irma për djalin e saj, ndërkohë që për dashurinë që ndjen për mbesën tha, “Nuk ka fjalë ta përshkruaj, një dashuri e pamasë”.

Pandemia rriti dhunën në ndaj fëmijëve, 31 raste u raportuan vetëm në Gjirokastër

Pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë e fëmijëve dhe ulur cilësinë e arsimit, ndërkohë që një shqetësim i rritur mbeten rastet e dhunës. Vetëm në Bashkinë e Gjirokastrës janë menaxhuar këtë vit 31 raste të fëmijëve në mbrojtje ku denoncimet kanë nisur të vijnë edhe nga zonat rurale. Shqipëria ka përmirësuar kohët e fundit legjislacionin për mbrojtjen e fëmijëve pas incidenteve të rënda të krimit dhe dhunës ndaj fëmijëve.

Pak kohë më parë siluetat e vendosura nga Organizata Botërore e Fëmijëve UNICEF në Qendrën Historike të Gjirokastrës mbartnin sejcila nga një mesazh: atë të viktimavë të dhunës ndaj fëmijëve.

Vetëm për vitin 2021, Bashkia e Gjirokastrës ka menaxhuar 31 fëmijë në nevojë për mbrojtje, tre prej të cilëve raste të dhunës dhe 4 raste me fëmijë të larguar nga familja.

Në Qarkun e Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin nuk kanë munguar këtë vit edhe incidentet e rënda me persona të akuzuar për ngacmime dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve.

Drejtoresha e Shërbimeve Sociale dhe Shëndetësore në Bashkinë e Gjiroakstrës, Albana Allushi thotë se në dy raste të kohëve të fundit policia ka arrestuar bashkëjetuesit dhunues të fëmijëve, ndërsa 10 raste të tjera janë ndjekur në qendrën e posaçme kundër dhunës që funksionon në këtë bashki.

“Ka ardhur në rritje numri i denoncimeve dhe ajo që evidentohet është numri i lartë i denoncimeve që vijnë edhe nga zonat rurale. Duke iu referuar përbërjes së rasteve ajo që shihet është se ato evidentohen në familje me nivel të ulët ekonomik dhe arsimor”, thotë ajo.

Ndërsa Diana Haxhiaj, koordinatore e sektorit kundër dhunës në Policinë e Gjirokastrës thotë se në bashkëpunim me njësitë arsimore policia po i ndërgjegjëson si fëmijët edhe shtresat e tjera të popullsisë për denoncimin e rasteve.

“Këto aktivitete janë shtrirë kryesisht në grupmoshat në shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të të gjithë Qarkut të Gjirokastrës. Për hir të së vërtetës dhuna ka qenë prezente edhe më përpara por për shkak të ndjeshmërisë, për shkak të turpit që mbartin vetë disa vepra penale, për shkak të frikës, rastet nuk janë denoncuar. Për këtë Policia e Shtetit organizon herë pas here aktivitete ndërgjegjësuese bashkëlidhur gjithë aktorëve të tjerë si arsimi, qeverisja vendore dhe vetë prindërit për t`u njohur me ndryshimet dhe për të parë interesin më të lartë të fëmijës, sepse kjo është pasqyruar dhe tek këto ndryshimet e fundit ligjore”, thotë Diana Haxhiaj.

Policia ka tani një qendër të posacme të intervistimit të fëmijëve në rastet e denoncimeve të dhunës ndaj tyre. Herë pas here thotë zonja Haxhiaj kryhen trajnime për specialistët e sektorit nisur edhe nga përmirësimet e fundit ligjore.

“Ka një sektor që fillon në qendër, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit sic është Sektori Kundër Dhunës dhe Mbrojtjes së të Miturve dhe është e shpërndarë në gjithë drejtoritë vendore. Për shkak të ndryshimeve në legjislacionin shqiptar si Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve apo procedurat standarte për shumë vepra që lidhen me këtë kategori Policia e Shtetit organizon trajnime me specialistët në këtë sector, të dedikuara vetëm për dhunën tek fëmijët”, thotë Diana Haxhiaj.

Sipas të dhënave zyrtare pandemia e koronavirusit ka rritur varfërinë e fëmijëve dhe ulur cilësinë e arsimit ndërkohë që në Shqipëri statistikat e kësaj periudhe flasin edhe për rritjen e rasteve të dhunën në familje.

Zonja Allushi thotë se shumica e rasteve të fëmijëve të dhunuar evidentohen pikërisht në këto familje.

“Ajo që evidentohet më shumë është numri i fëmijëve që janë ekspozuar ndaj dhunës si rezultat i konfliketve që lindin mes prindërve në familjet e tyre. Për këtë arsye në një qendër të posaçme të hapur nga Bashkia në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë prej vitti 2019 ofrohet shërbim psikologjik, shërbim ligjor dhe zhvillohen me fëmijët, viktima të dhunës, edhe aktivitete të ndryshme”, thotë zonja Allushi.

Sipas Raportit të Prokurorit të Përgjithshëm për Kriminalitetin, në Shqipëri gjatë vitti 2020 u regjistruan 48 procedime për keqtrajtim të të miturve nga 27 që ishin regjistruar në vitin 2019, me një rritje prej rreth 78%.

Edhe këtë vit shifrat paraprake flasin për ritje të dhunës ndaj të miturve.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërveprim të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e fëmijëve që dhunohen./VOA

Përmbyset varka, gjenden 28 trupa emigrantësh të pajetë në brigjet e Libisë

Autoritetet liabine njoftuan sot kanë gjetur në bregun perëndimor të vendit trupat e pajetë të 28 emigrantëve, pasi varka me të cilën lundronin ishte fundosur. Kjo është tragjedia me e fundit që prek emigrantët që gjejnë rrugë nga më të rrezikshmet drejt Europës.

Autoritetet thanë se fundosja e varkës mund të ketë ndodhur disa ditë më parë, dhe shtuan se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim.

Libia, e shkatërruar nga një dekadë konflikti e anarkie, është bërë një pikë kyçe e nisjes së emigrantët afrikanë dhe aziatikë, që bëjnë përpjekje të dëshpëruara për të shkuar në Evropë. Emigrantët shpesh durojnë kushte të tmerrshme në Libi përpara se të nisen me anije të mbipopulluara, të cilat shpesh fundosen ose përballen me probleme të mëdha.

Kjo tragjedi vjen pasi 160 emigrantë të tjerë humbën jetën brenda një jave në incidente të ngjashme. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin kjo e çon në 1500 numrin total të emigrantëve që kanë humbur jetën këtë vit.

Kush janë dy vëllezërit shqiptarë që paguhen nga 85 milionë lekë në muaj secili?

Në vendin e dytë dhe të tretë në listën e më të paguarve në Shqipëri janë dy vëllezër. Ata jane sipërmarësit Idajet dhe Sadik Ismailaj të cilët deklarojnë në shtet një pagë prej 85 milionë lekë të vjetra në muaj secili. Ata zotërojnë kompaninë Finman, pjesë e së cilës është edhe firma Alb-Star.

Sadik Ismailaj

 

Sipas të dhënave zyrtare vetëm në vitin 2015 kompania e tyre kishte 45 milionë të ardhura bruto, ndërsa kanë mbi 1 mijë persona të punësuar.

Mjeku Ilir Alimehmeti shprehet kundër vaksinimit të fëmijëve: E kalojnë lehtë

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti është shprehur kundër vaksinimit anti Covid për fëmijët që janë të shëndetshëm.

Sipas tij vaksina duhet bërë për fëmijët që kanë sëmundje, por kurrsesi për ata në gjendje të mirë shëndetësore, pasi siç shpjegon ai ata e kalojnë lehtë koronavirusin.

“Për fëmijët që kanë sëmundje, patjetër që duhet të vaksinohen. Këtu nuk ka asnjë lloj dyshimi. Por, përsa i përket fëmijëve të shëndetshëm nuk ka një përfitim madhor, sepse fatmirësisht nga pikëpamja e sëmundjes, ata që e kalojnë në mënyrë natyrore, e kalojnë shumë lehtë. Një llogaritje e bërë nga organet zyrtare të Britanisë së Madhe, thotë që duhen vaksinuar 25 mijë fëmijë, që të evitohet një shtrim i vetëm në spital”, tha mjeku për Top Channel.

Shqipëria ka miratuar vaksinimin ndaj Covid për fëmijët 12 vjeç e lart për ata që kanë sëmundje kronike dhe 15 vjeç e lart për fëmijët e shëndetshëm.

SHBA drejt një vale tjetër? Qindra fluturime të tjera të anuluara!

SHBA-ja tani po raporton 184,802 raste të reja në ditë, mesatarja më e lartë shtatë-ditore e vendit që nga janari, raporton CNN dhe universiteti Johns Hopkins.

Qindra fluturime në SHBA janë anuluar për të tretën ditë radhazi mes rritjes së infeksioneve Covid-19.

Reuters raporton se faqja e internetit e gjurmimit të fluturimeve FlightAware.com regjistroi 656 fluturime të anuluara si në ose jashtë SHBA-së sot. Ai vjen pasi afro 1000 u anuluan në ditën e Krishtlindjes dhe gati 700 në prag të Krishtlindjeve.

Pushimet e Krishtlindjeve janë zakonisht një kohë kulmore për udhëtimet ajrore në SHBA, por ardhja e Omicron-it ka bërë që fluturimet të anulohen, pasi pilotët dhe ekuipazhi detyrohen të karantinohen.

“U ndjeva njeriu më i copëtuar”/ Fifi flet për këngën që shkroi brenda shtëpisë së Big Brother

Fifi ishte një ndër personazhet më të komentuar brenda shtëpisë së Big Brother. Kjo jo vetëm për karakterin e saj, por gjithashtu dhe për problemet emocionale të cilat pasuan me daljen e saj nga shtëpia. Gjatë kohës që qëndroi brenda shtëpisë së famshme, këngëtarja shkroi këngën “Diell” që u kthye në një hit.

Së fundmi, në një koncert të mbajtur për Krishtlindje, ajo u përlot teksa foli për këtë këngë që shkroi brenda BB. “Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer. Edhe shumë e lënduar.

Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dalë nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar, -tha Fifi.

“Ndieja se po humbja zërin”/ Mariza Ikonomi: Doktori më rekomandoi të mos flisja

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptarë me zërin e saj të veçantë, Mariza Ikonomi ka zbuluar një histori të panjohur më parë për publikun dhe bëhet fjalë për problemet që ajo ka pasur me zërin.

Artistja ka treguar se përveç kurave që artistët përdorin në raste të tilla për të qetësuar kordat, ka marrë edhe medikamente e trajtime të tjera për të mos humbur armën e saj në jetë.

Madje ajo thotë se doktori i kishte kërkuar që për një muaj e gjysmë të mos fliste fare.

“Më duhej t’i ushtrohesha edhe disa ushtrimeve që më dha doktori dhe për një muaj e gjysmë të mos flisja. Ishte një nga sfidat më të vështira të jetës sime sepse gjithçka unë e shkruaja në letër për një kohë të gjatë”, tregon Mariza.

Në rrëfimin e saj të sfidave të jetës, Mariza Ikonomi e nis duke thënë që e ka të vështirë të flasë për to apo për humbjet njerëzore që ka përjetuar. Madje, edhe nëse flet, e ka të nevojshme t’i tregojë duke i dhënë një rrjedhë të lumtur ngjarjes.

Ajo ka treguar edhe nje detaje të vogël, duke u shprehur se me lekët që ka fituar Çmimin e Publikut, kur ajo ishte 17 vjece ka blere piano, ndersa e ema e saj donte lavatrice.

“Në moshën 17-vjeçare kompozoja shpesh, madje kam kompozuar që 9 vjeç, pastaj 11 vjeç bëra çmos që të merrja pianon sepse ndërkohë kur fituam Çmimin e Publikut me ato lekët kam bërë luftë të madhe se mami donte lavatriçe “Candy”, unë desha pianon. E kam edhe sot e kësaj dite atë pianon dhe bëra shumë mirë që e bëra këtë luftën sepse mami patjetër që ishte e pamundur të mos e realizonte dëshirën. Aty kam filluar të kompozoj, është kompozuar kënga “Piano e vjetër” që shënoi suksesin tim tashmë si një adoleshente dhe një këngëtare më e rritur, më e maturuar, më e kompletuar dhe si kompozitore.”

PJESE NGA INTERVISTA

Mariza Ikonomi: Ka qenë një moment ku unë punoja jashtëzakonisht shumë dhe nuk po ndalesha dot duke punuar dhe në një moment të caktuar ndieja se po humbja zërin.

Pyetje: Kur ka ndodhur kjo?

Mariza Ikonomi: Ka ndodhur vite më parë.

Pyetje: Vite më parë i bie në kulmin e aktivitetit?

Mariza Ikonomi: Po, ishte një moment ku unë kisha fituar botën si të thuash, isha shumë e realizuar nga ana artistike, nga çdo gjë, por punë pas pune nuk më linin të merrja frymë dhe të mendoja për veten time. Isha kaq e fokusuar ndaj pjesës së muzikës, famës, kisha shumë aktivitete dhe çdo dy-tre ditë më gjente në një vend jashtë Shqipërisë dhe ka qenë një moment intensiv jo vetëm pune, koncertesh, fansash gjithashtu. E shikoja edhe vetë që isha pak e lodhur dhe derisa erdhi një moment që unë e ndieja edhe vetë që nuk isha në fazën time më të mirë dhe zëri im kishte nevojë për një qetësi. Në momentin kur unë ndieva që po humbja zërin, aty kuptova vlerën e zërit tim.