zoom

Day Archive“Lëri budalliqet, por jep llogari”, Rama replikon me qytetarët për skandalin e pagave

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme njoftoi me anë të një postimi në rrjete sociale se do hiqet detyrimi i kontrollit fizik të automjetit kur ndërron pronësia.

 

Por disa qytetarë në komente, i kanë kërkuar kreut të qeverisë që të japë sqarime mbi skandalin e publikimit të listës së pagave dhe të dhënave personale.

Rama ka zgjedhur të replikojë me komentuesit. Një prej tyre e pyet kryeministrin se “përse duhen tërë ata parazitët të marrin rrogat kot në kurrizin tonë?”. Edi Rama i përgjigjet duke i thënë “rrogat për të cilat flet janë të sektorit privat ndërsa shërbimet janë të shtetit”.

Kryeministri nuk ka kursyer as ironitë me kryedemokratin Lulzim Basha. Një tjetër komentues ka reaguar për postimin e Ramës i cili thotë se “si i kursen ti qytetarëve me 30 mijë orë pritje në vit, kur viti ka 8760 orë”.

Kreu i qeverisë i është kthyer me komentin “të gjitha orët bashkë flori”, jo të një individi, se kështu matet ky hall përderisa 7X7 nuk bëjnë 42”.

U shua bashkë me kunatën, ky është i riu në Lezhë që nuk mbërriti dot për darkën e Krishtlindjeve

Ky që shikoni në foto është Kristjan Magjuni i cili u shua mbrëmjen e sotme në aksident pasi automjeti me të cilin ai po udhëtonte doli nga rruga duke u përplasur me një mur rrethues.

I riu ndodhej në makinë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi e cila po ashtu ndërroi jetë. Ata po udhëtonin drejt banesës së tyre për darkën e Krishtlindjeve, por nuk arritën dot të festonin bashkë me familjarët.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në rrugën e Tales në Lezhë. 24-vjeçari i cili dyshohet se po udhëtonte me shpejtësi humbi kontrollin dhe përfundoi në oborrin e një banese duke çarë tej për tej murin rrethues.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të mësuar rrethanat e plota të saj

FOTO/Grumbull hekurishtesh, ja ajo që mbeti nga makina pas aksidentit tragjik ne Lezhë

Jeta e dy të rinjve është prerë në mes, kur mjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur fortë me murin rrethues të një banese në rrugën e Tales, në Lezhë.

Shpejtësia dhe mungesa e infrastrukturës në rrugë dyshohet të kenë qenë faktorët që i morën tragjikisht jetën 2 të rinjve, 24-vjeçarit Kristjan Margjoni dhe të fejuarës së vëllait Atjola Ademi, vetëm 16 vjeç, të cilën po e shoqëronte për në banesë.

Zoom.al ka siguruar foton e asaj ccka ka mbetur nga makina pas përplasjes së fortë me muribn rrethues. Sicc edhe shihet në foto, makina si pasojë e përplasjes ka përfunduar në një grumbull hekurishtesh. 

“Mjet i Rusisë kundër SHBA”/ Kosova reagon për blerjen e armëve nga Serbia: Po kërcënon paqen

Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Blerim Velja, sot ka vlerësuar se vazhdimi i blerjes së armëve ruse nga Serbia rrezikon paqen në Ballkan.

Duke reaguar ndaj blerjes së raketave ruse, Velja tha se Serbia është kthyer në një “mjet në duart e Rusisë”.

“Vazhdimi i blerjes së armëve ruse nga (presidenti serb Aleksandar) Vuçiq rrezikon gjithashtu paqen në rajonin tonë. “Ashtu si Bjellorusia, Serbia është një mjet rus për rivendosjen e sferave të ndikimit nga epoka e Luftës së Ftohtë kundër Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s,” tha ai.

Në llogarinë e tij në Tëitter, Velja ka deklaruar se blerje të tilla armësh duhet të sanksionohen.

Del foto, kryeministri Edi Rama duke blerë ëmbëlsira për festa

Krishtlindjen e ka festuar edhe kryeministri Edi Rama. Madje në kuadër të kësaj feste ai është angazhuar edhe vet personalisht për ti bërë dhuratë familjarëve të tij një ëmbëlsirë. Ai ka publikuar vet një foto teksa është në një dyqan ëmbëlsirash duke marrë porosinë e tij.

Zjarr në një dyqan me pajisje elektrike në Elbasan, qyteti “pushtohet” nga tymi

Një biznes me pajisje elektrike në Elbasan është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por paraprakisht dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Varësia ndaj alkoolit ka qenë e gjatë, Paloma sqaron deklaratën për burrin e saj

Rudina Demneri ose ndryshe njohur si Paloma, ka folur për martesën e saj gjatë një interviste në “Glamour Zone”.  Ajo ka rrëfyer se ka kaluar momentet më të bukura me bashkëshortin por gjithashtu ka pasur dhe një episod të errët të jetës së saj, ku bashkëshorti ka qenë i varur nga alkooli.

Paloma ka treguar se familja e saj është shumë e rëndësishme për të dhe se pjesëmarrja në “Big Brother VIP” e bëri dhe më të vështirë qëndrimin larg tyre, ku ka treguar se shpeshherë shqetësohej për bashkëshortin e saj ,Andrein.

Gjatë intervistës u prek pjesa ku Paloma është shprehur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri se “për tetë vite  ka qenë e lodhur nga bashkëshorti i saj”. Mirëpo ky lajm është keq informuar nga gazetarët ku Paloma ka sqaruar dhe një herë të gjithë historinë se  çfarë ka treguar ajo.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Ti ke thënë se ke pasur vite të lumtura por ka qenë një episod i pakëndshëm në jetën tuaj. Në portale kam lexuar “ tetë vite dhune”, mund ta sqarosh këtë.

Paloma: Varësia ndaj alkoolit ka qenë  e gjatë, kam thënë që tetë vite jam lodhur por jo se më është ushtruar dhunë. Mua asnjëherë nuk më ka prekur me dorë, në një fragment të jetës tonë bashkë ndodhi dhe unë direkt nuk e zgjata, lajmërova policinë dhe çdo gjë u sqarua. Kurrë nuk mund të lejoj unë që të kaloj ekstremet një njeri në jetën time, kështu që më vjen shumë keq që kanë keq informuar çdo gjë që unë kam thënë. Jam lodhur tetë vite jo jam dhunuar tetë vite, kjo është shumë e rëndë.

Jemi mësuar që na e bëjnë gomarin për burrë por mendoj që karma është shumë e rëndësishme, kështu që nuk është nevoja as për gjyqe dhe për asnjë gjë, Andrei nuk dëshiron ta diskutojë më këtë histori është diçka e shkuar.

Jemi në një shoqëri të ngushtë që nuk e kuptojnë çfarë do të thotë fitore. Më kanë ardhur mesazhe si: ‘E fëlliqe burrin’, ‘ I shkreti burrë që të ka ty’.

VIDEO/ Dalin pamjet e aksidentit tragjik në Lezhë ku humbën jetën dy të rinj

Shpejtësia e lartë dyshohet se është bërë shkak që automjeti tip “Pegeot “, që drejtohej nga 24-vjeçari Kristjan Margjoni, të dali nga rruga dhe të përplaset me murrin rrethues të një shtëpie në rrugën e Tales në Lezhë. Zoom.al ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket qartë që goditja e makinës ka qenë aq e fortë sa ka prishur murrin për të përfunduar në brendësi të avllisë.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë humbur jetën në vend shoferi, Kristjan Margjoni dhe pasagjerja, Atjola Ademi.

Aksidenti tragjik në Lezhë, ja kush janë dy të rinjtë që humbën jetën

Policia ka identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën në aksidentin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Lezhë. Ata janë drejtuesi i automjetit, Kristjan Margjoni dhe pasagjerja që udhëtonte me të, Atjola Ademi.

Aksident i rëndë në Bulqizē

Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Bulqizë si pasojë e përplasjes së dy makinave.

Sipas policisë, rreth orës 18.15 në kryqëzimin e qytetit të ri në Bulqizë janë përplasur një makinë tip “Ford” me drejtues E. V. me automjetin tip “Benz”, me drejtues A. T.

Si pasojë është lënduar pasagjerja që ndodhej në makinën tip “Ford”, e cila është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë më të specializuar pas plagëve të shumta në trup.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.