Aplikacion
Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Ai deklaroi se shpallja e tij non-grata, ka ardhur si pasojë e veprimeve të përbashkëta, në sintoni, të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Pjesë nga biseda:
Ylli Rakipi: Mua më duket sikur Edi Ramës nuk i duhet shumë ky (Basha).
Sali Berisha: Jo mos u ngut! Në gjitha veprimet e tyre janë të përbashkëta. Aksioni i tyre për shpalljen time non-grata. Janë të sintonizuara bashkërisht dhe kjo është 100% e sigurtë!
“Fibra politike e tij (Bashës) është mjerane, mund ta them me përgjegjësi të plotë. Ky ka qenë problem shumë serioz për PD-në. Ky, të ndodhte cfarë të ndodhte, katër vitet e para, ky njeri nuk prononcohej dhe nuk bënte deklarata.
Nga viti 2015, më erdhi një mik nga SHBA, që kishim punuar në fushata dhe më thotë, i bëri pollin (sondazhin) dhe dilte përtokë, thoshte nuk del për shkakun tënd, sepse ti je vokal. Po i thashë unë, por merr këto tre muajt e fundit lexo një portal, numëro deklaratat e tij dhe flasim bashkë. Ky nuk flet, ky nuk del, nuk prononcohet. Më thoshte nuk më lë zyra e shtypit. Zyrën e shtypit e drejton ti. Ky nuk kishte antena!“, tha Berisha.
Kur nxirret Basha nga selia e PD? Sali Berisha shpjegon hapat që do të ndiqenKur do të nxirret Lulzim Basha nga selia e PD? Kjo ishte pyetja që gazetari Ylli Rakipi i drejtoi ish kryeministrit Sali Berisha, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Berisha tha se Basha duhet të lirojë zyrën në PD, sepse deputetëve nuk u takon një zyrë. Ai tha se janë anëtarët ata që do ta shoqërojnë Bashën nga selia, sepse janë “përmbaruesit e vendimit të tyre”.
“Anëtarët e PD do ta shoqërojnë (Bashën) njerëzisht jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e vendimit të tyre.
Nuk ka punë Sali Berisha me këtë.
U mblodhëm në protestën e fundit, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnin nga selia. Jo thashë, do ti çohet një shkresë. S’kemi pse humbasim ne seriozitetin. I thamë je deputet, liro ato zyra sepse deputetët nuk kanë zyrë.
Mund të bëhej më shpejtë por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave me qytetari. Por, a ka mundësi Sali Berisha për ta ndërprerë këtë? Absolutisht jo.
Këtë nuk mund ta ndaloj absolutisht sepse është vendim i anëtarësisë”, tha Berisha.
Daja mediton largimin: Do flas me drejtuesit, dikush do marrë përgjegjësiIlir Daja e mendon largimin dhe e tha edhe në deklaratën e tij në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. “Pësojmë gola jashtëzakonisht të lehtë. Me daljen e Seferit kaluam në 4-2-3-1, pasi futëm edhe Kaçen. Menduam të rrezikonim më shumë. Të pësosh gola në atë mënyrë… janë tre mbrojtës tonë që nuk mbyllin portën.
Janë defekte që na ngarkojnë edhe ne me përgjegjësi. Tentuam ta fitojmë ndeshjen, ky është futbolli, por mund të kishim marrë më shumë nga ky derbi”, tha fillimisht trajneri Daja, që sigurisht nuk e kishte pritur ta niste kështu me Partizanin.
“Nuk e kishim menduar se do kishim kaq pak pikë, por të gjithë bashkë kemi përgjegjësi. Duhet të reflektojmë të gjithë, nga unë i pari e deri te lojtari më i ri.
Ekipi prodhon lojë. Nuk flas për derbin, pasi nuk ka ndonjë prodhim loje. Ka dyluftime, por na mungojnë shumë pikë në bazë të asaj që kemi paraqitur. Jemi në pozicion jo të mirë, por do ulemi me drejtuesit për të vendosur se çfarë do të bëjmë në të ardhmen”.
“Përveç 3 ndërrimeve që bëmë, të gjithë lojtarët e tjerë në stol ishin të ekipit U19. Tentuam të bëjmë diçka më shumë sot, por na dhemb mënyra e lehtë e marrjes së golave. Edhe dyluftimet nuk janë siç duhet”.
“Në ditët në vazhdim do flas me drejtuesit e klubit, në lidhje me të ardhmen time dhe të lojtarëve. Në këtë situatë të vështirë që jemi, dikush duhet të marrë përgjegjësinë, ose disa të marrin përgjegjësi.
Nëse zgjidhja më e mirë është ta marr unë përgjegjësinë, edhe për ato gola që kemi pësuar, duhet bërë një zgjidhje. Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë e kësaj situate ku ndodhet Partizani”.
“Stenio Junior vazhdon të luajë mirë, por atij nuk i shërbehet si vitin e kaluar, prandaj zhvendoset nga zona ku duhet të luajë për të krijuar hapësira për të tjerët. Është mungesë e ekipit për të çuar Stenio Junior përpara portës, pasi është nga lojtarët më të mirë që kemi në ekip”.
Nga përplasja mes bandave te njohja e viktimës me autorët, pistat ku po heton policia per vrasjenVrasja e 30-vjeçarit Can Kariçi dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh mes dy grupeve kriminale. 30-vjeçari njihet si personazh i një grupi kriminal të rrezikshëm në zonën e Lezhës. Mësohet se ai drejtonte mjetin e tij me targa gjermane, ku persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë dhe e kanë qëlluar me armë. Të dyja anët e rrugës, që lidh bathoren me Institutin kanë kamera, të cilat do të këqyren.
Ka dyshime se kanë qenë dy persona që kanë bere vrasjen, një drejtonte mjetin dhe tjetri ka hapur zjarr ndaj të riut, duke i shkaktuar atij vdekjen. Po ashtu policia po heton rreth faktit se ngjarja e sotme ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në muajin nëntor në Astir, ku u vranë Eriges Mihasin dhe Armand Dumani.
Policia ka dyshime se mes autorëve dhe viktimës mund të kishte njohje, pasi nga dëshmitarët e ngjarjes, thuhet se ka pasur një komunikim të vogël verbal mes viktimës dhe autorëve.
Presidenti i Malit të Zi infektohet me koronavirusPresidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq është diagnostikuar me koronavirus, ka njoftuar të enjten kabineti i tij.
Sipas deklaratës për media, Gjukanoviq ndihet mirë dhe ka simptoma të lehta.
“Në përputhje me masat epidemiologjike, presidenti është futur në vetizolim, prej nga do t’i kryejë detyrat”, është thënë në deklaratë.
Për shkak të kontaktit me një person të infektuar, Gjukanoviq i ka anuluar qysh më herët takimet, përfshirë një me presidentin e Kuvendit të Turqisë, Mustafa Shentop, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Ndryshe, Mali i Zi të enjten ka regjistruar 272 raste të reja me koronavirus, pas testimit të mbi 2,100 mostrave.
Aktualisht raste aktive në këtë vend me mbi 600,000 banorë janë mbi 2,000.
“Dinë sa herë bëjmë seks me gruan”/ Gazetari shpërthen në “Open” për nxjerrjen e të dhënaveGazetari Andi Bushati ka folur i revoltuar lidhur me skandalin e pagave mbrëmjen e sotme në Open.
Ai tha se ky skandal ka nisur që nga lista e patronazhistëve. Sipas tij “këto janë rrjedhje e qeverisë që vjedh shtetin”.
“Ore këta dinë çfarë mbathjesh veshim, sa herë bëjmë seks me gruan. Meqë i dinë gjithë këto gjëra le t’i përdorin. Këto janë rrjedhje e qeverisë që vjedh shtetin për të cilin paguhet për ta ruajtur.
Është e njëjta me atë që u bë me listën e patronazhistëve. Dhe kur ti e hap kutinë e pandorës dhe i merr këto të dhëna i çon në kupolën e PS , nuk kontrollohen më.
Unë e mbaj mend që kur morëm listën e patronazhistëve, na thanë që është dhe një listë pagash,” tha Bushati.
Personi i ekzekutuar në Kamzë është Can Karriqi, lidhje e Vis MartinajtTë tjera detaje kanë dalë nga vrasja mbrëmjen e sotme në Kodër Kamëz.
Viktima është Can Karriqi 35-vjeç i afërt me Ervis Martinajn.
Karriqi është ndaluar disa muaj më parë kur u bastisën pronat e Martinajt nga policia.
Dyshohet se viktima ka lidhje me dy të rinjtë që u vranë më 13 nëntor në Astir gjithashtu bashkëpuntor me Martinajn.
Erigers Mihasi dhe Armand Dumani u vranë me breshëri automatiku kur po lëviznin me mjetin e tyre tip Audi në Astir.
Pas zbulimit të ngjarjes një makinë tip Audi është gjetur e djegur në Insititut.
“Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve”-njoftoi policia.
Vrasja në Kamzë/ Viktima shok i ngushtë i Erigers Mihasit e Dumanit, të dy u ekzekutuan në AstirNjë 35-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një makine me targa të huaja. Viktima Can Karriqi, banues në lagjen nr.1 në Bathore, është gjetur i pajetë në vendin e quajtur kodër Kamzë, në Tiranë, mbrëmjen e sotme.
Ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit/ ve, burime për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se viktima, i cili është qëlluar me 4 plumba, është shok i ngushtë me Erigers Mihasin dhe Armand Dumanin.
Këta dy të fundit u vranë me breshëri kallashnikovi brenda një makine Audi të bardhë në lagjen e Astirit, në vendin e quajtur Ozone.
Mësohet gjithashtu nga burimet e gazetares Anila Hoxha se Karriqi para se të gjendej i pajetë kishte pirë kafe pranë lokal ‘G’ i shoqëruar nga një vajzë. Më pas ka dalë prej andej dhe është gjetur pa shenja jete.
Vrasja e Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit
Ekzekutimi mafioz i dy shokëve të ngushtë ndodhi mbrëmjen e 13 nëntorit 2021.
Vetë skema e vrasjes dhe saktësia për të qëlluar drejt shënjestrës i çon hetimet drejt pistës së vrasjes me dashje nga vrasës me pagesë.
Mësohet se automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në një pjesë të rrugës, dhe dy mjetet po udhëtonin nga pallati me shigjeta në drejtim të rrethrotullimit të ish sheshit shqiponja.
32-vjeçari Erigers Mihasi sapo ishte kthyer nga Gjermania. Ai ka qenë një nga njerëzit më të besuar të biznesmenit të lojërave të fatit, Vis Martinaj, dhe kishte precedentë të mëparshëm penal. Ishte liruar nga burgu në vitin 2019, dhe ishte shpallur sërish në kërkim për një arsenal armësh që ishte zbuluar në zonën e Yrshekut.
Mihasi u arrestua për grabitjen dy prindërve të moshuar të Elton Çiços në Tepelenë, por u la sërish i lirë brenda muajsh.
Së fundi, Mihasi frekuentonte xhaminë, por nuk mundi t’i shpëtojë të kaluarës së tij të errët, ku duket se autorët kishin ende ‘hesape’ të palara.
32-vjeçari dhe miku i tij, Armand Dumani 26-vjeç, vdiqën në vend, brenda mjetit tip “Audi”, teksa po lëviznin nga zona e ish-doganës drejt Pallatit me Shigjeta, rreth orës 19:30.
Mbeti i vrarë në atentat sot në Kodër Kamëz, në makinën e viktimës u gjet një armë zjarriDetaje të tjera dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në Kodër Kamëz, ku një të riu iu bë atentat me armë zjarri. Krimi ndodhi rreth orës 19:56, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”.
Në makinën me targa gjermane, me të cilën lëvizte viktima, Can Kariçi, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri. 30-vjeçari dyshohet se është qëlluar me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Fill pas krimit autorët u larguan, ndërsa një automjet tip Audi u gjet i djegur në zonën e Institutit.
Kariçi ishte person me precedent penale, për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ndërkohë në 2018 u arrestua edhe për një plagosje me thikë.
Tensione në “Air Albania”, tifozët mësyjnë në fushë, Tirana fiton derbin në minutat shtesëTirana triumfon përsëri në derbi, në një duel të çmendur në në “Air Albania”, që përfundoi në minutën e 112-të, teksa bardheblutë fituan 1-2. Ndeshja nisi me tensione që në minutat e para. Tifozët hodhën flakadanë në fushë dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta. Ndërkohë në fund shumë prej tyre mësynë në fushën e blertë.
Në minutën e tetë Xhixha tundi rrjetën e Partizanit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje të Ngoo. Megjithatë, Tirana shënoi në minutën e 27-të. Pas një goditje nga këndi, Ngoo gjuan dhe topi përplaset te Përgjoni e shkon në rrjetë. 0-1 për Tiranën, që e mbyll pjesën e parë në avantazh.
Në mesin e pjesës së dtë sfida ndërpritet sërish për shkak të tymueseve. Fundi i ndeshjes ishte vërtet dramatik. Në 78’ gjyqtari Xhaja jep penallti për Partizanin pas një ndërhyrje të Tolit ndaj Carës. Lojtarët e Tiranës kërkojnë rishikimin e pamjeve nga VAR, por arbitri është i bindur.
Bekaj pret penalltinë e Stenio Zhunior, por gjyqtari vendos të përsëritet për hyrje të lojtarëve bardheblu në zonë. Pas kësaj ndërpritet ndeshja për herë të tretë, pasi tifozëria bardheblu është e irrituar dhe nuk mungojnë as sendet në fushë. Penalltia e përsëritur ekzekutohet sërish nga Junior, këtë herë mposht Bekajn dhe 1-1 në minutën e 86-të.
Por nuk do të mbaronte këtu, jepen 11 minuta shtesë dhe bardheblutë shënojnë në minutën e 100-të me anë të Xhishës. Një triumf historik gati për Tiranën.
View this post on Instagram