zoom

Day Archive“Iliri është lojtar, Arjola bën lojën e tij”, Donaldi diskuton me Beatrixën

Donaldi dhe Beatrix kanë analizuar lojën e disa banorëve të tjerë.

Dyshja ka qenë duke ekzekutuar provën javore, teksa është ndalur edhe te strategjia e lojës së Ilirit dhe Arjolës.

“Iliri është realisht lojtar, ndërsa Arjola bën lojën e tij”, është shprehur Donaldi.

Ndërkaq Beatrix shtoi se “pavarësisht gjithçkaje Iliri nuk ka frikë të shprehë mendimin e tij edhe nëse kjo nuk i pëlqen shumicës”.

Stadiumet pa tifozë, do mbyllen klubet e natës! Gjermania, masa të rrepta

Kufizime të reja kundër Covid-19 në Gjermani. Nga 28 dhjetori, ndeshjet e futbollit do të luhen me dyer të mbyllura.

Lajmin e dha kancelari Olaf Scholz pas samitit me Rajonet. Në të njëjtën datë është vendosur edhe mbyllja e diskove dhe klubeve të natës.

Scholz ishte i qartë edhe për ditët gjatë festave, gjatë të cilave mbledhjet do të reduktohen në grupe prej 10 vetash.

“Nuk është koha për festa të Vitit të Ri”, tha ai. Ky njoftim vjen pas rritjes së rasteve me COVID dhe qarkullimit të variantit të ri Omicron.

Divorci më i shtrenjtë në histori/ Sunduesi i Dubait, 640 mln dollarë ish-gruas së tij

Fundi i martesës mes sheikut Al Maktoum dhe ish-gruas së tij Haya ka kushtuar shumë shtrenjtë: plot 640 milionë dollarë.

Sunduesi i Dubait duhet t’i paguajë ish-gruas një shpërblim prej 640 milionë dollarësh.

Ishte gjykata britanike, ajo që njoftoi shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet gjyqësore të vendit.

Kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund (rreth 300 milionë euro) për gruan e tij të gjashtë, Princeshës Haya të Jordanisë, 47 vjeç.

Gjithashtu sheiku duhet t’u japë 2 fëmijëve që ka me princeshën, Al Jalila 14-vjeç dhe Zayed 9-vjeç, një total prej 290 milionë paund (më shumë se 340 milion €) për të mbuluar shpenzimet e tyre, për tu ushqyer dhe arsimuar.

Sipas gjykatës, princesha Haya ” nuk kërkon kompensim për veten, por për sigurinë e jetës së saj” si edhe shpërblim për t’u kompensuar për pasuritë që humbi pas zgjidhjes së martesës.

“S’je ajo që kam njohur jashtë”/ Kriset miqësia mes Arjolës dhe Meridianit?

Meridiani dhe Arjola janë ftohur disi edhe pse jashtë shtëpisë së Big Brother kanë qenë miq të mirë

Sipas Meridianit, Arjola nuk është më ajo e para dhe se distancën mes tyre e ka vënë re dhe vetë Arjola.

Edhe në puntatën e sotme të Prime-it pati një diskutim mes tyre.

Meridiani: Më duket sikur nuk je Arjola që kam njoh jashtë.

Arjola: Nuk e kuptoj këtë gjë.

Meridiani: Arjola është shumë e qeshur ka batuta pa fund jashtë,. Se kam dëgjuar kurrë të bërtasë. Këtu e shoh ndryshe, të tjerët mbase nuk e kuptojnë. Nuk jam xheloz për marrëdhenien e saj me Ilirin. Nejse secili këtu ka ardhur të bëjë lojën e tij.

Arbri: Nuk e di cfarë nënkuptojmë këta me miqësi, se ndryshe nuk do i bënin fare ato muhabete, mund të thonë që kanë njohje ,se ndryshe nëse ti e quan dikë mik, do dukej ajo gjë dhe brebnda po mua më duket shumë e ftohtë.

Balina: Marrëdhenia e tyre jashtë kaq miqësore nuk është reflektuar fare aty. Arjola mendoj do ta kishte gjetur një mënyrë për ta pritur, po nuk ndodhi, besoj se Merdiani është një lojtar që vërtet luan për vet që nuk do të pozicionohet në asnjë palë.

Arjola: Kjo bisedë ka ndodhur dje , unë kam prit që kur të vinte Merdiani të shkriftohesha pak , po nuk ndodhi, ai është afruar më shumë me Beniadën se me mua. Unë me Merdiani jemi miq.

Arbri: O Arjola po njeriu për miqësinë bëhet copë.

Arjola: Unë e kam ndjerë distant dhe prandaj nuk jam afruar. Nuk dua ti penalizoj lojën dikujt,. Tani nuk doja ta shtyja këtë gjë, unë kam pas nevojë për njerëz nga jashtë që kanë qenë dhe miq të mi.

“Zgjoi” prek suksesin e radhës, këtë herë në Oscar

“Zgjoi”, filmi i regjisores nga Kosova, Blerta Basholli, shënon suksesin e parë në kinematografinë ndërkombëtare. Filmi i cili zotëron tre çmimet kryesore të Sundance Festival: Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisurës është përzgjedhur në listën e ngushtë në kategorinë e filmave të huaj në edicionin e 94-t të Academy Awards.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka postuar lajmin në faqen e saj zyrtare në Facebook. Kujtojmë që Presidentja ishte e pranishme gjatë premierës së prodhimit kinematografik në Uashington.

Sukses i jashtëzakonshëm!

“Zgjoi”, filmi i Blerta Bashollit, që rrëfen historinë e heroinës Fahrije Hoti dhe grave të Krushës, nën interpretimin e shkëlqyer të Yllka Gashit dhe kastës fantastike të aktorëve tanë, është zyrtarisht në listën e ngushtë për çmimin më prestigjioz Oscars në kategorinë e filmave të huaj.

Bravo!
Me ju drejt majave!

Përkrah Yllka Gashit, luajnë aktorë të njohur të Kosovës si Çun Lajçi, Adriana Matoshi, Aurita Agushi etj.

LISTA/11 ministra dhe kryebashkiakë të arrestuar ose larguar për shkak të akuzave për korrupsion

Javën e shkuar, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, policia arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Mbi të rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre”, “korrupsion” dhe “pastrim parash” lidhur me aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Por kjo nuk është hera e parë që një ministër apo zyrtar i lartë socialist përballet me drejtësinë për akuza që kanë të bëjnë me korrupsionin, shpërdimin e detyrës apo edhe vepra të tjera penale. 

Madje në vitet e fundit lista është shtuar së tepërmi. Natyrisht që rasti më i rëndë është ai ish-ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili vijon të përballet me drejtësinë në lidhje me akuzën për shpërdorim detyre dhe pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikim ndërkombëtar droge.

Një tjetër ministër i Brendshëm që është detyruar të jap dorëheqjen, por pa shkuar para drejtësisë është Sandër Lleshaj. Ai dha dorëheqjen një vit më parë, pas ngjarjes së ndodhur në zonën e Laprakës ku një punonjës policie vrau të riun Klodian Rasha. Por në atë kohë u fol se largimi i Lleshajt kishte të bënte edhe me çështjen e uniformave të policisë, për të cilën po përballen me drejtësinë disa ish-vartës të tij.

Zoom.al meson se një tjëtër largim i detyruar nga detyra ka qenë edhe ai ish-ministrit tjetër të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndonëse për largimin ai nuk dha asnjë arrësye të qenësishme, besohet se Xhafaj dha dorëheqjen pasi i vëllai i tij, Agron Xhafaj, i cili i ishte shmangur deri më atëherë drejtësisë, u detyrua të kthehej në Itali për të vuajtur dënimin me burg.

Damian Gjiknuri është gjithashtu një tjetër ish-ministër socialist që është detyruar të largohet nga detyrua. Ai u përfshi në skandalin e Unazës së Re, ku një kompanie fantazëm iu dha një tender me një vlerë 18 milionë euro.

Lista vijon me disa ish-kryetar bashkie të cilët gjithashtu janë arrestuar apo janë larguar nga detyrat. 

Rasti më i fundit prej tyre, është ai ai i kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i cili gjendet ende në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion.

Më parë është detyruar të largohet nga skena politike edhe ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, emri i të cilit doli në përgjimet e dosjes së Shijakut./Zoom.al

 

Ministrat dhe kryetarët e bashkive të larguar nga detyra për korrupsion dhe shpërdorim detyre

 

Lefter Koka, ish-ministëri Mjedisit. I arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash!

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm. I akuzuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge

Sander Lleshi, ish-ministër i Brendshëm. I dorëhequr pas vrasjes nga policia të një qytetari, por dorëheqja kishte të bënte edhe me skandalin e uniformave!

Fatmir Xhafaj, ish-Ministër i Brendshëm. I dorëhequr pasi vëllai ishte dënuar për trafik droge!

Rovena Voda, ish-zv/ministre e Brendshme. E arrestuar për korrupsion!

Damian Gjiknuri, ish-ministër i Transporteve. U largua nga detyra pas skandalit të tenderit për Unazën e Re.

Shpëtim Gjika, ish kryetar i Bashkisë së Vlorës. I larguar pas skandaleve me lejet e ndërtimit në Vlorë. 

Vangjush Dako, i kryetar i Bashkisë së Durrësit. I larguar pas përfshirjes në dosjen e Shijakut.

Fatos Tushe, ish- kryetar i Bashkisë së Lushnjes. I arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ervis Roshi, ish-kryetar i Bashkisë Kavajë. I larguar nga procesi i dekriminalizimit.

Agim Kajmaku, ish – kryetar i Bashkisë së Vorës. I arrestuar për falsifikim dokumentesh.

Tom Doshi, ish-deputet socialist. I përjashtuar nga grupi parlamentar socialist pas akuzave që i bëri Ilir Metës se donte ta vriste. I shpallur non grata nga SHBA.

Mark Frroku, ish-deputet. I arrestuar për vrasje të kryer në Belgjikë.

Armando Prenga, ish deputet i Partisë Socialiste. I arrestuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur ne vitin 2015 në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona.

 

Atentati ndaj organizatorit të tifozëve të Lacios, autori ishte një ekzekutues profesionist

Autoritetet italiane po përpiqen të hedhin dritë mbi vrasjen e Fabrizio Pisitelli. I njohur ndryshe si “Diabolik”, ai ishte drejtuesi i tifozëve të organizuar të Lacios dhe humbi jetën pas një atentati që iu bë në gusht të 2019-ës në parkun e ujësjellësve të Romës.

Ekzekutimi është motivuar nga tifozët, ku 50-vjeçari me origjinë nga Argjentina ka rënë i vdekur në vend.
Autoritetet kanë identifikuar Raul Esteban Calderon si të dyshuarin kryesor dhe një gjykatë italiane ka vendosur se ai është një ekzekutues profesionist.

Calderon u identifikua përmes dëshmive të qytetarëve që ndodheshin pranë ngjarjes, por edhe nga kamerat e sigurisë, duke dalluar disa tatuazhe karakteristike që ekzekutori ka në duar.

Megjithatë, Calderon i shpëton arrestimit dhe thuhet se ndodhet jashtë Italisë. Ai me siguri ndodhet për momentin në Spanjë, vendi prej nga vjen, ku të dy vendet kanë hapur një operacion për arrestimin e tij, ndërsa italianët po bisedojnë me autoritetet e vendeve të tjera, në rast se ai do të “lëvizë” diku tjetër.

Ai përshkruhet si një “njeri veçanërisht i rrezikshëm”, i cili është një ekzekutues profesionist.

Bujar Nishani: Rama-Basha bashkëpunim për “eliminimin” politik të Berishës

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar edhe akuzat e sotme të kongresistit Republikan Lee Zeldin në drejtim të DASH, si dhe ka hedhur dritë mbi bashkëpunimin e Bashës dhe Ramës, në këtë drejtim.

Nishani theksoi ne Syri Tv se ka prova dhe fakte se si Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë bashkëpunuar për të eliminuar ish-kryemisintrin Sali Berisha nga skena politke dhe kthimin e PD-së në një element figurativ në sistemin politik shqiptar.

Krasta: Sot është bërë lajm një reagim shumë i qartë dhe me akuza të mirëartikuluara nga kongresisti Lee Zeldin, në raport me sjelljen e DASH dhe gjithë ngjarjes në lidhje me deklaratën më shumë sesa vendimmarrjes së Sekretarit Antoni Blinken, për ‘non grata’ ndaj zotit Berisha. Kongresisti sot ka kaluar edhe një hap më tej duke ngritur akuza të mirëfillta.

Kjo shoqërohet me ndoshta ‘gogolin’ më të frikshëm, që përgjithësisht del nga konteksti, sepse vetëm kështu krijon tmerrin e madh, ku media e majta, vetë PS edhe Rama u thotë të vetëve kudjes këtu se kthehet Berisha! Në këtë ngjarje ka një bashkim vektorësh, ka dinamikë të re apo është vetëm zhurmnajë?

Nishani: Jo, është një dinamikë që ka nisur herët dhe është zhvilluar në dy kontekste, atë të brendshëm dhe ndërkombëtar. Për sa i përket atij të brendshëm, mund të garantojë se janë fakte dhe prova që bashkëpunimi i Bashës me Ramën, për të eliminuar jo vetëm Berishën nga identiteti i tij politik por për ta eliminuar atë si një aktor brenda PD. Ka qënë një artikulim jo pa kuptim por tërësisht të gabuar. Sepse ka synuar të bëjnë PD të paqënë dhe ta lënë PD një element figurativ në sistemin politik shqiptar, pasi dihet se zoti Berisha ka pasur valencën e unifikimi të energjive politike dhe elektorale në PD. Pse dhe si e ka ruajtur është çështje e tij.

Në kontekstin ndërkombëtar, unë me të drejtë i referohem asaj që thatë ju. Përçev faktit procedural dhe administrativ se administrata e SHBA mund të zgjedhi për të përcaktuar se cilët individ nga vendet e tjera mund të hyjnë apo jo në territorit të tyre. Në rastin e zotit Berisha, gjithmonë i kam besuar Kongresit Amerikan, si një institucion që përfaqëson vullnetin direkt të popullit amerikan dhe është kanë një qëndrim bi-partizan, përfaqësojnë vullnetin e të gjitha krahëve.

Sevilla ndëshkon Barcelonën, kalon në avantazh me Papu Gomez

Sevilla ka arritur të kalojë në avantazh me anë të lojtarit argjentinas, Papu Gomez.

Ish-lojtari i Atalantës ka shënuar pas një asistimi të zgjuar nga ish-mesfushori katalanas, Rakitic.

Sevilla me këtë rezultat bëhet kërcënuesi kryesor i Real Madrid-it për kreun.

Ndërsa Barcelona rrezikon shumë nëse nuk tregohet me karakter në minutat e mbetura të lojës.

Sevilla 1-0 Barcelona

Shikoni golin këtu:

SHÇBA arreston nënkomisarin dhe inspektorin e policisë

Drejtoria Rajonale SHÇBA Elbasan-Korçë ka arrestuar 2 efektivë policie të cilët akuzohen për shpërdorim detyre në kufirin e Kapshticës pasi kanë lënë që të kalonte shtetasin A.Q për të cilin gjykata e Elbasanit kishte lëshuar një urdhër arresti dhe si pasojë ishte shpallur në kërkim

Konkretisht janë arrestuar: – N/Komisar B.D.,52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– Inspektor Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë Specialist Ndihmës Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Njoftimi i Plotë nga SHÇBA:

SHÇBA ndalon 2 oficerë të Kufirit në Kapshticë, lejuan të kalonte në PKK një shtetas në kërkim

Drejtoria Rajonale SHÇBA Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim datë 21.12.2021 ka vendosur të caktojë masën “Arrest me burg“ ndaj personave në hetim:

– N/Komisar B.D.,52 vjeç, me detyrë Përgjegjës turni në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– Inspektor Ç.LL, 23 vjeç, me detyrë Specialist Ndihmës Kontrollor në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kuadër të procedimit penal nr. 1817 viti 2021, regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, në datë 31.08.2021, këta punonjës policie në kundërshtim me detyrën kanë lejuar kalimin në këtë pikë kufitare të shtetasit A.Q., ndaj të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, duke dëmtuar interesat e hetimit penal ndaj tij.

Procesverbalet e ekzekutimit së bashku me aktet e procedimit penal i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

SHÇBA fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.