zoom

Day ArchiveTë dashur demokratë, mos e bëni kurban njëri-tjetrin

Një mesazh për demokratët

Të dashur demokratë, ndonëse nuk i përkas partisë suaj dhe nuk jam as anëtare e kësaj partie, në cilësinë e një njeriu që e ka mbështetur këtë parti për të provokuar ndryshimin në këtë vend, miqësisht po i lejoj vetes t’ju jap një këshillë që i shërben vazhdimësisë së forcës politike që përfaqësoni.

Përtej Berishës dhe Bashës ka një Parti Demokratike që duhet të vazhdojë të ekzistojë sikundër ka lindur dhe ka ekzistuar në kohë shumë më vështira. Nuk ka nevojë t’jua përshkruaj unë përkushtimin tuaj për vite në atë parti, pasi është koha juaj dhe përkushtimi juaj.

Sulmi virtual mes demokratëve mund t’i shërbejë kujtdo, veç vazhdimësisë së forcës opozitare më të madhe në vend.

Mund të mbani qëndrimin tuaj pa bërë kurban tjetrin që nuk mban të njëjtin qëndrim. Në fund të ditës faktet do të flasin për vullnetin e shumicës së demokratëve.

Forca më e madhe opozitare në vend është në ditën e saj më të vështirë. Nëse kjo forcë shkrihet, bashkë me të shkrihet edhe mekanizmi i vetëm që mund të provokojë ndryshim në këtë vend.

Të dashur demokratë nuk vini në pushtet veçse me votat tuaja. Ju duhen edhe votat e pjesës gri e cila tek ju duhet të shohë fillimisht tolerancën e mendimit ndryshe.

Në vazhdimësinë e Partisë Demokratike ndikon në thelb respektimi i mendimit ndryshe.

Të dashur demokratë duhet të mendoni se në një të nesërme Partia Demokratike duhet të ripropozojë veten e saj para shqiptarëve dhe në këtë ripropozim qasja e secilit prej jush ka një ndikim thelbësor.

Post Scriptum- Miqësisht Elona Caslli

Basha publikon rezolutën: Më 18 dhjetor do zgjedhim të ardhmen

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale rezolutën e miratuar në mbledhjen e kësaj të diele në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai shkruan se Këshilli foli qartë dhe Kuvendi do të flasë po njësoj më 18 dhjetor.


Basha thekson më tej, se do e shndërrojnë PD-në në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë.

Postimi i Lulzim Bashës:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë. Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më #18Dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë! ??✌️✌️

Shkarkimi i Palokës, reagon Keshilli per Rithemelimin: Vendim nul, Basha ka humbur çdo funksion

Menjëherë pas bërjes publike të rezultateve të votimit të Këshillit Kombëtar për shkarkimin e Edi Palokës dhe dsisa anëtarëve të kryesisë, ka reaguar Komisioni për Rithemelimin e PD-së. Në një deklaratë për mediat ky komision thotë se Basha është shkarkuar dhe ka humbur të gjithë funksionet. Madje ai akuzon Bashën se po keqpërdor simbolet e PD-së.

Njoftimi i Komisionit për Rithemelimin

Komisioni për rithemelimin e Partisë Demokratike vëren se në një kohë që ka nisur puna për rikthimin e Partisë tek vlerat demokratike, konservatore dhe idealet e dhjetorit 1990-tës, persona që pervec humbjes, nuk përfaqësojnë më asgjë në Partinë Demokatike vijojnë të përdorin simbolet godinen dhe disa anetare, me shpresen se do vazhdojne pazaret ne kurriz te demokrateve. 

 

Ju bëjmë me dije se më 4446 vota Kuvendi Kombëtar vendosi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar dhe që prej ditës së djeshme ai ka humbur çdo funksion tjetër përveç atij të deputetit. 

 

Falenderojme shumicen e anetareve te Këshillit Kombëtar qe ju pergjigjen thirrjes se Komisionit te Rithemelimit per te bojkotuar tallavane e deputetit Basha. Ashtu sic dhe e kemi theksuar mbledhja e sotshme është nul, e paligjshme dhe çdo produkt i dalë prej saj është në kundërshtim me frymën dhe vendimet e Kuvendit Kombëtar si organi më lartë i Partisë Demokratike. 

 

Kuvendi Kombëtar i datës 11 dhjetor me vullnetit e lirë të delegatëve ka miratuar statutin e ri e të Partisë Demokratike i cili është dokumenti themeltar mbi të cilin do të bazohet ringritja e Partisë Demokratike 

 

Bejme me dije, se nga data 11 dhjetor, simbolet dhe logoja e Partisë Demokratike është rikthyer tek origjinali mbi të cilin u hartua para 31 viteve. Nga dje çdo dokument zyrtar i PD që mbart si logon e vjeter është i pavlefshëm. 

 

I kujtojmë antarëve të familjes sonë të përbashkët se,  nisma për rithemelimin e Partisë Demokratike është lëvizja më pro amerikane, pro perëndimore dhe pro demokratike që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri pas dhjetorit 1990 pasi ne themel te saj qëndrojnë vota e lirë dhe respekti per statutin e PD si kontrata jone e perbashket me cdo demokrat. Kurrë më ne PD nuk do te shiten dhe blihen mandatet e deputeteve! Nga sot e tutje ato do vendosen me transparence te plote nga vota e anetaresise se saj permes primareve.

 

Nisma për rithemelimin e PD erdhi si domosdoshmëri pas veprimeve të dyshimta dhe korruptive me të cilat ish kryetari i dha oksigjen qeverisë Rama në tetë vite rresht. 

 

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, vijon punën për referendumin e datës 18 dhjetor i cili me votën e antarësisë do te certifikoje perfundimisht ndarjen nga humbesi i stazhionuar dhe do ti hapë rrugën një proçesi të ndershëm sipas parimit një antar një votë për zgjedhjen e kryetarit të ri. 

 

I ftojmë të gjithë antarët e familjes sonë të madhe të punojmë për një Parti Demokratike më të fortë, më të bashkuar dhe më demokratike. 

Bora Zemani u shtrua në spital, shoqja tregon sesi është gjendja shëndetësore e saj

Lajmin se Bora Zemani është shtruar në spital e dha shoqja e saj e ngushtë, Semi Jaupaj nëpërmjet një story që ka shpërndarë në llogarinë e saj personale në instagram.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë.”- shkroi Semi në foto pa sqaruar asgjë më tepër.

Së fundmi, ka qenë Olsa Muhameti e cila me sa duket ka vizituar moderatoren dhe ka zbuluar arsyen e shtrimit të saj në spital.

Ajo postoi një video duke zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje por pa dhënë asnjë detaj specifik. Në video, autorja e Për’puthen shprehet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ka konfirmuar rikthimin të nesërmen në programin Për’puthen që ajo drejton.

“Erdha ta konfirmoj vetë që Bora është mirë pas ndërhyrjes dhe 100% do të jetë nesër në ”Për’puthen”.

“Jam, jam”,- u përgjigj Bora.

“Si lule je dhe e sëmurë”,- i thotë kolegia e saj autorja dhe gazetarja Olsa Muhameti.

Kujtojmë që Bora ka qenë shumë e përfolur ditët e fundit për shkak të trekëndëshit të dashurisë së krijuar mes saj, Donaldit dhe Beatrix-it. Këta të fundit kanë nisur një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother por janë kritikuar prej faktit se gjërat mes aktorit dhe moderatores ende nuk ishin sqaruar përfundimisht.

Deputetët “tradhtojnë” Bashën, shtohet numri i mbështetësve të Berishës

Mbajtja e Kuvendit Kombëtar i ka dhënë fund dyshimit të shumë demokratëve mbi besueshmërinë e lëvizjes së ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Tashmë kjo lëvizje është një realitet i institucionalizuar edhe me struktura të posaçme, siç është edhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike. 

Kjo ka bërë që edhe shumë deputetë demokrat, që deri më tani ishin të lëkundur, të përcaktojnë qartë qëndrimin e tyre pro lëvizjes së ish-kryeministrit.

Në total deri më tani janë të deklaruar 10 deputetë të Partisë Demokratike, duke përfshirë Edi Palokën, Flamur Nokën, Tritan Shehun, Bujar Leskajn, Luan Baçin, Oerd Bylkbashi, Edmond Spahon, Albana Vokshin, Luçiano Boçin dhe Belind Këlliçin.

Por burime pranë ish-kryeministrit Berisha bën të ditur se edhe disa deputetë të tjerë janë të lëkundur dhe shumë shpejt mund ti bashkohen lëvizjes për rithemelimin e Partisë Demokratike.

Kjo u duk edhe në mbledhjen e djeshme të Kryesisë, ku disa nga deputetët që deri mëtani ishin në krahë të Bashës nuk morrën pjesë në të. Një prej tyre ishte edhe Tomor Alizoti.

Moti i keq, Ministria e Arsimit pezullon mësimin në disa shkolla deri në përmirësimin e situatës

Ministria e Arsimit ka pezulluar procesin e mësimit në disa shkolla të vendit deri sa të përmirësohet situata me motin. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Evios Kushi e cila në një reagim në rrjetet sociale thotë se për shkak të problematikave që ka krijuar moti në disa zona mësimi do të pezullohet.

Ajo u ka kërkuar nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit qëtë bëjnë kujdes në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërkohë që ka deklaruar emrat e shkollave të cilat nesër nuk do të mund të hapin dyert deri në normalizimin e situatës 

 

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

 

Të dashur nxënës, mësues dhe prindër, 

 

Po ndjekim me kujdes situatën e krijuar në Qarkun e Vlorës dhe atë të Fierit nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të lumenjve dhe përmbytje në disa zona rreth tyre.

 

Zyrat vendore arsimore parauniversitare në bashkëpunim me shtabet përkatëse të emergjencave civile po ndjekin nga afër situatën e krijuar edhe në shkollat që ndodhen në këto zona.

 

Për të shmangur çdo lloj rreziku, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat e mëposhtme, deri në përmirësimin e situatës:

 

? Gjimnazi “Hajredin Beqari”, Selenicë

? Shkolla 9-vjeçare “Todi Koceli”, Selenicë

? Shkolla vartëse e arsimit fillor “Sile Hoxha”, Rromës

? Shkolla 9-vjeçare “Sabri Pelivani”, Karbunarë

? Shkolla 9- vjeçare vartëse “Thoma Sema”, fshati Ferras.

 

Do t’ju lutesha që të bënit sa më shumë kujdes gjatë lëvizjeve tuaja deri në përmirësimin e situatës në zonat e përmbytura.

Berisha e akuzoi për mungesë kuorumi, reagon PD: Ishte shumica absolute e Këshillit Kombëtar

Partia Demokratike bëri publik emrat e 257 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votimin për shkarkimin e Kryetarit të këtij Këshillit, disa anëtarëve të kryesisë dhe disa sekretarëve për moszbatim të vendimit të kryesisë në lidhje me Kuvendin e datës 18 Dhjetor. 

Në një reagim për mediart PD thotë se “transparenca në praninë e mediave, ndryshe nga tubimi i djeshëm, rrëzon akuzat e pabaza zotit Berisha për mungesë kuorumi. Mediat, përfshi edhe ato pranë zotit Berisha, ishin dëshmitarë të votimit të shumicës absolute të Këshillit Kombëtar kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele në emër të demokratëve”.

Gjatë ditës së sotme, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të PD pa pasur as ⅓ e anëtarëve. 

 

Empoli i hap rrugën Interit, mund Napolin. Lazio përmbyset në transfertë

Napoli ka bërë një nga gabimet që mund t’i kushtojë edhe titullin, duke humbur 0-1 në shtëpi me Empolin. Tri pikë të lëna në këtë stacion të garës janë shumë për të kaltrit, që lënë kreun.

Goli i Patrick Cutrone prish jo pak planet e Spallettit, që duhet të përfitonte nga barazimi i Milanit dhe t’i largohej ndjekëses së Atalanta-s. Kështu, skuadra axurre e gjen veten në vend të katërt tashmë brenda në më pak se një muaj…Dhe, ndeshja e radhës do të jetë ndaj Mialnit, ne San Siro, përpara se viti të mbyllet me Spezian.

Kjo ishte humbja e dytë radhazi për Napolin dhe e treta në këtë Serie A pas atyre ndaj Inter dhe Atalantas. Zielinski duhej të ndalonte. Kur u shfaqën vështirësi në frymëmarrje, mesfushori nuk kishte zgjidhje dhe kërkoi të zëvendësohej. Rreth njëzet minuta, kaq zgjati ndeshja kundër Empolit për polakun.

Ndërsa Lazio është përmbysur në transfertë nga Sassuolo. Miqtë po fitonin 0-1 në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kanë pësuar dy gola dhe janë mposhtur 2-1. Vërtet keqardhje për Strakoshën dhe Hysajn, që luajtën titullarë.

 

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, gjykata lë në burg tre të arrrestuarit

Gjykata e Pejës ka lënë në burg 3 të arrestuarit për ngjarjen tragjike në Gllogjan të Kosovës. Në burg janë lënë shtetasit me iniciale H.M, K.M, dhe M.M.

Sipas njoftimit të gjykatës, ata do të qëndrojnë në burg për 30 ditë deri në përfundim të hetimeve.

“Gjykata ka aprovuar propozimin e prokurorisë për caktim të paraburgimit duke pas parasysh dënueshmërinë e lartë të vepres penale nga neni 173 i KPRK-se, faktit se ende nuk janë dëgjuar dëshmitarët dhe të dëmtuarit, fakti se bëhet fjalë për të pandehur që kanë lidhje familjare si dhe duke pas parasysh peshën e veprës dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra dhe pasojat e mëdha të shkaktuar me këtë rast, rrethana këto që tregojnë rrezikun real se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri apo nën një masë tjetër të sigurisë, të njejtit do të arratisen, do të ndikojnë në dëshmitar ose të dëmtuar, të fshehin prova si dhe të bashkërendojnë mbrojtjen e tyre e me këtë të pamundesojnë zbardhjen e plotë të rastit.

Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate”, thuhet në njoftim.

Autorët e dyshuar të vrasjes së dy nxënësve dhe shoferit të autobusit në Gllogjan, u arrestuan ditën e djeshme. Ata dyshohet se kanë vrarë shoferin e autobusit Gani Gjokaj, dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.

Një prej pistave të hetimit nga policia, sipas mediave kosovare, është rasti i vetëvrasjes së një vajze nga Gllogjani.

Familjarët shprehen se arsyeja e vetëvrasjes ka qenë shoferi Gani Gjokaj, por nuk publikohet asnjë informacion më shumë lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje.

Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi që vinte nga Gjakova mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës.

 

Emrat/Shkarkohen edhe anëtarët e kryesisë dhe sekretariatit të PD-së

Këshilli Kombëtar miratoi me votim të fshehtë edhe propozimin për shkarkimin nga detyra të disa anëtarëve të kryesisë. Ky propozim u miratua me 251 vota pro, 4 kundër dhe 2 të pavlefshme. 

Tashmë pas këtij vendimi anëtarët Flamur Noka, Aldo Bumçi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi dhe Oerd Bylybashi nuk janë më anëtarë të kryesisë së PD-së. 

Anëtarët e Këshillit Kombëtar gjithashtu votuan pro shkarkimit të disa sekretarëve, Ervin Minarollit, Ivi Kasos, Belind Këlliçit dhe Ledina Mandias.

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve brenda PD-së, Jemin Gjana bëri të ditur se në total kanë marrë pjesë në votim 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Numri total i anëtarëve te Këshillit është 479.