Aplikacion
Fjoart Jonuzi dhe kapiteni Erdenis Gurishta zbatojnë porosinë e trajnerit Thomas Brdaric, i cili në mikrofonin e Supersport pas suksesit minimal të Vllaznisë ndaj Partizanit, deklaroi se Ardit Krymi meritonte një drekë për veprimin që bëri duke ndalur Tedi Carën që po dilte i vetëm përballë Zogovic dhe duke ndihmuar Vllazninë të mos pësonte gol, pavarsisht se u ndëshkua me karton të kuq.
Kuqeblutë arritën të menaxhonin avantazhin 1-0 deri në fund edhe me 10 lojtarë dhe sakrifica e Krymit ja vlejti. Sëfundmi ata që i kanë dhënë drekën mesfushorit shkatërrues kanë qenë Jonuzi dhe Gurishta, me Fjoartin që ka zbatuar këshillën e Brdaric duke paguar edhe faturën, siç shihet edhe në këtë foto të publikuar nga lojtarët në Instagram.

Sebastien Haller është shënuesi më i mirë i fazës së grupeve në këtë sezon të Champions League. Sulmuesi i Ajax realizoi 10 herë në 6 ndeshjet e deritanishme të këtij turneu.
Të fundit e shënoi në fitoren 4 – 2 ndaj Sporting Lisbon. Futbollisti i fundit i Ajax që u shpall golashënuesi më i mirë i fazës së grupeve ishte Jari Litmanen në sezonin 1995-1996 ku skuadra holandeze mbërriti deri në finale ku u mund nga Juventus.
Pas Sebastien Haller është Robert Lewandowski që nuk ia doli të realizojë në fitoren 3 – 0 të Bayern ndaj Barcelona, duke mbetur në kuotën 9. Në kuotë të barabartë, nga 7, janë Mohamed Salah i Liverpool dhe Christopher Nkunku i Leipzig.
“Kukullat nuk pranohen”, cili është qëndrimi i Sali Berishës për takimin e Escobar me BashënZyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar ka zhvilluar të enjten një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me Kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe ministren e Jashtme Olta Xhaçka.
Në një lidhje për emisionin Opinion në Tv Klan, Sali Berisha bëri edhe një koment për takimin e Bashës me Escobar.
Berisha tha se kombet e vjetra nuk i pranojnë kukullat, duke iu referuar Lulzim Bashës.
Kështu që sipas tij, në një situatë të tillë, mbështetja i shkon qeverisë.
“Njerëzisht do t’i sugjeroja z.Escobar, ai përcakton vetë axhendën, por kombet e vjetra kanë problematikat e tyre. Por në fakt janë esencialë. Kukullat nuk i pranojnë. Kështu që nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria. Kjo është punë tjetër”, tha Sali Berisha.
Basha: Pas Berishës radhën e kanë të tjerët, çfarë paralajmëroi EscobarEdhe pse zyrtarisht nuk ka asnjë deklaratë, kryetari i PD Lulzim Basha tha se zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar ka pohuar që pas Berishës do të ketë emra të tjerë politikanësh që do të shpallen non grata.
Gjatë një interviste në emisionin “Opinion”, ndërsa komentoi kuvendin e paralajmëruar nga Berisha më 11 Dhjetor, Basha tha se kjo është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës.
“Asgjë nuk do të ndodhë më 11 Dhjetor. Ashtu siç i foli sot koshienca, nuk ka kuvend në datën 11, ka tubim, ku me siguri mund të ketë demokratë të manipuluar nga Berisha, ka faktorë që duan ta përçajnë PD, është Rama, trekëndëshi i Bermudës. Sepse Rama e di fare mirë që me një Sali Berisha non grata asgjë nuk mund të lëvizë, sepse e di shumë mirë që pas Berishës siç është paralajmëruar sot nga Esbocar radhën e kanë të tjerët. Është kuvendi kombëtar më datë 18, aty është kuvendi i vërtetë. Berisha të vijë në kuvendin e demokratëve më 18 Dhjetor. Më 11 Dhjetor është përpjekja e fundit e tubit të oksigjenit të Edi Ramës”, tha Basha.
“Mund të hyjnë në seli”, Artan Hoxha paralajmëron përplasje në PD: Policia me plan masashGazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Policia e Shtetit ka bërë gati planin e masave për mbarëvajtjen e Kuvendit të thirrur më 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha me firmat e delegatëve. Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Hoxha tha se ka edhe një tjetër plan për të menaxhuar përplasje të mundshme që mund të ketë pas Kuvendit.
Sipas gazetarit, agjencive të zbatimit të ligjit u është thënë se mund të kenë probleme, duke paralajmëruar përplasje për persona që mund të futen në seli dhe të shkaktojë trazira.
“Kam parë edhe këto ditë, ka një tentativë edhe nga struktura që është sot brenda selisë së PD për të krijuar idenë që do të ketë një përplasje për të marrë kalanë. Ka një ide. U është dhënë informacion edhe agjencive të zbatimit të ligjit. Ka një plan masash edhe të policisë. Ka plan edhe për atë që do të ndodhë mbrapa. U është thënë se mund të kemi probleme, përplasje dhe persona që mund të hyjnë një seli. Policia është e detyruar t’i dalë të keqes përpara.
Pastaj vijnë te pjesa e inteferimit. Kam parë njerëz, demokratë, qëndrestarë, që kanë pasur rol protagonisti të cilët i kam parë gjithë kohës bashkë. Këtë radhë kam pasur që disa kanë shkuar me Lulin dhe disa të tjerë janë me Berishën. Kjo nuk është gjë e mirë. Unë nëse do të isha te pjesë që këshillojnë, nuk do e këshilloja të bënte një Kuvend në 18, por te ky i datës 11 të shkonin.
Dua tu them demokratëve dhe qytetarëve se masa janë marrë. Deri tani nga agjencitë e zbatimit të ligjit ka plan masash. U është kërkuar, ka filluar të bëhet me atë pjesë të policisë që është civile, se ajo me uniformë e tensionon situatën. Ka një plan masash për mbarëvajtjen e aktivitet dhe një plan tjetër për përplasjet q mund të ketë pas Kuvendit” deklaroi gazetari.
Sakaq, deputeti Oerd Bylykbashi tha se nuk do të ketë përplasje të tilla.
“Lëri avujt e alkoolit për vend tjetër”/ Debati i ashpër mes Ristanit dhe SalianjitDeputeti i PD-së, Ervin Salianji është përfshirë në një debat të fortë me ish-deputetin e PD-së, Arben Ristanin.
Salinaji hodhi akuza të rënda ndaj Ristani duke i thënë se ka prona në zonën e Bllokut dhe se është përdorues i alkoolit.
Ndërsa Ristani i është kthyer me fjalë të rënda.
“Lëri avujt e alkoolit për vend tjetër”, tha Salianji.
“Je acid për publikun, je me sojin tënd, vetëm me ata rri”, ofendoi Salinaji.
Të dy politikanët janë vënë në fronte të kundërt, Ristani me Berishën , kurse Salinaji me Bashën.
Demokratët janë përfshirë në një debat të nxehtë mes tyre, ndërsa priten të mbahen dy Kuvende, më 11 dhe 18 dhjetor.
A do të shkosh në Kuvendin e 18 Dhjetorit? Përgjigjet BerishaIsh-Kryeministri Sali Berisha ka treguar sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan nëse do të shkojë apo jo në Kuvendin e datës 18 Dhjetor nëse do të ketë shumicën e Partisë Demokratike.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu, lideri historik i PD tha se Kuvendi i 18 Dhjetorit nuk ekziston pasi Kryesia që e ka marrë vendimin nuk është legjitime.
A do shkoni në Kuvendin e 18 Dhjetorit nëse keni maxhorancë brenda PD-së?
Po nuk është Kuvend ai, Kryesia e PD nuk është legjitime, pasi nuk janë votuar siç thotë statuti. A keni parë ju që të tregojë Lulzim Basha një delegat për Kuvendin. Po u jepen formularë njerëzve por nuk po firmosin për Lulzim Bashën.
VIDEO/Karrige, tavolina e dritare të shkatërruara, ja çfarë mbeti pas shpërthimit te EpokaNjë shpërthim i fuqishëm ndodhi mbrëmjen e sotme në ambientet e Universitetit Epoka, në afërsi të Aeroportit të Rin asit. Policia bëri të ditur se shkak është bërë shpërthimi i një bombule gazi. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të mëdha. Zoom.al ka siguruar pamjet nga ajo çfarë ka lënë pas ky shpërthim, i cili ka shkatërruar tavolinat, karriget e vetratat e dritatareve të lokalit ku ka shpërthyer.
Berisha flet për fotot me Enver Hoxhën: Kemi qenë në një ditëlindje, nuk e kam mohuar që …
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sqaruar rrethanat e foto që po qarkullon në rrjetet sociale, ku ai shihet pranë diktatorit Enver Hoxha.
Berisha shpjegoi në emisionin “Opinion” se kurrë nuk e ka takuar personalisht diktatorin, por fotoja është bërë gjatë ditëlindjes së Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta”, ku ish-kryeministri ishte anëtar bordi.
“Pyetja e fotografisë është shpjeguar qartësisht nga ish-mjeku i Enver Hoxhës dhe miku im Isuf Kalo, nëse sheh në intervistën time ai që po drejton sot emisionin më ka pyetur a ke takuar personalisht Enver Hoxhën, jo i them unë se personalisht nuk e kam takuar kurrë. Po ri them ka kaluar dhe ia bëj me dorë ekzakt ajo që tregon fotografia. Kemi qenë në jë ditëlindje që mesapi unë e Lilian Hoxhës, e cila ka qenë në atë kohë drejtore ekzekutive e revistës “Shkenca dhe Jeta” dhe unë kam qenë bashkëpunëtor dhe anëtarë bordi të kësaj interviste. Nëse një takim kolektiv quhet personal, merreni, unë kam sqaruar dhe herët e tjera, por unë nuk kam mohuar që unë kam patur miqësi me djalin e tij, shoqes së saj. Kjo është fotografia”,-tha Berisha.
Krahas pagës, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë merr edhe një sërë përfitimesh të tjera financiare që rrjedhin nga Statusi i Deputetit. Këtu përfshihet pagesa e karburantit, e cila varet nga largësia e zonës zgjedhore. Deputetët nga Tirana marrin 30 mijë lekë të reja, ndërsa ata të qarqeve më të largëta si Korçë, Vlore apo Kukës marrin 40 mijë lekë si pagesë për karburantin.
Gjithashtu një deputet përfiton edhe pagesën e telefonit celular dhe sipas vendimit të Kuvendit, kjo vlerë varion nga 17 mijë lekë për deputetët e thjeshtë, deri në 20 mijë lekë për deputetët kryetar ose nënkryetar komisionesh.
Sipas vendimit, Kuvendi e paguan në lekë deputetin për telefoninë dhe ky i fundit zgjedh vet kompaninë apo paketën e abonimit.

Gjithësesi kjo ëshrë një shumë e konsiderueshme dhe e pashpjegueshme njëkohësisht, pasi, asnjë prej kompanive celulare në vend nuk ofron tarifa apo paketa me vlera të tilla.
Të dyja kompanitë e mëdha celulare në vend, paketat më të shtrenjta i ofrojnë në vlerën 2400 lekëve të reja dhe përfshijnë minuta brenda rrjetit pa limit, minuta kombëtare pa limit, internet 4G pa limit dhe deri në 200 minuta ndërkombëtare.

Pra një deputet, ashtu si çdo qytetar, do mjaftonte që të merrte një nga këto paketa për të plotësuar të gjitha nevojat për të folur apo lundruar në internet në çdo kohë dhe pa kufizim.

Në fakt shuma që paguan Kuvendi për telefonin e një deputeti është e pandryshuar që nga koha kur tarifat e telefonisë në vend kanë qënë shumë të larta.
Por që prej atëherë Kuvend nuk ka bërë asnjë rishikim të kësaj pagese, pavarësisht se kompanitë celulare i kanë ulur disa herë tarifat në vitet e fundit.
Përveç këtyre dy përfitimeve, një deputet merr edhe pagesë për dieta, pjesmarrje në komisione dhe nënkomisione, qira, nëse vendbanimin e ka jashtë Tirane, etje. Në total, të gjitha këto pagesa shpesh kalojnë edhe vlerën e pagës.