zoom

Day ArchiveDonaldi merr vendimin për lidhjen me Beatriksin

Donaldi ka vulosur përfundimisht lidhjen e tij me Beatrixin. ‘Nuk dua të shoh më prapa, por vetëm përpara’, tha ai, duke konfirmuar se këngëtarja është ajo që ai do.

Ai u shpreh se përpara se të lidhej me këngëtaren ishte single dhe këtë e kishte thënë edhe në sy të Semit.

“Nuk kanë qenë ditë të lehta. Ka qenë presion i madh. Nuk e prisja. E dija që gjithë kjo situatë do ishte në disfavorin tim. Nuk ndalova dhe nuk do ndaloj. Nuk dua ta gënjej veten time.

Unë e dija çmimin e asaj që do bëja. Më erdhi keq për Trixën. Edhe kur ka qenë Semi këtu unë thoja se jam single. Marrëdhënia jashtë, me mesazhe e letra nuk ka funksionuar”, tha ai.

Donaldi komentoi edhe gjithë debatin që ka shpërthyer online, i cili sipas tij krijon idenë e një tradhtie, që në fakt nuk ekziston.

“Gjërat i bëj si mendoj. Më erdhi keq për Trixën, sepse u duk sikur kjo u kap më mua në krevat, ndërkohë që unë isha i martuar. Nuk dua të shoh më prapa, por vetëm përpara. Tani dua thjesht të iki asgjë më tepër”, tha Donaldi.

VIDEO/ Real Madrid fiton dhe siguron vendin e parë të kreut

Spanjollët kanë arritur një fitore të pastër 2-0 ndaj zikaltërve të Inter-it. Toni Kroos shënoi i pari në minutën e 17-të me një goditje nga jashtë zone. Interi ka shpërdoruar shumë raste në pjesën e parë ku nuk ka arritur të finalizojë në rrjetën kundërshtare.

Pjesa e dytë nis gjithashtu me shumë raste nga të dyja ekipet. Në minutën e 64 Barella del me kartonin e kuq pas një konflikti me Militaon.  Real Madrid shënoi përsëri me anë të Asensios me një super gol.

Sheriff është pjesë e këtij grupi dhe ka arritur të kualifikohet për në Europa League.

Shikoni golat këtu:

Fier/ Dyshohet se grabisnin naftë bruto në Vioskë-Qafë Kash, disa të shoqëruar

Dyshohet se është vjedhur një sasi nafte në Vioskë- Qafë Kash, ku ka dhe disa të shoqëruar.

Të shoqëruarit dyshohet se kanë vjedhur naftë bruto nëpër autobote.

Lidhur me këto dyshime drejtuesit e autobotëve, bashkë me mjetet përkatëse janë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Fieri ku do të verifikohet gjithçka dyshohet e do të merren në pyetje personat e përfshirë në këtë proces.

Dalin fotot e ish-deputetit socialist me ish-ministren e Drejtësisë në SHBA

Ne Washington te Shteteve te Bashkuara te Amerikes u nbajt Forumi Parlamentar “Inteligjencë dhe Siguri”. Në të morri pjesë edhe një delegacion i Kuvendit të Shqiperise, i përbërë nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço dhe deputetja socialiste, Etilda Gjonaj. Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe ish-deputeti socialist, Alket Hyseni.

Nuk dihet në çfarë cilësie mori pjesë ai në këtë forum, pasi qe prej shtatorit ai nuk është më deputet. Me siguri qe socialistët do i kenë dhënë ndonje post në Kuvend apo në grupin parlamentar.

Gjithësesi ai ishte me aktivi ne gjithë këtë grup, të paktën në publikimin e fotove në rrjetet sociale. E në gamën e gjerë të fotove binin në sy fotot me ish-ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Madje, jo vetëm fotot në çift apo në grup, por edhe ato teke të ish-ministres simpatike socialiste.

Momenti i shumëpritur! Romeo ndërrohet me Donaldin, banorët shtangen

“Vëllai i Madh” vendosi këtë mbrëmje banorët në një ‘grackë’ të madhe.

Romeo hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe pasi veshi rrobat e vëllait shkoi pranë banorëve. Ata e panë çuditshëm, po nuk reaguan. Beatrix tha “po më tremb”, duke menduar se në dhomën e rrëfimit ka ndodhur diçka jo e mirë.

Ai madje hyri direkt në bisedë, duke kritikuar Sabianin pasi u shfaq një videoklip, ku këngëtari thotë se “Beatrix vetëm di të puthet”.

Aktori amerikan jep lajmin e trishtë, humb djalin 5 muajsh nga kanceri në tru

Aktori amerikan dhe personazhi i njohur televiziv, Nick Cannon ka ndarë lajmi e hidhur me ndjekësit e tij. Ai njoftoi se djali i tij 5-muajsh Zen vdiq nga një tumor në tru gjatë fundjavës.

Cannon bëri të ditur lajmin e trishtë të martën në emisionin e mëngjesit “The Nick Cannon Show”, duke i thënë audiencës se djali i tij pesë muajsh, Zen, ndërroi jetë.

“Gjatë fundjavës humba djalin tim të vogël nga një gjendje e quajtur hidrocefalus, e cila është një tumor malinj, i linjës së mesme – kanceri i trurit,” tha Cannon. Hidrocefalusi karakterizohet nga një rritje jonormale e sasisë së lëngjeve në tru.

Cannon shpërtheu në lot ndërsa shpjegoi gjendjen mjekësore të djalit të tij.

“Gjithmonë kam vënë re se ai kishte një kollë dhe kështu doja ta kontrolloja atë,” tha ai. “Ai kishte një frymëmarrje jo të zakonshme, dhe në kohën kur ishte dy muajsh e vura re … ai kishte gjithashtu kokën me një madhësi të bukur – unë e quaja atë një kokë Topi”, tha ai. “Ne nuk menduam asgjë për këtë. Por doja ta çoja te mjeku për frymëmarrjen e tij. Menduam se do të ishte rutinë.”

Mjekët zbuluan tumorin malinj dhe Zen iu nënshtrua një operacioni për të kulluar lëngun. Gjendja e Zenit u përkeqësua rreth Ditës së Falënderimeve.

“Procesi u përshpejtua. Në fund të fundit, ishte kancer në tru. Tumori filloi të rritet shumë më shpejt”, tha Cannon, teksa fliste i pikëlluar e me lot në sy.

Escobar i prerë me Serbinë: Të zgjidhë dallimet që ka me Kosovën

Në një intervistë me televizion N1 të Sarajevës, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se dialogu është mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

“Shpresa jonë për Serbinë është që ajo të ndjekë rrugën e saj evropiane. Të mbyllë kapitujt për të ecur drejt anëtarësimit në BE. Të zgjidhim dallimet me Kosovën përmes dialogut dhe të vendosim marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e saj”, tha Escobar.

I pyetur se cila është, sipas tij, zgjidhja më e mirë për procesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se është dialogu.

“Dialogu është një mekanizëm përmes të cilit ata duhet të diskutojnë rreth dallimeve. Ajo udhëhiqet nga BE-ja dhe është pengesa më e madhe (për të dyja vendet) në rrugën drejt BE-së. Ne nuk jemi pjesë e dialogut, por e mbështesim plotësisht. Ne gjithashtu mbështesim zbatimin e marrëveshjeve të arritura, por edhe qasjen e përshpejtuar drejt një marrëveshjeje përfundimtare”, tha Escobar.

Ai ka folur gjithashtu edhe rreth situatës në Bosnje-Hercegovinë, gjegjësisht në Republikën Serbe.

“Transparencë për tërmetin dhe pandeminë”/ FMN paralajmëron Shqipërinë: Rriten rreziqet fiskale

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar, ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.

Shqipëria duhet të bëjë përpjekje për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë rreziqet fiskale në rritje, paralajmëron FMN. “Rreziqet fiskale janë rritur dhe mungesa e të dhënave të qarta për ekspozimin e qeverisë e bën të vështirë vlerësimin dhe menaxhimin efektiv të tyre. Informacioni i kufizuar mbi ekspozimin e vërtetë të qeverisë ndaj PPP-ve është një sfidë kryesore. Skemat e garancisë së qeverisë për sektorin privat aktualisht në diskutim dhe mbështetja në rritje e sipërmarrjeve shtetërore – veçanërisht në sektorin e shërbimeve – nga garancitë sovrane dhe mbështetja buxhetore e herëpashershme shtojnë gjithashtu rreziqet fiskale. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të rigjallërohen reformat e sektorit të energjisë elektrike dhe të ujit që janë vonuar vitet e fundit, në mënyrë të të ndihmojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe dobësive të lidhura me klimën”.

Për më tepër, vendimet e gjykatave mund të kenë kosto të mëdha fiskale dhe duhet të identifikohen dhe monitorohen siç duhet, si detyrime kontingjente.

FMN ka ripërsëritur kërkesën për transparencën për fondet e rindërtimit pas tërmetit, që duhet të jenë pjesë e integruar e procesit të buxhetit dhe t’i nënshtrohen kontrollit të menaxhimit të financave publike. Transparencë FMN ka kërkuar edhe për përdorimin e fondeve të Covid-19.

FMN ka rekomanduar fuqizim të menaxhimit të cash-it dhe borxhit, duke pasur parasysh dhe planet e qeverisë për dale të vazhdueshme në tregjet ndërkombëtare. “Shqipëria ka nevoja të mëdha rifinancimi, tregje të vogla të brendshme, një pjesë të konsiderueshme të borxhit të jashtëm tregtar me ripagime të mëdha dhe detyrime të mëdha të prapambetura të brendshme. Nevojitet një strategji e fortë e menaxhimit të borxhit për të orientuar vendimet e qeverisë për huamarrjen e jashtme tregtare, e cila është subjekt i rrezikut të rikthimit dhe kursit të këmbimit”.

FMN thotë se Forcimi i besueshmërisë së buxhetit dhe kuadrit fiskal do të jetë vendimtar për ruajtjen e besimit të tregjeve dhe uljen e kostove të huamarrjes. FMN ka kritikuar ndryshimin e vazhdueshëm të buxheteve me akte normative, të cilat janë krijuar për t’u përdorur vetëm në rrethana emergjente. Fondi tërheq vëmendjen dhe për ndryshimin e fundit në korrik përmes një akti normativ, që shtyu arritjen e një deficiti primar zero nga viti 2023 në vitin 2024 dhe pezullimin e zbatimit të rregullave fiskale në 2021. FMN rekomandon që ndryshimet në lidhje me hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit duhet të ndodhin vetëm përmes procedurave parlamentare normale dhe të ndërpritet përdorimi i akteve normative për ndryshimin e buxhetit në vit, me përjashtim të rrethanave emergjente (si 2020)/ Monitor

Skandali/ Prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj fshehu pronën me vlerë 700 milionë Lekë të vjetra

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi disa ditë më parë se si prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj ka fshehur borxhin prej 50 mijë Euro duke mos e deklaruar pranë ILDKPKI, që në fakt përbën vepër penale dënimi i së cilës shkon deri në 7 vite burg.

 

Sot Stop publikon të tjera fakte për pasurinë e prokurorit Emëror Kasaj. Në deklaratën e pasurisë të vitit 2015 prokurori i Gjirokastrës ka deklaruar blerjen e një toke arë 1000m2 dhe një objekti të ndërtuar në të me vlerën e 50 milionë lekëve të vjetra në vitin 2010.

Emisioni Stop ka siguruar dy dokumente; kontratën e blerjes së tokës dhe deklaratën noteriale të objektit.

Në to ka parregullsi, pasi vlera e tokës nuk i është referuar çmimit të referencës dhe vlera e objektit nuk pasqyrohet. Kjo fshehje e të ardhurave është e dukshme, pasi kjo pronë realisht nuk vlen 50 milionë Lekë të vjetra.

Stop disponon dy akte ekspertimi që janë bërë pikërisht për vlerën e referencës së tregut mbi këtë pronë. Sipas ekspertes, vlera e saj është rreth 700 milionë Lekë të vjetra dhe jo 50 milionë Lekë të vjetra, siç e ka deklaruar prokurori Emëror Kasaj në formularin e pasurisë.

Tirana mund 3-0 Kastriotin dhe mban kreun

Tirana nuk e pati të vështirë të mbante kreun në ndeshjen përballë Kastriotit. Bardheblutë fituan 3-0 në ‘Air Albania’. Skuadra e Orges Shehit e nisi ndeshjen e kujdesshme por ambicia u shfaq shpejt me goditjet nga jashtë zone. Taulant Seferi arriti të kalojë në avantazh në mesin e pjesës së parë. Ishte një goditje e papritur dhe me shumë fat.

Në fundin e kësaj pjesë mbrojtja e Kastriotit ishte e gjitha larg pozicioneve të saj duke i lënë mundësi sulmit të Tiranës, dhe kombinimi i Ngoo solli golin e dytë për Seferin.

Edhe vetë Ngoo pati rastin e tij për të shënuar dhe e shfrytëzoi saktë dhe pa shumë vështirësi në mesin e pjesës së dytë.

Përballje me rivalitet ishte ajo mes Dinamos dhe Teutës. Djemtë e detit i bënë përpjekjet e tyre për të fituar, por duhet të falenderojnë portierin e Dinamos. Gjatë një goditjeje nga këndi Bakaj në përpjekje për të grushtuar topin jashtë zonës së tij e devijoi në portë.