Aplikacion
Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në Big Brother sidomos në raportin e tij me Fifin. Në një rrëfim për RTV Dukagjini, ai ka folur për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu është larguar nga Big Brother.
“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikesh”, është shprehur ai.
Graniti thotë se pas daljes së Fifit nga shtëpia jo gjithçka ka shkuar mirë. Ai shprehet se priste nje perqafim apo nje foto, por kjo nuk ndodhi.
“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia, por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por që nuk ndodhi. Por, megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.
Bunkerët e Shqipërisë sërish në vëmendjen e mediave të huaja, AFP: Po ‘gllabërohen’ nga …U krijuan për t’i mbijetuar bombardimeve, por duket se bunkerët e epokës komuniste janë të pafuqishëm në ‘përballjen’ me detin. Agjencia franceze e lajmeve “Agence France Presse” i ka kushtuar një artikull pikërisht ‘përpirjes’ së këtyre bunkerëve nga deti, për shkak të erozionit që po avancon gjithnjë e më shumë në vijën bregdetare. Teksa citohen ekspertë të klimës që cilët punojnë për një program zhvillimi të Komeve të Bashkuara, në artikull shkruhet se në një vijë bregdetare prej 427 kilometra dëmet e erozionit janë të mëdha dhe sa vijnë e shtohen.
Artikulli i plotë:
Bunkerët e epokës komuniste të Shqipërisë duhej t’i rezistonin një sulmi bërthamor, por dekada më vonë fortifikimet po gllabërohen nga deti ndërsa vija bregdetare e vendit është goditur nga erozioni.
Brigjet e vendit ballkanik janë ndër më të prekurat në Evropë nga erozioni, sipas ekspertëve, të cilët fajësojnë ndryshimet klimatike dhe urbanizimin e pakontrolluar.
Përgjatë brigjeve të Semanit në Shqipëri, shumë prej bunkerëve të ndërtuar nën drejtimin e ish-diktatorit Enver Hoxha, i cili i druhej pushtimit të afërt nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik dhe Kina ndër të tjera, janë tani nën ujë.
E njëjta gjë vlen edhe për komisariatin, një fushë sporti dhe një pus nafte.
Në plazhe trungjet e pemëve janë shqyer, ndërsa çatitë e shembura dëshmojnë për pafuqinë e popullsisë përballë detit që përparon gjithnjë.
“Bunkerët duhej t’i rezistonin çdo gjëje, por ata dështuan në betejën e tyre të vetme,” thotë Ilir Zani, 80 vjeç, për AFP.
Sipas vendasve, deti Adriatik ka përparuar me 800 metra në këtë zonë vetëm në tre dekadat e fundit.
Banori i Semanit, Izmir Mernica, 47 vjeç, ka frikë se kafeneja e tij mund të jetë e radhës.
“Ne jemi të shqetësuar, deti po gëlltit gjithçka,” thotë ai.
‘Valët do të na gëlltisin’
Në vitin 2009, autoritetet u mbështetën në tanke ushtarake për të tërhequr shtatë bunkerë të zhytur në ujë pas një vargu vdekjesh nga mbytjet e shkaktuar nga vorbullat e krijuara nga rrymat përreth strukturave.
Më shumë se një dekadë më vonë, bunkerët janë rikthyer nën ujë.
“Deti do i marrë sërish”, thotë Mernica.
Sipas ekspertëve të ndryshimeve klimatike që punojnë për Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), më shumë se një e treta e vijës bregdetare të Shqipërisë prej 427 kilometrash ndikohet nga erozioni, me një shkallë prej afërsisht një deri në dy metra në vit.
Në Qerret të Shqipërisë qendrore, Vlash Moci ruan ende bunkerin e tij, i cili dikur strehonte armë kundërajrore dhe tani është një lokal që tërheq turistë të huaj.
Moci, 64 vjeç, është i shqetësuar se baticat në rritje mund të kërcënojnë biznesin e tij së shpejti.
“Kemi frikë se një ditë do të na përpijnë dallgët e mëdha. Është e tmerrshme”, tha ai AFP.
Për të luftuar, pronarët e vilave dhe hoteleve aty pranë në Qerret kanë nisur të ndërtojnë bankina të paligjshme pingul me detin.
Por ekspertët argumentojnë se masat vetëm sa e përkeqësojnë situatën.
‘Pika e nxehtë e erozionit’
“Këto janë zgjidhje individuale që përkeqësojnë problemin dhe dëmtojnë biodiversitetin dhe ekosistemet detare”, paralajmëron Mirela Kamberi, eksperte e UNDP-së.
Me pak që është bërë për të ndalur baticat në rritje, deti duket të jetë i papërmbajtshëm për të ardhmen e parashikueshme.
Për shkak të ndryshimeve klimatike, ekspertët parashikojnë se niveli i detit në Shqipëri do të rritet me 40 deri në 105 centimetra deri në vitin 2100.
Për t’i shtuar fatkeqësive të vendit, shpyllëzimi është po ashtu një problem, ndërsa marrja e rërës nga lumenjtë ka përshpejtuar rrjedhën e tyre dhe zhvillimi i pakontrolluar urban përgjatë bregdetit ka dëmtuar mbrojtjen natyrore të zonës.
“Problemi është se njerëzit kanë prerë pothuajse të gjithë pemët për të ndërtuar ndërtesa, duke dëmtuar sistemet e natyrës,” thotë Besnik Zara, 66 vjeç, ndërsa hedh një kallam peshkimi në det.
Dhe në malet e Shupalit pranë Tiranës, është e lehtë të shihet se erozioni ka shkakuar më tej në brendësi, shkaktuar më së shumti nga shpyllëzimi dhe lumenjtë që ushqejnë një rezervuar aty pranë.
Ky liqen, i cili furnizon kryeqytetin me ujë të pijshëm, “konsiderohet tashmë një vatër erozioni”, thotë Diku.
Për ta ndaluar erozionin, autoritetet ndaluan prerjen e pemëve nga pyjet e zonës në vitin 2016.
Ata janë zotuar gjithashtu të zbatojnë premtimet e bëra në konferencat e OKB-së për klimën në Paris dhe Glasgoë dhe kanë filluar miratimin e legjislacionit të ri.
“Krimi mjedisor do të trajtohet nga kodi penal si krim kundër jetës, pronës ose në të njëjtin nivel me krimet e organizuara”, paralajmëroi ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
VIDEO/Beatrix Ramosaj emocionohet në shtëpinë e Big Brother, ja arsyejaKëngëtarja Beatrix Ramosaj është emocionuar, ndërsa në sfond u vendos kënga e vëllait të saj, Alban Ramosaj “Theje”.
Banorët e Big Brother VIP ndodheshin në oborrin e shtëpisë, kur produksioni i vendosi këngën. Kjo bëri që Beatrix të mos mbante dot emocionet.
Pranë saj ndodhej edhe Donaldi, i cili gjatë gjithë kohës e ka përqafuar.
Beatrix dhe Donaldi kanë krijuar një lidhje brenda shtëpisë, por kjo ka shkaktuar debat në opinionin publik, për shkak të historisë që Donaldi ka pasur me Bora Zemanin.
Vetë Donaldi pranoi lidhjen me Beatrix, por në të njëjtën kohë ai është shprehur konfuz, pas disa videove të Borës që u publikuan në spektakël, e cila tregonte mbështetjen e saj për ish-të dashurin.
Lazio shkëlqen me Strakoshën, portieri kuqezi rikthehet titullarLazio kalon me shumë lehtësi Sampdorian duke marrë një trepikësh të artë në transfertë falë suksesit 3-1. Thomas Strakosha rikthehet titullar edhe Serie A duke bërë një paraqitje shumë të mirë, gjithashtu titullar dhe 90 minuta në fushë ishte dhe Elseid Hysaj.
Kryeqytetasit zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë duke realizuar tre gola të shpejtë, fillimisht Milnkovic-Savic në minutën e 7-të, ndërsa më pas Ciro Immobile realizoi një dopietë.
Lazio mbeti me 10-të lojtarë pas minutës së 67-të teksa Milikovic-Savic u ndëshkua me karton të kuq, kurse në fund në minutën e 89-të Gabbiadini ngushtoi diferencat në 1-3.
Plagosja në Elbasan, policia arreston autorin 24-vjeçar: E rrezoi nga shkallëtI ka zgjatur vetëm pak orë arratisja të riut që dyshohet se plagosi rëndë 41-vjeçarin në Elbasan. Policia njofton se në pranga ka rënë 24-vjeçari me inicialet B.K., i cili akuzohet se pas sherrit me 41-vjeçarin Adrian Qosja e ka shtyrë atë nga shkallët duke i shkaktuar plagë të rënda. Nuk dihen arsyet që çuan në sherrin mes tyre, ndërsa Qosja ndodhet në Spitaline Traumës në gjendje të rëndë.
Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
http://https://youtu.be/1qIjd4GKnEg
Karremi për vrasjen e një politikani nga Shqipëria, Birn: Si u zbulua plani i grupit kriminalNjë grup kriminal në Belgjikë që operonte në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike përdori një anëtar me origjinë shqiptare për të zbuluar informatorin e policisë, duke sajuar një “plan” për vrasjen e një politikani shqiptar në Bruksel, që rezultoi të ishte i rremë.
Hetimi i një informacioni të përcjellë nga Antiterrori në praverën e vitit 2018 pranë ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, ku ngriheshin dyshime për planifikimin e ekzekutimit të një politikani shqiptar gjatë një vizite të tij në Bruksel, zbuloi se gjithçka ishte një sajesë e disa trafikantëve për identifikuar informatorin e policisë belge brenda grupit të tyre.
Megjithëse kjo ‘taktikë’ u ka dhënë sukses, pasi informatori është dekonspiruar, por anëtarët e grupit që kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike në Belgjikë, janë zbuluar nga autoritetet vendase.
Në kërkesën për pushim të procedimit penal të regjistruar në dhjetor të vitit 2019 që Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar në gjykatën respektive, sqarohet se hetimi i kryer për një informacion për planifikimin e një atentati ndaj një politikani shqiptar ka qenë “karremi” për të mbërritur tek bashkëpunëtori i policisë që ishte infiltruar brenda një grupi kriminal që kultivonte dhe shiste lëndë narkotike.
Shërbimet e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit Tiranë, i kanë dërguar më 21 maj të vitit 2018 ish-Prokurorisë së Krimeve të Rënda informacionin në lidhje me planifikimin e vrasjes së një politikani shqiptar. Sipas informacionit, personi që po planifikonte këtë ngjarje kriminale ishte shtetas belg, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë të dhënë rreth identitetit të politikanit shqiptar.
“Konkretisht, shërbimet e policisë gjyqësore kanë informuar se personi me emrin A.D, lindur më 12.02.1978, me shtetësi belge dhe mbajtës i pasaportës së shtetit të Belgjikës, me Nr.xxxx, i parregjistruar në rregjistrin kombëtar të gjëndjes civile në Shqipëri, është shprehur se, në fund të muajit maj 2018 do të realizojë vrasjen e një politikani shqiptar në Bruksel”, citohej në informacionin e mbërritur të prokurori.
BIRN siguroi një kopje të kërkesës për pushimin hetimeve nga SPAK, pas një kërkese për të drejtën informimi drejtuar Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Shtetasi belg me origjinë shqiptare është shprehur se do të paguhej në shumën 200 mijë euro për kryerjen e kësaj vrasje. Antiterrori ka ngritur dyshimet se A.D. mund të ishte në rolin e ndërmjetësit dhe se porositësi i atentatit mund të ishte në Shqipëri.
“[…]Sulmi mund të kryhej ndaj politikanëve shqiptar duke përfshirë edhe deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të shkonte në Bruksel në datën 18.05.2018”, citohej në informacion mbi bazën e të cilit është rregjistruar proçedimi penal për kryerjen e veprave penale “vepra me qëllim terroriste” dhe “organizata terroriste”. Ndërkohë, procedimi nuk është regjistruar për ndonjë emër konkret.
Nga hetimi i kryer ka rezultuar se shtetasi A.D nuk ka pasur shtetësi shqiptare, por vetëm shtetësinë belge. Prindërit e tij rezulton se kanë banuar në zonën e Matit dhe në vitet 1960 janë arratisur nga Shqipëria duke fituar azil pas tetë vitesh në Belgjikë.
Pasi oficerët e Antiterrorit kanë komunikuar me oficerin ndërlidhës së policisë belge në Tiranë, kanë mësuar se po në maj të vitit 2018, pak ditë pas sigurimit të informacionit, është zhvilluar një operacion për goditjen e një grupi kriminal në Belgjikë, ku bënte pjesë edhe A.D.. Gjatë kontrolleve të kryera nga policia belge janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri si dhe një parcelë me bimë narkotike të llojit cannabis sativa.
Në lidhje me informacionin për panifikimin e vrasjes së një politikani shqiptar, është sqaruar se ka qënë një sajesë që është bërë nga një anëtare e grupit kriminal me qëllim për të mësuar se kush ka qënë informatori i policisë belge në këtë grup. Gjithashtu, oficeri ndërlidhës i policisë belge ka informuar se në këtë rast informatori ishte dekonspiruar.
Bazuar në këtë informacion, SPAK ka konkluduar se nuk ka pasur asnjë rrezik për sulme ndaj politikanëve shqiptarë nga A.D. dhe anëtarët e tjerë të kërij grupi kriminal, aktiviteti të cilëve ka qenë në drejtimin e prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike, si dhe në grabitje të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Antiterrorit kanë kryer edhe një vlerësim mbi informacionet për planifikimin e atentatit, por gjithçka ka rezultuar e rreme.
“[…]fakti i pretenduar në momentin e fillimit të hetimeve paraprake se shtetasi A.D, me shtetësi belge, ka planifikuar vrasjen e një politikani shqiptar në Bruksel që do të kryhej në muajin maj të vitit 2018, kundrejt marrjes së një shume monetare, është i pavërtetë dhe nuk ekziston”, konkludon SPAK dhe ka vendosur të kërkojë pushimin e çështjes pas një viti hetimesh, në dhjetor të 2020-ës.
Kjo nuk është hera e parë që në organi akuzës heton informacione për vrasjen e një politikani shqiptar. Në mars vitin 2015, ish-deputeti Tom Doshi deklaroi publikisht se kishte marrë informacion nga kolegu i tij Mark Frroku për një tentativë për vrasje ndaj tij dhe një deputeti të Partisë Demokratike, Mhill Fufi. Sipas Doshit, porositësi i atentatit ishte Presidenti Ilir Meta. Meta mohon akuzat.
Megjithatë, edhe në rastin e “Doshit” akuzat rezultuan të rreme. Pas hetimit 3-javor mbi deklaratat publike të zotit Doshi, ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi arrestimin e tij dhe të ish-deputeti Mark Frroku. Pas hekurave përfundoi dhe Durim Bami, një personazh me të shkuar kriminale nga Fushë Kruja. Në vitin 2018, Frroku dhe Bami u dënuan për kallëzim të rremë, ndërsa Doshi u shpall i pafajshëm. /BIRN
Klaudio shpreh hapur pëlqimin për Antonelën, kërkon të flejë afër saj
Klaudio, banori më i ri në “Big Brother VIP”, një sërfist me trup të palestruar duket se është “dhuratë” për vajzat e shtëpisë më të njohur në Shqipëri.
Që ditët e para, Klaudio ka krijuar afrimitet me Antonelën, me të cilën kalon më shumë kohë. Nuk e dimë nëse mes tyre së shpejti do të lindin shkëndijat e para, por veprimet të shyjnë të mendosh kështu.
Klaudio ka kërkuar sonte të flejë afër Antonelës, gjë që nxiti reagime te banorët.
Ishte Iliri, ai i cili pyet Klaudion se a i pëlqen Antonela dhe ai pa hezitim tha:
“Po, po më pëlqen”.
Madje, me batuta, duket se i gjeti edhe zgjidhjen, duke e ndërruar me Sabianin, vetëm e vetëm që ata të ishin pranë njëri-tjetrit.
Edhe pse dyshja edne nuk ka pranuar asnjë, nuk do të ishte aspak çudi që t’u bashkoheshin 2 çifteve të tjera ekzistuese në shtëpi.
I ka bërë edhe këngë, por Elgit Doda mendon se Enca nuk ka talent. Çfarë ka ndodhur mes tyre?
Protagonistët e shoëbizit shqiptar e kanë shumë të vështirë që të flasin keq për kolegët. Ata më mirë preferojnë të heshtin në këto raste, sesa të prononcohen dhe t’u japin material mediave për ta thelluar akoma më shumë lajmin dhe arsyen e divergjencave mes artistëve.

Megjithatë, ka edhe raste kur flitet troç dhe kjo ka ndodhur me kantautorin Elgit Doda. Producenti i njohur, gjatë pyetjeve provokuese që zhvillohen zakonisht nga emisione me tematika ‘shoëbizi’, nuk dihet nëse ra në grackën e gazetarit, apo deshi vetë të flitej për një lajm të tillë.

Gjatë intervistës, ai u pyet se “Cili është këngëtari ose këngëtarja që ti nuk do të bëje kurrë një këngë pasi mendon se nuk ka talent?”. Elgiti u përgjigj shumë shkurt pa u menduar gjatë, duke zgjedhur Encën.

“Enca është ajo që nuk ka talent”, tha ai duke shtuar se nuk kanë përputhshmëri në vokal. Po çfarë fshihet pas kësaj deklarate? Mbase ndonjë hatërmbetje e vjetër apo ndonjë përplasje mes tyre, e cila nuk u bë mediatike?

Po të kthehemi pas në kohë, ne do të gjejmë edhe bashkëpunime të Elgidit me Encën. “Call me Goddess” është një nga këngët hit të saj, e cila ka arritur në 6 vite nga publikimi mbi 25 milionë klikime, duke e fituar kështu statusin e një prej këngëve më të pëlqyera nga publiku.

Ajo është punuar nga kantautori Elgit Doda, ndërsa për tekstin është kujdesur vetë këngëtarja. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas këtij bashkëpunimi që në sytë tanë rezultoi i suskesshëm, por në fakt paska pasur probleme mes artistëve.
/Panoramaplus.al
Nënë e bijë përplasen ashpër për pasurinë: Unë po dhashë pronën kam dhënë pushtetinKonflikti për pronën ka përplasur nënë e bijë, të cilat kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën.
Tatjana dhe vajza e saj Suela janë përballuar në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ku kanë treguar edhe argumentet e tyre.
Suela kërkon pjesën e saj të pasurisë nga familja, ndërsa Tatjana ngul këmbë që pasuria i takon të birit pasi sipas saj nuk do që ta ndajë objektet e pronësisë me dhëndrin.
“Vajza e ka shtëpinë tek burri”, shprehet Tatjana.
Ja debati:
Eni Çobani: Tatjana ne nuk duam që të të vëmë në vështirësi, unë e kuptoj që vjen pas një fatkeqësie shumë të madhe, por pasuria është diçka që fëmijët e duan.
Tatjana: Kjo duhet të ja lërë djalin. Pse të mos ja linte, vëllai e pret dhe kur vjen kjo nuk ia mbyll derën.
Suela: Pse të vi mik, unë në shtëpinë time? Unë jam zonjë shtëpie. Nuk arrij ta kuptoj këtë mentalitet kështu.
Eni Çobani: Do ta bënim dot një marrëveshje për pak lëshim ndaj Suelës, për atë që i takon?
Tatjana: Meqë ngul këmbë, do t’i japim pjesën që i takon. Por të vijë ajo që t’i ndjekë gjyqet dhe jo të shpenzoj unë me gjyqet. Këto pasuritë e tua janë, por shpenzime ka.
Suela: Unë do të flas me mamanë, gjithmonë nëse ajo më hap telefonin sepse deri tani i ka të mbyllur numrat.
Tatjana: Të zgjidhim njëherë problemin, pastaj i bëjmë të gjitha.
****
Eni Çobani: Objekti ku ndodhet dhe për çfarë pasurie flasim?
Suela: Flasim për një objekt 2-katësh që ndodhet në qytetin e Maliqit, është ndërtuar nga nëna dhe babai im, në atë kohë ne kemi qenë të vegjël. Ai objekt është dyqan kati i parë dhe babai im i ndjerë kur e ndërtoi këtë dyqan e bëri me qëllim që ‘kjo derë është e vajzës dhe kjo është e djalit’. Ishte dëshira e tij, nuk ka lënë gjë me letra. Nuk arriti sepse sëmundja ishte e pashërueshme dhe ndodhi gjthçka shumë shpejt.
Eni Çobani: Kur ka humbur jetën bashkëshorti?
Tatjana: Ka rreth një vit dhe 3 muaj që ka humbur jetën. Po kësaj nuk i vjen rëndë që më sjell mua këtë njëherë?! Më vjen turp nga njerëzit që na shikojnë.
Suela: Mua më takon ajo.
Tatjana: Çfarë të takon ty? Asgjë nuk të takon!
Suela: Është pjesa që më la babai dhe unë atë kam.
Tatjana: Unë atë shtëpi do të ja lë djalit. Me llafe ta ka lënë babai ty?
Suela: Po, nuk arriti që të bënte dokumenta.
Tatjana: Unë atë shtëpi përderisa jetoj me djalin do të ja lë djalit, nuk do të fus dhëndrin në pjesë aty. Ti e ke shtëpinë te burri, atje e ke.
Suela: Jo moj mama se kam pjesën time unë.
Tatjana: Unë shtëpi nuk të jap sepse e kam me djalin dhe me nusen.
Suela: Mama, pjesa që më takon unë do ta marr dhe prandaj të kam sjellë këtu!
Tatjana: Unë nuk ta jap.
Suela: Për shumë kohë jam munduar që ta zgjidhim në mënyrë të paqtë, por po shikoj se veprimet e tua lënë shumë për të dëshiruar.
Tatjana: Pse të jap unë pasurinë në moshën 62 vjeçe moj çupë? Unë po dhashë pasurinë, kam dhënë pushtetin!
Ardit Gjebrea: Nuk është njësoj si djali, si vajza?
Tatjana: Vajza është e ikur nga shtëpia, e ka shtëpinë tek burri, por unë nëse do të kisha një shtëpi 4-katëshe do të thoja që këtë ia lëshoj djalit e këtë vajzës.
Suela: Po 2 katëshe e ke moj, të mjaftojnë që t’i ndash. TvKlan
Rama “braktiset” gjatë vizitës në SHBA, vetëm takime informale të dorës së dytëPrej tre ditësh, kryeministri Edi Rama dhe një delegacion i madh që e shoqëron ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në dy ditët e para ai nuk ka patur asnjë takim të rëndësishëm për të justifikuar një vizitë të tillë.
Gjatë ditës së shtunë ai zhvilloi një vizitë në mjediset e organizatës “Automation Alley” ku takoi përfaqësues të industrisë automotive amerikane, të interesuar sipas tij për investime në Shqipëri.
Më pas ai vizitoi edhe lokalin e një shqiptari, ku dhe shkrepi disa foto për ti postuar në rrjetet sociale.
Ndërkohë që gjatë të dielës ai vizitoi Universitetin Shtetëror të Miçiganit, ku pa nga afër arkitekturën moderne të këtij universiteti, si dhe foli me drejtuesit e tij për mundësitë e një bashkëpunimi me universitet shqiptare.
Ky është bilanci i takimeve të kryeministri dhe delegacionit të tij për tre ditët e para të qendrimit në SHBA. Ndërkohë që gjatë ditës së nesërme ai pritet të marrë pjesë edhe në ceremoninë e organizuar nga ish-sekretarja e shtetit Hilari Klinton, ku do të marrë edhe një ccmim për rolin e luajtur në strehimin e qytetarëve afganë në Shqipëri.