Aplikacion
Ilir Metës nuk i ikën inati me djegien e mandateve nga opozita. Edhe mbrëmjen e sotme në “Log.” Presidenti tregoi një pjesë tjetër nga prapaskenat dhe bisedën me bashkëshorten e tij, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe premtimin që i kishte bërë.
“Ashtu është, por ajo besën ia dha Bashës dhe nuk i qëndroi premtimeve që më bëri mua që më tha mirë “për hatër dhe sedër do ta djeg vetë, por ata nuk kanë për ta djegur mandatin e deputetit”. Edhe ajo edhe Petrit Vasili. Vetëm me këta dy persona kam komunikuar unë.
Ky nuk më tha se do ta djeg sepse nuk kishte ndërmend ta digjte dhe pastaj u bë fakt u kryer cdo gjë dhe asnjë nga ata që ka qenë deputet i LSI-së. Dhe i thashë pak ditë më parë Edmond Panaritit, po ti pse? “Jo, po ne kështu e menduam”. Dhe i thash, ku më ke dërguar një mesazh dhe unë nuk të jam përgjigjur profesor i nderuar?
Si mund të lesh mandatin? LSI veproi me mendjelehtësi të madhe, kaq mund të them, ose lidershipi i saj dhe kjo është çmimi që ka paguar dhe nuk e kam dëmtuar unë LSI-në, por LSI-ja mua. Sepse edhe Lulzim Basha dhe të gjithë ata që e kurdisnin atë, që thoshin lart e poshtë, lerë cfarë thotë Ilir Meta për mandatet se është edhe ai brenda.
Sikur thonë tani ka qenë Saliu, apo dikur gjermanët apo sikur do të thonë nesër janë afrikanët” tha ai.
“Më mirë vonë se sa kurrë!”/ Lulzim Basha komenton foton e Sali Berishës në vilën e Enver HoxhësKreu i PD-së Lulzim Basha komentoi në emisionin “Real Story” foton e publikuar sot në media ku ish-kryeministri Sali Berisha shfaqet në shtëpinë e Enver Hoxhës, në prani të diktatorit dhe familjes së tij.
Basha tha se dekomunistizimi nuk është çështje fotosh, ndërsa u shpreh se një grup deputetësh demokratë kanë marrë një iniciativë për dekomunistizimin që ka mbështetjen e tij.
“Çështja e dekomunistizmit të shoqërisë shqiptare nuk është çështje fotosh, është më e thellë. Në Çeki, Hungari, ndarja me komunizmin është bërë me ligj. Këtu kanë dështuar. Ajo që mund tju konfirmoj është që jo vetëm një grup deputetësh të PD-së që vijnë nga të përndjekurit, të cilët kanë sot më shumë përfaqësues në PD, kanë marrë një iniciativë që ka mbështetjen time të plotë për dekomunistizimin. Më mirë vonë se sa kurrë”, tha Basha.
“S’e kemi me ju”, Meta zbulon telefonatën me Presidentin bullgar: Të ndahemi nga ShkupiPresidenti Ilir Meta këmbëngul që Shqipëria duhet të ndahet nga Maqedonia në procesin e integrimit në BE, pasi Sofja me veton që ka vendosur kundër Shkupit po bllokon edhe Tiranën. Kreu i shtetit tha sonte në “Log.” se Presidenti bullgar i ka thënë se nuk ka gjë me Shqipërinë, por vetëm me Shkupin.
“Së pari në rast se bëhet fjalë për merita individuale, më vjen keq ta them, Maqedonia i ka plotësuar me kohë dhe është vite dritë përpara nesh dhe ne e morëm në qafë se donim të bënim zgjedhjet lokale sikur i bëmë dhe këto historitë me reformën në drejtësi dhe dy palët janë përgjegjëse, qeveria dhe opozita me lojërat që bënë.
Ne bëmë cdo gjë për të prishur hapjen e negociatave në tetor ndërkohë që Maqedonia kishte bërë një proces të jashtëzakonshëm ndërkohë që Zaev dha dorëheqjen dhe vajti në zgjedhje për mos hapjen e negociatave. Ndërsa ne edhe një marrëveshje 5 qershori për 10 ditë e shkatërruam. Ne jemi një shtet totalisht i kapur.
Kishin edhe ata një prokurore që ishte paraqitur si heroinë e anti-korrupsionit, por kur i dolën faktet vajti në burg. Sepse atje nuk janë kapur pushtetet. Kanë një problem me Bullgarinë. Kam folur me presidentin aktual të Bullgarisë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë nuk kemi gjë me ju, e kemi me këta. Ne për ju, etj, etj.
Bullgaria ka një problem me Maqedoninë dhe bën presion dhe unë nuk jam dakord. Ne jemi vonuar kaq shumë nëse Bullgaria nuk e heq, ne të ecim përpara. Ne kemi mbetur kaq mbrapa sa është një situatë mjaft alarmante” deklaroi Meta.
Por Tirana zyrtare nuk është e unifikuar në këtë qëndrim. Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli u shpreh sot në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se Shqipëria nuk do të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia dhe se beson që Sofja do të heqë veton.
Basha: Berishën e gjeta plot gabime në PD. Ka pasur probleme që në 92’Basha për Kuvendin Kombëtar është shprehur mbrëmjen e sotme se ka vetëm një legjitim, ai më 18 dhjetor.
Sipas kreut të PD-së, ish kryeministri Berisha ka pasur probleme me demokracinë dhe në raport me një pjesë të elektoratit që na ka kthyer kurrizin që në ’92-in.
Sipas Bashes Koha ështe ilaçi më i mirë për gabimet.
“Të jeni të sigurt që PD dhe unë jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çdo situate që sfidon vullnetin e demokratëve. 18 ka ardhur si përgjigje ndaj atyre demokratëve që duan një parti të bashkuar, të bazuar te statuti, që është kultura e dialogut. Nuk kam konflikt me Sali Berishën, ai ka gjetur sebepin për konflikt me mua. Unë s’kam probleme me të. Logjika përjashtuese, linçuese, demagogjia e pa fre, është një moment i artë për t’u ndarë nga kjo mendësi. Jemi ndarë nga komunizmi, por jo nga mendësia komuniste. 18 dhjetori, është i vetmi Kuvend i PD. Është legjitim dhe mundësia e artë për të gjithë, përfshirë edhe ata që kanë mendime ndryshe, për të ardhur e për t’u shprehur për dialog. Përpjekjet për t’iu kundërvënë Kuvendit Kombëtar, këtu qartësisht po investohen tre faktorë, Sali Berisha për betejën personale. Edi Rama, që po ecën me logjikën, armiku i armikut tim është miku im. Më 18 dhjetor kemi Kuvendin e PD. Ka një PD, ka shumë mendime ndryshe, por një Kuvend legjitim ku do të merren vendime për demokratët”, tha Basha.
Ndër të tjera, Basha tha se Berisha ka pasur problemet e tij, si me demokracinë e ligjin, por ata e kanë pranuar ashtu siç është, duke marrë përsipër të gjitha kostot.
“Edhe njëherë po ju përgjigjem. Unë e kam gjetur Sali Berishën në PD me të gjithë historinë e tij. Padiksutim e kemi pranuar siç është. Me të mirat dhe të këqijat që na ka sjellë kjo. Edhe në raport me një pjesë të elektoratit që na ka kthyer kurrizin që në ’92-in. Ka pasur gabimet e tij në raport me demokracinë, padiskutim që po. Koha është ilaçi më i mirë për gabimet”, u shpreh Basha.
VIDEO/ CR7 hero i Man United, dopietë dhe vendos rekord të riRonaldo dhe vetëm Ronaldo. Portugezi ka qënë protagonist në fitoren 3-2 të Man United ndaj Arsenalit në Old Trafford.
Numri 7 Reali dy herë, një me penallti duke shkuar në kuotën e 801 golave si askush lojtar tjetër në historinë e futbollit. SHIKO GOLAT KETU.
Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, Fernandes shënoi goline tjetë për Man United, ndërsa për Arsenalin reralizuan Smith Rowe dhe Odegaard.
Man United mban vendin e 7 me 21 pikë, ndërsa Arsenali renditet i 5 me 23 pikë. /
Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratën e bërë sonte në “Log.” në Abc ku theksonte se “Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.
I ftuar në “Real Story”, Basha ka theksuar se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 sipas tij janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.
“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, tha Basha.
‘Pakti i detit me Greqinë’/ Meta akuza direkte Bashës: Bëri ‘dopio lojë’, anashkaloi kryeministrinPresidenti Ilir Meta ka hapur “dosjet e vjetra” kundër Lulzim Bashës të cilin mbrëmjen e sotme e akuzoi për paktin e detit me Greqinë që firmosi në prill të vitit 2009, që më pas e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.
I ftuar në ‘Log’, Meta tha se Lulzim Basha asokohe kur ishte ministër i Jashtëm bëri lojë të dyfishtë, duke shmangur edhe kryeministrin.
Meta: Unë nuk i nxjerr thikën njeriu, po të jetë për të goditur e godas përballë dhe nuk i kam ikur kurrë ballafaqimit as me Fatos Nanon, as me Berishën apo Ramën. Ky zotëria nuk mund të justifikohet për të gjitha thikat që i ka futur shtetit shqiptar.
Më dëgjo me vëmendje, se është një person, nuk e kam thënë më parë, por jam i detyruar se po e tepron më shumë sesa duhet, se është një person, që mban përgjegjësi të veçantë për lojën që bëri për marrëveshjen e detit me Greqinë, se ishte ministër i Jashtëm dhe ishte përgjegjësi e tij që ajo të bëhej në përputhje me Kushtetutën dhe të ishte e suksesshme dhe jo të shmangte presidentin për të bërë dopio lojë, nga njëra gjoja po e bëjmë dhe firmosim dhe nga ana tjetër…Çdo njeri duhet t’i dalë për zot detyrës së vet.
Por nuk u mjaftua me kaq. Ilir Meta me një gjuhë të koduar e kërcënoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Meta: Më fal por nuk dua të them gjëra të tjera, por këto janë gjëra që implikojnë një shtet të tërë në marrëveshjet ndërkombëtare. Unë flas me të vërtetën, nuk po vazhdoj sepse jam i kujdesshëm, edhe kur bëje sikur nxehem e bëj për të tërhequr vëmendjen se këtu ka ca gjëra nuk është kaq e thjeshtë.
Procedim penal nga belgët për “Toyota Yaris” ? Basha: Trillim! Jam i gatshëm të shkoj që sot në…Lulzim Basha ka deklaruar në emisionin “Real Story” se është i gatshëm të shkojë drejt Brukselit dhe të japë çdo deklarim në lidhje me çështjen e “Toyota Yaris”.
Ai tha se ka dhënë dëshmi në SPAK, edhe në prani të zyrtarëve belg lidhur me këtë çështje. Këto zëra, krydemokrati i cilësoi si trillime të fabrikuara nga ish-kryeministri Sali Berisha, për të justifikuar kështu shprehjen sistematike të tij se “Basha është i marrë peng”.
“Kam dhënë dëshminë e plotë. Jam i gatshëm të jap dëshminë. Dëshmia është dhe në SPAK, edhe para zyrtarëve belgë. Unë udhëtoj që sonte drejt Brukselit dhe kam udhëtuar dhjetëra herë. Për herë të fundit kam qenë në qershor. Nuk jemi në rrafshin e trillimeve. Nëse ka nevojë të jap dëshmi përsëri e jap kudo. Është shenjë dëshpërimi që për të justifikuar trillimin që Basha është peng, do të dëgjoni trillime të tilla.
Si mbahet peng Lulzim Basha, që ka tetë vite që bën opozitë. Kultura e vjetër, e linçimit që të justifikojë atë që ka thënë që s’e kthen dot që ky është peng, s’ka si e justifikon. Nuk është hapur kurrë një çështje ndaj meje në SHBA. Të gjitha këto, përveç përpjekjes për të manipuluar njerëz të lodhur nga 25 prilli prej masakrës zgjedhore nuk ka asgjë tjetër, janë trillime. Jam ftuar për të vizituar SHBA-të dhe siç kam qenë do të vazhdoj të jem në institucionet e Amerikës. Ata më kanë njohur si partner kur kam çuar Shqipërinë e NATO-s.
Më kanë njohur si kryetar të opozitës. Më kanë njohur dhe në çështjet të tjera që kanë të bëjnë me gjeostrategjinë”, tha Basha.
Meta: PD dhe LSI tradhtuan presidentin, më ekspozuan ndaj maxhorancësPresidenti Ilir Meta ka deklaruar në “Log.” në ABC se PD dhe LSI e kanë tradhtuar duke e lënë vetëm përballë një maxhorance e cila kishte në dorë shumicën për ta shkarkuar. Meta u shpreh se shqetësimi i tij është sot për sot sovraniteti i Gjykatës Kushtetuese për të vepruar pa qenë nën ndikimin e presionit politik.
“Gjykata Kushtetuese të bëjë çfarë të dojë. Unë kam probleme të tjera. Kam problemet e zgjedhjeve vendore sepse dy vite kaluan dhe nuk ka opozitë që të bëjë oponencën. Kam shqetësim cili do jetë qëndrimi në lidhje me marrëveshje ndërkombëtare. Jam edhe patriot. Në këtë drejtim. Unë e kam këtë patriotizmin. Këto janë shqetësimet e mia. Ju keni shqetësim se Gjykata Kushtetuese ddo heqë nga puna Ilir Metën?
Ju duhet të keni shqetësim a ka Shqipëria Gjykata Kushtetuese që merr vendime jashtë presioneve të parlamentit apo diplomatëve të ndryshëm që abuzojnë. Ju keni hall se do ngelet Ilir Meta pa punë. Nuk është ky shqetësimi im. Janë disa shqetësime të tjera që më kanë shqetësuar prej kohësh për Gjykatën Kushtetuese. Te Gjykata Kushtetuese kam thënë është vijë e kuqe sepse është sovraniteti i Republikës së Shqipërisë.
Unë kam nxjerrë popullin më 2 mars dhe ata nuk e çuan atë ligjin në parlament por y tërhoqën pasi panë popullin e Shqipërisë. Presidenti e ka bërë detyrën e vet deri më 25 prill. PD dhe LSI tradhtuan republikën dhe presidentin e Republikës sepse e lanë vetëm në mënyrë të pabesë. Kam thënë që ata do të zëvendësohen dhe jo vetëm kaq sepse edhe mua si president po më ekspozoni dhe 94 vota ata ngri kartonin për të shkarkuar presidentin”, tha Meta.
“Basha më nxori në pritë”, Meta: Jam i sigurt për një mandat të dytë në PresidencëKreu i shtetit Ilir Meta deklaroi mbrëmjen e sotme në “ABC” se beson që detyrën e ka bërë shkëlqyer në mandatin që po shkon drejt mbylljes, por rizgjedhjen do ta pranonte vetëm nëse në 25 Prill në Shqipëri do të kishte ndryshim të shumicës.
“Së pari nuk e kam pasur synim as këtë mandat, në fund të të cilit jam. E kam marrë që u krijua një krizë, ajo e çadrës, që bëra të gjitha përpjekjet për ta përfshirë opozitën për ta zgjidhur atë krizë. Dihet si ecën ato zhvillime dhe u detyrova ta pranoja. Edi Rama më propozoi duke thënë se më të mirë për të mbrojtur opozitën nuk kishim se ku gjenim dhe ai nuk gaboi në ato parashikimet e veta dhe unë kam mbrojtur pikërisht opozitën, jo PD-në, por opozitën si garante të demokracisë dhe e kam mbrojtur shumë herë më mirë se përfaqësuesit e opozitës për të ndihmuar Shqipërinë të mos humbiste këto shanse.
25 Prilli unë e kam bërë detyrën time shkëlqyer dhe këtë e them tani ku duket qartë se çfarë kanë përfaqësuar disa aktorë tjerë që nuk ishin shumë të qartë. Nëse do të kishim një ndryshim në Shqipëri, mund të pranoja një mandat të dytë me objektivin që të bëheshin disa ndryshime që institucioni i presidentit në të ardhmen të kishte më shumë instrumente për të mbrojtur shtetin sepse kam qenë presidenti me më pak kompetenca dhe që është tradhtuar nga opozita e vendit të tij, lidershipi me dashje dhe jam nxjerrë në pritë si president” tha ai.
Presidenti foli për një plan për shkarkimin e tij që përpara zgjedhjeve të 25 Prillit. “Planet për shkarkimin e Ilir Metës ka qenë përpara 25 Prillit. Ishte vendosmëria ime që pengoi pushtimin e Kushtetueses. Mbi të gjitha bëri të mundur që Shqipëria sot të ketë një parlament më pluralist se ajo që pati në historinë e saj” tha ai.
Një mandat të dytë në krye të shtetit, ai tha se nuk e mendon tani, por është i sigurt pas 20 vitesh.
“Jam i sigurt që do të kem një mandat të dytë, por nuk e besoj kurrë përpara 20 vitesh. Unë do të bëj detyrën time deri në 24 Korrik me përgjegjësi maksimale. 25 Prilli ishte një greminë për Shqipërinë. Tani të gjithë janë të qartë për lojën, asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri” deklaroi ai.