zoom

Day Archive“Squid Game” preferohet nga Kim Yong-un

“Squid Game” është një ëndërr e realizuar për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore.Seriali i famshëm i Netflix, i cili do të ketë edhe një sezon të dytë, tregon sesi disa koreano-jugorë të mbushur me borxhe luajnë lojërat e preferuara të fëmijërisë për të fituar një çmim të madh që do t’i nxjerrë nga bataku ku kanë rënë, por nëse humbasin lojën, humbasin edhe jetën.

Kimit i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë”, tha për “Neë York Post” Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut. “Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë”.

Diktatori koreano-verior, gjyshi i të cilit krijoi shtetin e ri pas Luftës së Koresë, gjithmonë akuzon Jugun për stilin dekadent të jetesës, të kopjuar nga Perëndimi. Edhe pse ai dhe familja e tij janë parë shpesh të konsumojnë produkte luksoze, Kim prezantohet si nacionalist dhe ruajtës i traditave koreane.

Media shtetërore e Koresë së Veriut e ka quajtur “Squid Game” si shembull të natyrës kafshërore të shoqërisë kapitaliste të Koresë së Jugut, ku njeriu është asgjësuar nga konkurrenca e tejskajshme.

I ofroi 15 mandate, Kryemadhi shpërthen ndaj Bashës: Mashtrim pervers

Jo vetëm  Sali Berisha, por edhe Lëvizja socialisrtëe për Inrteëgrim është pozicionuar kundër kryetarit të PD-së Lulzim Basha. Për herë parë pas disa muaj heshtje, Monika Kryemadhi ka shfryrë ndaj bashkëpunimit të dështuar me Bashën në opozitë. Në një koment të sajin në rrjetet sociale,m ajo hedh poshtë si mashtrim deklaratat se PD i ofroi opozitës 15 mandate në mënyrë që kjo e fundit të dilte me lista të përbashkëta në zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Kryemadhi e quan këtë një mashtrim, ndërsa zbulon për herë të parë edhe faktin se gjatë debatit për djegien e mandateve të deputetëve Basha e kishte siguruar se për këtë veprim do kishte edhe mbështetjen e Angela Merkel.

 

Reagimi i Monika Kryemadhit:

 

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI  listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.

 

Kryemadhi i përgjigjet Bardhit: Mashtrim pervers

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka pranuar një konflikt të krijuar mes PD-së dhe LSI-së.

Në emisionin “Open” duke folur rreth këtij konflikti, Bardhi është shprehur se PD i ofroi 15 mandate të sigurta LSI-së, por kjo e fundit tha se 34 i siguronin të vetëm. Sipas Bardhit, LSI donte të garonte në zgjedhjet e 25 prillit në listë të vetme.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi e cila ka theksuar se ky është një mashtrim pervers.

Reagimi i Kryemadhit:

Një pyetje për të gjithë anëtarët e kryesisë së PD: Kur është mbledhur kryesia e PD për t’i propozuar LSI  listën e përbashkët? Në cilën ditë dhe orë? Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij.

Bushati-Bardhit: Rama i bëri g*jore Metës në vilën e Lalzit në 2013

Debate të forta ka pasur mes analistit Andi Bushati dhe politikanit Gazment Bardhi.

Në një moment Andi Bushati ka humbur durimin dhe ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Bushatit, Rama bëri marrëveshje me Ilir Metën në 2013 tek vila në Gjirin e Lalëzit.

Debati:

Bardhi: PD i ka ofruar 15 mandate në lista të sigurta, por ata kanë pasur pritshmëri për 34 mandate. Ka pasur negociata për 2 muaj. Ata thanë ne do fitojmë të vetëm 34 mandate dhe nuk pranojmë të hyjmë në listë të përbashkët. Ka pasur një komunikim mes Bashës dhe Kryemadhit, ku unë kam konstatuar që LSI nuk arrin të marrë mandat në Elbasan. Përgjigja që kam marrë është që LSI sot ka 3 mandate në Elbasan, PD ka 2, dhe lufton për të tretin.

Bushati: Unë kam thënë para zgjedhjeve, që nëse Kryemadhi dhe Basha, për arsye seksuale, politike, parash, etj, nëse nuk arrijnë të bëjnë koalicion, duhet të shporren, pak rëndësi ka kush e ka fajin. Duhet të shporren të dy.

Bardhi: Unë isha për dy lista të veccanta.

Bushati: Edi Rama i bëri gojore Ilir Metës për të ardhur në pushtet në vitin 2013, i shkoi atje në Gjirin e Lalzit. Një parti që do të mundë rilindjen duke larguar LSI, duke larguar Berishën, ok ta gëzojë.

Bardhi: Nuk ka thënë duam 20 apo 25. Por ka qenë për dy lista. Donin koaliciion paszgjedhor.

Bushati: Edi Rama ka thënë që Lulzim Basha është djalë i mirë dhe reputacionin ia prish Kryemadhi dhe Berisha. Nuk guxoi njëherë të bënte një foto me Metën. Ju bëtë atë që donte Edi Rama.

vijon…/abcnews.al/

Belind Këlliçi jep dorëheqjen nga kreu i Forumit Rinor të PD

Belind Këlliçi ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, – shprehet ai.

Lajmi është bërë i ditur, pak minuta më parë në emisionin “Opinion”, ku Këlliçi u shpreh se në mënyrë protokollare nuk do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të FRPD.

Sjellim ndërmend së Këlliçi ishte kundër kreut të PD-së Lulzim Basha për zgjedhje të reja për kreun e FRPD.

Këlliçi deklaroi se vendimi i Bashës është nul dhe i pabazuar në statutin e partisë, teksa nga ana tjetër ai vendosi t’i bashkohet foltores së mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Makina del nga rruga në Berat, shoferi i plagosur niset drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Dimal, afër rotondos të Bomirës.

Mësohet se mjeti me targa AA 155 LV ka dalë nga rruga dhe ka goditur pemët në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Marko Dhiskali i cili mbeti i plagosur u dërgua në Spitalin Rajonal Berat për ndihmë mjekësore dhe me pas u nis drejt Spitalit të Traumes në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që autoritetet ndodhen në vendine ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

KQZ:Bashkia Tiranë përdori asetet publike për fushatën e Alqi Bllakos

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, vlerësoi si të mjaftueshme provat e ‘Qendresës Qytetare’ duke vlerësuar se Bashkia Tiranë ka shkelur ligjin në vendosjen e një biblioteke publike në funksion të fushatës elektotale të kandidatit për deputet të PS-së, Alqi Bllako.

Disa video dhe foto ku shfaqej kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në krah të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, gjatë një takimi elektoral në ambjentet e bibliotekës “Moikom Zeqo” janë pranuar të enjten nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve si prova të mjafueshme për të konstatuar shkeljen e kodit zgjedhor nga ana e bashkisë.

Pasi shqyrtoi ankesën e paraqitur nga “Qendresa Qytetare” dhe dëgjoi pretendimet e palëve, Komisioneri Ilirian Celibashi tha se “çmoj se jemi përpara shkeljes administrative të përdorimit të aseteve publike për qëllime elektorale”. Sipas tij provat tregonin se në ambjentin e bibliotekës është zhvilluar veprimtari elektorale dhe se për këtë gjë përgjegjësinë duhet ta mbajnë administratorët e këtij aseti publik. “Do t’i kërkoj Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosjen e sanksioneve administrative”- tha ai.

Gjatë dëgjesës administratori i njësisë administrative nr.2, ku ndodhej biblioteka,  Florian Pullazi, tha se në dijeninë e tij ky aset nuk është përdorur për qëllime elektorale. “Bibliotekat janë multifunksionale, janë të hapura për publikun dhe mund të përdoret nga kushdo mjafton të bëhet një aplikim në bashkinë Tiranë”- tha ai duke shtuar se nuk është dhënë leje për veprimtari elektorale.

Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv  i organizatës “Qëndresa Qytetare” ripërsëriti dhe një herë para komisionerit se çdo përdorim i aseteve publike për qëllime elektorale është në kundërshtim me kodin zgjedhor duke kërkuar që të merren masa ndaj këtij rasti.

Duke folur për BIRN, Xhemollari tha se “pavarësisht rezervave që kemi pasur dhe kemi gjatë gjithë vendimmarrjes së organeve të KQZ mendoj që ky është një hap para për sa i përket vendosjes së një standardi të ri në sjelljen politike të partive për të memorizuar dhe konsideruar si shkelje përdorimin e çdo aseti publik që cënon garën e lirë mes subjekteve zgjedhore”.

Në shkurt të këtij viti Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve e gjeti fajtor dhe gjobiti me 75 mijë lekë për shkelje të kodit zgjedhor kryebashkiakun Veliaj për shpërdorim të postit të kryetarit të bashkisë për fushatën elektorale të Partisë Socialiste. /BIRN

Reja: Shqipëria në Wembley për rezultat pozitiv

Edoardo Reja, në konferencën për shtyp para sfidës më Anglinë, me humor u kujtojë vendasve sukseset e italianëve në Wembley, të cilët edhe ai kërkon t’i ndjekë si trajner i Shqipërisë.

Me Anglinë është ndeshje edhe prestigji. Mendoni të merrni edhe rezultat pozitiv?

Të gjitha ndeshjet luhen për t’i fituar. E dimë që është ndeshje shumë e vështrë përballë një ekipi të madh jo vetëm individualisht, por edhe si ekip. Shqipëria duhet të bëjë ndeshjen perfekte, jemi këtu që të bëjmë një figurë të mire, pse jo të arrijmë dhe rezultat pozitiv.

Anglia i ka marrë me frikë italianët pas finales së Europianit?

Më bën të qesh. Kam menduar për Mancinin që ka fituar këtu. Shpresoj që të ketë hapur rrugën. Shpresoj që të jemi me fat. Anglia ishte favorite, por Italia e meritoi ta fitonte Europianin, edhe pse në fillim pësoi gol dhe u duk se do të pësonte të tjerë.

Do të jetë një provim pjekuria në një stadium të tillë si Wembley. Southgate e vlerëson shumë punën tuaj …

Vlerën e Anglisë e dimë, por kam kërkuar të punoj në ekuilibrin e skuadrës. Në këtë pikëpamje, kemi punuar mirë. Nuk do të qëndrojmë vetëm në pritje të Anglisë, por edhe të sulmojmë. Dua të zhvillojmë një ndeshje të mirë, me personalitet, shpresoj që futbollistët e mi të mos kenë frikë, të luajnë ashtu siç dinë. Dua të jenë 100 të fokusuar jo vetëm ata që do të luajnë titullarë, por edhe ata të pankinës. Më vjen mirë për vlerësimet e Southgate, sepse realisht kemi zhvilluar eliminatore të mira me ndonjë gabim të vogël si në ndeshjet me Poloninë, ku humbëm, por nuk e kemi thënë fjalën e fundit, edhe pse duket e vështirë.

Cila është gjendja e skuadrës, e Brojës në veçanti? Cilat janë dilemat për formacioni?

Jam mësuar t’ua them futbollistëve se cilët do të luajnë një ditë para ndeshjes. Dyshimet janë gjithmonë. Mund të theksoj se kemi punuar shumë dhe sigurisht do të jetë e vështirë të bëj zgjedhjet, por të jeni të bindur që do të hedh në fushë ekipin më të mirë.

Broja është bashkuar tashmë me ekipin, ka pasur probleme me kaviljen, neser do të shohim nëse do të jetë gati, pasi të vlerësojmë situatën. Mund të them që nuk do të jetë titullar, kjo është e qartë. Shpresoj të jetë në gjendje të luajë.

Pse nuk u stërvitët në Wembley?

Ishte rrugë e gjatë deri në Wembley, kemi bërë këtë zgjedhje në një ambient më afër hotelit.

Situata në Maqedoni, kryetari i opozitës përfundon në spital

Maqedonia e Veriut ka kaluar sot një ditë të tensionuar për shkak të nismës për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga Zoran Zaev. Për më shumë se 10 orë deputetët e opozitës kanë hyrë e kanë dalë nga Kuvendi, por pa mundur të sigurojnë shumicën e nevojshme prej 61 votash për të miratuar mocionin. 

E në fund të kësaj dite, kreu i opozitës, Hristian Mickoski ka përfunduar në spital. Ai ka publikuar një fotografi nga spitali, ndërsa bën të ditur se i është dashur të bëjë një ndërhyrje kirugjikale. 

“Një ditë dinamike. Një deputeti i rrëmbyer, krim, shantazh, turp, dhe normalisht dëshira më e madhe e LSDM-BDI-së që unë të mos isha në politikë… Dhe pas 45 minutash të një intervenimi të lehtë kirurgjik, ndihem mirë”, ka shkruar Mickoski.

BSH: Shtrenjtimi i ushqimeve dhe i naftës do të rrisë inflacionin

Banka e Shqipërisë ka kryer një studim për impaktin që vala e rritjes së çmimeve mund të sjellë në inflacion gjatë tremujorëve të ardhshëm, të përqednruar kryesisht te ushqimet, nafta dhe energjia elektrike. Parashikimet për ecurinë e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve, në horizontin e pesë tremujorëve të ardhshëm, janë bazuar në vlerësimet teknike të ekspertëve bazuar në të dhënat e kontratave futures dhe në peshat e grupeve të mallrave përkatëse.

Rritja e çmimit të naftës do të rezultonte në një efekt rreth 0.5 pikë përqindje në inflacion gjatë tremujorit të fundit 2021 dhe të parit të vitit të ardhshëm. Kontributi indirekt vlerësohet më i lartë, duke pasur parasysh peshën më të lartë që nafta ka në kostot prodhuese krahasuar me peshën në shpenzimet konsumatore familjare. Ndikimi në inflacion pritet në zbehje duke filluar nga tremujori i dytë i vitit 2022, ndikuar nga parashikimet për ngadalësim të rritjes vjetore të çmimeve të naftës në vend.

Ndikimi i çmimeve të ushqimeve të përpunuara vlerësohet të arrijë pikun në tremujorine katërt të këtij viti, me 0.8 pikë përqindje dhe të ulet në vazhdimësi. Në këtë rast, impakti direkt përmes çmimit konsumator vlerësohet më i lartë. Impakti përmes kanalit të kostos vlerësohet më i ulët për shkak të përqendrimit të konsumit të ndërmjetëm të kësaj kategorie në pak sektorë të ekonomisë.

Për sa i përket energjisë elektrike, është supozuar për lehtësi llogaritjesh, një rritje e çmimit për bizneset me 10%. Efektet direkte do të jenë zero, duke marrë të mirëqenë faktin se nuk do të ketë ndryshim të çmimit për konsumatorët familjarë. Por, rritja do të transmetohet përmes kanaleve indirekte të kostove të bizneseve të prodhimit dhe të shërbimeve, që tashmë e blejnë energjinë në treg të lirë. Rezultatet tregojnë se ndikimi në inflacion si pasojë e rritjes së supozuar me 10% të çmimit të energjisë elektrike për bizneset do të ishte rreth 0.13 pikë përqindje, i ndikuar nga pesha e vogël që energjia elektrike zë në blerjet për konsum të ndërmjetëm. Efekti do të jetë proporcional me masën e rritjes që do të faktohet duke filluar nga muajt e tremujorit të parë i vitit 2022.

Nëse mbledhim efektin e rritjes së inflacionit nga secili produkt, kjo do të rezultonte me një rritje të inflacionit gjithsej me 1.43%. Megjithatë, sipas studimit të Bankës së Shqipërisë, metodologjia nuk lejon mbledhjen e efekteve të dy ose më shumë kategorive për të marrë efekte agregate në inflacion, sepse ky veprim shkakton mbivendosje të ndikimeve. Rrjedhimisht, studimi nuk mundëson një vlerësim të saktë për ndikimin total të shtrenjtimit të këtyre produkteve në inflacionin total.

Efektet direkte të shtrenjtimit të secilit produkt në inflacion janë vlerësuar mbështetur në peshën që ai zë në shportën e IÇK-së, por ato gjithashtu përcaktohen nëse çmimet vendosen nga kërkesë-oferta e tregut apo nëse janë të rregulluara. Rasti i çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, është ai i një çmimi të rregulluar apo të fiksuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), pavarësisht nivelit dhe luhatjeve të çmimit të energjisë elektrike në bursat e huaja. Efektet indirekte në inflacion janë vlerësuar me anë të përqasjes së Tabelave Input-Output të Instat. Madhësia e tyre varet nga lëvizja e çmimit të mallit përkatës, nga pesha që ky i fundit zë në kostot prodhuese, dhe nga rëndësia e tij për degët e tjera ekonomisë. Struktura e konsumit të ndërmjetëm në ekonominë tonë tregon se energjia elektrike dhe nafta kanë një përdorim të gjerë sipas degëve të ekonomisë, ku nafta zë një vend më të rëndësishëm se sa energjia. /Monitor