Aplikacion
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen. Ai është larguar edhe nga posti kryetarit të LSDM-së.
Dorëheqja vjen si pasojë e rezultatit të dobët që ka shënuar LSDM në zgjedhjet lokale.
Zaev e ka udhëhequr vendin që nga vitit 2017.
(VIDEO) Rama me Zahon në qendër tregtare, për festën e Halloween-itTundimit për të festuar Halloween-in nuk i ka shpëtuar as familja Rama.
Pasditen e sotme, kryeministri i vendit dhe djali i tij, Zaho u gjendën në qendrën tregtare QTU për festën në fjalë.
Ishte vetë Edi Rama ai që përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Tik Tok shpërndau momentet në fjalë.
View this post on Instagram
Tanimë prej vitesh, Halloween-i ka depërtuar në kulturën tonë duke iu bashkuar kështu datave të tjera festive.
Ç’është Halloween?
Emri i Halloween-it është interpretimi modern i All Hollows’ Eve të Irlandës, apo Dita e të gjithë Shenjtorëve. Kjo festë tepër e lashtë mbërriti në SHBA së bashku me emigrantët irlandezë dhe hodhi rrënjë për të vuajtur tani një transformim radikal.
Dita e 31 tetorit kur dhe festohet Halloween shënon fundin e Vitit të Keltëve dhe besohet të jetë dita kur shpirtrat e atyre që kanë vdekur vitin e mëparshëm do të kthehen për të zënë vend në trupin e një të gjalli. Pikërisht për këtë arsye, njerëzit veshin kostume të frikshme për t’i trembur. Ekzistojnë versione të ndryshme të traditave të Halloween-it, por origjinën e vërtetë e gjejmë në festivalin antik të keltëve të njohur si Samhain.
Në Skocinë e vjetër mendohej se ishte pikërisht nata e 31 tetorit, kur nuk kishte më kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve. Legjenda thotë se shpirtrat që kishin vdekur gjatë atij viti mblidheshin së bashku për t’u përzier me botën e të gjallëve dhe më pas për të nisur rrugën drejt një bote tjetër. Në natën e fundit të të korrave të vjeshtës, bota ndryshon nga ngrohtësia e diellit të verës në ftohtësinë e errët të dimrit, toka nga pjellore në shterpë. Keltët e lashtë besonin që ky tranzicion u jepte formave të mbinatyrshme një shans për të thyer përmes në botën e të gjallëve dhe shkatërrime e tyre djallëzore të lulëzonin.
Ata vijnë për të festuar natën kryesor në dimër si Samhain (“fundi verës”), festivali konsiderohet gjerësisht të jetë shenjë paralajmëruese e Halloween. Në natën e Samhain, keltët besonin se shpirtrat e njerëzve që kishin vdekur vitin e kaluar do të ecin në mesin e të gjallëve. Kështu, fshatarët vinin ushqim dhe ëmbëlsira të qetësonin shpirtrat e tyre, një ritual që mund të ketë paraprirë trillimin apo trajtimin. (Nuk ka asnjë provë në fakt se Samhain ishte me të vërtetë një festival i të vdekurve, sipas historianit Nicholas Rogers, në librin e tij: Holloween; Nga ritual pagan në një festë mbrëmjeje). Edhe pse Halloween ka origjinë pagane, emri i saj rrjedh nga pushimet e kristianëve “All Hallows Eve”, Dita e Shenjtorëve, apo mbrëmja para Ditës së të Gjithë Shenjtorëve ‘(1 nëntor).
Pushimet në fakt u përshtatën nga nga të krishterët të cilët shpresonin zhdukjen e paganizmit dhe gjatë viteve, disa nga aspektet më të errëta të Halloëeen janë zëvendësuar nga festime me më shumë dashuri, dritë apo miqësi. Por lidhjet e Halloëeen me të frikshmen dhe të mbinatyrshmen mbahen të forta ende në festimet në të gjithë botën.
Ndahet nga jeta babai i Lulzim BashësËshtë ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, babai i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Prej muajsh, gjendja shëndetësore e Xhelal Bashës raportohej e rënduar.
I ndjeri vuante nga një tumor që i kishte prekur kokën dhe prej muajsh luftonte me të.
Kujtojmë se në fillim të shtatorit, mbledhja e Kryesisë së PD-së u pezullua pikërisht për shkakun se kryeopozitarit iu desh të qëndronte krah të atit.
Manjani: Eurobondi që “martoi” PS-në me PD-në do quhet Lulibond
“Eurobondi që “martoi” zyrtarisht PS me PD tashmë do quhet Lulibond”. Kështu është shprehur përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, Ylli Manjani.
Lidhur me çështjen në fjalë ai shton se pas “martesës” ndryshojnë llagëpet.
“Harxhet e dasmës janë borxh, për t’u paguar nga ne dhe ata pas nesh. Kanë harxhe dasmat e mëdha…!”- përfundon postimi.
Beteja ndaj eurobondit, vijë ndarëse mes opozitës së vërtetë dhe fake opozitësNga Petrit Vasili
Beteja ndaj eurobondit shkaterrimtar 2.3 miliard euro, vije ndarese mes opozites se vertete dhe fake opozites !!
Ne sallen e parlamentit e kam bere te qarte se lufta pa asnje kompromis me rilindjen per borxhet monstruoze, qe po merr eshte lufte pa kthim.
Kjo lufte eshte vije ndarese mes luftes ballore dhe pa kompromis dhe kompromiseve pas kuintave, qe jane thjesht kapje, dorezim dhe rreshtim pa kushte ne krahun e rilindjes dhe grabitjes se saj.
Borxhet e marra nga rilindja jane thjesht para’ qe shqiptaret per te majmur qeverine, oligarket, trafikantet dhe kriminelet qe jane klientet dhe mbeshtetesit e Rames dhe qeverise rilindase.
Qe prej 2015 Qeveria merr nje shifer te frikshme prej 2 miliard e 300 milion euro borxh.
Perkatesisht viti 2015- 450 Milion Euro, viti 2018-500 Milion Euro, viti 2020- 650 Milion Euro, viti 2021-500-700 Milion Euro
Asnje shqiptar nuk ka pare asgje, por asgje fare qe te jete realizuar me keto para’.
Asnje shqiptar nuk kujton gjë prej gjëje qecte kete ndodhur me 2.3 miliard euro.
Vete rilindja nuk numeron dot asgje qe te mbahet mend.
Afermendsh eshte nje grabitje gjigande e parave publike.
Asnje veper infrastrukturore, asnje sherbim me te mire, as uje 24 ore apo sherbim shendetesor per pandemine, as shkolla me ngrohje dhe te paisura asgje prej asgjeje.
Vetem koncesione, qe rrembejne qindra milione euro dhe nuk ofrojne asgje, grabitje me tendera gjithfaresh sekret dhe te porositur deri me 8 fishin e cmimeve edhe ne pandemi, prokurime me 99% te cmimit.
Kjo grabitje e tmerrshme do tu rendoje per vite te tera shqiptareve brez pas brezi.
Kjo grabitje e tmerrshme prej 2.3 miliard euro duhet hetuar deri ne nje, por SPAK-u i sardeleve i ka mbyllur plotesisht syte.
SPAK-u i kapur i ka mbyllur syte ndersa ne kurre.
#BETEJEPAKTHIMMAFIESRILINDASE
“Ai është bebush”! Monika këshillon Ilirin përpara “sfidës” me DonaldinMarrëdhënia mes Monikes dhe Donaldit vazhdon të jetë po njësoj. Debatet që janë zhvilluar ditëve të fundit nuk e kanë qetësuar aspak Monikën dhe ajo vazhdon të ketë të njëjtin mendim për sjelljet e Donaldit në shtëpi.
Monika po i jep këshilla Iilirit për sfidën që ai ka me Donaldin. Ajo shprehet se është një sfidë e lodhme për të dy, por më shumë për Donaldin, ku e quan edhe bebush.
Monika për Donaldin: Ai është bebush lëre se çfarë bën ashtu, bebush është.
U dhunua nga babai/ Ekspertiza: 6 -vjeçarja ka dëmtime në organet gjenitaleEkspertiza mjeko-ligjore e te miturës në Kamez ka zbuluar se ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe 2 dëmtime ne organet gjenitale.
Masa e sigurisë ndaj R.K babait 27 vjeçar do të jepet ditën e nesërme në dhomën penale në Tiranë. I ati e mohon ta ketë përdhunuar, por pranon dhunën. Në prani të psikologes e mitura ka rrëfyer se si nëna e babai e dinin situatën dhe veprimet e turpshme i kryenin bashkërisht.
Kujtojmë se ditën e djeshme policia vuri në pranga babanë e vajzës të mitur, 27-vjeçarin R.K. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur. Ndërkohë pritet të dal edhe ekspertiza mjeko-ligjore për vajzën e mitur.
Gafa e rëndë e opozitës me EurobondinAbstenimi i opozitës në votimin e projektligjit për Eurobondin është gabim i rëndë politik. Justifikimi se nuk mund të votohet kundër marrëveshjeve ndërkombëtare është i rremë. Eurobondi është një operacion i pastër tregtar dhe nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare.
Justifikimi tjetër se edhe në 2015-ën opozita nuk ka votuar kundër sërish nuk qëndron. Në 2015-ën opozita nuk mori pjesë fare në votimin për Eurobondin. Bojkoti është një veprim shumë më i fortë se abstenimi. Sepse në bojkot ti nuk merr pjesë në vendimmarrje, ndersa me abstenim njeh vendimmarrjen dhe thjesht tregohesh neutral ndaj saj. Pra nuk ke kundërshtim.
Tani pse është gabim i rëndë politik? Nëse ka një ligj, ku opozita është e detyruar të votojë gjithmonë kundër qeverisë, ai është buxheti dhe paketa e drafteve të lidhura me të. Eurobondi është pjesë e buxhetit, sepse praktikisht është operacion i financimit të deficitit.
Nëse një opozitë nuk voton kundër paketës së ligjeve të buxhetit atëherë ajo bëhet automatikisht pjesë e qeverisë, ose shtojcë e saj. Në praktikën e demokracive të konsoliduara, opozita jep votë për buxhetin vetëm kundrejt marrëveshjeve, ku ajo përfiton diçka tjetër në këmbim.
Për shembull republikanët në SHBA bien dakord të rrisin kufirin e borxhit, vetëm nëse demokratët pranojnë në këmbim uljen e taksave. Apo anasjelltas. Pra është trade-off i pastër politik. Ti cedon tek një parim i yti, por avancon një çeshtje tjetër. Por të mos i biesh buxhetit kokës, kur nuk ke marrë asnjë përfitim, është autogol politik.
Une nuk mendoj se Basha ka bërë marreveshje me Ramën dhe se abstenimi i opozitës për Eurobondin është pjesë e një platforme të fshehtë bashkëqeverisje. Më shumë me duket si veprim kaotik. Opozita ka humbur identitetin politik dhe nuk di të bëjë me rolin e saj. Tani nuk di të them, cila nga këto të dyja është më e rëndë, por një opozitë që bën autogole të ketij lloji, nuk i ka punët hiç mirë.

Dy makina janë aksidentuar pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Hardhishte.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur drejtuesja e njërit prej makinave si dhe 3 pasagjerë që ndodheshin në makinë me të. Fatmirësisht ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Me datë 31.10.2021, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip “Golf” me drejtuese shtetasen O. Ç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Aksident në Tiranë-Durrës/ Trafik kilometrik në autostradëNjë aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të Qafës së Kasharit. Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Durrës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë për të bërë të mundur devijimin e trafikut.
Nga aksidenti nuk raportohen viktima, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimet për të mësuar më shumë për shkaqet e tij.