zoom

Day ArchiveU “çmend” ujësjellësi Krujë!

Nga Artan Fuga:

U “çmend” ujësjellësi Krujë!
Sapo lexoj një njoftim për banorët nga ana e ujësjellësit Krujë. Uji që vjen nga kanalizimet të përdoret vetëm për nevoja sanitare dhe jo për gatim dhe pirje!!!
Ore mos sjell edhe pasoja të tjera uji i kontaminuar? Mos kanë pirë edhe këta të ujësjellësit ujë të infektuar! Mos është përzjerë me raki uji?
Po si mund të qendrosh pa pirë ujë? Si mund t’u thuhet banorëve po ju çojmë ujë, por mos e pini!
Sa kohë mund të jetojë njeriu pa pirë ujë?
Apo të pijnë kakao, apo lëng pjeshke, ose raki?
Cfarë të pijnë a nuk na thoni?
Po sikur ishte kontaminim në një pikë? Tani gjithë Kruja e lavdishme nuk duhet të pijë ujë!!!
Përdoreni për gjithçka por jo gatim e pirje! Pra të lajnë enët? Poqese uji është i keq i keq a nuk infektohen enët? Po rrobat t’i lajnë? Po banjë të bëjnë?
Nuk infektohen kështu?
Ore njoftoni klientët tuaj, pra banorët se ku ishte difekti, si do të rregullohet, jepni siguri sepse banorët po thonë se kanë dy muaj që uji vjen herë pas here i turbullt por askush nuk e vinte ujin në zjarr.
Ca të tjerë thonë se kanë vetëm një orë ujë në ditë! Prej kohësh!
Po çfarë po ndodh në Krujë?
Mos na ka sulmuar sulltani i madhërishëm pasi ka dalë nga ekrani?

“Miliarda dollarë do të jepen për energjinë e pastër”/ Biden prezanton planin ambicioz për të luftuar ndryshimet klimatike

Administrata Biden ka shpallur një faturë të madhe shpenzimesh në atë që konsiderohet si “përpjekja më të madhe për të luftuar ndryshimet klimatike në historinë amerikane”, me qindra miliarda dollarë që do të derdhen për të mbështetur energjinë e pastër, automjetet elektrike dhe mbrojtjen e re kundër motit ekstrem.

Pas negociatave me Joe Manchin dhe Krysten Sinema, dy senatorë demokratë të qendrës që kanë kundërshtuar një pjesë të madhe të projektligjit origjinal Build Back Better, Shtëpia e Bardhë tha se ishte e bindur se një version i reduktuar i legjislacionit do të jetë në gjendje të kalojë të dy dhomat e Kongresit.

Ky kuadër i propozuar përfshin 555 miliardë dollarë në stimuj, investime dhe kredi tatimore që synojnë të forcojnë përdorimin e energjisë së rinovueshme si dielli dhe era, si dhe një ulje tatimore që do të japë deri në 12,500 dollarë për njerëzit që blejnë një makinë elektrike. Projektligji do të ndihmojë në vendosjen e autobusëve dhe kamionëve të rinj elektrikë, në ndërtimin e qëndrueshmërisë së komunitetit ndaj zjarreve dhe përmbytjeve katastrofike dhe punësimin e 300,000 njerëzve.

Në përgjithësi, Shtëpia e Bardhë tha se legjislacioni do të zvogëlojë emetimet e ngrohjes së planetit me 1 miliard ton deri në vitin 2030 dhe do ta sjellë SHBA-në dukshëm më afër qëllimit të saj për të ulur ndotjen e karbonit në gjysmën e kësaj dekade.

Sondazhi, flet studiuesi: Si i shohin shqiptarët grekët dhe anasjelltas

Një sondazh tepër interesant për marrëdhëniet shqiptaro-greke është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” në ABC.

Sondazhi është kryer nga ELIAMEP (Fondacioni Helenik për Europën dhe Politikave të Jashtme) në bashkëpunim me Open Society Foundation for Albania . Duke folur për këtë sondazh profesori Ioannis Armakolas ka deklaruar se në krahasim me sondazhin e disa viteve më parë situata është përmirësuar dhe është optimiste.

Në të dy anët e kufirit, publiku i të dy vendeve mendon më pozitivisht për tjetrin, kemi më së shumti qëndrime pozitive dhe në një sërë çështjesh që më parë kanë qenë të diskutueshme dhe që më parë kanë qenë problematike ndërmjet të dy shoqërive, tani shohim një përmirësim domethënës të qëndrimeve që të dy vendet kanë.

“Faleminderit shumë për ftesën zoti Xhafo. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të kemi një bashkëbisedim për opinionin publik në secilin vend. Mendoj se gjetjet që kemi në sondazhin e këtij viti në krahasim me atë që kemi pasur disa vite më parë, janë mjaft optimiste, në sensin që shohim qartësisht një prirje të përmirësimit të imazhit që secili vend ka për tjetrin. Në të dy anët e kufirit, të publiku i të dy vendeve mendon më pozitivisht për tjetrin, kemi më së shumti qëndrime pozitive dhe në një sërë çështjesh që më parë kanë qenë të diskutueshme dhe që më parë kanë qenë problematike ndërmjet të dy shoqërive, tani shohim një përmirësim domethënës të qëndrimeve që të dy vendet kanë. Përgjithësisht, edhe në krahasim me qëndrimet e dikurshme të para pak viteve më parë, pa përmendur ato të viteve’90-të, shohim një përmirësim të madh të qëndrimeve të opinionit publik të të dy vendeve.” ka deklarua Armakolas.

Duke folur rreth marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe grekëve, profesori Ioannis Armakolas ka deklaruar se politikanët dhe qeveritë e të dy anëve, gjatë viteve të fundit janë munduar që të mos shfrytëzojnë apo të keqpërdorin marrëdhëniet midis dy vendeve për qëllimet e tyre politike.

“Po, mendoj se mund të identifikojmë një sërë arsyesh. Pa dyshim që politikanët dhe qeveritë e të dy anëve, gjatë viteve të fundit janë munduar që të mos shfrytëzojnë apo të keqpërdorin marrëdhëniet midis dy vendeve për qëllimet e tyre politike.

Kemi parë gjatë viteve të fundit me fakte të qarta që të dyja qeveritë e të dy vendet po përpiqen që të zgjidhin në mënyrë paqësore mosmarrëveshjet që kanë pasur.

Një arsye tjetër, sigurisht, është që Shqipëria po ecën shpejt në rrugën e integrimit, megjithëse procesi i integrimit duket se është paksa i bllokuar për momentin, por Shqipëria po bën hapa në atë drejtim dhe Greqia po e mbështet Shqipërinë në këtë proces dhe të dyja vendet e kuptojnë që e ardhmja e të dy vendeve ndodhet në BE.

Gjithashtu do të thoja që emigracioni i shqiptarëve në Greqi ka luajtur një rol shumë pozitiv. Në fillim ka qenë një çështje pak kontradiktore, për të dyja palët, por me kalimin e kohës të dyja vendet bien dakord për rolin pozitiv që po luan emigrimi dhe potencialin që ai përmban për t’u bërë një urë lidhëse mes dy shoqërive.”

Sërish ndryshime në policinë e shtetit, Altin Qato emërohet drejtor i Policisë Rrugore

Ndryshime e nisura ditë më parë nga kreu i ri policisë së shtetit, Gledis Nano kanë prekur edhe policinë rrugore.

Dhimitraq Ziu i emëruar pak muaj më pare drejtor i përgjithshëm i policisë rrugore transferohet në Durrës në postin e zëvendësdrejtorit për rendin.

Vendin e tij e zë Altin Qato, që emërohet drejtor i përgjithshëm i Rrugores.

Më herët Qato ka mbajtur postin e zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit dhe drejtorit në drejtorinë kundër krimit në policinë e shtetit.

Në shkurt të 2018 ai u emërua shef i komisariatit të Elbasanit, pozicion që e mbajti deri në prill të 2019.

Franca arreston ‘revolucionarin e fshehtë’ si ‘konspiracionist anti-shtet, anti-vaksina’

Franca ka thënë sot se ka arrestuar një “konspiracionist të së djathtës ekstreme” duke e akuzuar për terrorizëm, konspiracion anti-vaksina dhe komplot të përmbysjes së qeverisë.

Rémy Daillet akuzohet për formimin e një grupi ekstremist që planifikonte një seri sulmesh kundër shtetit francez.

Mediat franceze thonë se ai ka rekrutuar ushtarë për të marrë kontrollin e pallatit presidencial Ellysee në Paris.

Ndërsa avokati i Daillet mohon akuzat duke thënë se klienti i tij është tashmë “i burgosur politik në Francë”.

Dikur lider rajonal i një partie politike centriste, 54 vjeçari është tashmë figura më me influencë në rrjetet e njohura si “konspirative” në Francë.

Prokurorët francezë kishin lëshuar një mandat ndërkomëbtar arresti për Daillet, i cili jetonte me familjen në Malajzi. Ai më pas ishte deportuar për tejkalim të kohës së qëndrimit në Malajzi dhe u ndalua menjëherë pas kthimit në Francë në qershor.

Prej atëherë Daillet është akuzuar nga një gjyaktës anti-terrorist në lidhje me aktivitetin e një grupi të quajtur “Honour” (Nderi).

Rrjeti vendas  France Info tha se Daillet akuzohet për komunikime të inkriptuara me të cilat zgjeronte rrjetin e tij të “teoristëve të konspiracionit”.

I akuzuari dyshohet se ka krijuar një rrjet të fshehtë me disa dhjetra anëtarë dhe forume anti-vaksina apo neo-naziste, në lindje të Francës.

Sipas tyre, me anë të projektit ‘Operation Azul’ të drejtuar nga i akuzuari, 12 të dyshuar do të kryenin sulme kundër qendrave të vaksinimti të Covid-19, kundër lozhave masonike dhe personave publikë që nxisnin vaksinimin,  thanë burimet për rrjetin AFP.

Javën e kaluar avokati i Daillet, Jean-Christophe Basson-Larbi, tha se klienti i tij nuk ka lidhje me grupin Honour dhe as sulmet e supozuara.

“Asnjë element i provave nuk tregon përfshirjen e tij,” tha avokati.

Në vitet 2000, Daillet ka qenë politikan lokal në jugperëndim të Francës me partinë Lëvizja Demokratike.

Por ai raprothet se ka gjetur shumë më tepër mbështetës me lëvizjen e teorive të njohura si konspiracion dhe me video “anti-diktaturë shëndetësore” ku bëhet thirrje për “grusht shteti nga populli”.

“Kam vendosur të marr pushtetin në Francë, për të rikthyer shkëlqimin e vendit dhe t’i jap popullit lirinë,” thuhet në një prej videove të tij në YouTube.

Në manistestin e tij bëhet thirrje për revolucion kundër antenave 5G dhe maskave të fytyrës që sipas tij “vrasin e robërojnë” popullatën.

Patozi: Lulzim Basha si pirat tokësor, lexon emra që të “kolliten” në doganën e kunatit

Ish-koordinatori i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi reagoi me anë të një komenti në rrjetet sociale për fjalën e kreut të PD, Lulzim Basha, ku ky i fundit krahasoi Ramën, Berishën dhe Metën me trekëndëshin ‘e Bermudës’.

Sipas Patozit, Basha si një “pirat tokësor” përmendi emrat e disa biznesmenëve në Kuvend që t’u vendosë gjoba, të cilat më pas mblidhen nga kunati i tij.

REAGIMI I PLOTË

TREKËNDËSHI I BERMUDËS ME SYRIN E NJË PIRATI
Ia mbërritëm më në fund edhe kësaj dite, që Lulzim Basha të flasë për rrezikun e trekëndëshit të Bermudës. Të drejtë ka Lul parimori, por kjo vlen vetëm për peshkatarët, që zgjedhin të gjuajnë brenda hapësirës së tij. Të cilët mund ta paguajnë edhe me jetë çmimin e lundrimit në mes të rrezikut, por ata e dinë qysh në fillim dhe e kanë bërë vetë atë llogari.
Por jo për për të tjerët. Dhe aq më pak për Lulin, si pirat tokësor, i cili ka 16 vjet duke pritur në breg çdo anije, që shpëton nga stuhitë, për t’u marrë atyre, jo vetëm peshkun, por për t’u shkulur edhe rrjetat, kur është mundësia.
Ndaj edhe sot, jo rastësisht, menjëherë pas metaforës për Bermudën, u lexuan në parlament disa emra “peshkatarësh” me potencial të madh për t’u kollitur në doganën kurdoherë vigjilente të kunatit. Një faturë e kripur, të cilën ata tashmë të gjithë e kanë mësuar se i pret përherë në port, edhe në rastin fatlum po të arrijnë të shpëtojnë gjallë nga trekëndëshi i vdekjes.

Lubonja: Basha po sillet si Berisha, i vetmi fitues është Rama

Analisti Fatos Lubonja thotë se sjellja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është “berishiste”, pasi po i merr vendimet vetë dhe se nuk po bën asnjë reflektim për partinë.

“Këta janë të PD dhe flasin për vlerat e PD që do të na kthejë. Për mua “Berishizmi” është një qeverisje me parti të njërit, parti me një lider, pra jodemokratike.

Nëse do ta marr si formë sistemi që u ndërtua një parti me këtë lider që krijon lidhje korruptive me ekonominë që zotëron vendin, filluan atëherë piramidat me radhë.

Partia që nuk shërben, por është parti oligarkike, është parti neoliberale në ideologji që promovon individualizmin. Për fat të keq individualizmin në ekstrem.

Në këtë kuptim sjellja e Lulzim Bashës është Berishiste në këtë kuptim. Ky thotë vendosa unë… Unë kam pritur nga kjo parti që të reflektojë, por shoh Lulzim Bashën që është vazhdues i Berishës…

Nuk vendos me njerëz, por vendos vetë… Nuk po bën një reflektim për partinë… Po ashtu është edhe nënshtrimi i amerikanëve dhe në këtë aspekt nuk shoh asgjë të re…” – tha Lubonja.

Në studion e “Real Story” ai theksoi se sido që të shkojë debati mes Bashës dhe Berishës, i vetmi i fituar nga këto përplasje do të dalë kryeministri Edi Rama.

“Erdha tek teza më mirë 3 banda se një bandë. Përse tre banda? Sepse ka më shumë hapësirë. Rama i hoqi dhëmbët partisë me darë… një darë janë amerikanët dhe ana tjetër janë oligarkët.

Në këtë mënyrë ka dalë Berisha që kërkon të kthejë një bandë, por gjykoj se nuk do të jetë i suksesshëm dhe sido që të shkojë në këtë rast fituesi më i madh do të jetë Rama” – tha Lubonja.

Pas bllokadës në programin e F-35 / Turqia po konsideron blerjen e avionëve luftarakë nga Rusia

Në 2019-n, kur Turqia njoftoi blerjen e sistemit antiraketë rus, S-400, SHBA reagoi duke e përjashtuar Ankaranë nga programi i avionëve “fantazmë” F-35 mes shqetësimeve se mund t’i jepte Rusisë sekretet ushtarake.

Prej asaj kohe, Turqia ka kërkuar që të përfshihet sërish në këtë program, sipas pagesës që ka kryer në kuadër të NATO-s. Por, Uashingtoni ka deklaruar se embargoja ndaj gjeneratës së fundit të avionëve luftarakë hiqet vetëm nëse Turqia do të fikë sistemet antiraketë ruse.

Turqia jo vetëm që ka refuzuar fikjen e këtyre sistemeve, por ka njoftuar planet për blerjen e të tjera baterive të tyre dhe së fundmi hapi edhe derën për marrjen e gjeneratës së fundit të avionëve luftarakë rusë, Sukhoi-35, ose Sukhoi-57.

“Nëse SHBA nuk ka dëshirë që ta zgjidhë çështjen për avionët F-35, ose nëse Kongresi i SHBA e bllokon atë, Turqia do të konsiderojë si opsion blerjen e Su-35 dhe Su-57”, tha ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në një intervistë për CNN Turk ditën e enjte.

Deklarata e tij pason atë të Drejtorit të Industrisë Mbrojtëse të Turqisë, Ismail Demir, që tha se Ankaraja mund të blejë avionë luftarakë rusë nëse SHBA ngrin dërgesat e F-16 dhe F-35 të premtuar sipas dy marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve.

Blerja e F-16, tha më herët Presidenti turk, Recep Taip Erdogan, është një propozim i Uashingtonit për t’i kthyer 1.4 miliardë dollarët që Turqia ka paguar për F-35.

Në lidhje me avionët rusë, Turqia mund ta mendojë seriozisht blerjen e tyre nisur edhe nga kostoja më e lirë, si e blerjes, ashtu edhe e mirëmbajtjes, ndërsa sa u takon aftësive luftarake, rusët pretendojnë se Su-35 dhe Su-57 janë superiorë ndaj F-35 së Lockheed Martin.

Rusia dhe Turqia nënshkruan në 2017 një kontratë me vlerë 2.5 miliardë dollarë për katër bateri sistemi antiraketë, S-400. Dërgesa e parë u krye në 2019-n.

“Politico” nxjerr hartën: Cilat janë vendet më të rrezikuara nga COVID në Europë?

“Politico” shkruan se Europa është tashmë në mëshirën e valës së katërt të pandemisë së koronavirusit, pasi janë të pakta vendet në Kontinentin e Vjetër që nuk shënojnë rritje të rasteve me Covid-19.

Fushata e vaksinimit është thelbësore, por nuk mjafton për të frenuar përhapjen e koronavirusit, veçanërisht në këtë vjeshtë dhe dimër, thekson Politico. Vendet që kishin hequr kryesisht kufizimet e distancës sociale gjatë verës tani po shqyrtojnë rikthimin e tyre për të frenuar rritjen e rasteve dhe shtrimeve në spital të pacientëve.

“Vaksinimi “zgjidh vetëm një pjesë të problemit, jo të gjithë“, tha Hayo Zeeb, një profesor i epidemiologjisë në Universitetin e Bremenit. Megjithëse vaksina ofron mbrojtje kundër infeksionit, ajo nuk është mburoja përfundimtare, pasi imuniteti bie, duke i detyruar qeveritë të kalojnë në doza përforcuese. “Unë mendoj se publiku tani po e kupton se pandemia nuk ka mbaruar” shtoi ai.

Analiza e situatës epidemiologjike në Evropë nga “Politico” bazuar në përqindjet e rasteve të reja të koronavirusit, pranimeve në spital, vdekjeve dhe vaksinimeve tregon se fushata e vaksinimit mbetet çelësi për trajtimin me sukses të pandemisë, e kombinuar me masa të tjera si maska ​​e detyrueshme në vendet e mbushura me njerëz dhe certifikatat e vaksinimit.

Sipas hartës epidemiologjike të përgatitur nga e njëjta media, një perde e re, e padukshme ndan Kontinentin e Vjetër mes shteteve perëndimore me shkallë të lartë të mbulimit të vaksinimit dhe norma më të ulëta të rasteve nga vendet baltike dhe të Europës Lindore, ku vala e katërt ka nisur.

Pikat e reja të nxehta të pandemisë në Evropën Lindore

Në njërën anë të hartës është një grup vendesh me shkallë të lartë vaksinimi si për studentët ashtu edhe për adoleshentët, të udhëhequr nga Portugalia, e cila ka arritur të frenojë infeksionet, pranimet në spitale dhe vdekjet.

Nga ana tjetër, ne shohim vende me mbulim shumë të ulët vaksinimi të popullsisë së tyre të rritur, si Bullgaria dhe Rumania, duke u përballur me shpërthimet më të këqija që nga fillimi i pandemisë në pranverën e 2020, duke kërcënuar me kolaps sistemet e tyre shëndetësore.

Tre shtetet baltike Lituania, Letonia dhe Estonia dhe disa në Evropën Qendrore, si Sllovenia, kanë shkallën më të lartë të rasteve të reja për milion banorë, me mbulim vaksinimi prej rreth 50%.

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

Në rubrikën “si vishen vajzat franceze” sot do të merremi me trikot. Sa e vështirë mund të jetë për të kombinuar një triko? Epo, kur bëhet fjalë për vajzat franceze, vlen për t’u analizuar me kujdes.

Në mënyrë që t’u jepni veshjeve një nivel sofistikimi, ndiqni rregullat e mëposhtme.

1 – E fusin brenda pantallonave

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

2 – E kombinojnë me lëkurë

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

3 – Veshjet dy-pjesëshe njëngjyrëshe

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

4 – Zbulojnë pak lëkurë

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze

5 – Zbulojnë supet

5 mënyra si i veshin trikot vajzat franceze