zoom

Day ArchivePërleshje mes të rinjve në ish-Bllok, plas sherri brenda një lokali (FOTO)

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur para disa minutash në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Lapsi.al mëson se dy grupe janë përleshur brenda një lokali. Përplasja ka vijuar goditje me grushta dhe sende të forta edhe jashtë ambienteve të lokalit. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe një skuadër “Shqiponja”. Motivet e sherrit nuk dihen ende, ndërkohë që mësohet se për momentin janë shoqëruar në komisariat dy persona. Zona e ish-Bllokut është mjaft e frekuentuar nga të rinjtë dhe sigurisht mbetet e lakmuar gjithashtu nga grupet kriminale që tregtojnë lëndë narkotike.

Makina inteligjente iu “prish festën” shoferëve me shpejtësi në autostradë

Makina inteligjente është vendosur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugët Tiranë-Durrës dhe Tiranë-Elbasan ku janë konstatuar në shkelje 193 me shpejtësi deri në 158 km/h. 87 prej tyre kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe 48 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Njoftimi i policisë

Masa të shtuara në kryeqytet, për sigurinë rrugore gjatë fundjavës, duke përdorur makinën inteligjente dhe radarët e natës. Kontrollet me radarë, dronë, kamera e makina të paloguara vijojnë dhe në akset nacionale e qendrat e banuara në të gjithë vendin.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Tiranës, vijon kontrollet me makinën inteligjente dhe me radarët e natës, duke evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, pa vendosur rripin e sigurimit, që kryejnë parakalime të gabuara apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjatë orëve të fundit, në rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, Tiranë-Elbasan-Tiranë, nga makina inteligjente dhe radari “Patrol” janë konstatuar 193 shkelje për shpejtësi, që varionin nga 147 km/h deri në 158 km/h.

Nga verifikimi i kryer nga operatorët që plotësojnë masat administrative të dërguara në server rezultoi se 64 prej tyre ishin me masë plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit, pasi qarkullonin me shpejtësi nga 60 deri në 70 km/h mbi normën e lejuar.

Po gjatë verifikimit rezultoi 87 prej tyre, krahas shpejtësisë, kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 49 të tjerë nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Policia e Shtetit, duke ju uruar fundjavë të mbarë, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional. m.v/Abcnews.al

Mali i Zi i ofron azil politik biznesmenit të kërkuar nga Rusia

Mali i Zi i ka ofruar azil politik biznesmenit azerbajxhanas, Telman Ismailov, ka konfirmuar avokati i tij, Milosh Vuksanoviq, për Radion Evropa e Lirë (RFE) të premten, më 22 tetor.

“Ismailovit iu garantua azili politik në Mal të Zi nga organi kompetent në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe ai u lirua nga paraburgimi”, tha Vuksanoviq.

Ismailov u arrestua në Podgoricë pasi ndaj tij kishte një urdhër-arrest dhe kërkesë për ekstradim. Biznesmeni Ismailov po qëndronte në paraburgim i cili ishte vendosur nga Gjykata e Lartë e Podgoricës.

Gjykata pati thënë ka “rrezik të arratisjes” pas arrestimit të tij.

Ndërkohë, më 15 tetor, Mali i Zi ka pranuar një kërkesë zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë për ekstradimin e Ismailovit.

Avokati Vuksanoviq beson se ai nuk mund të ekstradohet në Rusi “pasi iu ofrua azili politik”.

“Interpretimi im i Ligjit për Ndihmën Juridike Ndërkombëtare, është që një person që gëzon azil në Mal të Zi nuk mund të ekstradohet në një shtet tjetër”, tha Vuksanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Mediat kanë raportuar se ai kërkohet për përfshirje në vrasjen e dy biznesmenëve, por pas arrestimit në Mal të Zi, avokati tij pati thënë se Ismailov e mohon këtë dhe e quan urdhër-arrestin i Rusisë ndaj tij si rezultat të një persekutimi politik dhe ekonomik.

Mediat raportuan se në fund të vitit 2018, djali i tij Alekper Ismailov bleu gjysmën e kapitalit aksionar të Kazino Avala në Budvë të Malit të Zi.

Megjithatë në Regjistrin Qendror të Bizneseve në Mal të Zi, më 4 tetor 2021, emri i Alekper Ismailov nuk është i shkruar si pjesë e pronësisë së kompanie.

Babai i tij, dikur ka qenë një nga biznesmenët me lidhje të shumta në Rusi. Më 2009 autoritetet ruse ia mbyllën një treg në ambient të jashtëm për shkak të “shkeljeve sanitare dhe të sigurisë” dhe kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.

Në atë kohë, Komiteti Hetues i Rusisë tha se ai treg funksiononte si një “shtet brenda një shteti”. Kritikët thonë se mbyllja e tregut Cherkizovsky mund të ketë qenë pjesë e një beteje për pasuri të patundshme në Moskë.

Ky biznesmen ka qenë në shënjestër të presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të stilit të tij të jetës luksoze.

Putin pati thënë se miliarda dollarët e fituar në Rusi, duhet të investohen në vend, dhe jo në projekte jashtë.

Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan./ Rel

Panik në Elbasan, përfshihet nga flakët një lokal pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”

Një lokal u përfshi nga flakët mbrëmjen e kësaj të premteje në Elbasan, që ndodhet pranë universitetit “Aleksandër Xhuvani”. Burime paraprake bëjnë të ditur se shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një bombol gazi.

 

Fatmirësisht shërbimet zjarrfikëse ndërhynë në kohë, duke vënë nën kontroll situatën.

Përveç dëmeve materiale, mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar. Megjithatë shpërthimi shkaktoi jo pak panik tek qytetarët.

Zjarr i madh në Vlorë, flakët shkrumbojnë stallën me jonxhë, pamje nga vendngjarja (Video)

Një stallë me jonxhë është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Cerkovinë, në Vlorë.

Pamje nga vendngjarja, ku shihen se flakët e mëdha kanë “pushtuar” gjithë stallën.

Jonxha ishte e magazinuar në një godinë të vjetër dhe paraprakisht dyshohet se asaj i është vendosur zjarri në mënyrë të qëllimshme.

 

 

Në vendgjarje kanë shkuar me urgjencë dy makina të zjarrfikëses së Vlorës, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Katër shtete po përpiqen të bllokojnë SHBA që të mos i shesë Turqisë avionët ushtarakë F-16

Një koalicion i gjerë aktivistësh nga 4 shtete mes të cilëve edhe Greqia, po ushtron presion mbi kongresin amerikan që të ndalojë shitjen e avionëve ushtarakë F-16 në Turqi. Në një letër të përbashkët drejtuar Komisioneve të Senatit për Mbrojtjen dhe Marrëdhëniet me Jashtë, anëtarët e HALC, si dhe organizatat armene, indiane dhe kurde , shprehën shqetësimin për rreziqet që mund të vijnë për sigurinë kombëtare dhe u bëjnë thirrje anëtarëve të Kongresit të marrin masa.

Pjesë nga letra e Organizatave

“Po shkruajmë për shkak të artikujve të shumtë në shtypin amerikan dhe ndërkombëtar në lidhje me kërkesën e Turqisë për të blerë 40 avionë ushtarakë F-16 dhe për të riparuar 80 të tjerë të cilët i ka tashmë në pronës. Si një koalicion në mbrojtje të grupeve qytetare ne kemi ndarë prej kohësh shqetësimet që kemi në lidhje me rreziqet e sigurisë kombëtare për SHBA”.

Turqia ka kërkuar të blejë nga SHBA 40 avionë luftarakë F-16 të ”Lockheed Martin”. Prej vitesh, janë krijuar tensione midis Ankarasë dhe Uashingtonit për shkak të blerjes nga ana e Turqisë të raketave të prodhimit rus ”S-400”, e cila e shtyu atë SHBA të sanksionojë Turqinë dhe ta përjashtojë atë nga programi prodhimit të avionëve luftarakë F-35.

Kosova shpalli non-grata dy shtetas rusë, vjen reagimi i Ambasadës së Rusisë në Serbi

Ambasada ruse në Serbi e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, ku dy shtetas rusë janë shpallur si ta padëshirueshëm. Ata kanë thënë se ky vendin nuk ka asnjë efekt juridik.

“Ne nuk e njohim ‘pavarësinë’ e Kosovës dhe në përputhje me rrethanat, ‘qeverinë’ rajonale dhe strukturat e tjera. Për ne asnjë vendim i Prishtinës nuk ka fuqi ligjore”, thuhet në reagimin e Ambasadës ruse të Serbisë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se janë shpallur persona non grata dy zyrtarë rusë.
Sipas Osmanit, zyrtarët që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm në Kosovë.

“Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rusë persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.

Iu gjet kokainë në shtëpi, policia italiane arreston 31-vjeçarin shqiptar, nën hetim edhe partnerja shtatzënë

Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar italian pasi gjatë kontrollit në shtëpi i janë sekuestruar 15 doza kokainë me peshë 8 gramë.

Mediat vendase bëjnë me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë, material ambalazhimi dhe 2400 euro në kartëmonedha të vogla të cilat janë sekuestruar nga policia.

Në banesë është gjetur edhe bashkëjetuesja e shqiptarit, e cila është shtatzënë. Ajo do të hetohet vetëm për moskallëzim të aktivitetit kriminal.

Policia bën me dije se kontrolli u krye rreth orës 19:00 të pasdites, pas raportimeve nga fqinjët e çiftit shqiptar. Identiteti i të riut të arrestuar nuk bëhet i ditur. Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari shqiptar ishte futur në mënyrë të paligjshme në territorin italian.

Foto/ Aksident në “Don Bosko”, makina përplas motorin, i plagosuri i shtrirë në tokë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Nga pamjet e para shihet se një makinë është përplasur me një motor, ndërsa drejtuesi i këtij të fundit është i shtrirë në tokë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ndërsa mësohet se nga përplasja është plagosur shoferi i motorit.

Siç shihet nga fotot, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca, duke i dhënë ndihmën mjekësore të plagosurit, ndërsa aty shihen të mbledhur edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët janë ndodhur në rrugë, kur ka ndodhur ngjarja.

Viktoria Beckham nxjerr në treg koleksionin e ri të veshjeve

Stilistja e njohur Victoria Beckham, ka nxjerrë së fundmi në treg koleksionin e saj më të ri.

Victoria në bashkëpunim me kompani si Reebok, Target dhe Estée Lauder ka nxjerr koleksionin e përbërë prej 25 pjesësh ku përfshihen pulovra  të përshtatshme për sezonin e vjeshtës, fustane si dhe këmisha . Stilistja u shpreh lidhur me këtë koleksion se:Ky bashkëpunim ishte një mundësi e mrekullueshme për ne që të ripërdornim pëlhurën e tepërt në një mënyrë të re, emocionuese. Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave në të cilat mund të jemi më të përgjegjshëm me koleksionet tona dhe të sfidojmë veten në mënyrë krijuese. Ky bashkëpunim na lejoi të bëjmë të dyja ato gjëra që janë vërtet emocionuese për ne si markë. Është një festë e së kaluarës sonë me një qasje të të menduarit për të ardhmen.

Victoria Beckham On Her Most Affordable Collection to Date | Vogue

Victoria Beckham On Her Most Affordable Collection to Date | Vogue

Victoria Beckham On Her Most Affordable Collection to Date