zoom

Day Archive“Plas” debati/ “Ke folur në telefon me njërin që ka vrarë”, Lorenc Vangjeli hedh akuza të forta ndaj Gazment Bardhit: Ti po gënjen!

Analisti Lorenc Vangjeli ka hedhur akuza të forta në drejtim të Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhit i cili tha se në zyrën e kryeministrit hyjnë trafikantë droge.

Menjëherë pas kësaj, Vangjeli tha se Bardhi ka folur në telefon me një vrasës para dhe pas krimit në Elbasan, por pa zbuluar identitetin e personit që është arrestuar.

Debati i plotë:
Bardhi: Në zyrën e Edi Ramës hyjnë trafikantë droge nga mëngjesi në darkë.
Lorenci: “Ju keni folur me një njeri që ka vrarë”
Bardhi: Unë kam folur me një njeri që ka vrarë?! Me cilin?
Lorenci: Personi që bëri vrasjen në Elbasan i cili është arestuar edhe është në një proces gjykimi.
Bardhi: Unë skam folur kurrë, e para kjo që the sapo the është e pavërtetë
Lorenci: Keni folur në telefon, edhe menjëherë pas ngjarjes. Tani duhet të thrras unë në apel që jeni ju i përgjuar duke folur në telefon
Bardhi: Je duke gënjyer, nuk e kam pranuar kurrë dhe në asnjë rast. Nuk kam pasur asnjë kontakt.

120 mijë euro drogë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar është arrestuar në Itali në Albisola Superiore për trafik droge.

Nga kontrolli në banesë, atij i është gjetur një sasi prej 3.5 kg kokainë e ndarë disa qese gati për shitje.

Sipas mediave italiane, sasia e gjetur kapte shifrën e 120 mijë eurove. Në banesë iu gjetën dhe materiale që shërbenin për përpunimin dhe paketimin e lëndës narkotike.

Gjithashtu autoritetet italiane kanë nisur procedim penal për të motrën e shqiptarit për bashkëpunim në trafikun e kokainës.

Del DOSJA/ Zbulohet dëshmia e punonjësve të hotelit ku vdiqën 4 turisët rusë

Zbulohen detaje të reja nga dosja e prokurorisë së Kavajës që po hetin vdekjen e 4 turistëve rusë në një zonën e Qerretit.

Xhudiljana Pole, menaxherja e përgjithshme e hotelit ka rrëfyer se nuk ka qenë në hotel në momentin që ka ndodhur ngjarja pasi është larguar rreth orës 18.20. Ajo u ka thënë prokurorëve se është njoftuar në telefon nga stafi rreth orës 22.00 për njerëz pa ndjenja në ambientet e SPA. Ajo u ka thënë prokurorëve se rreth orës 16.30 bashkë me përgjegjësin e sallës ka bërë një kontroll të ambienteve të pishinës.

“Kemi kontrolluar temperaturën e ambjentit e cila ishte 28 gradë bazuar në pajisjet treguese të kondicionerëve, higjenën dhe temperaturën e ujit të pishinës të cilët e kam prekur me duar dhe më është duhur mesatarisht i ngrohtë. Po ashtu kam kontrolluar nga jashtë se sa gradë ishte uji i ngrohtë i pishinës ku cdo gjë ishte sipas kushteve dhe parametrave dhe tregonte sipas aparaturës 27 gradë” – ka thënë menaxherja.

Recepsionistja Hane Kërçuku ka dëshmuar se këta turisë i kishin kërkuar të përdornin SPA, por ajo u kishte treguar se kërkesa duhej bërë që një ditë më parë dhe ata i kanë kërkuar që ta përdornin të premten.

“Ambienti i brendshëm pishina është ndezur rreth orës 16.00 po jo nga unë, ndërsa unë para orës 20.00 kam ndezur pjesën e xhakuzit ku është thjesht një buton që duhet rrotulluar. Këta persona pasi janë kthyer nga një udhëtim pas orës 20.00 kanë kaluar në recepsion dhe më informuan se do ti përdornin tani këto ambjente. I informova se nëse dëshironin ti shoqëroja unë, nëse jo mund të shkonin vetë me anë të ashensorit nga dhoma direkt tek ambjentet e SPA.

Në dukje më ngjanë si të lodhur, mbase nga udhëtimi që ata kanë bërë. Kanë shkuar lart në dhomë dhe kanë zbritur vete. Mbase pas 10 minutash mesa më kujtohet kam shkuar tek ambientet për kontroll dhe nëse i nevojitej diçka.

I kam parë që po laheshin në pishinë dhe kur i pyeta se nevojitej ndonjë gjë më kanë thënë se duan privatësi. Jam ngjitur lart të recepsioni ku kam parë punët e tjera dhe rreth orës 21.45 kam shkuar tek turistët rusë së bashku me sanitaren Sara Deliu për tu thënë se për pak këto ambiente do të mbylleshin dhe kur kam shkuar atje kam parë se turistët ishin të shtrirë njëri të shezlong, njëri afër shezlongut dhe dy të tjerë në dysheme afër pishinës.

Jam afruar, kam thirrur sanitaren, u kam folur anglisht, por nuk mora përgjigje. Jam trembur dhe i them sanitares që të lajmërojë stafin. Kanë ardhur edhe dy klientë dhe stafi i hotelit dhe pasi i kanë parë kanë lajmëruar ambulancën pasi mendonim mos u kishte rënë të fikët. Më pas ka ardhur ambulanca së bashku me mjekun dhe mësuam se katër turistët rusë kishin vdekur” –tha recepsionistja.

Dëshminë e tij e ka dhënë edhe Ndriçim Halilaga, punëtor i mirëmbajtjes në hotel, i cili kishte bërë dezinfektimin e pishinës me klor.

“Unë cilësinë e ujit në pishinë e kontrolloj nëpërmjet shiringave. 3 copë i mbush me ujë të pishinës dhe me sy shikoj ngjyrën, në rast se ngjyra e ujit është e zbehtë uji ka filluar me thyer ngjyrën dhe në këto raste unë i bëj sa më shpesh lavazh filtrave të ujit të pishinës.

Lavazhin e bëj nëpërmjet levave të veta që kanë filtrat, pra me anë të tyre bëhet qarkullimi i ujit në pishinë dhe uji bëhet më i pastër dhe filtrat pastrohen. Lavazhin në verë e bëja pothuajse përditë. Tani e bëj njëherë në dy ditë. Dua të deklaroj se me datë 15.10.2021 unë kam bërë lavazhin e filtrave të pishinës. Gjatë kryerjes së lavazhit nuk përdoret ndonjë solucion, pasi nuk është e nevojshme.

Lavazhi bëhet vetëm për të qarkulluar uji që të pastrohen filtrat. Dua të deklaroj se në pishinë unë hedh vetëm klor, një gotë me klor. Për herë të fundit unë një gotë me klor e kam hedhur ditën e hënë më datë 11.10.2021 dhe ditën e premte më datë 15.10.2021” – ka thënë punëtori.

DESHMIA NE DOSJE

Xhudiljana Pole

Jam menaxhere e përgjithshme në hotel Gloria Palace në Qerret ku kam si detyrë organizimin, menaxhimin dhe drejtimin e punës. Me datë 15 tetor 2021 rreth orës 18.30 kam ikur nga puna dhe kam shkuar në shtëpi. Rreth orës 22.00 më njoftuan nëpërmjet telefonit nga stafi ku më kanë thënë se ka njerëz pa ndjenja në ambjentet e SPA, Gloria Hotel. Më pas kam mbërritur dhe kam marrë informacion ku kishin ndërruar jetë 4 shtetas rus, të cilët quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Sergei Burenkov dhe Nikita Belousov. Këta shtetas janë akomoduar në hotel Gloria ditën e diel në darkë me agjenci turistike ku i shoqëronte një person me emrin Maria, e cila është shtetase bjelloruse dhe u bënte guidën. Këta shtetas kanë prenotuar për qëndrim një javor në hotel Gloria.

Këta turistë rus më të shumtën e kohës e kalonin jashtë hotelit, duke udhëtuar pasi kishin marrë një automjet me qira mesa di unë. Keta klientë një ditë më parë, në datë 14 tetor 2021 kanë rezervuar në recepsion për ditën e nesërme që të përdornin ambjentet e SPA-së më datë 15 tetor. Rreth orës 15.00 vajza e recepsionit ka njoftuar pasi këta klientë kishin njoftuar dhe nëse SPA ishte gati me kushtet e duhura. Unë rreth orës 16.30 kam qenë e shoqëruar nga përgjegjësi i sallës dhe kemi bërë një kontroll të ambjenteve të pishinës ku kemi kontrolluar temperaturën e ambjentit e cila ishte 28 gradë bazuar në pajisjet treguese të kondicionerëve, higjenën dhe temperaturën e ujit të pishinës të cilët e kam prekur me duar dhe më është duhur mesatarisht i ngrohtë. Po ashtu kam kontrolluar nga jashtë se sa gradë ishte uji i ngrohtë i pishinës ku cdo gjë ishte sipas kushteve dhe parametrave dhe tregonte sipas aparaturës 27 gradë. Dua të them se bazuar në gjërat që kontrollova në SPA cdo gjë ishte brenda normave. Këta shtetas janë futur në ambjentet e SPA rreth orës 20.30 dhe vajza e recepsionit Hane Kërçuku ka shkuar për të qëndruar dhe për tu afruar ndihmë se mos u nevojitej ndonjë send. Klientët i janë përgjigjur se janë mirë dhe nuk duan asnjë send dhe duan të qëndrojnë në privatësinë e tyre. Pas rreth 30 minutash vajza e recepsionit ka shkuar përsëri me sanitaren për ti pyetur nëse u duhej ndonjë send dhe sanitarja për të pastruar se mos ishte e nevojshme dhe në këtë moment i kanë gjetur turistët pa ndjenja në ambjentet e pishinës.

Pyetje: A mund të më thuash nëse keta klientë rusë të cilët kanë humbur jetën në ambientet e SPA cfarë kanë konsumuar në datën 15 tetor 2021?

Për sa më pyesni dua të them se keta shtetas kanë dalë nga ambjentet e hotelit rreth orës 06.30 të datës 15 tetor 2021 dhe janë kthyer në këtë datë rreth orës 20.00. Nuk kam dijeni se çfarë konsumuar ne hotel, por di të them se kur kanë ardhur janë interesuar për rezervimin e ambjenteve të SPA.

Recepsionistja Hane Kërçuku

Aktualisht punoj tek Gloria Palace në Qerret, si recepsioniste. Kam që në fillim të sezonit veror që punoj në këtë subjekt. Në punë isha ditën e enjte dhe ditën e premte turni i dytë nga ora 15.00 deri në orën 23.00. Gjatë këtyre dy ditëve në hotel kanë qenë dy dhoma të prenotuara nga turistë rusë dhe quheshin Ekaterina Burenkova, Nataliia Burenkova, Nikita Belousov dhe Sergei Burenkov. Me këta turistë pothuajse nuk kam patur kontakt, pasi qëndronin të distancuar. Të enjten në mbrëmje kanë ardhur tek recepsioni dhe njëri nga këta fliste anglisht dhe më ka thënë se donin të përdornin ambjentet e SPA. Unë i kam thënë se duhet të më thoni një ditë përpara dhe më thanë që të nesërmen që i binte ditë e premte ishin në një udhëtim dhe nga ora 20.00 ambjentet e SPA të ishin të përgatitura për ta. Ambjenti i brendshëm pishina është ndezur rreth orës 16.00 po jo nga unë, ndërsa unë para orës 20.00 kam ndezur pjesën e xhakuzit ku është thjesht një buton që duhet rrotulluar. Këta persona pasi janë kthyer nga një udhëtim pas orës 20.00 kanë kaluar në recepsion dhe më informuan se do ti përdornin tani këto ambjente. I informova se nëse dëshironin ti shoqëroja unë, nëse jo mund të shkonin vetë me anë të ashensorit nga dhoma direkt tek ambjentet e SPA. Në dukje më ngjanë si të lodhur, mbase nga udhëtimi që ata kanë bërë. Kanë shkuar lart në dhomë dhe kanë zbritur vete. mbase pas 10 minutash mesa më kujtohet kam shkuar tek ambjentet për kontroll dhe nëse i nevojitej dicka, i kam parë që po leheshin në pishinë dhe kur i pyeta se nevojitej ndonjë gjë më kanë thënë se duan privatësi. Jam ngjitur lart të recepsioni ku kam parë punët e tjera dhe rreth orës 21.45 kanë shkuar tek turistët rusë sëbashku me sanitaren Sara Deliu për tu thënë se për pak këto ambjente do të mbylleshin dhe kur kam shkuar atje kam parë se turistët ishin të shtrirë njëri të shezlong, njëri afër shezlongut dhe dy të tjerë në dysheme afër pishinës. Jam afruar, kam thirrur sanitaren, u kam folur anglisht, por nuk mora përgjigje. Jam trembur dhe i them sanitares që të lajmërojë stafin. Kanë ardhur edhe dy klientë dhe stafi i hotelit dhe pasi i kanë parë kanë lajmëruar ambulancën pasi mendonim mos u kishte rënë të fikët. Më pas ka ardhur ambulanca sebashku me mjekun dhe mësuam se katër turistët rusë kishin vdekur.

Pyetje: Cfarë kontakti keni patur me turistët rusë gjatë këtyre dy ditëve?

Si përmenda më sipër punën e marr punën në orën 15.00 dhe e lë në orën 23.00 dhe me këta shtetas kanë patur vetëm kontakt për ambjentet e SPA dhe kur kalonin të recepsioni më përshendesnin.

Pyetje: Ditën e djeshme ju deklaroni se kanë patur një udhëtim mund të na thoni se ku kanë shkuar?

Kanë porositur mëngjes për ta marrë me vete në orën 06.30 dhe me sa kuptova do të shkonin në Maqedoni.

Pyetje: Turistët rusë kur kanë ardhur në Hotelin Gloria Palace?

Këta shtetas kanë ardhur ditën e dielë ku do të rrinin një javë, por unë i kam njohur të enjten mbasdite, pasi ditët e tjera nuk kam qenë në punë.

Ndriçim Halilaga

Në muajin maj të vitit 2021 unë kam filluar punë tek Gloria Palace në Qerret Golem Kavajë, me administrator Ervin Dulla. Aty kryej punë si punëtor mirëmbajtje tek Hoteli dhe bëj pastrimin e pishinës, poshtë tek SPA, çdo ditë në mëngjes. Pastrimin e bëj me pompë dhe me fshesë duke hequr pisllëqet në pishinë. Pasi mbaroj pastrimin unë i bëj lavazh filtrave të pishinës. Ndez pompat dhe i hedh një gotë uji me klor tek kanali i shkarkimit të pishinës. Pishina ka kapacitet 60 ton ujë. Më datë 15.10.2021 unë si çdo ditë kam bërë pastrimin e pishinës tek SPA. Pastrimin e kam bërë rreth orës 08:00 apo ora 08:30 dhe tek kanali kullues kam hedhur një gotë uji me klor dhe pastaj jam marrë me punë të tjera në hotel. Punën e filloj çdo ditë në orën 07:00 dhe e lej në orën 15:30 apo 16:00 si të kem punë. Me datë 15.10.2021 unë jam larguar nga puna në orën 16:00.

Pyetje:A mund të më thuash se çfarë profesioni keni?

Përgjigje: Unë nuk kam profesion, jam punëtor. Punën për pastrimin e pishinës ma ka mësuar puntori që ishte para meje dhe siç më ka rekomanduar ai unë kam vepruar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e pishinës.

Pyetje: Pervëç klorit a hedh solucion tjetër në Pishin, nëse po çfarë solucioni?

Përgjigje: Jo, përveç klorit nuk hedh asgjë tjetër.

Pyetje: A mund të më thuash se si e kontrollon cilësinë e ujit në pishinë?

Përgjigje: Unë cilësinë e ujit në pishinë e kontrolloj nëpërmjet shiringave, tre copë i mbush me ujë të pishinës dhe me sy shikoj ngjyrën, në rast se ngjyra e ujit është e zbehtë uji ka filluar me thyer ngjyrën dhe në këto raste unë i bëj sa më shpesh lavazh filtrave të ujit të pishinës. Lavazhin e bëj nëpërmjet levave të veta që kanë filtrat, pra me anë të tyre bëhet qarkullimi i ujit në pishinë dhe uji bëhet më i pastër dhe filtrat pastrohen. Lavazhin në verë e bëja pothuajse përditë. Tani e bëj njëherë në dy ditë. Dua të deklaroj se me datë 15.10.2021 unë kam bërë lavazhin e filtrave të pishinës. Gjatë kryerjes së lavazhit nuk përdoret ndonjë solucion, pasi nuk është e nevojshme, lavazhi bëhet vetëm për të qarkulluar uji që të pastrohen filtrat. Dua të deklaroj se në pishinë unë hedh vetëm klor, një gotë me klor. Për herë të fundit unë një gotë me klor e kam hedhur ditën e hënë më datë 11.10.2021 dhe ditën e premte më datë 15.10.2021.

Pyetje: Po dezinfektim për covidin a ke bërë në hotel, nëse po kur është bërë, kush e ka bërë dhe me çfarë preparati është bërë?

Përgjigje: Në lidhje me pyetjen sqaroj se unë nuk bëj dezinfektim për covid, nuk di gjë nëse është bërë apo jo, unë nuk kam detyrë ta bëj këtë, kështu që nuk kam dijeni nëse është bërë apo jo dezinfektimi për Covid në Hotel.

E RËNDË/ Shqiptarin e përplas për vdekje treni

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës.

Një person është goditur për vdekje nga treni. Sipas mediave kosovare, dyshohet se viktima i ka dalë përpara trenit.

“Rreth orës 18:35 kemi pranuar një informatë se treni i cili ishte në lëvizje Prishtinë – Pejë, duke arritur në stacionin e Pejës ka goditur një person për vdekje. Viktima dyshohet se i ka dalë përpara trenit”, deklaroi ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e Policës, dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Putin: Jepini dritë jeshile “Nord Stream 2” për të rritur furnizimin me gaz të BE-së

“Rusia është e gatshme të rrisë furnizimin me gaz në Evropë përmes gazsjellësit “Nord Stream 2” sapo të marrë “dritën jeshile” nga Gjermania”, tha sot Vladimir Putin, duke përsëritur politikën energjetike të Bashkimit Evropian për krizën e gazit dhe rekordin e çmimeve.

“Tregjet evropiane të gazit po përballen me një mungesë prej 70 miliardë metra kub gaz” u citua të thoshte Putin duke shtuar se kjo kishte ndodhur, megjithëse Rusia kohët e fundit kishte rritur eksportet e saj.

Putin tha gjithashtu se Rusia është në rrugë të mirë për linjën e dytë të “Nord Stream 2” me gaz në dhjetor. Përfaqësuesi i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Tsizov theksoi se “linja e parë e “Nord Stream 2” ishte e mbushur me gaz dhe certifikimi ende nuk është përfunduar për të filluar funksionimin.

Gjithçka varet nga rregullatori gjerman. Kanë mbetur edhe katër muaj për certifikim, afati është 8 janari. Nga zhvillimet pozitive në këtë çështje do të përfitojnë konsumatorët europianë” tha ai

Fiks Fare/ “Do krijojmë bindje për vdekjen”, OPGj-ja mban në sirtar 2 vjet dosjen e vdekjes së punëtorit në Mal të Zi

Një e ve, nënë e dy fëmijëve të mitur, denoncoi në emisionin “Fiks Fare” neglizhencën e strukturave shtetërorë për dosjen e bashkëshortit të saj, që humbi jetën në vitin 2019 në Mal të Zi.

Marte Shkambi po endet në dyert e spitalit, policisë dhe prokurorisë për të gjetur fajtonin e vdekjes së bashkëshortit, Lulash Shkambi. Ajo thotë se babai i dy fëmijëve 10 dhe 7 vjeç humbi jetën në në datën 5 shtator 2019 në afërsi të Ulqinit, në Mal të Zi. “Punonte te një pronar që kishte marrë leje për të prerë dru në pyll. Punonte i pasiguruar, me vetëm një dokument qëndrimi. “Unë e dija të siguruar, po ai paguante taksën e qëndrimit prej 1 euro në ditë. Në datën 25 shtator 2019 kishte shkuar me një motosharrë në një parcelë. Punonte te një firmë në Shtoj, Ulqin” thotë e veja. Më tej pohon se në këtë datë kishte pësuar aksident. “Qëndroi 3 orë poshtë në një peme.
E gjeti një bari dhe lajmëroi ambulancën dhe policinë. Më pas shkoi në Spitalin e Tivarit, ku qëndroi vetëm disa orë dhe brenda ditës, po në datën 25.09.2019 udhëtoi me një ambulancë në drejtim të Doganës së Hanit të Hotit” thotë denoncuesja, teksa dyshon se pronari ka bashkëpunuar me mjekë në këtë spital që ta transportonin për në Shqipëri, megjithëse kishte dëmtime të rënda. Gruaja hedh dyshime edhe për një autoambulancë shqiptare që priste të plagosurin në doganë. “Unë nuk dija gjë, gjithçka e ka organizuar pronari. E solli brenda ditës së aksidentit në Shqipëri, donte të humbte gjurmët. Kush e dërgoi autoambulancën në doganë? Ne jo! Askush s’na jep informacion për organizimin. Gjithçka është bërë me qëllim që të fshiheshin gjurmët, të ndërronte jetë në Shqipëri që të shpëtonte nga hetimi pronari” pohon më tej gruaja, e cila e ka parë bashkëshortin e saj po në datë 25 shtator 2019, por në Spitalin e Shkodrës. Në këtë spital bëri vetëm disa ekzaminime të vogla dhe u nis sërish me autoambulancë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë. Te Trauma qëndroi 10 ditë dhe ndërroi jetë në datën 5 tetor 2019, pasi kishte disa brinjë të thyera, këmbët dhe dëmtime të brendshme.
Marte Shkambi thotë se ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës, në tetor 2019, për aksidentin dhe për mënyrën sesi u soll i dëmtuar në Shkodër e Tiranë. Ajo thotë se pronarin e ka takuar në Spitalin e Traumës, ndërsa hedh dyshime se gjithçka ka qenë për të fshehur këtë ngjarje. Pas ankesës, zonja u interesua në Prokurorinë e Shkodrës, ku takoi Oficerin e Policisë Gjyqësore që po merret me këtë çështje. “Në momentin që flasim (pas 2 vitesh hetim) unë kam thirrur Gjovalinin, djalin e xhaxhait. Arsyeja që e kam thirr se është i vetmi që ka informacion më shumë sepse ai ka kën atje, e di historinë. E di ku ka shku dhe të tjera me radhë. Nuk mund t’i drejtohem Spitalit Ulqin, nuk mund t’i drejtohem asnjë institucioni atje përderisa unë nuk kam dijeni se çfarë ka ndodh atje në radhë të parë. Janë disa procedura të cilat nga zeroja, sepse këtu ka pas procedura zero. Në momentin që ka pas një procedurë sepse ai është paraqitur në Doganë, do ti drejtohemi me një letër Doganës” i thotë OPGJ, ndërsa më pas i thotë se “s’kam të dhëna nga Ulqini për një arsye unë nuk e di ça ka ndodh realisht atje”. Në fund i thotë se hetimet do përfundojnë në Tiranë çfarë ka ndodh. “Ne do të marrim dokumente njëherë, të krijojmë një bindje” i tha OPGJ. Por, çfarë bindje do të krijojë OPGJ, që ka ndodhur ngjarja në Mal të Zi? Që u transferua menjëherë në Spitalet e Shqipërisë? Dy vjet hetime për të marrë dokumente? Tani, nëse nuk i ka këto dokumente, Fiks Fare ia vë në dispozicion. Gazetarët kanë siguruar dhjetëra dokumente të Spitalit të Shkodrës, ku shkruhet diagnozë tepër e rëndë që i rrezikon jetën. Ndërkohë, dokumentet e tjera janë të Spitalit të Traumës në Tiranë. Sërish diagnozë e rëndë. Të gjitha dokumentet u morën brenda pak orësh nga Fiks Fare. Ndërkohë, Prokuroria e Shkodrës nuk ka marrë dokumente nga kufiri, dogana, spitali Shkodër dhe spitali i Traumës. Fiksi siguroi dokumente nga Spitali i Tivarit, ku edhe në këto dokumente shkruhet frakturë, ndërsa dyshimi mbetet te fakti që brenda ditës, i aksidentuari është transportuar nga Spitali i Tivarit në Spitalin Rajonal Shkodër.
Pas informacionit në prokurori, e veja interesohet edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës, se kush e lajmëroi autoambulancën për të shkuar në doganë. Por, ajo zvarritet sa në një zyrë në tjetrën dhe në përfundim i kërkohet që të bëjë një kërkesë për informacion. E veja kërkon ndihmë për dy fëmijët e mitur. Mungesa e informacionit nga Mali i Zi dhe mungesa e vendimmarrjes nga drejtësia shqiptare e pengon që të vijojë procedurat e dëmshpërblimit.
PROKURORIA SHKODËR
Denoncuesja – Çfarë të dhënash keni marrë ju nga Policia e Ulqinit, përshembull policia, ju si prokurori.
OPGJ – Në momentin që flasim (pas 2 vitesh hetim) unë kam thirrur Gjovalinin, djalin e xhaxhait. Arsyeja që e kam thirr se është i vetmi që ka informacion më shumë sepse ai ka kën atje, e di historinë. E di ku ka shku, dhe të tjera me radhë. Nuk mund ti drejtohem Spitalit Ulqin, nuk mund ti drejtohem asnjë institucioni atje përderisa unë nuk kam dijeni se çfarë ka ndodh atje në radhë të parë. Dhe kush ma jep këtë, ma jep ky! Pra, kam pyt kunatin, nipin. Tani, informacionin që më keni dhënë unë du me arrit të shkoj te personi që ka punu ky. Sepse në momentin që unë arrij te personi ne dërgojmë letër-porosi Malit të Zi, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë. E kupton, janë disa procedura të cilat nga zeroja, sepse këtu ka pas procedura zero. Në momentin që ka pas një procedurë sepse ai është paraqitur në Doganë, do ti drejtohemi me një letër Doganës. Është regjistri, si ka hy dhe si ka dalë dhe çfarë veprimesh ka kryer policia një dhe spitali dhe dogana.
Denoncuesja – Çfarë të dhënash keni se ça ka ndodh?
OPGJ – S’kam të dhëna nga Ulqini për një arsye unë nuk e di ça ka ndodh realisht atje.
Denoncuesja – Kanë kaluar dy vjet dhe thamë mos më pushohet çështja, unë do të kap avokat, do ta bëj diçka.
OPGJ – Në momentin jemi në këtë fazë, nuk është pushuar çshtja, e kishim pezullu.
Denoncuesja – Ata (Policia e Ulqinit) e kanë regjistru atë pjesën ku ka ndodhur aksidenti, se kanë shkuar të parët dhe e kanë marrë. Ata e kanë ëu te spitali, dhe aty është regjistru. Dhe kur e kan pru në Doganë, dhe aty është regjistru. Tani ju kërkimet pse mos mi nis nga këtu, po Gjovalini janë vetëm fjalë me të nime, s’janë gjë të shkrume.
OPGJ – Du me gjet personin. T’na thojë Gjovalini, ne i bëjmë Malit të Zi një shkresë zyrtare policisë dhe policia na e bjen këtu atë personin.
Denoncuesja – Se më mirë mblidhen letrat aty ku janë të shkrume.
OPGJ – Të tëna do mblidhen, unë po pres këtë! Në momentin që po pres këtë, unë do bëj dhe procedura të tjera. Do ti kërkoj dhe Policisë së Kufirit dhe Emigaracionit çfarë veprimesh kan kry, Doganës, se kanë bërë veprime. Sepse ata kabë pru një person të sëmurë dhe kujt ja kan dorëzu. Dhe nëse e kanë çu Spitalit të Shkodrës, do i pyesim ëa kanë dorëzu. Ça ka shkru Spitali i Shkodrës. Në momentin që e kanë transferu, me çfarë diagnoze e kanë transferu. Dhe të përfundojmë në Tiranë ça ka ndodh, shkaku u aksidentit dhe të tjera me radhë. Ne do të marrim dokumente njëherë, të krijojmë një bindje.
Denoncuesja – Tri orë ka ndëjt atje në Spitalin e Tivarit, atëherë e kan çu Ambulancën e Shkodrës tu e prit në Doganë.
OPGJ – E sigurt që është Spitali i Tivarit?
Denoncuesja – Po, Gjovalini në Spitalin e Tivarit.
OPGJ – Ta marr prej Gjovalinit, se s’mund ta marr prej teje se ti s’ke kën atje. Po e marr Gjovalinin dhe po e pyes.
SPITALI RAJONAL I SHKODRËS
Denoncuesja – Desha me marr një informacion, ka bërë aksident burri para dy vjetëve. Kush e çoi ambulancën atje ose nga u lajmëru në doganë?
Punonjësi i spitalit 1 – Dy futesh këtu majtas, është një person atje.
Shkon te zyra statistikës
Denoncuesja – Me e shiku si dokument përshembull se kush e ka çu ambulancën nga këtu dhe kush ka njoftu me e sjell këtej.
Punonjësja e spitalit 1 – Duhet me ba një kërkesë.
Denoncuesja – E ba me shkrim?
Punonjësja e spitalit 1 – Aha, me firmë. Mirë është me firmën e burrit se atij…
Denoncuesja – Me firmën e kujt?
Punonjësja e spitalit 1 – A jeton?
Denoncuesja – Jo, jo burri ka vdek.
Punonjësja e spitalit 1 – A nuk jeton, me emër tuj. Megjithatë fol edhe me kolegun që nxjerr kartelat dhe fol më mirë.
Shkojmë te kolegia
Denoncuesja – Unë du një informacion se kush e ka nis ambulancën nga këtej dhe kush ka lajmëru që andej.
Punonjësja e spitalit 2 – Si mund ta gjej kush e ka lajmëru ambulancën?!
Denoncuesja – Janë shkru, po me cilën ambulancë e Shkodrës, a e këtu spitalit përshembull a nis ambulanca jonë e ka marr.
Punonjësja e spitalit 2 – Si e ka emrin personi që ka vdek?
Denoncuesja – Lulash.
Punonjësja e spitalit 2 – Nëse egziston kartela e këtij personi në urgjencën e këtij spitali ty do të vihet në dispozicion. Por është një procedurë, ti do të bësh një kërkesë dhe ke me bashkëngjit certifikatën familjare që unë ta di që ti je bashkëshortja e të ndjerit.

SpaceX do e bëjë Elon Musk-un trilionerin e parë në botë

Elon Musk së shpejti mund të bëhet trilioneri i parë në botë, pasi projektet e drejtuara nga biznesmeni, si Tesla dhe SpaceX, po përjetojnë rritje të shpejtë, thotë Morgan Stanley.

Megjithëse makinat Tesla, të prodhuara në sipërmarrjen e automjeteve elektrike të Musk, kanë fituar popullaritet të paparë, do të jetë SpaceX që do t’i japë atij statusin e trilionerit, sipas bankës së investimeve Wall Street.

Suksesi i SpaceX i atribuohet projekteve të vazhdueshme që përfshijnë NASA -n. Misioni i kompanisë për të kolonizuar Marsin është ende në vend, pasi ajo vazhdon të dërgojë satelitë për mbledhjen e të dhënave.

Më parë, Musk njoftoi planet për të dërguar një milion njerëz në Mars deri në vitin 2050 me shpresën përfundimtare të krijimit të një ‘qyteti të vetëqëndrueshëm’ atje, nëse Toka bëhet e pajetueshme. Kompania e tij po përpiqet gjithashtu të kuptojë nëse rëra marsiane është mjaft e fortë për t’u përdorur si material ndërtimi.

Sidoqoftë, plani ambicioz për të zbritur në Mars nuk është i vetmi projekt i zhvilluar nga SpaceX. Kompania ‘po sfidon çdo nocion të paramenduar të asaj që është e mundur dhe në kornizën kohore të mundshme, në drejtim të raketave, automjeteve të lëshimit dhe infrastrukturës mbështetëse’, tha Adam Jonas i Morgan Stanley, siç citohet nga Bloomberg.

Sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, korporata e eksplorimit të hapësirës përbën vetëm 17% të pasurisë neto të Musk prej mbi 240 miliardë dollarë. Në fillim të këtij muaji, kompania u vlerësua në 100 miliardë dollarë si pjesë e shitjes së aksioneve dytësore.

Arsyeja kryesore për pasurinë neto të Musk është Tesla, e cila përbën 74% të vlerës së ndërmarrjes së tij, e cila arrin 1.14 trilion dollarë.

Rusia kërcënon Ukrainën për anëtarësimin në NATO, përgjigjet Uashingtoni: Do e bëjnë dhe askush s’mund të ndërhyjë

Asnjë vend nuk mund të vërë veton ndaj dëshirës së Ukrainës për t’u bashkuar me NATO -n, tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes. Deklarata e Lloyd Austin vjen pasi Moska paralajmëroi Kievin se bashkimi me bllokun do të shkonte përtej’”vijave të kuqe’ dhe mund të nxisë ‘masa aktive’.

Ukraina është e lirë të vendosë për të ardhmen e saj dhe politikën e jashtme, pa asnjë entitet të huaj që mund të ndërhyjë në dëshirën e saj për t’u bashkuar me aleancën e NATO -s, tha të martën Austin.

“Ukraina ka të drejtë të vendosë për politikën e saj të jashtme të ardhshme dhe ne presim që ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë pa asnjë ndërhyrje të jashtme,” tha Austin në një konferencë shtypi të përbashkët me homologun e tij ukrainas Andrey Taran në Kiev.

Asnjë vend i tretë nuk ka veto mbi vendimet e anëtarësimit në NATO.

Deklarata me sa duket erdhi në përgjigje të një paralajmërimi të ashpër kundër Ukrainës nga Moska një ditë më parë. Duke folur me gazetarët francezë për një program të quajtur ‘Vladimir Putin: Mjeshtër i lojës’, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se pranimi i Kievit në NATO do të ishte ‘skenari më i keq’.

“Ky është një skenar që shkon përtej vijave të kuqe të interesave kombëtare të Rusisë. Ky është një skenar që mund ta detyrojë Rusinë të marrë masa aktive për të siguruar sigurinë e saj,” theksoi ai. Peskov nuk dha hollësi se deri ku mund të shkojnë ‘masat aktive’ të paralajmëruara.

Ernest Muçi titullar në stadiumin “Maradona”, tre shqiptarë të tjerë në stol

Ernest Muçi i vetmi lojtar shqiptar titullar në sfidën mes Napolit dhe Legias së Varshavës në raundin e tretë të ndeshjeve në grupe në Europa League.

Ish-sulmuesi i Tiranës do të jetë pika e referimit në sulmin e skuadrës polake, ndërsa sulmuesi “Dardan”, Lirim Kastrati, dhe mesfushori tjetër shqiptar, Jurgen Celhaka, do ta nisin nga stoli.
Nga ana tjetër, Spallletti ka preferuar ta mbajë në stol Amir Rrahmanin, duke aktivizuar nga minuta e parë dyshen e qendrës Koulibaly-Manolas./ SS

Rusia identifikon variantin e ri të koronavirusit

Rusia ka raportuar disa raste të infektimit me koronavirus, me një variant që besohet se është edhe më ngjitës sesa Delta.

Ky vend është duke u përballur së fundmi me rritje të shkallës së infektimit dhe vdekjeve nga COVID-19, sëmundje që e shkakton koronavirusi.

Është e mundshme që varianti AY.4.2 të përhapet më shpejt, ka thënë Kamil Khafizov, kërkues shkencor në institcionin shëndetësor rus, Rospotrebnadzor.

Varianti i ri mund të ndikojë në rritje të shkallës së infektimit, e madje edhe të zëvendësojë variantin Delta, ndonëse procesi mund të jetë i ngadalshëm, ka thënë Khafizov.

Paralajmërimet e tij kanë ardhur në të njëjtën ditë kur task-forca qeveritare ruse ka regjistruar 1,036 vdekje të lidhura me koronavirusin dhe një rekord të infektimeve prej 36,339 personash.

Rusia ka numrin më të madh të viktimave me koronavirus në Evropë dhe të katërtin në botë.

Kjo rritje e shkallës së infektimit ka nxitur kryetarin e Moskës, Sergei Sobyanin, që të marrë vendim për mbyllje të dyqaneve, restoranteve dhe bizneseve – përveç atyre të domosdoshme – nga 28 tetori deri më 7 nëntor./REL