Aplikacion
Nga David Mccloskey
Ne jemi të mbushur me histori spiunësh. “No Time to Die”, ishte filmi i fundit i Xhejms Bond, që nisi të shfaqet në kinematë e mbarë botës javën e kaluar, si pjesa e 25-të e kësaj sage. Unë jam një konsumator i madh i historive të spiunazhit. Madje kam shkruar vetë një roman spiunazhi.
Gjithashtu jam një ish-analist i CIA-s. Dhe nëse thrillerët e Hollivudit apo librat me spiunë, janë burimi juaj kryesor mbi selinë e agjencisë së famshme në Lengli, atëherë shanset janë që gjithçka që mendoni se dini mbi CIA-n të jetë e gabuar.
Në shumicën e filmave të Hollivudit, spiunët super-heronj të CIA-s vrasin shumë njerëz, shpërthejnë objekte dhe veprojnë shpesh pa vendime zyrtare, ndoshta në territorin amerikane. Në përshkrimet e tjera, CIA përshkruhet si moralisht e falimentuar dhe joefektive, ndërsa oficerët e saj si gënjeshtarë, cinikë dhe agresivë.
Unë nuk shoh ndonjë gjë të keqe me filmat e Hollivudit, pasi në çdo rast shumica e tyre nuk janë duke u përpjekur të jenë të vërtetë në raport me CIA-n. Pjesa më e madhe e tyre është shumë argëtuese. Madje disa prej tyre mund të përfaqësojnë deri diku një grimcë e të vërtetës.
Por asnjëra prej tyre nuk hedh dritë mbi atë se si është në të vërtetë të punosh brenda CIA-s.
Për ta kuptuar këtë të fundit, mendojeni atë si një organizatë unike bipolare. Puna e përditshme e CIA-s është më e zakonshme (dhe shumë më e çuditshme) se thuajse e çdo lloj biznesi.
Por ajo është njëherazi shumë e kualifikuar dhe e jashtëzakonshme. Një aspekt i zakonshmërisë:agjencia është një organ i madh burokratik,i rrethuar nga shumë probleme të njëjta me kompanitë e “Fortune 500”. Pjesa më e madhe e punës së kreut të zyrës së CIA diku përfshin shkëmbimin e kabllogramëve me selinë qendrore Lengli, një mënyrë elegante për të thënë se si shumë menaxherë të nivelit të mesëm dhe të lartë, dërgojnë shumë e-maile.
Oficerët në terren e thërrasin “Kaçavida 10.000 milje e gjatë” selinë qendrore për shkak të aftësisë së saj për të rregulluar problemet në zyrat e agjencisë në gjithë botën. Ndërkohë ka disa procedura shumë të rrepta për paraqitjen e shpenzimeve dhe prenotimin e udhëtimeve.
Për shembull, fluturimet duhet të jenë mbi 13 orë në kohëzgjatje (pa përfshirë pushimet) për t’u kualifikuar për çmimet e klasit biznes. Por ka edhe shumë çudira të tjera. Kështu disa nga zyrat e përkohshme të Lenglit janë të infektuara me minj. Dhe oficerët rivalizojnë fort njëri-tjetrin për të gjetur parkim, për të shkurtuar rrugëtimin nëpër parkingun e madh të stilit “Disleyland” që ka Lengli.
CIA organizon çdo vit “Ditën e Familjes”, në të cilën punonjësit mund të marrin me vete disa të afërm. Zyrat dhe departamentet e agjencisë ngrenë disa stenda dhe organizojnë aktivitete argëtuese. Në stendën e drejtuar nga Zyra e Sigurisë, motra ime adoleshente dështoi në mënyrë spektakolare në testin e saj të parë dhe të vetëm të poligrafit (testin e së vërtetës).
Në selinë qendrore ekziston një dyqan dhuratash që shet logon e agjencisë, e cila gjendet në objekte të ndryshme si gotat e birrës, topat e golfit etj. Fakti që agjencia nuk është vetëm një organizatë e madhe por edhe shumë e fshehtë qeveritare, do të thotë se oficerët e CIA-s i nënshtrohen rregullave të tjera të çuditshme.
Futja e alkoolit në godinë kërkon leje të posaçme (konfiskimet nuk janë të rralla). Për shkak se dollarët e taksapaguesve nuk mund të përdoren për të financuar festimet, festat me rastin e pushimeve në CIA i ngjajnë atyre të zhvilluara në ambientet familjare, ku janë kryesisht vullnetarët që gatuajnë ose blejnë ushqimin.
Brenda selisë, punonjësit e mirëmbajtjes menaxhohen nga kompanitë kontraktore, uniforma e të cilëve përfshin një kostum jeshil. Por nëse burokracia është e zakonshme dhe rregullat të çuditshme, operacionet e CIA-s janë shumë të rrezikshme.
Nuk ka vërtet spiunë super-heronj si ata të Hollivudit, por CIA merret me misionet më të rrezikshme dhe shpeshherë vdekjeprurëse. Ata bindin agjentët e huaj që të tradhtojnë vendet e tyre, shkatërrojnë rrjetet terroriste, dhe u sigurojnë politikë-bërësve amerikanë informacionet mbi të cilat bazohet politika e jashtme amerikane.
Unë di shumë mbi operacionet teknike dhe njerëzore, që depërtuan në celulat terroriste në Lindjen e Mesme, duke parandaluar sulmet e tyre. Unë kam parë pamjet me dron të disa prej objekteve më të çmuara – dhe të fshehta – të kundërshtarëve tanë nga dhomat pa dritare në Lengli.
Unë kam dijeni mbi operacionet në të cilat oficerët e CIA-s hynë të maskuar në territoret e vendeve armike, për të zbuluar vende të mundshme ku agjentët mund të marrin dokumente shumë të rëndësishme. Unë di rastet e qeseve me para që u jepen agjentëve pas lirimit të tyre nga burgu, me mesazhin se CIA i mban premtimet e saj.
Unë njoh agjentë të arrestuar dhe vrarë pasi qeveritë e tyre zbuluan se ata i kishin dhënë CIA-s sekrete të rëndësishme. Unë di se oficerëve të agjencisë iu kërkua të shpërndaheshin në Afganistan dhe pika të tjera të nxehta për periudha 1-vjeçare, duke vënë nën një presion të jashtëzakonshme martesat dhe familjet e tyre.
I them që të gjitha këto, jo për të përshkruar mangësitë e vërteta të CIA-s, por për të ofruar disa shembuj që tregojnë se ndërsa shumica e punëve të korporatave kanë analogji diku tjetër, në rastin e CIA-s kjo nuk vlen. Realiteti i çuditshëm është se, për një organizatë të fshehtë që merret me mashtrim, kodi moral i zhvilluar për të arritur këtë mision ka të bëjë me të vërtetën. Kjo nuk do të thotë që CIA i përmbahet gjithmonë këtij kodi – historia e agjencisë ka pjesën e saj të dështimeve morale – por e vërteta është standardi i saj.
Analistët krenohen me të“duke i thënë të vërtetën pushtetit” dhe inkurajohen që në ditët e para të punës që të jenë të kujdesshëm ndaj kujtdo që përpiqet të shtrembërojë realitetin. Drejtorët e sapoemëruar të CIA-s, shumica e të cilëve mbërrijnë nga jashtë Lenglit shpesh tronditen kur shohin se si analistët e rinj korrigjojnë eprorët e tyre apo edhe drejtorin në njoftimet që përgatiten për kreun e shtetit.
Oficerët e çështjeve të CIA-s – të akuzuar për zbulimin, zhvillimin dhe rekrutimin e agjentëve – portretizohen shpesh në media si gënjeshtarë profesionistë. Por natyra e punës së tyre kërkon pikërisht të kundërtën. Ata duhet të jenë në gjendje të punojnë në mënyrë të pavarur. Lengli duhet t’u besojë atyre. Dhe është ndershmëria ajo që e jep këtë besim.
Oficerëve të CIA-s u mësohet që në fillim se gënjeshtra ndaj Lenglit, është mëkati më i madh nga të gjithë mëkatet. CIA mund të tolerojë të gjitha llojet e gabimeve, por jo mashtrimin.
Prandaj herën tjetër kur të shihni filma me spiunë, mos harroni se në anën tjetër, oficerët e CIA-s luftojnë me të zakonshmen, dhe janë të angazhuar në një lojë serioze, me rreziqe të mëdha për të përmbushur misionin e tyre:zbulimin dhe thënien e së vërtetës. / Bota.al
Ndryshimet klimatike/ Mbretëresha Elizabeth “e irrituar” me liderët botërorë: Nuk bëni asgjë, vetëm flisni!Mbretëresha Elizabeth II ka kritikuar udhëheqësit botërorë për mungesën e veprimit ndaj ndryshimeve klimatike përpara samitit COP26 në Glasgoë.
Monarkja britanike, tha “është vërtet irrituese kur flasin, por nuk bëjnë asgjë”. Komentet u bënë në një bisedë private me Camilla, Dukeshën e Cornwall, bidedë e cila është regjistruar nga mediat.
“E jashtëzakonshme nuk është, kam dëgjuar gjithçka për COP, ende nuk e di se kush do të vijë, nuk kam ide,” tha ajo.
Mbretëshesha do të marrë pjesë në samitin e klimës muajin e ardhshëm së bashku me anëtarët e tjerë të lartë të familjes mbretërore.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, pritet të anashkalojë takimin ndërkombëtar që fillon në fund të muajit, raportoi The Times.
Organizatorët e samitit janë të shqetësuar pasi vendimi për të mos marrë pjesë do të jetë një justifikim që Kina të mos vendosë objektiva të reja në lidhje me ndryshimet klimatike.
Më herët, Princi William, i dyti në radhë për fronin, kritikoi disa nga miliarderët e botës për fokusin e tyre të perceptuar për të shkuar në vend të përpiqen të shpëtojnë planetin.
Kur iu përmendën komentet e nipit të saj, Mbretëresha u shfaq e kënaqur, duke thënë: “Kam lexuar për këtë!”
Kina dhe Rusia në alarm: Bota e rrezikuar nga një luftë biologjikeNga Federico Giuliani
“Il Giornale”
Misteri mbi origjinën e pandemisë së Covid-19 dhe akuzat e ndërsjella, pak a shumë pa bazë shkencore, midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, kanë rikthyer në qendër të vëmendjes rreziqet e një lufte të mundshme biologjike.
Deri më tani, ai që dukej si një skenar i imagjinueshëm vetëm në filmat fantastiko-shkencorë, me departamentet speciale të populluara nga njerëz të veshur me kostume të padepërtueshme, gati për të dalë në terren kundër patogjenëve të padukshëm, dhe qytetarëve të fshehur pas maskave mbrojtëse, është bërë papritur një kontekst shumë i mundshëm.
Në valën e gjatë të teorisë së pakonfirmuar deri tani, sipas së cilës Sars-CoV-2 ka dalë aksidentalisht nga Instituti i Virologjisë në Vuhan të Kinës, opinioni publik ka filluar që të pyesë se çfarë mund të ndodhë kur në një të ardhme jo shumë të largët, dhe pavarësisht nga laboratori kinez, një vend vendos vullnetarisht të bëjë kërdinë duke përhapur një virus shumë infektiv dhe vdekjeprurës.
Emergjenca e Covid-19, i ka nxitur qeveritë në të gjithë botën që të rishikojnë sistemet e tyre përkatëse të shëndetit publik, të veprimit dhe parandalimit, duke analizuar nivelin aktual të mbrojtjes përballë një lufte hipotetike biologjike; një luftë kjo e bazuar tek një agjent biologjik i përdorur si një armë e shkatërrimit në masë.
Kërkesat e Kinës dhe Rusisë
Kina dhe Rusia i kanë kërkuar OKB-së që të monitorojë aftësinë e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për të zhvilluar luftëra biologjike. Një deklaratë e përbashkët, e nënshkruar nga Pekini dhe Moska, nxori në pah një aspekt që nuk duhet nënvlerësuar, pra që përparimet shkencore dhe teknologjike, e rrisin rrezikun që agjentët biologjikë të mund të përdoren si armë.
Geng Shuang, zëvendës/përfaqësues i përhershëm i Kinës në OKB, i ka kërkuar Uashingtonit që të pranojë një mekanizëm monitorimi të aftë për të kontrolluar statusin e armëve biologjike. Duke iu referuar Konventës për Ndalimin e Zhvillimit, Prodhimit dhe Magazinimit të Armëve Bakteriologjike dhe Toksike dhe Për Shkatërrimin e Tyre (BWC) si një shtyllë e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, aksi Kinë-Rusi ripohoi dëshirën e tij për të mbrojtur efektivitetin e këtyre konventave.
Arsyeja është e qartë:synimi i BWC është të përjashtojë mundësinë që agjentët biologjikë të mund të përdoren si armë gjatë një konflikti. Por të dyja vendet shprehën gjithashtu shqetësimin se disa shtete palë në BWC,kanë dështuar të arrijnë ndonjë marrëveshje mbi këtë çështje.
Dhe një situatë të tillë i jep mundësi dyshes Moskë-Pekin që të drejtojë gishtin e akuzës tek aktivitetet ushtarake biologjike të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj, sidomos në lidhje me “mbi 200 laboratorë biologjikë amerikanë, të vendosur jashtë territorit të saj kombëtar, që funksionojnë në mënyrë jo transparente”.
Rreziqe që s’duhen nënvlerësuar
Pozicioni i Rusisë dhe Kinës,që po bëhet gjithnjë e më kritik, është vetëm maja e ajsbergut:“Duke pasur parasysh faktin që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj nuk japin ndonjë informacion domethënës mbi ato aktivitete ushtarake biologjike që mund t’i japin fund shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, Federata Rusia dhe Kina i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre që të veprojnë në mënyrë të hapur, transparente dhe të përgjegjshme, duke siguruar informacionin e duhur mbi aktivitetet e saj ushtarake biologjike të kryera jashtë dhe në territorin e saj kombëtar”.
Por cila është baza e kësaj kritike?Para së gjithash, është çështja e imazhit. Kina është akuzuar vazhdimisht nga SHBA se ka kontribuar në shpërthimin e pandemisë së Covid-19 pas një incidenti laboratorik. Nga ana tjetër, pa pasur ende asnjë dëshmi shkencore, Pekini i ka mohuar akuzat dhe pretendon se koronavirusit ka dalë nga baza amerikane “Fort Detrick”. Kështu ne vijmë tek arsyeja e dytë që e nxiti dyshen Kinë-Rusi të ankohet në OKB:Moska dhe Pekini synojnë që të parandalojë që një vend të mbështetet tek aftësitë e tij biologjike për të fituar një luftë të mundshme.
Muajt e fundit është folur shumë për bazën “Fort Detrick”. Në fakt, do të ishte më e saktë të flitej për Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për Sëmundjet Infektive, apo Institutin e Kërkimeve Mjekësore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara për Sëmundjet Infektive (USAMRIID).
E kontrolluar nga ushtria amerikane, ajo është qendra më e rëndësishme amerikane për kërkime mbi kundërmasat që do të zbatohen në rastin enjë lufte biologjike. Pranë USAMRIID, bie në sy prania e Komandës së Kërkimit dhe Zhvillimit Mjekësor të Ushtrisë Amerikane (USAMRDC), Instituti Kombëtar i Kancerit-Frederick (NCI-Frederick), Konfederata Kombëtare Ndërinstitucionale për Kërkime Biologjike (NICBR) dhe Kampusi Kombëtar Ndërinstitucional i Mbrojtjes Biologjike (NIBC).
Kina dhe Rusia mund të mbështeten tek strukturat e tyre. Por në këtë rast synimi ishte të zhvendosej vëmendja tek Uashingtoni. Në mesin e gjithë kësaj, midis tensioneve të brendshme dhe të jashtme, ne nuk duhet të harrojmë fokusin kryesor:rrezikun e një lufte të mundshme biologjike në shkallë të gjerë. / Bota.al
Tragjedi në Indonezi. 11 nxënës mbyten në lumNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi, ku 11 nxënës janë mbytur në lum dhe si pasojë kanë humbur jetën.
Policia njofton se 150 nxënës nga një shkollë e mesme islame po merrnin pjesë në pastrimin përgjatë brigjeve të lumit Cileueur kur 21 prej tyre ranë në ujë.
“Moti ishte i mirë dhe nuk pati përmbytje,” tha Deden Ridwansyah, shefi i Zyrës së Kërkimit dhe Shpëtimit në Bandung.
“Ata fëmijë u mbytën të kapur dorë për dore me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre rrëshqiti dhe të tjerët e ndoqën,” tha Ridwansyah.
Banorët aty pranë dhe një ekip shpëtimi arritën të shpëtojnë 10 nga studentët, të cilët u dërguan në një spital aty pranë.
Studentët me sa duket nuk kishin veshur pajisje notimi. Disa raporte thanë se ata po përpiqeshin të kalonin lumin kur ranë brenda.
Financial Times: Çfarë po e shkakton krizën energjetike të Evropës?Pavarësisht nëse jetoni në Evropën kontinentale apo Britaninë e Madhe, gazi natyror që po ngroh shtëpinë tuaj këtë tetor po kushton të paktën 5 herë më shumë se sa një vit më parë. Arsyet janë të ndryshme:midis tyre situata energjitike në Holandë, përpjekja e Kinës për të pastruar ajrin e saj, dhe politikat e presidentit rus Vladimir Putin.
Por ndikimi është i qartë. Çmimet rekord që po paguhen nga furnizuesit në Evropë, dhe mungesat në furnizimin me gaz në të gjithë kontinentin, kanë ngjallur frikën e një krize energjetike, në rast se moti do të jetë edhe më i ftohtë sesa normalja e stinës së dimrit.
Tashmë familjet po përballen me fatura më të fryra, ndërsa disa industri që kërkojnë shumë energji, kanë filluar ta ngadalësojnë prodhimin, duke dëmtuar optimizmin rreth rimëkëmbjes ekonomike post-pandemike.
Dhe ndërsa disa ekspertë në industrinë e gazit besojnë se rritja e çmimit është një dukuri e përkohshme, e shkaktuar nga zhvendosjet ekonomike për shkak të koronavirusit, shumë të tjerë besojnë se ajo po nxjerr në pah një dobësi strukturore të një kontinenti, i cili është bërë shumë i varur nga gazi i importuar.
“Në përgjithësi Evropa ka dy mundësi për furnizime shtesë të gazit, pasi varet shumë nga importet:nga Rusia ai nga furnizimet me gaz të lëngshëm natyror”-thotë Tom Marzec-Manser nga ICIS, një kompani konsulente. “Asnjë nga ato burime nuk ka funksionuar siç mund të shpresonte Evropa gjatë kësaj krize”- shton ai.
Kalimi tek energjitë më të pastra si era dhe dielli, ka pasur efektin e rritjes së kërkesës për gazin, një produkt që është cilësuar shpesh nga industria si një “urë lidhëse” afatmesme midis epokës së hidrokarbureve dhe asaj të burimeve të rinovueshme.
Por objektivi afatgjatë i krijimit të ekonomive me zero emetime të karbonit në atmosferë në Britani dhe Evropë, e ka zbehur gatishmërinë e investitorëve për të investuar në zhvillimin e linjave të furnizime me lëndë djegëse fosile,të cilat ata besojnë se mund të jetë vjetruar pas 30 vjetësh.
Ndërkohë, furnizimet e brendshme të Evropës me gaz, të ulëta pas dekadave të zhvillimit të shpejtë, kanë rënë me 30 për qind në dekadën e fundit. Përpjekjet e Evropës për të qenë një udhëheqëse globale në luftën kundër ndryshimit të klimës, kanë ndikuar tek ndryshimet më të gjera në treg.
Ato i kanë nxitur ekonomitë e Azisë me rritje të shpejtë, të heqin dorë nga qymyri. Ndaj sot vende si Kina dhe India, janë rivale për të njëjtat furnizime me gaz të lëngshëm (LNG), teksa vetë Evropa mbështetet tek vende si SHBA dhe Katari. Deri vonë industria e gazit funksiononte gati tërësisht përmes tubacioneve tradicionale, të cilat e mbanin nën kontroll konkurrencën.
Rritja e shpejtë e industrisë së LNG,nënkupton se furnizimet me gazin e lëngshëm,kanë krijuar diçka më të ngjashme me një treg global të ngjashëm me naftën. “Çdo vit Kina lidh deri në 15 milion shtëpi në qytetet e saj bregdetare me rrjetin e gazit të lëngshëm. Pra kjo është si të shtosh çdo vit një kërkesë në madhësinë e popullatave të Holandës dhe Belgjikës”- thotë Henning Gloystein nga Eurasia Group.
“Pra kur bëhet ftohtë në Kinë, çmimi i gazit rritet edhe në Britani dhe Gjermani”- thekson ai.
Qeveritë evropiane, thonë se çmimet “e paqëndrueshme” të gazit, përforcojnë nevojën për të përshpejtuar hapat drejt energjisë së rinovueshme. Por ka shqetësime serioze se problemet mund të shkaktojnë një reagim kundër burimeve të rinovueshme,sidomos nëse konsumatorët nisin të besojnë se çmimi gjatë tranzicionit energjik, do të jetë shumë i lartë.
“Disa po përpiqen ta portretizojnë këtë si krizën e parë të tranzicionit të energjisë. Ata e kanë gabim. Por nëse kjo qasje bëhet dominuese, mund të shndërrohet nënjë pengesë për politikat që duhet të miratojmë për ta arritur tranzicionin energjetik”- thotë Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, që këshillon qeveritë dhe që financohet kryesisht nga vendet e OECD.
Konsumi i naftës në botë mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, me luhatje të vogla midis stinëve. Ndërkohë kërkesa për gaz, është shumë më e madhe çdo dimër që vjen, për shkak të rolit të saj në ngrohjen e shtëpive. Rreth 40 për qind e konsumit të përgjithshëm të gazit në Britani shkon direkt në ngrohjen e shtëpive, kryesisht për një periudhë 5-6 mujore.
Industria i menaxhon këto cikle në mënyra të ndryshme.
Kryesorja është ruajtja, pra pompimi i gazit nën tokë gjatë muajve të verës kur ka një kërkesë të ulët, dhe që pastaj mund të përdoret kur ftohet koha. Tjetra është qasja në furnizimet e luhatshme,që mund të rriten ose zvogëlohen sipas nevojës.
Por një nga problemet e mëdha me të cilat përballet Britania e Madhe dhe Evropa, është se burimet kryesore të këtyre furnizimeve nuk po funksionojnë si dikur, gjë që krijon kushtet për çmime më të paqëndrueshme të çmimit gazit. Fusha më e madhe e gazit në Evropë, ajo e Groningenit në Holandë, ishte projektuar të ishte një furnizuese e rëndësishme.
Por tani Groningeni është shndërruar në një barrë për qeverinë holandeze. Ndërsa rezervat e tij të mëdha u zvogëluan gradualisht, tërmete të vegjël u shkaktuan në zonën përreth, duke shkaktuar dëme në shtëpi dhe biznese. Ndërsa presioni politik u rrit, u mor vendimi për të nisur mbylljen e tij.
Ndaj sot fusha gazmbajtëse, nxjerr më 75 për qind më pak gaz sesa në vitin 2018. Britania e Madhe përballet me një problem të ngjashëm. Ajo ka kapacitete shumë më të vogla të magazinimit sesa shumica e vendeve në Evropë. Situata është përkeqësuar më tej pas mbylljes së depozitave të gazit në Roug, në brigjet lindore të Anglisë, 3 vjet më parë.
Ai vendim reduktoi nga 15 në 5 ditë kapacitetin e magazinimit të Britanisë së Madhe.
Lajmi i mirë për Evropën, është se ajo ka më shumë kapacitet të importit të gazit të lëngshëm se sa çdo rajon tjetër. Por lajmi i keq, është se kërkesa aziatike për gaz është rritur kaq shpejt – me 50 për qind gjatë dekadës së fundit, e udhëhequr nga një 3-fishim i konsumit në Kinë – saqë që ngarkesat me LNG janë bërë shumë më të vështira për t’u siguruar në vitin 2021.
Por faktori mbase më i rëndësishëm në të gjithë këtë krizë është Rusia. Evropa kontinentale merr më shumë se 1/3 e furnizimeve totale të saj me gaz nga “Gazprom”, kompania shtetërore ruse. Kjo është një marrëdhënie, e cila është zhvilluar gjatë dekadave.
Por kohët e fundit është dëmtuar jo pak nga pasojat e aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014. Në fillim Brukseli ushtroi presion që Rusia të hiqte dorë nga kontratat afatgjata të lidhura me çmimet e naftës, një veprim që krijoi indirekt një sistem çmimesh që ishte më reflektues i dinamikës së tregut të gazit.
Megjithatë, besueshmëria e “Gazprom” është vënë në pikëpyetje këtë vit. Një dimër i gjatë i viteve 2020-2021, nënkupton se depozitat e gazit si në Rusi ashtu edhe në Evropën kontinentale janë në nivele të ulëta. Dhe “Gazprom” ka bërë pak për ta ndihmuar Evropën të furnizohet me gaz, duke refuzuar të dërgojë furnizime shtesë përmes Ukrainës, përtej asaj që ishte siguruar me kontratat afatgjata.
Ukraina dhe vendet e tjera në Evropën Lindore, e kanë akuzuar Rusinë se po përpiqet t’i përdorë si një armë furnizimet me gaz, pjesërisht për t’i bërë presion Berlinit të shpejtojë me miratimin e gazsjellësit të diskutueshëm “Nord Stream 2”, që do të anashkalojë Ukrainën për të dërguar furnizimet me gaz direkt në Gjermani përmes Detit Baltik.
Evropa mund të përballet në të ardhmen më një konkurrencë më të madhe për furnizimet me gaz. Rusia nisi ta furnizojë Kinën me gaz përmes gazsjellësit “Power of Siberia” 2 vjet më parë. Tani “Gazprom” po studion ndërtimin e “Power of Siberia 2”, që do të lidhë fushat në Siberinë Perëndimore me Kinën deri në vitin 2030.
Një nga shefat e “Nike” rrëfen se si ai vrau një adoleshent në vitin 1965: Po më hante brendaNjë drejtues i vjetër i firmës Nike në SHBA ka zbuluar se ai ka vrarë një adoleshent në rrugët e Filadelfias Perëndimore 56 vjet më parë.
Larry Miller, i cili është shefi i brandit për Jordan, foli për vrasjen e vitit 1965 në një intervistë për revistën Sports Illustrated.
“Po më hante brenda.”- tha ai për veprimet e tij në moshën 16 vjeçare, kur ai ishte pjesë e një bande.
Miller vuajti një dënim me burg për vrasjen. Ai thotë se nuk ka gënjyer kurrë për këtë, por e ka mbajtur të fshehtë.
Miller ka rrëfyer se ai ishte bashkuar me një bandë në Filadelfian Perëndimore që në moshën 13-vjeçare.
Kur një mik u vra nga një anëtar i bandës rivale, Miller, që atëherë ishte vetëm 16 vjeç, mori një pistoletë, u deh sëbashku me tre shokë dhe shkoi për të marrë hak për shokun e ndjerë.
Në vend të kësaj, më 30 shtator 1965, ai qëlloi në gjoks personin e parë që ata takuan: 18-vjeçarin Edward White. “Kjo është ajo që e bën edhe më të vështirë për mua, sepse ishte pa asnjë arsye.”- tha ai.
Miller ka treguar se e ka fshehur prej kohësh këtë histori nga fëmijët e tij, miqtë dhe bashkëpunëtorët më të afërt të biznesit dhe këtë e ka konsideruar mjaft të vështirë.
“Sepse për vite, unë ika nga kjo. Unë u përpoqa ta fsheh dhe shpresoja se njerëzit nuk do e merrnin vesh për këtë.”- tha ai për Sports Illustrated.
Miller ka punuar për Nike që nga viti 1997 dhe menaxhon operacionet e përditshme të Nike Basketball, Jordan Brand dhe Converse.
Ai është gjithashtu një ish-ekzekutiv në Kraft Foods dhe Campbell Soups, dhe një ish-president i ekipit të basketbollit profesional Portland Trail Blazers.
Miller thotë se nuk ka gënjyer kurrë për kohën e tij të burgut në aplikimet për punë. Përpara intervistës, Miller thuhet se informoi anëtarët e rrethit të tij të ngushtë, përfshirë legjendën e basketbollit Michael Jordan dhe komisionerin e NBA Adam Silver, për incidentin.
Nike i tha BBC News në një deklaratë se jeta e Miller ishte “një histori e jashtëzakonshme e shanseve të dyta”.
“Ne jemi krenarë për Larry Miller dhe shpresën dhe frymëzimin që mund të ofrojë historia e tij.”- tha kompania, duke shtuar se ajo mbështet politikat që ndihmojnë ish-të burgosurit “të ecin përpara me jetën e tyre”.
Miller thotë se ai shpreson se historia e tij mund të ndihmojë në largimin e të rinjve nga një jetë dhune dhe të frymëzojë njerëzit e burgosur të dinë se ata ende mund të japin një kontribut për shoqërinë.
“Gabimi i një personi, ose gabimi më i keq që kanë bërë në jetën e tyre, nuk duhet të kontrollojë atë që ndodh me pjesën tjetër të jetës tuaj.”- tha ai.
“Ngrirja” është një term i ri për marrëdhëniet, por aspak i këndshëmVitet e fundit marrëdhëniet romantike kanë ndryshuar nga klasiket dhe në epokën e internetit ekziston një term për secilën gjendje. Kështu deri më tani kemi “ghosting” ose thjesht shkëputja e kontaktit nga dikush pa kurrfarë shpjegimi, “stashing” ose mosprezantimi i partnerit me familjarët e të afërmit dhe “thërrmija buke” që janë sinjalet flirtuese, por që nuk premtojnë angazhim të mëtejshëm.
Të gjitha këtyre dhe ndonjë tjetri që dini shtojini “icing” ose “ngrirjen”. Kjo do të thotë ta “ngrish” personin me të cilin takohesh. Pra, i shpreh interesin tënd, i thua që nuk mund të vazhdosh një marrëdhënie për momentin dhe e lë të hapur derën e një mundësie në të ardhmen. Sigurisht, shpresa nuk është e keqe, por nuk i dihet nëse qëllimet e personit tjetër janë legjitime. Aq më tepër, “ngrirja” nuk është rruga drejt një lidhjeje të shëndetshme apo përmbushjes, përkundrazi, i distancon njerëzit.Ndaj, për të mos rënë pre, jini të vëmendshëm ndaj sinjaleve alarmuese. Nëse nuk ndieni siguri në këtë njohje, nuk e kuptoni se në ç’pikë ndodheni, zhduket e shfaqet papritmas apo shihni që ka probleme me përkushtimin, mund të jeni duke “u ngrirë”.
Nëse keni pasur ndonjëherë ndjenjën se nuk jeni më aq të mprehtë sa dikur -për shembull ndoshta zhgënjeheni kur nuk gjeni dot emrin e një aktori ose politikani që shfaqet në ekranin e televizorit – kjo mund t’ju ketë nxitur të ndaleni dhe reflektoni mbi aftësinë e trurit tuaj, dhe nëse mos nga ai moment ka nisur “tatëpjeta”.
Është e vërtetë se zakonisht truri e përfundon zhvillimin në të 20-at tona, pas së cilës ka një ngadalësim gradual të aftësive njohëse me kalimin e moshës, prandaj është mirë që të filloni të mendoni herët për këto gjëra. Më vonë ekziston edhe rreziku i demencës, i shkaktuar nga sëmundje të tilla si Alzheimeri.
Vendet me popullsi të plakura, po përjetojnë tani rritje të normave të demencës. Por fatmirësisht, normat e ngadalësimit të aftësive njohëse dhe rreziku i demencës, ndikohen qëtë dyja nga ato që ekspertët i quajnë “’faktorë rreziku të modifikueshëm”. Pra ka arsye të jeni optimistë, pasi ka disa gjëra që mund të bëni për të ruajtur mprehtësinë e trurit tuaj, dhe për ta mbrojtur veten nga rreziku i demencës.
Qëndroni mendërisht aktivë, për të ndërtuar “rezerva”të aftësisë tuaj njohëse
Psikologët dhe gerontologët i referohen një koncepti të njohur si “rezervë njohëse”, e cila është në thelb aftësia e trurit për t’iu përshtatur përballë plakjes ose sëmundjes. Për shembull, nëse një person ka rezervë të lartë njohëse, atëherë edhe nëse shfaq disa nga shënuesit biologjikë të Alzheimerit, ka mundësi që të vazhdojnë të performojnë mirë në testet e tyre mendore.
Më e rëndësishmja:ka shumë aktivitete që mund të ndërtojnë rezervën tuaj njohëse, si leximi, luajtja e instrumenteve muzikorë apo këndimi, zgjidhja e lojërave me enigma, mësimi i një gjuhe të dytë të huaj dhe udhëtimet.
Socializohuni me të tjerët
Ju mund të keni parë në internet lojëra të shumta që e trajnojnë trurin për të qenë i freskët. Por problemi me këto lojëra, është se përfitimet e tyre nuk përgjithësohen. Madje ato madje mund të jenë të dëmshme, nëse luajtja për shumë kohë me to, ju largon nga shoqërimi me miqtë dhe familjen.
Izolimi social,cilësohet si një faktor kryesor rreziku për demencën. Një ekip studiuesish në Universitetin e Groningenit në Holandë, theksuan në studimin e tyre të fundit se “njerëzit me më pak pjesëmarrje sociale, kontakte shoqërore më pak të shpeshta, dhe më shumë ndjenja të vetmisë, kanë një rrezik në rritje për të zhvilluar demencën”.Prandaj kërkoni shoqërinë e të tjerëve sa herë që keni mundësi.
Qëndroni fizikisht aktivë
Për të funksionuar si duhet, truri juaj varet nga oksigjeni dhe lëndët e tjera ushqyese. Prandaj sa më i mirë që është shëndeti juaj kardiovaskular , aq më i aftë dhe më i shëndetshëm do të jetë edhe truri juaj. Njëkohësisht, një mënyrë jetese sedentare dhe obeziteti janë të lidhura me rënien më të shpejtë të aftësive njohëse dhe rritjen e rrezikut të demencës.
Prandaj përpiquni të ndërtoni një mënyrë jetese aktive në rutinën tuaj. Këtë gjë e garanton vrapimi i rregullt, çiklizmi, noti apo disiplina të ngjashme ushtrimesh. Por nëse nuk mundeni atëherë mund të provoni thjesht të ecni dhe të ngjitni shkallët më shpesh, apo të qëndroni më aktivë përmes kopshtarisë, ose të ushtroni rregullisht ndonjë lloj hobi tjetër që nxit rrahjet e shpejta të zemrës.
Hani shëndetshëm
Për trurin është shumë mirë nëse mund të keni një dietë të shëndetshme. Shmangia e tepërt e yndyrave të ngopura do të ndalojë bllokimin e arterieve, dhe konsumimi i shumë frutave dhe perimeve jeshile, do t’i sigurojnë trupit tuaj antioksidantë të bollshëm që ndihmojnë në pastrimin e trurit nga “radikalet e lira”, një lloj nënprodukti i dëmshëm i proceseve të ndryshme biologjike.
Për t’i arritur këto qëllime, Organizata Botërore e Shëndetit rekomandon të ashtuquajturën “Dieta Mesdhetare”, e cila është e pasur me fruta, perime, bishtajore (si thjerrëzat, fasulet dhe bizelet), arrat, drithërat dhe vaji i ullirit, ndërsa ka pak përmbajtje yndyrnash dhe mishi.
Jini vazhdimisht kuriozë
Ekziston një lidhje e fortë midis personalitetit dhe shëndetit të trurit. Njerëzit që janë më të hapur ndaj përvojave të reja, kanë tendencën të jenë mendërisht më të freskët, dhe më pak
të rrezikuar nga demenca. Siç shprehet në një studim të fundit një grup ekspertësh nga Universiteti i Xhorxhias në SHBA “të qenit me i hapur ndaj përvojave të reja lidhet me njëshpejtësi më të mirë psikomotorike, fleksibilitet konjitiv,dhe një kujtesë më të mirë”.
Mendoni pozitivisht
Jo pak studime tregojnë se qëndrimet tuaja ndaj plakjes, mund të kenë pasoja reale për shëndetin tuaj nervor. Nëse prisni që të bëheni gjithnjë e më të ngadaltë dhe të prirur ndaj harresës, kjo mund të bëhet një profeci vetë-përmbushëse.
Por nëse e kuptoni se shëndeti i trurit tuaj është deri diku në duart tuaja, dhe është e mundur – përmes stilit të jetës dhe rutinave të duhura –që të qëndroni mendërisht të shkathët gjatë jetës, atëherë nga kjo qasje ka të ngjarë të përfitojë truri juaj. Prandaj kërkoni gjithmonë modele pozitive. / ScienceFocus – Bota.al
Eksperimenti mizor/ Prindërit rritën fëmijën me shimpanzenë, djali vret vetenPrindërit psikologë të një fëmije vendosën të kryenin një eksperiment mizor me të dhe ta rrisnin së bashku me një shimpanze. Donald dhe shimpanzeja Gua u takuan në vitin 1931 kur ishin përkatësisht 10 dhe 7 muajsh, për t’u bërë pjesë e një eksperimenti të programuar për të zgjatur 5 vjet që do të studionte si dy specie të ndryshme reagojnë ndaj të njëjtave gjëra.

Synimi ishte që Gua të integrohej në botën njerëzore, por ndodhi krejt e kundërta. Donald filloi të shfaqte sjellje shqetësuese, kafshonte njerëz, kacavirrej si shimpanze dhe hungërinte kur dëshironte të hante.

Prindërit silleshin njësoj me të dy, iu flisnin, i jepnin lodra të njëjta, flinin në shtretër të nëjjtë dhe testoheshin për 12 orë çdo ditë me metoda aspak njerëzore. Gua kishte sukses në përgjigjet e testeve, por kur Donald bëri një vjeç dhe nisi të fliste, gjërat ndryshuan pasi nuk mund të përshtatej me inteligjencën e fëmijës.

Eksperimenti zgjati vetëm nëntë muaj sepse sjelljet e Donald ishin më shumë të një shimpanzeje dhe jo e anasjellta, por duket se pasojat e tij mbetën afatgjata. Donald vrau veten në moshën 43-vjeçare në vitin 1973.
Dashuria ka përfunduar në kosh! Vepra e Banksy shitet 16 milion paundNjë vepër arti e Banksy e cila u copëtua në një ankand të mëparshëm është shitur për një shifër rekord prej 16 milion paund.
“Dashuria ka përfunduar në kosh” ishte ajo që mbeti nga shkatërrimi i veprës së tij “Vajza me tullumbace”, e cila u shit për 1 milion paund në 2018.
Një ikonë e vërtetë’
Para hapjes së ankandit, drejtuesi Barker tha se piktura u bë një “pjesë e papritur e artit të performancës” kur u copëtua në të njëjtën dhomë ankandi pasi iu shit një “investitori privat evropian” tre vjet më parë.
Oferta e fillimit ishte 2.5 milion paund, më pas oferta arriti në 10 milion paund brenda pak minutash pasi u vendosën çmime të shumta.
Ofertat pastaj gradualisht u ngjitën në një rekord prej 15 milion paund ndërsa gara gradualisht u ngushtua midis më pak personave.
Dhe në momentin e fundit kur ofertuesi Nick Buckley Wood, priste të shihte nëse dikush do të tejkalonte ofertën e klientit të tij prej 16 milion £, një tundje e kokës nga rivali i tij më në fund tregoi se ata ishin jashtë garës.
Barker tha: “Me 16 milionë paund zonja dhe zotërinj, ne po shesim Banksy në Sotheby’s.