zoom

Day ArchivePër herë të fundit/ Falimenton linja ajrore Alitalia, mijëra persona ngelin papunë

ITALI- Italia po i jep lamtumirën linjës ajrore të saj kryesore Alitalia pasi sot për herë të fundit pas 74 vitesh në biznes do të bëjë udhëtimin e fundit. Fluturimi i fundit, nga Roma në Cagliari, do të sinjalizojë fundin e historisë së problemeve financiare të kompanisë.

Gjatë 20 viteve të fundit, Alitalia i ka kushtuar shtetit italian rreth 13 miliardë euro. Pandemia e koronavirusit rezultoi të ishte një goditje fatale për kompaninë. Italia Trasporto Aereo (ITA) ka marrë përsipër kompaninë, por do të punësojë vetëm 2,800 të stafit të saj. Mijëra punonjës të tjerë të Alitalia do të ngelin të papunë.

Ndërkohë që të hënën, punëtorët dolën në protestë në Romë për të kërkuar mbështetje nga qeveria. ITA do të jetë plotësisht në pronësi të qeverisë italiane dhe do të fillojë me një flotë prej 52 avionësh, me numrin e avionëve që do të rritet në 105 deri në fund të vitit 2025.

Arrestohet berberi 30-vjeçar në Itali pasi kapet me kokainë, gjykata e liron sepse…

Një 30-vjeçar që punon si berber ka rënë në prangat e policisë në Itali. Mediat vendase bëjnë me dije se policët gjatë një kontrolli në biznesin e tij kanë sekuestruar disa qese me kokainë, të cilat peshonin rreth 5 gram.

Por arrestimi është kundërshtuar nga avokati mbrojtës, i cili në gjykatë ka thënë se shqiptarët kokainës e ka për konsum personal.

Duke folur në gjykatë avokati mësohet të ketë thënë se klienti i tij ka një aktivitet të mirë ekonomik si berber dhe nuk është trafikant droge.

Këto argumente janë pranuar nga gjykata, e cila ka urdhëruar lirimin e shqiptarit. Po ashtu këtij të fundit iu kthyen dhe 280 Eurot që iu gjetën në momentin e arrestimit.

Sondazhi i The Sun: 4 emra në garë, ja kë trajner duan tifozët e Newcastle (FOTO LAJM)

Trajneri i Newcastle, Steve Bruce nuk do të shkarkohet para ndeshjes së fundjavës me Spurs, por pronarët sauditë kërkojnë zëvendësim
etij, raporton The Sun.

Tifozët ishin të dëshpëruar me trajernin, Steve Bruce, 60 vjeç, me 94 % të  votave tifozë duan që  ai të largohet sa më  parë.

Sidoqoftë, veterani do të festojë ndeshjen e tij të 1000-të si trajner në krye të ekipit të tij të lindjes.

Ndërkohë, në sondazhin që ka hapur sot prestigjozia The Sun, tifozët duan në stol Frank Lampard duke e votuar me 37% të votave.

Ndërkohë, pas tij vjen Antonio Conte i cili mori 26.6 % të votave.

Më poshtë keni % e çdo trajneri:

“Nuk do ngrihet Danimarka këtu”, Shehi “shpërthen” në “Log.”: Na keni çarë dërrasat me moral

Kurajoze i ka quajtur, kreu i LZHK, Dashamir Shehi deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha ku sot në Kuvend hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke folur me emra se një prej biznesmenëve më të fuqishëm i administron paratë.

Në studion e “Log.” Shehi tha se pavarësisht se Basha është një lider që duhet të largohet nga PD, ai sot tregoi një akt kurajoz dhe për këtë duhet t’i jepen meritat.

Më tej Shehi ka thënë se nuk fajëson oligarkët, por keq menaxhimin e qeverisë për t’i favorizuar.

Për një moment Shehi është acaruar duke treguar se nuk është dakord me moralin që bëhet, pasi sipas tij nuk pretendon se në Shqipëri do ngrihet një shtet si Danimarka. Ai është ndalur tek ndërkombëtarët duke argumentuar se ata i dinë oligarkët dhe zhvillimet që bëhen në Shqipëri.

“Ata pasanikët e përfaqësojnë veten në parlament me njerëzit e vet. Unë nuk po them që fajtorët janë ata, po them që qeveritë q prishin rregullat dhe ata janë përfitues gjithashtu. E vetmja gjë pozitive në këtë lloj historie është se janë po të njëjtën njerëz. Po të ishin të ndryshe do ishin edhe më fatkeq. Të paktën në këtë mes janë ca njerëz të ndërmjetëm që mirë keq disa njerëz vazhdojnë bëjnë biznes. Nuk do ngrihet Danimarka këtu, por një shtet i pranueshëm. Aty ka një masë deputetësh që do kenë kurajo të denoncojnë disa fenomene negative. Na kanë çarë dërrasat me një moral kot. Nuk ma merr mendja që ata që janë të huaj nuk e dinë kush janë të korruptuarit e vërtetë. Pas 30 vitesh një kryetar opozite po vë gishtin në disa emra konkretë. Unë gjykoj qofsha i gabuar që ky është një gjest pozitiv shumë i vogël,” deklaroi Shehi.

Burgoset 48 vjet babai monstër që vrau të birin kur i zbuloi fotot e manive të fshehta seksuale (fotot)

Një baba “perbindesh” nga Colorado nbe SHBA, është shpallur fajtor për vrasjen e djalit të tij të vogël adoleshent kur ai zbuloi koleksionin e imazheve të fshehta seksuale, dhe u dënua me 48 vjet burg.

13-vjeçari tragjik Dylan, ishte parë i gjallë herën e fundit më 18 nëntor 2012. Ai ishte duke vizituar babanë e tij Mark Redwine si pjesë e akordit të gjykatës, raporton rrjeti vendas 9News.

Mbetjet e trupit të Dylan u zbuluan nga kalimtarë në një zonë pyjore rreth 15 kilometra larg shtëpisë së Redwine. Kafka e tij nuk ishte gjetur, deri dy vjet më vonë në nëntor 2015.

Prokurorët thanë se Redwine ishte tërbuar kur burri mësoi se djali kishte zbuluar fotot e tij i veshur me të brendshme femrash dhe imazhe te tjera kompromentuese në “fetishe” seksuale. Burri ishte arrestuar vetëm në vitin 2017.

Gjykatësi Jeffrey Wilson i tha Mark Redëine: “Si një baba, detyrimi juaj ishte të mbronit djalin tuaj nga lëndimi. Por në vend të kësaj ju i shkaktuat atij aq shumë plagë sa e vratë në dhomën tuaj të ndenies. Madje dhe kur tërbimi juaj ishte qetësuar, ju përsëri nuk menduat për Dylan. Ju vazhduat të mendonit vetëm për veten duke spastruar skenën e krimit. Ju fshehët trupin e Dylan, aq sa hoqët kokën e tij nga pjesa tjetër e trupit”.

Wilson shtoi se nuk mbante mend një të akuzuar që tregonte më pak pendësë sesa Redwine.

Redwine kishte mohuar vazhdimisht përfshirjen në vrasjen e të birit. Avokati i tij i mbrojtjes tha se vrasësi filicid pretendonte se ishte kthyer në  shtëpi më 19 nëntor 2012 dhe nuk e kishte gjetur të birin, duke supozuar se ishte marrë peng apo sulmuar nga kafshët e egra gjtë ndonjë shëtitjeje.

Pretendimet u mohuan nga gjykata.

Vëllai i Dylan, Corey, duke dëshmuar në gjykatë tha se po përpiqej të kalonte dhimbjen e madhe.

“Dylan ishte heroi im. Ai u bë më shumë burrë në 13 vitet e tij sesa Mark në 60. Jam krenar për Dylan dhe atë që ai përfaqësonte.”

Humbi ekuilibrin teksa bënte selfie, humb jetën 21 vjeçarja që bie nga shkëmbi 60 metra i lartë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë turke ku një 21 vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 21 vjeçarja Hatixhe Nur Karabulut, humbi ekuilibrin teksa bënte një foto pranë urës së filmit ‘James Bond, Skyfall’ në provincën turke të Adana.

E reja në këtë udhëtimin shoqërohej nga kushëriri i saj Mazlum Sozeri, 26 vjeç, të cilët po bënin foto në urën shekullore të ujësjellësit Varda në sfond, e cila shihet në skenën e hapjes së filit të vitit 2012 ‘Skyfall’.

Hatixhe raportohet se kishte shkelur keq hapin e saj dhe Mazlum ishte përpjekur ta kapte.

Por të dy përfunduan duke rënë në humnerën rreth 60 meta të lartë. Shërbimet e emergjencës që erdhën në vendngjarje përdorën një vinç për të ngritur dy kushërinjtë.

Ajo kishte marrë kushëririn e saj që vinte nga Spanja, për të parë atraksionin e njohur turistik.

Melburni do heqë karantinën javën e ardhshme, vaksinimi afër 70%

Melburni do të dalë nga muaj të karantinës së Covid-19 në javën e ardhshme, nxitur nga norma e lartë e vaksinimit, sipas liderit të shtetit të Viktorias, Daniel Andreës, pavarësisht se infeksionet shënuan nivel rekord në të njejtën ditë. Në ditën më të keqe të përhapjes së variantit Delta, Viktoria regjistroi 2,297 raste të reja, në rritje nga 1,571 një ditë më parë dhe më lartë se çdo territor australian që kur nisi pandemia.

Megjithatë, kjo rritje vjen ndërkohë që edhe vaksinimi i është afruar kufirit prej 70% për regjimin me dy doza tek të rriturit, një nivel që autoriteteet kanë premtuar se do shënojë fundin e masave të qëndrimit në shtëpi.  Ky objektiv pritej të arrihej më 26 Tetor .

Shumica e rasteve ttë reja u regjistruan në Melburn, por shtetrrethimi gjatë natës në qytet edo të hiqet gjithashtu, ndërkohë që bizneset mund të rihapen me masa të distancimit social, sipas udhëzimeve. Një tjetër vend i goditur së fundmi nga varianti Delta, Zelanda e Re, regjistroi gjithashtu rritjen më të madhe të infeksioneve në 6 javë, me të gjithë rastet në Auckland, duke ngritur pritshmëritë për zgjatje të masave të karantinës.

Mbi 1.7 milionë banorë në Auckland ndodhen nën urdhër strikt të qëndrimit në shtëpi deri më 18 Tetor, ndërkohë që autoritetet përpiqen të ndalojnë variantin Delta. Zv/kryeministri Grant Robertson, tha se rritja e rasteve në Auckland ishte e pritur, por jo me këtë përmasë, duke fajësuar mbledhjet e jashtëligjshme në shtëpi. Një total prej 71 raste të reja lokale u raportuan në vend, të gjitha në Auckland. Rreth 2.5 milionë banorë në Zelandën e Re janë vaksinuar plotësisht, apo 59% e popullsisë së përshtatshme, ndërkohë që zyrtarët kanë premtuar të ndalojnë karantinën pasi 90% të vaksinohen.

Policët e armatosur largojnë udhëtarin nga treni në Francë, kishte vënë llojin e gabuar të maskës

Tetë policë të armatosur francezë hipën në një tren të ‘Eurostar’ të enjten pasdite, pasi ai bëri një ndalesë urgjente në Lille, për të larguar me forcë një pasagjer i cili u akuzua se ‘nuk mbante maskën e duhur’.

Incidenti ndodhi në një shërbim të ‘Eurostar’ që po udhëtonte nga Parisi Gare du Nord në Shën Pancras të enjten pasdite, po ndaloi në Lille pasi një menaxher i trenit thuhet se u grind me një burrë mbi maskën e fytyrës, sipas udhëtarëve.

Pas ballafaqimit, menaxheri deklaroi se ata do të informonin policinë në Lille për mosrespektimin e rregullave të Covid-19, me trenin që bëri një ndalesë urgjente, të paplanifikuar në stacionin ku tetë oficerët e policisë larguan me forcë pasagjerin. Ndërsa po largohej nga treni, pasagjeri, i cili mendohej se ishte rreth të 40 -ave, pohoi se ishte akuzuar se ‘nuk mbante maskën e duhur’.

Një zëdhënës i ‘Eurostar’ mbrojti përgjigjen ndaj situatës, duke pretenduar se ‘pasagjeri u bë agresiv dhe trembi udhëtarët ndaj udhëtarëve të tjerë pasi ata i kujtuan atij rregullin e tyre mbi veshjen e maskave dhe, si rezultat, atij iu kërkua të linte tren në stacionin e Lille.

Rindërtimi/ KLSH: S’ka plan, përfitimi i granteve u bë me shkelje, asnjë ekspertizë

TIRANË– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin për menaxhimin e procesit të rindërtimit ku thekson se nuk ka pasur një plan të përgjithshëm veprimi nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, i cili është edhe zëvendëskryeministër. Sipas auditit të kryer nga KLSH-ja, nuk është hartuar, miratuar dhe përcjellë për miratim në Këshillin e Ministrave (KM) Programi i Përgjithshëm i Rindërtimit, dokument mbi të cilin do të mbështetej procesi i rindërtimit.

Gjithashtu në audit thekson se nuk rezulton të jenë të dokumentuara monitorimet periodike të zbatimit të programit të rindërtimit dhe detyrave të caktuara për njësitë zbatuese, dhe as raportet e përgatitura për kryeministrin.

Mangësi janë konstatuar edhe në drejtim të aktivitetit të kryer nga Sekretariati Teknik i KSHR-së. Gjithashtu, sipas auditit, rezulton se janë pranuar, miratuar dhe dërguar për miratim tek kryeministri, projekte, jo në respektim të procedurave të përcaktuara për përfitimin nga grantet e rindërtimit pasi kërkesat për realizimin e këtyre projekteve nuk janë mbështetur në akt-ekspertiza apo projekt preventiv punimesh.

NJOFTIMI PËR SHTYP I KLSH-së

Departamenti i Auditimit të Institucioneve Qendrore në Kontrollit e Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 529/2 prot, datë 25.05.2021, të ndryshuar, auditoi veprimtarinë e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin (MSHR) dhe Komisionit Shtetëror të Rindërtimit (KSHR), për periudhën 10.01.2020-30.04.2021. Lidhur me ndjekjen dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara për Ministrin e Shtetit për Rindërtimin për përballimin e situatës së krijuar nga tërmeti i nëntorit 2019, në përfundim të auditimit u arrit në konkluzionin se, janë shfaqur mangësi në dokumentimin e veprimtarisë së MSHR-së në drejtim të: ndjekjes dhe bashkërendimit të punës për hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit; ndjekjes së zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave (të ngarkuara për njësitë e vetëqeverisjes vendore), për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose kanë mbetur të pastrehë; ushtrimit të kompetencave në lidhje me raportimin dhe ngarkimin me detyra të strukturave të mbrojtjes civile; bashkërendimit të punës me ministritë dhe institucionet shtetërore për sigurimin e të dhënave të nevojshme në funksion të realizimit të programeve të procesit të rindërtimit.

Në lidhje me ndjekjen dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara për Ministrin e Shtetit për Rindërtimin për përballimin e situatës së krijuar nga Covid-19, në përfundim të auditimit u arrit në konkluzionin se, janë shfaqur mangësi në dokumentimin e veprimtarisë së MSHR-së në drejtim të: dokumentimit të burimeve njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia; koordinimit, drejtimit dhe ndjekjes së veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19; detajimit të nevojave për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19; etj. Në përfundim të auditimit, lidhur me veprimtarinë e Komisionit Shtetëror të Rindërtimit rezultoi se, nuk është hartuar, miratuar dhe përcjellë për miratim në Këshillin e Ministrave (KM) Programi i Përgjithshëm i Rindërtimit, dokument mbi të cilin do të mbështetej procesi i rindërtimit. Në vijim, nuk rezulton të jenë të dokumentuara monitorimet periodike të zbatimit të programit të rindërtimit dhe detyrave të caktuara për njësitë zbatuese, dhe as raportet e përgatitur nga KSHR për KM. Mangësi u konstatuan edhe në drejtim të aktivitetit të kryer nga Sekretariati Teknik i KSHR-së. Gjithashtu rezultoi se, janë pranuar, miratuar dhe dërguar për miratim tek KM projekte, jo në respektim të procedurave të përcaktuara për përfitimin nga grantet e rindërtimit pasi kërkesat për realizimin e këtyre projekteve nuk janë mbështetur në akt-ekspertiza apo projekt preventiv punimesh. Në zbatim të Vendimit të Kryetarit nr. 155, datë 12.10.2021, me qëllim përballimin e pasojave të tërmeti të nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19, në përfundim të auditimit janë dhënë 18 masa organizative.

LEXONI KËTU AUDITIN E PLOTË

Sot, Kontrolli i Lartë Shtetëror publikoi ditën e sotme një raport të bërë për menaxhimin e pandemisë së Covid-19 në vendin tonë. Sipas auditit Ministria e Shëndetësisë nuk kishte marrë masat e nevojshme duke bërë që shoenzimet gjatë pandemisë të rëndonin xhepat e qytetarëve.

Turqia hyn në bisedime me talebanët, kërkesa për ndihma humanitare dhe investime në Afganistan

Në bisedimet me talebanët, Turqia përsëriti rëndësinë e inkluzivitetit të qeverisë për unitetin e Afganistanit, tha kryediplomati turk.

Turqia përsëriti këshillën e saj për delegacionin taleban vizitues mbi arsimimin e vajzave dhe punësimin e grave në biznes, tha ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu në një konferencë shtypi pas një takimi me ministrin e Jashtëm në detyrë të Afganistanit, Amir Khan Muttaqi, në Ankara.

Muttaqi udhëhoqi një delegacion taleban për një vizitë zyrtare në Turqi për të diskutuar çështjet dypalëshe dhe bashkëpunimin mbi të ardhmen e Afganistanit transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët talebanë janë zotuar të ofrojnë mbështetjen më të madhe për refugjatët afganë që duan të kthehen në vend nga Turqia, shtoi Çavuşoğlu.

Ai nënvizoi gjithashtu se delegacioni taleban i përcolli kërkesat Turqisë gjatë takimit, veçanërisht për ndihmën humanitare dhe investimet e vazhdueshme në Afganistan.

Muajin e kaluar, Çavuşoğlu tha se Turqia ka kontribuar në përpjekjet e stabilizimit dhe zhvillimit në Afganistan, përfshirë arsimimin e vajzave dhe fuqizimin e grave që nga vitet 1920, duke shtuar se Ankaraja vazhdon të ofrojë ndihmë humanitare përmes Gjysmëhënës së Kuqe Turke.