Day ArchiveMediat italiane: Rama na tregon një Shqipëri të rreme
Prej vitesh Edi Rama na tregon Shqipërinë që duam të shohim”. Mediat italiane kanë “mbyllur njërin sy” kur bëhet fjalë për Shqipërinë duke i kushtuar më shumë rëndësi fasadës.
Përse Hungarisë së Orbanit dhe Turqisë së Erdoganit i vëmë filtra kritike ndërsa Shqipërisë së Edi Ramës mjaftohemi vetëm duke i zgjatur mikrofonin?
Kryeministri shqiptar na tregon historinë që duam të dëgjojmë: vendi i varfër, por mirënjohës që tani është shndërruar në një vend të mirëseardhjes, një pasqyrë të suksesit të Italisë sonë.
Por në realitet Shqipëria është një vend ku progresi ekonomik dhe social është në ngecje dhe ku kontrolli i qeverisë mbi vendin është i përhapur dhe ka pak për t’u pasur zili, si ato vendet autoritare që ne i kritikojmë çdo ditë.
Mënyra si flet italofoni Edi Rama kalon me strategji nëpërmjet gazetarëve italianë sepse ai e njeh mirë padijen tonë kombëtare. Rama e di që në kokën e italianëve, shqiptari është dhe do mbetet ende emigranti mbi gomone, e di që progresisti italian turpërohet nga kjo, e di që për çështjen e migracionit Italia ka nevojë për histori suksesi, e di populizmin italian dhe lëshon shigjeta ndaj Europës.
Të djathtëve këtu u duhen shqiptarët sepse janë të bardhë, flasin italisht, janë të integruar që edhe pse myslimanë nuk janë ekstremistë. Të majtët shkojnë me idenë që nëse mbjell sot do të korrësh nesër duke kujtuar “Italinë e hapur” të një herë e një kohe.
Të gjithë harrojnë se qindra minorenë braktisen çdo vit në rrugët e vendit nga prindër shqiptarë, duke u bërë shpesh keqbërës, por që ikin nga Shqipëria që prej 8 vitesh qeveriset nga Edi Rama pa reformat e duhura ekonomike dhe sociale për qytetarët e saj.
Një sërë shfaqjesh që Rama i ka servirur me mjeshtëri në mediat italiane siç ishte edhe rasti i fundit i marrjes së refugjatëve afganë. I tillë ishte edhe rasti kur Rama dërgoi mjekët dhe infermierët në rastin e krizës së pandemisë “madje duke përgatitur edhe një koreografi sipas regjimit dhe që përfundoi në fund me një festë në hotel ku morën edhe një padi nga autoritetet”.
Kështu u përdorën mediat italiane që kur Rama mori pushtetin në 2013-ën. Më pas u bë çështje hapja e Agon Channel dhe se si në gazetat italiane shkruhej se tani kishte ardhur koha që italianët po emigronin drejt Shqipërisë. Edhe deklaratën e Erion veliajt që tha se në Shqipëri jetonin 29 mijë italianë edhe pse shifrat zyrtare flisnin për vetëm 2 mijë.
Të bujshme janë intervistat e Ramës ku thotë “se nuk ua ndien mungesën sindikatave” duke kënaqur të djathtët në Itali dhe më pas shton se “ndihemi italianë edhe nëse nuk vishemi me Versaçe” duke marrë pëlqimin e të majtëve matanë detit.
Në fakt e vërteta është krejt ndryshe.
Shqipëria reale është ndryshe nga ajo realja. Së pari që nga vera e 2019-ës në të gjitha bashkitë qeverisë Partia Socialiste e Edi Ramës sepse ato zgjedhje që Presidenti i Republikës nuk dëshironte që të zhvilloheshin, në mënyrë të papërgjegjshme edhe opozita nuk mori pjesë. Nuk ka asnjë vend evropian ku të gjitha bashkitë janë monokolor.
Së dyti zgjedhjet elektorale të 25 prillit treguan një fitore të pastër dhe të padiskutueshme të Edi Ramës me 48% të votave kur pjesëmarrja ishte 46%, por ato u paraprinë nga një sistem korruptiv nga ana e militantëve të Partisë Socialiste që përdorën të dhënat e qeverisë për të krijuar hartën e pëlqyeshmërisë në kryeqytet. Imagjinoni një fqinjin tuaj që me një dokument exel i tregon partisë se cila është mënyra për të marrë votën e tuaj.
Nëse Shqipëria dhe shqiptarët na interesojnë vërtet, duhet të mësojmë, të shkruajmë dhe të flasim se në këtë mënyrë jetohet dhe votohet në Shqipërinë e Edi Ramës. Boll me importin e historive nga Shqipëria që na bëjnë të ndihemi rehat, por me veprime që mund të bëjmë për të ndihmuar rritjen e demokracisë shqiptare”.
Edhe Albana Vokshi kundër Bashës: Si po asfiksohet PD drejt një vdekjeje të sigurt
Albana Vokshi, kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, ka reaguar lidhur me shkarkimin nga nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka, me vendim të kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Vokshi duket se ka dalë kundër kreut të PD-së Lulzim Basha me vendimin e këtij të fundit për shkarkimin e Nokës. Nënkryetarja e PD-së shkruan se liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në.
“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e con PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt.” shprehet Vokshi.
Kujtojmë se përveç shkarkimit nga Komisioni i sigurisë Basha e ka paralajmëruar Nokën edhe me shkarkim nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Basha e shkarkoi, reagon Flamur Noka : Është në panik, vendimi i fundit që merr në krye të PD-së
Deputeti demokrat Flamur Noka ka reaguar menjëherë pas shkarkimit të tij nga posti i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, me vendim të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Log.” në ABC, Noka ka thënë se me këtë vendim Basha ka treguar se është në panik dhe nuk ka asnjë lidhje me parashikimet në statutin e PD-së.
Sipas Nokës, Basha e ka përjashtuar për shkak se nuk pranon zërat kundër tij dhe personat që nuk bëjnë kompromise. Më tej Noka në reagimin e tij për ABC, ka shtuar se Basha ka menduar se me përjashtimin e tij do t’i ketë më të lehta mbledhjet në PD
“Basha është në panik me këtë vendim tregon se e ka mbërthyer keq paniku. Ka vetëm një rruge ai e di. Ikja nga PD, se po e mban peng. Jam një nga zërat brenda atij grupi që nuk bëjë kompromis me parimet që është ndërtuar PD. Me vlerat që përfaqëson anëtarësia e saj. Por ai nuk i duron dot këto dhe pa më të voglin diskutim merr vendime të tilla anti statuore thjeshtë për ti lehtësuar mbledhjet se ai është mësuar të bëjë monolog se nuk pranon kurrë dialog. Nuk di të prandaj ky vendim dhe alternativa ndryshe. Nuk është mësuar kurrë të debatojë” tha Noka.
Kujtojmë se Basha ka paralajmëruar Nokën edhe për përjashtim nga grupi Parlamentar i PD-së.
Ndërkohë në argumentimin që Basha bëri për shkarkimin e Nokës thuhej se ky i fundit po shndërron mbledhjen e Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike.
Por Noka i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se I vetmi që shpif në PD është vetë Basha.
“Po ju them që ai që shpif është zoti Basha. Unë në mbledhje e kryesisë së Grupit kam kërkuar vazhdimisht që të mbahet protokoll dhe regjistrim digjital i diskutimit apo në mënyrë të shkruar. Se duhen gjurmë se është moment që fatet e PD-së janë në rrezik si pasojë e Bashës. Ai po shuan zërin e opozitës, po e kthen opozitën në atë që ka ëndërruar nga Rama. Kam kolegë dëshmitarë ku kam kërkuar të jap dorëheqje.” tha Noka.
Më tej deputeti Demokrat i rreshtuar në krah të Sali Berishës, ka hedhur akuza se Basha po bën presion delegatëve që të mos firmosin formularin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
“I ka thënë që PD nuk mund të jetë peng i tij. Kam dëshmitarë kur unë i kam thënë që është e vetmja rrugë që të iki. Të mos bëjë presion delegatëve për firmosjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. I kam kërkuar se çfarë u ka bërë dhe vërshoi me një lum akuzash që nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë.” shtoi Noka.
Ndërkohë i pyetur nëse rrezikojnë shkarkimin edhe zërat e tjerë që janë kundër Bashës në PD, Noka ka thënë se askush nuk rrezikohet pasi sipas tij ky do të jetë vendimin i fundit i Bashës në krye të kësaj partie.
“ Të siguroj që askush nuk do rrezikohet se e ka marrë vendimin nën panik. Por vendimi i radhës do jetë i demokratëve për të larguar. Do arrihet shumë shpejt. Mund të jetë vendimi i fundit që merr Basha.” tha Noka.
“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua?”/ Noka nuk habitet nga vendimi i Bashës
Flamur Noka nuk është habitur nga vendimi i PD-së për ta shkarkuar nga detyra e Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë
Sipas tij, fakti që kreu demokrat guxoi duke përjashtuar liderin historik të PD-së, tregon se mund ta bëjë të njëjtën gjë me këdo tjetër:
“Ai shkarkoi Sali Berishën, si mund të mos më shkarkonte mua? Gjithçka për t’u kapur pas karriges, është peng dhe e urdhërojnë të tjerët gjithçka që bën. Nga një peng pritet gjithçka. Vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve të mia. Unë nuk hesht, nuk e pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë. Nuk do të ndërmarr asnjë hap“, shprehet deputeti demokrat.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i komunikoi sot shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës si dh paralajmëroi për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.
Noka ka mbështetur ish-liderin demokrat, Sali Berisha në takimet e tij me simpatizantët. Pasi Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentrar, Berisha ka nisur “Foltore-n”, siç e quan ai, ku në bashkëbisedim me demokratët kërkon largimin e Bashës, duke lënë të hapur një rikthim të mundshëm të tij.
Basha shkarkon Nokën si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë, e paralajmëron edhe për përjashtim nga Grupi Parlamentar
Flamur Noka shkarkohet si Nënkryetar i Komisionit të Sigurisë. Ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.
Sipas Partisë Demokratike, arsyeja e këtij vendimi është pasi Noka akuzohet se po shëndërron mbledhjen e Kryesisë së Grupit në laborator të prodhimit të gënjeshtrave për të baltosur Kryetarin dhe Partinë Demokratike.
Më tej PD, argumenton se Noka ajon diskutime apo qëndrime, të pathëna dhe të paqena.
“Këto shpifje dhe sajesa të herëpashershme dhe të përsëritura, dëmtojnë interesin e Partisë Demokratike dhe të demokratëve, duke shfokusuar vëmendjen e betejës së opozitës ndaj të vetmit kundërshtar që është armiku i Shqipërisë dhe shqiptarëve Edi Rama” thuhet më tej në njoftimin e PD-së.
Nga veriu në jug, nesër shkëputje energjie me orë të tëra
Ditën e nesërme, disa qytete të mëdha në vend do të përballen me ndërprerjen e energjisë elektrike,
OSHEE bën me dije se ndërprerjet do të kryhen për shkak të investimeve në mirëmbajtjen e rrjetit.
Ndërprerja e energjisë do të ndodhë si më poshtë:
KUKËS
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 12 tetor gjatë intervalit kohor 12:30-16:00 do të mbeten pa energji këto zona në Kukës:
Bele, Breki, Topojan, Gjaferaj, Cernaleve, Kollovoz, Lojme, Nimce, Tejnimqe, Novosej, Stane Novosej, Orgjost, Oreshke, Orcikel, Shishtavec, Borje, Turaj,
Zapod, Kroi I Bardhe, Imqallar, Toroqic, Shtreze, Grudallar, Njesia bashkiake Bicaj, Ujmisht, Gostil,
Lagjet 1, 2, 3, 6, Muje
KRUJË
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 12 tetor gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të punohet në disa fidera në Krujë. Pa energji do të mbeten këto zona në Krujë:
Fabrika e Tullave në fshatin Zallë
Ish reparti ushtarak Gjin, Ura e Gjolës, Budell, Bubq, Mazhë, Mallkuc, Tari
KORÇË
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 12 tetor do të punohet në disa fidera të NST Vranisht.
Pa energji do të mbeten këto zona në Korçë:
10:00-12:00
Ish-komunat Progër, Pojan
12:00-14:00
Hoçisht, Vranisht, Stropan, Baban
PUKË
Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në linjën 110kV Fushë Arrëz – Lajthizë, në datën 12 tetor gjatë intervalit kohor 06:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Pukë:
Bardhet, Kryezi, Qafë Mali, Flet, Xath, Lajthizë, Qytet Fushë Arrëz, Nushaj
BERAT
Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në
linjën 110kV Kuçovë – Jagodinë, në datat 12-13 dhe 15 tetor gjatë intervalit kohor 06:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona në Berat:
Ish komuna Allkaj: Zhelizhan, Mazhaj, Kundje, Toshkëz, Allkaj, Delisufaj, Bicakaj, Poshnjë, Goriçan, Çiflik, Kuçovë, Jagodinë, Suk, Arabaj
BALLSH
Stakim, 12-13 dhe 15 tetor
Në vijim të investimit që po kryen OSSH në linjën 35kV Patos – Ballsh, në datat 12-13 dhe 15 tetor gjatë intervalit kohor 06:00-14:00, do të stakohet energjia në këto zona në Ballsh:
Dukas, Drenovë Fushë, Pelishov, Lapunec, Ngrancie, Visok, Lofkem
LIBRAZHD
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 12 tetor do të mbeten pa energji këto zona në Librazhd.
10:00-12:00
Komuna Proptisht Pogradec.
12:00-14:00
Komuna Stravaj, fshatrat Dritaj,
Rastan, Prrenjas Fshat, qender, Shqiponje, Stranik, Stravaj, Vishok
KURBIN
Me kërkesë të OST e cila do të kryejë remont në linjën 220kV Koman – Kolacem, në datën 12 tetor gjatë intervalit kohor 08:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Kurbin:
Lagjia “Demokracia”, Thumane, Fshati Dukagjin
BURREL
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 13 tetor do të punohet në NST Rrëshen. Pa energji do të mbeten këto zona në Burrel:
09:00-12:30
Kalanjan, Geziq, Koder Rreshen, Nderfan, Shter, Cekaj, Shtan, Tarazh, Mollaj, Trojze, Prosek, BungaJ, Valc, Malaj, Vjollec, Perlat, Jezull, Sheshaj,Lurth, Kazaq, Rrushkull, Shtreze, Rreshen Lagjet: Qendër, Qafë-Mollé
12:30-16:00
Bashkia Rrëshen, Fshatrat Kulme, Ndërfushaz
Inxhinierin e heqin nga puna, pasi i tregoi SPAK abuzimet e drejtorit me tenderat
Deklaroi të vërtetën se tenderat e institucionit ku punon përcaktohen nga drejtori, penalizohet me heqje nga puna.
Erion Todri ankohet në emisionin Fiks Fare se po e pushojnë padrejtësisht nga vendi i punës, vetëm se tha të vërtetën në SPAK. Drejtori i tij, Erjet Dhima, ka ndërhyrë duke ndryshuar kriteret e një tenderi të zhvilluar nga Ujësjellës Kanalizime Lushnje, duke parapërcaktuar fituesin.
Erioni rrëfen se është thirrur më herët në SPAK së bashku me dy punonjës të tjerë për të deklaruar mbi abuzimet me tenderat në institucionin ku ai bën pjesë si inxhinier.Ai thotë se ka thënë të vërtetën duke deklaruar se drejtori ka paracaktuar fituesin në një prej tenderave të dhënë. Ndërkohë në tjetrin ishte ngritur grup pune në terren për verifikim, pasi firma që investonte kishte mbuluar tubacionin. Gazetarët e Fiksit zbardhin edhe sms-në që drejtori i kishte dërguar Erionit, ku i shkruante se si të vendoseshin kriteret e tenderit, me qëllimin që fitues të shpallej vetëm një operator. Në fund të tenderit fitues rezulton i njëjti operator, për të cilin kërkoi kriteret drejtori Dhima.
Gazetarët komunikojnë me drejtorin i cili pranon se i ka dërguar ato mesazhe tëk Erioni, por duke u justifikuar se kriteret që ai kishte kërkuar të vendoseshin nuk përjashtonin operatorët e tjerë. Drejtori pohon se mesazhet ja ka dërguar inxhinierit për ta ndihmuar atë, pasi sipas tij vetëm ky inxhinier ishte i paaftë të bënte punën e tij. Ndërsa për urdhrin e mbikqyrjes drejtori thotë se drejtuesit kanë bërë dhe mbikqyrje të mëparshme dhe ekzistojnë dokumenta.
Për arsye se do nisej për Tiranë dhe nuk mund të takonte dot gazetarët ju thotë të hyjnë në institucion për të marrë dokumentat.
Fiksi takon kryetaren e vlerësimit të ofertave.
Ajo u konfirmon se Erion Todri ishte inxhinieri që vendosi kriteret e tenderit për dy automjetet, por gjithashtu ajo konfirmon se në bazë të kritereve të vendosura, operatorët e tjerë janë skualifikuar nga vetë sistemi. Pra në këtë rast drejtori del zbuluar se ka gënjyer , pasi kriteret që ai ka vendosur kanë penalizuar operatorët e tjerë. Në këtë mënyrë del se ajo çfarë ka deklaruar inxhinieri Todri është e vërtetë për paracaktimin e fituesit të tenderit. Gazetarët e Fiksit takojnë edhe drejtoreshën teknike të cilën e pyesin për mbikqyrjet mbi tenderat e tjerë.
Ajo thotë se jo vetëm që nuk janë bërë mbikqyrje të mëparshme, por nuk ka patur as inxhinier dhe mungesa në staf. “Inxhinierin e ri tani e kemi marrë dhe do i duhet pak kohë të njihet me projektin më pas do bëhet mbikqyrja” shprehet drejtoresha teknike.
“Vetëm një bukë marr në ditë”/ Grida Duma publikon videon: Shqiptarët jetojnë në ferrin e makutërisë
Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma e ka konsideruar krizë korrupsioni e shkaktuar nga një regjim që merr borxh situatën aktuale të energjisë. Duke postuar një video të kryeministrit Edi Rama në Facebook teksa thotë që do të ulim cmimiet dhe do të rrisim mirëqënien dhe pronarë të bizneseve të vogla të cilët tregojnë listat me miliona lekë të qytetarëve për ushqime.
Sipas Dumës, e vërteta është se shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre.
“Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta”- shkruan ajo në Facebook.
Studimi: Nuk është mosha, ja çfarë e ngadalëson metabolizmin tuaj
Nëse jeni në moshë të mesme, dhe keni shtuar gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme peshë për vite me radhë, me siguri që e keni justifikuar këtë me një rënie të metabolizmit të lidhur me moshën. Metabolizmi, është shkalla në të cilën trupi juaj djeg kalori për të qëndruar gjallë dhe funksional.
Është një besim i pranuar në përgjithësisht se ndërsa plakeni, metabolizmi juaj ngadalësohet, sidomos mbi moshën 40 vjeç. Dhe nëse jeni grua në menopauzë, metabolizmi ngadalësohet akoma më shumë. Por një studim i ri thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Duke analizuar të dhënat e afro 6.500 njerëzve nga foshnjëria deri tek të moshuarit, autorët e studimit arritën në përfundimin se metabolizmi mbetet i qëndrueshëm nga mosha 20–60 vjeç,para se të regjistrohet një rënie prej më pak se 1 për qind për çdo vit që pason.
Studimi nuk citon dallime reale midis normave metabolike të burrave dhe grave, madje edhe për gratë në menopauzë. Atëherë ju mund të pyesni veten se pse është ngadalësuar metabolizmi juaj. Përgjigja ka të bëjë më pak me moshën dhe më shumë me stilin e jetesës. Dhe ky nuk është një lajm i keq. Përkundrazi, do të thotë që ju keni mundësi të bëni ndryshime në stilin e jetës, të cilat do do të rrisin metabolizmin tuaj, pavarësisht nga mosha që keni. Ja cilat janë 4 mënyrat që rekomandon shkenca për të forcuar metabolizmin tuaj.
Qëndroni fizikisht aktivë gjatë gjithë ditës
“Të qëndruarit ulur për pjesën më të madhe të ditës, e dobëson dukshëm metabolizmin e yndyrnave”-thotë Eduard Kojl, profesor i kineziologjisë dhe edukimit shëndetësor në Universitetin e Teksasit. Studimet e Kolj kanë zbuluar se është e nevojshme të bëhen të paktën 8.500 hapa në ditë, në mënyrë që të ruhet metabolizmi i duhur yndyrnave. Edhe nëse nuk keni mundësi të bëni rregullisht stërvitje intensive. Edhe thjesht ngritja nga divani apo karrigia dhe lëvizja për disa minuta çdo orë mund të bëjë diferencën.
Kryeni llojin e duhur të stërvitjes fizike
Është provuar se stërvitja në intervale me intensitet të lartë (HIIT), ka një ndikim të rëndësishëm në metabolizmin tuaj. HIIT është një stil stërvitjeje që përfshin periudha të ushtrimit intensiv me një ritëm të rritur të rrahjeve të zemrës, të alternuar me periudhat më pak intensive.
Një studim zbuloi se pas 12 javësh HIIT, burrat mbipeshë e reduktuan me 17 për qind yndyrën e barkut dhe me 2 kg masën e përgjithshme të yndyrës, që është krahasimisht më e lartë se sa në studimet e tjera mbi djegien e yndyrës, duke përdorur forma alternative të stërvitjes.
Furnizojeni trupin tuaj me proteina dhe ujë
Tretja e ushqimit e rrit metabolizmin tuaj për disa orë, pasi përpunimi i lëndëve ushqyese që konsumoni kërkon energji kalorike. Ky quhet efekti termik i ushqimit (TEF). Kjo nuk do të thotë se duhet të hani më shumë për të rritur metabolizmin tuaj.
Por nëse hani më shumë proteina, kjo mund të sjellë një nxitje më të madhe të metabolizmit sesa ushqimet e tjera. Ushqimi me proteina është gjithashtu thelbësor për ndërtimin dhe riparimin e muskujve, gjë që siç është përmendur më lart, e forcon metabolizmin tuaj.
Pushoni aq sa ju nevojitet
Gjumi është vendimtar për restaurimin e të gjitha proceseve të trupit tuaj. Fjetja më pak se 7 orë sjell pasoja shëndetësore negative si shtimi në peshë, diabeti, hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru, depresioni, funksioni imunitar i dëmtuar, dhimbjet e shtuara dhe një rreziku më të madh për të vdekur.
Që të garantoni gjumin që ju duhet, ju keni nevojë të ruani një metabolizëm të shëndetshëm,dhe një mirëqenie fizike dhe psikologjike të përgjithshme. Është shumë e rëndësishme të krijoni një rutinë në mbrëmje që përfshin strategji që lehtësojnë relaksin, si ushtrimet e frymëmarrjes për të ndihmuar në qetësimin e sistemit nervor. / CNN – Bota.al
Alvisa dhe Hyseni po shtiren sikur janë ndarë?
Marius Dervishi i njohur me emrin e skenës “Zebervoki” i ftuar në emisionin “Mes Yjesh”, zbulon sipas tij prapaskenat e dy personazheve që ndodhen aktualisht në “Përputhen”.
Bëhët fjalë për Alvisa Qarri dhe Hysen Rama. Çifti i cili ngjalli polemika, ku Shqiptarët ndjenë keqardhje për futjen në program të ish të dashurit të saj, shkruan VIP Magazine.
Producenti i njohur i filmit “Sedër” tregon se Alvisa dhe Hyseni janë të lidhur në jetën reale dhe se po gënjejnë të gjithë Shqiptarët, kur thonë se janë ndarë prej muajsh. Sipas tij Alvisa e ka pasur ëndërr kinematografinë, pasi ka qenë dhe pjesë e pruduksioneve të Mariusit.
“Unë i njoh personalisht, personazhin femër, kam qenën unë ai që e kam mësuar në produksionet e mia të mëparshme këto janë fakte, e kam mësuar të aktrojë dhe unë si profesori i saj i them, që aktrimi i saj është shumë i dobët.” –shprehet Marius Dervishi
Madje ai më tutje shtoi se dhe personazhet e tjerë të emisionit janë në dijeni. Pasi Alvisa dhe Hyseni kanë dhe një biznes bashkë, ku ndajnë kohën sëbashku.
“Shumica atyre personazheve shkonin të bënin marketing tek biznesi i atyre, dhe dy javë para hyrjen në emision fshinë fotot me njëri-tjetrin – shprehet më tutje Zebervoki.