Aplikacion
2 viktimat e atentatit mafioz të ditës së sotme në Elbasan, Ardian Çollaku edhe Lulzim Bitri dyshohen si persona që janë pjesë e grupeve kriminale që operojnë në këtë qytet.
Pas vrasjes së Everest Çakajt, Ardian Çollaku është shoqëruar disa herë për tu marrë në pyetje lidhur me ngjarjen. Everest Caka u vra mbrëmjen e 11 majit në një atentat mafioz në sy të bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu mbeti e plagosur. Pistat për vrasjen e tij janë shtrirë nga konfliktet e së shkuarës të viktimës deri tek përplasjet mes bandave për drogën.
Nga ana tjetër Lulzim Bitri njihet si mik i Talo Çelës. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Çela është autori i dyshuar i grabitjes së 9 prillit 2019, ndodhur në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, në Rinas, Tiranë, ku persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion dhe më pas gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, mbeti i vrarë njëri prej autorëve kryesorë të kësaj ngjarjeje. Gjithashtu Çela dyshohet se fshihet pas atentatit me armë zjarri të 2 vëllezërit Haxhia në Durrës.
Bitri dhe Çollaku u qëlluan rreth orës 19:00 në një lokal, pranë një pike karburanti. Autorët që dyshohet se ishin dy, të maskuar dhe armatosur e i kanë pritur shënjestrën të fshehur në makinë disa metra larg karburanti. Ende nuk është saktësuar se kush ka qenë shënjestra e atentatit por dyshimet janë se atentati mund të ketë ardhur si pasojë e larjeve të hesapeve mes bandave.
Tonin Vocaj Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Arben Dashi, drejtori i Krimeve të Renda në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Kreshnik Ajazi drejtues i prokurorisë së Elbasanit, ndodhen në vendin e ngjarjes ndërsa pritet që në vijim të hidhet më shumë dritë mbi shkakun e këtij atentati të mirëorganizuar.
Sot iu bë atentat në Elbasan/ Ardian Subashi, aksidentoi për vdekje me “Range Rover” një 35-vjeçar në 2017Ardian Subashi Çollaku, 50-vjeçarit që iu bë atentat ditën e sotme në Elbasan, nuk është një emër i panjohur për mediat.
Nga atentati në fjalë, i vdekur mbeti 35-vjeçari Lulzim Bitri, që shoqëronte Çollakun, ndërsa ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Subashi në vitin 2017-ë, u bë protagonist i një aksidenti të rëndë në qytetin e Elbasanit, ku i vdekur mbeti 35-vjeçari Ardian Rika, me profesion marangoz.
Subashi që po udhëtonte me mjetin e tij luksoz “Range Rover”, i preu rrugën në mes biçikletës, duke e future 35-vjeçarin Rika poshtë rrotave të makinës.
Por kush është Ardian Subashi dhe si ndodhi aksidenti?
Burimet pranë policisë së Elbasanit bëjnë me dije se ai ishte një person me precedentë të mëparshëm penalë. Të njëjtat burime saktësojnë se Subashi kishte qenë i dënuar në Itali. Madje në momentin e përplasjes ai rezultonte të ishte edhe i dehur.
Në momentin që ka përplasur dy makina Golf, ai ka humbur kontrollin e mjetit duke marrë përpara marangozin, e ka futur mes rrotave bashkë me biçikletën dhe aty ka ndaluar mjetin.
Dëshmitarët në vendngjarje thonë se Subashi ka zbritur nga makina në ato momente dhe ka qëndruar i ulur në trotuar në gjendje shoku.
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Range Rover” me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me vdekje shtetasin A.R, 35 vjeç banues në Elbasan.
A do të ketë sezon të dytë për ‘Squid Game’?Krijuesit dhe regjisorit Hwang Dong-hyuk iu desh një dekadë për ta sjellë para publikut “Squid Game”. Njerëzve iu deshën vetëm disa ditë për ta kthyer në serialin më të përfolur të momentit. Pas suksesit të nëntë episodeve të sezonit të parë, a do të ketë një sezon të dytë?
Për momentin, nuk është konfirmuar një sezon i dytë nga Netflix dhe krijuesi. Megjithatë, ekziston një mundësi që seriali të vazhdojë.
Në një intervistë për Variety, Hwang tha se ideja e një sezoni të dytë është një mundësi, por mund të jetë pak larg. “Unë nuk kam plane të zhvilluara mirë për ‘Squid Game 2’,” tha ai. “Është mjaft e lodhshme të mendosh për të.”
Ndër të tjera, u shpreh: “Por nëse do ta bëja, sigurisht që nuk do ta bëja vetëm. Do të kisha parasysh përdorimin e dhomës së shkrimtarëve dhe do të doja shumë regjisorë me përvojë.”
Me “dhoma e shkrimtarëve” ai i referohet praktikës ku krijues të shfaqjeve dhe skenaristë të shumtë bashkëpunojnë për komplotin dhe skenarin.
Duke marrë parasysh popullaritetin, mundësitë që “Squid Game” të vazhdojë janë të larta.

Vajza e Kate Moss, Lila Grace Moss, u shfaq në pasrelë për të mbyllur Javën e Modës në Milano. Moss eci në sfilatë në shfaqjen e kombinuar të Fendi dhe Versace, të quajtur “Fendace”. Modelja 19-vjeçare, e cila ka diabet të tipit 1, mbante veshur një xhaketë të shkurtër dhe një body me print stil barok, duke ekspozuar këmbët e saj të gjata, përfshirë edhe pompën e insulinës në kofshë.
Modelja ndau një fotografi në Instagram dhe disa video nga pasarela, si dhe momente prapa skenave nga shfaqja.
View this post on Instagram
Megjithëse ajo nuk e përmendi në postim praninë e pompës së insulinës, që dukej qartë në këmbën e saj, fansat në komente e lavdëruan modelen që nuk e fshehu dhe i dha dukshmëri diabetit të tipit 1 në industrinë e modës.
“Si një diabetike T1 (dhe ish-modele), FALEMINDERIT për mbajtjen e pajisjes në pistën e madhe!” ka shkruar një përdoruese. “Je një mbretëreshë dhe dua që këto fotografi të jenë kudo sepse sa më shumë të ndajmë për diabetin T1 aq më mirë”.
“Ju nuk e keni idenë sa frymëzuese është kjo fotografi, jo vetëm për diabetikët e tipit 1, por për vajzat e reja kudo që të tregojnë të vërtetën e tyre dhe të mos lejojnë asgjë t’i stepë,” –shkroi dikush tjetër.
Sipas CDC, diabeti i tipit 1 është një sëmundje që ndodh kur pankreasi i trupit ndalon prodhimin e insulinës, një hormon që rregullon nivelet e sheqerit në gjak. Një pompë insuline është një pompë pa tuba, e mbushur me insulinë, që hyn drejtpërdrejt në trup për të dhënë doza të hormonit gjatë gjithë kohës.

Moss foli për diabetin e saj gushtin e kaluar në një intervistë me The Kit. Kur u pyet për diçka që shumica e njerëzve nuk e dinin për të, modelja zbuloi diagnozën e saj publikisht.
“Unë mendoj se jo shumë njerëz e dinë që kam diabet,” tha ajo. “Nuk është e dukshme nga jashtë, kështu që askush nuk do ta dinte vetëm duke më parë. Unë kam tipin 1.”
Pasi u pyet nëse kjo ishte një kauzë për të cilën do të përfshihej në të ardhmen, Moss pohoi, duke thënë se do të donte të ndihmonte sa të mundej.

“Hë se film është…” kjo është një nga shprehjet në dukje ngushëlluese të prindërve e miqve që shpesh e kanë të vështirë ta kuptojnë përse njeriu preket kaq shumë nga një film.
Shumë njerëz kanë lidhje të fortë me filmat, qofshin ato për dashurinë, vuajtjen apo frikën.
Kinemaja në vetvete, ka aftësinë dhe pushtetin që të ndikojë ndjenjat dhe emocionet e njeriut dhe askush nuk është imun prej saj.
Një film ka aftësinë të të kallë datën, të të lëjë pa gjumë, ta bëjë zemrën të rrahë, shpresën të çelë e sytë të lotojnë.
Pikërisht kjo lidhje e fortë e emocioneve të njeriut me kinemanë i ka shtyrë ekspertët dhe psikologët të analizojnë rolin dhe lidhjen e njeriut me kinematografinë.
Ekspertët thonë se njerëzit e kanë shumë të lehtë të asociohen ose të vihen në vendin e protagonistit kryesor.
Nëse ata shohin që ky personazh është i mërzitur a i trishtuar, e kanë më të lehtë të trishtohen edhe vetë.
Pra mërzia në ekran reflekton mërzi në jetën reale.
Ky reflektim sigurisht që mundësohet edhe nga muzika, e cila mund të bëjë të qajë edhe njeriun më stoik.
Megjithatë, për fat të keq kjo nuk ndodh në rastin e lumturisë, pra një personazh i lumtur në ekran nuk ka ndikim aq të fortë në jetën reale, pra nuk na bën të lumtur.
Siç thonë ekspertët, në film dhe në jetën reale, gjëja më tragjike është se është më e lehtë t’i mërzisësh njerëzit se sa t’i bësh të lumtur,
Një aspekt tjetër i rëndësishëm është subkoshienca.
Truri ynë në subkoshiencë nuk e bën dot dallimin mes një përvoje reale dhe imagjinare.
Truri beson lehtësisht se njeriu e ka përjetuar një situatë të ngjashme me atë në film.
Kjo është arsyeja përse disa njerëz ndihen triumfatorë kur shohin filma me heronj sepse mendja e tyre i bën të besojnë se ia kanë dalë.
Ka njerëz që nuk derdhin as edhe një pikë loti, sado dramatik të jetë filmi.
Përse ndodh kjo? Ekspertët e AgroWeb.org thonë se ndjeshmëria emocionale është unike tek çdo individ.
Njerëzitg ndikohen dhe preken nga filmat kur sjellin në kujtesë diçka që u ka ndodhur në të shkuarën dhe shijen e saj.
Pra ajo që ndodh në TV mund të ndezë dhe aktivizojë kujtime dhe përjetime që ju bëjnë më të brishtë.
Le të marrim rastin e filmit ‘Hachiko’ që tregon marrëdhënien e veçantë mes një burri dhe qenit të tij. I njëjti film mund të nxisë reagime të ndryshme tek njerëz të ndryshëm.
Ai mund ta bëjë të qajë dikë që sapo ka humbur një njeri të shtrenjtë, por mund të mërzisë edhe dikë që nuk ka ditur të vlerësojë qenin e tij./AgroWeb.org
Dy orë pa Facebook, miliona dollarë humbje për ekonominë globale
Facebook, Instagram dhe WhatsApp pësuan një ndërprerje masive të hënën, duke prekur potencialisht dhjetëra miliona përdorues në të gjithë botën. Platformat sociale, të cilat janë në pronësi të Facebook, ndaluan së punuari pak para orës 5 pasdite dhe nuk mund të arrihen përmes uebit ose aplikacioneve përkatëse.
Të dhënat sugjerojnë se ky problem ka prekur llogaritë e përdoruesve në të gjithë botën. Një zëdhënës i kompanisë reagoi duke thënë: “Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kanë probleme me qasjen në aplikacione. Po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për shqetësimin”, tha Andy Stone.

NetBlocks, i cili gjurmon ndërprerjet e internetit dhe ndikimin e tyre, vlerëson se dy orë plus ndërprerje tashmë i ka kushtuar ekonomisë globale 160 milion dollarë (117 milion paund), dhe ka ulur çmimin e aksioneve të Facebook me më shumë se pesë përqind. Shumë ekspertë spekulojnë se shkaku i ndërprerjes mund të jetë një gabim me DNS, ose sistemin e emrit të domain-it, për faqet e Facebook.
Çështjet e mëparshme me DNS kanë shkaktur ndërprerje në disa vende kryesore në fillim të këtij viti. Është e rrallë që proleme të tilla të prekin një gjigant të vetëm të teknologjisë siç është Facebook, ose që çështja të mbetet e pazgjidhur për një kohë të gjatë. Ky problem vjen vetëm pak orë pasi një ish punonjëse bëri deklaratë tronditëse për gjigandin teknologjik.

Frances Haugen tregon se si Facebook ka promovuar urrejtje, dhunë dhe keqinformim por kompania është përpjekur t’i fshehë provat. Ajo gjithashtu ka bashkëpunuar në mënyrë anonime me Wall Street Journal për të treguar se Facebook nuk ka marrë asnjë masë për të kufizuar postimet toksike. Ajo do të dëshmojë para një nënkomiteti të Senatit të martën.
Ekzekutimi në Elbasan/ Viktima me precedent penal
Pasditen e sotme në Elbasan, u ekzekutua me armë zjarri në Elbasan shtetasi Ardian Çollaku rreth 50 vjeç.
Mësohet se Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal.
Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të pasdites së të hënës, në fshatin Balldren në një lokal pranë një karburanti. Krahas viktimës në vendngjarje i plagosur ka mbetur dhe një tjetër person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.
Nga krahu tjetër nuk ka asnjë informacion për autorët, të cilët pas krimit janë larguar me makine.
Sa të sigurta janë sallatat e paketuara – A duhet t’i konsumoni?Shumë prej supermarketeve të vendit ofrojnë një larmi sallatash të gatshme e të paketuara këndshëm.
Ato e lehtësojnë punën e një amvise dhe shkurtojnë shumë kohë.
Por shumë nga amvisat shqiptare që përkujdesen me devotshmëri ndaj pastërtisë në kuzhinë janë të shqetësuara me të drejtë mbi pastërtinë dhe sigurinë e këtij produkti të gatshëm.
Ky shqetësim bazohet në faktin se u duhet një farë kohe për të larë sallatë, jo një por disa herë e më pas për ta servirur atë në tryezë.
Një studim i vitit 2016 i publikuar në revistën Applied and Environmental Microbiology shpjegon se sallatat e gatshme mund të nxisin shumimin e baktereve të dëmshme.
Studimi britanik analizoi lëngjet e lëshuara nga sallata e prerë dhe e paketuar dhe zbuloi një nivel të lartë ndotjeje me salmonelë.
Pavarësisht kushteve frigoriferike, bakteret e akumuluara në paketim shumoheshin në mënyrë drastike në një afat kohor prej 5 ditësh.
Në këtë hark kohor numri i baktereve shkonte nga 100 në 100,000 qeliza.
Ky është një nivel tepër i lartë për të shkaktuar helmim nga ushqimi.
Lëngjet e lëshuara në paketim krijonte një shtresë të padukshme për syrin e njeriut e cila mbështillej në çdo gjethe të sallatës duke i zaptuar bakteret në thellësi.
Një gjë e tillë, bënte që pavarësisht larjes së sallatës me ujë të bollshëm ajo ishte sërish plot e për plot me baktere.
Këto të fundit e gjejnë rrugën drejt barishteve falë ujit, dheut por edhe duarve të njeriut.
Një ndotje e tillë mund të shkaktojë jo vetëm helmim nga ushqimi por edhe vdekje të parakohshme.
Një nga barishtet më të brishta ndaj baktereve është spinaqi.
Shumë paketime sallatash të gatshme shkruajnë që sallata është e larë dhe gati për tu ngrënë.
Ky njoftim nuk duhet t’ju pengojë që të lani sallatën sërish.
Përpara larjes së sallatës, sigurohuni të lani duart dhe ambientin e kuzhinës për të shmangur ndotjen e mëtejshme.
Ekspertët e AgroWeb.org kanë përpiluar disa këshilla sigurie për blerjen e sallatës së gatshme në market.
Sipas tyre, ju duhet të blini paketimin me datën më të largët të skadencës.
Ju duhet të siguroheni që paketimi nuk është i dëmtuar dhe gjethet e sallatës janë të freskëta, të thata e të forta.
Kur të shkoni në shtëpi, qesen duhet ta mbani në frigorifer dhe ta hani sa më shpejt.
Nëse vëreni që në paketim janë akumuluar lëngje apo gjethet po vyshken, hidheni atë në plehra.
Duke qenë se sallata duhet larë medoemos, mos shpenzoni para të blini paketime ku shkruhet që sallata është e larë./AgroWeb.org
I keni në kuzhinën tuaj/ Përbërësit “sekretë” të aktores për flokë të shëndetshëmAktorja e famshme, Salma Hayek është një prej figurave më të komentuara në mediat rozë.
Ajo nuk heziton asnjëherë që të ndajë me ndjekësit sekretet e saj të bukurisë.
Njëra prej tyre ka të bëjë me kujdesin e flokëve dhe më e veçanta është se produktet që ajo zgjedh janë nga kuzhina e saj.
Për flokët e thatë aktorja ka rekomanduar avokadon, ndërsa majonezën si maskë. Kjo e fundit, edhe pse mund të duket e çuditshme është një përbërës kryesor për maskat e flokëve pasi mund të ndihmojë në rikthimin e niveleve të pH të flokëve.
Ndërsa për një pamje me shumë shkëlqim, Hayek ka sugjeruar shpërlarjen e flokëve me uthull molle.
Falë vetive anti-inflamatore dhe antimikrobike të uthullës së mollës, madje mund të parandalojë probleme të tilla si zbokthi.
Sipas aktores sa më aromatik të jetë ushqimi, aq më shumë ka të ngjarë të jetë i mirë për flokët tuaj.
Po ashtu ajo ka rekomanduar dhe të verdhën e vezës.
“Një gjë që mund të bëni për të larguar pak erën e keqe është të shtoni disa pika limon”, thotë aktorja.
Hayek gjithashtu ka rekomanduar vendosjen e vajit të kokosit si një tjetër alternativë. Aktorja tregon se kjo gjë ndihmon për flokët që janë shumë të thatë.
Një person raportohet të jetë vrarë me armë zjarri pasditen e sotme në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë një karburanti.
Personi i ekzekutuar është shtetasi Ardjan Çollaku, baba i dy fëmijëve.
Po ashtu mësohet se pas ngjarjes një makinë është gjetur e braktisur në Balldren. Dyshohet se ajo i përket autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.