Aplikacion
Analisti Robert Rakipllari ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet e 25 prillit, atëherë ish-kryeministri Berisha nuk do të shpallej non-grata nga SHBA.
I ftuar në Opinion, analisti tha se lëvizja në PD ka filluar tashmë sepse Berisha është një lojtar ndryshe nga të gjithë ata që i kanë dalë kundër Bashës, pasi zotëron mbështetje nga strukturat dhe grupi parlamentar.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Nëse fitonte PD-ja a shpallej non-grata Berisha?
Robert Rakipllari: Jo. Shumë e thjeshtë kjo, amerikanët nuk e shpallnin non-grata. Vetëm Mark Markun dëgjova dhe vetë z.Berisha nuk e mbështeti. Në lojë është futur z.Berisha i cili është një lojtar ndryshe nga të tjerët, pasi ka mbështetje nga strukturat dhe grupi parlamentar. Unë e kam dëgjuar vetë jam gazetar kam 30 vite këtu. Z.Berisha thotë z.Basha ka shkelur statutin e PD-së. Është i vetmi nga ju që ka mbështetje. E ka legjitimitetin për ta bërë këtë gjë. Berisha duhet të thotë do rikthehet, të shkarkohet z.Basha dhe të emërohet një kryetar tjetër. PD ka vuajtur nga dualiteti i saj. Ky zotëria që mori vendimin… Shpallja e tij non-grata është e padrejtë. Nuk ka fakte. Pasinqeriteti i tij është që thotë nuk jam në politikë për pushtet, por jam për interes publik.
Çim Peka: Basha u pajis me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës, tani mund të udhëtojë në SHBANë emisionin e tij, Çim Peka tha se Basha është pajisur me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës dhe tani mund të udhëtojë në SHBA, ndërkohë që më parë nuk ka mundur për shkak të dosjes së lobimit rus.
“Z.Basha ka thënë në këtë emision në 2019 se do të realizonte një vizitë të rëndësishme në SHBA, pas pak ditësh. Vizitë që nuk ndodhi kurrë. Nga ai moment dhe deri më sot, Basha nuk ka udhëtuar në SHBA. Por ka të dhëna se pas përjashtimit të Sali Berishës, z.Basha dhe familja e tij mund të udhëtojnë në SHBA, me vizë diplomatike dhe jo me vizë të thjeshtë. Arsyet i dinë ata. Ajo dosje është aty, gjëja më e mirë është të lobohet për PD, por a është një problem penal për Bashën në SHBA, përderisa kemi thënë të njëjtën gjë për Edi Ramën, i cili absolutisht duhet të ishte i dënuar atje pavarësisht se dikush tjetër, ‘burri’ i tij, sipas ftesës, vetë Bilali, e ka marrë përgjegjësinë duke përjashtuar ‘gruan’, z.Rama? Çështja është e njëjtë, problemet janë të njëjta. Nëse Basha në atë kohë akuzonte Ramën se kishte shkelur ligjin amerikan, rasti është i ngjashëm”, u shpreh Çim Peka.
Më herët ishte Evi Kokalari e cila lëshoi një akuzë të fortë nga “Foltorja” e Sali Berishës se Lulzim Basha ka “shitur” ish-kryeministrin në këmbim të mbylljes së dosjes së lobimit rus në SHBA. Për këtë akuzë, ajo që është e sigurt është se Kokalari ka marrë miratimin e Sali Berishës, që sot pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së, nuk i ka kursyer akuzat kundrejt Lulzim Bashës dhe këtë ka zgjedhur që ta bëjë jo vetëm personalisht, por edhe duke i “ndërsyer” edhe njerëzit e tij besnik.
Leja e Qarkullimit ndryshon së shpejti, kreu i Patentave: Eliminon nevojë për leje ndërkombëtare mjetiLeja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti, ndërsa kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka dhënë detaje mbi dokumentin e ri. Me një postim në Facebook, ai shkruan se leja e re e qarkullimit do të kushtojë më lirë, nga 3500 lekë në 2100, pra 40% më pak dhe nuk do të ketë afat vlefshmërie. Po ashtu leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë.
Gonxhja shkruan se leja e re do të përfshijë të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj..
“Së shpejti! Leja e re e Qarkullimit të Mjetit Rrugor! Avantazhet direkte për qytetarët: Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%! Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk do bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale! Leja e re nuk ka afat vlefshmërie! Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj! Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit! Leja e re nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet, nuk griset si leja aktuale! Leja e re përmban elementet e sigurisë si: ëatermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet vetëm nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen vetëm me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme vetëm me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës nga prodhuesi me dizajn të personalizuar! Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi e DPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj! Personalizimi me puntim!”, shkruan ai.
Po ashtu kreu i DPSHTRR shkruan se kjo leje zvogëlon në maksimum mundësinë e manipulimit të të dhënave dhe eliminon nevojë për leje ndërkombëtare mjeti. Ai sqaron se leja e re nuk do të jetë e detyrueshme për ata qytetarë që kanë lejen aktuale të mjetit.
“Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Zvogëlohet në maksimum mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit! Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike e rezistente, si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar! Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet! Sqarim: Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!”, thekson Gonxhja.
Rrjedhja e gazit gati shkakton tragjedi, 7 të plagosur nga shpërthimi në ndërtesën në BrukselShtatë persona u plagosën për shkak të një shpërthimi gazi në një ndërtesë apartamentesh në komunën e Koekelberg, Bruksel të enjten pasdite.
Fasada e katit të gjashtë u shkatërrua plotësisht, por të gjitha katet e tjera gjithashtu pësuan dëme. Shpërthimi u shkaktua nga një rrjedhje gazi, sipas brigadës zjarrfikëse të Brukselit.
Gazi në ndërtesë është mbyllur dhe e gjithë ndërtesa është evakuuar.
Arrestohen dy zyrtarë të burgut të Peqinit, falsifikuan kartelën për lirimin e Viktor YmeritVetëm një vit pas qëndrimit në burg, i dënuar për 2 vrasjet e bujshme në 2005, atë të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, Viktori Ymeri “i forti i Vlorës”, dyshohet se kishte gati skemën për të përfituar ulje dënimi, që të dilte sa më shpejt nga qelia. Për këtë plan, kishte “vënë në punë”, ish-shefin juridik të burgut të Peqinit ku vuante dënimin, Gani Shehu dhe Kartelisti Lulzim Kadiun. Kjo skemë u zbulua dhe çoi deri në arrestimin e zyrtarëve të burgut, nën akuzën falsifikimit të kartelave të punës.
E njëjta mënyrë, ku hiqej si një punëtor i devotshëm në burg për të përfituar ulje dënimi, kishte rezultuar e suksesshme për Ymerin, me të cilën arriti që të siguronte lirinë në 2019 për një tjetër vrasje atë të Arben Pajën dhe Ilir Xhungën. Gjyqtarja “e famshme e Tik Tok”, Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, pasi më parë Apeli i kishte hequr burgimin e përjetshëm. Edhe ditët e mbetura për të vuajtur dënimin, gjykata ia zeroi, pasi përllogariti ditët e punës që kishte bërë Ymeri, brenda në burg. Nisur nga suksesi që kishte arritur herën e parë, Ymeri e tentoi sërish, por kësaj herë u zbulua.
“I forti i Vlorës” bëri 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Për këtë vrasje ai u lirua nga burgu në 2019, por u rikthye sërish në burg në dhjetor të 2020, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ekzekutimet e bujshme në 2005, për të cilën Ymeri është një shpallur fajtor, si një ndër autorët. SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre si të përfshira në këto dy ngjarje që tronditën vendin asokohe. Lul Berisha dhe Plarent Dervishaj (kunati i Berishës) aktualisht janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Indrit Taullai, Luftar Reçi (i penduar), Viktor Ymeri dhe Emiljano Shullazi janë arrestuar.
Cilat janë 2 vrasjet e bujshme në 2005 që akuzohet Viktor Ymeri?
Klodian Saliu, anëtar i bandës famëkeqe të Durrësit, u vra me 26 shkurt të vitit 2005. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, banda e Durrësit u nda në dy të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata u kthyen në rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre. Për këtë SPAK akuzon Lul Berishën dhe bandën e Durrësit se ka vrarë Klodian Saliun më datë 26.02.2005 rreth orës 22:00, në vendin e quajtur autostrada Tiranë – Durrës në drejtim të Tiranës, në segmentin rrugor Durrës – Maminas, në afërsi të fshatit Koxhaj, Saliu u qëllua me armë zjarri, teksa ishte duke udhëtuar me makinën tij tip “Mercedes Benz”, ngjyrë gri me targë DR8907C. Nga këto goditje me armë zjarri Saliu mbeti i vdekur në vend ndërsa u plagos Osman Truma, i cili ndodhej në automjet nën shoqërinë e viktimës.
24 orë më pas u ekzekutua Vajdin Lamaj dhe për këtë akuzohet Emiljano Shullazi me Viktor Ymerin me bashkëpunimin e bandës së Durrësit. Presidenti i Federatës së Boksit Vajdin Lame dhe truproja e tij, Artan Arsi, u vranë më 27.02.2005, rreth orës 24.00 në njërën nga kullat mbrapa stadiumit “Qemal Stafa”. Dy viktimat janë përballur me një sasi të konsiderueshme eksplozivi posa kanë vënë këmbë në ashensor. Tritoli ishte i pajisur me telekomandë dhe qe vendosur në një nga anët e ashensorit, duke realizuar shpërthimin në katin e pestë të kullës, ku dhe banonte Lame. Presidenti i Federatës së Boksit ka vdekur në vend, ndërsa Arsi gjatë rrugës për në spital.
“Cold Heart” ndër këngët më të dëgjuara“Cold Heart” bashkëpunimi i yjeve të muzikës britanike Elton Xhon dhe Dua Lipa po korr suksese të mëdha. Një muaj e gjysmë pas publikimit, hiti ku bashkëpunoi edhe 26-vjeçarja me origjinë shqiptare renditet ndër këngët më të preferuara në klasifikime.
Këtë javë, “Cold Heart” renditet në krye të listës Billboard për shitjet e hiteve dixhitale të kategorive “Dance” dhe “Electronic”. Ky hit qëndron prej disa javësh në vendet e para të renditjeve edhe në Spotify dhe në klasifikime të tjera në Britaninë e Madhe.
Ikona e muzikës Rok Pop i viteve ’70-’80 shpreh përmes rrjeteve sociale, vlerësimin për Dua Lipën dhe të tjerë bashkëpunëtore që e mbajnë muzikën e tij në majë. Cold Heart është një ripërpunim i hitit të tij të viteve ’90 “Sacrifice”.
Qyteti në SHBA që sërish ka dalë mbi sipërfaqen e tokës – për 60 vite ishte nën ujëQyteti Rockport ishte pjesë e shtetit federal Utah, që u themelua në vitin 1860.
Ai u braktis më 1957 kur autoritet vendosën që këtë territor në Rockport ta shndërrojnë në një liqen artificial.
Në këtë territor jetonin rreth 200 banorë, shtëpitë e të cilëve qëllimisht u mbuluan nga uji – me qëllim që të arrihet sipërfaqja e nevojshme e ujit.
Tani, 64 vite më vonë, për shkak të thatësirës ekstreme ky rajon më mirë thënë ky qytet ka dalë sërish mbi sipërfaqen e tokës.
Devon Dewey po testonte dronin me të cilin edhe arriti të shkrep disa fotografi të qytetit Rockport nga ajri – e në to mund të shihen rrugët e vjetra dhe pjesë të shtëpive.
(FOTO) Errësirë totale! Zona e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë, pa energji elektrikeRockport Reservoir is so low right now that many of the foundations of the old town are now visible. The town was flooded back in the 1950s to create the reservoir. pic.twitter.com/9QhuEoCAFl
— Devon Dewey (@DevonDewey) September 16, 2021
Një errësirë totale ka pushtuar një prej lagjeve kryesore të Tiranës, saktësisht zonën e ish-Stacionit të Trenit.
Të shqetësuar për situatën, banorë të lagjes në fjalë kanë dërguar në redaksinë e Zoom.al fotografi që dëshmojnë se aktualisht kjo pjesë e kryeqytetit është zhytur në terr.

Damian Gjiknuri ka deklaruar mbrëmjen e sotme se do të ketë një qasje të re për përditshmërinë e Partisë Socialiste.
“Nuk është çështja më mirë. Por në sfida mund të bëjë diçka ndryshe. Ka pasur nevojë për përditshmërinë dhe në organizimin e PS-së. Dhe kjo ka qenë ajo që ka dashur kryetari. Qoftë edhe për sfidat e reja, në mandatin e tretë që kërkon një qasje tjetër. Se një parti politike për të tretën herë është në mazhorancë. Kërkon një qasje dhe një vizion tjetër.” tha Gjiknuri.
Damian Gjiknuri i mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm, si edhe postin e drejtuesit të qarkut Elbasan, Taulant Ballës. Damian Gjiknuri ka thënë në Abc se nuk e priste këtë emërim nga kryeministri Edi Rama.
“Nuk e prisja këtë emërim, e mora vesh në sallë. Reflektova menjëherë duke ditur rëndësinë e këtij posti. Është sfidë e re. Është një pozicion që reflekton eksperiencën time partiake. Nga kjo pikëpamje jam i kënaqur se është një sfidë për mua. Unë në ekzekutiv kam qenë por për mua është sfidë e karakterit tjetër”, tha Gjiknuri.
Pirja e tepërt e kafesë mund të shkaktojë mungesë të kësaj vitamineSa kafe është shumë? FDA vëren që ju mund të konsumoni rreth katër apo pesë gota, apo 400 miligram kafeinë, çdo ditë, pa efekte negative.
Megjithatë, hulumtimet e reja sugjerojnë se sa më shumë kafeinë të konsumoni, aq më shumë ka gjasa që të vuani nga mungesa e vitaminës D.
Një studim i fundit i botuar në internet në Gazetën Ndërkombëtare për Hulumtimet e Vitaminave dhe të Ushqyerit testoi lidhjen midis vitaminës D dhe kafeinës duke analizuar informacionin nga Anketa Kombëtare e Provimit të Shëndetit dhe Ushqyerjes në 2005.
Studiuesit mjekësorë nga Kina dhe Brazili hulumtuan të dhëna nga mbi 13 mijë pjesëmarrës midis moshës 30 dhe 47 vjeç. Pas përshtatjes për ndryshore të tjera, të tilla si mosha, gjinia, raca, aktiviteti fizik dhe dieta, ekipi kërkimor konfirmoi se nivelet e vitaminës D u ulën te pjesëmarrësit me rritjen e niveleve të kafeinës.
Efektet e kafeinës në nivelet e vitaminës D tek të rriturit mbi 47 vjeç nuk janë të njohura.
Hulumtimet e mëtejshme gjithashtu do të ndihmojnë në vërtetimin se kafeina në fakt shkakton uljen e niveleve të vitaminës D.
