Aplikacion
Ashtu siç e paralajmëroi, ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, do t’i rikthehet gazetarisë. Mesa duke Rama ka hequr dorë nga politika per tju perkushtuar gazetarise.
Pas 30 viteve në politikë, ai do të ketë një emision të tiji, të cilin e ka quajtur “Drejt”.
Rama do të jetë në ekran çdo të hënë dhe të enjte, ku temat nuk do të jenë vetëm rreth politikës.
SHBA përfshihet në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel për situatën në veriZëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në bisedimet e përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, duke përsëritur qëndrimin e SHBA-së se tensionet duhet ulur.
“SHBA-ja është duke punuar me BE-në, NATO-n dhe qeveritë e Kosovës dhe Serbisë për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm në deeskalimin e situatës dhe për të shmangur veprimet që rrisin tensionet, rrezikojnë progresin e ardhshëm në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”.
“Në jemi të kënaqur që të dyja, Kosova dhe Serbia, do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel për të diskutuar dhe inkurajuar të dyja palët për t’iu riangazhuar, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendësndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”.
SHBA thotë se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës pas vendosjes së reciprocitetit për targat serbe nga Qeveria e Kosovës kanë treguar se çështjet mbesin të hapura nëse nuk zgjidhen me dialog.
“Siç shihet nga zhvillimet e fundit, dallimet midis Kosovës dhe Serbisë, nëse lihen të pazgjidhura, do të pengojnë investimet e huaja dhe do të përshpejtojnë ‘ikjen e trurit’, duke parandaluar ekonominë kosovare dhe atë serbe që të arrijnë potencialin e tyre të vërtetë dhe të bllokojnë integrimin e ardhshëm në institucionet europiane”.
“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të adresuar menjëherë këto çështje, duke përfshirë efektet në sektorin e energjisë dhe ekonominë më të gjerë që ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve të tyre. Shtetet e Bashkuara nuk kanë një përshkrim se si të trajtohen këto tema; kjo u takon palëve për t’i diskutuar”.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin bashkëpunimin e ngushtë rajonal për të eliminuar barrierat për lëvizjen e lirë, tregtinë dhe investimet në dobi të të gjithë qytetarëve në Ballkanin Perëndimor”.
Lufta kundër korrupsionit! Lufta e leshit!Artan Fuga:
Davide Pecoreli italiani që u raportua se u vra në Pukë e më pas u shfaq i gjallë në Itali pas 8 muajsh flet për herë të parë për një media shqiptare.
Gazetari i Top Channel Mikel Marsi ka realizuar intervistën me italianin të cilin për muaj të tërë e njihte me emri Kristiano dhe e ka patur mik nën këtë emër gjatë kohës që Davide fshihej në Vlorë.
Pas ndalimit të Davide Pecorelit në Itali, gazetari Mikel Marsi mësoi të vërtetën e mikut të tij.
Gazetari: Kur ke arritur në Shqipëri për herë të parë?
Davide: Për herë të parë në Shqipëri kam qenë në 2019 ku ka kaluar pushime në Vlorë së bashku me bashkëjetuesen time që është vlonjate, ajo jeton në Itali prej shume vitesh.
Gazetari: Po udhëtimi juaj i fundit në Shqipëri?
Davide: Une jam nisur më tre janar 2021 nga aeroporti i Anconas dhe kam zbritur në Rinas, kam kaluar natën e parë në shtëpi në Vlorë ku duhet të tërhiqja disa produkte parukerie, kam punuar nga gushti për të hyrë në tregun e makinerive estetike dhe produkteve te parukerisë. Kam themeluar një shoqeri, pra kam hapur një nipt në muajin Gusht.
Unë vij nga 25 vite që bej biznes, por vitet e fundit kam dy vite që po vuaj në nivel ekonomik, pas kovid, u gjenda ne një situate në teë cilen pushova 40 punonjës dhe kam më shumë se 1 milion euro borxhe, u përpoqa të hap një treg në Shqipëri, ku kisha ca tratativa për një lazer të rëndësishëm, që kushton 100,000 euro, unë do e shisja tek një zotëri që ka qendër estetike por me kovid është ai po e shtynte situatën, dhe pastaj doja të hyja në tregun e ngjyrave të flokëve. Tirana është një treg i madh dhe në lulëzim, Vlora më pak dhe doja të vleresoja edhe pjesën e veriut, Shkodrën, Kukësin, për të vlerësuar të gjithë Shqipërinë.
Çfarë ndodhi në Pukë?
Davide: Mora makinën me qera dhe në datë 4 u nisa për në Pukë, kisha prenotuar, sepse ishte një qytet ndërmjet Shkodrës dhe Kukësit, ishte e rehatshme sepse merrja autostradën. Që kur mbërritur në Shqipëri në date 3 unë kam qenë tashmë në një gjendje shumë të vështirë, por doja të tentoja t’ia dilja, sepse nuk kisha më leke as për të ngrënë. Isha në depresion psikologjik. Unë kisha vendosur të vrisja veten dhe kisha blerë një tub gazi për ta bërë në makinë. Më 5 Janar përpara se të bëja këtë kërkova një prift për tu rrëfyer. Unë jam katolik, e dija që veriu është katolik, unë kam thënë edhe prokurorëve të Periugias që nuk do t’i them kurrë emrat. Kur i thashë Priftit që do të vrisja veten, mbeti i habitur dhe pasi folëm një orë ai më tha, unë kam një mundësi për ty. E di që kërkon të zhdukesh, kam mundësinë të gjej disa kocka, në një gjendje të zakonshme, nuk e prekur varrin e askujt sipas meje, ai ka ka gjetur në një liqen.
Ai më tha nëse do ndihmë nga unë do shihemi ditën më pas, pra më 6 janar.
U takuam, në një vend, më saktë një rrugë në të cilën nuk ka telekamera.
Lamë takim në një parkim hoteli në Shkodër, u nisëm së bashku me dy makina, me priftin, ai me makinën e vet dhe unë me timen. Arritëm në vendin ku do të ndodhte aksidenti sepse duhet të ishte aksident, pasi makina duhet të binte në greminë, por nuk arritëm sepse ngeci në buzën e rrugës, ja pse u duk si vrasje.
Sepse duhet të ishte aksident dhe duhet të dukej aksident.
Dy trupa ose më saktë kockat e dy trupave ku i gjete?
Davide: I solli prifti në një qeskë, nuk e di ku i ka gjetur ai, më tha që i ka marrë në një vend të përbashkët jo nga një varr.
Ai më solli dy litra benzinë, dhe këtë qesen që e kthyem në vendin e shoferit, lashë telefonin tim dhe orën time të dorës për mua me shumë vlera. Unë ia vura zjarrin makinës, ishte një Skoda e vjetër që mori menjëherë zjarr, e shtymë poshtë, makina nuk lëvizi poshtë mbeti e ngecur.
Në atë pikë ika me makinë me priftin dhe meqë kishte orë policore kemi fjetur aty, në mëngjes kam kaluar kufirin me një furgon nga veriu drejt Malit të Zi dhe pastaj Bosnjën. Dhe kam qenë në një komunitet i ndihmuar gjithmonë nga miq, në një vend ku e njihnin këtë njeri.
Kam qëndruar aty deri më datën 7 maj, që ka qenë edhe dita e kthimit tim,në Vlorë. Unë se di si e kam kaluar, po nuk na kanë kontrolluar, ndoshta ky njeri njihte policët por nuk ma kanë kontrolluar as në dalje as në hyrje. Apartamentin në Vlorë ma gjeti rrjeti i priftit, motivi për të cilin unë kam qenë 4 muaj brenda këtij komuniteti dhe një që do të vritet nuk është mirë me trurin. Më kanë dhënë gjithsej, gjithmonë ky njeri më ka dhënë lekë unë nuk erdha në Vlorë për pushime erdha për një motiv preciz, ky fakt dhe projekti mbi Montekriston mu propozuar nga shefi i komunitetit, siç i kam thënë edhe prokurorit në Itali. Unë u ktheva në Vlorë dhe unë nuk di ti jap gomones, dhe nëse doja të shkoja në Montekristo duhet të kisha idenë e ngjarjes e gomones dhe në fakt në Vlorë çdo pasdite për tre muaj kam mësuar t’i jap gomones në çdo lloj kushti kohor dhe në çdo kohë në det, kam mësuar, me një zotëri prej aty, 40 kuaj fuqi, ai nuk di asgjë por e kam paguar dhe më ka lejuar ta mësoj.
Unë nuk e di ku prifti i ka marrë kockat, unë nuk mendoj që ka hapur një varr, unë nuk e di. Di që ishte një njeri dhe është një njeri që më ka shpëtuar jeten. Di që do të përgjigjem përpara ligjit shqiptar dhe do të përgjigjem, nuk them që nuk do të përgjigjem, madje do të përgjigjem patjetër. Nuk e di nëse do e gjejnë kishën nga makina dhe GPS sepse unë e kam lënë të parkuar dhe kam shkuar te prifti me taksi, makinën e kam lënë në një parkim bari. Uroj që ky njeri të mos gjendet kurrë, sepse ka shpëtuar një jetë. Unë e kam thënë në prokurën italiane qeë nuk do e them kurrë emrin e priftit.
Në Vlorë, muajin e parë isha mjaft anonim. Deri në fillimin e kampionait europian, nuk ishte e parashikuar që të njihja njerez, dhe ndodhi në fakt që të njihja njerëz, i pari që njoha ishte Rrapo Taho, filluam me historinë, unë kam bërë arbitrin deri në serinë A, kështu që futbolli ishte pasioni im.
Pastaj më prezantoi mikun e tij Fatmirin, dhe njerëz të tjere por ata të dy në veçanti, ishin për mua miq te vertete. Në Vlorë e kam ende miqësinë dhe aty ekziston akoma fjala miqësi. Unë kisha pak lekë kështu që nuk paguaja kurrë dhe ndihesha edhe keq. Apartamenti ishte paguar mëparë jo nga unë. Shkonim në plazh kalonim kohën, rrinim bashkë. Është e dukshme që unë duhet të maskoja identitetin tim, dhe kjo zgjedhje për të bërë një intervistë televizive me një tv të huaj dhe e para që po bëj në video, në radhë të parë për tju kërkuar ndjesë miqve që më kanë njohur si Cristiano shkrimtar, kam zgjedhur të shpik diçka që lidhte atë që do të bëja vërtetë.
Në Sazan kam qenë në 2019 , dua para së gjithash t’ju kërkoj falje të gjithe miqve në Vlorë, ti e di që kam një çun që është gjysmë italian e gjysmë vlonjat, djali im i katërt i ka të dyja shtetësitë, quhet Liam.Unë gjithësesi kam ndërmend të kthehem në Vlorë
Nëse të kërkojnë për të proceduar në Shqipëri?
Davide: Unë do të kthehem për të paguar ato që kam bërë në Shqiperi. Vendosa Top Channel, për dy motive, e para sepse të njoha nga afër, Top Chanel sepse mendoj që është një televizion referimi.
Jam i gatshëm të kthehem për tu proceduar, absolutisht. Në Itali kam hyrë pa dokumenta, me një autobus pelegrinësh. Ka një gjë të rendësishme që duhet ta them, më kanë ndaluar përpara një bankomati, po është e vërtetë dhe kam tërhequr dy herë nga bankomati dhe pastaj ika në ishullin e Zambakut për të ikur më pas në ishullin e Montekristos. Kisha këtë hartë, këtë informacion që mund të kërkoja një thesar dhe ata kanë 50 vite që ata kanë studiuar dhe menduan që një njeri si unë që s’kishte më motiv të jetonte nuk do bënte asgjë për t’jua hedhur.
Situata është e vështirë në familje si me ish gruan edhe me bashkëjetuesen por tani po rri 24 orë me fëmijet e mi. Dua ti kerkoj falje të gjithë atyre që më kanë njohur si Kristiano, qytetarëve të Pukës, policisë dhe autoriteteve shqiptare sepse nuk e kam bërë këtë për t’u tallur me ta dhe as për të luajtur por me të vërtetë kam njohur njerëz të shkëlqyer, dhe mbi të gjitha të gjithë qytetarëve shqiptarë sepse kanë dëgjuar akuza të padrejta në lidhje me këtë rast. Por unë kam një respekt të jashtëzakonshëm dhe mendoj që janë njerëz të jashteëzakonshëm dhe gjithashtu mendoj që për mua kanë një opinion shumë të mirë dhe do të vij patjetër sërish në Vlorë .
“Dialogu me Kosovën është shah dhe jo boks”, Rama: Serbia do kërkojë falje
“Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim”. Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama teksa komentonte tensionet mes Kosovës dhe Serbisë sa i takon çështjes së reciprocitetit për targat.
Përballë gazetarëve dhe analistëve në studion e ‘Open’, kreu i qeverisë theksoi se nisma ‘Ballkani i Hapur’ ndalon riprodhimin e historisë.
“Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim. Çështja është kur dhe si e kërkon faljen…Do e kërkojë duke qëndruar neve në mënyrë pasive dhe pritur faljen, apo do e kërkojë në një proces? Nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes se kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e marrëveshjeve. Ballkani i hapur e ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë për arsye të politikave të brendshme të një vendi.
Me Ballkanin e hapur ngelen pas të gjitha këto dhe nuk merret njeri me targa. Ne kërkojmë një hapje të mundësive për bizneset që të bëjnë biznes. Duhet të rrisim hapësirat e mirëqenies së njerëzve. Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë. Mendoj se dialogu me Serbinë është shah dhe nuk është boks. Kosova mbetet peng i atij boksi. Kjo është shah. Kosova e ka fituar luftën, shqiptarët e fituan. Serbët e humbën, del një gjeneral aty kloun që t’i japë zemër bijve të të mundurve.”, pohoi kryeministri.
A do të hiqet tarifa për Rrugën e Kombit? Rama i prerë: Patriotët për të kaluar do të paguajnë, nuk ka lidhje me kombinMbrëmjen e sotme kryeministri Rama foli dhe për tarifën e ‘Rrugës së Kombit’ duke theksuar se ajo nuk do të hiqet pasi ka të bëjë me shërbimin dhe jo kombin. Rama u shpreh se cdo patriot, qoftë shqiptar i Kosovës apo i Shqipërise do pagujë për të kaluar rrugën dhe se cdo teori se trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë.
A do të hiqet tarifa për Rrugën e Kombit?
Rama: Nuk është folur, ata mund ta kërkojnë por nuk ka për tu hequr. Ajo është një tarifë shërbimi. Vendet i kanë këto tarifa brenda vendit, jo në kufi. Që ai trau ka ndarë kombin eshte nje teori e pakuptimte…. Kështu që patriotët për të kaluar, duhet të paguajnë rrugen, është një tarifë që ka transformuar totalisht parametrat e sigurisë, nuk ka lidhje me kombin, ka lidhje me shërbimin.
‘Lufta’ me COVID-19, mbërrin 29,250 doza të vaksinës Pfizer në vendin tonëGjatë mbrëmjes së sotme në vendin tonë mbërritën edhe 29,250 doza të tjera vaksinash Pfizer kundër COVID-19.
Lajmin e ka bërë me dije, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa ka theksuar se numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë deri më është 2,074,560.
Në fund të lajmit, ministrja ka bërë edhe një thirrje për të gjithë qytetarët se duhet të vaksinohen, që t’i japim fund pandemisë.
“Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone. Vaksinohuni”, shkruan ajo.
Skandal/ Punonjësit e shtëpisë së moshuarve në Fier, vjedhin ushqimet, të moshuarit hanë bukë me qepëFiks Fare transmetoi mbrëmjen e të hënës një skandal që ndodh në shtëpinë e të moshuarve në Fier, ku punonjës të saj vjedhin ushqimet e të moshuarve. Ndërsa të moshuarit përballen me mungesën e ushqimit, dritave dhe ujt. Menuja e tyre është; domate, kastravec dhe qepë.
Në ambienetet ku jetojnë gratë e moshuara, dhomat e tyre janë të ndotura, fakt të cilin e ka deklaruar dhe drejtoresha e këtij institucioni. Po kështu, përkujdesi shëndetësor mungon për moshat e treta, ndërsa të tjerë të moshuar lejohen të konsumojnë alkool në ambientet e kësaj qendre. Drejtuesja e këtij institucinoni dhe punonjësja sociale në vend t’u mundësojnë ndihmë mjekësore të moshuarve me mjekë, ato ua vendosin vetë “diagnozën”.
Në Fiks Fare u ankuan dy të moshuar të këtij azili, pasi u vidhet sistematikisht ushqimi dhe për vaktin kryesor që është dreka hanë vetëm sallatë domate me qepë. Ata kërkuan që të bashkëpunonin me Fiks Fare për të nxjerrë në pah problemet e tyre.
Në fillim ata xhiruan një moment kur të moshuarit konsumojnë drekën dhe si ushqim kanë dy feta bukë dhe një pjatë me domate e qepë.
Njëri prej tyre shihet në video se i kërkon drejtoreshës së institucionit të vizitohet, pasi kishte dhimbje koke dhe i ankohet se kishte tre muaj që ajo e gënjente se do vinte mjekja. Por në video ajo shprehet se doktoresha është me leje dhe nuk është problem se ai s’ka ndonjë sëmundje. Sipas drejtoreshës, zënka që ka pasur i moshuria me një shoqen e tij në azil i ka shkaktur dhimje koke, pasi e ka përjetuar në mënyrë shumë stresuese.
Të njëjten gjë i ka thënë edhe punonjësja sociale ndërsa i ka kërkuar të rregullohet me shoqen dhe do jetë shumë herë më i qetë.
Problematikë tjetër që ngrejnë të moshuarit përveç ushqimit dhe shërbimit mjeksorë, janë kushtet e azilit. Pasi u vidhen ushqimet ata janë të detyruar të gatuajnë në dhomat e tyre. Por edhe këtë drejtoresha ua ka ndaluar, pas një kontrolli që i është bërë azilit nga Tirana. ” Ambientet e grave ishin zhul zhul zhul ndaj nga sot e tutje askush nuk do gatuaj në dhomë, nesë doni shkoni hani në lokal” shprehet ajo para të moshuarve.
Pas disa ditësh investigimi, gazetarët e Fiks Fare, kanë monitoruar punonjësit e kësaj qendre, ku hynin me çantat bosh e dilnin me çanta plotë. Ditën e fundit gazetarët mbërritën në këtë institucion në orën 5.00 të mëngjesit dhe pasi panë që punonjësit u futën në azil me çantat bosh, xhiruan njërën prej punonjëseve të turnit të parë. Në cantën e saj ajo kishte një qesë plot vezë të cilat i kishte marrë nga azili. Në momentin që donte të shmangte gazetarët iu thyen në tokë. Po ashtu nuk mungonin as perimet dhe ushqime të tjera duke vërtetuar kështu atë që pohuan të moshuarit.
Pas këtyre xhirimeve gazetarët takuan edhe drejtoreshën e kësaj qendre duke i deklaruar atë çfarë kishin xhiruar e vërtetuar. Në fillim drejtoresha u kërkon gazetarëve shkresë zyrtare. Pas denoncimit të rastit të vjedhjes nga njëra prej punotoreve, drejtoresha u shpreh ” Unë i kontrolloj punonjësit kur lënë turnin, por në dijenin time nuk e di këtë fakt dhe si kam kapur në asnjë rast duke vjedhur. Nëse ju i keni kapur të veprojnë organet kompetente” përfundon ajo.
Njihuni me Jahtin bërthamor, i krijuar për të shpëtuar botënNëse do të ndërtohej, kjo anije luksoze kërkimore, e cila do të pagëzohej si Toka 300, do të mbizotëronte edhe mbi jahtin më të madh në botë. Anija e propozuar synon të kombinojë luksin e një super jahti dhe ta bashkojë atë me kërkimin shkencor, sipas Aaron Olivera, sipërmarrësit që qëndron pas idesë.
“Pse të mos marrim njerëzit më të pasur në botë, t’i tërheqim së bashku me shkencëtarët më të zgjuar dhe më të ndritur dhe t’i lejojmë ata të përjetojnë atë që po ndodh në dorën e parë?” pyet Olivera. Edhe pse është vetëm një koncept për momentin, ka plane për tu vënë në jetë përfundimisht me anë të një reaktor me kripë të shkrirë, një lloj reaktori bërthamor modern, duke lejuar që anija të qëndrojë në det pafundësisht, me një autonomi të plotë energjetike.
Sipas një llogaritje nga antropologët e Universitetit të Indianës, një Jaht emeton mbi 7,000 ton CO2 në vit. Shumëzuar me 300 – afërsisht numri i super -jahteve në të gjithë botën – që është e barabartë me mbi 2 milion ton CO2, më shumë se emetimet individuale vjetore të rreth një të katërtës së vendeve të botës.
Tani wshtw propozua qe luksi tw bashkohet me kërkimin shkencor për të krijuar këtë Jaht pa emetime që do të bashkojë shkencëtarët e klimës dhe të pasurit në një përpjekje të guximshme për të shpëtuar planetin.
Jahti luksoz planifikohet që të jetë të paktën 80 metra. Sipas një llogaritje nga antropologët e Universitetit të Indianës, ky super jaht do të ketë një ekuipazh të përhershëm, një pistë helikopteri, por edhe nëndetëse.
Kapaciteti i Jahtit do të jetë 425 persona por edhe 165 ekuipazh dhe 160 shkencëtarë.
Me 700 milionë dollarë, kostoja e parashikuar e Earth 300 është dyfishi i asaj të REV Ocean, dhe Olivera po shikon kantieret e anijeve në Gjermani dhe Korenë e Jugut për ndërtimin. Ai thotë se dizajni paraprak i anijes dhe inxhinieria detare janë përfunduar dhe shpreson të jetë gati për një udhëtim të parë këtë dekadë.
U qortua nga SHBA-ja për tensionet në veri? Këshilltarja e Osmani e mohon!Sot gjatë ditës u raportua nga Klan Kosova se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është qortuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për aksionin e Policisë së Kosovës në veri. Mirëpo këto lajme janë cilësuar si të pavërteta nga këshilltarja e Osmanit, Donjeta Miftari.
Presidentes Osmani, të shtunën, i është shprehur drejtpërdrejt pakënaqësia me mënyrën se si institucionet e Kosovës e kanë organizuar aksionin në veri, pasi sipas burimeve është rrezikuar siguria kombëtare.
Mirëpo Miftari thotë se Osmani ka kontaktuar sot me zyrtarë amerikanë, por i cilëson të pavërteta lajmet se Osmanit i është tërhequr vërejtja. Ajo thotë se ishte vetë e pranishme në telefonatën që pati Osmani me zyrtarët e DASH-it.
“Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, shkruan Miftari në Facebook.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të miratohet masa e reciprocitetit për targa me Serbinë. Pas kësaj forcat Speciale të Policisë janë vendosur në pikat kufitare në veri të Kosovës, ndërsa banorët e minoritetit serb kanë bllokuar rrugët me automjete.