Aplikacion
Mediat në Kosovë raportojnë se katër rusë sot kanë hyrë në mesin e serbëve në veri në Jarinje.
Sipas burimeve të “KosovaPress” në vendin e ngjarjes, rusët kanë sjellë me vete edhe tri çanta, të cilat i kanë hapur vetëm në kohën kur është errësuar.
Nuk dihet ende se çfarë ka në ato çanta, megjithëse është përjashtuar se ato janë armë. Sipas të gjitha gjasave, janë pajisje kibernetike.
Fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes tregojnë momentin kur ata po i afroheshin njërës nga pikat ku janë mbledhur serbët, disa qindra metra më poshtë se pika kufitare.
Merret vesh se me të arritur në vendin e ngjarjes, rusët kanë shkaktuar një dozë shqetësimi edhe te disa serbë vendas. Mirëpo, ata janë nga serbë që kanë ardhur këto ditë nga Mali i Zi.
Të dhëna të tjera të sigurta nga burimet në veri, thuhet se mbrëmë ka hyrë një grup i serbëve nga Serbia, të përfshirë në puçin e organizuar nga rusët në Podgoricë në vitin 2016, në krye me Bratislav Dikiçin.
Habit Fatbardh Kadilli: Unë e kam ditur që në shkurt se Berisha do shpallet non-grataIsh-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka deklaruar mbrëmjen e sotme se ai vetë e ka ditur që në shkurt se ish-Kryeministri Berisha do të shpallej non-grata.
Duke folur mbrëmjen e sotme në Open, Fatbardh Kadilli kritikoi Bashën pse e përfshiu Berishën në fushatë kur e dinte vendimin e DASH.
“Unë e kam ditur që në shkurt se Sali Berisha do të shpallet non-grata. E kam thënë që do shpallet. Pse Lulzim Basha bëri fushatë me të? Pse kanë përfunduar kështu dy liderët e partisë time. Edi Rama e ka thënë që në vitin 2019. Pse bëjnë sikur u habitën”, deklaroi Fatbardh Kadilli.
Shuhet në moshën 80-vjeçare peshngritësi i njohur nga Elbasani, kontributi që la pasShuhet në moshën 80-vjeçare peshngritësi i njohur shqiptar nga qyteti i Elbasanit Vehap Xhindoli.
Për 10 vite me radhë ai ka mbajtur titullin si kampion absolut për ngritjen e peshave.
Në 14 maj të këtij viti presidenti Ilir Meta i akordoi çmimin “Mjeshtër i Madh” për veprimtarinë e shquar sportive si një nga figurat historike të peshëngritjes në qytetin e Elbasanit.
Xhindoli njihej nga elbasanasit për kontributin e tij të çmuar në disa fusha.
Në moshën 70 vjeçar Vehapi nisi të mësojë gjuhën angleze, brenda një viti arriti edhe të përkthente libra nga anglishtja.
Anglishtja ishte gjuha e katërt e huaj që përvetësonte, përveç rusishtes, frëngjishtes dhe gjermanishten.
Zyrtari taleban: Do të rikthehen ndëshkimet e rënda dhe ekzekutimetNjë nga themeluesit e lëvizjes së Talebanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islam kur ata sunduan për herë të fundit Afganistanin, tha se kjo lëvizje e linjës së ashpër do të kryejë sërish ekzekutime dhe gjymtime të duarve, edhe pse ndoshta jo në publik.
Në një intervistë për agjencinë e lajmeve The Associated Press, Mullah Nooruddin Turabi minimizoi indinjatën për ekzekutimet e talebanëve në të kaluarën, të cilat ndonjëherë ndodhnin para turmave në një stadium, dhe paralajmëroi botën kundër ndërhyrjes tek sundimtarët e rinj të Afganistanit.
“Të gjithë na kritikuan për ndëshkimet në stadium, por ne kurrë nuk kemi thënë asgjë për ligjet e tyre dhe dënimet e tyre”, tha Turabi duke folur në Kabul për agjensinë The Associated Press. “Askush nuk do të na thotë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do të ndjekim Islamin dhe do t’i bëjmë ligjet tona bazuar tek Kurani”.
Që kur talebanët pushtuan Kabulin më 15 gusht dhe morën kontrollin e vendit, afganët dhe bota po vëzhgojnë nëse do të ngrenë sërish sundimin e tyre të ashpër të fundit të viteve 1990. Komentet e Turabit vunë në dukje sesi udhëheqësit e grupit mbeten të ngulitur në një botëkuptim thellësisht konservator dhe të ashpër, edhe ndërsa po përqafojnë ndryshimet teknologjike, si videot dhe celularët.
Turabi, tani në të 60-at, ishte ministër i drejtësisë dhe kreu i të ashtuquajturës Ministria e Përhapjes së Virtytit dhe Parandalimit të Veseve – praktikisht, policia fetare – gjatë regjimit të mëparshëm të talebanëve.
Në atë kohë, bota denoncoi ndëshkimet e talebanëve, të cilat u zhvilluan në stadiumin sportiv të Kabulit ose në territorin e xhamisë së madhe Eid Gah, me pjesëmarrjen shpesh të qindra burrave afganë.
Ekzekutimet e vrasësve të dënuar zakonisht bëheshin me një plumb të vetëm në kokë, të shtënë nga familja e viktimës, e cila kishte edhe opsionin të pranonte “paratë e gjakut” dhe të lejonte fajtorin të jetonte. Për hajdutët e dënuar, dënimi ishte prerja e një dore. Atyre që dënoheshin për grabitje të udhëtarëve, u pritej një dorë dhe një këmbë.
Gjykimet dhe dënimet ishin rrallë herë publike dhe gjyqësori mbështeste klerikët islamikë, njohuritë e të cilëve për ligjin ishin të kufizuara tek urdhëresat fetare.
Turabi tha se këtë herë çështjet do të gjykohen nga gjyqtarët, ndër ta edhe gra, por themeli i ligjeve të Afganistanit do të jetë Kurani. Ai tha se të njëjtat ndëshkime do të rikthehen.
“Prerja e duarve është shumë e nevojshme për sigurinë,” tha ai, duke thënë se kishte një efekt parandalues. Ai tha se kabineti po studion nëse do të bëjë ndëshkime në publik dhe do të “zhvillojë një politikë” për këtë.
Ditët e fundit në Kabul, luftëtarët talebanë kanë rikthyer një ndëshkim që e përdornin zakonisht në të kaluarën – turpërimin publik të burrave të akuzuar për vjedhje të vogla.
Në të paktën dy raste gjatë javës së fundit, burrat në Kabul janë hipur në pjesën e pasme të një kamioni me duart e lidhura dhe i kanë shëtitur për t’i poshtëruar. Në një rast, fytyrat e tyre u pikturuan për t’i identifikuar si hajdutë. Në një tjetër rast, u është varur në qafë, ose futur në gojë, bukë e mykur. Nuk ishte menjëherë e qartë se cilat ishin krimet e tyre.
I veshur me një çallmë të bardhë dhe me një mjekër të bardhë të dendur, Turabi çalon paksa mbi një këmbë artificiale. Ai humbi një këmbë dhe një sy gjatë luftimeve me trupat sovjetike në vitet 1980.
Nën qeverinë e re talebane, ai është përgjegjës për burgjet. Ai është mes një numri udhëheqësish talebanë, përfshirë anëtarët e kabinetit të përkohshëm të përbërë plotësisht nga meshkuj, të cilët janë në listën e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.
Gjatë sundimit të mëparshëm taleban, ai ishte një nga zbatuesit më të egër dhe pa kompromis të grupit. Kur talebanët morën pushtetin në 1996, një nga veprimet e tij të para ishte t’i bërtiste një gruaje gazetare, duke kërkuar që ajo të dilte nga dhoma me burra, dhe pastaj të godiste me një shuplakë të fuqishme në fytyrë një burrë që kundërshtoi.
Turabi ishte i njohur për heqjen e kasetave muzikore nga makinat, dhe varjen e qindra metrave shirita kasetash të shkatërruara nëpër pemë dhe tabela rrugore. Ai kërkoi që burrat të mbanin çallma në të gjitha zyrat qeveritare dhe besnikët e tij rrihnin rregullisht burrat që kishin shkurtuar mjekrën. Sportet u ndaluan dhe legjioni i zbatuesve të Turabit i detyroi burrat të shkonin në xhami për falje pesë herë në ditë.
Në intervistën e kësaj jave me agjensinë Associated Press, Turabi foli me një gazetare grua.
“Nekemi ndryshuar që nga e kaluara”, tha ai.
Ai tha se tani talebanët do të lejojnë televizionin, celularët, fotografitë dhe videot “sepse kjo është domosdoshmëria e njerëzve, dhe ne jemi seriozë për këtë”. Ai sugjeroi se talebanët i shohin mediat si një mënyrë për të përhapur mesazhin e tyre. “Tani ne e dimë se në vend që të arrijmë tek vetëm disa qindra (njerëz), ne mund të arrijmë miliona”, tha ai. Ai shtoi se nëse ndëshkimet bëhen publike, atëherë njerëzit mund të lejohen të bëjnë video ose të bëjnë fotografi për të përhapur efektin parandalues.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përpjekur të përdorin kërcënimin e izolimit – dhe dëmin ekonomik që do të rezultonte prej tij – për të bërë presion ndaj talebanëve për të moderuar sundimin e tyre dhe për t’i dhënë fraksioneve të tjera, pakicave dhe grave, një vend në pushtet.
Por Turabi hodhi poshtë kritikat mbi sundimin e mëparshëm taleban, duke argumentuar se kishte arritur të sillte stabilitet. “Ne kishim siguri të plotë në çdo pjesë të vendit”, tha ai për fundin e viteve 1990.
Edhe pse banorët e Kabulit shprehin frikë nga sundimtarët e tyre të rinj talebanë, disa e pranojnë me keqardhje se kryeqyteti tashmë është bërë më i sigurt vetëm që muajin e kaluar. Para marrjes nën kontroll të talebanëve, banda hajdutësh bridhnin nëpër rrugë dhe kriminaliteti i vazhdueshëm kishte larguar shumicën e njerëzve nga rruga sapo binte errësira.
“Nuk është gjë e mirë të shohësh këta njerëz të turpëruar në publik, por kjo i ndal kriminelët, sepse kur njerëzit e shohin atë, ata mendojnë se ‘nuk dua që ky të jem unë’,” tha Amaan, një pronar dyqani në qendër të Kabulit. Ai kërkoi që të identifikohej vetëm me një emër.
Një tjetër shitës tha se ishte një shkelje e të drejtave të njeriut, por se ai ishte gjithashtu i lumtur që mund ta mbante të hapur dyqanin edhe pasi ka rënë errësira./ Zeriamerikes
Flamur Noka: Sikur edhe pistoletën të më vënë dhe të më thonë vrite PD-në, unë nuk e vras
Deputeti demokrat Flamur Noka u shpreh i prerë në “Log.” se nuk do e vriste partinë, duke nënkuptuar këtu përjashtimin e Berishës, edhe po t’i jepnin pistoletën në dorë. Noka u shpreh se një lider kur merr një vendim, nuk duhet ta shohë vetëm në aspektin personal por duke marrë parasysh efektin që ka te forca e tij politike.
“Në politikë nuk ka sentiment dhe nuk duhet të ketë sentiment. Dua një PD të fortë, të bashkuar dhe fituese. Basha ka 8 vite nuk na çoi dot në fitore. Si do na çojë në fitore pas kësaj përçarje që e çoi partinë. Një drejtues kur merr një vendim të rëndësishëm nuk duhet ta shohë në aspektin individual.
Duhet ta shohësh çfarë efektesh ka ky vendim te forca politike që unë drejtoj dhe çfarë pasojash ka ky vendim. Në rastin e zotit Berisha është një vendim i vështirë. Është njeriu që ka reputacionin më të madh në bazën e PD-së. E shohin sit ë vetmin njeri që mund ta çonte Partinë Demokratike në fitore. Për shkak të personalitetit të tij. Kur tip o merr një vendim dhe e di çfarë efekti ka në bazë si mundesh ti? Ky vendim bën një ndarje të forcës tënde politike.
Ne po akuzojmë Edi Ramën. Tashmë ai është një autokrat. Ti si mundesh të marrësh vendim duke përdhosur institucionet. Tregon që tip o jep shenja autokracie brenda partisë. Cili është besimi që mund të kem unë për institucionet nesër kur ti sot i shkelmon. Sikur edhe pistoletën këtu të më vënë dhe më thonë vrite forcën tënde politike, unë nuk e vras. Jap dorëheqjen. Sepse ky do ishte dobësim dhe i çon ujë Edi Ramës. Nuk mund t’i shërbejë kurrë Edi Ramës”, tha Noka.
Noka deklaroi se për 8 vite të gjithë demokratët kanë marrë pjesë në plagosjen e forcës së tyre politike por jo në vrasjen dhe varrosjen e saj.
“Edhe unë kam pasur disa herë debate me zotin Basha por kam zgjedhur të mos i bëj publike debatet. Ka një moment kur duhet të thuash ndal. Kemi marrë pjesë në plagosjen e forcës tonë politike por në vrasjen dhe varrosjen e saj nuk marrim pjesë” u shpreh ai.
Marku: Berisha të kishte ikur që në vitin 2013, PD po humbet energjiAnalisti Mark Marku, thotë se ish-kryeminsitri Sali Berisha duhej të ishte larguar nga PD që në vitin 2013.
Në emisionin, “Opinion”, Marku theksoi se kryedemokrati Lulzim Basha vendimin e tij për të larguar Berishën duhej ta kishte marrë që në vitin 2017 dhe në këtë mënyrë do të kishte shmangur dobësimin e PD.
“Berisha duhet të ishte larguar në 2013. Basha nëse Berisha nuk e kuptonte në 2017 duhet ta kishte larguar, shko në punën tëndë. Do të bëjmë një muze në PD, do kemi figurën horonikfike, por në PD nuk do të vazhdosh të jesh. Nuk mund ta kthesh kohën mbrapsh. Po ndodh me dhunë dhe në mënyrë të pandershme në pikëpamjen politike. Nëse PD vijon kështu do humbasi energji kot, duhet të gjendet një mënyrë tjetër, nuk e mbron kështu Berishën”,-tha Marku.
Plas sherri në TV/ Mark Marku përplaset me Agron Shehajn: Je matrapaz, standard i ulët krahasuar me BashënVendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.
Deputeti Agron Shehaj u shpreh kundër deklaratës së Bashës për mos mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, ndërsa tha se Berisha nuk do të tërhiqet dhe se do vijojë mbledhjen e firmave të delegatëve të Kuvendit.
Ndërkohë, analisti Mark Marku kritikoi qëndrimin e Shehajt, duke theksuar se deputeti nuk pati guxim të mbante fjalim në Kuvendin e fundit të PD.
Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Basha nuk besoj se do të tërhiqet. Kur dëgjoj se nuk do mblidhet asnjë forum. Do përfundojë që secili do e interpretojë në interesin e vet, nuk do mendojë njeri për PD dhe Shqipërinë. Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë.
Marku: Unë ishe për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Tani të mbash një Kuvend Kombëtar për shkak se Berisha ka një problem të vetin persona, më vjen keq. Ti s’guxove të ishe kundërshatr i Bashës, nuk mbajte një fjalim.
Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.
Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar.
Shehaj: Je mirë nga mëndja ti.
Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën
Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti.
Rrëmbimi i Kozakut dhe roli i Fabio Dushkut: A do të ndërhyjë “Stresi” për të shuar gjakrat?Një ngjarje e rëndë ndodhi sot pasdite në Tiranë, ku familjarë të një të riu të identifikuar si Kozak Braçi njoftuan policinë duke pretenduar për një pengmarrje ndaj tij.
Të afërmit e personazhit të njohur si “Kozaku” në rrjetet sociale thanë që personat që e kishin rrëmbyer janë të afërm të një tjetër personazhi të rrjeteve sociale, Fabio Dushkut.
Gjithçka ndodhi pas sharjeve dhe fyerjeve për disa javë me radhë mes të dy personazheve në TikTok. Para dy javësh, Kozakut i hodhën një lëndë plasëse në shkallët e pallatit ku jetonte, ndërsa ai pretendoi se këtë e kishin bërë njerëzit e Fabio Dushkut. Ky i fundit nuk e pranoi asnjëherë akuzën.
Pas kësaj, Kozak sfidoi Dushkun në TikTok duke thënë se sduhej të fshihej duke hedhur shashka natën, por të përballej me të fizikisht. Nisur edhe nga pretendimet e familjarëve, duket se Fabio Dushku ka pranuar sfidën e Kozakut duke bërë që ai sot të detyrohet të flasë fjalë banale ndaj vetes pikërisht tek llogaria e tij në TikTok.
Të dy personazhet janë të njohur në rrjetet sociale duke patur miq të përbashkët persona të famshëm të skenës. Një prej tyre është reperi i famshëm “Stresi”, i cili ka njohje si me grupin e Fabio Dushkut ashtu edhe me Kozakun.
Ngjarja e sotme ishte e rëndë, megjithatë mbetet për t’u parë nëse “Stresi” do të përdorë ndikimin e tij për të shuar gjakrat mes dy kampeve që tashmë kanë shkuar shumë larg.
U kap me 7 kg heroinë në makinë, qeni antidrogë i bën “gjëmën” shqiptarit në ItaliDy ditë më parë autoritetet italianë arrestuan një 38-vjeçar shqiptar në zonën e Brindisit pasi në makinën e tij iu gjet një sasi prej 7 kg heroinë.
Guardia di Finanza ka publikuar sot momentet ku janë kryer kontrollet në makinën e të riut shqiptar.
Siç shihet dhe nga pamjet, 38-vjeçari kishte çmontuar pjesën e radios të vendosur në kroskot dhe kishte krijuar një depo ku kishte vendosur 12 pako me heroinë.
Ka qenë qeni antidrogë i cili ka zbuluar lëndën narkotike. Fillimisht karabinierët ndaluan makinën në afërsi të Brindisit për një kontroll rutinë.
I riu shqiptar u tha efektivëve se do të nisej drejt Shqipërisë përmes Brindisit, por duke qenë se me vete në makinë nuk kishte asnjë bagazh, kjo i ka bërë karabinierët të dyshojnë.
Pas kontrollit, qeni antidrogë sinjalizoi se diçka fshihej pas radios. Pas çmontimit, efektivët zbuluan pakot e drogës.
Ato ishin të mbështjella me tre shtresa në mënyrë që t’i shpëtonte nuhatjes së qenve antidrogë.
Pas arrestimit, policia i sekuestroi shqiptarit dy telefona celularë dhe 760 euro cash.
Shqipëria i vetmi vend në Europë pa një spital-burg për të sëmurët mendor. Të dhunshëm, enden rrugëveNumri i veprave penale të kryera nga persona me probleme të shëndetit mendor po shkojnë drejt një rritje të frikshme, si pasojë e neglizhencës dhe keqmenaxhimit të shumë hallkave institucione.
Fiks Fare, gjatë një investigimi ka arritur të evidentojë dy raste të neglizhuara nga institucionet përkatëse. Rasti i parë, ka të bëjë me vijimësinë e një denoncimi mediatik me 20 Gusht 2021, ku një vajzë teksa kthehej nga puna pak minuta pas mesnate, u godit nga një i panjohur pa indicie. Pas denoncimit të vajzës së dhunuar dhe hulumtimeve të uniformave të policisë nga Komisariati nr 3, u bë i mundur identifikimi i agresorit. Ky i fundit rezultoi të ishte D. T, 29 vjeç i diagnostikuar prej kohësh me probleme të shëndetit mendor.
Nga kërkimet e gazetarëve të “Fiks Fare”, D. T u gjet në gjendje të lirë teksa ngjitej në shtëpinë e tij i maskuar me një kapele të zezë. Pas një kërkese për informacion në Komisariatin nr 3 Tiranë na u tha se ky shtetas është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosje me dashje” dhe se ka rezultuar me probleme të shëndetit mendor, për të cilën ka paraqitur dokument spitalor. Në vijim të hetimeve D. T është shoqëruar për Spitalin Psikiatrik nr 5 për ndihmë mjekësore, pas egzaminimeve spitali ka vendosur mjekim të detyruar ambulator në kushte shtëpie dhe se ky shtetas mbahet nën kontroll të përditshëm për të parandaluar një tjetër ngjarje.
Rasti i dytë u evidentua në rrugën “Mustafa Matohiti”, ku një e moshuar shfaqte shenja agresiviteti kundrejt fqinjëve dhe personave që kalojnë nën pallatin e saj duke hedhur nga kati i 6-të i banimit sende të forta. Fatmirësisht pa dëmtuar njerëz por bizneset nën pallat dhe ndonjëherë dhe makinat e parkuara anës rrugës, po. Në një bisedë me administratorin e këtij kompleksi , tha se janë bërë denoncime në emër të saj, por që nuk merren masa pasi ka probleme të shëndetit mendor. “Policia ka ardhur disa herë dhe nuk kanë mundur të bëjnë gjë, sepse ajo është e kartelizuar” shprehet administratori.
Në lidhje me trajtimin e këtyre dy rasteve dhe shumë të tjerave të ngjashme në një intervistë për Fiksin mjekja psikiatrie Irena Thoma, tha se këta persona duhet të trajtohen me mjekim të detyruar ambulator, dhe në rast se këta persona kryejnë një vepër penale, duhet të trajtohen në spital të izoluar deri në momentin e përmirësimit të gjendjes së tyre.
Gazetarët iu drejtuan për një intervistë edhe z. Ylli Manjani. Në kohën kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë në studion e “Fiks Fare” ka deklaruar se në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të hapnin një “Institucion të Veçantë” si Zaharia, për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor. Pasi institucioni aktual nuk i përmbush kushtet për trajtimin e këtyre personave gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Ai u shpreh se për këta persona duhet të ketë patjetër qendra izolimi ku mund të kurohen, duke theksuar se nuk mund të lihen në gjendje të lirë.” Projekti për ta mbyllur kampin e Zaharisë dhe të burgosurit të kalonin në ambientet e burgut të Shënkollit nuk m’u mbështet si projekt” shprehet Z. Manjani, por thekson se Zaharia duhet të mbyllet sa më parë.
Aktualisht në institucionin e Zaharisë janë të akomoduar 292 shtetas me masë mjekësore ” mjekim i detyruar”. Në përgjigjen e saj për Fiks Fare Ministria e Drejtësisë pohoi se është një plan – projekt për të ndërtuar një spital psikiatrik ligjor . Ndërkohë kjo ministri shkruan se janë ndërmarrë hapa të rëndësishme për përmirësimin e kushteve të jetesës të kësaj kategorie në sistemin e burgjeve, duke cituar edhe ligjin e miratuar në 2020 pikërisht në trajtimin e personave, për të cilat gjykata ka vendosur zbatimin e masave mjekësore të detyrueshme. Kjo do bëhet nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë ndërkohë që Ministria e Drejtësisë do të jetë përgjegjëse vetëm për masat e sigurisë së ruajtjes së këtyre institucioneve. Por ende Shqipëria mbetet i vetmi vend në Europë pa një spital-burg për të sëmurët mendor. Të dhunshëm dhe të rrezikshëm për jetët e qytetarëve ata lihen të lirë të enden rrugëve.