Aplikacion
Avokati Sokol Hazizaj nuk e ka përjashtuar mundësinë që klienti i tij, Adriatik Llalla të kërkojë azil politik.
Mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Open “, Sokol Hazizaj u shpreh se klienti i tij ka kontribute në drejtëisnë shqiptare dhe se nuk beson që do të kërkojë azil politk. Gjithsesi ai shtoi se nëse do të vazhdojë të trajtohet politikisht çështja e tillë, atëherë nuk përjashtohet si mundësi.
“Kjo çështje vijon të trajtohet politikisht. Nuk mendoj se një njeri si i mbrojturi prej meje, i cili ka kontribute në drejtësi, do e bëjë këtë. Nëse do të vazhdojë të trajtohet politikisht, natyrisht që edhe kjo gjë mund të ndodhë. Por unë nuk kam informacion për këtë. Politika edhe vendos me anë të vendimeve gjyqsore. Unë nuk e kundërshtoj, por nuk e them dot”, tha Sokol Hazizaj.
Artan Hoxha zbulon mënyrën sesi Adriatik Llalla mund t’i “shpëtojë” burgut: Brenda 5 viteshGazetari investigativ, Artan Hoxha ka folur për dënimin me 2 vite burg për Adriatik llallën i cili sipas tij do të paraqitet brenda 1 jave në të kundërt do të rëndohen pozitat e tij.
Hoxha gjatë fjalës së tij zbuloi edhe “mënyrën” sesi Adriatik Llalla mund t’i shpëtojë vendimit me burg, “sipas tij vendimi parashkruetvetëm nëse Llalla nuk arrestohet brenda 5 vitesh”
“Adriatik Llalla në bazë të nenit 24 ka një javë kohë të parqaqitet vullnetarisht. Momentalisht Lalla ndodhet jashtë Shqipërisë dhe asgjë nuk e favorizon nëse fshihet, përkundrazi e penalizon. Unë besoj se brenda javës Llalla do të paraqitet vetë, nëse nuk ndodh e rëndon situatën. Di të them që nëse Llalla nuk arrestohet brenda 5 vitesh atëherë do të parashkruet vendimi. Nëse nuk ekzekutohet vendimi për 5 vjet atëhëherë Llalla nuk arrestohet më vonë”, tha Hoxha për “Opinion”.
“Dhoma e ferrit”, pamjet në vendin ku Babis vrau Caroline dhe inskenoi grabitje nga shqiptarëtForografitë në dhomën ku u vra 20-vjeçarja Caroline në Glyka Nera të Greqisë janë publikuar nga protothema.gr.
Pamjet, të cilat përfshihen në dosjen e çështjes, përshkruajnë skenën e vdekjes, por edhe lëvizjet e pilotit 32-vjeçar në agimin fatal të 11 majit. Në foto shfaqet dhoma horror, ku gjithçka është kthyer përmbys, pasi Babis inskenoi grabitje nga shqiptarët.




Në shtrat shihet celulari i tij, pajisjen që në fund e tradhtoi, sirtarët e përmbysur. Ndërsa shihen edhe pjesët e ngjitësit izolues që ai ka përdorur për t’i lidhur duart gruas që vrau. Në skajin tjetër të dhomës së gjumit, ka një ambazhur të hedhur dhe të ndezur, pranë krevatit të Lidias së vogël.




Në fotot e tjera shihet krevati i vogëlushes, të cilën Babis Anagnostopoulos nuk kishte bërë ndërhyrje, ndërsa në pamje të tjera shihet shkalla prej druri që të çon në dhomën e lojërave dhe palestrën nëntokësore, ku është parkuar motori i pilotit. Atje, vrasësi kishte fshehur bizhuteritë e Caroline, për të përforcuar versionin e grabitjes, por që në fund doli zbuluar.








Dëbora e parë ka rënë në Kosovë me rastin e nisjes së vjeshtës.
E mërkura është parashikuar si dita më e ftohtë e javës sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës. E në disa zona kodrinoro-malore tashmë kanë filluar edhe reshje të borës.
Në fshatin Bajgorë të Mitrovicës kanë filluar të zbardhen kodra e male.
Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-27 gradë Celsius.
Adriatik Llalla në kërkim, gruaja e tij në sy të fëmijës i ngre gishtin e mesit gazetarëveAdriatik Llalla do të vuajë 2 vite burg pasi Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi ditën e sotme vendimin e GJKKO për ish-Kryeprokurorin.
Prania e madhe e mediave përballë shtëpisë së ish-kryteprokurorit ka “acaruar” së tepërmi gruan e tij e cila e ka humbur logjikën. Në sy të një fëmije të vogël ajo ofendon duke i treguar gishtin e mesit gazetarëve që po e filmonin në hyrje të shtëpisë.
Ende nuk dihet ku ndodhet Adriatik Llalla pasi në media së fundmi kanë qarkulluar pamje teksa ai me valixhe në dorë pret në një stacion treni në Romë.
Nuk u gjet në banesë, shpallet zyrtarisht në kërkim nga policia ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik LlallaShpallet në kërkim ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pas kontrolleve të policisë në banesë dhe mosgjetjes së tij, Llalla është shpallur zyrtarisht në kërkim.
Ish-kryeprokurori rezulton jashtë vendit, pasi nga sistemi TIMS ka rezultuar se ka dalë jashtë vendit 2 javë më parë. Forcat e policisë kanë shkuar mbrëmjen e sotme në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur. Nuk ka pasur ndonjë komunikim nga ana e oficerëve të policisë pas kontrolleve, teksa sipas procedurës ligjore, Llalla është shpallur zyrtarisht në kërkim.
Ish-kryeprokurori Llalla është dënuar me 2 vite burg. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, që përfshin edhe 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKO) e Shkallës së Parë, e dënoi Adriatik Llallën me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrorë dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite të mos kryejë asnjë funksion publik.
Gjykata e Apelit e Tiranës ka lënë sot në fuqi vendimin dhe Llalla përfundimisht duhet të kryejë dënimin me 2 vite burg dhe të mos ushtrojë funksione publike si dhe iu sekuestruan disa pasuri.
Policia del “duarbosh” nga shtëpia e Adriatik LlallësPolicia e Shtetit nuk e gjeti në shtëpi Adriatik Llallën. Vetëm pak orë pasi u shpall në kërkim nga SPAK, oficerët shkuan mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ish-kryeprokurorit në Tiranë për ta arrestuar, por nuk e gjetën.
Banesa është vendi i parë ku realizohet kërkimi pas firmosjes së urdhër arrestit, por trupa e policisë së Tiranës doli “duarbosh”. Ai dyshohet se ndodhet jashtë vendit, ndërsa avokati i tij, tha sot se është i shtruar në spital. Avokati Sokol Hazizaj e cilësoi vendimin të pa drejtë dhe për këtë do i drejtohet Gjykatës së Lartë.Sot Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla për fshehje të pasurisë.
Në seancën e së mërkurës Llalla nuk ishte i pranishëm dhe përveç dënimit me burg, gjykata i konfiskoi 11 mijë metra katrorë tokë dhe një apartament në Durrës si dhe i hoqi të drejtën që të mos ushtrojë për 5 vite funksione publike.
Llalla është ish-zyrtari i parë i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u shpall “non grata” nga SHBA.
Rama kokë më kokë me Erdoganin në SHBA, mediat turke zbulojnë detajetKryeministri Edi Rama është takuar në Nju Jork me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Lajmi është bërë publik nga mediat turke, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Anadolu, dy liderët janë takuar në kuadër sesionit të 76 të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.
Të njëjtat burime raportojnë se takimi u zhvillua me dyer të mbyllura.
Ndërron jetë ish-presidenti algjerian, Abdelkader BensalahIsh-presidenti algjerian, Abdelkader Bensalah, pas një lufte të gjatë me sëmundjen ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare.
Në fillim të prillit të vitit 2019, Bensalah u emërua president pas dorëheqjes së ish-presidentit Abdelaziz Bouteflika nën presionin e protestave popullore.
Bensalah ia dorëzoi presidencën presidentit të ri, Abdelmadjid Tebboune, më 19 dhjetor, pasi ky i fundit fitoi zgjedhjet presidenciale që u mbajtën më 12 dhjetor.
Policia shkon për të arrestuar ish-kryeprokurorin Llalla, ja momenti kur mbërrijnë në banesën e tijPolicia ka shkuar të arrestojë në shtëpi ish-kryeprokurorin Adriatik Lallën. Sot Llalla u dënua nga Apeli i GJKKO me dy vite burg dhe konfiskim të pasurive, lënie në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë.
Uniformat blu kanë hapur derën e banesës në rrugën “Gramoz Pashko” në Tiranë e cila fillimisht ishte e mbyllur dhe kanë hyrë brenda për kontroll.
Edhe pse Policia ka shkuar në banesën e Llallës, ky i fundit rezulton të jetë larguar jashtë Shqipërisë javët e fundit për në Turqi.
Ish-kryeprokurori Llalla akuzohej për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë teksa bëhet i pari zyrtar i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi.
.
