Aplikacion
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Fieri.
Ajo shkruan në “Twitter” se ndodhet në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, teksa thekson se “ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit, apo përfshirjes së politikanëve të lartë në korrupsion”.
Ambasadorja Kim deklaron se SHBA do jenë në Shqipëri edhe për 30 vitet e ardhshme dhe më gjatë, siç ka qenë këto 30 vite.
“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërsa, mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë. SHBA ka qenë në Shqipëri për 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme e më tej”, ka shkruar Kim.
Berisha i cilësoi materialet ku u bazua vendimi i DASH për shpalljen e tij ‘non grata’ shpifje. Ai tha sot nga Fieri se nuk ka mohuar ekzistencën e dosjes, por se ato janë të bazuara në raporte të NGO-ve, të organizatave të shoqërisë civile, në raporte të mediave dhe të qeverisë së Ramës dhe sipas tij janë të gjitha shpifje.
Dalin FOTOT/ Vajza e Trump dhe sheiku i PSG vizituan këtë verë ShqipërinëNë muajin korrik Shqipërinë e vizitoi Ivanka Trump. Lajmin e zbuloi Auron Tare që publikoi edhe disa foto në emisionin “Opinion”.
Ai tha se vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump shoqërohej nga bashkëshorti i saj, Jared Kushner dhe disa miq të tyre.
Ata kanë qëndruar në një jaht në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin. Sipas Tares, atyre Shqipëria u është dukur interesante.
Sipas të njëjtave burime bashkë me çiftin Trump ka qenë edhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.
“Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.
Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për tju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë.
Nuk i njohu asnjeri. Fare. Kudo që shkuan nuk i njohu njeri dhe kjo është gjë e mirë. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit për kishën atje. Një pjesë e malit digjej atje në atë kohë. Ishte koha e zjarreve. Shkuam edhe në Butrint” – tha Tare. 

Zjarret po kthehen në makth në Maqedoninë e Veriut. Biblioteka Universitare e Shkupit është rrezikuar seriozisht nga një vatër flakësh pranë godinës.
Ditë më parë Tetova kaloi një tragjedi të rëndë pas një zjarri në spitalin Covid. 14 viktima u shënuan dhe 12 të tjerë ngelën të plagosur.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit si në Tetovë ashtu dhe në Shkup, teksa mund të mos jetë rastësi që flakët përfshijnë institucione të rëndësishme shtetërore.
Ish-kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi i PD.
Patozi shkruan me ironi se nuk e dinte kërcënimin e tmerrshëm të Salianjit, që mund të jepte dorëheqjen në rast se Basha nuk do t’i bindej Uashingtonit,
Postimi i Patozit
TANI E KUPTOJ MË MIRË LULIN…
Deri dje më dukej pak i çuditshëm guximi i Lul Bashës për të përjashtuar Sali Berishën, megjithë presionin e fortë amerikan për ta vrarë më në në fund “babain” e vet politik, si kushtin e vetëm që të shpëtonte lëkurën e vet.
Por sot jam i qartë se nuk ka pasur rrugë tjetër, ngaqë nuk dija këtë kërcënimin e tmerrshëm të Salianjit, që mund të jepte dorëheqjen në rast se Basha nuk do t’i bindej Uashingtonit. Sepse ai nuk të fal në këto raste, madje edhe kur brohoriti para dy vjetësh në krah të Lulit për djegien e mandateve, pikërisht këtë gjë kishte parasysh, besnikërinë e panegociueshme ndaj Shteteve të Bashkuara.
Tani që e mora vesh, nuk kam më asnjë dilemë se Luli nuk ka pasur nga t’ia mbajë dhe ka marrë vendimin e duhur. Se çdo gjë mund të justifikohet sot për Partinë Demokratike dhe për opozitën, por dorëzimi i mandatit të deputetit nga Salianji do të ishte i papërballueshëm.
Para këtij fakti besoj që edhe vetë Sali Berisha mund te ndryshojë qëndrim dhe mund ta stopojë lëvizjen e vet kundër Bashës.
Kina “hipotekon” 6G me 40% të patentaveKjo u zbulua në një hulumtim të Nikkei. Huawei është kompania që ka paraqitur numrin më të madh të patentave
Kina hipotekon 6G. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Nikkei dhe qendra japoneze e kërkimit, Cyber Creative Institute, 40% e patentave për 6G, të cilat pritet të debutojnë në rreth dhjetë vjet, mbahen nga subjekte kineze.
Në studim u morën në konsideratë 20 mijë kërkesa për patenta për teknologji të reja kyç për zhvillimin e 6G, në mesin e të cilave teknologjitë kuantike dhe Inteligjenca Artificiale. Kina rezulton se ka paraqitur 40.3% të kërkesave, ndjekur nga SHBA, 35.2%; Japonia, në vend të tretë, 9.9%; Europa, e katërta, 8.9% dhe Koreja e Jugut, në vend të pestë, me 4.2%.
Vlerësohet se komunikimi celular në rrjetin 6G duhet të jetë 10 herë më i shpejtë se ai super i shpejtë 5G. Bëhet fjalë për një zhvillim vendimtar për prodhimin e automobilave me drejtim autonom,realitetin virtual me ndikim të lartë dhe për përhapjen globale të internetit edhe në skajet më të largëta të planetit. Për sa u përket infrastrukturave, pjesa më e madhe e patentave janë prezantuar nga Huawei, ndjekur nga kompania e rrjetit elektrik kinez State Grid Corporation of China dhe nga China Aerospace Science and Technology.
Huawei është edhe kompania kryesore që mban patentat 5G, me 12% pjesë tregu në nivel global. Në nëntor të vitit të kaluar, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë Elektronike në Kinë dërgoi në orbitë satelitin e parë 6G në botë.
/ Corriere Comunicazioni
Tensionet për targat, Basha: Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket të shkuarës, Kosova e pavarurKreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar mes Kosovës e Serbisë me vendosjen e reciprocitetit për çështjen e targave nga Prishtina zyrtare.
Basha shkruan në “Twitter” se Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Sipas tij, qëndrimet e Beogradit zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas falsitetit të iniciativës së Novi Sadit.
“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti.
Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit.
Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cenon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas falsitetit të iniciativës së Novi Sadit”, shkruan Basha.
Papa Françesku ‘trondit’ me deklaratat e tij: Disa njerëz donin të më shihnin të vdekurPapa Françesku ka bërë një rrëfim të rrallë duke befasuar jo pak me deklaratat e forta. Sipas Reuters ai tha se disa njerëz në Kishën Katolike shpresonin se nuk do t’i mbijetonin operacionit të fundit të zorrës së trashë.
Papa Françesku e deklaroi këtë gjatë një takimi me jezuitët në Sllovaki.
I pyetur për shëndetin e tij, Papa Françesku tha se ai ishte ende gjallë, megjithëse “disa njerëz donin ta shihnin të vdekur”. Ai vuri në dukje se ai e dinte se kishte edhe takime midis udhëheqësve të caktuar të kishës të cilët thanë se Papa ishte në një gjendje shumë më serioze sesa ajo që ishte thënë, raporton
“Ata po përgatitnin një konklavë për të zgjedhur një papë të ri. Falë Zotit, jam mirë”, tha Papa Françesku në një bisedë me jezuitët.
Papa ishte në operacion më 4 korrik dhe kaloi 11 ditë në spital, pas së cilës ai shërbeu në Vatikan gjatë gjithë kohës. Vitet e fundit, Papa Françesku ka qenë në qendër të kritikave nga një konservator i vogël por i fuqishëm amerikan i cili është i pakënaqur me pikëpamjet e papës për çështje të ndryshme teologjike, si dhe për çështjet sociale nga emigracioni në ndryshimin e klimës.
Franca do të marrë 9 vepra të reja të PicassoNëntë vepra të Picasso i janë dhuruar Francës nga vajza e tij Maya dhe do të hyjnë në koleksionet kombëtare në Muzeun Picasso në 2022. Bëhet fjalë për gjashtë piktura, dy skulptura dhe një skicë që i përkiste gjigantit të artit. Lajmi u konfirmua nga ministri francez i financave Bruno Le Maire, duke konfirmuar parahikimet e mëparshme të mediave.
Ministri u shpreh se e konsideron një nder të madh të mirëpres këto vepra arti nga Picasso. “Ato do të pasurojnë dhe thellojnë trashëgiminë tonë kulturore“, shkroi Le Maire në llogarinë e tij në Twitter.

“BFM TV” dhe gazeta “Le Figaro” kishin raportuar më herët se vajza e Picasso kishte vendosur ta konkretizonte dhurimin si pjesë e një marrëveshjeje fiskale për të mos paguar taksën e saj të trashëgimisë me shtetin francez. Këto vepra do të paraqiten në tërësi për publikun nga Prilli 2022.
Picasso konsiderohet si piktori më produktiv në historinë e njerëzimit i cili u bë themeluesi i artit modern avangardë, duke filluar udhëtimin e tij me pikturë realiste e zbuluar Kubizmin. Ai ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare e sipas burimeve trashëgimia e tij artistike varion nga 14 deri në 80 mijë vepra arti.
PS shpenzoi tre herë më shumë se PD/ Deklarimet zyrtare të fushatës. PS, 1.44 milionë euroPartia Socialiste ka shpenzuar 173 milionë lekë në fushatë zgjedhore ose mbi 1.44 milionë euro. Kjo shumë është trefishi i shpenzimeve të PD-së në vlerën e 47 milionë lekëve ose 390 mije euro dhe i LSI-së në vlerën e 43 milionë lekëve ose 360 mije euro.
Këto janë të dhënat nga raportet financiare të depozituara në KQZ nga partitë. Paratë e financimit të partive vijën nga katër burime kryesore.
Nga Buxheti i Shtetit, ku sipas ligjit, KQZ ndan paratë sipas kuotave, nga kontributet e kandidatëve, nga kontributet e personave fizikë të cilat mbështesin kauzën e partisë dhe të ardhurat e krijuara nga kuotat që i merren anëtarësisë.
Nga të dhënat vihet re se anëtarësia e PD-së është më e dobëta sa i përket shumës së të ardhurave që kontribuon, ndërsa para saj vjen LSI dhe në krye qëndron PS, së cilës rreth 44% të financimeve në fushatë i vijën nga baza e anëtarësisë. PD është gjithashtu e fundit sa i përket kontributit që kandidatët politikë kanë bërë për të.
Partitë kryesisht kanë shpenzuar për reklama, sponsorizime, materiale zgjedhore dhe për skenat e tubimeve. Nga Partia Socialiste bie në sy se shumë para janë harxhuar për median sociale Facebook dhe për zyra partiake me qira.
Këto shpenzime janë vetëm ato që deklarohen nga partia, ndërsa shpenzimet individuale të kandidatëve kandidat nuk kalojnë në këtë filtër. Vlera e parave në qarkullim në periudhë zgjedhore është shumë më e lartë, siç është vrojtuar edhe nga prania e tepërt e valutës së huaj në prill si dhe inflacioni i menjëhershëm i çmimeve. Por në çdo fushatë zgjedhore ka dyshime se paratë e padeklaruara në të vërtetë përbëjnë pjesën e luanit në fushatat e partive politike.
Shpenzimet në fushatë
PS – 176 538 071 mln lekë
PD – 47 625 660 mln lekë
LSI – 43 501 573 mln lekë
Të ardhurat e Partive
PS
Të ardhura nga fonde publike 55 826 750
Të ardhura nga persona fizikë 5 101 904
Të ardhura nga kandidatët 38 628 598
Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 76 980 834
PD
Të ardhura nga fonde publike 33 318 149
Të ardhura nga persona fizikë 1 481 320
Të ardhura nga kandidatët 2 103 625
Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 10 722 565
LSI
Të ardhura nga fonde publike 18 975 182
Të ardhura nga persona fizikë 1 031 106
Të ardhura nga kandidatët 7 546 214
Të ardhura të krijuara nga anëtarësia 15 757 046
Aktorja me famë ndërkombëtare, Monica Bellucci ndodhet në Athinë për të interpretuar monologun “Maria Callas: Lettres & Memoires” nga Tom Volf, të cilin ajo do ta luajë në frëngjisht në skenën e teatrit antik ”Herodes Atticus Odeon”, nën Akropol, për tre netë, nga 21-23 Shtator.
Bellucci mbajti një konferencë shtypi për gazetarët grekë pas mbërritjes së saj, duke folur për hezitimin e saj fillestar kur Tom Volf i ofroi asaj pjesën, e cila ishte përvoja e saj e parë e aktrimit në teatër dhe aq e ndryshme nga kinemaja si dhe nuk e fshehu dashurinë e saj për Greqinë.
”Nuk isha në gjendje të rezistoja, pasi letrat e Callas ishin plot emocione, dobësi dhe ndershmëri. Ajo grua që kishte bërë një jetë të guximshme, e cila ndoqi zërin e zemrës së saj dhe nuk u komprometua”, shtoi ajo.
”Callas bëri atë që ajo donte dhe e dinte se çfarë po bënte, duke sakrifikuar jetën e saj në muzikë dhe karrierën e saj dhe më pas duke u përpjekur të jetonte si grua sapo takoi Aristotelis Onassis. Maria Callas mbeti një grua moderne dhe frymëzuese”, u shpreh Bellucci.
Monologu bazohet në një libër të Tom Volf dhe në filmin e tij të fundit “Maria by Callas”, në të cilin ai mblodhi më shumë se 350 letra të pabotuara të shkruara midis 1946 dhe 1977.