Aplikacion
Lideri demokrat Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me deputetin Luan Baçi dhe drejtues të degës lokale të PD-së në Fier.
Biseda e kryedemokratit me drejtuesit e degës vjen një ditë përpara se Sali Berisha të udhëtojë drejt qytetit të Fierit në takimin e dytë në vijim të nismës së ashtuquajtur “Foltore” me demokratët, pas vendimit të kryetarit të PD për ta përjashtuar nga grupi parlamentar. Basha u ka kërkuar deputetit dhe drejtuesve të degëve së qarkut që të sqarojnë bazën mbi vendimin e përjashtimit.
Pritet për t’u parë nëse deputetë të këtij qarku do të jenë nesër krah ish-kryeministrit Berisha gjatë takimit që do të zhvillojë. Lulzim Basha është shprehur i vendosur duke deklaruar se për Berishën nuk ka kthim pas, ndërsa ish-kryeministri nuk e njeh si drejtues të PD-së duke iu referuar si “ish-kryetar”.
Reciprociteti për targat, serbët mbyllin kafenetë në Veri të MitrovicësPronarët serbë të kafenetë në pjesën veriore të Mitrovicës kanë filluar të mbyllin kafenetë mbrëmjen e së hënës, teksa ende nuk dihet arsyeja.
Siç raporton mediumi serb, Kossev, dikush iu ka thënë që të mbyllin objektet këtë pasdite, në kohën kur pakica serbe po proteston në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak. Protesta e tyre po bëhet për arsye të vendosjes së reciprocitetit të targa nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Nder të tjera thuhet se kafenetë dhe butikët janë mbyllur, derisa dyqanet ushqimore mbesin të hapura.
Kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës për mediumin deklaruan se nuk janë në dijeni se për çfarë arsye janë mbyllur objektet.
“Nuk e mbyll gojën, do flas prapë”/ Debat mes Gjekmarkaj dhe Ristanit: Berisha ka një “non grata” mbi shpinëDeputeti i PD, Agron Gjekmarkaj dhe ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani kanë debatuar në “Open” mbi rolin e Sali Berishës.
Gjekmarkaj tha me zë të lartë se nuk do të mbyllë gojën për asgjë, duke theksuar se Berisha ka një “non grata” mbi shpinë. Ndërs Ristani tha se nuk ka asgjë anti amerikane në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Pjesë nga debati
Gjekmarkaj: Do flas prapë, nuk jam njeri që e mbyll gojën. Do flas prapë.
Ristani: Po sipas teje, Berisha duhet të kthehej si Degoli dhe të bëjë revolucion brenda PD.
Gjekmarkaj: Por nuk e bëri. Ka një non grata mbi shpinë.
Ristani: Ne qëndrojmë tek amerikanët për shkak të vlerave, pra i kemi aleatë. PD qëndron për vlera, për parime dhe nëse anëtarësia do të mbledhë një Kongres le ta mbledhë. Çfarë ka këtu për të qenë anti amerikan? Nuk e dimë çfarë do vendosin. Të mblidhen e ta shohim. Së pari, mbledhja e Kuvendit është legjitime, është demokraci e kulluar po të mblidhen.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31 mijë e 590 doza të vaksinave Pfizer.
Manastirliu po ashtu thekson se tashmë Shqipëria ka administruar 2 milion e 45 mijë e 310 vaksina anticovid.
Ndërkohë vaksinimi masiv vijon në Shqipëri teksa kanë mbetur edhe 10 ditë nga muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU
Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë
? #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni??
E kërcënoi se do ta vriste pas dhunës së përsëritur bashkëshorten e tij, vihet në pranga 27-vjeçari shqiptar në ItaliPolicia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ai dhunoi dhe e kërcënoi bashkëshorten me vdekje. Sipas mediave italiane ai filloi ta godiste bashkëshorten rumune pranë një karburanti në zonën e La Stortas në Romë.
Mësohet se i riu kishte ushtruar dhunë disa herë ndaj bashkëshortes dhe ishte i papunë.
Deri më tani bashkëshortja e tij nuk kishte bërë asnje denoncim në polici derisa policia e vuri 27 vjecarin ne pranga diten e djeshme i cili nuk ndalonte me kercenimet.
Rama takon dy djemtë shqiptarë në akademinë amerikane: Do sjellin dijen e tyreGjatë vizitës në SHBA kryeministri Edi Rama është takuar me dy djem shqiptarë pjesë e akademisë West Point.
Rama shprehet se ata do të sjellin në shërbim të atdheut dijen dhe kulturën e tyre të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane.
“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën e tyre ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan Rama.
Kapen tre ton heroinë afgane në Indi, burimi i financimit të talebanëveRreth tre tonë heroinë, me origjinë nga Afganistani dhe me vlerë 2.7 miliardë dollarë, u kapën në një port në Indinë perëndimore. Ngarkesa ishte fshehur në dy kontejnerë. Heroina u gjet nga Shërbimi Special Antitrafik, në portin Muntra, Gujarat. Dy indianë u arrestuan.
Kontejnerët, njëri që përmbante rreth dy tonë heroinë dhe tjetri një ton mbërritën në Indi nga Afganistani përmes një porti në Iran. Afganët janë gjithashtu të përfshirë në këtë rast, por askush nuk është arrestuar.
Afganistani është prodhuesi më i madh i heroinës në botë, duke mbuluar 80-90% të “tregut” në mbarë botën.
Prodhimi i heroinës është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe konsiderohet si një nga burimet e financimit për talebanët, islamistët ekstremistë që u kthyen në pushtet në gusht.
Shenja që trupi ju jep se nuk keni mjaftueshëm kalcium!Kalciumi është thelbësor për të formuar qeliza të reja kockore dhe për të ruajtur shëndetin e kockave, i cili bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm me moshën. Deri në 99% e kalciumit ruhet në kockat tona.
Para se t’i japim atij të gjithë meritat në ruajtjen e kockave shëndetshëm, ne gjithashtu duhet të flasim për rolin e vitaminës D. Mendoni për kalciumin dhe vitaminën D si një çift fuqie. Sipas Fondacionit Kombëtar të Osteoporozës (ODS) në SHBA, vitamina D ndihmon trupin në aftësinë e tij për të absorbuar kalcium dhe fosfor, i cili ndihmon në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave të forta. Përveç vitaminës D, kalciumi gjithashtu punon me lëndë ushqyese të tjera për të ndërtuar densitetin e kockave, të cilat përfshijnë vitaminë K, magnez dhe kalium.
Marrja e rekomanduar e kalciumit
Të rriturit e moshës 19 deri në 50 vjeç kanë nevojë për të paktën 1.000 mg kalcium në ditë. Dhe për shkak se kockat tona bëhen më të dobëta me kalimin e kohës, marrja e rekomanduar për gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç është të paktën 1,200 mg kalcium në ditë.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të mbani mend se kur bëhet fjalë për kalciumin, “më shumë” nuk do të thotë gjithmonë “më mirë”. Shkalla në të cilën trupi juaj thith kalciumin bie në mënyrë drastike kur konsumoni më shumë sesa keni nevojë. Hulumtimet tregojnë se kalciumi i tepërt mund të grumbullohet në indet e trupit, gjë që mund të kontribuojë në çështje shëndetësore siç janë gurët në veshka, kapsllëku dhe problemet e zemrës. Kjo është arsyeja pse, përveç rekomandimeve të marrjes ditore, kalciumi vjen edhe me kufijtë e sipërm. Sipas ODS, të rriturit midis moshës 19 dhe 50 vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 2,500 miligramë në ditë, dhe njerëzit edhe më të moshuar, duhet të kufizojnë konsumin e tyre në 2,000 miligramë.
Shenjat e mungesës së kalciumit
Mënyra në të cilën trupat tanë përdorin kalciumin është e rëndësishme, por të dish nëse po merr mjaft nuk është gjithmonë e qartë. Nëse nuk merrni mjaftueshëm kalcium, simptomat mund të fillojnë të shfaqen me kalimin e kohës.
Këtu janë shenjat më të zakonshme të mungesës së kalciumit:
– Dhimbje ose dobësi të muskujve
– Ritme zemre jonormale
– Mpirje, ose ndjesi shpimi gjilpërash në gishta
– Humbje ose konfuzion të kujtesës
– Thonj të dobët ose të brishtë
– Lehtësi në thyerjen/frakturën e kockave
Ekziston një ide e gjerë se njerëzit duhet të pinë sa më shumë qumësht për kocka të forta, po edhe një dietë me bazë bimore mund të plotësojë gjithë nevojat tona për kalcium. Për ata që janë kuriozë për rritjen e kalciumit përmes suplementeve, flisni me një mjek për rekomandime të personalizuara, pasi hulumtimet e fundit kanë treguar për një numër rreziqesh të përfshira.
Burimi: Well & Good
Afron data e zgjedhjeve në Gjermani, sondazhet: Kontesti mbetet i hapurKur ka mbetur më pak se një javë nga zgjedhjet federale të Gjermanisë, gara mbetet e hapur edhe pse Partia Social Demokrate udhëheq në sondazhe.
Teksa vendi po kërkon një kancelar të ri për të zëvendësuar Angela Merkel pas 16 vitesh në detyrë, SPD-ja, me 26 për qind të votave, ka konsoliduar udhëheqjen e saj ndaj aleancës konservatore CDU-CSU.
Ministri aktual i Financave, njëkohësisht zëvendës kancelar, Olaf Scholz, ka 31 për qind të votave në sondazhe.
Sipas anketave, koalicioni CDU-CSU i udhëhequr nga Merkel do të merrte 21 për qind të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, ndërsa kandidati i tij Armin Laschet do të merrte 12 për qind, më poshtë se kandidatja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, me 15 për qind.
Partia Demokracia e Lirë ka regjistruar ndërkohë 12 për qind të votave, e ndjekur nga subjekti i ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë, me 11 për qind dhe partinë e Majta, me 6 për qind.
Koalicioni CDU-CSU po diskuton nëse partia duhet të marrë në konsideratë refuzimin për të formuar një kabinet nëse dështon të ruajë pozitën e tij si subjekti më i madh politik.
Ndërsa Social Demokratët po shohin drejt formimit të një qeverie në rast fitoreje. Kandidati i tyre, Olaf Scholz deklaroi të dielën se masa e parë që do të marrë qeveria e tij do të jetë siguria sociale.
Ndërsa kandidatja e të Gjelbërve, Baerbock tha se qeveria e ardhshme duhet të miratojë politika për të frenuar ndryshimet e klimës.
Njihuni me “Wonder of the Seas” anijen më të madhe në botëWonder of the Seas ,anija më e madhe në botë, do të nisë lundrimin vitin e ardhshëm. Anija turistike e shumëpritur do të lundrojë nga shtëpia e saj në Fort Lauderdale, Florida për në Karaibe më 4 Mars 2022. Anija është 362 metra e gjatë, gati sa katër fusha futbolli, 64 metra e gjerë, ose afërsisht dy të tretat e një fushe futbolli.

Në këtë anije turistike mund të strehohen 6,988 mysafirë në 2,867 dhoma. Anija është konceptuar me tetë “lagje” të veçanta, duke përfshirë një oaz të mbushur me bimë të quajtur “Central Park” dhe “Suite Class Neighborhood”, që përmban një bar privat, restorant, pishinë dhe një dhomë me diell në dispozicion për mysafirët që duan të paguajnë për një suitë të nivelit luksoz.

Anija është në thelb një qytet i tërë, por lundron. Një ekuipazh prej 2,300 personash do të jetë në dispozicion. Royal Caribbean International thotë se “Wonder do të shkëlqejë si mrekullia më e e re në botë, në Karaibe dhe Mesdhe”.