Aplikacion
Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj dhe Kreshnik Çollaku janë deputetët që kanë dalë pro vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.
Dashnor Sula mësohet të ketë deklaruar në mbledhje se ky nuk është një vendim i drejtë për Berishën por Basha ka qenë i detyruar dhe ka marrë një vendim.
‘Nuk është vendim i drejtë për Sali Berishën, por Basha e ka pasur të vështirë dhe ka qenë i detyruar që të zgjedhje atë vendim që është më i drejtë.’- mësohet të ketë thënë ai.
Pamje të rënda, talebanët dhunojnë me shkop gome gratë protestueseNdërsa shqetësimet për të drejtat e grave në Afganistan vazhdojnë të rriten pas marrjes nën kontroll të talebanëve, kabineti i të gjithë meshkujve po merr goditje nga gratë e vendit. Duke vepruar në kundërshtim me premtimet e tyre për të siguruar të drejtat e grave, talebanët përdorën kamxhikë dhe shkopinj kundër grave protestuese të Mërkurën.
Në tubimin e fundit kundër disidencës, gratë u dëbuan nga talebanët ndërsa protestuesit brohorisnin “Rrofshin gratë e Afganistanit”. Gratë afgane mbanin pankarta: “Unë do të këndoj lirinë pa pushim” dhe “Asnjë qeveri nuk mund ta mohojë praninë e grave”.
Përjashtimi i Berishës, vjen reagimi i parë nga maxhoranca: Përkohësisht, e qartë e vrau fare…
View this post on Instagram
Pasi vendimit të Kryedemokratit Basha për përjashtimin e ish kryeministrin Berisha nga grupi i PD-së, derisa të dalë në dritë e vërteta e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, vjen edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste.
Deputeti Erion Brace përmes një postimi në rrjete sociale, bashkangjitur fotos të Demokratit Basha me një mbishkrim ku shkruhet vendimi i tij në lidhje me ish kryeministrin Berisha: “Berisha përjashtohet përkohësisht nga grupi parlamentar i PD-së.
Braçe shkruan se e ‘ka vrarë përkohësisht’ Bashën ish-kryeministrin Berisha.
‘AHAA “PERKOHESISHT”! E QARTE, “E VRAU”, “E KEPUTI” FARE FARE!”, shkruan Brace me ironi bashkangjitur fotos.
Financimi rus i PD-së/ Berisha: Basha ka pasur presione. Më erdhi dosja nga Donald LuKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori një vendim për të përjashtuar liderin historik dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.
“Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen. Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike” – u shpreh Lulzim Basha.
Në një lidhje live në emisionin “Opinion” ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe njëherë faktin se Basha ka marrë kërcënime për sanksione, gjë e cila nën presion e ka detyruar të përjashtojë Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.
Berisha u shpreh se disa prej këtyre kërcënimeve ai i kishte hasur në kohën e ambasadorit Donald Lu, i cili i kishte dërguar një dosje me lidhjet e Lulzim Bashës me rusët:
“E di unë me siguri që ka pasur presione dhe ai për arsye të veta është dorëzuar. Ai duhet t’i parashikonte këto. Ju jeni të vetëdijshëm për një zinxhir qëndrimesh ndaj PD-së, duke filluar nga akuzat se ka marrë para nga rusët, por kjo nuk është absolutisht e vërtetë. Më ka ardhur një dosje nga ish-ambasadori amerikan Donald Du dhe I kam thënë se në të nuk ka absolutisht asnjë fakt që të vërtetojë lidhjet e Lulzim Bashës me financimin rus. E kam cilësuar vetëm si një shkrim absurd pa fakte atë dosje” – u shpreh ish-kryeministri për një çështje delikate, e cila e dërgoi në Prokurori në 2018 ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Arben Ristani, financierin Ilir Dervishi si dhe Basha, çështje e cila më pas u mbyll pa gjetur prova.
Tensionet në selinë blu, 6 deputetë kundër përjashtimit të BerishësVendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën ka tensionuar së tepërmi situatën në selinë blu. Ndërkohë që Basha është duke zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar dhe anëtarët e kryesisë, gjashtë deputetë kanë dalë kundër vendimit të Bashës.
Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj. Gjithashtu, dera kryesore e selisë së PD është e mbyllur dhe nuk lejohet të futet kushdo, ndërsa anëtarët që futen kontrollohen.
Jozefina Topalli për përjashtimin e Berishës: Demokratë, largoni Bashën!Ish-kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, ka reaguar në “Facebook” pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.
Topalli thekson se Basha sot është sjellë si Enver Hoxha, duke iu bërë thirrje demokratëve që të largojnë Bashën.
Postimi i Jozefina Topallit:
Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!
Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike!
Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.
Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .
Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.
Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.
Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.
Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.
Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.
Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.
Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.
U bene kaq vite qe ia them demokrateve.
Po e perseris edhe sot.
Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.
Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.
Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.
Kete e ka deshmuar ne vite.
Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.
Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.
Prap e konsideron vehten mbi ligjin.
Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.
Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.
Djathtas apo majtas? Ku do të ulet nesër në Kuvend, Berisha zbulon lëvizjen kundër BashësKu do të ulet Sali Berisha nesër në Kuvend? Ish-kryeministri ndodhet në një pozicion mjaft të vështirë, pasi forca politike që e themeloi e përjashtoi, pasi SHBA e shpalli “non grata”.
I pyetur në “Opinion” se ku do të ulet nesër, majtas nga shumica socialiste apo djathtas nga partia e tij që e përjashtoi dhe si ndihet, Sali Berisha u shpreh “Jam më i motivuar se kurrë në mbrojtjen e pluralizmit të vërtetë.
Në vendimin që mori Basha i dha një shkelmim të tmerrshëm pluralizmit politik në Shqipëri. E shndërroi në një pluralizëm fasadë’ tha ai.
Por a ndihet i zhgënjyer që e promovoi Lulzim Bashën? “Absolutisht nuk e zgjodha unë, por anëtarët e PD-së në një garë të hapur”.
Pyetja që shtrohet tani është se cfarë do të bëjë? Sali Berisha tha se do të krijojë një aleancë të re me demokratët, duke i shpallur luftë Bashës.
“Do të bëj gjithçka për rivendosjen së sovranitetit të PD-së, rikthimin e saj në ato parime që i shkelmoi sot në mënyrë të paimagjinueshme Lulzim Basha dhe pa të cilat forca politike është një fasadë opozitë.
Do të krijoj aleancë do të bashkëpunoj me cdo demokrat me cdo qytetar që beson se duhet të ketë PD sovrane” tha ai.
Vendimi për Berishën/ “Po mohojmë historinë”, Leskaj, Noka e Shehu kundër Bashës: Vrave PD-nëDebate të ashpra në mbledhjen e kreut të PD Lulzim Basha me anëtarët e kryesisë së PD. Shkak është bërë vendimi për ish-kryeministrin dhe ish-kreun e demokratëve Sali Berisha, i cili u përjashtua nga grupi parlamentar.
Tre deputetë deri tani kanë kundërshtuar vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Bëhet fjalë për Bujar Leskajn, Flamur Nokën dhe Tritan Shehun.
“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD. “Vrave PD-në”, është shprehur Shehu.
Vendimi i papritur u kundërshtua dhe nga Berisha, i cili tha se nesër do të jetë në Kuvend.
Berisha: Nesër do jem në parlamentIsh-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi që nesër do të jetë në parlament pavarësisht vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat. Berisha u shpreh në Syri Tv se Basha duhet të konsideronte 5 herë dorëheqjen, para se të vendoste përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
“Ai është kërcënuar që të bëjë gjëmën Partisë Demokratike. PD ka dorëzuar për shkak të Edi Ramës dhe Sorosit sovranitetin e saj. Berisha që ditën e parë ka ndjekur vetëm një qëllim. Kam ndjekur rrugën gjyqësore. Nuk i kam kërkuar kurrë ndihmë kryetarit. Ia kam bërë të qartë. Ndihma më e madhe ka qenë që të kërkonte transparencë. Nuk kam kërkuar ndihmë përveç transparencës. Kam zgjedhur këtë qëndrim timin.
Dhe as nuk do i kërkoj kujt ndonjëherë. Kanë kërcënuar me çdo gjë. Do qëndroj në mbrojtje të sovranitetit të këtij vendi dhe PD. Nesër do shkoj në parlament pa diskutim. Nuk ka asnjë lloj diskutimi. Në veprimin e tij, kryetari i PD shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentët dhe intelektualët shqiptarë. Në kulmin e izolimit dhe rrethimit. Kanë vendosur parimin e interesit kombëtar.
Sot Basha nën presionin e madh të lobimit korruptim, Rama-Soros shpall një vendim më të paligjshmin në historinë e pluralizmit kombëtar deri sot. Besoj se momenti nuk është për t’u futur në këto diskutime. Nuk është PD e Sorosit, është Shqipëria në një shkallë të caktuar Republika e Sorosit. Kjo nuk do të thotë që shqiptarët të mos ngrihen në ndërgjegjen e tyre kombëtare. Unë besoj që këto që të thashë, për një gjë të siguroj që Berisha do bëjë gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së të cilin sot Basha mund të kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte në këtë mënyrë”, tha Berisha.
Berisha: Basha duhej të dorëhiqej, theu çdo rregull me këtë vendimIsh-kryeministri Sali Berisha komentoi në Çim Peka LIVE vendimin e kryetarit demokrat, Lulzim Basha.
“Vendimi është një vendim jashtë çdo lloj norme statutore dhe ligji të vendit. Natyrisht një vendim të tillë, një njeri që respekton parimet më elementare të një force politike të lirë, nuk mund ta marrë.
Unë e kuptoj presionin e jashtëzakonshëm që ai ka pasur, por pavarësisht nga presioni, mendoj se disa herë më parë, duhet të konsideronte dorëheqjen e tij, sesa të dorëzonte sovranitetin e PD.
Sovraniteti i PD, sepse PD është një institucion i sovranitetit të vendit, me njoftimin që shpalli zoti Basha, dëshmoi se, ose bëri atë që nuk bëri Ilirjan Celibashi. Vendosi të dorëzojë sovranitetin, të asgjësojë PD-në si një parti sovrane, për shkak të presioneve të jashtëzakonshme të lobimit korruptiv të Edi Ramës dhe George Soros.
Jam i sigurt se Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë jam i sigurt.
PD nuk mund të jetë kurrë një forcë, ku deputetët e saj i vendos cilido vend tjetër në botë. Sepse këtu merr fund gjithçka. Nëse PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh që Edi Rama dhe lobimi i tij korruptiv kanë realizuar ndaj Bashës, por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim, i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, PD-në.
Për të marrë një vendimi të tillë, zoti Basha duhej të mblidhte Kongresin e PD-së, të ndryshonte statutin e PD, të vendoste një nen në statut, ku të sanksionohej përjashtimi nga grupi i personave që dezinjohen non-grata nga SHBA apo një vend tjetër.
Ky nen nuk mund të konsiderojë pa transparencën. Ai, për interesa të caktuara, shpalli një vendim që është nul, pasi është vendim i tij dhe i asnjë forumi të PD. Por ky nuk është thelbi, por thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD.
Mendoj se Shqipëria ka humbur, e tërë shoqëria shqiptare ka humbur, sepse një forcë politike sovrane mund të qeverisë vendin, sepse vetëm një forcë politike sovrane mund të jetë një opozitë e pavarur e interesave publike dhe jo e manipuluar apo e urdhëruar nga forca të tjera,” tha Berisha.