zoom

Day Archive“Djemtë u treguan të përulur dhe altruistë”, Edy Reja: Jemi të dytët, duhet të mundim Poloninë dhe të ëndërrojmë

Edy Reja më në fund është i kënaqur nga rezultati dhe pozicioni i dytë në renditje në grup. Pas fitores 5-0 ndaj San Marinos, ai theksoi se ekipi bëri mirë dhe konkret, sidomos në pjesën e dytë.

“Në pjesën e parë luajtëm mirë por ishim pak konkretë, ndërsa në pjesën e dytë kemi luajtur më pak mirë por ishim më konkretë. Në pjesën e parë bëmë manovra të mira por nuk finalizuam.

Në pjesën e dytë ishim më shumë finalizues se vendosa në fushë Brojën e Roshin, më të fortë fizikisht. Ata u lodhën, ne gjetëm golin e dytë dhe gjërat u bënë më të thjeshta.

Nuk më pëlqeu që dikush bënte pasime me thembër, të vonohej manovra. Mua më pëlqen në 90 minuta të kesh ritëm të lartë, duhet luajtur, siç kemi bërë në pjesën e parë.

Gjashtë pikët janë ato që kishim parashikuar dhe kemi thënë që nëse duhej të ishim konkurrues, duhej të fitonim këto ndeshje. Mendonim të bënim pikë në Poloni, por nuk ishim me fat. Ekipi po luan mirë, djemtë po besojnë dhe jemi një grup i mirë.

Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund. Të rinjtë janë përgjigjur mirë, është Bajrami që na jep cilësi në mesfushë, është Broja që po pret gati, është lojtar i rëndësishëm. Unë po kërkoj lojtarë, por edhe për të vazhduar me këta lojtarë se ka harmoni, argëtohen në stërvitje dhe në ndeshje.

Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur. Por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Por nëse duam të vazhdojmë ëndrrën, duhet të mundim Poloninë këtu.

Tani jem të dytët, është rezultat i rëndësishëm. Duhet të mbajmë këtë pozicion, çdo ndeshje mund të luhet. Nëse luajmë me vëmendje, kjo skuadër mund të bëjë mirë kudo.

Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, se gjen lojtarët, nuk është se vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq se ka treguar përulësi, di çfarë do të thotë një shok, të jesh bashkë, ai ta jep topin.

Ashtu edhe Uzuni, më pëlqen kjo lloj sjellje, jo një egoist. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh. Kjo është ndër gjërat më të mira të ndeshjes”, tha Reja.

Tragjedi në Tetovë, ndërrojnë jetë në betejë me flakët mbi 20 mjekë dhe pacientë në spitalin COVID

 

Thellohet tragjedia në spitalin COVID në Tetovë. Mediat në Maqedoni bëjnë me dije se deri më tani dyshohet për të paktën 20 viktima, mes të cilëve mjekë dhe pacientë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Pjesa e spitalit ku ka qenë të shtruar pacientët me COVID është djegur plotësisht ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë mundur të shuajnë flakët pas të paktën një orë betejë.

 

Familjarët të përhumbur përpiqen të kontaktojnë me të afërmit e tyre ndërsa nuk dihet ende asgjë zyrtare për fatin e pacientëve dhe mjekëve që kanë qenë në godinë në momentin e rënies së flakëve.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës tha se nuk dihet ende numri i saktë i viktimave.

Ndërsa zv. komandanti i forcave Zjarrfikëse u shpreh se raportimi për rënien e zjarrit është bërë ndërsa shuarja e tij është bërë në orën 21:45.

Ishte me COVID-19, vdes rrugës për në Tiranë 62-vjeçarja nga Belshi

Një 62-vjeçare nga Belshi, e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Viktima është Xhevaire Bejtja.

62-vjeçarja u transportua me ambulancë nga Belshi për në spitalin e Elbasanit dhe nga tamponi që iu bë rezultoi pozitive.

Menjëherë mjekët e spitalit të Elbasanit e nisën për në Tiranë, por rrugës për te Infektivi në kryeqytet ndërroi jetë.

Kurti për vrasjet në Pejë: Organet e rendit me seriozitet më të lartë ta zbardhin ngjarjen

Kryeministri Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjarët e kandidatit për kryetar të komunës së Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidatit për Deçan, Blerand Kadrijaj, të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike”, shkroi më tej.

Ka bërë thirrje që organet e rendit ta zbardhin rastin me seriozitet të lartë.

Vrasja në Pejë, një person i arrestuar për ngjarjen. Sekuestrohen dy armë zjarri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë. Sveçla ka njoftuar se kanë arrestuar personin e tretë të përfshirë në ngjarje.

“Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ministri u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vrarëve. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri”, ku dy persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i plagosur.

Ndërkohë, sipas informatave të para dyshohet se rasti ka ndodhur në një lokal në Pejë, ku viktimat fillimisht kanë pasur një konflikt mes vete, dhe më pas janë gjuajtur me armë zjarri. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademaj. Po ashtu, në vendin e ngjarjes u sekuestruan dy armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur nga dy viktimat kundrejt njëri-tjetrit.

Vrasja e dyfishtë në Pejë, reagon PDK

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të kësaj partie, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj.

PDK thotë se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës, transmeton Telegrafi.

“Partia Demokratike e Kosovës është e tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në Pejë, të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt, ish kandidat për Kryetar të Komunës së Deçanit më 2017. Ju shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të tyre. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre e lutemi që të gjejnë forcën që të përballin humbjen e rëndë”, vijon reagimi i PDK-së.

Pamjet/ Lufta e zjarrfikësve me flakët në spitalin covid në Tetovë, raportohet për të paktën një viktimë

Pamje të reja janë publikuar nga tragjedia në Teotvë ku një zjarr i madh përfshiu një spital Covid.

Nga pamjet shihet se si zjarri ka përfshirë të gjithë spitalin.

Fatkeqësisht deri më tani është raportuar për një viktimë ndërsa autoritetet raportojnë se mund të ketë edhe më shumë.

View this post on Instagram

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Kombëtarja “çmonton” San Marinon me “manita”, paraqitje spektakolarë në Elbasan

Shqipëria ka arritur të fitojë ditën e sotme ndaj San Marinos me “manita” 5-0, teksa në gjithë ndeshjen kuqezinjtë dominuan dhe nuk e vunë në asnjë moment portën e Strakoshës në rrezik.

Në pjesën e parë Shqipëria arriti të gjejë golin në minutën e 32-të me Rey Manaj, që finalizoi bukur brenda zonës, duke shmangur me klas mbrojtjen kundërshtare dhe gjuajtur në këndin e pakapshëm për portierin e San Marinos.

10 goditje drejt portës provoi skuadra e Rejës në 45 minutat e para, teksa tre prej tyre përfunduan në kuadrat. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi e njëjta melodi, po konkretizimi ishte në tjetër nivel. Në minutën e 58 Qazim Laçi tundi rrjetën me një goditje perfekte nga jashtë zone.

Pas tre minutash Armando Broja tregoi aftësi “vrasës”e në finalizim, pas asistit të Odise Roshi. Ky i fundit ishte protagonist edhe në minutën e 68, kur Hysaj gjeti golin e katërt për kuqezinjtë.

Myrto Uzuni ishte gjithë kohës një nga më të mirët në fushë dhe pas shumë tentativash të ndalura nga fati, në minutën e 80 gjeti rrjetën, pas asistit shumë bujar të Armando Brojës dhe 5-0.

Edhe në minutat e mbetura ndeshja u zhvillua e gjitha në zonën e vogël të San Marinos, por fati nuk deshi të shënoheshin më shumë gola. Me këtë triumf ne ngjitemi në vendin e dytë me 12 pikë pas 6 ndeshjeve, të ndjekur nga Hungaria e Polonia.

Shuhet zjarri në spitalin Covid në Tetovë, konfirmohet viktima e parë, autoritetet: Nuk dihet numri i saktë i të vdekurve

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali Covid në Tetovë ku sot u shkaktua zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit.

Arifi tha se ende nuk dihet për numrin e viktimave.

Një deklaratë për media dha edhe zv. komandanti i zjarrfikësve në Tetovë i cili tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.

Ai tha se derisa po digjej spitali, ka vazhduar nxjerrja e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrin.

Në burime jozyrtare bëhet me dije se numri i viktimave është 10 ndersa pritet në çdo moment pritet deklarata nga autoritetet për bilancin e sakte.O

Pamje nga Qendra covid në Tetovë, dyshohet për shumë viktima

Portali TetovaSot ka publikuar pamje LIVE nga djegia e Qendrër Covid në Tetovë.

Ekipet e zjarrfiksave dhe policia janë në vendin e ngjarjes.

Dyshohet edhe për viktima po ende nuk dihet diçka konkrete, por gazetari jonë është në vendngjarje dhe së shpejti do kemi informacione shtesë.

Është djegur tërësisht spitali modular i Covid Qendrës , derisa zjarri është ende aktiv në një pjesë të objektit.