zoom

Day ArchiveXhaçka tregon sa do të qëndrojnë afganët në Shqipëri

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në një lidhje live në emisionin “Open” në Top Channel tha se shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri duhet të qëndrojnë të paktën një vit.

Sipas ministres kjo kohë do shërbejë për përpunimin e aplikimit për viza në Amerikë dhe kjo kërkon kohë.

“Kemi diskutuar për një numër rreth 4 mijë qytetarë afganë. Përpunimi i aplikimit për viza duhet të marrë të paktën një vit. Është një operacion konsullor me përmasa të jashtëzakonshme që do kërkojë një kohë të gjatë. Duhet kuptuar që 4 mijë është një pjesë shumë e vogël që janë evakuuar nga Afganistani dhe që kanë aplikuar për viza në SHBA dhe vende të tjera”, tha Xhaçka.

Skandal në Lezhë, stalla i vë zjarrin pyllit pranë “Urës me Harqe”

Pasditen e sotme në afërsi të “Urës me Harqe” në Lezhë një stallë u përfshi nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht.

Më pas flakët përparuan duke përpirë gjithçka që u doli përpara në malin e Pllanës. Jan publikuar pamjet e vatrës së zjarrit që është përhapur dhe vijon. Terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen nga toka dhe i vetmi opsion mbetet nga ajri.

Një banor, Elfons Vorfi kërkoi ndihmë . Ai tha se janë 35 shtëpi që rrezikohen nga zjarri, ndërsa përveç të moshuarve, të gjithë të tjerët janë larguar. “Zjarri është afruar pranë shtëpisë. Janë rreth 35 shtëpi.”

Flet ish-ushtaraku shqiptar: Si më plagosën talibanët dhe si e vranë komandantin Feti Vogli

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur përgatitjet e përkujtimit të 20 vjetorit të sulmeve të Al-Qaedës mbi kullat binjake në New York, që është edhe pikënisja e misioneve ushtarake të NATO-s në Afganistan nga u vranë 6.000 ushtarë amerikan.

TCH: Si e kujtoni pjesëmarrjen tuaj në misionet me trupa ushtarake shqiptare në Afganistan?

Aleksandër Peci: Unë kam marrë pjesë në dy misione në Afganistan. Në 2012 me Eagle 4 dhe në 2014 me Eagle 8 që ishte misioni i fundit atje i forcave special atje. Në 2012 ishte edhe rasti fatal i humbjes së komandant Feti Voglit. Për mua ka qenë nder dhe jam shumë i privilegjuar që kam shërbyer në Afganistan për Shqipërinë, për një vend të vogël të NATO-s. Ndjehem krenar dhe dua të falënderoj të gjithë ata djem pjesëmarrës në misionet paqeruajtëse.

TCH: Gjatë kohës kur ishit me trupat speciale që njihen si “Beretat Vishnje” çfarë detyrash keni përmbushur?

Aleksandër Peci: Kemi patur detyra të ndryshme si përshembull patrullime, kontrolle në akse rrugore të ndryshme të Afganistanit, patrullime në qytet si dhe në pikën doganore Afganistan-Pakistan. Kemi shërbyer poashtu në një komisariat policie që ishte rreth 1 kilometër larg kësaj dogane.

TCH: Mund të na e tregoni momentin kur ju u plagosët dhe kapiteni Feti Vogli humbi jetën në Afganistan?

Aleksandër Peci: Ka qenë data 20 Shkurt dhe atë ditë ishte inagurimi një shkolle që kishte shumë e shumë vite e mbyllur. Ne na u ngarkua sigurimi një zonje e cila kishte ardhur nga Amerika për të parë investimet e kësaj shkolle si dhe të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Përpara se të shkonim në atë shkollë kemi hapur edhe një qendër shëndetësore. Më pas shkuam tek shkolla. Ishim një grup i batalionit special i përbërë nga 12 vetë dhe ne kishim detyrë kryesore sigurinë fizike të zonjës. Jashtë kemi qenë unë, komandant Fetiu dhe kolegu amerikan Michael Trost si dhe një tjetër koleg shqiptarë Ylber Dajlani. Ne po merreshim me sigurimin e pjesës së përparme të shkollës. Pas nesh ishte makina e policisë ku ndodhej një polic afgan i cili na goditi nga pas. Nuk e prisnim një gjë të tillë të na ndodhte nga policia. Nuk kishte ndodhur më parë. Jemi gjendur nën breshëri. Në momentet kur kemi marrë plumbat e parë ramë në tokë. Kam parë komandant Fetiun rëndë në të djathtë në tokë dhe plumbat e kishin marrë në venat kryesore të qafës nga ku po i dilte shumë gjak. Në krahun tjetër ishte amerikani Michael Trost që kishte marrë një plumb në dorë dhe kishte humbur dy gishtërinj sikurse kishte marrë plumba edhe në këmbë e nisi të bërtiste. Atë moment kam vajtur tek komandanti i ndjerë Fetiu, duke u munduar ti jap sadopak ndihmë. Kam pyetur kolegun amerikan si ndjehej. Atë moment më doli gjak se kisha marrë një plumb në fytyrë. Nisi dalja e gjakut nga goja. Nën antiplumb kisha një paketë të ndihmës së shpejtë nga ku nxora fashon për ti dhënë vetes ndihmën e parë e ndaluar sadopak gjakderdhjen në qafë. Atë moment kanë dalë edhe pjesëtar të tjerë të grupit duke neutralizuar dhe kapën policin. Nuk mund ti qëllosh pasi është dorëzuar. Është ligji i luftës dhe nuk mund ta vrasësh. Na erdhën në ndihmë djemtë e repartit tonë dhe asistentë të tjerë për të na mbajtur sadopak. Kemi qëndruar atje 25-30 minuta deri sa erdhi helikopteri për të na marrë mua, Michael dhe komandant Fetiun. Gjatë të gjithë kohës ekipi mjekësor I helikopterit po mundohej përmes goditje të elektro-shock të mbante në jetë komandant Feti Voglin por ishte e pamundur shpëtimi i tij deri në spital. Ka qenë një ditë e vështirë shumë e errët për ne se ishte humbja e parë pasi ishte komandanti i grupit. Një prej djemve më të përgatitur që ka patur reparti jonë. Një djalë dhe familjar shumë i mirë. Por lufta i ka këto dhe ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Duhet të përballemi më gjithçka.

TCH: Nga analiza që ju bëtë më pas, a mund të shmangej ky incident?

Aleksandër Peci: Nga analiza e bërë më pas edhe mund të ishte shmangur por ajo ishte një pritë ose pabesi e një Talibani të infiltruar nën uniformën e policisë afgane dhe më vonë në misionet e tjera nuk kemi patur asnjë rast tjetër se pa pësuar nuk e mendon. Në misionet e tjera është rritur ndaj policisë e ushtarëve afganë. Nuk kishte më as besë dhe as burrni siç i thonë me ta.

TCH: Këto 20 vite shumë gjak i derdhur në Afganistan madje edhe gjak shqiptarë i komandant Feti Voglit. Pyetja që të gjithë bëjnë sot që SHBA dhe NATO u larguan nga atje është. A ia vlejti e gjithë kjo sakrificë?

Aleksandër Peci: E gjithë kjo sakrificë ia vlejti sepse në Afganistan për 20 vite janë bërë shumë ndryshime. Janë hapur shumë shkolla duke ulur nivelin e njerëzve të paarsimuar. Janë hapur shumë spitale gjithashtu. Më re rëndësishmja hapja e shumë shkollave pasi vajzat nuk lejoheshin të arsimoheshin. I shikoje të lira të lëviznin e të punonin. 20 vite janë shumë, nga ku humbën jetën shumë njerëz mes tyre ushtarakë.

TCH: A mendoni se NATO e përmbushi misionin në Afganistan dhe kishte ardhur moment i duhur për tu tërhequr?

Aleksandër Peci: NATO e ka përmbushur misionin për 20 vite duke angazhuar shumë trupa. Është bërë shumë punë e shumë investime në polici dhe ushtrinë e Afganistanit. Kishte ardhur koha që qeveritarët afganë, ushtarakët ta drejtonin vetë atdheun e tyre. Ta drejtonin vetë sigurinë sepse nuk mund të presësh gjithë jetën të kesh të sigurtë vendin nga NATO, SHBA apo askush tjetër.

TCH: Si shpjegohet që një trupë kaq e madhe ushtarake afganase të shpërbëhej, shkërmoqej brenda 24 orëve dukë bërë që Talibanët të marshonin si fitimtarë drejt Kabulit?

Aleksandër Peci: Është për të ardhur keq se si ky investim kolosal që është bërë në ushtri apo forcat speciale të Afganistanit si dhe polici të shpartallohej. Mbase edhe nga fakti që kishte shumë të infiltruar nga Talibanët dhe kanë patur frikë. Edhe familjet e tyre kanë qenë të kërcënuara gjatë kohës kur koalicioni ishte atje përpara se të tërhiqeshin. Familjet e tyre në mënyrë konstante ishin të sulmuara nga terroristët.

TCH: Për SHBA, Afganistani konsiderohej si një vatër terrorizmi e Al-Qaedës. Nga eksperienca e juaj atje a mendoni se Afganistani do të kthehet përsëri në një vatër aktive për grupet terroriste?

Aleksandër Peci: Ne shpresojmë mos të kthehet. Por gjasat janë që edhe mund të kthehet sepse kur një shtet drejtohet nga terroristët mendojë se do të ketë strehë për terroristët në Afganistan për shumë grupe terroriste. Shpresoj mos të ketë por është e pritshme edhe të ketë prapë.

TCH: A ju vjen keq që përkthyesit afganë, përfshi ata që ndihmuan misionet shqiptare atje kanë mbetur pa u evakuuar tashmë dhe u rrezikohet jeta?

Aleksandër Peci: Më vjen shumë keq sepse përkthyesit kanë luajtur një rrol shumë të rëndësishëm për përmbushjen e misioneve tona speciale në Afganistan. Përkthyesit ishin krahu jonë i djathtë. Pa një përkthyes ti nuk kishte kishe si komunikoje me popullsinë, kryetarët e fshatrave, me komandantët e ushtrisë, policisë. Më vjen keq që kanë mbetur atje pasi kanë qenë shumë besnik ndaj nesh me misionet tona. Që kur ne ishim atje ata ishin të kërcënuar por të sigurtë nga prezenca e jonë. Do kisha pasur shumë dëshirë që përkthyesit e njerëzit që na kanë shërbyer koalicionit të NATO-s të ishin evakuuar e shpëtuar pasi janë në rrezik shumë të madh.

Mesazhi i Berishës për Ramën: Vjen në Parlament si anti-shqiptar

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, paralajmëroi kryeministrin Rama se do të përballet me një opozitë të fortë.

Ai tha se Rama ka përdorur çdo tentativë për të eliminuar kundërshtarët politikë, përmes shpifjeve të pafundme.

“Aty do të kem përpara Edi Ramën dhe e garantoj se do të ketë një opozitarizëm, që atij do ti duken lule ato që kanë qenë përpara, sepse ai ka treguar me këtë mënyrë përfundimtare ligësinë e pafundme shpirtërore për të eliminuar kundërshtarët me shpifje dhe mashtrime.  Këtë s’e ka bërë njeri, kurrë”, tha Berisha në “Now” me Erla Mëhlllin në Euronews Albania.

Ai u shpreh më tej se Rama vjen në Parlament si “autori i fatkeqësive të njëpasnjëshme dhe si figurë anti-shqiptare”.

“Edi Rama vjen në parlament si mynxyrë kombëtare, si autor i fatkeqësive njëra-pas-tjetrës kombëtare, që nga koha e Jorgo Kristaq Zografi dhe Enver Hoxha, Rama vjen në parlament si njeriu i cili në tetë vite ka grabitur me klanin e tij miliarda e miliarda e ka përfunduar gjithsej rrugë të lëna nga unë në mes, 37 kilometra rrugë, në 8 vite, në një kohë kur në 8 vite me paratë e shqiptarëve dhe borxh 63% u ndërtuan 11,300 kilometra rrugë, Edi Rama vjen si një vasal i pështirosur i Aleksandar Vuçiçit… është autor ky i asaj çfarë ndodhi në Mal të Zi, pasi merr ky një luftë-nxitës, një Gëbels të Millosheviçit… dhe Edi Rama ka kaq vite që i bën make-up-in atij, që e paraqet atë si njeriun e ujdisë dhe marrëveshjes në një vasalitet të pështirë,” shtoi ai.

Rama: Mbërrijnë 31 590 doza Pfizer në Shqipëri, mbroni shëndetin, vaksinat shpëtojnë jetë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 31 590 doza të vaksinës Pfizer.

Rama shprehet se bashkë me dozat e sotme, shkon në 1,982,130, numri i vaksinave që kanë mbërritur deri më tani në vendin tonë. Ai u bën apel qytetarëve që të vaksinonen për të mbrojtur shëndetin.

“31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave anticovid të mbërritura ne vendin tonë

Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni. Mbroni shëndetin .Vaksinat shpëtojnë jetë”, shkruan Rama.

20 mijë lekë nën dorë mjekut për të bërë vaksinën Pfizer

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” u ndal në disa qendra shëndetësore këtë të hënë. Në qendrën shëndetësore numër 11, në Bregun e Lumit, qytetarja bën vaksinë Pfizer, pasi thotë, se i duhet të shkojë në Zvicër. Për këtë shërbim, që shteti e jep falas, shefi i qendrës Besjan Shehu merr 20 mijë lekë të vjetra.

Qytetarja: A mundem? Përshëndetje!

Doktori: Përshëndetje!

Qytetarja: Si jeni?

Doktori: Mirë!

Qytetarja: Doktor, unë kam ardhur, për të bërë vaksinën!

Doktori: Si e ke emrin?

Qytetarja: XXXX XXXX/ Problemi është, se dua të bëj Pfizer-in unë, për vaksina e di unë, kur (piqen kumbullat) ?? Po unë duhet të nisem për Zvicër edhe dihet, që këto të tjerat…

Doktori: Exxx, ku e ke mjekun?

Qytetarja: Atëherë, mjekun nuk e kam këtu. Unë kam dy muaj, që jam transferuar me qira në Laprakë. Kam ardhur të zgjidh hall, se në fund të Shtatorit-fillim Tetorit, unë dua të nisem për Zvicër. Për pagesën e di, nuk është problem.

Doktori: XXXX XXX me XXXX XXXX të tërheq unë çikë këtu?

Qytetarja: Do më sjellësh këtu?

Doktori: Vetëm vaksinën do bësh?

Qytetarja: Po mirë mo, në qoftë se s’ka problem, s’më prish punë. Do më thuash, sa lekë paguaj?

Doktori: Sa të duash!

Qytetarja: Hë!

Doktori: Sa lekë të duash!

Qytetarja: Sa ka qenë pazari për të tjerat, apo më ulët?

Doktori: Ça të duash, që të jesh e kënaqur, ça të duash!

Qytetarja: Jo, jo! Ma thuaj!

Doktori: Dëgjove, ça të thashë?

Qytetarja: Të lutem mos më vër në siklet! Unë përderisa kam ardhur deri këtu, do të thotë, që kam pyetur, jam interesuar. Nuk dua unë të bëj… Tani 20 mijë lekë?

Doktori: Ok! Në rregull!

Qytetarja: Shumë faleminderit!

Doktori: A je e kënaqur ti?

Qytetarja: Faleminderit! Jo, a jeni i kënaqur dhe ju? Tani unë e di, që pazari ka qenë edhe më i lartë.

Doktori: A je e kënaqur? Këtë nuk dua të…

Qytetarja: Unë e kënaqur jam, normalisht, që jam e kënaqur, po!/tvklan.al

Berisha bën paralajmërimin e fortë për Edi Ramën: Ja cfarë do ketë përballë

Ish-kryeministri Sali Berisha vlerëson si “qëndrimin që duhej mbajtur” qëndrimin e PD-së në raport me çështjen e tij kundër departamentit të shtetit amerikan që e ka shpallur atë “non grata”.

Në një intervistë me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Berisha tha se PD ka kërkuar transparencë në raport me akuzat që i janë ngritur atij në argumentimin që DASH ka bërë në shpalljen “non grata”.

“Mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhej të mbahej, ka kërkuar transparencë, që PD të konsolidojë apo të marrë qëndrim ndaj një personi, apo Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte, dokumente dhe prova, jashtë tyre, PD qëndrim tjetër nuk mund të mbajë,” – u shpreh Berisha.

Ndër të tjera Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama së përballë do të ketë një opozitë më të fortë.

‘’Edi Rama do ketë përballë, do ketë një opozitarizëm që do I duket lule ajo opozitë e parë. Se ka bërë një gjë të ligë me shpifje.’’

Berisha i përgjigjet zërave që kërkuan përjashtimin e tij nga PD

Ish-kryeministri Sali Berisha i përgjigjet zërave brenda PD-së që kërkuan përjashtimin e tij nga Partia Demokratike.

Pasi konfirmoi se do të jetë në parlament në seancën e parë plenare, Berisha komentoi edhe qëndrimin e PD-së lidhur me çështjen e tij.

“PD ka kërkuar prova dhe fakte! Do të ishte e pafalshme nëse PD nuk do e kishte përjashtuar Berishën nëse do të kishte prova dhe fakte”, tha Berisha.

Në “Euronews Albania”, Berisha tha se ata që kanë kërkuar largimin e tij “kanë të drejtë të thonë çfarë të duan”, por shtoi se “ata s’njohin abc-në e grupeve parlamentare”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Berisha: Unë mendoj se PD ka mbajtur qëndrimin që duhet të mbajë. Ka kërkuar prova, fakte, dokumenta. Ka kërkuar transparencë. Që PD të konsolidojë një qëndrim ndaj një personi apo ndaj Sali Berishës, PD duhet të ketë fakte, dokumenta dhe prova. Jashtë tyre PD, qëllim tjetër nuk mund të mbajë. Nëse do të gjendjej para fakteve, provave për çfarë është akuzuar Berisha, do të bënte një gabim të mos më përjashtonte.

Ka një sërë eksponentësh të PD që kanë kërkuar të distancohet PD

Berisha: Secili është i lirë të flasë çfarë të dojë. Ajo që dua të them është se Sali Berisha është në këtë Kuvend dhe ka qenë nga ’91 deputet i PD-së. Ata të cilët nuk njohin “abc” në e grupeve parlamentare, janë të lirë të thonë çfarë të duan.

Raportet e mija me Bashën dhe PD, ndërtohen mbi bazën e qëndrimit ndaj disa parimeve. Ideja se PD është parti e Sali Berishës e do një zbërthim. Ata që mendojnë se unë me akte konkrete, qëllime e propozime kam drejtuar PD-në, ata mashtrojnë veten e tyre.

Berisha për shpalljen “non grata”: PD-ja nuk angazhohet në këtë ngjarje

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në emisionin “Now” me Erla Mëhillin komentoi shpalljen “non grata” nga SHBA. Ai tha se nuk ka kërkuar, që Partia Demokratike të përfshihet në këtë çështje.

“Unë bëj betejë për PD, PD s’ka pse të bëjë betejë për mua. Unë kam kërkuar që askush të mos angazhohet në një betejë. PD nuk angazhohet në këtë fushatë dhe nuk duhet të angazhohet në këtë fushatë”, tha z. Berisha.

Më 19 maj Sekretari i DASH Blinken e shpalli Berishën “non grata” në SHBA për “korrupsion të niveleve të larta” dhe “cenim të demokracisë”.

Berisha e ka konsideruar vendimin të pa-bazuar në prova dhe të motivuar politikisht. Për këtë, më 5 gusht ai tha se e ka paditur për shpifje Blinkenin në Gjykatën Korreksionale të Parisit.

Prej muajit korrik, SHBA ka kërkuar, përmes ambasadës në Tiranë, distancimin e PD-së nga Berisha dhe tërheqjen e këtij të fundit nga mandati i deputetit.

Përveç ish-kryetarit të PD-së, DASH ka shpallur deri më sot “non grata” për korrupsion ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, ish-kryetarin e Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe ish-deputetin Tom Doshi.

“Ndërprit numërimin”/ Berisha tregon kërkesën e ambasadorëve në zgjedhje: Erdhën për votat e Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha në një Intervistë për Euro Neës ka treguar një ndodhi politike në kohën kur ai ishte kryeministër. Sipas Berishë një grup ambasadorësh i kërkuan që të ndërpritej votimi në zgjedhjet lokale por sipas tij nuk e pranoi një gjë të tillë.

Sali Berisha: Kur po numëroheshin votat e Lul Bashës dhe Ramës, Erla ti ke qenë, mua më erdhën një grup ambasadorësh, më kërkuan që ta ndërpres atë numërim. Edi Rama kishte dërguar të gjithë bashkinë dhe kishte rrethuar KQZ-në. Unë u thashë, unë atë numërim e ndërpres kur të mos ketë më sovranitet, kur ta hedh në det sovranitetin e Shqipërisë. Nëse shqiptarët nuk do të jenë në gjendje të numëronin votat e tyre, atëherë sovraniteti ka vdekur. Ata u larguan, morën dhe mesazhin me vete. Votat u numëruan me pesë kamera.