Aplikacion
Një episod aspak i zakontë është regjistruar në ndeshjen Shqipëri-Hungari, që po zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Gjatë pjesës së parë, mbi fushën e blertë është ngritur një dron me një banderolë ku shkruhej: “Taluant Balla, Elbasani ty të do”. Ndërkohë tifozët e pranishëm në stadium i janë përgjigjur me thirrjet: Rama ik!
Kujtojmë se Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, se gjatë këtij mandati qeverisës Balla nuk do të jetë më drejtues i Qarkut të Elbasanit, duke i besuar atij Fierin.
Në një prononcim për mediat, vetë Balla tha se do të ketë dy përgjegjësi, një për të ngritur zërin për qytetarët e qarkut të Elbasanit, të cilët e zgjodhën deputet dhe e dyta për të riorganizuar Partinë Socialiste në Qarkun e Fierit, qark ky që drejtohej në të kaluarën ngë Gramoz Ruçi, tashmë i larguar nga politika aktive.

Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, se gjatë këtij mandati qeverisës Balla nuk do të jetë më drejtues i Qarkut të Elbasanit, duke i besuar atij Fierin.
Duroi disa herë dhunën fizike me shpresën se ish i dashuri do ta harronte dhe se do pajtohej me vendimin e saj për t’u ndarë. Por rrahja barbare e fundit e ka bindur të renë nga Tirana me inicialet J.K se për të nuk kishte asnjë shpresë dhe dritë jeshile në rast se nuk njoftonte policinë. Kur policët kanë mbërritur në rrugicën ku ndodhej denoncuesja është shtangur nga hematomat e shumta në fytyrë, në krahë, këmbë e madje edhe shenjat e djegies në qafë dhe në kraharor. Burimet policore të gazetës Si treguan se menjëherë janë vënë në kërkim të burrit të dhunshëm që është një i ri me inicialet A.B, i cili mbasi u gjurmua përfundoi në gjendje arresti për akuzën e dhunës në familje. Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të drejtorisë vendore të policisë, e reja vendosi t’i jepte fund historisë që nisi në muajin prill 2021 mbas dhunës së papërballueshme, që ishte jo vetëm psikologjike, por edhe fizike. Ajo e njohu partnerin në ambientin e punës dhe i ngjau se ishte personi i duhur. Nuk është menduar gjatë, por ka vendosur të bashkëjetojë dhe brenda mureve ka nisur jeta e vështirë të cilës ajo i ka dhënë fund duke i kërkuar partnerit që secili të vazhdonte rrugën e tij.
“Dhuna e tij ishte pa shkaqe dhe ishte banale, më akuzonte pa asnjë shkak dhe arsye dhe pa asnjë fakt konkret. Në kushtet e marrëdhënies së acaruar në muajin korrik i dhashë fund lidhjes”, thotë e reja në polici.
Sipas dëshmisë së vajzës pranë policisë së kryeqytetit, kur ditët kishin kaluar dhe ajo po përpiqej të merrte veten, ish i dashuri e ftoi për kafe krejt qetësisht
“isha për kafe me shoqen në një lokal dhe i tregova dhe e ftova aty. A. B mbërriti në lokal dhe më pas më kërkoi një çast të shkoja pak tek makina e tij. U shkëputa dhe në momentin që hipa në makinë, A.B mbylli mjetin dhe filloi të më godasë me grushte në kokë, fytyrë dhe trup. Po përpiqesha të mbrohesha dhe në këtë çast m’u shkul njëri nga thonjtë që e mbushi këmishën e A. B me gjak”.
E reja kujton për këtë rast se pikërisht bërja pis e këmishës e ka inatosur akoma më tej ish të dashurin e saj.
“Që prej këtij momenti ai nuk ndalonte duke më qëlluar barbarisht dhe gjatë kësaj kohe dëgjova zërin e shoqes që nga xhami bërtiste dhe kërkonte të hapte derën e makinës”. Gjatë këtyre përpjekjeve të mikes, vajza ka arritur të shpëtojë nga duart e të akuzuarit dhe ka nxituar të dalë jashtë. Por ky nuk ishte fundi.
Ish i dashuri ka vijuar kërcënimet në telefonin e mikes duke i përmendur se në rast njoftimi të policisë edhe ajo do kishte të njëjtin fat. Me ditët që po kalonin, ish i dashuri i vajzës ka gjetur si shkak sendet personale për të ritakuar J.K.
“Erdhi poshtë shtëpisë dhe kërkonte disa veshje që i kishte lënë aty dhe me pretendimin se nuk po i jepja rrobat më goditi derisa doli kamerieri dhe e ndaloi”, kujton kallëzuesja.
E bindur se nuk kishte më asnjë shpëtim prej tij, J. K vendos të marrë një banesë tjetër me qira, për adresën e të cilës nuk do t’i tregojë askujt. Por ndërkohë që po bënte gati kutitë ka rënë sërish telefoni dhe pavarësisht se ka tentuar ta shmangë, ish i dashuri e priste në rrugicë.
“Më tërhoqi në një vend të errët dhe më rrahu. Fillova të qaj dhe ju përgjërova që së paku të më linte të merrja shoqen time. Ai më fiku cigaren e ndezur në gjoks duke e shtypur sa mundi dhe duke më sharë u largua”.
Policia thotë për gazetën Si se e njoftuar nga e reja ka konstatuar në trupin e saj nxirje në pjesën e fytyrës në të dy sytë, djegie në formë sferike në qafë dhe në kraharor, të nxira në ballë, skuqje poshtë veshëve në dorën e djathtë dhe gërvishtje në krahë e në duar.
Menjëherë sapo ka gjetur adresën e dhunuesit policia nuk ka hezituar por e ka arrestuar teksa ai është justifikuar menjëherë.
A.B tha; dhuna ka qenë reciproke dhe ajo më ka goditur, herën e fundit bëmë debat për rrobat dhe në nerva e sipër i hodha cigaren e ndezur që ju fik menjëherë. Por policia deklaron për gazetën Si se pavarësisht kësaj dëshmie A. B, nuk rezultoi të kishte asnjë shenjë në trup që do ta vërtetonte këtë alibi ndaj dhe e arrestoi për dhunë të përsëritur ndaj ish të dashurës./SI
Autoritetet “prishin” ndeshjen Brazil-Argjentinë, tentojnë të largojnë me forcë 4 lojtarëNjë incident i paprecedentë është regjistruar në ndeshjen mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për Kupën e Botës 2022.
Supersfida është ndërprerë deri në një vendim të radhës, pasi autoritetet braziliane u futën në fushë dhe tentuan të arrestojnë futbollistët argjentinas.
Autoritetet shëndetësore të Brazilit dhe policia u futën dhe fushë dhe tentuan të kapin me forcë katër futbollistë argjentinas, Lo Celso, Buendia, Romero dhe Emi Martinez, të cilët akuzohen se i shkelën rregullat e karantinimit në Brazil.
Të katërt vijnë nga Premier League dhe të gjithë personat që shkojnë në Brazil nga Mbretëria e Bashkuar, duhet të bëjnë 14 ditë karantinë në Brazil.
Shqipëria mposht Hungarinë në “Elbasan Arena”!Shqipëria arriti të marrë tre pikë të arta, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Hungarisë në “Elbasan Arena”.
Heroi i ndeshjes ishte Armando Broja, i cili falë një goli në minutat e fundit, i dha kuqezinjve një sukses shumë të rëndësishëm ndaj rivalit direkt për vendin e tretë në grup.
Pjesa e parë u dominua nga kuqezinjtë, gjithsesi, të parët që tentuan golin ishin miqtë, të cilët shpërdoruan me anë të Gazdag, i cili nuk e mposhti dot Berishën në një duel një për një.
Rastin më të pastër e patën kuqezinjtë, në minutën e 38, kur Marash Kumbulla nuk arriti dot të dërgojë në rrjetë topin, kur ishte vetëm një metër nga porta hungareze, me portierin të mposhtur.
Në pjesën e dytë, sërish rastet më të pastra i patën kuqezinjtë, me Balajn dhe Çekiçin që dolën përballë portierit hungarez, por nuk mundën ta mposhtnin dot.
Ndërkohë, në minutën e 86 Szobozlai rrezikoi portën tonë me një diagonal, që përfundoi jashtë për fare pak.
Një minutë më vonë, Broja bëri që të shpërthente “Elbasan Arena”, kur pas një aksioni individual, goditi saktë në hyrje të zonës, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes e duke i dhënë Shqipërisë 3 pikë shumë të rëndësishme.
Renditja
Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet momentalisht në vendin e dytë të grupit 1, me 9 pikë, dy më shumë sesa Polonia e vendit të tretë, por që do të luajë ndaj San Marinos.
Pse melatonina është e rëndësishme për organizmin e njeriut?Melatonina njihet edhe si hormoni i gjumit, sepse prodhimi i tij lidhet drejtpërdrejt me sasinë e dritës që marrim. Ajo gjendet natyrshëm në trupin tonë dhe sintetizohet përmes triptofanit, një aminoacid thelbësor që trupi nuk mund ta prodhojë vetë. Ai duhet të merret nga ushqimi dhe është me rëndësi jetike, pasi është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin tonë.
“Bright Side” hulumtoi rëndësinë e këtij hormoni dhe tregon se çfarë duhet të dimë rreth tij.
Trupi ynë posedon dy lloje të melatoninës: njëra është e zhvilluar në gjëndrën pineale dhe tjetra prodhohet në organe. E para është fotosensitive, domethënë, prodhohet sipas sasisë së dritës në të cilën jemi të ekspozuar, dhe është përgjegjës për kontrollin e ritmeve biologjike të gjumit.
E dyta, e quajtur melatonin ekstrapineal, prodhohet në sasi më të madhe, por prodhimi i saj nuk lidhet me dritën. Ndër funksionet e tij më të rëndësishme është mbrojtja qelizore, pasi ka efekte antioksiduese dhe anti-inflamatore.
Melatonina pineale kontrollon orën biologjike të trupit tonë, që është përgjegjëse për ciklet tona të pushimit. Ajo fillon të prodhohet në muzg, kur marrim më pak dritë, dhe prodhimi maksimal shfaqet në errësirë, gjatë natës. Nuk shkakton gjumë sikur të ishte një pilulë gjumi, puna e tij nuk është të na bëjë të flemë, por të na kujtojë se duhet të pushojmë.

woman sleep in eye patch in grey bed. copy space
Prodhimi i melatoninës ekstrapineale është një proces i pavarur ndaj gjëndrës pineale dhe, kur është e nevojshme, çdo organ apo ind mund ta prodhojë atë vetë. Funksionet e tij ndodhin në nivelin qelizor. Ai rregullon funksionet qelizore duke vepruar si një antioksidant, duke parandaluar plakjen qelizore, dhe në të njëjtën kohë shërben si një anti-inflamator përballë një kërcënimi, për të mbrojtur qelizat.
Është një antioksidant natyral– Deri vonë besohej se vitamina E ishte antioksidanti më efektiv që ekzistonte, por studime të shumta kanë treguar se melatonina është dy herë më e fuqishme. Ky hormon ka aftësinë të neutralizojë radikalet e lira, të cilat janë substanca toksike që grumbullohen në qeliza, duke mos i lënë ato të përkeqësohen.
Parandalon plakjen– plakja e parakohshme shfaqet kur ka një mungesë të melatoninës pasi ajo është hormon përgjegjës për rregullimin e qelizave të plakjes.
Rregullon sistemin imunitar– Akumulimi i enzimave inflamatore dhe radikalëve të lira në qeliza dëmton indet e shëndetshme, duke shkaktuar sëmundje kronike. Melatonina rregullon numrin e qelizave të sistemit imunitar për të luftuar infeksionet, ndërsa vepron si një anti-inflamator, duke parandaluar inflamacionin kronik.
Ndihmon në parandalimin e kancerit– Melatonina konsiderohet një hormon që lufton kancerin. Ndihmon gjithashtu në rritjen e efektivitetit të kimioterapisë dhe radioterapisë duke zvogëluar efektet anësore të tyre.
Është një neuroprotektant– Shtimi i melatoninës tek të moshuarit ndihmon në kujdesin dhe mirëmbajtjen e membranës hematoencefale, membrana që mbron trurin dhe palcën kurrizore nga substancat e dëmshme. Mund të përdoret gjithashtu për të parandaluar Alzheimerin dhe sëmundjet e tjera që shfaqen me moshën.
Megjithëse ne e prodhojmë këtë hormon natyrshëm në trupin tonë, dieta duhet të jetë po ashtu e pasur, duke përfshirë:
Frutat– Qershitë, veçanërisht ato më acidike, kanë një përmbajtje të lartë të melatoninës, ashtu si bananet, të dyja rekomandohen gjatë natës për të na ndihmuar të flemë. Ky i fundit, përveç melatoninës, përmban triptofan, ashtu si edhe ananasi, avokado dhe kumbulla.
Perimet– Ndër perimet e pasura me triptofan janë spinaqi, panxhari, karrota, selino dhe brokoli.
Arrat– Arrat kanë përmbajtjen më të lartë të melatoninës, 3.5 nanogramë melatonin për gram arra.
Drithërat– Orizi dhe tërshëra (kryesisht drithërat), së bashku me misrin e ëmbël, janë ushqimet me sasitë më të larta të melatoninës për gram.
Bishtajoret dhe farat – Qiqrat, thjerrëzat, soja dhe farat e susamit, kungullit dhe lulediellit, përveç triptofanit, sigurojnë gjithashtu B1, B3, B6, B9 dhe magnez.
Mishi– Sidomos gjeli i detit, pula dhe peshku me vaj janë të pasura me triptofan ashtu si vezët, veçanërisht të verdhat dhe produktet e qumështit.


Ka shumë arsye se pse nuk keni uri kur zgjoheni në mëngjes. Në një pjesë të mirë të rasteve, është normale një gjë e tillë pasi për disa njerëz, të ngrënit mëngjes thjesht nuk funksionon. Ata preferojnë të mos e konsumojnë ose të hanë para drekës.
Megjithatë, për disa njerëz, mund të jetë rezultat i disa faktorëve të tjerë, disa prej tyre edhe të rrezikshëm. Në vijim gjeni arsye të tjera që mund të lidhen me mungesën e urisë në mëngjes. Nëse dyshoni se mund të jetë rasti juaj, kontaktoni me një profesionist të kujdesit shëndetësor.
1. Keni ngrënë një darkë të bollshme një natë më parë: Nëse hani darkë vonë ose konsumoni shumë ushqim në mbrëmje, mund të ndiheni më pak të uritur mëngjesin tjetër, sidomos nëse keni konsumuar vakte me shumë proteina dhe yndyrë.
2. Nivelet e hormoneve ndryshojnë brenda natës: Nivelet e hormoneve të tilla si adrenalina, grelina, dhe leptina ndryshojnë brenda natës dhe në mëngjes, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të uritur kur zgjoheni.
3. Ndiheni në ankth ose depresion: Në disa raste, ankthi dhe depresioni mund të shkaktojnë humbjen e oreksit, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të uritur në mëngjes.
4. Jeni shtatzënë: Nëse jeni shtatzënë, mund të përjetoni çrregullime në mëngjes ose simptoma të tjera.
5. Jeni sëmurë: Disa sëmundje mund të zvogëlojnë oreksin për shkak të simptomave të tilla si të përziera, të vjella dhe humbje të shijes.
6. Shkaqe të tjera
– Po merrni ilaçe të caktuara
– Keni probleme me tiroiden
– Jeni në ovulim
– Keni sëmundje kronike (sëmundje të mëlçisë, probleme me zemrën, sëmundje të veshkave etj)
Sa më e thjeshtë të jetë pija, aq më mirë është për trupin tuaj. Zgjedhja e pijeve me sheqer, natrium dhe yndyrë rëndon trupin dhe vështirëson tonifikimin. Nëse keni mundësi, gjithmonë zgjidhni pije me përbërës jo të komplikuar dhe lehtësisht të kuptueshëm.
Për një metabolizëm më të shpejtë, që ju ndihmon të largoni yndyrën e tepërt, këshillohen:

1. Ujë: Ndoshta nuk ju befason ky informacion. Uji është numri një për metabolizmin. Dietologia Serena Poon tha për Parade se uji rrit energjitë dhe shndërron yndyrën e grumbulluar në “karburant”.

2. Kafe: Dietologia Lisa Moskovitz tha për Parade se kafeina është stimulues që shpejton metabolizmin. Nëse keni uri pasi pini kafe me stomakun bosh, trupi po ju thotë: Që kafeina po konsumohet dhe është koha për të ngrënë.

3. Çaji jeshil: Moskovitz shtoi se çaji jeshil është një nga çajrat më të mirë në botë dhe ndihmon në djegien e kalorive kur trupi është fizikisht jo aktiv.
Shtetet që po “mposhtin” pandeminë falë vaksinimit masivDanimarka do të heqë të gjitha kufizimet e saj të mbetura Covid-19 deri më 10 shtator pasi ministria e shëndetësisë deklaroi se virusi “nuk është më një kërcënim kritik për shoqërinë” për shkak të nivelit të lartë të vaksinimit të vendit.
Danimarka është vendi i tretë më i vaksinuar i BE-së, sipas “Our World in Data” , me 71% të popullsisë që kanë marrë dy vaksina . Malta është në 80% dhe Portugalia 73%. Mbretëria e Bashkuar ka vaksinuar plotësisht 62% të popullsisë së saj.
Mesatarja shtatë ditore e Danimarkës e rasteve të reja të koronavirusit për milion banorë qëndron në 167, pak mbi mesataren e BE-së prej 149, por shumë më poshtë se shifra e Britanisë prej 492, sipas të njëjtit botim shkencor në internet.
Vendi ishte një nga të parët në Evropë që vendosi një bllokim të pjesshëm në mars të vitit të kaluar, duke mbyllur shkollat dhe bizneset dhe shërbimet jo thelbësore. Pas shtrëngimit dhe relaksimit të masave anti-Covid gjatë gjithë pandemisë, ishte gjithashtu një nga të parat që filloi rihapjen, duke lëshuar një “pasaportë koronavirus” në 21 Prill të këtij viti.
Restorantet daneze, baret, kinematë, palestrat, stadiumet sportive dhe sallonet e parukerisë janë hapur që nga ajo datë për këdo që mund të provojë se është plotësisht i vaksinuar, të ketë një rezultat negativ të testit më pak se 72 orë të vjetër ose të infektuar me Covid brenda dy deri në 12 javët e fundit.
Kjo kërkesë, e hequr tashmë nga 1 gushti për disa vende të tilla si muzetë, do të zhduket për shumicën e të tjerëve nga 1 shtatori, megjithëse një “koronapas” do të jetë ende i nevojshëm për klubet e natës dhe ngjarjet e mëdha duke përfshirë ndeshjet e futbollit deri më 10 shtator.
“Vendimi i qeverisë për të mos e zgjeruar klasifikimin e Covid-19 si një “kërcënim kritik” për shoqërinë përtej 10 shtatorit heq efektivisht bazën ligjore për kufizimet”, tha një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë.
Kufizimet për udhëtimet në Danimarkë, megjithatë, do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në tetor sepse ato mbulohen nga një marrëveshje e veçantë midis partive qeverisëse të vendit që nuk skadon deri në një datë të mëvonshme.
Rrit fuqinë e trurit/ Zbuloni çfarë ndodh nëse pini çdo ditë një filxhan çajLajm i mirë është për të gjithë adhuruesit e çajit. Është momenti që ju të përfshini çajin në dietën tuaj pasi ka përfitime shëndetësore.
Sipas një studimi, çaji mund të rrisë fuqinë e trurit dhe të përmirësojë performancën në detyrat krijuese.
Studiuesit e udhëhequr nga Universiteti i Pekinit kryen eksperimente për të parë nëse pirja e çajit mund të përmirësojë aftësitë tona për të kryer të ashtuquajturin mendim konvergjent.
Gjetjet sugjerojnë se pirja e zakonshme e çajit mund të vijë me përfitime njohëse.
Studiuesit e realizuan studimin e tyre me 100 persona, të cilët iu sugjeruan të pinë çaj teksa zgjidhnin fajlëkryqet apo zgjidhnin gjëegjëzat, të vendosura në shkallë të ndryshme vështirësie.
Ekipi zbuloi se ata që pinin çaj performuan më mirë se ata që pinin ujë kur vendosën një detyrë krijuese me një nivel të lartë vështirësish.
Për më tepër, u zbulua se çaji ishte i lidhur me zgjidhjen më të vazhdueshme të problemeve pasi personat që e provuan kaluan më shumë se gjysmën e vështirësive.
Përveç kësaj, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit në grupin e çajit ishin më të lumtur dhe më të interesuar në detyrë sesa ata në grupin e ujit.
Aksident në rrugën Librazhd-Qafë Thanë/ I riu me Audi përplas një gruaNjë grua mbeti e plagosur pasditen e kësaj të diele në Librazhd, pasi u përplas nga një automjet.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë.
Sipas policisë gruaja, një 59-vjeçare me iniciale H.K., u përplas nga një makinë Audi që drejtohej nga E.H., rreth 29 vjeç, banues në Tepelenë.
Këmbësorja mbeti e plagosur dhe u dërgua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.