zoom

Day ArchiveLigjvënësit thonë se Siri & Google ju dëgjojnë, edhe kur nuk duhet

Kompanitë teknologjike kanë kohë që inkurajojnë vendosjen e pajisjeve të dëgjimit në shtëpi dhe në xhepa, duke shpresuar për t’i bindur konsumatorët që të mbështeten tek asistentet e zërit për ndonjë ndihmë të vogël që ata mund të kenë.

Por disa janë të shqetësuar se këto pajisje po regjistrojnë edhe kur nuk duhet – dhe po i dërgojnë frikërat e tyre në gjykata.

Të enjten, një gjykatës vendosi që Apple duhet të vazhdojë të luftojë kundër një padie të dërguar nga përdoruesit në gjykatën federale në Kaliforni, duke pretenduar se asistentja e zërit të kompanisë Siri, ka regjistruar biseda private.

Gjykatësi tha se padia do të ecë përpara, pavarësisht kërkesës së Apple që padia të hiqet.

Gjykatësi Jeffrey S. White i gjykatës federale të rrethit të Oakland, nuk e pranoi pjesën që përfshinte dëmin ekonomik të përdoruesve.

Por ai vendosi që padivënësit, të cilët po mundohen t’a bëjnë çështjen një rast të veprimit në klasë, mund të vazhdojnë të ndjekin pretendimet e tyre se Siri po regjistron biseda të cilat nuk duhet ti kishin kaluar të dhënat tek palët e treta, duke shkelur privatësinë e përdoruesve. / Washington Post – Përgatiti: Alesia Doçi

Harrojeni iPhone 13, Apple do të nxjerrë iPhone 14

Përditësimi i fundit nga Apple është një arsye më tepër për të blerë iPhone 13 dhe të bëni “upgrade” tek iOS 15.

Ne paguajmë tek Apple për 3 arsye: privatësinë, sigurinë, kontrollin.

Fakti që vendimi i Apple për të monituruar klientët e saj apo nëse përdoruesit duhet të qëndrojnë me kompaninë, tregon se është bërë një cështje fundamentale.

Apple nuk ka nevojë që të përdorë “machine learning” në iMessage, duke cekur çështje që prekin të vegjëlit dhe mesazhet me përmbajtje seksuale.

Android është më pak privat dhe më pak i sigurtë se Apple në çdo lloj aspekti.

Të gjithë shërbimet kryesore e Apple tashmë mund t’i marrim: “Private Relay” në Safari, Gjurmuesin mbrojtës të mailit, iMessage është tashmë me siguri më të lartë, FaceID më e mirë. /Forbes

 

Trondit Angelina Jolie “Kisha frikë për sigurinë e familjes gjatë martesës me Brad Pitt”

Angelina Jolie ka dhënë së fundmi një intervistë për “The Guardian” ku theksoi se kishte frikë për sigurinë e familjes së saj gjatë martesës me Brad Pitt.

Aktorja u pyet nëse kishte frikë për fëmijët e saj gjatë lidhjes, pyetje të cilës ajo iu përgjigj me fjalët:

“Po, për familjen time. Për gjithë familjen time”

Jolie tha se nuk mund të fliste më gjerë për përvojat me aktorin për shkak të një situate të vazhdueshme ligjore, por tha se nuk e mori vendimin për t’u divorcuar nga Pitt:

“M’u desh shumë që të isha në një pozicion ku ndjeja se duhej të ndahesha nga babai i fëmijëve të mi”.

Nga ana tjetër, Pitt ka pranuar se kishte një varësi nga alkooli dhe se ai i bërtiti një prej fëmijëve të tij, por ka mohuar kategorisht të ketë qenë abuzues fizikisht.

Jolie pranoi se ishte zhgënjyer nga përvojat e saj të fundit, por donte që familja e saj të ecte përpara:

“Të gjithë ne, përfshirë babanë e tyre. Unë dua që ne të shërohemi. Ne do të jemi gjithmonë një familje”.

Më herët, Angelina Jolie vendosi të shkëpusë njëherë e mirë çdo marrëdhënie me Brad Pitt. Avokatët e Jolie po kërkojnë që të hiqet çdo urdhër ndalimi automatik i përkohshëm (ATRO) për të lejuar Jolie të shesë aksionet e një prone që ka bashkë me Brad Pitt.

Avokati i saj ka deklaruar se kompania e Jolie dhe ajo e Pitt janë aksionerë të barabartë në një kompani të Luksemburgut që ka interesa pronësie në Chateau Miraval në Francë, si dhe një punishte vere nën SNC Miraval Provence.

Kosova shtrëngon masat/ Krijohen rradhë kilometrike në Morinë

Kushti i qeverisë së Kosovës për vaksinë ose test për çdo qytetar që futet brenda territorit të saj kanë shkaktuar radhë të shumta automjetesh në kufirin me Shqipërinë.

Mësohet se shumë shqiptarë nga Kosova po kthehen në shtëpi pas pushimeve në bregdet dhe në pikën kufitare të Morinës u është kërkuar pasaporta e vaksinimit ose test PCR, i kryer jo më vonë se në 72 orët e fundit.

Radha vazhdon për disa kilometra, ndërkohë që nuk ka ende asnjë reagim nga autoritetet e të dyja vendeve. Kjo situatë problematike po vazhdon prej 5 ditësh që prej hyrjes në fuqi të masave të reja në Kosovë.

Ndërkohë nga e hëna ky kusht do të nisë të zbatohet edhe nga pala shqiptare, referuar vendimit të marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve pas shtimit të rasteve me COVID në vendin tonë.

Kërcënime dhe fyerje ndaj Granit Xhakës/ Federata zvicerane i del në mbrojtje

Degjeneron situata në Zvicër. Vendimi i Granit Xhakës për të refuzuar vaksinën anti-Covid, ka sjellë një reagim të ashpër nga shumë tifozë, të cilët kanë sulmuar kapitenin e Zvicrës për vendimin e tij.

Xhaka do të mungojë në kualifikueset e Botërorit në shtator pikërisht se rezulton i infektuar me koronavirus dhe shumë prej tifozëve e vlerësojnë sjelljen e tij si papërgjegjshmëri.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fyerjet dhe kërcënimet ndaj Xhakës e kjo ka detyruar presidentin e Federatës Zvicerane, Dominik Blank, që të reagojë duke kërkuar që të marrë fund ky lloj trajtimi.

“Ky është një vendim shumë personal. Të gjithë në Zvicër kanë të drejtën të vendosin vetë dhe kjo vlen edhe për kapitenin e përfaqësueses tonë. Ai ka zgjedhur që të mos vaksinohet dhe ne e respektojmë këtë vendim, edhe pse si Federatë këshillojmë vaksinimin e të gjithë anëtarëve tanë.

Është e drejta e çdo personi në Zvicër të vendosë nëse dëshiron të vaksinohet apo jo. Graniti është kundër dhe ka marrë akuza nga të gjithë, akuza që më pas degjeneruan në kërcënime dhe fyerje. Nuk e pranojmë dhe nuk e tolerojmë.

Në mbështetim respektin dhe tolerancën, këto janë vlerat thelbësore të Federatës tonë. Ftojmë dhe i kërkojmë të gjithëve të respektojnë dhe të tolerojnë këtë vendim personal të Granit Xhakës dhe të çdo personi tjetër në vendin tonë”, – tha Blank.

Fundi i verës? Ky është parashikimi i motit për ditët në vazhdim

E diela e parë e shtatorit nuk duket një ditë e mirë për plazh.

Jugu dhe juglindja e Shqipërisë parashikohet të përfshihet nga reshjet.

Me shi pritet të nisë dhe java e ardhshme në disa zona të vendit.

Ndërkohë vlerat e termometrit parashikohet të bien me dy gradë celcius.

Mesditën e të dielës problematike parashikohet dhe era e cila sipas shërbimit “Meteoalb” prite të ketë det të trazuar.

Vrasja në Tropojë/ Arrestohet autori, sekuestrohet arma e krimit

Policia ka arrestuar autorin e krimit në Tropojë, zjarrfikësin Astrit Ismajlisufaj. Ai vrau me një pistoletë bashkëfshatarin Isat Goçaj për konflikte pronësie.

Pistoleta e tij është sekuestruar.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tropojë

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Çerem.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasin Altin Ismajlisufi.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen.

Autori i dyshuar po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Kim reagoi pas rrëfimit të Kanye West për tradhti dhe kjo nuk ishte ajo që prisnim!

Pas më shumë se një viti pritje është publikuar para disa ditësh albumi i shumëpritur “Donda” nga Kanye West.

Ky album ishte planifikuar për publikim që vitin e shkuar, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 26 këngë.

Përmes këtij albumi, Kanye West po hedh më shumë dritë për ndarjen nga Kim Kardashian.

Thuhet se kënga “Hurricane” tregon tradhtinë ndaj ish-gruas pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. Sipas prestigjiozes “Page Six”, burimet konfirmuan se në këngë reperi rrëfen pabesinë. Përkundër tradhtisë, nuk ishte kjo arsyeja e përfundimit të martesës gati 7-vjeçare pasi ata mirëpritën dhe 3 fëmijë të tjerë.

“Kënga është një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ka bërë gabim dhe marrja e përgjegjësisë për përfundimin e martesës.”, tha burimi.

Teksa të gjithë presin që Kim të distancohet nga Kanye, ajo e ka ndarë mendjen që do ta mbështesë deri në fund. Yllit të “KUWTK” nuk i bëjnë përshtypje aspak lajmet që qarkullojnë për të dhe Kanye-n lidhur me tradhtinë.

Ajo ka ndarë në Instagram disa poza nga koncerti i Kanye-s, ku ka shkuar për ta mbështetur siç bën gjithmonë. Kim ka pozuar me djalin e saj Saint, teksa shfaqen të dy të veshur me të zeza.

Kim Kardashian dhe Kanye West po përfliten prej ditësh për një ribashkim. Thashethemet nisën që nga momenti kur ata të dy u fotografuan vetëm për vetëm buzë detit duke drekuar.

Më vonë, Kim i shtoi benzinë zjarrit duke u shfaqur me një fustan nusërie në shfaqjen e albumit të reperit. Madje të pranishmit në event publikuan një video, në të cilën Kim dhe Kanye shfaqeshin duke u larguar bashkë të kapur për dore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian)

Sërish shifra të larta infektimesh në 24 orë/ Humbin jetën 4 qytetarë

Vijojnë shifrat e larta të infektimeve me Covid-19 në vend. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë, 984 qytetarë, pothuajse 100 raste më shumë se ditën e djshme.

Ndërkohë 4 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin.

Njoftimi i MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6113 testime, 984 raste të reja, 4 humbje jete dhe 640 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6113 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 984 qytetarë, në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 984
Të shëruar në 24 orë 640
Të shtruar në spitale 106
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 6113

Testime totale 1,072,755
Raste pozitive 150,101
Raste të shëruara 135,961
Raste Aktive 11,628
Humbje jete 2,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4244
Shkodër 1927
Durrës 989
Vlorë 832
Fier 819
Lezhë 766
Elbasan 602
Berat 424
Gjirokastër 308
Korçë 304
Kukës 234
Dibër 179

(FOTO) Ky është autori i vrasjes në Tropojë/ Ngjarja ndodhi për konflikte …

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja në Tropojë. Autori i vrasjes rezulton se është një zjarrfikës.
Zoom.al ka mundur të sigurojë foto të autorit.

Dyshohet se Altin Ismajlisufaj dhe viktima Isat Goçaj kishin konflikte pronësie që çuan në vrasjen me armë zjarri.

Ismajlisufaj është në kërkim nga Policia pasi pas vrasjes në fshatin Çerem ku banonin të dy është larguar në drejtim të paditur.