zoom

Day ArchiveE RËNDË/ Gjendet një trup i pajetë në Shijak

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Shijak.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, nuk dihen ende identiteti i viktimës dhe shkaqet e vdekjes së tij.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.08.2021, rreth orës 21:45, në Gjepalaj, Shijak, në një parcelë toke, është gjetur një kufomë pjesërisht e dekompozuar, e gjinisë mashkullore, (dyshohet endacak).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga armë zjarri.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për identifikimin dhe përcaktimin e humbjes së jetës.

4 të vrarë nga një shpërthim në një fabrikë në Bejrut

Një shpërthim në një fabrikë në kryeqytetin libanez, Bejrut, u mori jetëntë paktën katër personave.

 

Sipas mediave vendase, dyshohet se shkak për shpërthimin të jetë bërë një ngrohës uji.

 

Kjo ngjarje vjen dy javë pas shpërthimit të një cistern karburanti në zonën Tleil të rajonit Akkar të Libanit ku u vranë të paktën 20 persona dhe u plagosën gati 80 të tjerë.

BE heq nga lista e vendeve të sigurta SHBA

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord të hënën të heqin SHBA-në dhe pesë vende të tjera, nga lista e vendeve të sigurta të udhëtimit, që do të thotë se shtetasit amerikanë do të ndeshen me kontrolle të rrepta kufitare, përfshirë detyrimin për të paraqitur rezultatin e një testi negativ PCR apo dhe të karantinohen.

Përveç SHBA-së nga lista e vendeve të sigurta hiqet gjithashtu Izraeli, Kosova, Libani, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore. Kjo listë është hartuar për të unifikuar rregullat e hyrjes për të gjitha vendet e bllokut, por ato nuk janë të detyrueshme për t’u zbatuar çka do të thotë se vendet anëtare do të vendosin vetë rregullat për secilin shtet.

Që përpara këtij vendimi, disa vende të BE-së si Gjermania apo Belgjika e kanë renditur SHBA-në në zonën e kuqe dhe kanë kërkuar nga shtetasit e saj të testohen apo të karantinohen, ndërsa fqinjët e tyre, Franca dhe Holanda e kanë konsideruar SHBA-në vend të sigurtë.

Kjo listë e BE-së hartohet mbi bazën e vlerësimit të situatë së pandemisë në secilin vend.

Javën e fundit të Gushtit incidenca e të infektuarve në SHBA është rritur në 450 vetë për çdo 1 milionë banorë nga 40 që ishte në mes të Qershorit.

Rastet në vendet e tjera të hequra nga lista, si në Izrael, Kosovë dhe Mal të Zi janë edhe më të larta.

Lista e sigurtë e BE-së përmban 17 vende, përfshirë Shqipërinë, Kanadanë, Japoninë dhe Zelandën e Re.

Pavarësisht situatës BE-ja lejon udhëtimet për qytetarët jo europianë që janë plotësisht të vaksinuar. Ndërsa në anën tjetër, Uashingtoni nuk i lejon europianët të udhëtojnë pa kufizime.

Bllokohet dogana në Morinë, mijëra makina në radhë kilometrike protestojnë me bori (VIDEO)

Dogana e Morinës është bllokuar këtë mbrëmje nga trafiku i rënduar i mjeteve, duke krijuar një radhë kilometrike prej 10 km.

Me mijëra automjete kanë protestuar, duke iu rënë borive për disa minuta rresht.

E gjitha kjo ka ndodhur pasi pjesa më e madhe e tyre nuk kanë bërë test anti-Covid dhe nuk janë lejuar që të futen në Kosovë, pas shtrëngimit të masave kundër Covid-19.

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme:

SHBA kryen homazhe për ushtarët e vrarë në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ishte i pranishëm në (DelaWere) në ceremoninë e pritjes së trupave amerikane që humbën jetën në atentatin me bombë të organizuar nga ISIS pranë aeroportit të Kabulit.

Së bashku me Zonjën e Parë, Jill Biden, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri homazhe për 13 ushtarët e vrarë dhe u takua me familjarët e tyre.

Ushtarët e vrarë, trupat e të cilëve u rikthyen në territorin amerikan, ishin nga moshat 20-31 vjeç dhe prej tyre vetëm dy ishin femra.

Një ndër viktimat ishte një marins 20-vjeçar, i cili priste të bëhej baba brenda tre javësh.

Ndërkohë mes tyre ka qenë dhe një 23-vjeçare, e cila në një nga postimet e saj të fundit në rrjetet sociale kishte nxjerrë një fotografi duke u kujdesur për një fëmijë të vogël afgan ku shkruante “E dua punën time!”.  

Pesë ditë pas këtij postimi që u bë viral në rrjetet sociale ushtarja së bashku me 12 anëtarë të shërbimit amerikan humbën jetën nga bombardimet në aeroportin e Kabulit.

Ata ndodheshin në Afganistan si pjesë e kontigjentit të fundit që po mundësonte evakuimin e civilëve dhe amerikanëve të mbetur në këtë vend.

Në një deklaratë presidenti amerikan u shpreh se “Këta 13 ushtarë që humbëm ishin të gjithë heronj, të cilët bënë sakrificën më të lartë për idealet e Amerikës, ndërkohë që shpëtonin jetët e të tjerëve”.

Presidenti Joe Biden është zotuar të vazhdojë goditjet ajrore kundër ISIS-it, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e përgjakshëm në aeroportin e Kabulit.

Sebastian Kurz rizgjidhet në krye të Partisë Popullore Austriake

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz është rizgjedhur në krye të Partisë Popullore Austriake (OeVP).

Ai fitoi me 99,4 për qind të votave, pak më shumë se 98,7 për qind të votave që mori kur u zgjodh për herë në krye të partisë më 2017.

Nga 536 delegatë të saj, 533 prej tyre i dhanë besimin Kurz për të drejtuar partinë konservatore.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e partisë, 35-vjeçari shpalosi disa objektiva politike, mes të cilave çështjen e vaksinimit. Ai theksoi se është i gatshëm të vijojë këtë proces për të bërë të mundur ruajtjen e shëndetit të popullatës.

Sa i takon çështjes së afganëve, kancelari Kurz theksoi se nuk duhet të merren më shumë njerëz nga sa janë “mundësitë reale” për t’i integruar.

Qëndrimi i OeVP për migracionin dhe refuzimi i tij për të pranuar më shumë refugjatë afganë, ka çuar në rritjen e tensioneve me partinë partnere të koalicionit, të Gjelbrit.

Nga ekipi i ri te ndryshimet kushtetuese, Basha: Hapje dhe bashkëpunimi i PD me shoqërinë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh drejtuar demokratëve dhe qytetarëve pas Këshillit Kombëtar.

Basha thotë se sot është ditë e rëndësishme për PD pasi demokratët i dhanë besimin ekipit të ri të drejtuesve dhe Kryesisë.

Ai thotë se PD do të hapet dhe bashkëpunojë me shoqërinë dhe këto do të jenë në qendër të reformimit të brendshëm.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

E sotmja është një ditë e rëndësishme për Partinë Demokratike. Demokratet dhe demokratët i dhanë besimin Kryesisë dhe ekipit të ri për të çuar përpara një sfidë që nuk është thjesht partiake, por kombëtare, atë për kthimin e demokracisë dhe legjitimitetit në vend. Hapja dhe bashkëpunimi i Partisë Demokratike me shoqërinë do të jenë në qendër të reformimit tonë të brendshëm dhe bashkë me shumicën e shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, do të ndërtojmë një Platformë Qytetare për Demokracinë, për zgjedhje të lira, për ndryshime kushtetuese që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor. Vetëm kështu mund t’i japim fund kapjes së shtetit dhe sundimit të kësaj pakice të korruptuar e ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm për familjet shqiptare.

Dështon “pasuesi” i Angela Merkel në debatin televiziv

Kandidati konservator që synon të pasojë Angela Merkel dështoi t’i jepte hov fushatës në debatin televiziv të mbajtur mbrëmjen e së dielës me dy rivalët e tij.

Sipas një sondazhi të grupit “Forsa”, Armin Laschet humbi terren përballë kandidatit social-demokrat Olaf Scholz dhe kandidates së të Gjelbërve, Annalena Baerbock.

Sondazhi i dha fitoren Scholz me 36% të mbështetjes, Baerbock me 30% dhe Laschet me 25. Ndërkohë, nga partitë kryeson SPD me 23%, CDU me 22.7% dhe të Gjelbrit me 17.6.

Armin Laschet Laschet, aktualisht kryeministër i landit Rehni Verior Vestfalia, ka marrë një goditje të fortë pas përmbytjeve fatale që përfshinë perëndimin e Gjermanisë në mes të korrikut.

I filmuar teksa qeshte në shoqërinë e disa zyrtarëve të tjerë teksa presidenti i Gjermanisë mbante një fjalim në nder të viktimave, ai nuk ka mundur ta ndryshojë trendin e rënies së popullaritetit.

Shenja të dukshme, por që duhet t’jua rikujtojë dikush: Ndoshta ai/ajo s’ju ka dhe aq qejf!

Të pëlqesh dikë është shumë emocionuese. Shpesh mund ta gjeni veten duke menduar e ëndërruar për ta. Megjithatë, nuk ndodh pak herë që të fiksoheni kaq shumë pas idesë për këtë person, sa të harroni se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Nëse po flisni me dikë, po njihni dikë për të cilin keni interes apo sidoqoftë situata, ka disa shenja që tregojnë se ai nuk ju pëlqen ashtu siç ju mendoni ose do të donit. Ndonëse mund të tingëllojë pak e dhimbshme, më mirë ta zbulonit tani shpejt sesa vonë apo jo?

#1 – Nuk janë shumë komunikues me ju.

#2 – Duket sikur nuk ju dëgjojnë kur flisni ose s’e kanë mendjen fare tek ju.

#3 – Nuk e vrasin shumë mendjen nëse dilni me të tjerë në “date”.

#4 – Edhe ata dalin me njerëz të tjerë, pa e vrarë mendjen se si ndiheni ju.

#5 – Nuk shfaqin asnjë lloj afeksioni fizik ndaj jush.

#6 – Duket sikur janë gjithnjë shumë të zënë për të dalë me ju.

#7 – Nuk mbajnë thuajse asgjë me rëndësi që ju i keni thënë për veten tuaj.

#8 – Të trajtojnë si gjithë të tjerët.

+10 sjellje që tregojnë që edhe ai ~ju pëlqen~ po aq sa ju atë

Dilema nëse dikush të pëlqen apo jo është 100% frustruese. S’ka rëndësi sa i/e mirë je ti, derisa të marrësh gjithë shenjat konfirmuese, mbetesh në tension! Gjithçja duhet të bësh është të vëzhgosh me kujdes sjelljet e tij kundrejt teje. Nëse sinjalet më poshtë janë të njohura për ju, mund të flini të qetë. Ju pëlqen.

1.

Sa herë flisni, të sheh drejt e në sy!

2.

Përfshihet në komunikim me ty duke bërë pyetje të thella.

3.

Eshtë i ndjeshëm kur ti je aty rrotull

4.

Del me shoqërinë tënde dhe përpiqet të kalojë mirë me ta.

5.

Di të respektojë limitet e tua.

6.

Do të marrë këshillat e tua dhe të dëgjon me vëmendje.

7.

Here pas here ti vë re që ai imiton në mënyrë të pavetëdijshme gjuhën tënde të trupit.

8.

Do dhe kërkon të të shohë gjatë ditës.

9.

Të merr me vete në eventet familjare.

10.

Ai mban mend edhe detajet e vogla nga gjërat që i ke treguar ti.

11.

Të inkurajon të bësh atë gjënë që ke dashur ta bësh gjithmonë.

12.

Ka dëshirë të planifikojë udhëtime me ty.

13.

Nuk i duket kurrë sikur “kaloni shumë kohë bashkë”.

14.

Do që edhe gjërat më të zakonshme të rutinës t’i bëni bashkë.

15.

E thotë shpesh që i mungon kur je larg tij!

16.

Nuk merret me telefonin e tij kur jeni bashkë

17.

Të tregon gjëra që i pëlqejnë vërtet.

Burimi: Cosmopolitan