Aplikacion
Ka mbërritur mbrëmjen e sotme grupi i parë me afganë në Kosovë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talebanët morën kontrollin. Janë rreth 100 persona që kanë zbritur në aeroportin e Prishtinës.
Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.
Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend, ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë persona.
SHBA-të kanë shprehur falënderimin e tyre për pritjen që u bëhet refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Aksident te kthesa e Rinasit/ Makina përplas motorin e policisë, lëndohet efektiviNjë aksident raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në zonën e kthesës së Rinasit. Uniformat blu bëjnë me dije se mjeti me drejtues M. Zh., është përplasur me motorin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë, shtetasin D. H.
Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime efektivi, i cili pas marrjes së mjekimit ka dalë nga spitali.
“Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me drejtues punonjësin e policisë shtetasin D. H, i cili si pasojë është dëmtuar dhe pas marrjes së mjekimit, doli nga spitali,” thuhet në njoftimin e policisë.
Shkollat në Afganistan, talebanët vendosin: Vajzat dhe djemtë, mësim të ndarëDjemtë dhe vajzat në Afganistan tashmë do të shkollohen të ndarë nga njëri-tjetri.
Sipas Ministrisë së Arsimit vendase, të dy gjinitë nuk mund të vazhdojnë bashkë universitetin, por do të bëhet ndarje klasash duke respektuar kështu ligjin islamik të vendit.
Gazetari Bashir Ahmad Gwakh shton se mësuesit meshkuj nuk do të japin mësim në klasat me vajza.
Sipas tij, kjo ndarje do të jetë e pamundur pasi sistemi arsimor në vend ka mangësi, madje mungojnë dhe stafet pedagogjike.
Që prej pushtimit nga talebanët, në Afganistan është ngritur shqetësimi për të drejtat e grave për studime dhe arsimim, duke u nisur nga ligjet e mëparshme të talebanëve.
Zbardhet ekipi i ri i Bashës/ Për herë të parë PD-ja me 2 gra nënkryetareTeksa ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për ekipin e tij të ri, Lulzim Basha duket se ka zgjedhur më shumë gra për të drejtuar poste kyçe dhe sekretariate të rëndësishme të PD-së.
Për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë dy gra nënkryetare: Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile.
Ndërkohë ish-drejtori i Fushatës, tashmë deputet i Tiranës, juristi Alfred Rushaj, do të jetë nënkryetar i PD dhe kryetar i Grupit Parlamentar ndërsa drejtuesi politik i Qarkut të Fierit dhe një politikan me përvojë Enkelejd Alibeaj, do të jetë kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit, dhe njëkohësisht nënkryetar i PD.
Rikonfirmohet në detyrë Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, me një kontribut të rëndësishëm edhe në fushatën zgjedhore të 25 prillit si Drejtues Politik në një qark të vështirë si ai i Elbasanit.
Edi Paloka do të propozohet për Kryetar të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Burimet brenda Selisë Blu bëjnë me dije se Edmond Spaho, ish-nënkryetari i PD ka kërkuar të mbajë vetëm detyrën e deputetit.
Deputetja e zgjedhur, Flutura Açka është nominuar për Kryetare të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës.
Jemin Gjana është nominuar si Kryetar i Komisionit Zgjedhor.
Për dy çështje parësore për Partinë Demokratike, ato të pronave dhe të përndjekurve, Lulzim Basha ka vendosur të ketë sekretariate të dedikuara, të cilat po kështu ju janë besuar grave.
Për Sekretare për Pronarët dhe cështjet e pronave, Basha ka nominuar Ledina Mandian, e cila vjen nga një përvojë e pasur juridike me një fokus të vecantë në këtë fushë. Ndërsa Jonila Godole, një prurje e re në Partinë Demokratike, do të jetë Sekretare për të Përndjekurit Politikë, fushë në të cilën ka një kontribut të madh prej shumë vitesh.
Ekonomia, klima e investimeve dhe marrëdhënia me biznesin mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike. Për të qenë sa më pranë biznesit dhe shqetësimeve të tij, Basha ka krijuar Sekretariatin për Klimën e Biznesit për të cilin është propozuar emri i Drejtuesit Politik të Qakut Kukës, dhe sipërmarrësit Flamur Hoxha.
Garantimi i votës së emigrantëve do të jetë prioritet i PD. Prandaj në funksion të thithjes së ekspertizës, përvojës, mendimit, krijimit të mundësive për të kontribuar për një Shqipëri më të mirë, emigrantët dhe diaspora do të kenë një sekretariat të dedikuar. Ky sekretariat që mishëron prioritetin e Bashës për emigrantët dhe diasporën dhe që krijohet për herë të parë është propozuar të drejtohet nga Belind Kelliçi.
Oriela Nebiaj, që kontributin e saj të parë në PD e ka dhënë si zëdhënëse, për të vijuar si kandidate për kryesimin e FRPD-së dhe së fundmi me rikthimin si kandidate për deputete në Tiranë, do të jetë Sekretare për Organizatat Partnere.
Për Sekretariatin e Burimeve Njerëzore dhe atë të Marrëdhënieve me Publikun janë nominuar dy zonja, Arta Sakja, me një kontribut të gjatë në Partinë Demokratike dhe deputetja e Shkodrës Greta Bardeli.
Për postin e Sekretarit Organizativ, është propozuar z. Ervin Minarolli, ndërkohë që
Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, emri i propozuar është Ivi Kaso.
Për herë të parë krijohet Sekretariati i Koordinimit Elektoral si dhe Sekretariati i Organizimit Dixhital. Për këto dy poste janë nominuar Taulant Zeneli dhe Endri Hasa.
Studiuesja dhe pedagogia Enriketa Papa – Pandelejmoni është emëruar nga kreu i PD për pozicionin e kryetares së Fondacionit për Liri dhe Demokraci.
Ndërkohë është zbardhur edhe ndarja e përgjegjësive ne Grupin e ri Parlamentar. Grupi që do të drejtohet nga nënkryetari i Partisë Alfred Rushaj do të ketë dy Nënkryetarë: Ervin Salianjin dhe Luçiano Boçin. Detyra e Zëdhënësit të Grupit i është besuar Orjola Pampurit, ndërkohë që ajo e Sekretarit të Grupit Parlamnetar, deputetit të ri të Vlorës Arbi Agalliu.
Deputetët janë ndarë në 8 komisone ku drejtimi nga ana e PD i është besuar:
Komisioni për Integrimin Europian: Jorida Tabaku
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj
Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati
Komisioni për Sigurinë Kombëtare: Flamur Noka
Komisioni për Politikën e Jashtme: Tomorr Alizoti
Autoritetet në Kosovë raportuan sot se 36 persona kanë humbur jetën si pasojë e covid. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020 dhe nga ana tjetër Kosova zë vendin e parë për humbje jete nga covid.
Sipas MSH-së, 19 viktima ishin gra dhe 17 burra. Viktimat ishin 7 nga Komuna e Gjakovës, 4nga Prizreni, nga 3 viktima u regjistruan në Gjilan dhe Klinë, nga 2 viktima në Prishtinë, Pejë, Rahovec dhe Vushtrri, ndërkaq nga 1 viktimë janë regjistruar në Viti, Semetisht, Fushë Kosovë, Vrellë, Suharekë, Cerrcë, Kamenicë, Carravranë, Ferizaj, Podujevë dhe Malishevë.
Njëmbëdhjetë viktima bënin pjesë në grupmoshën 60-69 vjeç, tetë ishin të grupmoshës 80 vjeç e sipër, nëntë në atë 70-79 vjeç, tri viktima të grupmoshës 50-59 dhe atë 30-39 vjeç, një viktimë i përkiste grupmoshës 40-49 vjeç dhe një viktimë ishte e grupmoshës 20-29 vjeç.
Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja. Rastet e reja dalin pas testimit të 11.017 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699. Raste aktive me koronaviurs janë 26.575.
Autoritetet qeveritare e kanë cilësuar si të rëndë situatën me pandeminë në Kosovë dhe më 28 gusht, Qeveria e Kosovës njoftoi për masa të reja kundër pandemisë.
Ndërkaq, sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se brenda një dite janë administruar 11.458 doza.
Në total, Kosova ka administruar 808.078 doza, ku 269.312 persona janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.
Zbuloni çfarë ndodh në organizëm kur nuk hani bulmetDebatet për avantazhet dhe disavantazhet e produkteve të bulmetit vazhdojnë prej shumë vitesh. Njerëzit ndahen në tre grupe: ata që janë në favor, ata që mendojnë se nuk duhet tepëruar me to dhe ata që nuk ‘duan t’i shohin me sy.”
Në këtë artikull do të mësoni se çfarë ndodh në organizëm nëse hiqni dorë nga produktet e bulmetit.
Dobësim Të Kockave
Qumështi është shumë i pasur me kalçium, proteinë, vitaminë D dhe minerale të tjera të dobishme për shëndetin e kockave. Nëse nuk konsumoni ushqime të bulmetit atëherë kockat tuaja do të jenë më të dobëta e duhet të gjeni mënyra të tjera për të mbajtur kokcat të forta. Ushqime të pasura me kalçium janë barishtet, lëngu i portokallit, qumështi i bajames dhe brokoli.
Tensioni i Gjakut
Qumështi është shumë i pasur me kalium, një mineral që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Zakonisht, ekspertët këshillojnë konsumin e sa më shumë frutave dhe perimeve për një ulje natyrale të tensionit të gjakut. Por kur njeriu konsumon edhe produkte bylmeti, atëherë tensioni i gjakut mbahet më mirë në kontroll.
Ndryshimi Në Peshë
Njerëzit që shohin heqjen dorë nga produktet e bulmetit si një alternativë për të humbur në peshë duhet të tregojnë kujdes. Disa produkte bulmeti mund të shtojnë shumë nivelin e kalorive, por ushqime të tjera si qumështi ndihmojnë në mirëmbajtjen e peshës.
Pastrimi i Lëkurës
Disa studime, kanë zbuluar një lidhje mes shfaqjes së akneve dhe pirjes së qumështit, veçanërisht atij të skremuar. Megjithatë, deri më tani nuk është zbuluar asnjë lidhje e tillë me djathin dhe kosin.Ajo që është e vërtetë është se gjithçka që hamë reflektohet në lëkurë dhe i tillë mund të jetë edhe rasti i qumështit.
Intoleranca Ndaj Laktozës
Intoleranca ndaj laktozës karakterizohet nga mungesa e një enzime që shpërbën sheqernat tek produktet e bulmetit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se heqja dorë nga këto produkte do të lehtësojë problemin. Përkundrazi, simptomat do të përkeqësohen më keq.
Më Pak Fryrje Të Stomakut
Nëse futeni në kategoritë e njerëzve, stomaku i të cilëve fryhet si një tullumbac si pasojë e produkteve të bulmetit, atëherë duke hequr dorë prej tyre, do të ndiheni më mirë dhe më pak të fryrë.
Më Pak Të Rrezikuar Nga Radikalet e Lira
Disa produkte të bulmetit kanë një rol inflamator. Kësisoj, rreziku i shfaqjes së tadikaleve të lira bie ndjeshëm nëse nuk konsumoni produkte të bulmetit. Sipas studimeve, nivelet e larta të kalçiumit rrisin rrezikun e kancerit të prostatës tek meshkujt./AgroWeb
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, artisti Sherif Merdani. I ndjeri numëron një sërë performancash dhe çmimesh.
Pak nga karriera artistike e tij…
Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.
Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.
Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.
Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.
Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.
Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.
Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.
Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.
Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.
Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.
Një jetë tepër e egër…
Artisti Sherif Merdani do të dënohej politikisht pë 16 vite me radhë.
Menjëherë pas fjalimit të Enver Hoxhës më datat 15 e 16 mars të vitit 1973 në aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, ku si objekt dhe temë kryesor ishte: “Lufta ndaj shfaqjeve të huaja e liberale në art e kulturë dhe ndikimi i tyre në të gjithë jetën e vendit…”, fjalim i cili e kishte marrë shtysën nga Festivali i 11-të Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion, që sapo kishte përfunduar në janar të atij viti, në të gjitha institucionet kulturore e artistike të Tiranës dhe të të gjithë vendit u mbajtën mbledhje të shumta, ku u “punua” ajo fjalë sipas orientimeve përkatëse që vinin nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së.
Fjala e Enver Hoxhës u “punua” jo vetëm në institucionet kulturore dhe artistike, por në të gjitha “kolektivat punonjëse” dhe organizatat bazë e komitetet e partisë në të gjitha rrethet e vendit, ku u analizuan “me laps në dorë” puna që ishte bërë deri në atë kohë prej tyre dhe detyrat që u dilnin për të ardhmen. Kjo gjë veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga ky dokument arkivor, që mban datën 22 qershor të vitit 1973, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Librazhdit, Marko Xega, (me origjinë vllehe, nga Korça), informon Komitetin Qendror të PPSH-së, mbi “Disa parulla armiqësore”, që qarkullonin në rrethin ku ai drejtonte punën e partisë. Nisur edhe nga një sërë dokumentesh të tjera arkivore që i përkasin kësaj periudhe kohe, situata që paraqet në informacionin e tij sekretari i parë i rrethit të Librazhdit është pak a shumë e njëjtë edhe me ato të rretheve të tjera të vendit, ku përveç “parullave armiqësore” ka pasur edhe hedhje traktesh e fletushkash po me “përmbajtje armiqësore” si në Korçë, Shkodër, Peshkopi, etj. Dhe të gjitha këto informacione, deri të detajuara, mbushnin përditë skrivaninë e Enver Hoxhës.
Gjë e cila me shumë gjasa e ka frikësuar atë për një “rrëshqitje të situatës” nga dora dhe e ka detyruar Enverin që të mbante fjalimin e famshëm të 15 e 16 marsit në Presidiumin e Kuvendit Popullor, i cili i parapriu atij në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Plenumin e IV. Ajo që vihet re në raport-informacionin e sekretarit të parë të rrethit të Librazhdit, ndryshe nga ato të shumë rretheve të tjera, është se aty përmendet me emër e mbiemër, vetëm Sherif Merdani, i cili sapo ishte arrestuar për “krimin e agjitacionit e propagandës” ndërsa për rastet e tjera, edhe jo të asaj natyre, flitet vetëm në parim dhe pa përmendur asnjë emër. Pra, aty goditja është përqendruar vetëm ndaj Sherif Merdanit, i cili në atë kohë ishte me punë në Shtëpinë e Kulturës së atij rrethi. Po të kthehemi në kohë dhe ta gjykojmë atë raport-informacion sipas logjikës së asaj periudhe kur ai është shkruar, themi se ai ka qenë tepër “korrekt”, pasi në qytetin e vogël të Librazhdit, “shfaqjet e huaja dhe ndikimi i ideologjisë së huaj borgjeze dhe revizioniste” nuk mund të kërkoheshin tek grupi i burrave që kërcente “vallen e Rrajcës”, apo ai te “vallja e pipzave”, pasi dihet se ato “ishin mbështetur fort në traditën dhe tabanin popullor”, por ajo gjë, pra; “shfaqjet e huaja liberale”, do të kërkoheshin tek Sherif Merdani, i cili sapo ishte kthyer nga Festivali i 11-të i Këngës në Radio-Televizion, (festival që ishte anatemuar nga Enver Hoxha), kishte bërë një emër të madh në Tiranë dhe në rrethe, ku ishte mjaft i kërkuar nga rinia që e adhuronte, djalë simpatik që vishej bukur dhe ndiqte modën e huaj, aty në Librazhd këndonte me kitarë dhe kryesisht këngë të huaja, vinte nga një familje e pasur qytetare nga Korça dhe me probleme me regjimin (nga familja Merdani ishin disa në burgjet politike), apo siç thuhej në atë kohë, me prejardhje nga “klasat e përmbysura”.
Dhe nisur nga të gjitha këto dhe jo vetëm, Komiteti i Partisë së Librazhdit, ishte “në rregull” me goditjen dhe arrestimin ndaj Merdanit, pasi ato “kritere” nuk i plotësonte askush tjetër në Librazhd më mirë se ai. Dhe arrestimi e dënimi i tij me burg politik, (ashtu siç do të ndodhte në atë kohë edhe me Minush Jeron, Mihallaq Luarasin etj.) në një farë mënyre “përligjte” goditjen që i kishte bërë Enver Hoxha ndaj Festivalit të 11-të, vetëm pak ditë pas përfundimit të tij. Pra me pak fjalë, nuk mund të kritikohej dhe goditej Festivali i 11-të, pa u goditur personazhet kryesore që e realizuan atë. Por duhet thënë se Sherif Merdanit, nuk i erdhi “e keqja” vetëm nga Librazhdi, pasi ai ishte piketuar që në Tiranë për t’u goditur dhe dënuar.
Veç të tjerash këtë na e bën të ditur (për herë të parë publikisht në faqet e këtij libri), Prof. Dr. Sadik Bejko, shkrimtar, poet, publicist, ish-deputet, cili në atë periudhe kohe, ishte redaktor i teksteve të këngëve në Radio-Tirana dhe kishte një farë shoqërie me Sherif Merdanin. Lidhur me këtë, Sadiku kujton: “Pak ditë pas Festivalit të 11-të, më thirri në zyrë drejtoresha e radios, Nefo Myftiu dhe në konfidencialitet të plotë më tha që ta takoja Sherfifin dhe t’i thosha veçmas, ‘të ketë kujdes me ato këngë që këndon andej lart e poshtë nga shkon, se nuk mundem ta mbroj dot më”. Sadiku kujton se e takoi Sherifin dhe ia tha “porosinë” e drejtoreshës dhe përgjigja e tij ishte: “Për Nefo Myftiun, unë hidhem nga kati i pestë”. Sadiku ia ktheu: “Ti mos u hidh nga asnjë kat, por mbaje parasysh këtë porosi të saj” dhe aty ai u nda me Sherfin për të mos u takuar më deri në fillimin e viteve ’90-të. Pasi siç dihet, Sherif Merdani përfundoi burgjeve të regjimit politik të Enver Hoxhës, sa në Spaç, Burrel, Qafë-Bari e Ballsh, (u ridënua përsëri në burg) për t’u liruar vetëm në vitin 1990-të, kur regjimi komunist ishte në agoninë e tij.
Zjarr i madh në një ndërtesë 15-katëshe në MilanoNjë zjarr i madh ka përfshirë një ndërtesë 15-katëshe në periferi të Milanos në Itali.
Sipas mediave vendase, në vendngjarje kanë shkuar një numër i madh i zjarrfikësve të cilët po mundohen të shuajnë zjarrin.
Flakë nisën rreth orës 17:45 në rrethana të paqarta. Rreth 70 familje jetojnë në këtë ndërtesë.
Nuk është i qartë ende numri i banorëve të pranishëm në godinën 15-katëshe. / La Stampa

Një udhëheqës i ISIS-K foli në një intervistë për CNN, disa ditë para sulmit pranë aeroportit të Kabulit, që vrau më shumë se 170 njerëz dhe plagosi qindra.
Ai u prezantua si Abdullah Munir dhe tregoi se ka rreth 600 luftëtarë në dispozicion të tij, të cilët janë indianë, pakistanezë dhe nga pjesë të tjera të Azisë Qendrore.
Ai shprehu pakënaqësinë e tij ndaj talebanëve, duke i kritikuar se nuk kishin qenë besnikë ndaj ideologjisë së tyre dhe ishin shitur ndaj ndikimeve të huaja.
Munir i akuzoi ata për moszbatimin e ligjit të Sheriatit, duke thënë se nuk kishin kryer asnjë ekzekutim, ndërsa shtoi se do t’i sulmonin sapo amerikanët të largoheshin.
“Ata që ndjekin Sheriatin janë vëllezërit tanë. Ata që nuk e bëjnë këtë janë kundërshtarët tanë. Talebanët nuk na përfaqësojnë më”, tha ai, duke i akuzuar ata për bindje ndaj forcave të huaja.
Kjo është arsyeja thonë ata se pse u bënë autonomë duke zgjedhur të luftojnë përkrah ISIS. Për të ardhmen, ata synojnë zhvillimin e forcave të Kalifatit si ISIS në Siri dhe Irak.
Hidhet në erë baza e përdorur prej vitesh në KabulZyrtarë amerikanë thanë se një shpërthim i kontrolluar, që u dëgjua në të gjithë Kabulin ka shkatërruar Bazën Eagle të CIA-s, një postë jashtë aeroportit të kryqytetit afgan.
Shpërthimi i bazës kishte për qëllim të siguronte që çdo pajisje, ose informacion i lënë pas nuk do të binte në duart e talebanëve.
Baza Eagle u hap gjatë viteve të luftës me talebanët në një ish-fabrikë tullash. Ajo u zgjerua nga një zyrë e fshehtë e vogël në një qendër të gjerë që u përdor për të trajnuar forcat kundër terrorizmit të agjencive të inteligjencës afgane.
Ato forca ishin disa nga të vetmet që vazhduan të luftonin ndërsa qeveria u rrëzua, sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve.
“Ishin një njësi e jashtëzakonshme” tha Mick Mulroy, një ish-agjent i CIA-s që shërbeu në Afganistan. “Ata ishin një nga mjetet kryesore që qeveria afgane ka përdorur ndër vite kundër talebanëve. Ishin rezistenca e fundit dhe pësuan humbje të mëdha”, vijoi ai.
Afganët vendas dinin pak për bazën. Kompleksi ishte jashtëzakonisht i sigurt dhe i projektuar për të qenë i pamundur të depërtohej. Muret që arrijnë 10 metra të lartë rrethojnë vendin dhe një portë metalike e trashë në gjendje t’u rezistonte edhe goditjeve me antitank.