zoom

Day ArchiveAksident në “Vasil Shanto”/ Tiranë, përplasen 3 makina

Një aksident raportohet para pak minutash te zona e Vasil Shantos në Tiranë.

Përplasja ka ndodhur mbi urë, në të cilën janë përfshirë tre makina.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

Kolonel Dritan Demiraj: Përkthyesit afganë luftuan me ne, Shqipëria duhet t’i strehojë

Ky person që shihni në këto foto me rreth të kuq është njëri prej shumë përkthyesve afganë që këto 19 vite kanë ndihmuar misionet shqiptare në Afganistan.

Kolonel Dritan Demiraj i cili ka udhëhequr disa misione të forcave shqiptare në Afganistan i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se “Përkthyesit afganë kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e misioneve tona. Pa mbështetjen e tyre”, thotë ai “do te ishte e pamundur realizimi me sukses i misioneve tona”.

“Puna e tyre konsistonte jo vetëm në përkthimin e takimeve me liderët e Shuras të fshatrave që takonim 2-3 herë në javë, por edhe në grumbullimin e inteligjencës kur kalonim netët pas misioneve në stacionet e policisë dhe shkëmbenim me orë biseda me përfaqësuesit e policisë dhe ushtrisë kombëtare afgane. Nëpërmjet bisedave, pyetjeve dhe projekteve të ndryshme në terren, drejtuesit e misioneve merrnin një pjesë të informacioneve të cilat më pas analizoheshin dhe bëheshin pjesë integrale e procesit të planëzimit para daljes në detyrë. Përkthyesit ishin njëkohësisht edhe këshilltarët më të mirë tanë. Ata na tregonin se çfarë duhet të përmirësonim në rast se dikush bënte ndonjë gabim që binte në kundërshtim me zakonet dhe traditat Pashtunëahli”, thotë Kolonel Demiraj.

“Përveç kësaj“, thotë Kolonel Demiraj, “përkthyesit në shumë raste kanë marrë edhe armët dhe kanë luftuar në krahun tonë, duke treguar jo vetëm besnikëri por edhe trimëri. Në shumë raste”, kujton Kolonel Demiraj, “informacionet që përkthyesit jepnin tek kontingjentet kishin të bënin me natyrën e rreziqeve dhe kërcënimeve direkt për jetën e efektivëve në mision si për shembull: Vendet ku ishin vendosur minat, planet e grupeve terroriste si Talebanët, Al-Qaeda në Afganistan ose Rrjeti Haqqani në raport me kohën dhe vendin e sulmit kundër patrullave tona”.

I pyetur nga Top Channel a duhet që edhe Shqipëria të ndjekë shembullin e SHBA dhe Britanisë së Madhe në marrjen e përkthyesve afganë, Kolonel Demiraj dha këtë përgjigje.

“Në gjykimin tim edhe Shqipëria duhet t’i marrë, t’i strehojë dhe konform të gjitha rregullave të Vettingut (megjithëse e ka të pamundur ta bëjë vetë) t’i strehojë. Ata kanë qenë një ndihmë e madhe për ne dhe aleatët dhe kjo është gjëja më minimale që ne kemi detyrimin ta bëjmë. Së pari për të treguar se edhe ne jemi mirënjohës për ndihmën që ata i kanë dhënë kontingjenteve tona, por nga ana tjetër edhe për të treguar se jemi anëtarë të besuar të Aleancës“, tha Demiraj.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes prej vitin 2002 kur në Afganistan shkoi misioni i parë shqiptarë atje kanë shërbyer mbi 3.000 ushtarakë shqiptarë.

Në 19 vite prezencë të forcave shqiptare në Afganistan kanë humbur jetën dy ushtarakë shqiptarë.

Në shkurt 2012 u ekzekutua nga forcat Talebanë kapiten Feti Vogli. Komando tjetër Alelsandër Peci mbeti i plagosur rëndë por falë dërgimit në një bazë në Gjermani ia doli të shpëtojë. Ndërsa në Janar 2021 Xhevahir Iljazi u vetëvra si pasojë e një stresi e depresioni të rëndë.

Varëse e unaza! Zbulimi i veçantë i arkeologëve në varrezat mesjetare të Përmetit

Gërmimet e arkeologëve në varrezat mesjetare të Përmetit kanë nxjerrë në dritë sende me rëndësi që mund të pasurojnë dhe deri diku ndryshojnë historinë e njohur deri më tani të zonës së Përmetit.

Arkeologët kanë zbuluar vathë, unaza dhe varëse dekorative që i përkasin periudhës së Mesjetës së Hershme, duke filluar nga shekulli 8 deri në shekullin e 11-të.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje të tyre duke treguar se vijojnë akoma gërmimet arkeologjike.

“Vazhdojnë gërmimet arkeologjike në varrezën e zbuluar mesjetare të Përmetit. Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe DRTK Gjirokastër kanë nxjerrë në dritë të tjera objekte dhe po dokumentojnë rezultatet e gërmimeve”, shkruan Rama.

Kryeminiistri deklaron se zbulimi i kësaj varreze shton “informacionin për gjeografinë kulturore të tokës arbërore”.

120 orë për ta krijuar! Sa ka kushtuar çanta më e shtrenjtë e Paris Hilton-it

Paris Hilton ka një koleksion të jashtëzakonshëm me çanta, por së fundmi ajo ka zbuluar se më e shtrenjta prej tyre është një çantë e personalizuar nga Hermes që është e mbuluar me kristale.

Hilton u tregoi fansave një pjesë nga garderoba e saj në turin e garderobës të organizuar nga “Elle”. Me këtë rast, Paris rikujtoi disa nga veshjet dhe aksesorët e saj më të shtrenjtë që ka blerë ndër vite.

“Blerja ime më e shtrenjtë, është kjo çantë Birkin e personalizuar. E dua Hermes dhe e dua këtë çantë. Nëse unë do të isha çantë, kjo do të isha”, është shprehur Paris Hilton, teksa ka shtuar se çanta është e mbuluar me mbi 60 mijë kristale Swarovski.

Teksa Hilton tha se nuk mund ta mbaj mend se sa kushton, vlera e çantës thuhej se ishte 65 mijë dollarë në kohën kur miliarderja e bleu në vitin 2018-të.

Michelle Berk, themeluesja e Privé Porter, ka zbuluar se çanta përfshin pesë madhësi të ndryshme kristalesh, të gjitha të vendosura nga një zejtare femër.

“Për kristalet, iu deshën 60 orë për të vënë 30,000 kristale mbi të,” tha ajo.
Kujtojmë se disa ditë më parë u përfol se Paris Hilton ishte në pritje të ëmbël. Mirëpo miliarderja i mohoi menjëherë thashethemet dhe tregoi se nuk ka asgjë të vërtetë.

Ku fitohet më shumë nga paratë? Njihuni me platformat financiare ku mund të investoni

Epoka e normave të ulëta të interesit e ka bërë sfiduese për investitorët sigurimin e të ardhurave të kënaqshme nga paratë e tyre. Mungesa e një tregu të zhvilluar të kapitalit në Shqipëri bën që alternativat e investimit të jenë shumë më të kufizuara në raport me vendet e tjera. Tregu i brendshëm ofron përgjithësisht produkte klasike investimi, me rrezik të ulët, por edhe me kthime të kufizuara. Jashtë sistemit financiar, alternativa kryesore ngelet tregu i pasurive të paluajtshme, që në vitet e fundit, po shënon një cikël të ri të rritjes së shpejtë.

Ersuin Shehu /Monitor

Depozitat bankare vazhdojnë të jenë produkti mbizotërues ku mbahen kursimet e individëve. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), depozitat përbëjnë rreth 85% të vlerës totale të investimeve financiare të individëve shqiptarë, me një vlerë totale prej 1.08 trilionë lekësh.

Produkti i dytë më i preferuar janë bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare, që përbëjnë rreth 9% të investimeve financiare të individëve, për një shumë totale prej afërsisht 110 miliardë lekësh. Vijojnë kuotat në fondet e investimit, me 69 miliardë lekë, ose 5% të totalit, dhe obligacionet me ofertë private, me një total prej 8 miliardë lekësh, ose 0.6% të totalit të investimeve të individëve

 

Burimi: Banka e Shqipërisë, AMF

 

Këto të dhëna tregojnë se në shumicën dërrmuese, investitorët e vegjël shqiptarë vazhdojnë t’iu besojnë produkteve financiare më klasike dhe më të sigurta. Në fakt, për shumicën e ekspertëve, depozita bankare vështirë se mund të klasifikohet si një investim i mirëfilltë. Depozitat bankare janë të siguruara me ligj, deri në shumën e 2.5 milionë lekëve, ndërsa ato në shoqëritë e kursim-kreditit, deri në 2 milionë lekë. Teknikisht, deri në këtë shumë, vendosja e parave në bankë është një investim me rrezik 0.

Në fund të muajit prill 2020, individët shqiptarë mbanin në banka kursime në vlerën e 1.085 trilionë lekëve. Pas pandemisë, depozitat shënuan ritme të shpejta të rritjes, që ekspertët e shpjegojnë kryesisht me pasigurinë që krijoi kriza për familjet. Me bazë vjetore, depozitat e individëve janë në rritje me 5.8%.

Rritja sigurisht që nuk është nxitur nga normat e interesit të cilat ngelen në nivele shumë të ulëta. Për depozitat me afat në lekë, norma mesatare e interesit, në fund të muajit prill 2021, ishte 0.7%, me një interval që fillon nga 0.94% për depozitat më të përdorura, ato 12- mujore, deri në 2.55% për depozitat me maturitet 5-vjeçar. Megjithatë, sipas Bankës së Shqipërisë, banka të veçanta ofrojnë interesa deri në 4% për depozitat 5-vjeçare, kthim ky i përafërt me atë të obligacioneve të qeverisë.

Për monedhën Euro, normat e interesit janë edhe më të ulëta, me një mesatare prej 0.22% për të gjitha depozitat me afat. Normat e interesit fillojnë nga 0.13% për afatin 12-mujor, deri në 1.64% për depozitat me maturim 5-vjeçar. Pavarësisht normave më të ulëta të interesit, euro ngelet dominuese në strukturën e depozitave bankare, me rreth 52% të totalit. Monedha europiane ndoshta perceptohet më e besueshme nga publiku i gjerë, po të kemi parasysh edhe faktin që ekonomia shqiptare ka një shkallë të lartë euroizimi dhe shumica e aseteve afatgjata, duke filluar nga pasuritë e paluajtshme, kuotohen në euro.

Sidoqoftë, përfitimet nga mbajtja e eurove në bankë sot janë shumë të vogla. Aplikimi i normave negative të interesit nga Banka Qendrore Europiane dhe strategjia e deeuorizimit e Bankës së Shqipërisë e ka bërë të vështirë për bankat sigurimin e fitimeve nga investimi i eurove që mbahen në formë depozitash. Nga ana tjetër, kreditimi i ekonomisë vendase është gjithnjë e më i orientuar drejt Lekut, çka bën që përgjithësisht, interesi i bankave për të shtuar fondet në euro të jetë i dobët në këtë moment.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Obligacionet e qeverisë mbeten alternativë e leverdishme

Në vitet e fundit, është rritur interesi për të investuar në letrat e borxhit të qeverisë shqiptare dhe sidomos në obligacione. Rritja e përfshirjes financiare e ka bërë të qartë për shumë individë se këto instrumente garantojnë kthime më të larta në raport me depozitat bankare, me një rrezik të ulët. Sipas AMF-së, për vitin 2020, individët realizuan blerje të obligacioneve në tregun primar, për një vlerë prej 6.9 miliardë lekësh, ose rreth 56 milionë eurosh. Krahasuar me një vit më parë, këto investime u rritën me 51%.

Në afatin e gjatë, sigurisht që edhe obligacionet e qeverisë janë ndikuar nga cikli i normave të ulëta të interesit. Në emetimin e fundit, obligacionet 10-vjeçare u shitën me një kupon prej 5.38%. Në harkun e pesë viteve, rendimenti i tyre ka rënë me rreth 32%. Obligacionet me maturim 7-vjeçar në emetimin e fundit, në fillim të këtij viti, siguronin një kupon prej 4.25%. Krahasuar me fundin e vitit 2015, kthimi ka pësuar rënie edhe më të fortë, me rreth 37%.

Obligacionet me maturim 5-vjeçar aktualisht garantojnë një kupon prej 3.7%, rreth 42% më pak krahasuar me fundin e vitit 2015. Pavarësisht kësaj, ekspertët mendojnë se obligacionet e qeverisë shqiptare kanë një raport shumë të kënaqshëm mes përfitimit dhe rrezikut.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), blerjet e obligacioneve në tregun primar nga individët arritën në 2.73 miliardë lekë, ose rreth 22 milionë euro. Statistikat tregojnë se investimet e individëve në këto instrumente u rritën me 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pjesëmarrja në ankandet e tregut primar bëhet nëpërmjet ndërmjetësve të licencuar financiarë, që janë zakonisht bankat tregtare. Aktualisht në Shqipëri ka 12 shoqëri komisionere për investimin në tituj, por pjesa dërrmuese e volumit të transaksioneve nga individët bëhet nga bankat tregtare të licencuara për këtë shërbim. Investimi në obligacione është bërë gjithmonë nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar, ndërsa investimi në bono thesari mundësohej edhe nga Banka e Shqipërisë. Por, në gusht 2020, Banka e Shqipërisë vendosi ndërprerjen e ofrimit të shërbimit të pjesëmarrjes në ankandet e bonove për individët. Duke filluar nga viti 2021, banka qendrore nuk do të pranojë më hapjen e llogarive të reja për këtë qëllim, dhe individët do të mund ta marrin këtë shërbim vetëm prej bankave tregtare të licencuara nga AMF.

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Fondet e investimit, kthimet në rënie

Një dekadë më parë, fondet e investimit u dhanë shqiptarëve një alternativë të re për të investuar kursimet e tyre në lekë. Në një fazë të parë, ato u rritën me ritme të shpejta, por prej më shumë se pesë vjetësh, duket se kanë arritur një pikë ngopjeje dhe stanjacioni. Të paktën për lekun, fondet e investimit janë një formë e akumuluar dhe e tërthortë e investimit në titujt e qeverisë shqiptare.

Rrjedhimisht, edhe kthimet nga investimi, në afatin e gjatë, ndjekin normat e interesit të këtyre instrumenteve. Kjo ka bërë që në vitet e fundit, kthimi me bazë vjetore nga fondet e investimit në lekë të pësojë rënie, ndërsa për fondet në euro, ai ka zbritur madje edhe në vlera negative.

Mbështetur në të dhënat më të fundit, të muajit maj, kthimin më të lartë nga investimi e ofron fondi Raiffeisen Vizion, me 3.85% me bazë vjetore, i ndjekur nga Credins Premium me 3.65%. Albsig Standard me 3.1% dhe Raiffeisen Prestigj me 2.19%. Megjithëse në afatin e gjatë, kthimet nga investimi kanë një tendencë të dukshme në rënie, krahasuar me vitin e kaluar, kthimet janë në përmirësim të dukshëm.

 

Burimi: Shoqëritë administruese të fondeve

 

Fondet e investimit në euro kanë luhatshmëri edhe më të lartë. Për shembull, fondi kryesor, Raiffeisen Invest Euro, e mbylli vitin 2020 me një kthim negativ në masën 1.41%, por gjatë muajve të parë të këtij viti, ky tregues është kthyer me shpejtësi në vlera pozitive. Në fund të muajit maj, Raiffeisen Invest Euro raportonte një kthim nga investimi në masën 4.26%, duke arritur në nivele edhe më të larta se kthimet e fondeve në lekë.

Kuotat në fondet e investimit janë instrumente të investimit likuid, ku në shumicën e rasteve, anëtari mund të shesë kuotat dhe të dalë nga investimi në çdo kohë pa penalitete, duke tërhequr përfitimet e akumuluara. Megjithatë, edhe në këtë pikë mund të ekzistojnë disa kufizime. Për shembull, fondi Raiffeisen Vizion parashikon në kontratën e anëtarësimit një penalitet prej 2%, në rast se investitori vendos të shesë kuotat brenda dy viteve nga data e anëtarësimit.

 

Fondet e pensionit, si investim për pleqërinë

Paralelisht me fondet e investimit, në dekadën e fundit po njohin zhvillim të shpejtë edhe fondet e pensionit. Më shumë se investime, këto fonde janë kursime për moshën e tretë, por si instrumente financiare, ato ofrojnë kthime të kënaqshme, për të siguruar burime shtesë në moshën e tretë, duke kompensuar efektin e rënies së të ardhurave nga shkëputja e marrëdhënies së punës.

Edhe fondet e pensioneve, vitin e kaluar, vuajtën rënie të lehtë në kthimet nga investimi, tendencë e ngjashme me fondet e investimeve. Tendenca e njëjtë e kthimeve në tregun financiar vitin e kaluar lidhet kryesisht me faktin që portofoli i fondeve të investimeve dhe të pensioneve në lekë është i përqendruar pothuajse i gjithi në bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare. Në fund të vitit 2020, investimet e fondeve të pensioneve konsistonin 100% në bono dhe obligacione. Këto instrumente kanë një nivel të ulët rreziku, çka, në afatin e gjatë, përkthehet edhe në kthime relativisht të ulëta nga investimi.

Në fund të vitit të kaluar, normën më të lartë të kthimit e ofronte fondi i pensioneve Raiffeisen, me 4.35% me bazë vjetore. Kthimi nga ky fond ishte në rënie krahasuar me nivelin 4.89% të fundit të vitit 2019. Fondi më i madh për nga vlera e aseteve, Sigal, në fund të vitit 2020, kishte një kthim nga investimi në nivelin 3.53%, nga 4.17% një vit më parë. Në fund të vitit 2020, fondi Credins Pension raportoi kthim nga investimi në nivelin 2.85%, në rënie të ndjeshme nga niveli prej 4.89% i vitit 2019.

Megjithatë, në muajt e parë të vitit 2021, kthimet po shfaqin tendencë të lehtë rimëkëmbjeje, për të gjitha fondet e pensionit. Në fund të muajit maj, fondi më i madh Sigal Pension, raportonte një kthim prej 3.68%, nga 3.53% për vitin 2020. Për Credins Pension, në fund të muajit maj, kthimi vjetor nga investimi arriti në 2.96%, nga 2.85 vitin e kaluar.

Fondi i tretë, Raiffeisen Pension ka publikuar raportin e fundit mujor për muajin prill dhe kthimi vjetor nga investimi ishte 4.37%, në rritje të lehtë nga niveli 4.35% i fundit të vitit 2020. Fondi më i ri në treg, Albsig Pension, e plotësoi vitin e parë të aktivitetit në muajin shkurt të këtij viti dhe kthimi nga investimi ishte pak më i lartë se 2%. Ekspertët theksojnë se, sidoqoftë, kthimi nga këto  fonde duhet vlerësuar në afatin e gjatë, sepse edhe shtrirja e investimit në kohë është e tillë.

 

Burimi: Shoqëritë administruese të fondeve

 

Obligacionet private, risia kryesore e tregut

Obligacionet me ofertë private, ndoshta janë risia më e madhe e tregut financiar në dekadën e fundit. Këto instrumente u adoptuan sidomos nga bankat, që kishin nevojë për t’i përdorur si element i kapitalit të tyre rregullator, për të mbështetur rritjen e mëtejshme. Më tej, obligacionet u përdorën edhe nga kompani të tjera të sektorit financiar, por jo vetëm, me qëllim sigurimin e financimeve të nevojshme për aktivitetin e tyre.

Deri tani, instrumentet e borxhit korporativ janë emetuar me ofertë private, edhe për shkak të mungesës së një tregu (burse) ku emetimi dhe tregtimi i tyre të bëhej me ofertë publike.

Mbështetur në të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, në fund të vitit 2020, arriti në mbi 8 miliardë lekë, ose rreth 65 milionë euro. Sipas AMF, vlera e emetuar dhe ende e pashlyer e këtyre titujve u rrit me 575 milionë lekë, ose rreth 7.7% për vitin e kaluar. Pak më shumë se gjysma e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj, nga të cilat 43.3% në euro dhe 7.2% në dollarë amerikanë.  Në vitin 2020 u vërejt  rritje e peshës së obligacioneve në valutë, që arritën në 50.5% të totalit, nga 46.8% që përbënin një vit më parë. Obligacionet në lekë pësuan  rënie të peshës së tyre specifike në 49.5%, nga 53.2% në fund të vitit 2019.

Ligjërisht, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje tek investitorë institucionalë dhe te një numër  deri në 100 individë. Në Shqipëri, ato kanë nisur të përdoren në fund të vitit 2011 dhe emetuesit kryesorë kanë qenë bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator. Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” i njeh instrumentet e borxhit të varur të bankave si kapital rregullator i nivelit të dytë, deri në një masë të caktuar. Ndërsa institucionet e tjera financiare e kanë aplikuar emetimin e obligacioneve, si një formë për të siguruar financime për të mbështetur aktivitetin  kreditues.

Blerësit e këtyre instrumenteve kanë qenë zakonisht individët, por nuk kanë munguar edhe investitorë institucionalë, si për shembull kompani të sigurimeve. Deri tani, në tregun shqiptar të kapitaleve, emetimi i obligacioneve është bërë me ofertë private, edhe për shkak të mungesës së një tregu të titujve. Oferta publike do t’i bënte këto instrumente të tregtueshme dhe likuide, duke krijuar mundësinë e shitjes në çdo kohë ose përdorimin e tyre si kolateral financiar për marrjen e huave.

Që nga fillimi i muajit mars, depozitari ALREG nisi operimin në sistemin e pagesave ndërbankare me vlerë të madhe (AIPS) të Bankës së Shqipërisë. Ky hap shënon tejkalimin e pengesës së fundit teknike për tregtimin e letrave me vlerë të kompanive private në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE. Bursa është operative prej tre vjetësh, por aktiviteti i saj, deri tani, ka qenë i kufizuar në tregtimin e letrave të borxhit të qeverisë shqiptare.

 

Borxhi privat, kthimet më të larta mes instrumenteve financiare

Në përgjithësi, obligacionet e kompanive private ofrojnë kthime ndjeshëm më të kënaqshme krahasuar me instrumentet e ngjashme financiare në monedhën përkatëse. Për obligacionet në monedhën lekë, kthimi më i lartë i ofruar deri më sot është i institucionit IuteCredit, që ofronte një kupon prej 12% për obligacione me maturim dyvjeçar, obligacion i cili tashmë është maturuar dhe shlyer. Për obligacionet me maturim 7-vjeçar, Alpet paguan një kupon prej 6.3%, ndërsa për të njëjtin afat maturimi Credins Bank paguan një kupon prej 5.5%.

 

Burimi: Prospektet e Emetimit

 

Për obligacionet me ofertë private në euro, kthimet janë ndjeshëm më të ulëta, por sidoqoftë, më të mira në raport me depozitat bankare. Për shembull, obligacionet me maturim 7-vjeçar të Credins Bank, Union Bank dhe Fibank mundësojnë një kupon prej 3.5%, ndërsa ato të emetuara nga Tirana Bank, në nivelin 3.25%.

 

Burimi: Prospektet e Emetimit

 

Nga përvoja e deritanishme, vlera totale e emetimeve fillon zakonisht nga rreth 2  milionë euro, si në rastin e Union Bank dhe Fibank, 3.5 milionë euro në emetimin e fundit të Credins Bank dhe 5 milionë euro për obligacionet e lëshuara nga Tirana Bank.

Kur flitet për obligacionet me ofertë private, në teori, mundësia për investim nga publiku i gjerë është e kufizuar. Legjislacioni parashikon që numri i blerësve të obligacioneve me ofertë private nuk mund të jetë më i madh se 100: nëse tejkalohet kjo shifër, emetimi duhet të bëhet me ofertë publike.

Oferta private nënkupton se emetuesi nuk mund të bëjë njoftime apo shpallje publike: të gjitha kontaktet me blerësit eventualë duhet të kryhen privatisht. Për një blerës të interesuar, e vetmja mënyrë për të investuar do të ishte të kontaktonte vetë një subjekt emetues, në rast se ka informacion për një emetim të pritshëm në të ardhmen. Duke qenë se disa kompani po aplikojnë emetime të obligacioneve me një lloj rregullsie, kjo krijon disa hapësira për investitorë të interesuar që të blejnë këto instrumente.

 

NOA synon të bëhet e para kompani në Bursë

Institucioni financiar NOA është e vetmja shoqëri tregtare që e ka pranuar publikisht synimin për të hyrë në Bursë, me qëllim emetimin e obligacioneve. Sipas drejtuesve, kompania po punon për përgatitjen e prospektit që do t’i dërgohet për miratim Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Në varësi të kohës së miratimit nga autoriteti rregullator, emetimi i obligacioneve mund të bëhet brenda këtij viti. NOA është një nga shoqëritë tregtare, e cila  ka aplikuar në të shkuarën emetimin e obligacioneve me ofertë private, ndërsa tani synon të bëhet e para që do të hedhë hapin e emetimit me ofertë private. Drejtuesit  shprehen se, për momentin, interesi i kompanisë është në drejtim të instrumenteve të borxhit dhe nuk ka në plan të hyjë në bursë, me qëllim listimin e aksioneve të saj.

Artan Gjergji, drejtor i bursës ALSE, thotë se, nëse këto obligacione në vijim do të ofrohen nga korporatat nëpërmjet ofertës publike, investitori do të kishte një dritare likuiditeti në bursë në çdo moment që do të kërkonte të shiste obligacionin.

“Mjafton të marrë në telefon brokerin e bankës së tij dhe titulli mund të tregtohet në bursë. Pikërisht për këtë arsye, rekomandohet fuqimisht që emetimet e reja të korporatave të listohen edhe në bursën ALSE, pasi kjo do të reduktonte riskun e likuiditetit për investitorët, do të rriste besimin e tyre te tregu i letrave me vlerë dhe do të sillte  rritje të volumeve të investimit” – thotë ai.

Eksperti i instrumenteve financiare, Blodin Çuçi, thotë se oferta private në vetvete e kufizon kategorinë e blerësve, vetëm te një shtresë e mesme dhe e lartë, në këndvështrimin e kursimeve. “Nëse obligacionet do të emetoheshin me ofertë publike, minimumi i investimit do të ishte rreth 1 mijë euro. Për ato me ofertë private, minimumi i investimit nis nga rreth 20 mijë euro. Që këtu përjashtohen investitorët e vegjël dhe ky është disavantazhi më i madh që ka oferta private kundrejt asaj publike. Blerësi i targetuar aktualisht për këto instrumente është investitori që ka mundësi të kryejë investime nga 20 mijë deri në 50 mijë euro” – thotë z. Çuçi.

 

Çmimet e pronave, me rritje dyshifrore

Alternativa kryesore për investimet financiare në tregun shqiptar ngelen pasuritë e paluajtshme. Në periudhën pas rënies së komunizmit,  sektori ka njohur  zhvillim të shpejtë, i nxitur nga lëvizjet demografike drejt qendrave të mëdha urbane dhe nga zhvillimi i turizmit bregdetar. Pas një stopimi në fundin e dekadës së parë të viteve 2000, sektori u gjallërua sërish, duke filluar sidomos pas vitit 2015. Moratoriumi i lejeve të ndërtimit pati krijuar një akumulim të kërkesës, por edhe të kapitaleve të sipërmarrësve për investime në këtë sektor. Pas vitit 2015, ndërtimi nisi një valë të dytë të rritjes, që u shoqërua me shtrenjtim të çmimeve.

Vlerësimi i saktë i rritjes së çmimeve nuk është i lehtë, sepse transaksionet në sektorin e pasurive të paluajtshme janë në kushtet e një “errësire” të plotë statistikore. Institucionet që i regjistrojnë këto transaksione nuk prodhojnë statistika dhe deri tani, dinamika e çmimeve mund të vlerësohet vetëm nëpërmjet vrojtimeve, ndër të cilëve më i rëndësishmi, është indeksi Fischer i çmimeve të banesave, që përgatitet nga Banka e Shqipërisë. Në gjysmën e dytë të vitit 2020, indeks u rrit 11.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Informacioni më afatgjatë i ofruar nga ky vrojtim e ka zanafillën në vitin 2013, që është edhe periudha bazë për ndërtimin e indeksit. Krahasuar me vitin 2013, çmimet e pasurive të paluajtshme në rang vendi janë rritur me 48.6%. Po ta ndajmë rritjen me një mesatare të thjeshtë, për të parë një tendencë afatgjatë, mund të themi se çmimi i pronave është rritur me rreth 7% në vit për shtatë vitet e fundit.

Megjithatë,  rritja nuk ka qenë aspak e njëtrajtshme, madje deri në vitin 2017, çmimet kanë qëndruar pranë nivelit të periudhës bazë, por me luhatje nga një gjashtëmujor në tjetrin. Rritja e mirëfilltë e çmimeve ka nisur realisht pas vitit 2017. Për periudhën 2017-2020, çmimet e pasurive të paluajtshme janë rritur mesatarisht me rreth 16% në vit. Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë ka peshën kryesore në llogaritjen e indeksit dhe kurba e çmimeve në kryeqytet është shumë e ngjashme me atë në nivel kombëtar.

Në pamje të parë, një rritje kaq e lartë nuk justifikohet nga faktorët kryesorë ekonomikë dhe demografikë. Pavarësisht një përmirësimi në periudhën 2015-2019, rritja ekonomike mbetet nën potencialet e veta, pa llogaritur goditjen e rëndë që pësoi ekonomia vitin e kaluar, me rënien më të fortë në 23 vitet e fundit.

Ekspertët e tregut mendojnë se rritja e çmimeve është nxitur pjesërisht nga faktorë të krahut të ofertës. Të tillë elemente janë rritja e taksës së ndërtimit në infrastrukturë për Tiranën, rritja e përqindjes që kërkojnë pronarët e tokës, sidomos me kërkesë më të lartë. Një faktor tjetër është edhe rritja e standardeve të ndërtimit, që ka rritur kostot e ndërtuesve.

“Ishte akumuluar një kërkesë e madhe që shkaktoi rritje të çmimeve, por e shoqëruar edhe nga faktorë të tjerë, si rritja e taksave, rritja e përqindjes së pronarëve të tokës, por edhe rritja e cilësisë së ndërtimeve” – thotë Lefter Sila, vlerësues dhe agjent i pasurive të paluajtshme.

Rritja e cilësisë së ndërtimeve është një perceptim i përhapur, duke krahasuar ndërtimet e viteve të fundit me ato që janë ndërtuar para një dekade më parë. Megjithatë, po t’u referohemi statistikave zyrtare, nuk rezulton të ketë rritje të kostos së ndërtimit të banesave, të tillë që do të sillte trysni domethënëse në drejtim të rritjes së çmimeve. Sipas  INSTAT, indeksi i kostos së ndërtimit për periudhën 2013-2020 është rritur me vetëm 1.8%, ose mesatarisht rreth 0.25% në vit.

 

Pronat duken alternativa më fitimprurëse

Nëse do të bënim një krahasim për kthimet maksimale që ofron secila nga alternativat aktuale të investimit në tregun shqiptar, ndoshta pasuritë e paluajtshme për momentin janë ato që do të siguronin përfitimet më të mëdha. Banka e Shqipërisë vlerëson se, vitin e kaluar, çmimet e banesave u rritën me 11.3%. Këtyre mund t’iu shtohet edhe fitimi vjetor nga dhënia e një prone me qira.

Për shembull, nëse një qytetar investon në një pronë 100 mijë euro, sipas agjentëve të pasurive të paluajtshme,  prona mund të jepet me një qira prej të paktën 350 eurosh në muaj. Në një vit, kjo do të sillte një të ardhur vjetore rreth 4200 euro, ose një kthim prej 4.2% nga çmimi i blerjes. Nëse mbledhim përfitimin nga rritja e vlerës së tregut të pronës dhe të ardhurave nga qiraja, investimi në pasuri të paluajtshme do të rezultonte me  kthim vjetor bruto nga investimi pranë nivelit 15.5%, shumë më tepër se ajo që ofrojnë instrumentet financiare.

Mes instrumenteve financiare, kthimin më të lartë sot e sigurojnë obligacionet me ofertë private. Po të mbështetemi tek të dhënat historike, kuponi më i lartë i paguar për obligacionet me ofertë private është ai i IuteCredit, me  kupon prej 12%. Ky obligacion u maturua dhe u shlye plotësisht në prill të këtij viti. Drejtuesit e kompanisë bëjnë të ditur se do të vazhdojnë ta përdorin këtë instrument të huamarrjes edhe në të ardhmen, por janë në pritje të  vendimit që do të marrë Banka e Shqipërisë për normën tavan të interesit. Kjo normë do të ndikojë në kuponin që do t’u ofrohet investitorëve në emetimet e ardhshme.

Mes obligacioneve ende aktive, kthimin më të lartë e ofron ai i kompanisë së karburanteve Alpet, me  kthim vjetor në lekë prej 6.3%. Ndër obligacionet qeveritare, kthimin më të lartë në emetimin e fundit e ofronin ato me maturim 10-vjeçar, me një kupon prej 5.38%.  Ndër fondet e pensioneve, kthimi më i lartë është në nivelin 4.37%, ndërsa për fondet e investimit, mbështetur në të dhënat më të fundit, 3.85%.

Për depozitat bankare më afatgjata, ato me maturim 5-vjeçar, interesi mesatar i raportuar nga Banka e Shqipërisë është 2.55%. Megjithatë, mbështetur në të dhënat e detajuara për normat e interesit dhe komisioneve sipas bankave, përditësuar për herë të fundit në prill 2021, ka edhe banka që ofrojnë normë interesi 4% për depozitat 5- vjeçare në lekë. Në rastin e depozitave, sidoqoftë, interesat maksimale zakonisht përfitohen mbi një shumë të caktuar dysheme.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë, Kompani administruese, Agjentët e pronave

 

Pronat kanë kthim më të lartë, por…

Nëse do të bazohemi në ecurinë e viteve të fundit, duket se investimi në pasuri të paluajtshme rezulton më fitimprurës në raport me instrumentet financiare që ofron tregu shqiptar. Sidoqoftë, krahasimi i investimit në pasuri të paluajtshme me investimet financiare duhet bërë me kujdes, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për asete me karakteristika të ndryshme.

Elementi më i rëndësishëm është fakti që investimet financiare janë zakonisht investime likuide, me kthim të garantuar nga kushtet kontraktore. Për shembull, nëse një individ zotëron një obligacion qeveritar apo korporativ, ai zakonisht përfiton pagesa të përpikta të kuponit çdo 6 muaj. Nëse paratë që ka investuar në obligacion i nevojiten, ai mund ta shesë obligacionin te një bankë apo shoqëri tjetër komisionere e autorizuar.

Një pasuri e paluajtshme përgjithësisht është një aset më pak likuid. Pavarësisht se vlera e tregut të një prone mund të rritet, jo gjithmonë është e mundur që ajo të shitet në një kohë të shpejtë dhe me çmimin e kërkuar.

Një element tjetër i lidhur me pronën është amortizimi. Një pronë e ndërtuar në vitin 2000 nuk mund të ketë të njëjtin çmim në  treg me një tjetër të ndërtuar në vitin 2020, pavarësisht se në vetvete vlera e saj mund të jetë rritur. Amortizimi dhe mirëmbajtja janë elemente që duhen pasur parasysh sidomos për pronat që jepen me qira, sepse në këtë rast, çmimi përcaktohet jo vetëm nga pozicioni i pronës, por nga arredimi dhe mobilimi i mjediseve të brendshme.

Edhe investimet financiare kanë një lloj “amortizimi” të lidhur me faktorin inflacionist. Megjithatë, në periudhat kur cikli i ekonomisë është në rënie, zakonisht edhe inflacioni është i ulët, çka bën që në përgjithësi, kthimi nga investimi të jetë më i lartë se norma e inflacionit.

 

Rritja e shifrave në Shqipëri, Manastirliu apel qytetarëve: Vaksinohuni sa më parë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë pasi shifrat në Shqipëri të COVID-19 janë në rritje.

410 raste dhe 2 viktima kishte në 24 orët e fundit, teksa Manstirliu thekson se këto shifra ftojnë të gjithë për përgjegjësi morale dhe qytetare.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës??

??‍⚕️ Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.

Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19.

#VaksinohuSot?

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë

Milot Rashica debuton sot në Premier League
Ylli i Kosovës, Milot Rashica, do të debutojë në Premier League me

në ndeshjen e xhiros së parë ndaj Liverpoolit.

Ai është pjesë e formacionit startues te vendasit.

Ndeshja nis në orën 18:30.

Image
Image
“Ballkani i hapur“ – mos u vaftë mendja. Përse i shërben Serbisë

Historia e shkurtër e përpjekjes që, me idenë dhe logjikën e komunikimit më të mirë dhe bashkëpunimit ekonomik të vendeve të pjesës lindore të ish-Jugosllavisë, të përmirësohen marrëdhëniet dhe të sheshohen “pjerrinat” e shumta ndërshtetërore dhe ndërkombëtare, mosmarrëveshjet dhe përplasjet, merr fund, sipas të gjitha gjasave, me përpjekjen e ngathët me emër të hapur dhe me motive e synime të (pa)qarta dhe të (pa)njohura. Korniza e re e paralajmëruar në mënyrë bombastike e “bashkëpunimit rajonal” nuk i anashkalon vetëm përpjekjet dhe përvojat e të dikurshmit Pakt Stabiliteti, të CEFTA-s, Procesit të Berlinit, tregut të përbashkët rajonal, Minishengenit dhe nismave e përpjekjeve të shumta të tjera, por në rastin më të keq dhe më të rrezikshëm përvijon nëpër problemet dhe rreziqet e hapura rajonale – pikësëpari atyre që kanë të bëjnë me marrëdhënien serbo-kosovare, por edhe gjendjes së brishtë në Bosnjë-Hercegovinë. Vuçiqi dhe Rama, e edhe Zaevi i kyçur, do t’i bënin shërbim të madh Ballkanit Perëndimor sikur të lejonin që fqinjët të mendojnë ndonjë gjë dhe të propozonin. Aleatët dhe këshilluesit e kësaj tresheje, pa marrë parasysh se prej cilës anë të botës vijnë, harruan t’ua sugjerojnë këtë “imtësi” të dobishme”

Raundi i parë i këtyre negociatave, potencialisht shumë më të rëndësishme për të gjithë Ballkanin, e edhe më gjerë, pra ka përfunduar pa rezultate, si rrjedhojë e paaftësisë me sy të dukshme të përfaqësuesve evropianë për ta përmëshiruar Vuçiqin (i cili, me këtë rast, i merr funksionet kushtetuese të kryeministres serbe, meqë ra fjala) dhe për ta krijuar situatën që negociatat të kenë sadopak kuptim dhe që të paktën të tregojnë disa rezultate pozitive në një të ardhme të parashikueshme. Mossuksesi ishte i dukshëm edhe në sytë e atyre që nuk i njohin rrethanat, andaj edhe shtypi servil serb, në Serbi dhe në rrethinë, e heshti “në mënyrë elegante” një tjetër “fitore” diplomatike të presidentit të Serbisë dhe kreut të serbëve.

Këto konstatime, natyrisht, mund të thuhen edhe në formë më të përshtatshme dhe të rrjedhshme, me anë “të shprehjes së shpresës së sinqertë se e ardhmja do të sjellë mundësi dhe shanse të reja që negociatat të jenë të dobishme për të dyja palët”, dhe kështu me radhë, apo me formulime të ngjashme e të sjellshme diplomatike – por esenca mbetet e njëjtë: prapë kemi ngecje të rëndë dhe vonesë historike në negociatat e Kosovës dhe Serbisë, të cilat shkaktojnë dëme për të dyja palët, por, menjëherë pas kësaj, edhe një “ide të re dhe origjinale”, vetëm në dukje befasuese, për bashkëpunimin rajonal të përmasave dhe ndikimit historik, të cilën, natyrisht, vetvetes dhe të tjerëve ua propozon aksi Beograd-Tiranë-Shkup.

Notat e këtij operacioni të emërtuar, me pompozitet dhe, le ta themi lirshëm fjalën e shkruar, shundshëm “Open Balkans”, veçse pasuan. Intriguese është se mbështetja arrin nga qarqet më radikale nacionaliste të rajonit (lexo: partia “serbe” nga Mali i Zi dhe pjesa serbe e Bosnjë-Hercegovinës), nga disa adresa të jashtme që nuk e mbështesin të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor, por, së paku formalisht, edhe nga adresat diplomatike amerikane të vendeve të rajonit.

Reagimet e fundit amerikane, pashmangshëm, veçse janë manipuluar si dëshmi kurorëzuese se si “Ballkani i Hapur” nuk është një tjetër tentim që Ballkanit Perëndimor t’i imponohet skenari thelbësisht anti-BE (apo të paktën: jo-BE), madje edhe me Serbinë e Vuçiqit si lidere dhe “spiritus movens” të besimit rajonal dhe të “integrimeve” të bazuara në të.

(Me anë të leximit të kujdesshëm të deklaratave amerikane – të ambasadave në Prishtinë dhe në Sarajevë – megjithatë aludohet në një dozë distance dhe kujdesi, me gjithë qëndrimin parimor që as nuk do ta kishte ndonjë të metë sikur të mundeshim që, të paktën për një çast, t’i abstrahonim gjithë ato që për vite me radhë ndodhën në pjesën ballkanike të Evropës. Për shembull: “I inkurajojmë të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ta përdorin vrullin e fundit për përparim të mëtejshëm dhe që të marrin përsipër punën e vështirë të realizimit të angazhimit të përbashkët kah formimi i një tregu të përbashkët rajonal”. Nëse edhe kjo kuptohet si mbështetje eksplicite për presidentin serb dhe homologun e tij shqiptar, atëherë ka kaluar përgjithmonë koha e finesave dhe e shtresimeve në shprehjen diplomatike, dhe gjithçka duhet thënë shkurt e qartë, në mënyrë njëdimensionale dhe “trup”. Megjithatë, diplomacia amerikane i mbijetoi thjeshtësimet dhe vrazhdësinë e mandatit të Trumpit. Nuk duhet llogaritur në atë se diplomacia Biden-Blinken nuk kupton çfarë po ndodh në Ballkanin Perëndimor).

Për këtë të lartpërmendurën do të ishte e dobishme, sipas të gjitha gjasave, që t’i numërojmë kundërthëniet më të rëndësishme dhe problemet që ndërlidhen me nismën, në të cilën nuk ka përfaqësues të Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi.

E para, mungesa e kredibilitetit të nismave të reja rajonale/shumëkombëshe në një situatë kur mbi dy problemet kryesore që e përcaktojnë shkallën e (jo)stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor – marrëdhënia Serbi-Kosovë në njërën anë dhe në tjetrën qëndrueshmëria, tërësia dhe funksionimi i Bosnjë-Hercegovinës si shtet – qëndron ende hija e destabilizimit dhe konfliktit të mundshëm.

Thënë shkurt: të gjitha përpjekjet që nëpërmjet formës së bashkëpunimit kryekëput apo theksueshëm ekonomik “të kapërcehen” apo margjinalizohen problemet dhe mosmarrëveshjet historike në adresat e përmendura dhe të papërmendura (ne, gjithsesi, nuk do ta dhe nuk mund ta harrojmë situatën aktuale në Mal të Zi dhe reperkusionet e mundshme destruktive afatgjate, edhe për vendin tonë, por edhe për të gjithë rajonin), tregojnë, të paktën hë për hë, (dhe fatkeqësisht pa përjashtime), se synimet e tilla, madje edhe nëse mbështeten prej adresave evropiane më me ndikim (Gjermania dhe Franca), përplasen për murin e realitetit të zymtë ballkanik, në të cilën vragat dhe plagët e konflikteve dhe krimeve tragjike janë ende pjesë e përditshmërisë sonë.

“Thika, teli, Srebrenica”, mjerisht, nuk ndodhin me ekonominë, e veçmas jo nëse promovuesit e këtyre lirive, lehtësive dhe hapjeve të reja ekonomike janë pikërisht ata, politikat e të cilëve për të gjitha ato vite bazoheshin dhe në fakt vareshin prej nacional-shovinizmit të rëndë, revanshizmit dhe demagogjisë ksenofobike.

E dyta, dhe gjithsesi e lidhur ngushtë me të parën, fakti se përsëri ballafaqohemi me përpjekjen që të imponohet Minishengeni numër 2, me emrin “Ballkani i Hapur”, tregon se Aleksandar Vuçiqi ka ende hapësirë manovrimi që ta luajë liderin rajonal, ashtu që (vazhdimisht dhe pa shumë sukses) t’i thërrasë fqinjët në veprime kolektive dhe konfigurime të reja rajonale e që, me këtë rast, në aranzhimin e tij politik dhe diplomatik, në të gjithë shembujt bilateralë – në rastet e komunikimeve dhe marrëdhënieve me akëcilin prej fqinjëve individualisht – i ka vetë të theksuara pak a shumë të gjitha problemet, krizat dhe mosmarrëveshjet. Adresa se ku, për të këtilla raste, duhet kërkuar fajtori kryesor është e ditur. Serbia është emëruesi i përbashkët i të gjitha këtyre problemeve.

Rajoni ka stërpritur – edhe më tutje pret – që partnerët dhe miqtë, nga që të dyja anët e Atlantikut, ta shohin faktin e thjeshtë se është gjë kundërproduktive që të thirret dhe promovohet Serbia e të tjerat të thirren që ta kuptojnë dhe të pranojnë një pozitë të tillë, teksa po kjo e njëjta Serbi nuk ofron kurrfarë garancish dhe nuk shfaq interesim (t’i përdorim këta eufemizma për këto situata të vështira) për ta ruajtur tërësinë e Bosnjë-Hercegovinës, për ta respektuar pavarësinë e Malit të Zi, për ta pranuar realitetin në Kosovë dhe për të krijuar komunikime me Prishtinën zyrtare, të cilat do të ishin të qëndrueshme dhe reciprokisht të dobishme… Krejt derisa të zgjasin dhe ushqehen këto ngarkesa të rënda, projektimet shtetmëdha që Beogradi tani i quan “botë serbe”, me këtë koncept të emërtimit të ri dhe retorikës malinje që e shoqëron atë, përpjekjet që projektet e moçme rajonale të zëvendësohen me po këto projekte të moçme veçse me emër të ri – do të kenë jo vetëm emërtim ballkanik, por edhe fat pazakonshmërisht ballkanik. Të hedhësh nga e zbrazëta në boshllëk, do të thoshte populli ynë.

E treta, dhe jo vetëm si shprehje e respektit të duhur – ngase nëpër fotografi, përkrah Vuçiqit, edhe Rama me përvojë dhe Zaevi me paksa më pak përvojë – duhet të përmendim edhe motivimin e tyre të mundshëm për këto imazheri të reja rajonale.

Kryeministri shqiptar s’do mend se ka arsye që ta mbështesë presidentin serb, pavarësisht se çfarë mendon ai rreth operacionalitetit dhe zbatueshmërisë së projekteve së cilave u bashkohet. Shqipëria është anëtare në NATO dhe e vetëdijshme se agjenda evropiane ndodhet në një krizë serioze. Andaj nuk i kushton shumë që t’i gostisë fqinjët serbë dhe maqedonas, apo t’u shkojë në mysafirllëk. E tëra tekefundit bukur duket. Shqipëria nuk është “gur vajtimi”, është parimisht e hapur për bashkëpunim, e me Serbinë, pikërisht me dyshen Vuçiq-Rama (meqë në skenë më nuk është përfaqësuesja e lartë Mogherini, e as Hashim Thaçi), e ka edhe përpjekjen (e pasuksesshme) për negociata rreth ndryshimit “të drejtë” të kufijve, shkëmbimit të territoreve dhe “demarkimit përfundimtar me shqiptarët”, siç e tha këtë pa e tjerrë fort, me fjalë të tjera pa e zbutur, zotëri Vuçiqi.

Ideja se këto negociata do të rihapeshin lehtësisht – kur të nisë bashkëpunimi i suksesshëm ekonomik në “Ballkanin e Hapur” – imponohet logjikisht si opsion.

Entuziazmi i z. Ramës ka, megjithatë, edhe një defekt të rëndësishëm. Kosova, jo vetëm në figurën e Albin Kurtit dhe Qeverisë së tij, por, siç mund të kuptohet, edhe në pjesën dominuese dhe mbizotëruese të publikut politik dhe intelektual, nuk i çmon elementet së tepërmi teatrale në takimet Beograd-Tiranë, dhe as, ç’është shumë më e rëndësishme, esencën e tyre pak a shumë të dukshme. Përmbledhtas: duket joreale të pritet që Kosova të inkuadrohet sinqerisht dhe pa rezerva në qarqet rajonale të bashkëpunimit që e injorojnë, apo e vënë nën qilim ose e konsiderojnë si komplikim të panevojshëm çështjen e finalizimit formal të Pavarësisë së Kosovës. Në këtë aspekt, dhe jo vetëm në segmentin shqiptar të këtij rrëfimi, bashkëpunimi rajonal është i papërfunduar pa Kosovën.

Për sa i përket pjesëmarrjes së zotëri Zaevit, me gjithë respektin e thellë për miqtë maqedonas, për të cilët Mali i Zi ushqen ndjenja të sinqerta afërsie dhe dashamirësie, duket se nuk e ka ndonjë justifikim më të përshtatshëm sesa atë: “Ajo që duhet bërë, nuk është fort e zorshme”. Maqedonia e Veriut është edhe më tutje e brishtë për shumë çështje, andaj kryeministri maqedonas mban, me hatër a me zor, qëndrim pozitiv edhe për këtë përpjekje të re.

E katërta dhe po kaq me rëndësi, për ne në Mal të Zi, është në fakt marrëdhënia e Podgoricës zyrtare karshi krejt kësaj. Një marrëdhënie e tillë faktikisht nuk ekziston, ngase Mali i Zi momentalisht nuk ka diplomaci. Apo anasjelltas, nëse kështu është më lehtë.

Hë për hë, lavdet për iniciativën dhe udhëheqjen e Vuçiqit janë dëgjuar prej krerëve të Frontit Demokratik. Të tjerët, kujdesi dhe\apo mosdija dhe mungesa e qëndrimit për të këtilla çështje i kanë frenuar që të deklarohen publikisht. Nuk munden, mbase, as të deklarohen publikisht, ngase z. Mandiqi dhe z. Knezheviqi u paraprinë me lavdet e tyre për politikën e Jashtme dhe rajonale serbe.

(Vini re: Edhe kryeministri aktual e edhe ministri aktual i Punëve të Jashtme presin që t’i thërrasin koleget dhe kolegët nga Beogradi për takim. Nuk duket se lutjet e tyre të përsëritura kanë ndonjëherë jehonë në Serbinë vëllazërore e motërore).

“Ballkani i Hapur” është problematik për Malin e Zi në kontekstin e penetrimit të interesave ekonomike serbe tek ato segmente të ekonomisë malazeze që janë strategjikisht të rëndësishme. Kjo gjë nuk pengoi që ministri Spajiq dhe z. Mali, deputetë nga Beogradi, të përcaktojnë kohë më parë në Podgoricë se si iniciativa e re është shumë e qëlluar për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Open Balkans” ka tingëllimë “më ndërkombëtare” sesa “bota serbe”, kundër së cilës Qeveria në Mal të Zi përgjigjet sikurse ndaj ndonjë deklarate të pakujdesshme të “ndonjëfarë ministri Vulin”.

Në fund: është krejtësisht e mundur që “Ballkani i Hapur” të jetë vetëm edhe një tjetër prej shumë konstruksioneve që nevojiten për ta larguar vëmendjen nga problemet e përnjëmendta historike të Ballkanit Perëndimor, nga çështjet dhe situatat e pafundme që Beogradi zyrtar as nuk e ka synimin, e as interesimin, që të provojë t’i zgjidhë, por të blejë edhe pak kohë në përpjekjen që negociatat mes Serbisë dhe Kosovës të mos përfundojnë kurrë.

“Ballkani i Hapur” nuk është zgjidhje, veçse shprehje e intencës që zgjidhje të plotë, stabile dhe të qëndrueshme për rajonin të mos ketë.

Kjo ngase, po qe se herë do kurdo të ketë, politikat shtetmëdha dhe nacionaliste do të mposhten, e regjimi dhe autoritetet që mbahen pas tyre do të bëhen punë e së shkuarës. Atëherë edhe agjenda evropiane e Ballkanit do të bëhet gjë konkrete dhe e mundur, e jo vetëm një shprehje e lirë për strukturat qeverisëse të vendeve tona.

Atëherë edhe ata që shtrojnë pyetje legjitime se çfarë është dhe për çfarë shërben “Open Balkan” nuk do të sulmohen se janë kundër bashkëpunimit, zhvillimit të përbashkët dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Apo të paktën shpresojmë.

(Autori është ish-ministër i Jashtëm i Malit të Zi dhe ish-ambasador në SHBA dhe pranë Selisë së Shenjtë)

Aksident në Vlorë! 16-vjeçari futet me makinë në market, përplas nga mbrapa gruan që po blinte

Një aksident me një të plagosur ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka përfunduar në ambientet e një marketi dhe ka goditur nga mbrapa një grua, e cila po blinte në dyqan.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës te furgonat e Kaninës, ndërkohë që nuk bëhet ende me dije gjendja e gruas së lënduar.

Fuoristradë X5 është futuar në një market. E plagosur ka mbetur një grua, e cila po blinte në market dhe papritur u godit nga mbrapa. Nga ana tjetër, gruaja e plagosur është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Vlorës.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.08.2021, rreth orës 16:20, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, një 16-vjeçar, i cili kishte marrë automjetin pa lejen e prindërve, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me vitrinën e një dyqani, për pasojë është dëmtuar shtetasja me inicale E. A., 37 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit pas marrjes së ndihmës mjeksore do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Plazh mes pisllëkut në Shqipëri. Ujërat e zeza derdhen në det bashkë me miliona eurot që u dhanë për trajtimin e tyre

Blue Flag, një organizatë që monitoron dhe çertifikon ujërat e plazheve në mbarë botën nuk ka futur në hartën e saj të plazheve të sigurt asnjë nga plazhet shqiptare. Në hartën dixhitale, nuk ka asnjë të dhënë për mbi 360 kilometër vijë bregdetare që ka Shqipëria, ndryshe nga sa ndodh me plazhet e të gjitha vendeve fqinje.

Blue Flag ka një përfaqësi edhe në Shqipëri. Zoom.al kontaktoi me drejtuesin aktual të organizatës dhe i kërkoi të mësonte nëse Blue Flag kishte të dhëna mbi cilësinë e ujërave të plazheve tona. Drejtuesi, z Durant, i sugjeroi Zoom.al që pyetjet t’i adresoheshin “Albanian Coast Lifeguards and Water Rescue Federation – Federata Shqiptare Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje” me përfaqësuese Eni Metaj, një federatë që shërben si partnere e saj në Shqipëri. Zoom.al e kontaktoi znj. Metaj që më 26 korrik. Më 31 korrik ajo iu përgjigj interesit tonë duke premtuar se do të kontaktonte me redaksinë tonë më 2 gusht. Kur kanë kaluar afro 2 javë, asnjë përgjigje.

Por a janë të sigurta ujërat e plazheve tona?

Paralelisht me Zoom.al, një tjetër media online po e trajtonte këtë çështje. Faktoje.al publikoi një hulumtim shqetësues vetëm 1 ditë më parë.

“Shqipëria ka shpenzuar 91.3 milionë euro dhe 547 milionë lekë nga viti 2014 deri në vitin 2021 për ndërtimin e 14 impianteve të përpunimit të ujërave të zeza. Pavarësisht shifrave bregdeti shqiptar, nga veriu dhe në jug, vazhdon të vuajë fenomenin e ndotjes nga derdhja e ujërave të zeza. Ministrit Klosi ka premtuar disa herë gjatë viteve ndaljen e derdhjeve të ujërave të zeza në det, por kjo veprimtari edhe pse e ndaluar me ligj, ndodh edhe gjatë sezonit turistik 2021. Nga verifikimi në terren në plazhet e Shëngjinit, Durrësit, Vlorës, Orikumit duket qartazi që ujërat e zeza shkarkohen në det, në ditën me diell”, shkruhet në hulumtim (lexoje këtu të plotë)

Ministria e Mjedisit, një institucion ku marrja e informacionit në rrugë zyrtare është thuajse e pamundur, nuk ka pasur asnjë reagim për këtë çështje edhe pse një raport zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ngriti alarmin teksa evidentoi se arsyeja kryesore e ndotjes së ujërave të plazheve shqiptare është derdhja e ujërave të zeza në det.

Për vite me radhë buxheti i shtetit ka shpenzuar miliona euro për t’i dhënë fund këtij shqetësimi.

Por si janë shpenzuar paratë publike dhe donacionet e marra për të shmangur derdhjen e ujërave të papërpunuar në det?

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Durrës u shpenzuan 11.1 milionë euro, në Shngjin 4.9 milionë euro, në Sarandë 3.8 milionë euro, në Kavajë 4.8 milionë euro, në Velipojë 3.5 milionë euro, në Shirokë 2.3 milionë euro, në Vlorë 2.7 milionë euro, në Orikum 2.3 milionë euro, në Himarë 547 milionë lekë. Pra në total 91.3 milionë euro dhe 547 milionë lekë në 7 vjet dhe problemi nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Durrësi dhe Vlora kanë plazhet më të ndodhur. Tubacione të ujërave të zeza të papërpunuara derdhen direkt në det apo nëpërmjet kanaleve, në zona të ndryshme të bregdetit të tyre.

Ndërsa zona e rivierës, nga Palasa në Sarandë e ka shmangur derdhjen e ujërave të zeza duke përdorur gropa septike. Përjashtim bën Himara, e cila ka një impiant që përpunon ujërat e zeza për 1 500 banorë, një kapacitet i pamjaftueshëm ky gjatë sezonit turistik, pasi numri i turistëve është edhe më i lartë se ai i banorëve.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi solli në kujtesë në maj të këtij viti, se krimi mjedisor ishte krim penal. Por deri tani institucioni i drejtuar prej tij nuk ka paditur penalisht asnjë nga ndotësit e plazheve, teksa gjasat janë të pakta që vetë Ministria e Mjedisit dhe institucionet e saj të vartësisë të marrin përgjegjësinë për situatën. /Zoom.al