Aplikacion
Protesta e lajmëruar në rrjetet sociale ku u bëhej thirrje qytetarëve të Korçës të bashkoheshin kundër pranisë së këngëtarit Goran Bregoviç në festën e birrës, ka dështuar.
Organizatorë të protestës së thirrur ishin deputetët më të përfolur të këtij parlamenti për lajthitjet dhe gafat e tyre qesharake, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri.
Ndërkohë në protestë morën pjesë vetëm 2 miqtë e tyre të cilët me një pankartë në duar iu drejtuan pedonales së qytetit në formë të heshtur.
“Gregor Bregovic nuk je i mirëpritur në festën e Birrës”, ky ishte shkrimi i pankartës qe mbanin në duar protestuesit.
Tentuan të arratisen, njëri nga të burgosurit i dënuar për trafikim të 613 kg kokainë (EMRAT)Dy të burgosur kanë tentuar të arratisen nga burgu 113 në Tiranë. Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, kanë qenë dy të burgosurit që kanë tentuar të largohen nga ambientet e burgut.
Sipas raportimeve, ato kanë qenë në zonën a ajrimit kur kanë tentuar të largohen nga ambjenet ku kryenin dënimin.
Nuk dihen ende detaje të imtësishme mbi ngjarjen, ndërsa pritet edhe një reagim nga ana e policisë.
Ky është personi që dyshohet se vendosi zjarrin në malin e Gjallicës/ Policia i gjen kallashnikov dhe municione luftarake (EMRI)Policia e Kukësit ka vendosur në pranga 47-vjeçarin, Ekrem Onuzi, i cili dyshohet se ka vendosur zjarrin në malin e Gjallicës. Gjithashtu gjatë momentin e arrestimit, policia i ka gjetur 47-vjeçarit një kallashnikov me dy karikatorë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Njoftimi i policisë:
Kukës
I vuri zjarrin malit të Gjallicës, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.
Në momentin e arrestimit, Policia i ka gjetur 47- vjeçarit një armë zjarri kallashnikov, me dy karikatorë dhe municion luftarak.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës me marrjen e njoftimit se në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës, ka rënë zjarr, menjëherë kanë shkuar në vendin ku kishte rënë zjarr dhe pas disa orësh duke punuar me mjete rrethanore, kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të zjarrit dhe më pas shuarjen e tij.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit E. O., 47 vjeç, banues në fshatin Nang, si autorë i dyshuar i zjarrit në vendin e quajtur Sasat, në malin e Gjallicës.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar, Policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Drejtoria Vendore e Policisë e Policisë Kukës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.
Dhunohen gardianët e burgut/ 3 persona tentojnë arratisjenTre persona kanë tentuar që të arratisen nga burgu 313, duke dhunuar gardianët e burgut. Bëhet e ditur se tek IEVP 313 në Tiranë, tre të burgosur tentuan që të arratiseshin, por ata u ndaluan.
Bëhet me dije se shërbimi i kontrollit të brendshëm në burgje, mbërrin në vendngjarje tek 313.
Basha: Eksodi i shqiptarëve vazhdon i heshtur, keqqeverisja po i mban larg EuropësKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet nje statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar për eksodin e shqiptarëve të vitit 1991.
Basha shprehet se fatkeqësisht eksodi vijon edhe në ditët e sotme, i heshtur dhe i dhimbshëm, kjo për shkak të diktaturës së korrupsionit.
Kryedemokrati thekson se që kjo plagë të marrë fund duhet ndëshkuar modeli korruptiv dhe kriminal i ndërtuar në vend.
“30 vite më parë, 20 mijë shqiptarë mbërritën në brigjet e Italisë me anijen “Vlora”, në përpjekje për të lënë pas vuajtjet dhe tragjedinë që regjimi totalitar i kishte shkaktuar vendit.
Fatkeqësisht, eksodi i shqiptarëve vijon, i heshtur dhe i dhimbshëm, prej diktaturës së korrupsionit, që vret njësoj shpresat për një të ardhme më të mirë, këtu, në tokën tonë. Lëvizja e lirë ka fshehur nga sytë pamjet rrënqethëse të dikurshme por largimi masiv, sidomos i të rinjve, njerëzve të kualifikuar, intelektualëve, lexohet te shifrat e frikshme të shqiptarëve që kanë kërkuar azil përgjatë viteve të fundit.
Lexohet në sytë e përlotur të nënave që kanë larg bijtë dhe bijat e tyre, apo sepse po përgatiten për të marrë rrugët e botës, pasi keqqeverisja po i mban larg Europës dhe një jete më të mirë.
Që kjo plagë të marrë fund, që shqiptarët të gëzojnë frytet e çdo gjëje të mrekullueshme që Zoti i ka falur vendit tonë, duhet ndëshkuar modeli korruptiv dhe kriminal i ndërtuar nga ky regjim dhe duhet zhbërë kapja e shtetit që pasuron një pakicë, ndërsa lë në varfëri shumicën e qytetarëve.
Përkundër masakrës zgjedhore, qytetarët mbështetën planet dhe vizionin e Partisë Demokratike, ndaj ne do të luftojmë me gjithë forcën që na dhanë njerëzit në 25 prill, që t’u kthejmë shumicës së shqiptarëve të drejtën për të jetuar një jetë të plotë dhe të lirë për realizimin e aspiratave të tyre këtu, pranë familjeve dhe miqve të tyre”, shkruan Basha.
Babai i Meghan Markle bëri një tjetër hap drejt së bijës në ditëlindjen e 40-të, por ç’ndodhi më pas?Siç dihet, në vite marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba- bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike, Dukesha e Sussex-it vendosi t’i ftohë marrëdhëniet me babain, së paku publikisht.
Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry.
“…nuk do të ishte asgjë pa mua. Unë e kam bërë atë dukeshën që është sot. Çdo gjë që është Meghan sot, është prej meje.”- është shprehur Thomas dhe duket se nuk i del e keqja me gjithë këtë histori.
Së fundmi, në një intervistë për ‘Fox’ ai ka treguar se është i vendosur që të hapë një gjyq për Meghan dhe Harry-n pasi do që të fitojë të drejtën për të takuar nipin Archie dhe mbesën Lilibet.
“Shumë shpejt do kërkoj në gjykatat e Kalifornisë të drejtën për të parë nipin dhe mbesën time”, tha 77-vjeçari.
Mirëpo, pavarësisht këtyre fjalëve, Thomas ka bërë një hap drejt pajtimit me të bijën me rastin e 40-vjetorit të saj.
Ai i ka dërguar një buqetë me trëndafila të kuq, mes të cilëve dy të verdhë që simbolizonin dy fëmijët e saj.
Mirëpo, Meghan nuk e ka pranuar këtë dhuratë dhe s’dëshiron aspak të pajtohet me të atin.
Nga kontrollet policore të bëra në vend tek automjetet e shtrenjta ose të luksit, Policia Rrugore njofton se në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh. Bëhet e ditur se nga kontrollet policore janë gjetur mangësi në dokumentacion si dhe shkelje të ndryshme që lidhen me normat e sjelljes në rrugë.
Në të gjithë vendin përgjatë kësaj jave janë ndëshkuar me masë administrative 123 drejtues mjetesh të kësaj kategorie, shumica e të cilave nga Policia Rrugore e Tiranës për mangësi në dokumentacion, për gara shpejtësie, për manovra të rrezikshme në rrugë, mos vendosje targash në vendin e caktuar, për errësim të xhamave jo në përputhje me udhëzimin e organeve përkatëse.
Theksohet se janë proceduar penalisht disa drejtues mjetesh që kanë falsifikuar certifikatat e errësimit të xhamave.
Gjithashtu, Policia Rrugore e Durrësit në bashkëpunim me Forcat Shqiponja kanë ndaluar një mjet tip “Benz” i blinduar në pronësi të F. A., me drejtues L. S, i cili qarkullonte i pa pajisur me autorizimin nga organet kompetente.
Për rastin, është vënë një gjobë 12.000 lekë të reja si dhe është sekuestruar automjeti.
Humb jetën një person në plazhin e Zvërnecit/ Dyshohet për …Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Sipas policisë 78-vjeçari E.H i cili kishte shkuar për pushime në këtë zonë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I nxehti afrikan/ Si do të jenë temperaturat përgjatë muajitMeteorologu Hakil Osmani, tha se kjo fundjavë sjell ulje të lehta të temperaturave dhe se maksimumet pritet që të zbresin në 37 gradë.
Osmani bëri me dije se deri në datën 20 gusht do të mbizotërojnë temperaturat nga 37-38 gradë, duke shtuar se nuk përjashtohet mundësia që temperaturat të shkojnë sërish 40 gradë, edhe pse do të jenë ditë të pakta më këto vlera.
“Sa i përket vlerave termike në ndryshim nga mesjava që kaluam kjo fundjave ka sjellë një freskim të vlerave termike duke bërë që maksimumet të zbresin në 37 gradë celsius në territorin shqiptar.
Në fakt vlerat 37-38 mbeten deri në datën 20 gusht dhe nuk përjashtohen ditë të pakta ku vlerat termike do të shkojnë në 40 gradë celsius , por do të jenë ditë shumë të pakta dhe jo i gjithë territori shqiptar do të përjetojë ritme të ndjeshme të vlerave termike, por vetëm në disa lokalitete në zonat qendrore të territorit shqiptar.
Sa i përket reshjeve të shiut edhe kjo fundjavë ka qenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe pritet që fillim java të jetë kryesisht me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore herë pas here do të kemi kalim të vranësirave që do të jenë të përkohshme dhe që nuk do të sjellin reshje. Sa i përket ditëve të mbetura të këtij gushti, pritet që vranësirat që herë pas herë do të shfaqen në zonat malore, mund të krijojnë mundësi për rrebeshe afatshkurtra shiu, por shumë të pakta.
Gjithashtu mesjavën që vjen pritet të kemi një rritje të ndjeshme dhe zonat me temperatura më të larta pritet të jenë zona e qarkut të Elbasanit, qarku i Beratit.
Pjesa tjetër e vendit pritet të jetë me temperatura më komode. Pas datës 20 gusht presim që vlerat termike të afrohen shumë afër vlerave normale sa i përket muajit gusht, por nëse do të ketë ardhje të masave ajrore nga veriu i kontinentit afrikan nuk përjashtohet mundësia e rritjes së vlerave termike në territorin shqiptar”, tha Osmani.
Pastruan 600 mijë euro/ Drejtësia shqiptare i dënon me burg dy norvegjezëtDy shtetas norvegjezë Joo Nilsen dhe Ove Johansen, janë cilësuar fajtor nga drejtësia shqiptare dhe janë dënuar me nga 10 vite burgim secili, për akuzën e pastrimit të parave.
Sipas gjykatës, nëpërmjet një kompanie fiktive që hapën ne vendin tonë, dy të pandehurit pastruan më shumë se gjysmë milioni euro, që dyshohen se janë krijuar nga skema mashtrimi.
Në vendimin e gjykatës thuhet se shoqëria “Norwegian Golf Devlopment AS”, e cila u themelua në nëntor të 2015 në Norvegji me kapital themeltar 3270 euro, i shiti 90 për qind të aksioneve të pandehurve Ove Johansen përkundrejt një vlere prej 2700 eurosh. Hetimet zbuluan se dy muaj më vonë, Johanson i shiti bashkëpunëtorit të tij, Joo Nilsen 40 për qind të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës 600 mijë euro.
“Rezulton që gjatë kësaj kohe në shoqëri nuk është investuar asnjë aset që të ndikonte në rritjen e vlerës së aksioneve me rreth 500 herë”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Në 2016, Joo Nilsen themeloi në Shqipëri kompaninë “Asia Capital Group” sh.p.k, me objekt, dizenjimin, projektimin, zbatimin e projekteve të ndryshme inxhinierike.
Nëpërmjet llogarive bankare të kompanive, dy norvegjezët transferuan nga Filipinet drejt Shqipërisë, shumën prej 600 mijë eurosh.
“Paratë janë transferuar në Shqipërisë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të tyre dhe më pas investimin e tyre në veprimtari të ligjshme ekonomike dhe financiare”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Si argument shtesë, për fajësinë e të pandehurve, gjykata thekson faktin se dy të pandehurit kanë rekorde të mëparshme kriminale.
“Nga kërkimi i të dhënave në regjistrin elektronik të veprave penale në policinë norvegjeze, për shtetasin Ove Johansen, rezultojnë 22 gjetje për çështje të filluara ndaj këtij personi për vepra penale të ndryshme të krimit ekonomik, si mënjanim taksash, evazion fiskal, mungesë vetë-deklarimi, mashtrim i rëndë, kontabilitet i pasaktë, për vepra penale në fushën e falimentimit etj. Nga dëshmia e penalitetit ky shtetas rezulton i dënuar disa herë për vepra penale të krimit ekonomik”, theksohet në vendim.
Ai rezulton i dënuar edhe në Kosovë. “Nga dokumentacioni i dërguar nga Republika e Kosovës, rezulton se i pandehuri Ove Johansen është i dënuar për kryerjen e veprës penale të “mashtrimit” nga Gjykata e Prishtinës, me dy vjet burg dhe pagesë të dëmit në vlerën prej 300.000 eurosh. Ai është akuzuar se në vitin 2003 ka përvetësuar shumën prej 300.000 eurosh nga kompania shtetërore e Postës dhe Telekomunikacionit në Kosovë”, arsyeton gjykata.
Ndërkohë për Joo Nilsen ka rezultuar se: “Nga kërkimi i të dhënave në regjistrin elektronik të veprave penale në policinë norvegjeze për të pandehurin Joo Borge Nilsen rezultuan 4 gjetje për çështje të filluara ndaj këtij personi për vepra penale të ndryshme të krimit ekonomik. Për dy çështje penale ky shtetas është dënuar me gjobë për shkelje të ligjit të kontabilitetit. Për një çështje penale për të cilën ky shtetas dyshohej për “mashtrim të rëndë”, çështja është pushuar për shkak të mungesës së kapacitetit për shqyrtimin e çështjes”.
Dy të pandehurit e kanë ankimuar vendimin dhe në vjeshtë, çështja pritet të shqyrtohet në gjykatën e apelit.