zoom

Day ArchiveDurrës/ Shpërthen bombola e gazit

Para pak çastesh mësohet se në qytetin e Durrësit ka shpërthyer një bombël gazi dhe për pasojë janë lënduar dy persona.

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Meghan Markle zbulon një foto të vajzës për herë të parë pas lindjes

Dukesha e Sussex, Meghan Markle feston sot 40 vite jetë dhe me këtë rast është shfaqur për herë të parë pas lindjes së vajzës së saj, Lilibet Diana. Përmes një videoje ajo ka lajmëruar iniciativën e saj më të re, për të ndihmuar gratë që të rikthehen sërish në punë pas pandemisë së Covid.

“Duke qenë se po bëj 40 vjeçe, po ju kërkoj 40 miqve të mi të japin 40 minuta nga koha e tyre për të ndihmuar një grua që të mobilizohet sërish në forcën punëtore. Më shumë se 2 milionë gra vetëm në Amerikë dhe miliona të tjera rreth botës kanë humbur punët e tyre për shkak të Covid”, shprehet Meghan në video.

Mikesha të saj të famshme si Adele, Amanda Gorman, Sophie Gregoire Trudeau, i janë bashkuar thirrjes së Meghan për të ndihmuar gra të tjera.

Por në këtë video ndjekësve ju kanë rënë në sy disa detaje të tjera. Mendohet se në video Meghan ka zbuluar edhe foton e parë të vajzës së saj, Lilibet. Meghan mban mbi tavolinë disa foto, ku në njërën prej tyre shihet princi Harry duke mbajtur në krahë një bebe të porsalindur dhe të gjithë janë të bindur se fëmija është pikërisht vajza e tyre e vogël.

Gjithashtu ndjekësit kanë vënë re se Meghan Markle mban tashmë në qafë një varëse me shenjat e horoskopit të fëmijëve. Dukesha mban një gjerdan argjendi të hollë me shenjën e Demit, që i përket Archie-t të lindur në maj të 2018-s dhe një tjetër me shenjën e Binjakëve, që përkon me ditëlindjen e Lilibet, e cila erdhi në jetë në 4 qershor të këtij viti.

Frika nga Covid/ Obama zvogëlon ndjeshëm listën e të ftuarve prej 500 personash

Barak Obama ka zvogëluar ndjeshëm listën e mysafirëve për ditëlindjen e tij të 60-të, pasi mori kritika për planifikimin e ngjarjes me 500 persona, ndërsa varianti Delta po rritet dhe rastet e reja në njerëzit e vaksinuar vazhdojnë të rriten.

Ngjarja ishte menduar të ishte një festë e madhe për ish -presidentin në të 60 -at, por në vend të kësaj tani do të përfshijë vetëm miqtë dhe familjen e ngushtë, tha zëdhënësi i Obamës.

“Kjo ngjarje në natyrë ishte planifikuar muaj më parë në përputhje me të gjitha udhëzimet e shëndetit publik dhe me masat mbrojtëse të vendosura kundër koronavirusit,” tha zëdhënësja Hannah Hankins në një deklaratë për ndryshimin e planeve.

“Për shkak të përhapjes së re të variantit Delta gjatë javës së kaluar, Presidenti dhe Zonja Obama kanë vendosur të zvogëlojnë ndjeshëm ngjarjen për të përfshirë vetëm familjen dhe miqtë e ngushtë,” vazhdoi zëdhënësi i ish -presidentit. Presidenti Obama është mirënjohës për të tjerët që i dërgojnë urimet e tyre të ditëlindjes nga larg dhe mezi pret t’i shoh njerëzit së shpejti.”

Formula 1 në Shqipëri? Blendi Gonxhe: Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë lart

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka deklaruar se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin e garave ndërkombëtare të makinave si ato të Formula 1 në vendin tonë.

Gonxhe shprehet se sot është zhvilluar takimi zyrtar prezantues mes palëve.

Postimi i Blendi Gonxhes:

“Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART! Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA!

Me porosi direkte të Presidentit të FIA Z. Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Znj. Alba Canaj, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla!”, shkruan Gonxhe.

Ministria e Mbrojtjes: Në operacione janë përfshirë mbi 500 efektivë të FA, rrezikohen zonat e banuara në Fushë-Arrëz

Ministria e Mbrojtjes jep informacion zyrtar mbi 13 vatrat e zjarrit në Shqipëri. Në Fushë-Arrëz tashmë situata duket më kritike pasi zjarri rrezikon zonat e banuara.

Nga ana tjetër në gjithë operacionet janë përfshirë mbi 500 efektivë të FA teksa puna vijon si nga toka dhe ajri.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E MBROJTJES

Situata e zjarreve në vend

Aktualisht në vendin tonë janë 13 vatra zjarri.

Në Gadishullin e Karaburunit, pavarësisht punës së palodhur e të pandërprerë të efektivëve të FA dhe shërbimit zjarrfikës ka ende prani vatrash zjarri, por pa rrezik për banesat.

Prani të zjarreve ka edhe në fshatin Cukal, në Shkodër, gjithashtu pa rrezik për banesat.

Në Gjirokastër, vijon zjarri në vatrat në luginën e Lunxhërisë, por pa rrezik për banesat. Forcat e FA po punojnë së bashku me ato të pushtetit vendor për shuarjen nga toka.

Puna po vijon për shuarjen e flakëve në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, ku veç forcave operacionale ndërhyrja vijon nga ajri me helikopter.

Zjarret në Fushë-Arrëz rrezikojnë të kalojnë në zonat e banuara, ndaj në ndihmë të forcave që po vijojnë punën prej orësh është dërguar edhe një helikopter për mbështetje nga ajri.

Vatra të tjera zjarri, por pa rrezik për jetët e njerëzve dhe banesave janë në monitorim në bashkinë Tepelenë, pyllin e fshatit Shetaj, në fshatin Manskuri në Durrës. Në fshatin Lukan në Dibër, në bashkinë Mallakastër dhe në fshatin Shelcan në Elbasan.

Në operacionet për shuarjen e flakëve në disa zona të vendit janë angazhuar mbi 500 efektivë të Forvace të Armatosura, të cilët vijojnë pa u lodhur punën nga toka dhe nga ajri.

KLSH kontroll në institucionet e Emergjencave Civile, audit tenderimeve për blerjen e pajisjeve

Nis tashmë zyrtarisht kontrolli i KLSH në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.

Audituesit kanë nisur mbledhjen e dokumentacioneve në drejtorinë e përgjithshme të emergjencave civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me emergjencat civile ,në ministrinë e mbrojtjes si dhe ato të pushtetit vendor .

Me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e paisjeve të emergjencave .

Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së Emergjencave Qendrore Civile pasi drejtori Haki Çako ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH, Arben Shehu i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.

Pas rikthimit një ditë më parë, ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion. Gjithashtu, KLSH do të auditojë dhe verifikojë në Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes si dhe pushtetin vendor, të gjitha paisjet që janë në dispozicion për raste emergjencash si ajo që po përjeton aktualisht vendi.

Rama bën bilancin: 13 vatra aktive zjarri në vend, në Fushë Arrëz rrezikohen banesat (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një bilanc nga situata aktuale e zjarreve në Shqipëri duke theksuar se në të gjithë vendin janë 13 vatra zjarri aktive.

Përkatësisht zjarret paraqiten me rrezik për zonën e banuar në Fushë-Arrëz, ku kreu i qeverisë thekson se është dërguar një helikopter për mbështetje nga ajri.

Aktualisht vatra zjarri vijon të ketë edhe në Gadishullin e Karaburunit, Shkodër, Lunxhëri, Tepelenë, Durrës, Mallakastër dhe Elbasan ku nuk paraqiten rrezik për banesat.

Përveç Fushë-Arrëzit, ndërhyrja për shuarjen e flakëve nga ajri po vijon edhe në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”.

Statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në;

Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash.
Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.
Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmeri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbeshtetje nga ajri.
Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka.
Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter.
Në bashkinë Tepelene. Pa rrezik banesash.
Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash.
Ne bashkine Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash.
Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash.
Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash.
Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

Rihanna është zyrtarisht miliardere dhe këngëtarja më e pasur në botë

Rihanna ka hyrë zyrtarisht në grupin e miliarderëve. Sipas “Forbes” pasuria e saj ka arrritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë edhe këngëtarja femër më e pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

Rihanna ka fituar 1.4 milionë dollarë vetëm nga kompania Fenty Beauty, ku ka 50% të aksioneve. Pjesa tjetër e pasurisë, rreth 270 milionë dollarë ajo i ka fituar nga karriera e saj artistike si këngëtare dhe aktore, së bashku me shitjet nga linja e të brendshmeve, Savage x Fenty.

Sipas “Forbes” Rihanna ka arritur një sukes të jashtëzakonshëm me “Fenty Beauty” jo vetëm për shkak të famës së saj, por edhe produkteve të shumëllojshme. Vetëm një fondatinë vjen në 50 lloje të ndryshme ngjyrash për të gjitha gratë. Një sipërmarrje e përbashkët 50-50 me konglomeratin luksoz francez LVMH, i cili gjithashtu zotëron markat e grimit si Sephora, Fenty Beauty, thuhet se ka fituar 550 milionë dollarë gjatë vitit të parë kalendarik në 2018, duke mposhtur linjat e tjera të famshme si Kylie Cenmetics të Kylie Jenner dhe KKW të Kim Kardashian West.

Linja Savage x Fenty po ashtu ka rezultuar një sukses, duke mbledhur 115 milionë dollarë në shkurt të vitit të shkuar. Kompania, e thelemuar po ashtu në vitin 2018, është një ndërmarrje e përbashkët me TechStyle Fashion Group, ku Rihanna ka 30% përqind të aksioneve.

Ndërsa shtëpia e saj e modës Fenty ka rezultuar më pak fitimprurëse. E themeluar në vitin 2019, Fenty u mbyll nga Rihanna dhe LVMH në muajin shkurt për shkak të shitjeve shumë të pakta gjatë pandemisë.

Ndërkohë, nuk ka ende ndonjë detaj nëse Rihana do të publikojë ndonjë këngë të re. Albumi i saj i fundit u lançua në vitin 2016-të, para zgjerimit të markave të saj të famshme.

Tiranë/ Bie zjarr në Astir

Në katin e gjashtë të një pallati në Astir ka rënë zjarr. Mësohet se pas shfaqjes së flakëve, banorët kanë dalë nga godina. Mësohet gjithashtu, se vatra është neutralizuar dhe se zjarri është izoluar. Shkaku nuk dihet ende ndërsa të lënduar nuk ka.

POLICIA NJOFTON

“Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.”

Tiranë/ Humb jetën duke peshkuar, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në fshatin Picallë në Tiranë.

Sipas policisë 57-vjeçari K.D., ka qenë duke peshkuar, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacione paraprake-Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.