zoom

Day ArchiveVarg i gjatë makinash/ Rëndohet trafiku në të gjithë segmentin Orikum-Tiranë

Fundjava në bregdet ka sjellë rëndim në të gjithë segmentin Orikum-Tiranë.

Një radhë e gjatë makinash raportohet në Radhimë, te Baypassi i ri, në Fier, Lushnje dhe Tiranë.

Siç mund ta shihni në këtë video të siguruar nga Zoom.al, e cila pasqyron aksin Fier-Lushnje, automjetet kanë vështirësi në qarkullim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Mali mbi Dukat në flakë! Rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë

Mali mbi Dukat vijon të mbetet nën pushtetin e flakëve.

Djegia e bimësisë vijon prej një jave. Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, por duhet ndërhyrje nga ajri, pasi terreni është i vështirë.

Nëse nuk ndërhyhet menjëherë rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Zoom.al (@zoom.al)

Aksident/ Përplasen dy automjete në aksin Shëngjin-Lezhë

Një aksident është regjistruar sot mbasdite në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të një lokali.

Si pasojë janë kanë marrë lëndime të lehta 2 shtetase, që ndodheshin pasagjere në makinë. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Në aksin rrugor Shengjin-Lezhë ,në afërsi të një lokali janë përfshirë në një aksident rrugor 2 mjete.

Kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetase ,të cilat ndodheshin pasagjere në këto mjete.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor në vendngjarje , po kryhen veprimet.

Mrekulli në Golem/ Policia dhe pushuesit shpëtojnë nga mbytja të miturat

Një vajzë 10 vjeç dhe një tjetër 17 vjeçe, janë shpëtuar pasditen e sotme nga mbytja në det falë ndërhyrjes së disa pushuesve dhe të policisë së Kavajës.

Ngjarja ka ndodhur në Golem, ndërsa mësohet se dy vajzat e shpëtuara momentalisht ndodhen në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Policia, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 2 shtetase të mitura nga mbytja në det.

Efektivët e Postës së Policisë Golem të cilët patrullojnë përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në bashkëpunim me disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 2 shtetase të mitura të moshës 10 dhe 17 vjeçe, banuese në Elbasan.

Shtetaset e mitura aktualisht ndodhen në spitalin e Durrsit jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.

Policia e Kavajës duke patrulluar përgjatë gjithë vijës bregdetare është e angazhuar në shërbim të pushuesve të cilët janë të lutur të telefonojnë në numrin 112 për çdo problem duke u garantuar një reagim të shpejtë dhe profesional.

#FaleminderitPoliciaeShtetit?
#Bashkëmëtësigurt

Librazhd/ I riu var veten në pemë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd.

Policia njofton se 30-vjeçari D. Duka ka varur veten në një pemë në afërsi të banesës së tij, në fshatin Dardhë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Librazhd / Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, rreth orës 17:40, është gjendur nga familjarët i vetëvarur në një pemë në afërsi të banesën pa shenja dhune shtetesi D.Duka rreth 30 vjeç, banues në fshati Dardhë, Librazhd.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kosova vajton! E hëna ditë zie

Të hënën Kosova do të mbajë zi për viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur ditën e sotme në Kroaci, ku një autobus i mbushur me udhëtarë doli nga rruga dhe për pasojë humbën jetën 10 persona ndërsa u plagosën mbi 40 të tjerë.

Ka qenë Presidentja Vjosa Osmani, e cila ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident. Po ashtu Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Për aksidentin, kryeministri Albin Kurti është nisur drejt Kroacisë.

“Së bashku me kryeministrin kanë udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela”, thuhet në njoftim.

Përleshje në plazh/ Gruaja rreh bashkëshortin se piu alkool (VIDEO)

Një debat mes një çifti në Turqi ka degraduar duke u shndërruar në një “arenë grushtesh dhe shuplakash” buzë detit.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit shihet një grua e cila fillon të debatojë me burrin e saj, mirëpo më pas ajo fillon ta godasë me shkelma dhe grushta. Në pamjet e postuara dëgjohet gruaja teksa i thotë burrit: Nëse pi, pi si burrë.

Gruas i janë “errësuar sytë” dhe nuk dëshiron që t’ja dijë se aty ndodheshin dhe shumë pushues të tjerë të cilët janë bërë spektatorë të asaj “shfaqje”.

Sipas mediave vendase zanafilla e debatit të tyre ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit nga burri i saj, kaq mjaftoi që gruaja të përfundonte në atë gjendje duke mos ndalur për asnjë sekondë grushtat ndaj bashkëshortit.

I tmerruar nga ajo që ka ndodhur, burri nxori zemërimin e tij duke goditur dhe dëmtuar çadrat e plazhit përreth.

Ekipet e policisë menjëherë pas njoftimit të dëshmitarëve u dërguan në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën.

Mirëpo, çifti dhe dy miqtë e tyre sapo kuptuan që policia po shkonte aty u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

“U bone ti të më…” Degradon live në emision përballja mes ish-miqve

Rubrika “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” nga Tv Klan kishte në qendër konfliktin e dy ish-miqve, Janit dhe Gëzimit. Ai që e ka kërkuar seancën e ndërmjetësimit është Gëzimi. Ai e nis tregimin e tij për rastin duke e cilësuar si një brengë në lidhje me Janin.

10 vite më parë, Jani ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore e cila i rezultoi edhe në koma, i ka kërkuar para hua Gëzimit për të kryer një operacion. Gëzimi asokohe ishte vartës i Janit dhe shprehet se nuk ka asnjë ankesë ndaj Janit si punëdhënës lidhur me atë kohë. Megjithatë, huaja e pakthyer ka çuar në acarimin e marrëdhënieve të tyre. Vlera e parave që i nevojiteshin Janit për operacionin e këmbës ishin 25 mijë euro të cilat Gëzimi ia kërkon mbrapsht, ndërsa Jani mohon marrjen e tyre.

I vetmi njeri që është në dijeni të këtyre parave, sipas Gëzimit, është një zonjë që kujdesej për Janin, e quajtur Eleni. Dokumentet e saj të identifikimit i ka Jani, pasi thotë se ajo ka qenë me të në momentin e aksidentit, por zonja në fjalë nuk dihet ku ndodhet.

Siç mund ta dëgjoni dhe në video, debati mes dy ish-miqve në studio degradon në fjalë banale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Rastit nuk iu gjend një zgjidhje pasi palët nuk arritën të binin në dakordësi me njëra-tjetrën për të gjetur një rrugë të përbashkët.

Sukses absolut! Rey Manaj shkëlqen me fanellën e Barcelonës

Rei Manaj vazhdon të shkëlqejë me fanellën e gjigantit spanjoll Barcelona.

Sùlmuesi i përfaqësues shqiptare, po shfrýtëzon çdo mundësi që po i jepet me katalanasit për të treguar formën e vet dhe sot ka shënuar përsëri me ekipin e parë.

I rreshtuar mes titullarëve në sfidën e sotme ndaj Zhirona, Manaj e ka kërkuar që në fillim golin dhe e ka gjetur në minutën e 24-t të sfidës.

Pas një aksioni nga e majta, ai e kërkoi topin në qendër dhe i vetëm para portierit ia kaloi sferën mes këmbëve këtij të fundit për të çùar shifrat në 2-0 për ekipin e tij mes duartrokitjeve të tifozëve të pranishëm.

Në ndeshjen e parë të skuadrës në fazën përgatitore, Manaj shënoi 3 gola në suksesin 4-0 ndaj Gimnastik Tarragonës.

Rey Manaj ishte në kërkim të një tjetër klubi për të vijuar karrierën, por kjo tripletë mund të bëjë që të fitojë një tjetër shans për të bindur trajnerin Koeman, ose në rastin më të keq, ta ndihmojë që të gjejë një tjetër klub të niveleve të larta.

Sarandë/ Muzikë pas orës 23:00, gjobiten bizneset dhe muzikantët

Dy biznese në Sarandë janë gjobitur me nga 1 mln lekë për shkak se janë konstatuar në thyerje të urdhrit për ndalimin e muzikës pas orës 23:00. Njëri nga administratorët e hoteleve është proceduar, bashkë me muzikantët ndërsa janë sekuestruar edhe pajisjet muzikore.

“Gjatë kontrolleve kanë konstatuar dy subjekte me administrator S. D., dhe A. T. janë vendosur masa administrative 1.000.000 lekë secili, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit:

-S. D., banues në Tiranë (administrator hoteli), pasi ka prishur qetësinë publike duke mbajtur muzikë pas orarit të përcaktuar në hotelin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë;

-B. M, E. V., U. A dhe E. D., të katërt banues në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike duke zhvilluar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar, në hotelin e administruar nga shtetasi S. D” njofton policia.