zoom

Day ArchiveKërcënohet Gazment Bardhi? Gazetari: E kam të sigurt, lëviz me “bodygard”

Prej disa ditësh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi është parë që të lëviz me trupëroje. Po ashtu këto truproje e kanë shoqëruar edhe pranë ambienteve të Selisë Blu. Lajmi është konfirmuar edhe nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Log.”, Endri Xhafo, i cili sonte publikisht ka shtruar pyetjen se “kush po e kërcënon Gazment Bardhin”?

Kujtojmë se Bardhi ishte drejtues politik për zgjedhje e 25 prillit në një nga qarqet më problematik për sa i përket rendit, atë të Elbasanit dhe gjatë periudhës së fushatës ai kishte shoqërues madje edhe të armatosur. Por sot kur kanë kaluar shumë kohë nga zgjedhje dhe megjithëse situata duket e qetë, Gazment Bardhi është parë nën shoqërinë e truprojave.

“Të pasurit badygard nuk është ndonjë gjë e madhe është zgjedhje personale.. Por nëse numri dy i partisë më të madhe opozitare në Kuvend ndihet i kërcënuar, aq sa të mbajë badygard mua më lind e drejta e pyetjes se kush e kërcënon Gaz Bardhin? Nëse ndihet i kërcënuar a e ka bërë Gaz Bardhi publike autoriteteve ligje zbatuese të vendit. Seriozisht jam i shqetësuar. Fakti që ai ishte numri 1 në Elbasan një nga qarqet më problematik për rendin e mirëkuptoj, Por sot e kam me burime të sigurta dhe vazhdon të ketë. Përse ndihet i kërcënuar? Kush e ka kërcënuar Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike. Nëse do vijë në emision uroj që ai t’i përgjigjet kësaj pyetje.” ka thënë gazetari Xhafo.

Kujtojmë se lidhur me faktin se Bardhi shoqërohet nga truproja, ka reaguar edhe gazetarja e politikës Ambrozia Meta. Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se Bardhi dikur mbante dosjet e me draftet e Reformës, ndërsa sot lëviz me badygardë. Po ashtu, ajo shkruan se kur Basha të dalë në pension, rrezik PD-në, do ta drejtojë ai.

“Këto ditë, e gjej veten, duke menduar shpesh për Gaz Bardhin. Studenti i Drejtësisë, që dikur parkonte makinën e Oerd Bylykbashit dhe mbante dosjet me draftet e reformës, sot shkon në seli, i shoqëruar me badigardë. E mendoj, nisur nga shprehja popullore, që gjithmonë ka më keq. Gjasat janë, që kur Lulzim Basha, të jetë 60 – vjeç dhe të dalë në pension opozitar, PD – në do ta drejtojë ai.”-shkruan Ambrozia Meta.

Zbulohet emri i grupit kriminal që paguante gazetarin për ta mbrojtur në emisionet televizive

Një gazetar dhe dy punonjës në media janë vënë nën hetim nga SPAK për llogari të operacionit “Shpirti”. Sipas asaj që raportohet hetimet e SPAK me antimafien zbuluan përfshirjen e një gazetari teksa bën marrëveshje me pjesëtarë të grupit për të lobuar për llogari të tyre. Së fundmi është mësuar edhe grupi i cili financonte gazetarin, bëhet fjalë për Ilir Zaimi (Ducellari).

Lobimi konsistonte në orientimin e opinionit publik nëpërmjet deklaratave që bënte gjatë emisioneve televizive, ndaj parcelave të kanabisit të bandave kundërshtare, duke mbështetur kështu pandëshkushmërinë e bandës që e financonte.

Nga deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë, por edhe përgjimet është arritur të dokumentohet marrja e një sasie të konsiderushme në euro nga gazetari për të marrë pjesë në dy emisione televizive dhe për të fshehur parcelat me kanabis të mbjella nga anëtarët e arrestuar nga Antimafia e SPAK.

Nëse akuzat dalin si të provuara, do ishte një skandal i paprecendente që një gazetar shumë i njohur ka pranuar finacime drejtpërdrejt nga banda kriminale për të çorientuar opinionin publik.

“Raketë” me Audin e tij, e pëson Fation Kuqari i “Përputhen”, policia i çon gjobën “në shtëpi”

Nuk ka arritur që t’i shpëtojë ndëshkimit nga policia, Fation Kuqari, një nga të rinjtë  dalë nga reality show “Përputhen”, i cili ka sfiduar së fundmi ligjin duke ecur me shpejtësi marramendëse në rrugë.

I riu nga Fieri i cili ka një popullaritet të madh në rrjetin social Instagram, ka publikuar një video në Instastory duke ecur me shpejtësi 215 km/h me makinën e tij Audi. Së fundmi  mësohet se Kuqari është gjobitur me një shumë prej 40 mijë lekësh të rinj.

Gjoba ndaj Kuqarit,vjen në një kohë kur policia vijon aksionet për ndëshkimin e shoferëve të pabindur dhe sensibilizimin e të rinjve që shkelin rregullat duke u kthyer në rrezik për veten dhe të tjerët.

Merrte mijëra euro dhe denonconte grupet rivale, një gazetar në përgjimet e SPAK

SPAK ka vë në hetim një gazetar e dy punonjës në media , pasi sipas SPAK këto persona bën marrëveshje me pjesëtarë të grupeve kriminale për të lobuar për llogari të tyre. Lobimi konsistonte në orientimin e opinionit publik nëpërmjet deklaratave që bënte gjatë emisioneve televizive, ndaj parcelave të kanabisit të bandave kundërshtare, duke mbështetur kështu pandëshkushmërinë e bandës që e financonte.

Mësohet se gazetari nën hetim dhe dy punonjësit e tjerë në media, janë vënë në “lupë” për llogari të operacionit “Shpirti”.  Nga deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë, por edhe përgjimet është arritur të dokumentohet marrja e një sasie të konsiderushme në euro nga gazetari për të marrë pjesë në dy emisione televizive dhe për të fshehur parcelat me kanabis të mbjella nga anëtarët e arrestuar nga Antimafia e SPAK.

Aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar në Shqipëri për të dokumentuar përgjegjësinë penale të gazetarit i cili nga provat e deritanishme kishte marrë përsipër lobimin mediatik për llogari të grupit drejtuar nga Ilir Zaimi (Ducellari).

Qytezat arbëreshe në Itali që ju paguajnë $33,000 të vendoseni aty (fotot)

Kjo dhe të tjera qyteza të magjishme italiane përbëjnë listën e destinacioneve që tashmë “shpërblejnë” adhuruesit e qetësisë e botës tradicionale rurale. Ka dhe nga ato prej tyre që janë themeluar në vitet 1400-të nga shqiptarë që i largoheshin pushtimit të perandorisë turke.

Rajoni italian i Kalabrisë ka nisur planin e ofrimit të plot €28,000 ($33,000) për një maksimum prej tre vitesh, për njerëzit që dëshirojnë të vendosen në fshatrat e qeta me rreth 2,000-3000 banorë, me synim rigjenerimin e popullatës së tyre.

Vendndodhjet në ofertë përfshijnë fshatra bregdetare apo në faqe piktoreske bregdetare mali.

Për të përfituar paratë, rezidentët e rinj duhet të përkushtohen të nisin një jetë dhe një biznes të vogël në banesën e tyre të re, ose nga hiçi, ose duke marrë ofertat ekzistuese për profesione që kërkohen aty.

Ndërsa disa nga kushtet e tjera janë ato si mosha maksimale të jetë deri në 40 vjeç, dhe të kenë mundësi të vendosen në Kalabri brenda 90 ditësh nga marrja e përgjigjes pozitive të aplikimit.

Projekti shpreson të tërheqë të rinj që janë të zellshëm për të punuar.

Gianluca Gallo, këshilltari rajonal thotë për CNN se të ardhurat mujore për banorët do të jenë €1,000-€800 ne muaj, për dy deri në tre vjet. Financime alternative do të jepen për nisjen e aktivitetit të ri komercial si fermë, bare, restorante, dyqane e të tjerë.

“Tashmë po përgatisim detajet teknike dhe të vendosim nëse të rrisim numrin e banorëve mbi 3,000 rezidentë. Deri tani kemi pasur interes të konsiderueshëm dhe nëse skema funksionon, do të krijojmë të tjera në vitet në vijim”, thotë ai.

Galo shton se nisma e tyre është më motivuese se ajo e “shitjes së shtëpive për 1 euro” që është publikuar në titujt e lajmeve kohët e fundit.

Rajoni thote se ka hequr veçmas tashmë më shumë se €700,000 për projektin.

Gati 75% e rreth 320 qytezave kalabreze kanë më pak se 5,000 rezidentë, duke shtuar frikat se shpejt ato do të zhduken nëse nuk merren masa për regjenerimin e popullsisë.

Një prej tyre është qyteza arbëreshe Civita, ku italianët mbeten pak të hutuar nga gjuha, pasi është e përzier me atë arbëreshe.

Komuniteti malor është themeluar në vitet 1400-të nga shqiptarët i largoheshin pushtimit otoman pas rënies së Skendërbeut.

Ajo gjendet brenda parkut kombëtar Pollino ku më parë strehoheshin banditët dhe të kerkuarit.

Vendi konsiderohet nga më autentikët në Kalabri, teksa gryka e lumit Raganello krijon kenionin më të thellë në Itali.

Ndërsa në Samo and Precacore ju keni luksin të jetoni në dy shtëpi të lashta guri njëherësh.

Samo është themeluar nga grekë të lashtë që kërkonin mbrojtje në kodrat, por jo larg gjirit të tyre të preferuar detar.

Aieta

Një tjetër ish-koloni e lashtë greke është qyteza e Aieta, pranë plazheve të Maratea e Praia a Mare.

Shtëpitë e tyre elegante me tulla të kuqe janë të mbledhura pranë fortesës madhështore me pamje panoranike.

Disa pallate ornamentale të epokës së rilindjes, të bëjnë të marrësh një ide të Toskanës edhe në Kalabri.

Shqiponja e dhelpra jetojnë në pyjet e zonës, ndërsa shtigjet mes pemëve të çojnë në fshatrat fqinje të Papasidero, Laino Borgo e Laino castello.

Ndërsa qyteza e Bova thuhet se është ndërtuar nga një mbretëreshë armene në kodrën ku kullotnin lopët e saj.

E njohur si “ballkoni natyral” mbi linjën e mahnitshem të bregdetit, vendi ndodhet në majën e “çizmes” së Italisë, pranë Siçilisë. gjithashtu me gjurmë kolonizatorësh të lashtë nga Greqia.

Te tjera vendndodhje te perfshira ne skeme, i gjeni ne fotogalerine e meposhtme;

Zhgënjejnë kampionët/ Teuta mposhtet nga skuadra e Andorrës në Conference League

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, me dy humbje përballë moldavëve të Sheriff Tiraspol, Teuta zhgënjeu edhe në ndeshjen e parë të , pasi u mposht 0-2 nga Inter D’Esclades brenda në “Niko Dovana”.

Në një sfidë ku durrsakët ishin dukshëm favoritë jo vetëm për të fituar, por edhe për të kaluar turin, zhgënjyen totalisht, duke nxjerrë dy herë topin nga rrjeta dhe për më tepër, duke mos provuar ende shijen e golit në Europë, ndonëse cilësia në sulm nuk mungon.

Durrsakët e nisën mjaft mirë sfidën dhe provuan të zhvendosin lojën në gjysmëfushën kundërshtare, teksa në minutën e 15’ ishte sulmuesi kryesor Taulant Seferi që “flirtoi” me golin, por goditja e tij me të majtën ishte e dobët dhe topi përfundoi jashtë.

Miqtë fitojnë konfidencën me kalimin e minutave dhe në minutën e 23-të i shkojnë shumë pranë golit, por sulmuesi i tyre godet keq dhe dërgon topin pak centimetra jashtë portës së mbrojtur nga Stivi Frashëri.

Emiljano Vila në minutën e 27’ dhe Taulant Seferi në të 30-ën kërcënojnë sërish për Teutën, por të dy gabojnë në finalizim dhe nuk arrijnë të dërgojnë topin në rrjetën e modestëve nga Andorra.

Në momentin më të mirë të Teutës, Inter D’Esclades zbret në një kundërsulm të shpejtë dhe topi përfundon te sulmuesi spanjoll Soldevila, i cili i vetëm me portierin Frashëri, gjuan saktë dhe dërgon topin në rrjetë, kur kronometri tregonte minutën e 37’.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të miqve nga Andorra, të cilët në minutën e 57’ ia dolën të gjejnë edhe golin e dytë, teksa protagonist ishte sërish sulmuesi spanjoll Soldevila, i cili mposhti për herë të dytë Frashërin.

Ky gol shpërqendroi totalisht durrsakët, që e kishin të vështirë tashmë të organizonin manovrën sulmuese, ndërsa në minutën e 81-të miqtë nga Andorra i shkuan pranë edhe golit të tretë, por traversa erdhi në ndihmë të bregdetarëve, duke kthyer mbrapsht topin.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, me Inter D’Esclades që u largua nga Durrësi me triumfin 0-2 dhe me një këmbë në turin tjetër, ndërsa Teuta dhuroi një tjetër performancë zhgënjyese, pasi humbi ndeshjen e tretë radhazi në Europë.

Ndonëse shorti në Conference League u tregua shumë bujar me bregdetarët, duke u vënë përballë një kundërshtar gjysmë-profesionist, djemtë e Edi Martinit e shpërdoruan këtë mundësi me një paraqitje të turpshme dhe tani kalimi i turit duket një mirazh./ SuperSport

Grushta e të shara live, pas akuzave, ish-zv. Ministri i Brendshëm rrihet me anëtarin e partisë

Debati televiziv mes dy politikanëve në Moldavi ka përfunduar në një skenë boksi dy ditë më parë.

Anëtari i Partisë së Ndryshimit, Sergiu Tofilat u konfliktua me ish-zv.Ministrin e Brendshëm, Ghenadie Cosovan pas disa shkëmbime akuzash.

Situata u acarua kur Cosovan e lagu me ujë Tofilat i cili iu kthye me grushte e më pas e hodhi në tokë.

E gjithë skena u transmetua live në televizion teksa mediat moldave shkruajnë se pas emisionit ata i dhanë dorën njëri tjetrit.

Një ditë më pas, Tofilat ka kërkuar falje publike. Përmes një postimi në rrjete sociale ai thotë se dhuna është e papranueshme dhe mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla.

“Më vjen keq për incidentin në televizionin Jurnal. Ishte një situatë në të cilën nuk dija t’i kontrolloja emocionet e mia dhe pendohem për atë që ndodhi. Dhuna është e papranueshme, mosmarrëveshjet nuk zgjidhen me mjete të tilla. Më vjen keq për këtë incident ” – shkruan Tofilat.

Krisja me Ramën, a do ta pranonte ftesën e PD, Leli: Do të ketë hapa më të mirë

I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.

Këto komente Leli i bëri në një intervistë për emisionin “Edicioni Veroro” në ABC.

Kujtojmë se Leli ka pasur edhe një përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit i kërkoi që të dilte në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe të linte bashkinë, por Leli nuk iu përgjigj. Pikërisht këtu nisi krisja e marrëdhënieve të tyre që duke se edhe sot vijon përplasja.

Ndërkohë gazetari Eni Shehu e ka pyetur Lelin, se si do i përgjigjej një ftese nga Partia Demokratike, por Leli ka theksuar se nuk e ka çuar kurrë një gjë të tillë ndërmend.

Eni Shehu: Nëse do të afronte PD do shkoje?

Leli: Nuk ka lidhje fare. Nuk është gjë që e kam menduar dhe nuk më shkon në mendje”

Eni Shehu: E kishe menduar që punët do shkonin kështu?

Leli: Po shkon në një drejtim që qyteti e ka pritur dhe mirëpritur. Do ketë hapa që do e bëjnë Vlorën më të mirë”

Dritan Leli flet për përplasjen me Ramën: Kritikat e tij, promovim për Vlorën!

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka folur për gazetarin Eni Shehu në lidhje me çështjet më të nxehta politike për Vlorën, përfshirë edhe përplasjen e tij me Edi Ramën. Pavarësisht se Rama e ka quajtur edhe “të vdekurin e Bashkisë” Leli nuk është kundërpërgjigjur me të njëjtën monedhë, por ka thënë se i ka parë kritikat si një promovim për Vlorën.

Pak kohë më parë, mes Lelit dhe këshillit bashkiak të Vlorës kishte një përplasje, por Leli këto përplasje i ka cilësuar se është një njeri i gjerë dhe shikon me shumë hapësirë gjërat që ndodhin.
Eni Shehu: Duke se ka pasur një lloj hatër mbetje me ju ? Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje?

Dritan Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.

Eni Shehu: Nuk ka asnjë hatër mbetje në lidhje me këto zërat kundër?

Dritan Leli: Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim.

Eni Shehu: Nuk do ktheje kohën pas dhe të ndryshojë diçka në lidhje me këtë?

Dritan Leli: Nuk është se kam arritur në një fazë të tillë. Jam gjithmonë i fokusuar në atë që duhet të bëjë në përditshmërinë time., Dhe analiza i përket një momenti tjetër.

Eni Shehu: Nuk je i tërhequr fare nga kjo politikë?

Dritan Leli: Unë jam në punët e ditës. Pjesa më e rëndësishme.

Humbën në pyllin e Llogarasë/ Policia në kërkim të çiftit francez pas sinjalit SOS

Një çift Francez kanë lëshuar sinjalin SOS, pasi kanë humbur rrugën nëpër pyllin e Llogorasë.

Çifti nga Franca janë nisur orët e para të ditës nga shtigjet e Llogorasë për të dalë në malin e Karaburunit dhe më pas për te zbritur në gjirin e Gramës në Karaburun.

Ndërkohë për gjetjen e shpëtimin e tyre janë nisur dy grupe punonjës policie si nga toka ashtu dhe nga deti me gomone. Në ndihmë të policisë janë dhe punonjës së Zonave të mbrojtura të cilët njohin këto shtigje.

Po ashtu do behte kontrolli edhe me dron për të bërë të mundur gjetjen e tyre para se të errësohet.

Nuk është e para herë që të huaj humbin rrugën nëpër shtigjet e Karaburunit duke rrezikuar dhe jetën nga kafshët e egra.