zoom

Day ArchiveSHBA e shpalli “non grata”, Mark Marku kërkon “ngrirjen” e Berishës: Po dëmton PD-në

Mark Marku u shpreh sonte në “Log.” se duhet të ketë një “ngrirje” të marrëdhënies së Sali Berishës me grupin e PD-së, pasi SHBA e shpalli “non grata”. Sipas deputetit të zgjedhur në 25 Prill, protagonizmi në parlament i Berishës dëmton forcën që themeloi 30 vite më parë.

“Në gjykimin tim një kryeministër dhe një ish-president në momentin që mbaron mandatet largohet nga politika, kështu që ai do të duhet ta kishte bërë vetë.

Është fat i keq që nuk kemi parlament me dy dhoma që një pjesë e ekselencës politike kalon në një nivel pak më “parazitar” por është një garanci për sistemin. Kushdo që mbaron një mandat të kësaj natyre nuk ka përse të jetë deputet.

Patjetër që është një problem në PD për faktin që është shpallur “non grata” nga SHBA pasi kushtëzon marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në që janë vend me shumë ndikim në botë dhe në politikën shqiptare.

Normalisht kjo është një kosto, por PD, Basha e ka shumë të vështirë për ta marrë një vendim edhe nëse ja kërkojnë. Edhe vetë PD-ja e ka shumë të vështirë ti thotë kryetarit të vet. E para se vendimi nuk është i argumentuar përse është shpallur “non grata”.

Nga pikëpamja juridike shpallet fajtor kur e dënon një gjykatë. Gripi i PD apo Basha e kanë shumë të vështirë të marrin një vendim për një deputet që ka fituar mandatin. Zgjidhja do të ishte, por Berisha ka vullnet dhe e ka dëshmuar për politikën, ai ka deklaruar se do të jem aktiv.

Zgjidhja do të ishte një “ngrirje” për të mos u rënduar, për të mos e komplikuar këtë marrëdhënie me PD-në, një “ngrirje” e marrëdhënies, të Berishës me grupin e PD-së. Mund të vijë edhe në parlament, se nuk e pengon kush” tha Marku.

Flet shqiptari që ndihmoi gjermanët nga përmbytja: I thashë jam nga Kosova, ai filloi të qajë

Lulzim Hajdaraj bashkë me vëllanë e tij Gëzimin, udhëtuan nga Këlni, drejt qytetit Bad Neunar të Gjermanisë, për t’iu ardhur në ndihmë personave që u dëmtuan jashtëzakonisht nga përmbytjet që kanë përfshirë Evropën.

Në një intervistë për Klankosova.tv, Lulzimi tha se të dielën në orët e vona të mbrëmjes janë kthyer në shtëpi, pas qëndrimit në qytetin i cili sipas tij, ishte përmbytur pothuajse i tëri.

“Ne shkuam në mëngjes dhe pritem gjatë në kolona për të hyrë në qytet”, tha Hajdaraj.

Më tej, ai tha se me të arritur në qytet bashkë me vëllanë, kanë pyetur se kush ka nevojë për ndihmë në pastrimin e banesave dhe lokaleve, të cilat siç thotë Lulzimi, ishin dëmtuar dhe mbushur me baltë.

“Në katet e para, podrumet ishin të prishura, kishte shumë baltë. Ne iu ndihmuam t’i hedhim jashtë të tëra. Ishte trishtim të shohësh ashtu një qytet të tërë të shkatërruar”, tha shqiptari nga fshati Abri i komunës së Drenasit.

Ndër të tjerash, Lulzimi tregoi se gjermanët ishin gëzuar që këta dy vëllezër shqiptarë kishin marrë rrugë nga Këlni për t’iu dalë në ndihmë.

“Ata u gëzuan që ne nuk e kishim harruar ndihmën e tyre që ata e kanë bërë në kohën e luftës dhe atë që shteti gjerman bën edhe sot. Një banor tjetër që e takuam na pyeti nga jeni, dhe ne i treguam që vijmë nga Kosova dhe kemi ardh t’iu dalim në ndihmë për këtë katastrofën që ka ndodhur. Ai filloi të qajë dhe tha disa herë ‘faleminderit nga ju që po na bashkoheni në këto momente të vështira”.

Në fund, Lulzimi tha se ai dhe vëllai i tij dëshiruan të kontribuojnë edhe më tepër por për shkak të biznesit që kanë në Këln, duhet të vazhdonin punën.

Poashtu, ai theksoi se bashkë me ta, ishin edhe 12 shqiptarë, banorë të qytetit Bad Neunar, të cilët ndihmuan vëllezërit kosovarë.

Të paktën 157 njerëz raportohet të kenë vdekur nga përmbytjet, duke përfshirë katër zjarrfikës. Rreth 31 persona kanë vdekur në Belgjikë.

Mijëra njerëz janë të zhdukur, por shumë prej tyre janë gjetur.

Në qytetin Bad Neuenahr në rajonin Ahrweiler të Rhineland-Palatinate, banorët (edhe shqiptarët) kanë filluar një operacion të pastrimit, duke hequr baltë nga rrugët dhe grumbuj mbeturinash./Klankosova

Arrestohet biznesmeni Isuf Isufi në Shkodër, u kap me pistoletë

Policia e Shkodrës ka arrestuar sonte biznesmenin Isuf Isufi. Ai është arrestuar gjatë një kontrolli të befasishëm të bluve të Shkodrës të cilët gjatë kontrollit i kane gjetur atij një pistoletë pa leje.

Ai është ndaluar dhe arrestuar nga uniformat e policisë së Shkodrës dhe është shoqëruar në Policinë e Shkodrës.

Isuf Isufi, njihet si biznesmen në Shkodër, ndërkohë që disa vite më parë ishte edhe zv/president i Vllaznisë.

Isuf Isufi është vëllai i  Hasan Isufit, i cili në Prill të vitit 2020, plagosi një tjetër person.

Erdogan: Do të punoj me Bidenin për njohje të reja të Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të hënën se do të punojë për t’i sjellë Kosovës njohje të reja.

Siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, Erdogan u tha mediave turke se shpreson se çështjen e njohjes ndërkombëtare të Kosovës do ta hapë në bisedimet me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë.

Erdogan tha se do të propozojë një punë të përbashkët mbi këtë çështje, për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, janë 117 vende që e njohin pavarësinë.

Serbia, qysh në vitin 2017, thuhet se bën fushatë diplomatike për tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës.

Si pasojë e këtij lobimi, disa vende thuhet se i kanë ngrirë raportet e bashkëpunimit me Kosovën.

Serbia, me Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit, 2020, ka marrë obligim që ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve të Kosovës, ndërsa Kosova ka marrë mbi vete obligimin që të mos aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare për një vit./rel

Kryetar Kuvendi në shtator? Erjon Braçe jep përgjigjen e prerë

Zëvendëskryeministri Erjon Braçe iu përgjigj pyetjes së gazetares Marsela Karapanço, në emisionin “Frontline”, nëse do të jetë kryetar Kuvendi në sesionin e ri parlamentar në shtator.

Zv.kryeministri Braçe nuk ka një përgjigje të qartë nëse do ta drejtojë ose jo këtë institucion, por tha prerë se nuk ka kërkuar kurrë për karrige.

Braçe deklaroi se është e sigurt që në shtator do të ketë vendin e tij në Parlament, pasi është votuar nga qytetarët, ndërsa shtoi se në gjithë jetën e tij politike ka kërkuar vetëm punë.

“E sigurt është që unë në shtator kam një kontrat pune me këtë zonë dhe kam një vend në Parlamentin e Shqipërisë, çështja e qeverisë është gjë tjetër, është zgjedhje e mandatarit Edi Rama. Pra, e them që është e sigurt që kam vendin tim në Parlament nga vota e qytetarëve. E sigurt është gjithashtu që unë kurrë nuk kam kërkuar karrige, kam kërkuar punë. Nëse dikush ka nevojë për punën time, unë këtu jam. Gjithë jetën time kam kërkuar punë, jo karrige. Nëse flet për karrige, nuk kam përgjigje, nuk më intereson fare karrigia. Parlamenti në shtator do të jetë një histori tjetër, e re, jo krejt e re, sepse për fat të keq do të ketë fytyra tmerrësisht të vjetra, të konsumuara, të damkosura dhe që nuk duhet të jenë fare aty, siç të tjerë kanë bërë një zgjedhje dhe janë larguar. Mendoj se parlamenti në shtator e ka gjithë mundësinë, se përtej infeksionit që do jetë aty brenda, të riformatohet, të jetë një institucion që ju përket qytetarëve dhe jo 140 deputetëve që janë aty brenda. E ka gjithë mundësinë që ky parlament të jetë etik, konstruktiv”, tha Braçe.

Vijon protesta e biznesmenëve në Vlorë, sipërmarrësi: Fasha orare të jetë të paktën në orën 2

Protesta paqësore e sipërmarrësve të Vlorës, të cilët zgjodhën të vendosnin shiritin e ndalimit dhe qirinj para dyerve të bizneseve vijon edhe mbrëmjen e sotme.

Njëri prej sipërmarrësve u shpreh në emër të të gjithëve që fasha orare duhet të zgjatet dhe të jetë të paktën deri në orën 2:00 pas mesnate.

“Jemi mbledhur me një zë unanim për të treguar se ne këtë çështje e kemi realisht një problematikë serioze, është një indinjatë e sinqertë që na prek të gjithëve, nuk ka asnjë lidhjen politike. Një nga problematikat është të hiqet gardhi policor dhe më e rëndësishmja është fasha e orarit, të paktën të kalojë deri në 2. Nga ora 24 deri në 2 klientët janë më në pakicë, ambienti është më i sigurt. Ne kërkojmë një sfond muzikor që të ushtrojmë biznesin në mënyrë sa më të denjë”, tha ai.

Mbërrijnë në Rinas mbi 32 mijë doza të vaksinës Pfizer

Kryeministri Edi Rama jep lajmin se sapo kanë mbërritur në vendin tonë 32 760 dova të vaksinës Pfizer.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama thekson se ka shkuar në 1,611,550 sasia e vaksinave anti-Covid të mbërritura në vend.

Mesazhi i Ramës:

32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në 1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend.
?Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend.
#ShqipëriaBuzëqesh?

 

 

Pas çiftit, humb jetën dhe një vajzë shqiptare nga përmbytjet në Gjermani

Një vajzë me prejardhje nga Kosova ka vdekur si pasojë e vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në Gjermani.

Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, e cila është me prejardhje nga Kaçaniku.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët në rrjetet sociale.

Kujtojmë se dje si pasojë e përmbytjeve humbi jetën dhe një çift nga Peja.

Protestë në Vlorë, pronarët e bizneseve rrethojnë lokalet me shirita: Mos na prekni klientët

Pronarët e lokaleve në Lungomare, në Vlorë, po zhvillojnë sërish protestë, mbrëmjen e sotme, ku kërkojnë shtyrjen e orës së muzikore dhe heqjen e orës policore.

Ato nuk bien dakord me shtyrjen e muzikës me një orë, dhe thonë se po penalizohen nga ky vendim i Komitetit Teknik të Ekspertëve në këtë sezon turistik.

Pronarët e lokaleve kanë rrethuar me shirita ‘skenë krimi’, si dhe me qirinj bizneset e tyre në shenjë proteste. Ato madje kanë vendosur parulla ‘Mos na prekni klientët’, para lokaleve të tyre.

Edhe mbrëmjen e sotme, pronarët e lokaleve kanë vendosur që të qëndrojnë sërish të mbyllura në shenjë proteste. Rreth 95% prej tyre u kanë vënë drynin lokaleve të tyre. /Zoom.al

Nuk u pikas në Portin e Durrësit por nuk u shpëton italianëve! Në Brindizi kapet 1 kg kokainë e pastër që erdhi nga Shqipëria

ITALI-Edhe pse nuk u pikas nga autoritetet e Portit të Durrësit, 1 kg kokainë e pastër e cila në treg do të shkonte deri në 400 mijë euro, nuk i ‘shpëtoi’ dot autoriteteve italiane.  Kontrolli i zyrtarëve të Portit të Brindizit në Itali ka zbuluar drogën e fshehur në një kamion shqiptar.

Kamioni, i cili sapo kishte zbritur, u zgjodh për inspektim përmes një analize të rrezikut mbi flukset tregtare. Ai u rrezatua me anë të një skaneri, i cili lejoi zbulimin e 1 kilogram dhe 180 gramë kokainë të pastër, të gjitha të fshehura brenda automjetit të artikuluar.

Pastërtia e kokainës do të kishte lejuar që ajo të pritej deri në katër herë, duke fituar të ardhura të organizatave kriminale mbi 400,000 euro.