zoom

Day ArchiveMjeku infektolog flet për gjendjen e qytetarëve të helmuar në Deçan

Infektologu Halil Komoni, i cili mjekoi disa nga pacientët që dyshohet që ishin helmuar në Deçan, ka thënë se gjendja e tyre ështe e qëndrueshme.

“Ka tre ditë që po qarkullojnë lajme që vazhdimisht po lajmërohen pacientë të cilët kanë pengesa të helmimit me ushqim. Kjo epidemi faktikisht është përhapur në mënyrë hidrike duke qenë se pacientët të cilët kanë kërkuar ndihmë janë manifestuar me shenja klinike në formë të vjelljeve, dhimbjeve në bark dhe barkqitje”, tha Komoni.
“Mirëpo zakonisht sëmundjet infektive të cilat atakojnë traktin gastilointestinal mëse 20 për qind i takojnë traktit gastilointestinal duke vazhdu me traktin respirator’, shtoi ai.
“Këta pacientë që tre ditë që po kërkojnë ndihmë kryesisht janë trajtuar në Qendrën Familjare në Deçan mirëpo rasti më i vogël i tyre ka qenë edhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës”, tha Komoni për RTV Dukagjini.
Por si është gjendja e pacientëve?
“Në spitalin e Pejës nuk ka asnjë të shtruar, kanë marrë ndihmë ambulantore dhe janë kthyer në shtëpi ndërsa ata që janë trajtuar në Qendrën Familjare në Deçan gjithashtu nuk janë me shenja të rënda”, theksoi Komoni.
Sipas të dhënave zyrtare, shqetësime u shfaqën nga banorët e fshatrave Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka bërë të ditur të hënën se nga gjashtë mostra të testuara të ujit, në dy prej tyre kanë gjetur koloni të dyshimta të baktereve.
Megjithatë, sipas drejtorit të IKSHPK’së, Naser Ramadani, testimet duhet të vazhdohen të bëhen në laborator dhe shkaku i saktë i këtij helmimi nuk është përcaktuar ende.
Në anën tjetër, Prokuroria e Pejës, ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e këtij helmimi ndërsa Ministria e Shëndetësisë, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Deçanit që të mos konsumojnë ujin nga “Hidrodrini”, derisa të përcaktohet shkaku i helmimit.

Ish-zv.ministrja në ‘arrest shtëpie’ pas ryshfetit për punësimin e së njohurës, si ra në rrjetën e SPAK Rovena Voda

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me hetimin e SPAK, që çoi në ‘arrest shtëpie’ ish-zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda.

Ish-zyrtarja, e cila u lirua nga detyra më 29 korrik të vitit të kaluar, akuzohet për veprën penale të ‘ndikimit të paligjshëm’, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy grave në institucione publike. Ky hetim, është çelur për një tjetër çështje penale dhe rrugës ka rezultuar se zonja Rovena Voda, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, sipas SPAK, ka ushtruar ndikim të paligjshëm te persona të tjerë për të punësuar në një pozicion pune dy të njohura të saj. Rezulton sipas hetimit të kryer nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit se janë siguruar-thotë SPAK- prova korrekte nga të cilat janë krijuar dyshime se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florinda Beu. Kjo sipas SPAK që të ushtronte ndikim të paligjshëm tek personat e tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar shtetasen Florinda Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse e shërbimit civil në kategorinë ekzekutive. Për faktet e mësipërme SPAK io është drejtuar GJKKO-së, e cila caktoi masën ‘arrest shtëpi’ për ish-zëvendësministren Voda, si dhe të njëjtën për dy shtetaset e tjera. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për ndikim të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.

Kjo është goditja e dytë që i bëhet në pak ditë nga SPAK ministrisë së brendshme. Pak ditë më parë u arrestuan 9 zyrtarë të MPB-së, në lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. SPAK është duke hetuar hetimet për këtë çështje, nëse zyrtarët e tjerë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga Voda. Por nga informacionet që disponohen, pasi SPAK është i rezervuar, rezulton se hetimet që kanë nisur janë bërë me vëzhgim dhe përgjime. Sipas SPAK janë krijuar dyshime që Voda ka përfituar përfitime të padrejta. ky është një procedim penal me fraksion, ndaj çështja është veçuar dhe ka të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, jo vetëm në ministrinë e Brendshme por dhe në një institucion tjetër që po kalojnë në lupë. Por kjo ngelet për t’u bërë publike nga SPAK. Zonja Voda dyshohet se ka konsumuar një vepër penale. Por nga ana tjetër se me cilët zyrtarë apo ish-zyrtarë ka bashkëpunuar, është duke vijuar hetimi i thellë./bw

Mori ryshfet për 2 punësime, Gjykata e Posaçme vendos ‘arrest shtëpie’ për ish-zëvendës ministren e Brendshme Rovena Voda

Gjykata e Posaçme vendos ‘arrest shtëpie’ për ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme Rovena voda.

Voda akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Sipas SPAK, Voda akuzohet se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë që GJKKO ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

NJOFTIMI I SPAK
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive. Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr. 57, datë 13.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë është vendosur:

Caktimi ndaj shtetases Rovena Voda të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, si e dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Po kështu arrest shtëpie është vendosur dhe për shtetaset Florida Beu dhe Majlinda Hasani, si të dyshuara për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar sot masën e sigurimit personal të vendosur ndaj Vodës, Hasanit dhe Beut. Hetimet paraprake për këtë procedim penal janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar.”

Durrës/ Mbytet një pushues nga Kosova tek “Shkëmbi i Kavajës”

Një pushues nga Kosova është mbytur duke u larë në det. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:40 tek “Shkëmbi i Kavajës”.

“Më datë 13.07.2021, në orën 18:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, te “Shkëmbi Kavajës”, është mbytur duke u larë në det shtetasi kosovar S. O., 80 vjeç, (pushues)”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Mediat në Kosovë: Deçani në gjendje të jashtëzakonshme, Albin Kurti në hotelin luksoz në Greqi

Përderisa në komunën e Deçanit është shpallur situatë emergjente për shkak të helmimit, ku mbi një mijë e 500 qytetarë janë hospitalizuar dhe dy të tjerë kanë gjetur vdekjen, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka gjetur kohë për akomodim në një hotel luksoz në Greqi, shkruan Insajderi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në një vizitë disa ditore në shtetin helen, teksa dy ditë më parë qëndroi në resortin super luksoz “Grand Resort Lagonissi”, i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës.

Qëndrimin e Kurtit në hotelin luksoz “Grand Resort Lagonissi” e ka zbuluar ish kryeministri i Greqisë, George Papandreou, në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shprehu mirëpritje për Kurtin dhe familjen e tij.

“Kështu, unë e mirëpres Albin Kurtin, atë dhe familjen e tij përsëri këtë vit, të cilin dua ta përgëzoj për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës, që nga takimi ynë i fundit në Symi” – shkroi George Papandreou në Facebook, teksa falenderoi hotelin “Grand Resort Lagonissi” për akomodimin e të ftuarëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me George Papanderu në hotelin “Grand Resort Lagonissi”

Grand Resort Lagonissi, është një resort turistik me katër yje i cili është i pozicionuar përgjatë rivierës së Athinës, rreth 22 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të kryeqytetit grek, ku çmimi për një natë arrin shifrën 543 dollarë, sipas faqes zyrtare të hotelit.

Avio-kompania britanike, British Airways, hotelin ku ka qëndruar kryeministri Kurti, e ka cilësuar si një nga resortet më luksoze të Athinës. Në vlerësimet e uebsajteve të profilizuara rreth resorteve turistike, Grand Resort Lagonissi përshkruhet si një hotel i cili ofron ‘pamje të shkëlqyeshme nga deti, pishina private dhe plazhe’.

Albin Kurti ishte pjesë e edicionit të 23-të të Simpoziumit të Symit të organizuar nga ish kryeministri i Greqisë, George Papanderou.

Simpoziumi Symi është një mbledhje që mbahet një herë në vit, me mendimtarë globalë që ndjekin traditën e filozofëve antikë grekë. Symi mbledh së bashku individë me mendime të ndryshme, prejardhje të ndryshme, intelektualë, politikanë, laureatë të Nobelit, sipërmarrës, diplomatë, shkencëtarë dhe aktivistëve për të diskutuar disa nga çështjet më të ngutshme të kohës sonë. Ajo u mbajt për herë të parë në 1998, në ishullin Symi, i cili që atëherë i ka dhënë emrin Simpoziumit.

Zbardhet vendimi i Spak, ish-ministrja akuzohet pë rryshfet

Panorama.al ka siguruar vendimin e zbardhur të SPAK për ish-zv ministren e Brendshme Rovena Voda, për të cilën gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

rovena voda spak-vendim

Sipas SPAK, Rovena Voda në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Në njoftim thuhet se ish-numri dy i ministrisë së Brendshme ka marrë ryshfet për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive.

Për këtë Gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest shtëpie” për Rovena Voden, Majlinda Hasanin dhe Florida Beu.

spak1

spak2

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive”, thuhet ne njoftim.

Arrestohet ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda

Gjykata e Posaçme vendos ‘arrest shtëpie’ për ish-zëvendës ministren e Punëve të Brendshme Rovena Voda. Voda akuzohet për veprën penale ‘ushtrim ndikimi të paligjshëm’. Sipas SPAK, Voda akuzohet se ka marrë përfitime nga Florida Beu dhe Majlinda Hasani kundrejt emërimeve të tyre në detyrë. Ndërkohë që GJKKO ka caktuar sot masën ‘arrest shtëpie’ edhe për Florida Beun si dhe Majlinda Hasanin.

NJOFTIMI I SPAK

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zhvilluar hetime në kuadër të procedimit penal që bën fjalë për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim, si dhe për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera për këtë procedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja Rovena Voda, në cilësinë e zëvendës ministres në Ministrinë e Brendshme ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu.

Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që shtetasja Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtës shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civile në kategorinë ekzekutive.”

Kush fshihet pas Oltion Hoxhollit, njeriut që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit

Kompania që do të përfitojë qindra hektarë tokë shtetërore falas në portin e Durrësit, vjen nga ishujt Kajman dhe është themeluar vetëm pak muaj më parë. Symphony Real Estate Development ka një kapital prej vetëm 10 mijë lekë dhe administrator i saj rezulton shtetasi Oltjan Hoxholli, një avokat partner në studion ligjore LPA. Dokumentet e siguruara nga MCN, tregojnë se në 25 maj të këtij viti, kjo kompani u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit në emrin e Hoxhollit, i cili mesa duket është thjesht një nëpunës i emëruar. Pronari i Symphony Real Estate është një kompani guacke nga ishujt Kejmen e quajtur Symphony Invest limited.

Por kush është Oltion Hoxholli?

Nga të dhënat e QKB, Hoxholli rezulton administrator i kompanisë Moveo Albania, e regjistruar më 12 dhjetor 2017 dhe e themeluar më 5 dhjetor 2017. Moveo Albania operon në dizenjimin e softurëve, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve.

Por, mesa duket, Hoxholli figuron vetëm në letra si administrator i kompanisë Moveo Albania. Erion Isufi, që në qarqet politike dhe mediatike njihet si “kunati i Bashës”, njëkohësisht themelues i Landmark Comunications, në faqen e kësaj të fundit përshkruhet si bashkëthemelues i Moveo Albania, pra ortak i Hoxhollit, me kompaninë e të cilit qeveria shqiptare ka lidhur marrëveshjen 2 miliardë dollarëshe për rizhvillimin turistik të portit të Durrësit.

Kylie Jenner shtatzënë?

Prej ditësh fansat e Kylie Jenner kanë hedhur dyshime se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë dhe kjo ka ardhur jo pa arsye. Ato kanë vënë re disa veprime të ndryshme në mediat e saj sociale.
Kylie publikoi së fundmi një foto ku dukej se po konsumonte sushi, të cilat ishin të gjitha me bazë avokado dhe nuk kishte asnjë shenjë peshku.


“Kylie duke ngrënë sushi pa peshk?! … ajo është shtatzënë”, komentuan fansat.
Të tjerët shtuan: “… Unë mendova të njejtën gjë”.

E gjitha filloi pasi ylli i “Keeping Up With The Kardashians” postoi foton e mëposhtme, e cili nxiti mjaft dyshime. Gjithashtu dhe me postimin e fundit shkaktoi shumë komente me pyetjen: ‘A je shtatzënë?


Në fakt ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe këtë e ka treguar një burim i sigurt për “The Sun”.
“Ajo nuk është shtatzënë, megjithëse ata janë përpjekur për foshnjën numër dy gjatë muajve të fundit.“, tha burimi për gazetën The Sun.
Kylie Jenner dhe Travis Scott janë sërish zyrtarisht bashkë dhe këtë lajm e ka konfirmuar vetë Travis, pasi bëri një deklaratë super romantike për “gruan e tij” (ashtu siç ai e quan Kylie-n) para miliona ndjekësve.
Teksa ishte duke marrë një çmim në Parsons Benefit, Travis konfirmoi se vazhdon ende të jetë i dashuruar me Kylie Jenner. Në fund të fjalimit të tij ai përshëndeti publikisht partneren dhe vogëlushen e tyre, Stormi.
“Stormi, të dua dhe grua, të dua”, u shpreh Travis dhe kaq u desh që të pranonte hapur rikthimin me Kylie Jenner.

Helmimi masiv në Deçan, reagon ambasada e SHBA-ve në Kosovë

Ambasada Amerikane në Kosovë ka dalë me një apel pas raportimeve për helmim të qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Kjo ambasadë referuar edhe shpalljes së gjendjes emergjente të komunës së Deçanit, apelon shtetasit dhe personelin amerikan në Kosovë t’u përmbahen disa rregullave.

“Shmangni furnizimin me ujë nga rubineti në komunën e Deçanit: përdorni ujë në shishe sipas nevojës. Monitoroni mediat lokale për azhurnime. Njofto miqtë dhe familjen për sigurinë tënde. Keni dokumente udhëtimi të azhurnuara dhe lehtësisht të arritshme. Vizitoni faqen e shëndetit të udhëtarëve CDC.
Konsultohuni me qendrat e kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve për këshilltarët shëndetësorë të vendit ose telefononi në CDC në 800 232 4636 ose 404 639 3534”, apelon ambasada e SHBA-ve.